Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gazeta Nivani 5

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:26 pm

Mos e vrisni, mos e lëndoni zemrën e Nënës, zemra e Nënës është e madhe.

Dhe kur dikur do të të vinte në provë se sa djali e donte vajzën, të dashurën e tij, i kërkojë që të bindej për dashurinë e tij, i kërkoi si provë të merrte zëmrën e Nënës.

Dhe si e mori, vraponte drejt të dashurës për t’i dhënë provën e dashurisë, me zemrën e Nënës në dorë, u gremis dhe zëmra e Nënës thirri: “ U vrave, bir!”

Kjo është Nëna! Njeriu më i shtrënjtë nën këtë qiell.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:26 pm

- Nënë! Nënë! Thërrisni, Kërkoheni! Ajo të ruan, Ajo të hap rrugët e jetës.

Për të qënë i qetë në këtë botë :”DUAJENI NËNËN”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:27 pm

Vargje zagorite për nënën



Mbeta jetim, shokë, mbeta,

Më vdiq nëna m’u nxi jeta,

Nuk ka më të madhe gjëmë,

Për një pjellë ku s’ka mëmë,

Syri i nënës na bën dritë,

Na ndriçon natë e ditë,

Kur jam i mbytur në djersë,

Loti i nënës është vesë,

Gjuha e nënës është e shënjtë.

Kush s’e do kurrë mos qentë!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:27 pm

Urim zemre , Timo Cacës




Kush nuk e njeh Timon e mirë. Dikur i thanë “Babai i Teqesë”. Por ky epitet nuk iu ngjit kot, por tregon shpirtin bujar të tij dhe kurdoherë derëhapur e mikëpritës siç janë teqetë e kohës.

Jeta e Timo Caces bën një histori më vete. Ishin ditët e luftës. Por lufta la pasoja. Mbetën materiale luftarake rrugëve si fishekë, predha, bomba etj.

Si fëmijë mori bombën sikur të ishte lojë, por i plasi në dorë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:28 pm

Fshati i gjithë tronditet. Djali i madh i Milisë, i kësaj nëne, që e rriti me mundime, pësoi aksident.

Timua i vogël, sapo fillonte jetën bomba i pret dorën dhe i merr sytë. Ai pati dhe fatin e keq se u rrit pa baba.

Dhimbja kaloi çdo kufi. Të gjithë janë pranë familjes, sikur duan të ndajnë dhimbjen e t’ia lehtësojnë atë.

Njeriu që iu kushtua jetës së Timos ishte edhe i afërti i tyre, Jorgo Dede, që edhe në rolin e mjekut bëri të pamundërën për t’i shpëtuar jetën

Vitet kalonin, por Timua mbeti sakat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:28 pm

Vitet ecnin, ai rritej , por këtu qëndron ajo cilësi e lartë e njeriut që di të përballojë të keqen e të mposhtë fatkeqësinë.

Edhe i verbër, edhe me një dorë Timua i doli për zot vetes dhe e mposhti fatkeqësinë me vullnet duke shprehur një karakter burrëror, si një djalë i fortë Nivani.

Ka vite që u bë dhe mësues muzike, që punon edhe sot e kësaj dite dhe kur vete te Timua të bëhet zemra behar , se ai di të të presë me përzëmërsi dhe në çdo bisedë pasqyrohet edhe kultura dhe marrëdhëniet e ngrohta që krijon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:28 pm

Timua mbeti njeri, diti t’i shërbejë Nënë Milisë e t’i dojë të gjithë, asaj Nëne, që iu kushtua gjithë jetën.

Tani Timua beson te Jehovai e ndoshta Zoti i dha fuqi të përballojë fatkeqësitë e t’i dhuroj jetë të gjatë për të ardhur përsëri në këtë botë të cilës ai i beson.

I urojmë gjithë të mirat Timos sonë e vellait të tij, Kleanthit, të cilët dëshmojnë se dashuria vëllazërore është një motiv i bukur njerëzor.

Brezat do ta njohin këtë burrë që si nivaniot diti të fitojë mbi fatkeqësinë e të bëjë një jetë të qetë.

I urojmë shëndet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:29 pm

Të evidentojmë vlerat e njerëzve të kontributit dhe jo të nisemi nga vlerësime individuale apatike për të dhënë meritën gjithsecilit...





Ku je, o Risto Kondi.......?Në gazetën “Zagoria” JANAR – MARS 2010 botohet nje shkrim interesant i Peço Kagjinit , i shkruar në mallim të plotë nga SHBA, në të cilin del në pah: “Pse janë “fshehur” disa nga veprimtarët më me zë të Shoqatës Zagorie... që duhet të nderohen e respektohen për përkushtimin e tyre të madhe dhe për respektin e dhënë për gjallërimin e veprimtarisë së Shoqatës “Çajupi”... Është fjala për protagonistin Risto Kondi, një zagorit (nivaniot) i njohur”, për të cilin, siç shprehet autori duhet t’i bëhet një nderim i veçantë... Atë e shqetëson se ku gjendet Risto Kondi, i cili në restorantin e tij ka zhvilluar një sërë veprimtarish dinjitoze dhe që mbahen mend që nga krijimi i Shqoatës si dhe veprimtari të degës së kësaj shoqate për Durrësin.. “Prej shumë larg nga Neë Yorku i Shteve të Bashkuara të Amerikës thërras me gjithë forcën e shpirtit: “Ku je o Risto Kondi” E kërkoj zagoritin që e njohin të gjithë, e kërkoj mikun tim të mirë, për të cilin kanë ç’të thonë e të tregojnë. Po ç’është kjo heshtje?!...” Dhe pasi përmend veprimtaritë e shumta që janë bërë në
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:29 pm

restorant “Çajupi” të Risto Kondit, Peço Kagjini, autori i shkrimit, përmend veprimtaritë e bëra në këtë mjedis interesant dhe me një njeri interesant dhe patriot .. Bën pyetje retorike për të zbuluar heshtjen. Do të kërkojë përgjigje se kush e ka fajin për këtë heshtje të Risto Kondit, e do të jetë mirë dhe me shëndet, me qetësi shpirtërore midis të dashurve të tij... Tipizon karakterin dhe fizionominë e Ristos, pritjen e tij zagoritçe në reatorantin e tij... Rrëfen edhe për Riston e Nivanit te vilëza e tij, pranë Gurrës së Nivanit. Ai i drejtohet Risto Kondit: “Ji i bindur se çdo zagorit dhe jozagorit që ka “shkelur” në Kafenë tënde e të ka njohur ty, ka shumë fjalë të mira për të thënë dhe ruan kujtime të këndshme e të paharruara...”. Ky është një mesazh kolektiv për Risto Kondin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:29 pm

Peço Kagjini, artikullshkruesi, i cili, nëpërmjet këtij shkrimi kërkon të portretizojë me nëj stil ndryshe Risto Kondin, ndihet i kënaqur që i ka kushtuar edhe dy vjersha këtij njeriu. Po kështu perifrazon edhe shërbesën që i ka bërë Risto Kondi historisë së sotme zagorite ... dhe e përfundon me urimin:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:30 pm

“Nuk ka zagorit dhe shqiptar që e njohu Risto Kondin të mos i urojë nga zemra shëndet e gjithë të mirat dhe të jetë midis nesh i vlerësuar e i respektuar, i qeshur dhe gazmor, siç ka dhe shpirtin, duke shpërndarë gjithënjë entuziazëm e optimizëm tek të gjithë”.

Duke bërë një analizë të shkrimit të lartëm s’kemi pse të mos të nxjerrim përfundimin logjik që Njerëzit e kontributit të djeshëm dhe të sotëm, të mos i lëmë të harrohen, t’i zëjë pluhuri i harrersës, siç u bënë periudhën monoiste , por t’i evidentojmë, të nxjerrim në pah vlerat, t’i lëvdojmë përpjekjet e tyre të frytshme, me qëllim që historinë të mos e shkruajmë gjysmake si deri më tani, duke u ankuar e duke lëvduar njerëz që vetëmburren dhe vetëpërgjërohen se kanë bërë namin... duke anatemuar të zotët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:30 pm

FIGURË E NDRITSHME E HISTORISË SË SHQIPËRISË

Rilindasi Petro Harito?

Po kush ishte rilindasi Petro Harito? Le të citojmë fjalimin e profesor Ilia Dilo Sheperit ( para arkivolit të Petro Haritos,73 vjet më pare):

“ Zi e madhe mbuloi sot tërë Zagorinë,vëndin e lindjes sate. Ngushëllim të thellë përhap sot në të gjithë anët e Shqipërisë lajmi i papritur i vdekjes sate, o bir i shtrënjtë i Zagorisë o burrë i vlefshëm i Shqipërisë. Qysh ike dhe e le për jetë Shqipërinë tënde që e deshe aq shumë. Qysh nuk kujtove fare Zagorinë tënde, që të ka pasur kurdoherë të vetmin mbrojtës në rrezik, të vetmin udhëheqës në ditë të këqija dhe të vështira, të vetmin përfaqësues në gëzime dhe hidhërime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:30 pm

Po, qysh nuk të erdhi keq për fëmijën tënde, që e le të mitur e të parritur, për fëmijën tënde që kishte kaq nevojë për kujdesitë e tua atnore, për Nënën dhe Hallën tënde, që u qe thënë të pinin dhe këtë kupë të hidhur, për farefisin tënd që të adhuronte, që të mbështetesh tërësisht mbi ty?

Mbylle sytë, o, Petro Harito dhe i le të gjithë dhe të gjitha dhe bashkë me fëmijën tënde të dëshpëruar, bashkë me farefisin tënd të pikëlluar, bashkë me Zagorien tënde të shkretuar, derdh lotë hidhërimi dhe tërë Shqipëria që të njojti, i tërë Atdheu ynë, të cilit aq bukur i shërbenje gjer në këtë ditë, i shtyrë nga ndjenjat fisnike të zëmrës sate të madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:31 pm

Bir i Babait të mirë, i Mihal Haritos, që nderoi tërë vëndin duke përfaqësuar Shqipërinë e tërë prej Shkodre gjer në Prevezë si deputet në parlamentin e parë të perandorisë Otomane më 1878-të, bir i atij Babai, dhe nip i atij Ilia Harito, që e nderonte tërë vilajeti i Janinës, bir them dhe nip i atyre burrave që të lanë si trashëgim një emër aq të lëvduar po dhe me detyra sa të larta aq dhe të rënda, i pasove.

Ishte zëmra jote e madhe, ishin ndjenjat e tua fisnike dhe patriotike, ato që të bënë t’a mbaje lart këtë emër, ato që të bënë të vlefshëm për Atdhe, ato që të udhëhiqnin në çdo rast të mirrje udhën e nderit, të bashkoheshe kurdoherë me shokët më të kulluar në ndjenja , më të matur në vendime dhe veprime për të mirën, për shpëtimin e Atdheut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:31 pm

Në ditët e tua Shqipëria jonë e dashur ndeshi në vështirësi më të mëdha të jetës së saj të gjatë, shkoi peripecitë më të rrezikëshme, pati nevojën për ndihmën më të gjallë të bijve të saj. Dhe do të ishte tepër e gjatë sikur të nisja të numëronja një nga një të gjitha punët e tua, sikur të matesha të analizonja gjithë ndjenjat që të shtynin në ato punë për të mirën e Atdheut, o, burrë i vyer i Shqipërisë.

Në kohën e okupacionit grek nuk e mohove emrin e nderuar të Shqiptarit, nuk pushove së mburruri që jeshe Shqiptar, as peshove përbuzjet, as dhe rreziqet që shkaktonin këto mburrjet e tua fisnike. Në kohën e autonomisë kundërshtove paudhësinë me sa ishte njerëzisht e mundur dhe e rrezikove bujarisht jetën tënde, kur u ngrite e vajte i paftuar në Hormovë në mes të andartëvet dhe u përpoqe me ç’do mënyrë që të shpëtonje vëllezërit Shqiptarë Muhamedanë nga rreziku që i kërcënonte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:31 pm

Në mbledhjen panepiriote të Delvinës e shfaqe burrërisht mendimin tënd që Epiri ishte i Shqipërisë dhe duhej t’ì lëshohej Shqipërisë. Në kohën e Italisë i përbuze nderimet e nuk pajtoheshe me interein e indipendencës shqiptare. Zbrite ngjer në bashkëfjalim me njerëz keq-bërës, që të ndaloje veprimet kundër katundeve të Shqipërisë, në të cilat provinca jote e Gjirokastrës të ka zgjedhur kurdoherë si përfaqësues të saj për meritat e tua, qëndrove kurdoherë i pandarë nga shokët që përpiqeshin për të mirën e mirëkuptimit të Atdheut, dhe, kur e desh nevoja, nuk dyshove të bashkpunoje me ta, për shpëtimin e Shqipërisë. Nuk u druajte në çdo rast të çfaqje mendimet që të diktonte zëmra jote e pastër, dhe nuk u dëshpërove kurrë, as u zëmërove kurrë kundër atyre që keqshpjegonin fjalët e tua të kthjellta, ndjenjat e tua të kulluara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:32 pm

Këto sjelljet e tua të nderuara të mbajtën lart në sy të popullit shqiptar dhe tërhoqën mbi Ty dashurinë e Mbretit tonë, i cili të pati kurdoherë në të djathtë të Tij. Deputetëve dhe nëpunësve të lartë të shtetit të cilët, të gjithë sot, me lajmin e papritur të vdekjes sate derdhin pa dyshim lot hidhrimi së bashku me fëmijën tënde të pikëlluar, së bashku me Zagorien t’ënde që të është mbledhur sot këtu e po të qan me lot. Në një hidhërim të këtillë janë të pafuqishme fjalët , nuk zënë vënd për ngushëllim. Feja vetëm është ajo që largon dëshpërimin, feja që thërret e thotë : ”Të tjera janë mendimet e njerzve dhe të tjera urdhërat e Perëndisë për të mirën tonë”. Të përunjemi para urdhërave të Perëndisë, le të përmbajmë hidhërimin e madh, le t’i lutemi të Madhit Zot të derdhi balsamin e ngushëllimit, në fëmijën dhe në farefisin e Tij të pangushëlluar,dhe, duke ditur që s’ ka njeri pa të mëkate në këtë botë, le ti lutemi atij Zoti t’a ç’lodhi në banime të të drejtëve, duke thënë: “ Ndie Z ot Shpirtin e Tij ! “
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:33 pm

Është marrë nga shkrimi i Ksenofon Dilos" Petro Harito, burrë i vyer i Kombit"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:33 pm

Testamenti i humanizmit

Në 115 vjetorin e vdekjes të Ilia Harito



nga Evjen Peri

Ndër ndihmëtarët e shquar për përhapjen e arsimit në Zagorie një vend nderi zë Ilia Haritua. Lindi në Nivan në një familje të dëgjuar, në atë të Haritejve. Studioi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Athinës. Pas mbarimti të studimeve ushtroi profesionin e avokatit në Janinë. Kishte një karakter të rrallë; ishte i drejtë, korrekt, i ndershëm, mik i së drejtës, ndaj dhe nderohej dhe respektohej nga të gjithë. Rrethet shqiptare të asaj periudhe ushqenin ndaj tij dashuri dhe besim të posaçëm. Kur u formua në Janinë një shoqëri e gjykatësve, Ilia u zgjodh kryetar i saj, duke mbrojtur me dinjitet interesaa e kësaj shoqate, aq kohë sa ajo funksionoi. Më pas u nderua me gradën e Gjykatësit të Qarkut të Janinës, në të cilën tregoi drejtësi kulmore. Nuk nguroi kurrë së dhëni këshilla të mira, sa herë që ato ishin të dobishme për interesa të përgjithshme ose dhe për çështje private. Këtë detyrë e mbajti deri në fund të jetës së tij. Vlen të përmendet këmbëngulkja, përkushtimi, shkalla e lartë profesionale, lidhjet e tij të vijuara me vendlindjen dhe aftësi të veçanta të tij që çuan në dhënien e pronësisë së Çajupit në favor të fshatit Zhej dhe Lliar, kundër përpjekjeve për të tjetërsuar pronësinë e tij. Ky njihet me emrin ‘Gjyqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:34 pm

i Çajupit” që vazhdon për 20 vjet, duke kaluar shkallë pas shkalle që nga Tepelena, Gjirokastra, Janina e deri në Stamboll.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:34 pm

I sëmurë shkoi për kurim në Athinë, ku vdiq më 24 tetor1895, i rrethuar nga miq atdhetarë, të afërm dhe gruaja e vet , fort e dashur Tanë.

Kujtimi i tij nuk u mbulua nga harresa prej pllakës së ftohtë të varrit. Ai dashuroi drejtësinë, ndershmërinë dhe Atdheun, duke na lënë prova të mëdha në këtë drejtim si rrallë kush. Kur po mbyllte sytë në rrugën “Korneadu” në Athinë, shkroi dëshirën e tij të fundit dhe u tregua kështu bir i denjë, i dashur i atdheut të vet, trashëgimtar të pasurisë së tij la nënën, bashkëshorten, kurse pas vdekejs së tyre, vendlindjen e tij, fshatin Nivan. Pas kalimit të dy viteve nga data e publikimit të testamentit caktoi të derdhen në çdo vit njëzet lira turke për rrogën e një mësonjëse të endjes (tezgjahut), e cila do të mësonte vajzat e Nivanit dhe të çdo vendi tjetër. Kur të vdiste njëra nga trashëgimtarëet do të shtonte dhe 10 lira të tjera për blerje materialesh, domethënë do të derdheshin prej asaj, që rronte akoma 30 lira në vit. Pas vdekjes të dy trashëgimtareve, trashëgimia do t’i kalonte në zotërim fshatit Nivan: gjysma e të ardhurave vjetore do të disponohet për pajisjen e kërkesave të mjeshtërisë së endjes, kurse gjysma tjetër do të disponohet në favor të shkollës së fshatit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:35 pm


Sotir Petro Kondi


nga Arkile Vasi

T’iu bëjmë të njohur fshatarëve tanë, brezave me radhë, figura e përsonalite do të thotë të shpalosim histori dhe vlera.

Jetës , shoqërisë, zhvillimit e ritme i japin bijtë e saj, që kanë dalë nga gjiri i nënave të Nivanit.

Nivani ka plot bij e bija që në rrjedhat e jetës e të historisë kanë demoNstruar shpirt të madh njërëzor, nivel intelektual dhe dashuri për të gjithë. Nivani ka pasuri të tillë. Nga e kaluara jo shumë e largët, na vjen para nesh portreti i një burri nivaniot, ai i Sotir Kondit. Kur them portreti dua më shumë të theksoj portretin moral e shpirtëror të këtij biri të Nivanit, se po qe për portretin fizik, fotografia e tij flet më shumë se fjalët e mia. Një burrë fisnik, me kulturë të gjërë, një specialist në ekonomi, por edhe me diapazon, largpamës e nuhatje për të kuptuar e për të bërë analiza të jetës e situatave dhe me parashikimet e tij të bënte të besoje se do të përfundonte siç mendonte ai.

Sotir Kondi është djali i Petro Kondit, burri që drejtoi shkollën e parë në Manastir të Nivanit, i cili me përgatitje të lartë pedagogjike e kulturë i dha shkollës së Nivanit nivelet e duhura shkencore e humanitare.

“Dardha bie nën dardhë,” - thotë populli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:35 pm

Një familje intelektuale në zhvillim Sotir Kondi, vëllai i Dr. Stathi Kondit, Sofokli Kondit. edhe kur u larguan nga Nivani, ai nuk u nda me zemër e shpirt nga fshatarët e tij.

Siç na tregonte Andon Papaspiro se tek shtëpia e Sotir Kondit në Tiranë gjenim kurdoherë mikëpritje dhe donte sa më shumë t’i vinim ne nivaniotët dhe interesohej të dinte për jetën e fshatarëve dhe i gëzonin lajmet e mira, që merrte nga fshatarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:35 pm

Sotir Kondi lindi në Nivan më 1898. Mësimet e para i mori në vendlindje.

Duke njohur vështirësitë e jetës në vitin 1909 emigron në SH.B.A pranë vëllait të tij Dr. Stathi Kondi.

Këtu, veç punës për të përballuar jetesën, merr shkollën e mesme dhe të lartën dhe diplomohet në shkencat ekonomike në Boston të Amerikës.

Sotir Kondi formohet e pajiset me një kulturë të gjërë e me bindje demokratike.

Kthehet në Shqipëri në vitin 1932 si një ekonomist e profesionist, i aftë u emërua Drejtor i Kontabilitetit në Ministrinë e Ekonomisë Tiranë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 EmptyTue Jun 22, 2010 8:36 pm

Për aftësi e ndershmëri më vonë u caktua Drejtor i Tregtisë dhe i Industrisë në Ministri.

Çmohet si një intelektual kopentent në ekonomi dhe vlerësohet e dekorohet me urdhërin e lartë “ Skënderbeu” në 1938.

Sotir Kondi merr pjesë në Lëvizjen Antifashiste Na- Çl dhe është një aktivist i orëve të para kundër okupatorëve. Si një personalitet e demokrat dhe me bindje të thella demokratike dhe për lirinë e fjalës e të individit përjashtohet nga Fronti Demokratik e quhet renegat i Frontit. Madje, dimë nga shtypi i kohës se janë dhënë urdhra për ta dënuar si renegat, por njerëz që e njihnin e të ndershëm, nuk zbatuan urdhrat e pabazuara në të vërtetën.

Nipi i tij, Alqi Kondi, e donte shumë xhaxhanë se ishte për t’u dashur, respektuar e nderuar e në një moment Alqi tha: “ Mos ma ngini xhaxhanë !”

Burra e personalitete si Sotir Kondi i bëjnë nder familjes, fshatit e Atdheut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gazeta Nivani 5
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA
» GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "
» Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)
» GAZETA "Udhet e Kombit" Nr. 16 prill 2011
» GAZETA "FERMERI" NR. 4 PEGASI, KESHILLI KOORDINATIV

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: