"Atij nuk mund t'i mvishet e paverteta nga asnje ane; eshte i zbritur prej te Urtit, te lavdishmit".
(Kur'an: Fssilet 42)
"Perkundrazi, Ne te paverteten e godasim me te verteten dhe ajo (e verteta) triumfon mbi te ndersa ajo (genjeshtra) zhduket".
(Kur'an: Enbija 18) (1)
Prej ceshtjeve kryesore qe kundershtaret e Islamit jane mundur te hedhin balte mbi te e te hapin polemika e dyshime rreth saj eshte ceshtja e Kur'anit dhe prejardhjes se tij. Disa persona te caktuar me nje mendjegushtesi dhe gjykim jo te kthjellet, mundohen qe te mbjellin faren e dyshimit mbi autenticitetin (vertetesine) e tij si Liber Hyjnore. Shume libra dhe revista e paraqesin Kur'anin si nje veper te mendjes njerezore, krijuar prej nje "mashtruesi "te Pejgamberise. Shpifje dhe keqinterpretime te tilla te fese Islame hasim edhe ne literaturen shqipe. Kohet e fundit jane edhe botimet e shtepise botuese "Cakolli" apo "Tenda" e cila luan rrolin e tutorit nga nje garniture antiislame dhe e cila ka botuar nje seri librash me perplot shpifje e te paverteta rreth Kur'anit dhe parimeve te fese Islame ne pergjithesi. Duke i shtuar ketyre edhe nje lufte kulturore antiislame nga media te ndryshme etj.. Perpjeket e tyre te jashtzakonshme dhe puna e madhe qe kane kryer ka patur nje objektiv te qarte, ate te coroditjes se njerezve te thjeshte e te pafajshem nen masken e punimeve shkencore. Shpeshhere qellimeve te tyre u kane sherbyer edhe vegla njerezore qe mbajne emra muslimane duke u munduar keshtu te provojne se idete e tyre te krijuara me kaq mund perqafohen edhe prej muslimaneve"te zhvilluar e me horizont". (2)
Disa mundohen te paraqiten perpara mases me masken Islame, duke menjanuar tekstet e tija, e duke ndryshuar koncepte e parime baze, per interesa te ndryshme, ne shume raste politike e financiare. Disa te tjere hedhin dyshime se Muhamedi a.s. duhet te jete autore i vetem i ketij libri, e shume e shume shpifje dhe trillime ne adrese te Islamit, Kur'anit dhe Muhamedit a.s. Shume kemi degjuar e shume kemi per te degjuar�?�
Kur'ani vet ju pergjigjet ketyre trillime me nje pergjigje te sakte dhe vendimtare, ku Allahu xh.sh. thote:
"Nuk eshte e logjikshme te mendohe se ky Kur'an eshte i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por eshte vertetues i asaj (shpalljes) qe ishte me pare, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka fare dyshimi se eshte (i zbritur) nga Zoti i boteve. Perkunder kesaj, ata (idhujtaret) thone se ate e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: "Sillne pra ju nje kaptine te ngjajshme me kete, madje thirrni ke te doni ne ndihme, pos All-llahut, po qe se jeni te drejte ne ate qe thoni". Por ja, ata pergenjeshtruan ate (Kur'anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po keshtu, genjenin dhe ata qe ishin me perpara. Shiko si ishte perfundimi i zullumqareve. Ka prej tyre (te te cilet u dergua Muhammedi) qe e besojne ate(Kur'anin), e ka prej tyre edhe asaish qe ate nuk e besojne. Zoti i njeh me se miri kokefortit". (Junus 37-40)
Teoria me e perhapur midis jomuslimaneve eshte ajo se Muhamedi eshte autore i Kur'anit. Per ta kuptuar pozicionin e tyre eshte e rendesishme te mbajme parasysh se cfare thote Kur'ani mbi burimin e tij. Kur'ani tregon qarte, ku thote:
"Se me te vertete ai eshte Kur'an i famshem. eshte i zbritur prej Zotit te boteve". (Vakia 77,80)
"E edhe ai (kur'ani) eshte shpallje (zbritje) e Zotit te boteve. Ate e solli shpirti besnik (Xhibrili)". (Shuara 192-193)
Por me teper menyra se si kjo thuhet te jep pershtypjen se fjalet burojne nga Krijuesi tek krijesat. Po te shikohen tere kapitujt, pervec kapitullit 9 fillojne me formulen: Me emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshirberesit. Poashtu arsyeja e cila hedh poashte tezen se Muhamedi a.s. eshte autore i Kur'anit eshte fakti se ai ishte nje njeri analfabet (nuk dinte shkrim-lexim), kjo eshte edhe nje nga gjerat qe i sodit me se tepermi kritiket e Muhamedit a.s. se ai jetoi mes popullit te tij dyzet vjet pa treguar as edhe nje here ndonje shenje diturie te madhe. Si mundet atehere te shpjegohet qe ai arriti te krijoje Kur'anin madheshtia e te cilit eshte e pakrahasueshme? Madje fenomenin e analfabetizmit te Pejgamberit Muhamed a.s. e tregon edhe Kur'ani:
"Ti (Muhammed) nuk ishe qe lexon ndonje liber para ketij, e as qe shkruajshe ate me doren tende te djathte, pse atehere do te dyshonin ata te prishurit". (Ankebut 48)
Ateher si mund te jete e arsyeshme dhe a mund te pranoje logjika qe nje analfabet te jete autore i nje libri kaq madheshtore, plot dituri e perkushtim dhe sfidues i gjithesise, si Kur'ani? Nje njeri i paarsimuar, pa pare deren e shkolles, te sjelle e te predikoje nje sistem individual, familjar, shoqerore, ekonomik dhe juridik te patemeta, bie ne kundershtim me aparencen mendore e logjike. E sidomos po te jete ky sistem aq i shkelqyer sa te zbatohet per shekuj te tere nga nje sere kombesh miq e armiq midis tyre e te ruaje gjer me sot freskin e vet! (3)
Pa dyshim ashtu si dje, edhe sot, eshte po ai Person i pa shkrim e i palexim qe u ka bere e u bene sfide te gjithave c�??jane shkruar e thene dijetareve dhe letrareve me te medhenje, ne te njejten kohe, gjithe njerezimit! Sot, kur pranohet se shkencat, ne nje kendveshtrim, kane arritur majat, ai u thote fizikanteve, kimisteve, astronomeve, mjekeve, sociologeve, poeteve e shkrimtareve, te gjithe njerezve te shkences e te letersise, keshtu: "Behuni bashke e sillni jo shume, por vetem nje pjese sa nje sure e Kur'anit!". (4) Ku Allahu xh.sh. i thote Muhamedit a.s. qe thuaj atyre qe pretendojne se Kur'ani eshte veper e njeriut:
Thuaj: "Edhe sikur te bashkoheshin njerezit dhe xhinet per te sjelle nje Kur'an te tille, ata nuk do te mund te benin si ky sado qe do ta ndihmonin njeri - tjetrin". (Isra 88)