Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...

Shko poshtë 
+9
BashKom
xhiti
Atdhetari
Xhevati
Sofra
murturi
Driniiiii
xhema
......
13 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 EmptyTue May 25, 2010 12:54 am

]slami! Njëra ndër fetë më të
mëdha botërore. Numri i ithtarëve të kësaj feje sillet rreth mbi 1.2
miliard njerëz. Islami! Fe, e cila rregullon të gjitha lëmitë e jetës së
njerëzve dhe që paraqet mënyrën më të favorshme të jetës së njerëzve
Natyrisht,
mënyrën më të favorshme të jetës së njerëzve, ngase muslimanët adhurojnë
Zotin Një dhe të Vetëm, i Cili na ka krijuar të gjithë neve. Pra, a nuk
meriton Ai që të adhurohet? Allahu i Lartësuar kur tregon për
diskutimin në mes profetit Musa a.s. dhe Faraonit të Egjiptit thotë:

(Musai) i tha:
Zoti ynë është Ai i Cili i dha çdo gjëje formën dhe llojin e vet (me
krijim të përsosur) dhe pastaj e udhëzoi drejt.

(Faraoni) tha: Po për brezat e parë, çthoni atëherë?

(Musai) i tha: Dija për ta është me Zotin tim në Shkresën e duhur. Zoti
im as nuk është i pavetëdijshëm dhe Ai as nuk harron.

Cili e ka bërë tokën për ju si shtrat (të shtrirë) dhe ka hapur në të
për ju rrugë e lidhje, ka zbritur edhe ujë nga qielli. Dhe Ne kemi
nxjerrë me anë të tij lloj-lloj bimësie (secila në llojin e vet).
Hani ju dhe kullotni bagëtinë tuaj në të. Vërtet që këtu ka
shenja e prova për njerëzit e brumosur me arsye.

Prej saj (tokës) Ne ju kemi krijuar, dhe në të do tju kthejmë ju, dhe
prej saj Ne do tju nxjerrim ju përsëri edhe një herë tjetër. :

Këtë mund
t'ua sqaroj më mirë me një shembull të thjeshtë:Po qe se ndokush nga ne
blen një makinë, por nuk e njeh atë, e lexon udhëzimin e përdorimit dhe
pyet prodhuesin mbi përdorimin e duhur dhe mënyrën e funksionimit të
kësaj makine.Mu kështu është edhe me njeriun. Allahu krijoi njeriun dhe
ia dha atij udhëzimin, përkatësisht Islamin.Islami! Ai nuk është ashtu
siç mendojnë shumë njerëz: Muslimanë, të cilët i shtypin gratë dhe të
cilët përhapin frikë dhe terror ndër njerëz.Islami është më madhështor,
më i përkryer dhe më i drejtë se që mendojnë disa njerëz. Islami na
udhëzon se si të sillemi me bashkëshortin, gjegjësisht bashkëshorten, na
udhëzon se si të sillemi me fëmijë, me njerëz të moshuar, me armiq, me
miq, me kryesit e veprave penale, me kafshë, me bimë, me ambientin e
kështu me radhë. Islami nuk është petk, të cilin njeriu e vesh vetëm në
xhami, i kryen lutjet e tij dhe pastaj e heq atë dhe mandej të humbas i
hutuar dhe pa kurrfarë qëllimi nëpër botë, duke pritur vdekjen, e cila
padyshim do ta takojë gjithsecilin; shumë më shumë Islami është fe dhe
shoqëri, shkencë dhe politikë, paqe dhe luftë. Islami! Ajo është fe e
cila ua sjell njerëzve qëllimin e vërtetë të jetës. Islami! Sistemi më i
suksesshëm në histori, që ka ngadhënjyer kriminalitetin dhe varësinë
nga droga dhe alkooli dhe para së gjithash epidemitë si aidsi, shkaku
kryesor i të cilit është amoraliteti ndër njerëz.Nëse vështrohen vendet e
ashtuquajtura islame të ditëve tona, atëherë mund të vërehet qartë që
në shtetet ku jetojnë shumë muslimanë praktikues të Islamit, nuk ka
pothuajse kurrfarë kriminaliteti dhe problemesh nga droga dhe alkooli
sikurse në Perëndim. Ky është një fakt i qartë dhe të cilin askush nuk
mund ta kundërshtojë.Nëse hedhim një vështrim prapa në histori, mund të
vërehet qartë se si vërshonin përpara muslimanët kur ende mbaheshin për
fenë e tyre. Allahu u dha atyre tërë fuqinë e botës. Muslimanët ishin të
parët, të cilët u morën me kimi, mjekësi dhe me shkencë, në një kohë
kur në Evropë dijetarët dhe shkencëtarët i konsideronin si heretikë dhe
satanistë. Pos kësaj, dijetarët dhe shkencëtarët u dogjën pa
mëshirë...Nëse vështrohet prapa në histori mund të vërehet qartë se
Islami ia dha gruas të drejtat e saj, kur shumë gra këtu në Evropë edhe
më tej digjeshin sikur të ishin shtriga! Para se të shfaqej Islami
nëpërmjet Muhammedit s.a.v.s. në siujdhesën arabike vajzat varroseshin
të gjalla bile! Kur erdhi Islami qysh në fillim i ndaloi këto gjëra të
tmerrshme. Gruaja në Islam është margaritari i shoqërisë, e cila duhet
të jetë e mbrojtur, është gjysma e kombit, shkolla e gjeneratave të
ardhshme. Në Islam gruaja merr të drejtat e saj. Në Islam nuk është
sikurse në Perëndim që gruaja të shitet copë-copë si mall apo si objekt
për shfryerjen e epshit.Nëse vështrohet prapa në histori mund të vërehet
qartë se Islami ishte i pari që toleroi anëtarët e religjioneve tjera, u
garantoi atyre mbrojtje dhe siguri. Në qoftë se krahasohet në historinë
e Endelusit sundimi islam dhe ai i mëvonshëm i të krishterëve gjen një
ndryshim të qartë ndërmjet tyre, të cilët sot e vulosin Islamin dhe
udhëheqësit e atëhershëm muslimanë si jotolerantë. Në Endelus nuk kishte
asnjë masakër nga muslimanët dhe asnjëherë nuk u keqtrajtuan njerëzit
për shkak të fesë së tyre. Çifutët dhe të krishterët jetonin më të
sigurt nën sundimin islam se në Evropën perëndimore dikur.Por, kur
muslimanët u dobësuan në fenë e tyre dhe u larguan nga rregullat dhe
ligjet e kësaj feje madhështore, i dënoi All-llahu përmes armiqve, të
cilët pastaj përmes brutalitetit, masakrave dhe orientimeve të masës
përfunduan sundimin e muslimanëve e me këtë edhe sigurinë e ithtarëve të
feve tjera që jetonin aty.Lidhur me këtë ka shembuj të panumërt në
histori.Pas gjithë kësaj nuk guxon të mashtrohesh dhe të lejosh të të
tradhëtojnë të tjerët.Po qe se dikush dëshiron të mësoj për Islamin do
të duhej të kërkonte informacione nga dora e parë dhe të mos lejoj që të
mësohet nga ata, zemrat e të cilëve paragjykojnë me urrejtje dhe që
ndoshta poashtu i kanë të mbushura me zili ndaj muslimanëve.Ai që
dëshiron të blejë sheqer, as që shkon te ai që shet vetëm kripë... Deri
herën tjetër, në dashtë Zoti!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 EmptyWed May 26, 2010 4:58 pm

Deri pak mbi ballë.
Një
vend ku më pret

që ta kthej atë që hua e kam.
I
thellë deri në bel,

Në brendësi shumë i errët
Trupin
toka ma gëlltit,

Shpirti më kthehet
prej
nga ka ardhur.

E imja nuk mbeti asgjë.
Jam
ndarë në dysh,

Trupi në tokë, shpirti në qiell
E
Veprat në libër.

Në Ditën e Gjykimit e shoh
se
çfarë kam mbjellë.

A kam për të korrur sukses
apo i
humbur në humnerë?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 EmptyWed May 26, 2010 5:10 pm

Fionaa të lumt për kto saqrime për ata që nuk i dijn apo nuk dojn ti dijn por ja që realiteti është ky që thua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Prof Xhavit Dalloshi
Fillestar/e
Fillestar/e
Prof Xhavit Dalloshi

Male
Numri i postimeve : 47
Age : 63
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/11/2009

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 EmptyWed May 26, 2010 8:07 pm

Muslimanët zbuluan Amerikën
para Kolumbos

Hyrje

Është mendim i përgjithshëm se prania e muslimanëve në Amerikë është e vonshme, dhe rrjedhin nga shekulli XIX dhe XX.[1] Ata që merren më seriozisht me temën e prejardhjes së islamit dhe të muslimanëve në Amerikë, pohojnë se muslimanët këtu kanë arritur menjëherë pas zbulimit të kontinentit të ri, të Amerikës dhe atë duke i sjellur muslimanët si robër, por edhe si detarë, kartografë, gjeografë apo me profesione tjera, të qeverisë spanjolle dhe portugaleze.[2] Meritat për zbulimin e kontinentit të ri, tokës së shpresave dhe pasurimit, i takojnë Kristofer Kolumbos. Mirëpo, shumë tregues udhëzojnë se muslimanët nga Spanja dhe nga Afrika perëndimore kanë arritur në kontinentin e Amerikës disa shekuj para Kristofer Kolumbos.[3]

Si arritën muslimanët në Amerikë para Kristofer Kolumbos?, përse u heshtë ky fakt me shekuj?, ku janë këta muslimanë sot?, dhe shumë pyetje të tjera ndoshta në tërësi kurrë nuk do të marrin përgjigje të plotë. Ka shumë faktorë për këtë gjndje: Stagnimi i përgjithshëm i muslimanëve, fanatizmi kristian dhe nacional evropian, aktiviteti gjenocidal dhe etnocidal i kolonizatorëve ndaj popujve vendorë etj. Ndoshta më së afërmi të vërtetës është të thuhet se këta muslimanë janë tretur, janë asimiluar dhe mbytur dhe nuk ekzistojnë të dhëna se ka shpëtuar ndonjë koloni e tyre, pos ndoshta individëve apo grupeve të vogla, të cilët nuk i ka braktisur në tërësi vetëdija se dikur kanë qenë muslimanë.[4] Ndoshta, kësaj gjendjeje do të mund t’i ndihmojë hulumtimi historiko-linguistik i emrave, mbiemrave, vendeve dhe hulumtimi arkeologjik i vendeve për të cilat ka indikacione se ka pasur muslimanë më herët në to.

Ka indikacione se muslimanët ishin në Amerikë qysh herët. Kështu, është shënuar se gjatë gjysmës së shekullit X, gjatë sundimit të halifit Abdurrahmanit III (sundoi 929-961) muslimanët vendorë afrikanë me anije nga limani Delba (Palos) u nisën në drejtim të Perëndimit drejt “Oqeanit të mjegullës dhe territ”. Pas një mungese të gjatë, këta muslimanë afrikanë u kthyen në Afrikë të ngarkuar me pasuri “nga vendi i çuditshëm dhe i jashtëzakonshëm”.[5]

Përmenden dy dokumente që paralajmërojnë praninë e muslimanëve në Amerikën spanjolle para vitit 1500. Këto dokumente mund të klasifikohen në tri grupe:

1) Dokumentet historike;

2) Hulumtimet gjeografike dhe;

3) Mbishkrimet arabe (islame).

1. Dokumentet historike

1) Historiani dhe gjeografi musliman Ebu Hasan Ali Ibn El-Husein El-Mes’udi (871-957) ka shkruar ne veprën e tij udhëpërshkruese Muruxh’ udh-dheheb we meadin’ul-xhewher (Ultësirat e arit dhe xehet e margaritarëve) se gjatë kohës së sundimit të halifit spanjoll Abdullah ibn Muhammed (888-912), detari musliman Hashhash Ibn Seid Ibn Eswed nga Kordoba në Spanjë lundroi nga Delba (Palosi) në vitin 889, e kaloi Oqeanin Atlantik, arriti në tokën e panjohur (erd’ul-mexhhul) dhe u kthye me pasuri të mëdha. Në kartën e botës nga El-Mes’udi ekziston territor i madh në oqeanin e mjegullës dhe territ, të cilin ai e quajti territor të panjohur (Amerika).

2) Gjeografët muslimanë pohojnë se muslimanët kanë lundruar nga Spanja dhe Portugalia në Amerikë para shekullit X, kurse bregun e Brazilit nga viti 1150.[6]

3) Sipas një dokumenti kinez, të njohur me emrin Sung, detarët muslimanë lundruan dhe zbarkuan në token e njohur me emrin Mu-Lan-Pi (Amerikë) në vitin 1178, që do të thotë 300 vjet para “zbulimit” të Botës së re.[7]

4) Ka të dhëna se në shekullin XV dhe XVI shumë Moriskë (muslimanë spanjollë të cilët pas vitit 1492 e fshihnin besimin e tyre për shkaqe të frikës) shkuan në Amerikë së bashku me konkuistadorët. Mirëpo, sunduesit spanjollë dhe portugalezë nëpërmjet inkuizicionit i zhdukën muslimanët, të frikësuar nga numri i tyre i madh në Amerikë.[8]

5) Historiani musliman Ebu Bekr Ibn Umer El-Gatijjeh transmeton se gjatë kohës së sundimit të halifit Hishami II (967-1009), edhe një detar musliman me emrin Ibn Faruk lundroi nga Kadeshi (shkurt 999) në Atlantik, pushoi në Gando (Ujëdhesat e Mëdha Kanare) duke e vizituar mbretin Guanaring, dhe duke vazhduar drejt perëndimit ku i vërejti dhe i emëroi dy ujëdhesa, Caprairën dhe Pluitanën. Në Spanjë u kthye në maj të vitit 999.

6) Kolumbo u nis nga Delba (Palosi) në Spanjë. Arriti në Gomere (Ujëdhesat Kanare – Gomera është fjalë arabishte që domethënë urë (e zjarrit, copë dru që është pjesërisht e ndezur), atje u dashurua në Beatriz Bobadilla, vajzën e komandantit të parë të këtyre ujdhesave (emri familjar Bobadilla derivohet nga fjala Ebu Abdullah).

Bobadilla (Fransisco), më vonë si guvernator i mbretit e burgosi Kolumbon dhe e ktheu nga Santa Domunga në Spanjë, në nëntor 1500). Familja Bobadilla ishte në lidhje me dinastinë Abbadid në Sevilje (1031-1091).

Në tetor të vitit 1492 Kolumbo arriti në ujdhesën e vogël në Bahame të cilën vendorët e quajtën Guanahana kurse Kolumbo e riquajti San Salvador.

Ky emër është derivuar nga Mandingët (popull në Afrikën Perëndimore, i cili më së shumti kontribuoi në përhapjen e islamit) dhe fjalëve të modifikuara arabe: Guana (Ihwana) d.m.th. “vëllezër” kurse Han është emër arab. Sipas kësaj është emri burimor “Vëllezërit Hanë”.

Ferdinand Kolumbo, i biri i Kristoferit, iu ka shkruar zezakëve të cilët babai i tij i ka pare në Honduras:

“Njerëzit që jetojnë në lindje të Point Cavinasit, deri në vendin Cape Gracios a Dios, gati të gjithë janë lëkurëzinjë”.

Në të njëjtën kohë, në këtë rajon, ka jetuar fisi musliman i vendorëve të njohur si Almamy. Në gjuhën e Mandingëve dhe në gjuhën arabe Almamy domethënë El-Imam, personin që udhëheq namazin, prijësin e bashkësisë etj.

Historiani dhe linguisti i njohur amerikan Leo Weiner nga Universiteti Harvard, në librin e tij “Afrika dhe zbulimi i Amerikës” (1920) ka shkruar se Kolumbo ka qenë krejt i vetëdijshëm për praninë e popullit Manding në Botën e Re dhe se muslimanët e Afrikës perëndimore janë përhapur nëpërmjet Karibeve, Amerikës qendore, jugore dhe veriore (llogaritur edhe Kanadanë) ku kanë tregtuar dhe familjarisht janë lidhur me Indusët vendorë. [9]

7) Në veri të Amerikës, në vitin 1539 marcos de Niza, rregulltar franjwevit, i dëreguar ta hulumtojë Arizon[n, për udhëheqës rruge e kishte maurin, Ishtvan arabin.[10]

Cool Në shekullin XVI, në Catskill, zona malore e Nju Jorkut të sotëm, ka jetuar egjiptiani Nasrudini. Po ashtu ka të dhëna se ka pasur muslimanë, populli me “prejardhje maure” edhe në zonën e Appalaçës, për t’u tretur në popuj tjerë, që më vonë njihen si Melungeon.[11]

9) Mbetje të muslimanëve të hershëm kemi edhe në shekujt e mëvonshëm. Për shembull, nga shënimet e Kongresit amerikan në shtetin Karolina e Jugut, në vitin 1790 kemi muslimanë[12]

2. Hulumtimet gjeografike

1) Historiani, gjeografi dhe kartografi musliman El-Sarif El-Idrisi (1099-1166) ka shkruar në librin e tij të lavdishëm Nuz`hat ul-mushtaq fi’Ihturak ‘il-afak (Shëtitja e dëshiruar në kalimin e sferave) se grupi i detarëve (nga Afrika veriore) lundroi në Oqeanin e mjegullës dhe territ (Oqeani Atlantik) nga Lisaboni (Portugali), me dëshirë që të zbulojnë fshehtësitë e tij dhe të caktojnë deri ku shtrihet. Përfundimisht arritën deri te ujdhesa në të cilën kishte njerëz dhe një looj qytetërimi ... ditën e katërt përkthyesi u është drejtuar në gjuhën arabe.

2) Enciklopeditë e dijetarëve muslimanë përmendin hollësisht përshkrimet e shënuara të rrugëtimit nëpër oqeanin e mjegullës dhe territ në të cilin ka udhëtuar Shejh Zejneddin Ali ben Fadl Al-Mazandarani. Rrugëtimi i tij nisi nga Tarfej (Maroku jugor, gjatë sundimit të Ebu Jakub Sidi Jusufit (1286-1307), të gjashtit nga dinastia marinidite, deri te ujdhesat e gjelbërta në Detin e Karibeve në vitin 1291. Hollësitë e këtij udhëtimi përtejoqeanik janë përmendur në enciklopeditë e dijetarëve muslimanë ashtu që shumë dijetarë kanë qenë të vetëdijshëm për këtë ndodhi të shënuar.

3) Historiani musliman Shihabuddin Ebu Abbas Ahmed ben Fadl El-Umari (1300-1384) ka përshkruar në hollësi hulumtimet gjeografike nëpër detine mjegullës dhe territ të ndërmarra nga ana e sulltanit të perandorisë së Malit në librin e tij të njohur Masalik ul- absar fi mamalik ul-amsar (Shtigjet e njohjes në provincat e mbretërisë).

4) Sulltani Mansa Kankan Musa (1312-1337) ishte sundues i njohur botëror Manding, sundues i perandorisë islame perëndimore afrikane të Malit. Deri sa udhëtonte për në Mekë, gjatë kohës së haxhit të tij të njohur në vitin 1324, i njoftoi dijetarët e pallatit sulltanor memeluk (sundonte Nasiruddin Muhamed III 1309-1340) në Kairo se vëllai i tij, Sulltan Ebu Bakr I (1285-1312) ka ndërmarrë dy ekspedita në Oqeanin Atlantik. (Meqë sulltani nuk u kthye në Timbuktu na udhëtimi i dytë në vitin 1311, Mansa Musa kështu u bë sulltan.).

Kolumbo dhe hulumtuesit e hershëm spanjollë dhe portugalezë ishin në gjendje që të udhëtojnë përtej Oqeanit Atlantik (rreth 24 kilometër) duke iu falënderuar të dhënave gjeografike dhe instrukcioneve naviguese në veprat e autorëve muslimanë, që vacant ka të bëjë me kartat të shprehura nga ana e tregtarëve muslimanë, duke pasur parasysh edhe El-Mes’udin, në veprën e tij Ahbar’uz-Zeman (Lajmet e kohës) e cila është e bazuar në materialin të tubuar në Afrikë dhe Azi). Edhe një gjë interesante është se dy kapitenët e Kolumbos në rrugën e tij të parë (Martin Alonso Pinzon - kapitan i anijes ”Pinta” dhe vëllai i tij Vicente Yanex Pinzon – kapitan i anijes ”Nina”) ishin me lidhje familjare të lidhur me sulltanin marokanez të dinastisë marinade (Ebu Zajjan Muhamed III 1362-1366).[13]

3. Mbishkrimet arabe (islame)

1) Antropologët kanë dëshmuar se Mandingët nën sundimin e sulltan Mansa Musës kanë hulumtuar shumë pjesë të Amerikës Veriore, përgjatë Misisipit dhe sistemeve tjera lumore. Në vendin Four Corners, Arizona shkrimet tregojnë se madje kanë sjellë edhe elefantë nga Afrika në këtë rajon.

2) Kolumbo ka pranuar në shkrimet e tij se të hënën, më 21 tetor 1492, deri sa anija e tij ka lundruar afër Gibares në bregun veri-lindor të bregut të Kubës, ka pare xhaminë në majë të një mali shumë të bukur. Mbeturinat e xhamive dhe minareve me mbishkrime të ajeteve kur’anore janë zbuluar në Kubë, meksikë, Teksas dhe Nevadë.

3) Gjatë kohës së ekspeditës së tij të dytë, Kolumbo ka dëgjuar prej indusve haitas se zezakët kanë qenë të ujdhesë para ardhjes së tij. Si dëshmi ata i treguan Kolumbos shtizat të cilat i kishin punuar muslimanët afrikanë. Këto armë ishin punuar nga metal ii verdhë të cilin Indusët e quanin Guanine (që në gjuhën e Afrikës perëndimore d.m.th. “legurë e artë”. Kolumbo mori me vete në Spanjë diçka nga këto armë dhe id ha në ekzaminim. Metali nga të cilat janë bërë shtizat përmbanin përqindjet e njëjta të arit, argjendit dhe bakrit sikur ede metal ii cili është prodhuar në Guinenë afrikane.

4) Në udhëtimin e tretë në Botën e re, Kolumbo pa kontnentin e Amerikës jugore, ku disa anëtarë të ekuipazhit të tij dolën në tokë dhe në kontakt me vendorët erdhën deri te faculetat e bujshme, me endje pambuku, stili, ngjyra dhe disejni i të cilave përkujtonin në ato të Afrikës perëndimore, ai i quajti Almayzars, që është fjalë arabe për teshat me të cilat njeriut mbështillet. Po ashtu, qe befasuar me faktin se femrat e martuara bartnin pantollona pambuku (bragas) që e shtyri të pyetet ku janë mësuar këto vendase me këtë mirësjellje. Hernando Cortez, pushtuesi spanjoll, gjithashtu i ka përshkruar funstanet e induseve si velo të gjata kurse teshat e meshkujve si tesha të disejnuara në stilin e maurëve spanjollë.

5) Dr. Barry Fell (nga Universiteti Harvard) prezanton në librin e tij Saga America në vitin 1980 tregues solid shkencor që e përkrahin tezën mbi ardhjen e muslimanëve në kontinentin e Amerikës para Kolumbos. Dr.Fell ka zbuluar ekzistimin e shkollave muslimane në vendin Valley of Fire, Allan Springs, Logomarsino, Keyhole Canyone, Washoe and Hickison Summit Pass (Nevada), Mesa Verde (Colorado), Mimbres Valley (New Mexico) dhe Tipper Canoe (Indiana) që datojnë ndërmjet viteve 700-800.

Ai ka gjetur tekstin, diagramet dhe tabelat, të latuara në gurë, si fragmente të relikteve të fundit nga ajo që sikur ishte sistem shkollor (edhe niveli fillor edhe i mesëm). Instukcionet ishin të shkruara me shkrim kufik, kurse merreshin me fusha të ndryshme të diturisë (religjioni, historia, aritmetika, astronomia etj.).

6) Ekzistojnë 565 emra të vendeve (maleve, liqeneve, lumenjve etj.) të ndryshme në SHBA (484) dhe në Kanada (81) të cilat mund të zbërthehen nga rrënja arabe apo islame. Këto vende në të shumtën e rasteve janë emërtuar nga ana e vendorëve në periudhën e para-Kolumbos. Disa nga ato vende si: Mecca (Indiana), Mekkah (fisi Indus - Washington), Medina (Idaho), Medina (NY), Medina (Ohio), Mahomet (Illinois) etj. Studimi i kujdesshëm i emrave të fiseve induse po ashtu do të tregonte se shumë prej tyre rrjedhin nga rrënja arabo-islame.

7) Është indikativ edhe prania e transmetimeve gojore për praninë e muslimanëve në Amerikë në kohët e hershme, por sidomos është interesant ekzemplari i Kur’anit nga ajo kohë e lashtë, të cilin e ka shkruar nga koka e tij në letër hafiz Ejjub ibn Sulejman Ibrahim Diallo (i njohur si Jab ibn Soliman), musliman nga Senegali, i cili si rob u soll në Amerikë në vitin 1730.[

Si përfundim të shkrimit të tij dr Bari Fell apelon në kremtimin e mileniumit të ardhjes muslimane në tokën amerikane (996-1996), pesë shekuj para Kolumbos dhe shpreson se kjo ide do të hasë në përkrahje dhe mirëkuptim të gjerë. Meqë në këtë periudhë nuk jemi në gjendje të ofrojmë studim më serioz e më hulumtues, ky shkrim le të jetë një apel dhe nismë për studime më të hollësishme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mixha Selim
Fillestar/e
Fillestar/e
Mixha Selim

Male
Numri i postimeve : 27
Age : 73
Vendi : Prizren
Registration date : 26/05/2010

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 EmptyWed May 26, 2010 9:11 pm

musliman ka linde mixha dhe musliman kam me dek
kushe te do le te des shka e pa iman
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 EmptySat May 29, 2010 2:30 am

mir shoki profesor, po e besojm se muslimant paskan zbulu por spo pi uj hiq ky esht problemi,nuk po dojn me i pa faktet,nese shkojm ne Vatikan ne arkiv nuk te lejojn te hulumtosh ti shka te dush por shka te servojn ata,historija e jon esht aty po spo dojn me tregu se kta jesin askund dhe askushi,keshtu ma mir stregojn dhe jan dikushi,naj kan zan bishtin me der.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xhemshiti
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Xhemshiti

Male
Numri i postimeve : 72
Age : 62
Vendi : shqperi
Registration date : 22/05/2010

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 EmptySat May 29, 2010 9:43 am

Ne KURAN thuhet mixh ;Ruanju spiunave ,sepse keta jane ne gjendje me sakrifikue çdo gje per pozita duke e shtype popullin me armiq.Dhe keta tradhetar jane ne gjendje me bere edhe nje gje qe as djalli nuk e bene dote.Per pozita e nxjerr femiun e vete nga varri dhe ja hane mishin si Jena,vetem ta ruaj poziten duke na shtyp.Populli eshte ka e dine kete shtypje qe nga viti 260 para krishtit por keta jane shumue e shqiptar te drejte kan mbetur pakes dhe shumica e ketyre jetoin ne lajthitje apo niglizhence me qellim e di edhe kete pse !

Muslim çdo njeri e bime,apo edhe shtaze lind ,por me tu rritur shendrrohen ne dreqer. e ne shemtime.Xhavit jo vetem musliman qe ke lindur,por edhe engjull sepse vertete din ti zbulon shpiunat,zot te bekoft ty dhe disa qe kishin nisur te kethjellen ne driten e perendise .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 EmptySat May 29, 2010 9:56 pm

Prof Xhavit Dalloshi shkruajti:
Muslimanët zbuluan Amerikën
para Kolumbos

Hyrje

Është mendim i përgjithshëm se prania e muslimanëve në Amerikë është e vonshme, dhe rrjedhin nga shekulli XIX dhe XX.[1] Ata që merren më seriozisht me temën e prejardhjes së islamit dhe të muslimanëve në Amerikë, pohojnë se muslimanët këtu kanë arritur menjëherë pas zbulimit të kontinentit të ri, të Amerikës dhe atë duke i sjellur muslimanët si robër, por edhe si detarë, kartografë, gjeografë apo me profesione tjera, të qeverisë spanjolle dhe portugaleze.[2] Meritat për zbulimin e kontinentit të ri, tokës së shpresave dhe pasurimit, i takojnë Kristofer Kolumbos. Mirëpo, shumë tregues udhëzojnë se muslimanët nga Spanja dhe nga Afrika perëndimore kanë arritur në kontinentin e Amerikës disa shekuj para Kristofer Kolumbos.[3]

Si arritën muslimanët në Amerikë para Kristofer Kolumbos?, përse u heshtë ky fakt me shekuj?, ku janë këta muslimanë sot?, dhe shumë pyetje të tjera ndoshta në tërësi kurrë nuk do të marrin përgjigje të plotë. Ka shumë faktorë për këtë gjndje: Stagnimi i përgjithshëm i muslimanëve, fanatizmi kristian dhe nacional evropian, aktiviteti gjenocidal dhe etnocidal i kolonizatorëve ndaj popujve vendorë etj. Ndoshta më së afërmi të vërtetës është të thuhet se këta muslimanë janë tretur, janë asimiluar dhe mbytur dhe nuk ekzistojnë të dhëna se ka shpëtuar ndonjë koloni e tyre, pos ndoshta individëve apo grupeve të vogla, të cilët nuk i ka braktisur në tërësi vetëdija se dikur kanë qenë muslimanë.[4] Ndoshta, kësaj gjendjeje do të mund t’i ndihmojë hulumtimi historiko-linguistik i emrave, mbiemrave, vendeve dhe hulumtimi arkeologjik i vendeve për të cilat ka indikacione se ka pasur muslimanë më herët në to.

Ka indikacione se muslimanët ishin në Amerikë qysh herët. Kështu, është shënuar se gjatë gjysmës së shekullit X, gjatë sundimit të halifit Abdurrahmanit III (sundoi 929-961) muslimanët vendorë afrikanë me anije nga limani Delba (Palos) u nisën në drejtim të Perëndimit drejt “Oqeanit të mjegullës dhe territ”. Pas një mungese të gjatë, këta muslimanë afrikanë u kthyen në Afrikë të ngarkuar me pasuri “nga vendi i çuditshëm dhe i jashtëzakonshëm”.[5]

Përmenden dy dokumente që paralajmërojnë praninë e muslimanëve në Amerikën spanjolle para vitit 1500. Këto dokumente mund të klasifikohen në tri grupe:

1) Dokumentet historike;

2) Hulumtimet gjeografike dhe;

3) Mbishkrimet arabe (islame).

1. Dokumentet historike

1) Historiani dhe gjeografi musliman Ebu Hasan Ali Ibn El-Husein El-Mes’udi (871-957) ka shkruar ne veprën e tij udhëpërshkruese Muruxh’ udh-dheheb we meadin’ul-xhewher (Ultësirat e arit dhe xehet e margaritarëve) se gjatë kohës së sundimit të halifit spanjoll Abdullah ibn Muhammed (888-912), detari musliman Hashhash Ibn Seid Ibn Eswed nga Kordoba në Spanjë lundroi nga Delba (Palosi) në vitin 889, e kaloi Oqeanin Atlantik, arriti në tokën e panjohur (erd’ul-mexhhul) dhe u kthye me pasuri të mëdha. Në kartën e botës nga El-Mes’udi ekziston territor i madh në oqeanin e mjegullës dhe territ, të cilin ai e quajti territor të panjohur (Amerika).

2) Gjeografët muslimanë pohojnë se muslimanët kanë lundruar nga Spanja dhe Portugalia në Amerikë para shekullit X, kurse bregun e Brazilit nga viti 1150.[6]

3) Sipas një dokumenti kinez, të njohur me emrin Sung, detarët muslimanë lundruan dhe zbarkuan në token e njohur me emrin Mu-Lan-Pi (Amerikë) në vitin 1178, që do të thotë 300 vjet para “zbulimit” të Botës së re.[7]

4) Ka të dhëna se në shekullin XV dhe XVI shumë Moriskë (muslimanë spanjollë të cilët pas vitit 1492 e fshihnin besimin e tyre për shkaqe të frikës) shkuan në Amerikë së bashku me konkuistadorët. Mirëpo, sunduesit spanjollë dhe portugalezë nëpërmjet inkuizicionit i zhdukën muslimanët, të frikësuar nga numri i tyre i madh në Amerikë.[8]

5) Historiani musliman Ebu Bekr Ibn Umer El-Gatijjeh transmeton se gjatë kohës së sundimit të halifit Hishami II (967-1009), edhe një detar musliman me emrin Ibn Faruk lundroi nga Kadeshi (shkurt 999) në Atlantik, pushoi në Gando (Ujëdhesat e Mëdha Kanare) duke e vizituar mbretin Guanaring, dhe duke vazhduar drejt perëndimit ku i vërejti dhe i emëroi dy ujëdhesa, Caprairën dhe Pluitanën. Në Spanjë u kthye në maj të vitit 999.

6) Kolumbo u nis nga Delba (Palosi) në Spanjë. Arriti në Gomere (Ujëdhesat Kanare – Gomera është fjalë arabishte që domethënë urë (e zjarrit, copë dru që është pjesërisht e ndezur), atje u dashurua në Beatriz Bobadilla, vajzën e komandantit të parë të këtyre ujdhesave (emri familjar Bobadilla derivohet nga fjala Ebu Abdullah).

Bobadilla (Fransisco), më vonë si guvernator i mbretit e burgosi Kolumbon dhe e ktheu nga Santa Domunga në Spanjë, në nëntor 1500). Familja Bobadilla ishte në lidhje me dinastinë Abbadid në Sevilje (1031-1091).

Në tetor të vitit 1492 Kolumbo arriti në ujdhesën e vogël në Bahame të cilën vendorët e quajtën Guanahana kurse Kolumbo e riquajti San Salvador.

Ky emër është derivuar nga Mandingët (popull në Afrikën Perëndimore, i cili më së shumti kontribuoi në përhapjen e islamit) dhe fjalëve të modifikuara arabe: Guana (Ihwana) d.m.th. “vëllezër” kurse Han është emër arab. Sipas kësaj është emri burimor “Vëllezërit Hanë”.

Ferdinand Kolumbo, i biri i Kristoferit, iu ka shkruar zezakëve të cilët babai i tij i ka pare në Honduras:

“Njerëzit që jetojnë në lindje të Point Cavinasit, deri në vendin Cape Gracios a Dios, gati të gjithë janë lëkurëzinjë”.

Në të njëjtën kohë, në këtë rajon, ka jetuar fisi musliman i vendorëve të njohur si Almamy. Në gjuhën e Mandingëve dhe në gjuhën arabe Almamy domethënë El-Imam, personin që udhëheq namazin, prijësin e bashkësisë etj.

Historiani dhe linguisti i njohur amerikan Leo Weiner nga Universiteti Harvard, në librin e tij “Afrika dhe zbulimi i Amerikës” (1920) ka shkruar se Kolumbo ka qenë krejt i vetëdijshëm për praninë e popullit Manding në Botën e Re dhe se muslimanët e Afrikës perëndimore janë përhapur nëpërmjet Karibeve, Amerikës qendore, jugore dhe veriore (llogaritur edhe Kanadanë) ku kanë tregtuar dhe familjarisht janë lidhur me Indusët vendorë. [9]

7) Në veri të Amerikës, në vitin 1539 marcos de Niza, rregulltar franjwevit, i dëreguar ta hulumtojë Arizon[n, për udhëheqës rruge e kishte maurin, Ishtvan arabin.[10]

Cool Në shekullin XVI, në Catskill, zona malore e Nju Jorkut të sotëm, ka jetuar egjiptiani Nasrudini. Po ashtu ka të dhëna se ka pasur muslimanë, populli me “prejardhje maure” edhe në zonën e Appalaçës, për t’u tretur në popuj tjerë, që më vonë njihen si Melungeon.[11]

9) Mbetje të muslimanëve të hershëm kemi edhe në shekujt e mëvonshëm. Për shembull, nga shënimet e Kongresit amerikan në shtetin Karolina e Jugut, në vitin 1790 kemi muslimanë[12]

2. Hulumtimet gjeografike

1) Historiani, gjeografi dhe kartografi musliman El-Sarif El-Idrisi (1099-1166) ka shkruar në librin e tij të lavdishëm Nuz`hat ul-mushtaq fi’Ihturak ‘il-afak (Shëtitja e dëshiruar në kalimin e sferave) se grupi i detarëve (nga Afrika veriore) lundroi në Oqeanin e mjegullës dhe territ (Oqeani Atlantik) nga Lisaboni (Portugali), me dëshirë që të zbulojnë fshehtësitë e tij dhe të caktojnë deri ku shtrihet. Përfundimisht arritën deri te ujdhesa në të cilën kishte njerëz dhe një looj qytetërimi ... ditën e katërt përkthyesi u është drejtuar në gjuhën arabe.

2) Enciklopeditë e dijetarëve muslimanë përmendin hollësisht përshkrimet e shënuara të rrugëtimit nëpër oqeanin e mjegullës dhe territ në të cilin ka udhëtuar Shejh Zejneddin Ali ben Fadl Al-Mazandarani. Rrugëtimi i tij nisi nga Tarfej (Maroku jugor, gjatë sundimit të Ebu Jakub Sidi Jusufit (1286-1307), të gjashtit nga dinastia marinidite, deri te ujdhesat e gjelbërta në Detin e Karibeve në vitin 1291. Hollësitë e këtij udhëtimi përtejoqeanik janë përmendur në enciklopeditë e dijetarëve muslimanë ashtu që shumë dijetarë kanë qenë të vetëdijshëm për këtë ndodhi të shënuar.

3) Historiani musliman Shihabuddin Ebu Abbas Ahmed ben Fadl El-Umari (1300-1384) ka përshkruar në hollësi hulumtimet gjeografike nëpër detine mjegullës dhe territ të ndërmarra nga ana e sulltanit të perandorisë së Malit në librin e tij të njohur Masalik ul- absar fi mamalik ul-amsar (Shtigjet e njohjes në provincat e mbretërisë).

4) Sulltani Mansa Kankan Musa (1312-1337) ishte sundues i njohur botëror Manding, sundues i perandorisë islame perëndimore afrikane të Malit. Deri sa udhëtonte për në Mekë, gjatë kohës së haxhit të tij të njohur në vitin 1324, i njoftoi dijetarët e pallatit sulltanor memeluk (sundonte Nasiruddin Muhamed III 1309-1340) në Kairo se vëllai i tij, Sulltan Ebu Bakr I (1285-1312) ka ndërmarrë dy ekspedita në Oqeanin Atlantik. (Meqë sulltani nuk u kthye në Timbuktu na udhëtimi i dytë në vitin 1311, Mansa Musa kështu u bë sulltan.).

Kolumbo dhe hulumtuesit e hershëm spanjollë dhe portugalezë ishin në gjendje që të udhëtojnë përtej Oqeanit Atlantik (rreth 24 kilometër) duke iu falënderuar të dhënave gjeografike dhe instrukcioneve naviguese në veprat e autorëve muslimanë, që vacant ka të bëjë me kartat të shprehura nga ana e tregtarëve muslimanë, duke pasur parasysh edhe El-Mes’udin, në veprën e tij Ahbar’uz-Zeman (Lajmet e kohës) e cila është e bazuar në materialin të tubuar në Afrikë dhe Azi). Edhe një gjë interesante është se dy kapitenët e Kolumbos në rrugën e tij të parë (Martin Alonso Pinzon - kapitan i anijes ”Pinta” dhe vëllai i tij Vicente Yanex Pinzon – kapitan i anijes ”Nina”) ishin me lidhje familjare të lidhur me sulltanin marokanez të dinastisë marinade (Ebu Zajjan Muhamed III 1362-1366).[13]

3. Mbishkrimet arabe (islame)

1) Antropologët kanë dëshmuar se Mandingët nën sundimin e sulltan Mansa Musës kanë hulumtuar shumë pjesë të Amerikës Veriore, përgjatë Misisipit dhe sistemeve tjera lumore. Në vendin Four Corners, Arizona shkrimet tregojnë se madje kanë sjellë edhe elefantë nga Afrika në këtë rajon.

2) Kolumbo ka pranuar në shkrimet e tij se të hënën, më 21 tetor 1492, deri sa anija e tij ka lundruar afër Gibares në bregun veri-lindor të bregut të Kubës, ka pare xhaminë në majë të një mali shumë të bukur. Mbeturinat e xhamive dhe minareve me mbishkrime të ajeteve kur’anore janë zbuluar në Kubë, meksikë, Teksas dhe Nevadë.

3) Gjatë kohës së ekspeditës së tij të dytë, Kolumbo ka dëgjuar prej indusve haitas se zezakët kanë qenë të ujdhesë para ardhjes së tij. Si dëshmi ata i treguan Kolumbos shtizat të cilat i kishin punuar muslimanët afrikanë. Këto armë ishin punuar nga metal ii verdhë të cilin Indusët e quanin Guanine (që në gjuhën e Afrikës perëndimore d.m.th. “legurë e artë”. Kolumbo mori me vete në Spanjë diçka nga këto armë dhe id ha në ekzaminim. Metali nga të cilat janë bërë shtizat përmbanin përqindjet e njëjta të arit, argjendit dhe bakrit sikur ede metal ii cili është prodhuar në Guinenë afrikane.

4) Në udhëtimin e tretë në Botën e re, Kolumbo pa kontnentin e Amerikës jugore, ku disa anëtarë të ekuipazhit të tij dolën në tokë dhe në kontakt me vendorët erdhën deri te faculetat e bujshme, me endje pambuku, stili, ngjyra dhe disejni i të cilave përkujtonin në ato të Afrikës perëndimore, ai i quajti Almayzars, që është fjalë arabe për teshat me të cilat njeriut mbështillet. Po ashtu, qe befasuar me faktin se femrat e martuara bartnin pantollona pambuku (bragas) që e shtyri të pyetet ku janë mësuar këto vendase me këtë mirësjellje. Hernando Cortez, pushtuesi spanjoll, gjithashtu i ka përshkruar funstanet e induseve si velo të gjata kurse teshat e meshkujve si tesha të disejnuara në stilin e maurëve spanjollë.

5) Dr. Barry Fell (nga Universiteti Harvard) prezanton në librin e tij Saga America në vitin 1980 tregues solid shkencor që e përkrahin tezën mbi ardhjen e muslimanëve në kontinentin e Amerikës para Kolumbos. Dr.Fell ka zbuluar ekzistimin e shkollave muslimane në vendin Valley of Fire, Allan Springs, Logomarsino, Keyhole Canyone, Washoe and Hickison Summit Pass (Nevada), Mesa Verde (Colorado), Mimbres Valley (New Mexico) dhe Tipper Canoe (Indiana) që datojnë ndërmjet viteve 700-800.

Ai ka gjetur tekstin, diagramet dhe tabelat, të latuara në gurë, si fragmente të relikteve të fundit nga ajo që sikur ishte sistem shkollor (edhe niveli fillor edhe i mesëm). Instukcionet ishin të shkruara me shkrim kufik, kurse merreshin me fusha të ndryshme të diturisë (religjioni, historia, aritmetika, astronomia etj.).

6) Ekzistojnë 565 emra të vendeve (maleve, liqeneve, lumenjve etj.) të ndryshme në SHBA (484) dhe në Kanada (81) të cilat mund të zbërthehen nga rrënja arabe apo islame. Këto vende në të shumtën e rasteve janë emërtuar nga ana e vendorëve në periudhën e para-Kolumbos. Disa nga ato vende si: Mecca (Indiana), Mekkah (fisi Indus - Washington), Medina (Idaho), Medina (NY), Medina (Ohio), Mahomet (Illinois) etj. Studimi i kujdesshëm i emrave të fiseve induse po ashtu do të tregonte se shumë prej tyre rrjedhin nga rrënja arabo-islame.

7) Është indikativ edhe prania e transmetimeve gojore për praninë e muslimanëve në Amerikë në kohët e hershme, por sidomos është interesant ekzemplari i Kur’anit nga ajo kohë e lashtë, të cilin e ka shkruar nga koka e tij në letër hafiz Ejjub ibn Sulejman Ibrahim Diallo (i njohur si Jab ibn Soliman), musliman nga Senegali, i cili si rob u soll në Amerikë në vitin 1730.[

Si përfundim të shkrimit të tij dr Bari Fell apelon në kremtimin e mileniumit të ardhjes muslimane në tokën amerikane (996-1996), pesë shekuj para Kolumbos dhe shpreson se kjo ide do të hasë në përkrahje dhe mirëkuptim të gjerë. Meqë në këtë periudhë nuk jemi në gjendje të ofrojmë studim më serioz e më hulumtues, ky shkrim le të jetë një apel dhe nismë për studime më të hollësishme

Me pelqeu jasht zakonisht ky shkim keni respektin tim i nderuar profesore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xhemshiti
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Xhemshiti

Male
Numri i postimeve : 72
Age : 62
Vendi : shqperi
Registration date : 22/05/2010

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 EmptySat May 29, 2010 10:23 pm

Edhe djalli lind i keq ,pore persoset dhe behet musliman,e shqiptaret lindin insan e behen djaje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mixha Selim
Fillestar/e
Fillestar/e
Mixha Selim

Male
Numri i postimeve : 27
Age : 73
Vendi : Prizren
Registration date : 26/05/2010

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 EmptySat May 29, 2010 11:34 pm

KREJT LINDIN PAQT MIXHO
PO KUR TE RRITEN JA MERR MENT SHEJTANI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 EmptySun May 30, 2010 3:24 pm

Kerkush nuk lind as keshtu e as keshtu,por me koh formohet dhe evulon ne percaktimin qe ja trasojn prindt e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 EmptyMon May 31, 2010 12:30 am

xhema shkruajti:
Kerkush nuk lind as keshtu e as keshtu,por me koh formohet dhe evulon ne percaktimin qe ja trasojn prindt e tij.

Cfare pergjigje ke dhenKush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Sleep
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 EmptyMon May 31, 2010 3:59 pm

ashtu eshte e dashur fionaaaa!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 EmptyTue Jun 01, 2010 12:45 am

nuk esht mbet per te i besuar as gishtit tan!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu

Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 EmptyThu Dec 02, 2010 1:16 am

Te nderuar, i keni ngaterruar punet. Kot e ka Fiona qe tu jape skjarime. Dhe ai qe i bani te gjith muslimanet tradhetare e prishi krejt sepse me termin Musliman mendon ne shtetet arabe. Mos merrej me asi kulifikime te renda qe edhe vete nuk i kuptoni.
Sot ekonomine boterore e urdherojne ebrejt (Jahudite) dhe ata te gjithe luften e kane drejtuar kunder te gjithe muslimaneve te botes. Ata jene te fuqishem sepse e kane ne dore Ameriken e cila u ndihmon ne luften e tyre.
Nga Islami mund te dal vetem ai qe asnjihere nuk ka qene musliman, dhe ai qe ka qene musliman dhe e ka kuptuar Islamin, asnjihere nuk del nga ajo fe.
Michahell Hart shkruan se e vetmja fe ne bote qe vazhdon te perhapet eshte Islami. Njerzit e ikur nga tokat e tyre, per interesa te tyre personale dhe per pak para deklarohen ashtu si u shkon atyre per intersi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...   Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» Komuniteti Mysliman: Jo, xhamisë që ofron Edi Rama
» Google përkujtoi filozofin e famshëm mysliman Ibn Ruzhdi
» Per te gjithe ata qe ndjehen te tille
» "A mund ta lëmë të na “vdesë” ura ?!..." apel qytetar
» Të jesh mysliman evropian

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: