Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MR. HAMDI TAHIR THAÇI (1933-2010)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

MR. HAMDI TAHIR THAÇI (1933-2010) Empty
MesazhTitulli: MR. HAMDI TAHIR THAÇI (1933-2010)   MR. HAMDI TAHIR THAÇI (1933-2010) EmptyWed Mar 31, 2010 1:11 am

MR. HAMDI TAHIR THAÇI (1933-2010) U1_HamdiTahirThaciKALOI NË JETËN E AMSHUESHME
Mr. HAMDI TAHIR THAÇI (1933-2010)
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mr. Hamdi Thaçi kaloi në jetën e amshueshme, duke na lënë prapa vepra të pamohueshme... U varros në Prishtinë, me 22 Shkurt 2010, pas namazit të ikindisë, të cilin e udhëhoqi ish-Myftiu i Kosovës,Dr. Rexhep Boja, i cili e udhëheqi edhe namazin e xhenazës, në praninë e shumë zyrtarëve të lartë nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, nga hoxhallarët kryesor të Prishtinës, në praninë e shumë intelektualëve jo vetëm nga Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Peja, Gjakova, por nga mbarë Kosova...
Kush ishte Mr. Hamdi Tahir Thaçi?
Lindja dhe prejardhja e tij
Mr. Hamdi Thaçi lindi me 23 qershor të vitit 1933 në Gjakovë. Është djali i Myderrizit, Tahir Efendi Thaçi (1898-1984), i cili ka qenë njëri prej hoxhallarëve, dijetarëve, më të shquar jo vetëm të Gjakovës, por ishte i shquar edhe ndër hoxhallarët më të dalluar të mbarë Kosovës...
Myderriz Tahir Efendi Thaçi ishte djali më i madh, prej katër djemëve, i Mulla Himës (Abdurrahimit). Të katër djemtë e Mulla Himës ishin hoxhallarë, dy prej tyre ishin hafizë. Emrat e katër djemëve të Mulla Himës, gjyshit të Mr.Hamdi Thaçi, janë:
Myderriz Tahir Efendiu (1898-1984), Mulla Ragibi (1900-1984), Hafiz Hysniu (1910-1954) dhe Hafiz Selimi (1913-2001). Edhe babai i tyre, Mulla Abdurrahimi, ishte vëllau i tre vëllezërve, të gjithë hoxhallarë. Pra, ky është një rast i rrallë, jo vetëm në Kosovë apo në Shqipni që në dy brezni, në një shtëpi, të dalin tetë dijetarë, tetë hoxhallarë!
Tetë dijetarët, tetë hoxhallarët, parardhësit e Mr.Hamdiut, ishin pasardhësit e dhjetëra hoxhallarëve të tjerë, disa prej të cilëve kanë qenë myderrizë, disa hafizë, ka pasë edhe Myfti, siç ishte edhe Myftiu, Ismail Efendi Yvejsi, një nga udhëheqësit e Degës së Lidhjes së Prizrenit në Gjakovë dhe pjesëmarrës në Kuvendit e Lidhjes së Prizrenit, në Prizren, me (1878)....
Të gjitha këta hoxhallarë, dijetarë dhe atdhetarë kanë qenë pasardhësit e Yvejs Efendiut, i cili ka qenë Myderrizi i parë i Medresesë së Madhe të Gjakovës , e cila për afër tre shekuj i ka dhënë dritë krejt Kosovës...
Edukimi, shkollimi dhe arsimimi
Mr. Hamdi Thaçi bazat e edukimit fetar e kombëtar i mori në gjirin familjar, ku në një familje jetonin së bashku katër hoxhallarë, por në veçanti u edukue nën kujdesin e Mulla Tahirit, që ishte babai i tij, një burrë i ditur, i ndritur, besimtar e atdhetar...
Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme, Medresenë, e kreu në Damask, në Siri, në vitin 1965. Menjëherë i vazhdoi studimet në Karaçi, Pakistan, ku edhe diplomoi në Fakultetin e Drejtësisë.
Studimet postdiplomike i vazhdoi në Universitetin e Panxhabit në qytetin Lahore, në Pakistan, ku edhe magjistroi në letërsi-filozofi në vitin 1971.
Edhe pasi magjistroi, Mr. Hamdiu Thaçi nuk ju nda studimit, hulumtimit, duke përgatitur temën e doktoraturës me mbi 800 faqe me titullin: “Dy koncepte të filozofisë”...
Veprimtaria letrare, kulturore dhe atdhetare
Pas dhjetë vjetëve shkollimi në Siri dhe Pakistan, në Azi, Mr. Hamdi Thaçi edhe dhjetë vite të tjera i kaloi në Tripoli, Libi, ku jetoi, punoi dhe zhvilloi veprimtari të ndryshme, letrare, kulturore dhe atdhetare....
Në Tripoli, Libi, ka punuar si përkthyes zyrtar, në nivel shtetëror, ndërsa në shtypin arab ka botuar shumë shkrime, artikuj, studime. Në veçanti ka bashkëpunuar me gazetën “Java e Kulturës”, që botohej në Tripoli, ku ka qenë bashkëpuntor i rregullt. Në botën arabe, përmes shkrimeve letrare, Mr. Hamdi Thaçi, e bëri të njohur çështjen shqiptare...
Ndër shkrime të ndryshme, këtu vlenë të përmendet shkrimi me titull: “Ndikimi i qytetërimit arab në artin dhe letërsinë shqiptare”...
Rreth vitit 1980, pas njëzetë vjetëve në mërgim, në Azi dhe Afrikë, u kthye në vendlindje, në Gjakovë, me përmallim të madh për çdo vend në Kosovë.... Pas një kohe të shkurtër, u vendos në Prishtinë, ku e vazhdoi veprimtarinë...
Në Prishtinë ka punuar një kohë si menaxher i “Unioninvestit” për Kosovë, kurse veprimtarinë e tij kulturore e vazhdoi në gazetën “Rilindja”, me shkrime e përkthime nga gjuha arabe, urdu... Ka botuar me dhjetëra, qindra, shkrime nëpër gazeta e revista të ndryshme, jo vetëm në Kosovë...
Mënyra e shkrimit të tij ishte e veçantë, ndonëse shkrimet e tij ishin të gjata, kur e përfundojshe së lexuari të dhimbsej që mbaroi, por secili lexues e ndiente se diçka përfitojë...
Në revistën “Dituria Islame”, që e boton Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë, Mr.Hamdi Thaçi ka botur shkrime shumë të dobishme për afër njëzet vjetë, herë pas here. Për lexuesit e rinj, këtu po i paraqesim vetëm titujt e disa prej shkrimeve të tij.
1. “Shqiptarët në Libi”, “Dituria Islame”, Nr.65, Qershor, 1995
2. “Muhammed Ikball, Poezi, përkthye nga urdishtja, Nr.84, Dhjetor, 1996
3. “Nga atomi deri te multi universi i nënshtrohen vetëm Allahut” botuar në revistën “Dituria Islame”, Nr.85, Tetor-Nëntor, 1996
4. “Stresi dhe rrugëdalja”, “Dituria Islame”, Nr.102-103, Maj-Qershor, 1998.
5. “Misticizmi Hebraik”, “Dituria Islame”, Nr.104, Korrik-Gusht, 1998
6. “Kuptimi i identitetit”, “Dituria Islame”, Nr. 123-124, 2000.
7. “Bazat e psikologjisë së besimit”, Nr.126, Dhjetor, 2000
8. “Kriza e kulturës evro-perendimore” Nr.127-128, Janar-Shkurt, 2001
9. “Somnabulizëm (Ecja e përgjumur)”, Nr.141, Mars, 2002....etj. etj.
Dy-tri javë, para se të ndërroi jetë, në revistën “Dituria Islame” u botue shkrimi i tij i fundit me titull: “Kur’ani dhe Shkenca e Multiuniversit”, “Dituria Islame”, Nr. 234, Janar, 2010.
Përveç këtyre shkrimeve me shumë vlerë, Mr. Hamdi Thaçi ka botuar shkrime, studime, përkthime edhe në revistën “Frymëzimi” të Gjakovës, në revistën letrare “Jeta e Re” të Prishtinës. “Vepra” e “Hëna e Re” të Shkupit dhe në shumë gazeta të përditëshme siç janë “Koha Ditore”, “Kosova Sot”, “Zëri”, “Epoka e Re’”, “Bota Sot” etj.
Përveç librit me titull: “ Filozofia Indiane” (Politeizmi), Koha, Prishtinë, 2003, botuar nga Ministria e Arsimit, dhe krijimtarisë aq të frytshme e të dobishme të publikuar, Mr.Hamdi Thaçi ka lanë edhe shtatë libra në dorëshkrim, të gatshme për botim....
Gjatë viteve të luftës çlirimtare të UÇK-së, 1998-1999, Mr.Hamdi Thaçi ka qenë këshilltar politik i Bacës Adem (Demaçi), për Lindjen e Mesme, i cili ishte zëdhënës politik i UÇK-së....
Ne, si krijesa njerëzore, të gjithë jemi të përkohshën në jetën tokësore. Të gjithë prej Zotit jemi, të gjithë tek Zoti do të kthehemi. Insha’Allah kthehemi faqebardhë, siç u kthye Mr.Hamdi Thaçi, ditën e hënë, me 22 Shkurt 2010, në moshën 77 vjeçare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën islame-shqiptare...
Mr. Hamdi Thaçi kaloi në jetën e amshueshme, duke na lënë prapa vepra të pamohueshme... U varros në Prishtinë, me 22 Shkurt 2010, pas namazit të ikindisë, të cilin e udhëhoqi Dr. Rexhep Boja, i cili e udhëheqi edhe namazin e xhenazës, në praninë e shumë zyrtarëve të lartë nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, nga hoxhallarët kryesor të Prishtinës, në praninë e shumë intelektualëve nga Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Gjakova dhe nga mbarë Kosova...
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MR. HAMDI TAHIR THAÇI (1933-2010)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mulla Tahir Efendi Thaçi
» Mendu Thaçi dhe politika ne Iliridë.
» ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''
» Frymëzim në errësirrë nga Tahir Bezhani
» HISTORIK I SHKURTËR I KULLËS SË TAHIR MEHËS

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: