Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni

Shko poshtë 
+21
Medalim
detektivi
Ilmi Veliu
tosybell
Xhevati
dibranja
Prof Xhavit Dalloshi
voglushja
xhema
NIPIIXHAXHIT
shfletuesi
murturi
xhiti
BashKom
Shqipo_
Aktiv
......
kacimix
Driniiiii
agrono
Atdhetari
25 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptyFri May 14, 2010 2:15 am

Fionaa ke te drejte jo si ne BANGLLADESH por si ne TUNGUZI jetojme ne ku keta zdi as si ti quaje popull pa identitet''maqedonasit''skan jet pa neve smund te marrin fryme ku jemi bindur ne shme rraste jo vetem ne por dhe shumm shumm te tjere..........por deri sa ka ''shqiptar te ndershem ende''' ne hala do te vuajme dhe to te bime ne kurthe dhe gracka te tilla...... nje fjal polullore thuet ''nina nina pom kruhet shina''' e keto maqedonsit vet po ngiten......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptyFri May 14, 2010 2:20 am

Une nuk kuptoj , se si asnjiher nuk ngren zërin zyrtar shtetet amë Shqipëri-Kosovë ????
Sikur mos ti kemi LOL , po si do reagonin ''Grekët'' e Sllavet nëse iu vran atyre njerzë ne Kosove e Shqipëri ???

Gjiathandej jemi te paorganizuar , se po i ra njeher tavolines Shqiperia-Kosova , jam i sigurte qe kur me zenin nuk iu ndegjohet ksaj rrace artificiale ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptyFri May 14, 2010 2:24 am

Kot do pritesh thash un me lart ishall fiton drejtesij e dini kujt ti beson sepse do kalon me zi se kosvaret.Edhe ashtu ju ka hup rrug ne oborr Arber ktyre po cte bejm se populli po evuan te zit e ullirit siq them nga anet ton.Shiko modelet shqiptare cdo kund eshte per te ardhur turp mbrojn karrigat .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptyFri May 14, 2010 2:32 am

Fionaa ke te drejte jo si ne BANGLLADESH por si ne TUNGUZI jetojme ne ku
keta zdi as si ti quaje popull pa identitet''maqedonasit''skan jet pa
neve smund te marrin fryme ku jemi bindur ne shme rraste jo vetem ne por
dhe shumm shumm te tjere..........por deri sa ka ''shqiptar te ndershem
ende''' ne hala do te vuajme dhe to te bime ne kurthe dhe gracka te
tilla...... nje fjal polullore thuet ''nina nina pom kruhet shina''' e
keto maqedonsit vet po ngiten....

E mir e thua se ,,deri sa ka shqiptare te ndershme ende hala do vuajm ..Edhe un mbroj kete mendim sepse kam frik se nuk do ket me Adema! ja ketu sa kush rrah gjoks me mija e qindra kilometra veqe fillon ju se ne jem mbase jushe apo me mir te themi mbase ,,pc, shqiptaret e kan gjithmon 1 prillin ne gjak....EVROPA NA MUAR ERA QYSHE ME 1912 TANI ME ASKUSH NUK KA FRIKSOHET
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptyFri May 14, 2010 2:37 pm

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 20100514111804


Sulmohet Tanusha, zmbrapsen helikopterët!

Quote:
14 maj- “Rreth orës 17:00 një helikopter i policisë së Maqedonisë
kishte dashur të futet në Tanushë, por djemtë e tanë e kanë gjuajtur
atë dhe nga frika e ka ndërruar destinacionin, sa që ka arrit diku mbi
Kaçanik”, tha për “Lajm” komandant Hoxha.


Helikopterë të policisë së Maqedonisë gjatë ditës së mërkurë në mbrëmje
kanë tentuar të futen në fshatin Tanushë, por ata janë zmbrapsur pasi
në drejtim të tyre ishte shkëmbyer zjarr nga grupet e armatosura
shqiptare të udhëhequra nga Xhezair Shaqiri-Hoxha. “Rreth orës 17:00
një helikopter i policisë së Maqedonisë kishte dashur të futet në
Tanushë, por djemtë e tanë e kanë gjuajtur atë dhe nga frika e ka
ndërruar destinacionin, sa që ka arrit diku mbi Kaçanik”, tha për
“Lajm” komandant Hoxha.

Ai theksoi se gjatë ditës së enjte situata ka qenë e qetë dhe nuk është
vërejtur ndonjë lëvizje e forcave maqedonase në këtë rajon. “Sot (e
enjte) nuk ka pasur asgjë. Është qetë. Ne jemi të përgatitur dhe do t’i
përgjigjemi çdo provokimi”, tha Hoxha.

Aksioni i policisë Maqedonase dhe fluturimet me helikopterë në këtë
rajon kanë ndodhur të njëjtën ditë kur ishin vrarë katër shqiptarë në
afërsi të fshatit Radushë.

Ndërkaq, burime të gazetës pohojnë se përgatitje për ndonjë aksion
tjetër të mundshëm po bëhen edhe në Armatën e Maqedonisë. Ushtarë
shqiptarë të ARM-së kanë pohuar se u janë ndarë armë vetëm ushtarëve
maqedonas, kurse ushtarëve shqiptarë nuk iu japin mundësi të kenë
informata se çfarë në të vërtetë po ndodhë. Zëdhënësi i Ministrisë së
Mbrojtjes, Sashko Dimov ka mohuar se ushtria po përgatitet për ndonjë
aksion të mundshëm. “Ju them me përgjegjësinë më të madhe se në ushtri
gjithçka po vazhdon në mënyrë të rregullt. Nuk ka asnjë lloj organizimi
ose diferencimi të ushtarëve”, tha Dimov.

Pas vrasjes së katër shqiptarëve në furgonin që sipas policisë bartej
armatim, janë shtuar kontrollet e policisë në të gjitha akset rrugore
të Maqedonisë veri-perëndimore
http://www.tvkoha.tv/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptyFri May 14, 2010 4:27 pm

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Moz-screenshot-4
Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Normal_Samidin-Xhezairi-Hoxha-2001-04


Porosi nga Samidin Xhezair-Hoxha

Ish-komandanti i UÇK-së, Samidin Xhezairi, i njohur si komandant Hoxha i
Prizrenit ka lëshuar të mërkurën një porosi për BDI-në e Ali Ahmetit,
PDSH-në
e Menduh Thaçit dhe DR-në e Imer Selmanit që të bashkohen për të
realizuar barabarësinë e shqiptarëve në Maqedoni sepse në të kundërtën
“lufta jo që
do të vazhdojë, por do të jetë edhe më e gjatë”. “Fillimisht, do të
mundohem që faktori politik shqiptar në IRJM të jetë i bashkuar në
kërkesat e tyre
legjitime për barazi të plotë ndëretnike. Nëse ky tentim dështon,
atëherë nuk më mbetet tjetër vetëm se i armatosur të gjendem pranë
jush”, thuhet në
porosinë e Hoxhës, të publikuar në ueb-faqen e tij personale. Ai shkruan
se “për dallim nga luftërat e kaluara, kësaj radhe do të ndëshkohen
edhe
shqiptarët e ligë, me fajin e të cilëve populli gjendet në situatë të
palakmueshme”. “Nëse këto shqiptarë do të përmirësohen dhe angazhohen
për
mirëqenien e bashkëkombësve të vet, atëherë do t’ju falet. Përndryshe,
do të jeni bashkëfajtorë për konfliktin e ri ndëretnik në IRJM”, thotë
Hoxha,
duke iu drejtuar edhe faktorit ndërkombëtar. Hoxha vlerëson se “me
mënyrën e funksionimit (mosfunksionimit) aktual pa asnjë qasje serioze
karshi
problemeve të shumta, IJRM nuk është shtet nga i cili pritet diçka
pozitive”. “IRJM do të pushojë së ekzistuari nëse vazhdon me
mospërfilljen e
shqiptarëve. Si rrjedhim pason ridefinimi i kufijve në Ballkan”, thotë
Hoxha në porosinë e tij drejtuar politikanëve shqiptarë dhe faktorit
ndërkombëtar në Maqedoni. (R.K.)

Porosi e hapur(publike) për BASHKËSINË NDËRKOMBËTARE(USA, EU, ...) dhe
PARTITË POLITIKE SHQIPTARE(BDI, PDSH, DR, ...):

- Ushtroni trysni tek politikbërësit sllavo-maqedon në IRJM që banorët e
sajë të i trajtojë njëjtë, përndryshe do të jeni bashkëfajtorë për
konfliktin
e ri ndëretnik në IRJM.
- IRJM me mënyrën e funksionimit(mosfunksionimit) aktual pa asnjë qasje
serioze karrshi problemeve të shumta, nuk është shtet nga i cili pritet
diqka
pozitive.
- IRJM do të pushojë së egzistuari nëse vazhdon me mospërfilljen e
Shqiptarëve. Si rrjedhim pason ridefinimi i kufijve në Ballkan.

Politika Sërbo-Malazeze, Greke dhe e IRJM-ës, është: Politikë
polico-ushtarake antishqiptare, dhe si e tillë ajo do të vazhdojë
veprimtarinë e vet.
Ata janë të vetëdijshëm se jetojnë në tokë të huajë. Dhe për të u bërë
pronarë të sajë, synojnë zhdukjen ose largimin e pronarit të vërtetë
(Shqiptarëve).
Srpi, Malazezi, Maqedonci dhe Grku janë dhe do të jenë të bashkuar në
politikën e tyre antishqiptare.
- E kemi gabim nëse shpresojmë se dikush do të na i kthejë
vullnetarishtë pronat tona (Maqedonia, Kosova lindore, Çamëria, Malësi
deri në Ulçin).
Jo nuk do të i kthejnë, por në vazhdimsi do të tentojnë të na i grabisin
edhe këto që i kemi.

Lufta s'ka përfunduar, ajo po rifillonë dhe do të jetë më e gjatë.
- Për dallim nga e luftërat e kaluara, kësajë radhe do të ndëshkohen
edhe shqiptarët e ligë me fajin e të cilëve populli gjendet në situatë

palakmueshme.
Shpresojë se do të përmirësohen dhe angazhohen për mirëqenjen e
bashkëkombasve të vetë, atëherë do të ju falet.
- Fillimishtë do të mundohem që faktori politik shqiptarë në IRJM të
jenë të bashkuar në kërkesat e tyre legjitime për barazi të plotë
ndëretnike.
Nëse ky tentim dështonë, atëherë nuk më mbetet tjetër vetëm se i
armatosur të gjendem pranë jushë. Ndihma e Allahut qoftë me ne.
- Vëllezër/Motra të nderuarë/a, ju këshillojë që të frenoni veten dhe
mos të harrgjoni pa masë për gjëra të panevojshme sepse: Lufta s'ka
përfunduar,
ajo do të vazhdojë.

Allahu i shpërbleftë SHEHID-ët [Harun Aliu (Komandant Kushtrimi -
Bashkëthemelues i UÇK-ës), Shaban Zenuni (Komandant Hoxha), Xhafer
Shala, Qemajl
Fejzullahu] me Xhenet, familjet tyre, farefisin dhe të gjithë ata që
kanë marrë dhe do të marrin rrugën e tyre. Allahu ja u lehtësoftë
dhimbjen
familjeve, farefisit dhe shokëve të tyre.
- Rënja e tyre na dëshmonë se ky popull ka burra të vendosur që
angazhohen dhe bien SHEHID për të vendosur drejtësi.

Vorrimi i Harun Aliut (Komandant Kushtrimi - Bashkëthemelues i UÇK-ës)
bëhet sot pas namazit të ikindisë në HasanBeg.
Allahu e shpërbleftë me Xhenet

Marrur nga: http://www.hoxha.at
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptyFri May 14, 2010 10:35 pm

Incidenti, Prishtina akuzon faktorin shqiptar në Maqedoni





Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Thumbnail.php?file=kuvendi_kosove_547327300





Deputetë të Kuvendit të
Kosovës dhe ekspertë të sigurisë fajësojnë faktorin politik shqiptar në
Maqedoni për shfaqjen e grupeve të armatosura shqiptare.


“Problemi i shqiptarëve të Maqedonisë nuk
zgjidhet në ato mënyra. Faktorit politik shqiptar nuk i merret vesh,
sepse komuniteti shqiptar atje nuk ka parti në opozitë”, ka deklaruar
deputeti i AAK, Naim Maloku.

Ndërsa Rustem Mustafa, anëtar i
komisionit parlamentar të sigurisë, shprehet se faktori politik
shqiptar, por edhe ai maqedonas, fle gjum përsa i përket cështjeve
shqiptare.

“Është shumë e kuptueshme që ky vend fle. Familjet
kosovare, ato nga Shqipëria dhe ato shqiptare nga Maqedonia janë të
kombinuara, kanë emocione dhe reagojnë bashkarisht”, ka pohuar Mustafa.

Deputetët
e Kuvendit të Kosovës thonë gjithashtu se koha e armëve ka kaluar dhe
se tani të gjitha shtetet e rajonit synojnë integrimin në BE./tch/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptyFri May 14, 2010 11:25 pm

nuk jan normal kta po qysh more e fasjom veten non stop paj normal tani qe na vrasin kur te dojn dhe si te doj ndalne ket politik idioteske or shizofrena,kunder popullit tuaj,e ken kufij more!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptyFri May 14, 2010 11:27 pm

xhema shkruajti:
nuk jan normal kta po qysh more e fasjom veten non stop paj normal tani qe na vrasin kur te dojn dhe si te doj ndalne ket politik idioteske or shizofrena,kunder popullit tuaj,e ken kufij more!?

Çudi Xhema , po kryesorja populli është me ne , ajo na bën më të fortë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xhevati
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Xhevati


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 58
Vendi : Drenice
Registration date : 14/05/2010

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptyFri May 14, 2010 11:54 pm

Duhet ngritur populli anembane trojeve shqiptare ,
se pari te qlirojme nga udbashet tone e pastaje nga armiqte tone..
UKSH duhet perkrahe ,se eshte e vetmja shprese qe do zgjidhe problemin shqiptare ,pas tradhtise qe naj benen ishe lideret e ,,UCK" te cilet luften e shfrytezuan per interesa personale e jo per shtet e liri te popullit shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptySat May 15, 2010 12:33 am

Bajram Rexhepi : Kosova nuk gjeneron






Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Thumbnail.php?file=jankullovska_rexhepi_720972176





Kosova nuk duhet të shihet në asnjë mënyrë si vend që
gjeneron krizë dhe strehon kriminelët. Kështu tha ministri i brendshëm i
Kosovës Bajram Rexhepi i cili me ftesë të homoleges Gordana
Jankullovska qëndroi në Shkup.
Vizita e Rexhepit vjen pas incidentit që ndodhi në Radush, ku policia
maqedonase vrau katër shqiptarë dhe gjeti një sasi armatimi për të
cilin pretendon se vinte nga Kosova.
“Nuk dua të shihet Kosova nga ana e Maqedonisë si eksportues i armëve
ilegale dhe dhunës, përkundrazi shkëmbimi i informacioneve dhe ato që i
kanë Maqedonia dhe na i ofrojnë neve në kohën e duhur mundësojnë që të
intervenojmë në këtë trafikim ilegal të armëve dhe formave tjera të
kriminalitetit. Unë jam i bindur se edhe mund të ketë edhe brenda
Maqedonisë armatim ilegal. Mendoj se tensionimi ose incidentet në njërin
shtet, në mënyrë indirekte reflektohen edhe në shtetin tjetër, prandaj
nuk duhet të shikohet se në Kosovë ju bëhet mikëpritje grupeve
kriminele, përkundrazi, ata e kanë rrjetin e vet jo vetëm qytetarët e
Maqedonisë në Kosovë por edhe me të Serbisë e Malit të Zi dhe janë mjaft
të sotisfikuar" tha Rexhepi.
Nga ana e saj Jankullovska incidentetet në brezin kufitarë tha se nuk
mund të destabilizojnë vendin dhe rajonin.
“Incidentet e këtij lloji, krijojnë tensione tek qytetarët dhe nuk
duhet të nënçmohen, por ato nuk paraqesin rrezik për destabilizim të
shkallës më të madhe as të Maqedonisë e as të rajonit me gjërë" tha
kryeshefja e policisë maqedonase.
Bajram Rexhepi më tej tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar për
sundimin e ligjit. Ai poashtu tha se nevojitet hapja e më tepër
vendkalimeve të reja kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës.
Jankullovska në takim i ka dhënë homologut kosovar një listë me emra
të disa personave për të cilët policia maqedonase dyshon se ndodhen në
Kosovë dhe merren me aktivitetet kriminale.

Asnjë fjali për viktimat , së paku e kishte detyre për Shqiptarin e Kosoves që ishte i vrarë mes katër viktimave por as per ate asnji fjal asnji protest .
Me një fjalë i dha mbeshtetje Sllaveve sot ne Shkup .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptySat May 15, 2010 1:24 am

Arber ky lajm eshte per keqardhje. Turp
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptySat May 15, 2010 1:45 am

Klikoni për t'i shikuar
Ke pare sonte kete emisijon Arber, Bjarma Regjepi mi ka ngrit nervat jash mase si nuk kish turp te shprehet ne ate menyre . Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Webtv_debat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptySat May 15, 2010 1:48 am

Po me del muzikë LOL Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Icon_eek
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptySat May 15, 2010 1:50 am

ska shanc te gaboj un hahhahaha jo shiko mir se me muzik fillon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptySat May 15, 2010 2:16 am

Si në shtëpi pa pronar



Publikuar: E shtune, më 08 maj 2010





  • Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Kim_mehmeti-5




Sa herë që kryeministrit të Maqedonisë i ngec puna, sa herë që
dëshiron ta fshehë atë që nuk duhet parë nga populli, ai përgatit ndonjë
episod të ri të telenovelës me titull “Luftë kundër korrupsionit”. Pra,
sa herë që dëshiron ta çojë popullin të harrojë varfërinë e skajshme
dhe problemet politike që ka shteti, Gruevski merr kordonët policorë, si
dhe dy kamera, bastis ndonjë spital, nga nxjerr dhjetëra mjekë të
dyshuar për korrupsion dhe vazhdon tutje duke u bërë gati për episodin e
ardhëm të telenovelës së tij. E ndërkohë, qytetarët e Maqedonisë kurrë
nuk e dinë se çka ai fsheh në valixhet e veta, kurrë nuk e kuptojnë se
përse të gjitha angazhimet e tij, në vend që ta çojnë shtetin përpara,
atë e largojnë nga e mira e ëndërruar. Gjithashtu, ndërkohë, pjesa e
Evropës që mburret me vlerat e larta qytetare dhe juridike, në shumë
raporte të saja, e paralajmëron Gruevskin se nuk është në rregull të
dyshuarit t’i nxjerrësh përpara gjyqit publik ende pa u dëshmuar fajësia
e tyre. Pra, Evropa e civilizuar, ia tërheq vërejtjen Gruevskit se
duhet të ketë kujdes e ta kuptojë se lufta kundër korrupsionit nuk duhet
përdorur si mjegull për t’i fshehur paaftësitë të përballesh me
problemet më të mëdha të Maqedonisë, siç është stabiliteti i shtetit,
zgjidhja e problemit të emrit... Apo, në raportet e veta, institucionet
evropiane, ia rikujtojnë Gruevskit të mos bëjë veprime që shkelin vlerat
demokratike: të mos i linçojë njerëzit vetëm për ta mbuluar paaftësinë
të bëjë diçka për të mirë e shtetin, të mos e nxjerrë individin përpara
gjykatës më të pamëshirshëm – opinionit publik – para se të dëshmohet
fajësia tij.
Duke jetuar në shtet ku është aq e shikuar telenovela e quajtur
“Luftë kundër korrupsionit”, kur pashë kordonët policorë që hynin e
dilnin nga godina e Ministrisë së Transportit të Kosovës, më shkoi
mendja se mos vallë Gruevski ka marrë në duar edhe prokurorët dhe
policët e EULEX-it dhe tani është duke vepruar edhe në Kosovë. Mbase
hamendësimet e këtillë m’i nxiti sjellja aq arrogante dhe aq primitive e
atyre që kanë ardhur të kultivojnë vlerat demokratike në Kosovë, por të
cilët, gjatë bastisjes së Ministrisë së Transportit të Kosovës u sollën
thuajse ministri dhe personeli i tij janë ngujuar në kabinetet e tyre
dhe të armatosur presin të sulmojnë luftëtarët kundër korrupsionit. Apo,
thënë më qartë: ajo që shihja në ekranet televizive, më shumë më
rikujtonte veprimet e Gruevskit që i shoh shpesh këtu ku jetoj, e ku
herë-herë, të gjithë bërtasin “kapeni hajnin”, duke dashur ashtu të mos
shohësh çka kanë në valixhet e tyre, duke dashur ashtu të mbulojnë
paaftësinë e tyre të përballen me të vërtetën se një shtet që nuk
kontrollon tërë territorin e vet, se në një shtet ku nuk dihet cili
është i zoti i shtëpisë, se në një shtet ku ka nga dy palë ligje e
standarde, pra se nga një shteti të cilin çdokush e mbron sipas logjikës
dhe interesit të vet, nga ai shtet ndonjëherë më së shumti përfitojnë
ata që kanë ardhur ta mbrojnë vendin nga “hajdutët” vendas.
Ajo që ndodhi në Ministrin e Transportit të Kosovë, më së miri
dëshmon standardin e dyfishtë që përdorin disa qarqe evropiane kur kemi
të bëjmë me ballkanasit. Standarde të cilat janë krejt ndryshe për
hapësirat ku banojnë “të mirët e demokratët” e këtij kontinenti dhe
plotësisht të kundërt kur zbatohen në këto hapësira ku banojmë “ne të
egrit e hajdutët”, e zyrat e të cilëve duhet hapur me shkelma dhe
përcjellje nga kordonët policorë. Gjë që të çon të mendosh se mbase
fytyra e vërtetë e një pjese të Evropës Perëndimore është jo që shihet
në pjesën e saj të Ballkanit, e jo ajo e grimosura – e rrejshmja - ku
përpilohen raportet për ne që duam të bëhemi pjesë e asaj që jemi –
Evropës. Dhe duke qenë e tillë, e sjellshme dhe demokratike për
vetveten dhe e egër dhe jo tolerante ndaj neve “ballkanasve”, nëpër
zyrat e veta Evropa Perëndimore hyn ashtu si e do rendi: duke trokitur
në derë, duke të treguar vendimin e gjykatës për bastisje. Ndërkaq, në
zyrat tona hynë me kamera televizive, duke të përplasur përpara
gjykatësit publik të quajtur popull, që të mos mund të shlyesh njollën e
turpit edhe sikur të dëshmosh se je Profet, e jo më njeri të cilit, si
gjithë të tjerëve, më lehtë mund t’i gjesh gabime sesa vepra të
admiruara.
Prokuroria dhe policët e EULEX -it hynë në Ministrin e
Transportit të Kosovës si të ishte ajo shtëpi publike ku shkon me
furgona policor, i nxjerr prostitutat dhunshëm nga dhomat e tyre dhe i
çon në kontroll mjekësor që të vërtetosh thashethemet se janë të
infektuara nga sëmundje venerike. E ndërkohë, thuajse të gjithë i
duartrokitën përkushtimit të EULEX-it në luftën kundër korrupsionit.
Madje të paktë ishin ata që shtruan pyetjen parimore: si mund të
shpallësh ndonjërin publikisht si hajn, para se këtë ta dëshmojë
gjykata. Por, mbase edhe mundet, posaçërisht kur të trajtojnë se i takon
grupit të “të egërve” ku nuk ia vlen të përdorësh standarde civilizuese
dhe ligjore, por ku duhet drejtësinë ta trajtosh si çështje që duhet
matur me atë se si ajo do të ndikojë nëpër dhomat ku populli i varfëruar
pinë çajë dhe mezi pret t’ia hedhësh pranë këmbëve kokën e “hajdutit”
që e ka pru në situatë të pijë çaj pa limon. Dhe mbase andaj kësaj radhe
EULEX-i veproi në Kosovë ashtu siç vepron shpesh Gruevski në Maqedoni:
të mos u përmbahet rregullave, por më shumë rëndësi t’i kushtojë efektit
publik. Që do të thotë, mbase nuk është e largët dita kur prokurorët
dhe policët e EULEXI-t do të vijnë në trajnim te Gruevski, apo edhe do
t’i bastisin kabinetet ministrore jo duke u bazuar në fakte, por duke u
mbështetur në anketa publike nëpërmjet të cilave populli do të caktojë
se kush është “kryehajduti” i Kosovës.
Ajo që bëri EULEX-i në zyrat e Ministrisë së Transportit të
Kosovës, ka shijen e hidhur për shumë arsye. Ndër të tjerat, edhe shkaku
se bastisja u bë sikur Kosova të ishte shtëpi pa pronar, thuajse të
zgjedhurit e popullit kosovarë janë “në shkollë trajnuese” për t’u bërë
drejtues të shtetit dhe andaj, ndaj tyre mund të sillesh si trajnues, të
cilit i lejohen të gjitha, përfshirë edhe logjikën të krijosh opinion
se ndonjë nga ata është hajdut ordiner, e që pastaj të ofrosh dëshmi për
krimin e bërë. Pastaj, kjo ndërhyrje e EULEX-it, e cila aq i joshi disa
qarqe kosovare, dëshmoi deri ku shkojnë inatet personale, inate të
cilat Kosovën e prunë deri aty sa nëse e kompletonin listën e të gjithë
politikanëve që ka sot ky shtet, vështirë se do të gjesh një politikan
të vetëm, i cili nuk është akuzuar publikisht për ndonjë veprim keqbërës
që të bën të mos dalësh në rrugë nga turpi. Andaj, sikur kosovarët ta
kompletonin këtë listë, ajo do t’i çonte ta pyesnin veten se ku çon ky
proces i degradimit të të gjitha vlerave që ka Kosova, do t’i çonte të
pyesnin veten se mos vallë kjo do të thotë se të gjithë ata që dje
flijuan jetën e tyre për lirinë e Kosovës, këtë e kanë bërë që sot asaj
t’ia vjedhin ardhmërinë? Pra, kur ta shihnin se lista e politikanëve
kosovarë përbëhet vetëm nga emra të njollosur, kosovarët do të duhej ta
pyesnin veten se kush e bën këtë dhe vallë kjo do të thotë se Kosova nuk
ka burrështetas të pjekur, apo se dikush do t’ia thyejë boshtin politik
kurrizor Kosovës dhe atë ta shpallë si të papjekur për shtetëbërje? Dhe
më në fund, nga ajo listë ata do të shihnin se atyre u kanë mbetur të
panjollosur vetëm heronjtë e vdekur. Me çka kosovarët do të duhet t’u
përgjigjen shumë pyetjeve, që të arrijnë deri te konstatimi se lufta e
vërtetë kundër korrupsionit në Kosovë do të fillojë atëherë kur asaj do
t’i prijnë vetë kosovarët, e jo prokurorët dhe policët e EULEX-it.
Sepse sikur të ishte ndryshe, atëherë kosovarët nuk do të duhej të
votonin për t’i zgjedhur përfaqësuesit e vet nëpër institucionet
shtetërore, por do të duhej të shpallnin konkurs evropian për t’i
zgjedhur ekspertët që do ta drejtonin Kosovën. Dhe nëpërmjet atij
konkursi, do të mundeshin ta bënin zgjedhjen e duhur dhe të mos lejonin
që në mesin e “mbikëqyrësve” të Kosovës të ketë edhe të atillë që
mendojnë se në zyrat e përfaqësuesve kosovarë duhet të hysh si në shtëpi
pa pronar, apo si në shtëpi ku pronari nuk di të kujdeset për të. Apo
që të mos ndodhë që në Kosovë të vijnë edhe të atillë që merren me
kontrabandë të cigareve dhe të pijeve alkoolike, mbase duke menduar se
kjo veprimtari është pjesë e traditës së popujve të Ballkanit

Me te veretet vlen shum ky analiste
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptySat May 15, 2010 2:21 am

Kim Mehmeti shkrimtar edhe analistë :
http://kmehmeti.com/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptySat May 15, 2010 2:25 am

Un e mora nga fb ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptySat May 15, 2010 2:27 am

Ska lidhje nga , më pëlqen edhe mu ky KIM MEHMETI është i sinqertë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptySat May 15, 2010 2:30 am

Per mendimin tim eshte analisti me i mir politik per gjith vendet shqiptare ,eshte shum i koreket, me pelqejn debatet qe ben ky.Jan shum kuptim plote, kam pare nje emisjon per bashkimin kombetare se ka qen me MATOSHIN , shum interesant ka qen tema.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptySat May 15, 2010 2:08 pm

Ishe Kordinatoori i ,,FBKSH“per Evrope - Kryesia dhe anetaresia e saje- familjeve të shqiptarëve të vrarë nga policia e Maqedonisë

Ju Shprehin Ngushellime:



Në emer tim Personal dhe ne emer te ishe Kryesise se ,FBKSH“ per Evrope, familjeve të Harun Aliut, Xhafer Shalës, Shaban Zenunit dhe Qemajl Fejzullahut, u shprehim ngushëllimet dhe dhimbjen tonë më të thellë, për humbjen e pjestarëve të tyre më të dashur, veprimtarëve të shquar të Idealit kombëtar.

Egzitenca e Kombit Shqiptare po rrezikohet dita dites anembane trojeve Shqiptare.! ,Fajtore jane vete Politika servile SHqiptare qe jane bere puthadore te Armiqeve te huaj, Armiqeve Sllavo Maqedonas dhe Sllavo Serbe..!

Eshte koha qe Situanen Politike te marrin ne dore Atdhatert dhe Patriotet e vertet ,te cilet dijne dhe kane guxim qe qeshtjen Shqiptare te zgjidhin njehere e pergjithmone!

Gjermani:15.05.2010

Prof.Xhavit Dalloshi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xhevati
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Xhevati


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 58
Vendi : Drenice
Registration date : 14/05/2010

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptySun May 16, 2010 2:09 pm

U vrane 6 Komandante te UCK-UKSH.
kjo eshte tragjedi e madhe,pas tradhtise qe ju bene pas shpine nga Parti Politike Shqiptare servile,tradhtare qe thirren ne emer te ,,UCK" si ne kosove si ne trojet etnike shqiptare.
Lideret e ishe ,,UCK" luften e kane bere per interesa personale per te fituar te mira per veti dhe familjet e tyre ,e jo qe te arrihet liria kombetare.
Sote ata Ali Ahmeti me shoke hashim Thaqi me shoke ramushe haradinaj me shoke perdhosin luften ishe shoket e tyre qe ishin te paret qe formuan ,,UCK" po nuk u pajtuan me tradhetine qe ju be atyre dhe kombit shqiptare.
Keta sote kane bere pasuri marramendes per veti ,vjedhin popullin-bashkpunojne me te huajte armiq te shqiptareve ,i vrasin shoket e vete sepse shofin rrezik nga keta sepse nje dite munde te pergjigjen per tradhti qe ju bene kombit te tyre dhe shokeve te Idealit.
Bajram Rexhepi eshte marre veshe me Ministeren e mbrendshme te maqedonise qe te arreston 70 persona nga kosova Komandante te ,,UCK" dhe t,ja dorezone maqedonise.
me kete akte tradhtare ja vune kupen e tradhtise keta Lidere qe thirren pa turp ne emer te ishe,,UCK".
Dhe sote kinse ne emer te ,,SHtetit" pa shtet veprojne si dikur Rrahman Morina ,Ali Shukriu Brahim Rugova ,kure thojke se keta jane ishe dore e shkaut dhe nuk ka ,,UCK"
Edhe keta sote sillen si ai ,duke deklaruar se keta te ,,UCK" jane bandit ,hajna banda te ndryshme qe mirren me trafikimin e Armeve.
Ska komente per keta tradhtare..

Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë?




  • Bilanci i aksionit policor në fshatin Radushë mund të jetë gjashtë, e jo katër viktima. Me informacione të këtilla për “Lajm” janë paraqitur eprorë të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), të cilët dëshirojnë të mbeten anonimë.
    Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Me_teper_poshteLajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Me_teper_poshteLajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Me_teper_poshte vazhdon


    Dyshimet e tyre ata i bazojnë në informacionet kontradiktore që kanë dalë prej policisë menjëherë pas aksionit në Radushë, kur fillimisht u lajmërua se janë vrarë katër persona dhe dy të tjera janë arrestuar.
    Burimet në fjalë dyshojnë se në mesin e viktimave mund të jenë edhe Lirim Jakupi-Nacisti, nga Lugina e Preshevës dhe shtetasi shqiptar Fatos Alija.
    Ata nuk përjashtojnë mundësinë që Lirim Jakupi dhe Fatos Alija, të jenë kapur të gjallë, e më pas të jenë ekzekutuar nga policia.
    “Është e qartë se Jakupi dhe Alija nuk vërehen askund në teren. Vrasja e tyre eventuale nga policia maqedonase mund të mbahet në fshehtësi nga frika prej hakmarrjes ndaj policisë”, thonë për “Lajm” këta ish eprorë të UÇK-së.
    Lirim Jakupi dhe Fatos Alija përmendeshin si pjesëmarrës në shumë përleshjet me policinë maqedonase, duke përfshirë edhe aksionin në fshatin Brodec të Tetovës.
    Në MPB-në maqedonase kanë demantuar informatat për gjashtë viktima të mundshme.
    “Nuk është e saktë se në aksion janë vrarë gjashtë persona. Informacioni i lansuar ditën e parë për katër të vrarë dhe dy të arrestuar nuk është liferuar nga Ministria e Punëve të Brendshme”, deklaroi për “Lajm” zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski.
    Përve; ish eprorëve të UÇK-së, dyshime ndaj aksionit policor në Radushë kanë hedhur edhe të gjitha subjektet politike shqiptare, me përjashtim të BDI-së në pushtet. Subjektet shqiptare thonë se bëhet fjalë për aksione të inskenuara të policisë me qëllim për komprometim të shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë rajonin.

    Hoxha: Ky është fillimi, Gruevski nuk ndalet me kaq

    Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha ka kritikuar qëndrimin e Kosovës dhe Shqipërisë ndaj ngjarjeve të fundit në Maqedoni.
    “Po befasohemi nga politika e Kosovës dhe Shqipërisë që me ose pa qëllim po e ndihmojnë Gruevskin në ofensivat e tyre kundër shqiptarëve në Maqedoni. Në vend që ti bëjnë presion atij direkt , ose nëpërmjet faktorit ndërkombëtarë që ti ndërpres proceset e montime dhe ta implementoj marrëveshjen e Ohrit, se Ahmeti e Thaçi na morën në qafë dhe janë plotësisht nën ndikim të Gruevskit. Po ju paralajmëroj se Gruevski nuk ndalet me kaq”, deklaroi Hoxha për “Lajm”.
    Hoxha u bën apel ish ushtarëve të UÇK-së që të kenë kujdes nga proceset e montuara të cilat më të madhe po përgatiten nga policia maqedonase. “Edhe rasti i Harun Aliut është i montuar. Ai me siguri është ekzekutuar më herët”, thekson Hoxha, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar ti bëj presion Gruevskit që ta ndalë këtë ofensivë ndaj shqiptarëve. (lajm)/V.I./Liria



Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Cat-title-KosovaLajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Me_teperLajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Me_teperLajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Me_teper
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptySun May 16, 2010 3:48 pm

“Vetëvendosje”: Kështu përkulet Bajram Rexhepi

Prishtinë 16 maj- Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar ashpër sot në
lidhje me vizitën që Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme të
Kosovës, i ka bërë Shkupit zyrtar.
Vizita e cila u realizua pas incidentit në Radushë afër Shkupit, ku
mbetën të vrarë katër shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe një shtetas
i Kosovës, shtyri zyrtarët e rendit të të dyja vendeve të takohen në
Maqedoni. Pikërisht vizita e Rexhepit në Shkup, nga “Vetëvendosje”
është cilësuar si përulje nga ana e ministrit Bajram Rexhepi.

“Ministri ynë shkoi të përkulej përpara terrorit maqedonas dhe sikur po
i kërkonte falje homologes së tij antishqiptare, ministres maqedonase
të punëve të brendshme dhe drejtësisë, Gordana Jankulovska”,
thuhet në
këtë reagim.
Sipas tyre, Jankullovska e cila nuk bën asgjë tjetër veçse zbaton në
mënyrë policeske politikat zyrtare të shtetit maqedonas, udhëheq me
ngulm fushatën e terrorit mbi shqiptarët e diskriminuar.

“Pikërisht kundër këtyre politikave shtypëse javën e kaluar në Shkup
mijëra qytetarë shqiptarë demonstruan me moton “PËR DREJTËSI”. Por kjo
nuk do të thotë asgjë për ministrin tonë të mjerë. Sepse kur shqiptarët
protestonin për të drejtat e tyre legjitime të shkelura kaq mizorisht
nga shteti maqedonas, Bajram Rexhepi po vizitonte komunat e reja serbe
të decentralizimit etnik në Kosovë”, thuhet në këtë reagim të
“Vetëvendosjes”.

Sipas kësaj organizate, me vizitën e tij përkulëse dhe këtë paraqitje
të neveritshme, Rexhepi siguroi Jankulovskën se institucionet e Kosovës
jo vetëm që nuk brengosen për mënyrat qysh i trajton shteti maqedonas
shqiptarët atje dhe se si i qëron hesapet me ta, por, madje, edhe se i
jep krah të pa rezervë trajtimit aktual që po ia bën ky shtet popullit
shqiptar. / Zhurnal /
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptyMon May 17, 2010 12:18 am

Prishtina e Tirana, “shumë të qeta” ndaj IRJM-së



Standardi i
dyfishtë i drejtësisë ndërkombëtare
Mandej, sikur Policia e
Kosovës të kishte vrarë, sipas skenarit në krye të këtij shkrimi, katër
serbë—Beogradi menjëherë do të kishte kërkuar mbledhje urgjente të
Këshillit të Sigurimit, Armata Serbe do të ishte vënë në gjendje të
lartë gatishmërie, kurse serbët e Kosovës nuk do të kishin pas të ndalur
së protestuari, politikanët e tyre do të kishin bojkotuar çdo organ
shtetëror të Kosovës, kurse komuniteti ndërkombëtar do të kishte dënuar
fuqishëm incidentin. Rrëmujë! Bile bile, vështirë se deklarata e
Ambasadorit Amerikan në Prishtinë do të kishte qenë as edhe për një
fjali e ngjashme me atë të atij në Shkup. Përkundrazi!
E ne shqiptarët, si reaguam ne? Apo, më mire thënë, si nuk reaguam?!
Se shqiptarët e Maqedonisë ende janë të diskriminuar dhe të pabarabartë
si qytetarë të atij vendi, nuk do koment. Se politika e tyre është më e
interesuar për kolltuqe qeveritare sesa çështje kombëtare është parë
disa here deri më tani. Por, se edhe Prishtina e Tirana do të
tregoheshin kaq të “buta” nuk është besuar.
Respektimi i ligjit duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Vrasja,
qoftë edhe në kuadër të ligjit, duhet menjanuar deri në pikën e fundit.
Madje, kur një shtetas kosovar është vrarë, Prishtina zyrtare—në mos
diçka tjeter—të paktën është dashur të kërkojë një hetim të pavarur për
ngjarjen. Një hetim nën mbikëqyrje ndërkombëtare, apo nën mbikqyrje të
përbashkët në mes zyrtarëve kosovarë dhe atyre maqedonas. Kjo është
fqinjësia e mire: nëse maqedonasit nuk kanë asgjë për të fshehur,
atëherë nuk do ta kishin problem të hetonin në bashkëpunim me kosovarët
rastin në fjalë. Por, fatkeqësisht, Prishtina zyrtare nuk e ka bërë as
edhe këtë kërkesë (të paktën ende jo!).
Andaj, përgjegjësia ne nuk i dalim zot vetvetes, mos të presim që
tjetërkush të na dal zot. Kur nuk të mbron shteti yt, i huaji e ka edhe
më lehtë të të shqelmojë. Kur ne nuk reagojmë ndaj standardeve të
dyfishta të komunitetit ndërkombëtar ndaj “sundimit të ligjit dhe
shtetit ligjor,” mos të presim që të tjerët ta bëjnë këtë për ne.
Shqiptarët nuk kanë pasur asnjëherë në historinë e tyre luftëra për
pushtime, pos luftërave për liri të trojeve të tyre. Andaj, shqiptarët
nuk duhet të bien preh e lojërave politike të atyre që as nuk na e kanë
dashur e as nuk na e dojnë të mirën. Shqiptarët duhet të mësohen të jenë
zot të vetvetës. Shqiptarët duhet të sillet si zot të vetvetes. Këtë
mundësi e kanë—nëse jo ende në Maqedoni e Luginë të
Preshevës—definivitisht e kanë në Shqipëri e Kosovë. Të tjerët të
respektojnë vetëm sa e respekton ti vetën.
Të jesh shtet do të thotë të marrësh përgjegjësi. Të marrësh
përgjegjësi do të thotë të kesh guxim. Të kesh guxim, në shekullin
njëzetenjë, do të thotë të kesh vizion e mençuri. Të kesh vizion e
mençuri do të thotë të jesh lider! A jemi ne shqiptarët liderë në
Ballkan? Duhet të jemi dhe do të jemi… një ditë! E për të ardhur deri në
atë ditë duhet të punojmë njëmend për të mirën kombëtare dhe jo vetëm
atë grupore, partiake, e pushtetare.

P.S. Autori është duke doktoruar në marrëdhënie ndërkombëtare në
Dalhousie University.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 EmptyWed May 19, 2010 10:15 pm

Berisha anulon vizitën në Shkup




Madhesia e shkronjave: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Font_decrease Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Font_enlarge
Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Thumbnail.php?file=ery34gt45gh_644408043


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka anuluar vizitën e
paralajmëruar për në Maqedoni më 26 maj. Lajmin e ka konfirmuar
zëdhënësi i punëve të jashtme të Maqedoni, Petar Çulev. “Të dy grupet
nga shtetet përkatëse po punojnë për gjetjen e një termini të
përshtatshëm për t’u zhvilluar ky takim. Siç po shkojnë punët në muajin
maj nuk do të ketë ndonjë vizitë të Berishës në Maqedoni”, tha Çulev.
Ai nuk ka pranuar të theksojë se cilat janë arsyet e anulimit të kësaj
vizite, ndërsa nuk ka dhënë asnjë informatë se cilin muaj pritet ta
vizitojë Berisha Shkupin zyrtar.
Nga kabineti i kryeministrit Sali Berisha nuk kanë pohuar pse bëhet
anulimi i kësaj vizite, e cila ishte planifikuar që më parë. Mësohet se
përgjigja zyrtare nga Shqipëria dërguar autoriteteve maqedonase ka qenë
angazhimi i madh i kryeministrit Berisha në takimet me përfaqësues të
bashkësisë ndërkombëtare si dhe thellimi i krizës politike mes pozitës
dhe opozitës.
Jozyrtarisht “Lajm” mëson se kryeministri shqiptar ka refuzuar në këtë
moment të arrij në Maqedoni për shkak të situatës së tensionuar
ndërmjet etnitetit shqiptarë dhe maqedonas, mospranimin e kërkesave të
shqiptarëve nga ana e Gruevskit dhe vrasja e katër shqiptarëve ditë më
parë nga policia maqedonase.
Vetë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, gjatë takimit me Ahmetin e
Thaçin në Tiranë kishte apeluar që të ruhet situata e qetë në Maqedoni
pasi dhuna nuk i shërben askujt. Megjithatë, vrasja e Harun Aliut -
Kushtrimit nga policia maqedonase duket se ka hedhur “benzinë në flakë”
dhe e ka tensionuar edhe më shumë situatën e nxehtë në Maqedoni.
Berisha me mosardhjen e tij ka dashur t’i dërgoj një porosi
kryeministrit Gruevski që mos të shkelë kërkesat e shqiptarëve.
Nga kabineti i kryeministrit Gruevski nuk kanë dhënë ndonjë sqarim pse
nuk realizohet kjo vizitë.
Në agjendën e ardhjes së Sali Berishës në Maqedoni ishte intensifikimi
i bashkëpunimin në sferën e ekonomisë, infrastrukturës, revidimin e
marrëveshjes për ujërat si dhe takime me kreun shtetëror dhe të partive
kryesore politike në Maqedoni.
Iniciativa për vizitën e Berishën në Shkup ka lindur pas ftesës që ia
kishte bërë Gruevski gjatë një takimi joformal në Kranj të Sllovenisë.
Gazeta
Lajm - Berisha anulon vizitën në Shkup
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Shqiperia
» Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë
» Tensionohet situata në Maqedoni
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: