Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi nga poeti Hadër Mevlani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi nga poeti Hadër Mevlani Empty
MesazhTitulli: Poezi nga poeti Hadër Mevlani   Poezi nga poeti Hadër Mevlani EmptyWed Jun 30, 2010 1:27 pm

BUZËT



Mua shpesh, nuk më mjaftojne buzët,

(Këto dy buzë të vetme qe kam),

Për të kyçur me to gojën,

Për të burgosur shumë të pathëna,

Që dëshirojnë të thuhen,

Por që s’mund të thuhen !...



Japo, përkundër :

Për të thënë mijëra fjalë,

Që do t’i lodhnin çdo palë buzë !...



Mua, shpesh herë, s’më mjaftojnë buzët,

As për një puthje…

Ose, s’më duhen, kur i kam !...

……………………………………….

Se duhen shumë buzë,

Që të mund të heshtësh,

Sidomos kur të dridhet buza !...

……………………………………

Se të pengon,

Qoftë edhe një gjysmë buzë e plasur,

Që të mund të flasësh !...

……………………………….

……………………………….

Mua, gjithmonë,

Nuk më volitin buzët,

Dhe nuk e di,

Pse m’i kanë bërë ?!...





Prill 2010













Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi nga poeti Hadër Mevlani Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga poeti Hadër Mevlani   Poezi nga poeti Hadër Mevlani EmptyWed Jun 30, 2010 1:28 pm

BUZËT



Mua shpesh, nuk më mjaftojne buzët,

(Këto dy buzë të vetme qe kam),

Për të kyçur me to gojën,

Për të burgosur shumë të pathëna,

Që dëshirojnë të thuhen,

Por që s’mund të thuhen !...



Japo, përkundër :

Për të thënë mijëra fjalë,

Që do t’i lodhnin çdo palë buzë !...



Mua, shpesh herë, s’më mjaftojnë buzët,

As për një puthje…

Ose, s’më duhen, kur i kam !...

……………………………………….

Se duhen shumë buzë,

Që të mund të heshtësh,

Sidomos kur të dridhet buza !...

……………………………………

Se të pengon,

Qoftë edhe një gjysmë buzë e plasur,

Që të mund të flasësh !...

……………………………….

……………………………….

Mua, gjithmonë,

Nuk më volitin buzët,

Dhe nuk e di,

Pse m’i kanë bërë ?!...





Prill 2010







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi nga poeti Hadër Mevlani Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga poeti Hadër Mevlani   Poezi nga poeti Hadër Mevlani EmptyWed Jun 30, 2010 1:29 pm



EMPAS PER GJERAT…



Gjërat s’janë njësoj, s’janë njësoj, s’janë njësoj…

Dhe kur janë njëlloj, - ato prapë s`janë njësoj!...

Gurët edhe tullat që në mur qëndrojnë :

Ato që janë më poshtë - më shumë shtypje durojnë…

Te sipërmve ju thonë : “ Hajde, vendet t`i ndërrojmë !...”

“Po s`lëvizim dot, se nuk na lejojnë,

U lodhëm nga pritja , - tërmetet vonojnë !.. “

Të jashtmet - të brendshmet, njëra-tjetrën lakmojnë :

“ E dimë ne se ç`heqim , po nuk na besojnë !...”

Gjerat janë njësoj , dhe ndërkaq s`janë njësoj !...

……………………………………………………………



Njerëzit s`janë njëlloj, s`janë njëlloj, - janë njësoj !...

Dhe kur s`janë njësoj, - ata prapë janë njëlloj ,

I bardhi, i verdhi, i nxiri me bojë…

I miri, i keqi, me gojë e pa gojë,…

Viktima, xhelati, barabar lengojnë,

I pasur, i varfër, po njëlloj ankojnë…

Nuk rreshtin s`kënaqen, përpiqen, lakmojnë,…

Ç`të marrin, ç`të japin, nuk dinë ç`kanë, ç`kërkojnë ?!...



… Njerëzit janë njëlloj, janë njëlloj, jane njëlloj,

Dhe kur janë njëlloj, - ata prapë s`janë njësoj !...

Ata që rrinë – s`rrinë, dhe ata që udhetojnë,

Pandehin se ikin – por nëvendnumurojnë !...

Çajnë male e dete, e qiej kaptojnë,

… Por prapë në vend mbeten ,…dhe vonë e kuptojnë !...



………………………………………………

Gjërat jane njësoj, janë njësoj , janë njësoj!...

Dhe kur s`janë njëlloj, - ato prape janë njësoj…

Varsja, byzyliket, qe smeralde pikojnë !...

Njëlloj janë me prangat, zinxhirët, vargonjtë,…

Kyçet që i mbajnë , dhe qafën robrojnë !...

Njëlloj – burgaxhinë, hekurat zbukurojnë !...

Shkelqejnë si diamante, - qelinë e ndriçojnë,…

……………………………………………………..

Kohët janë të njejta, kur vijnë e kur shkojnë…

Ose s`vijnë , as nuk ikin, vetëm ne - thjesht kalojmë !...







Dhjetor 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi nga poeti Hadër Mevlani Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga poeti Hadër Mevlani   Poezi nga poeti Hadër Mevlani EmptyWed Jun 30, 2010 1:31 pm



EDHE KETË HERË…





Edhë këtë herë,

S`më lanë të liqtë

te çmallem me pranverën!...

…………………………………………..

Pak kohë qëndroi ajo,

Si një vajzë e bukur

në urbanin treleksh,

Që të gjithë e përpijnë me sy,

Dhe shtyhen , - si e si ta cikin …

Kurse unë, as që munda t’i afrohem…

……………………………………….

Stacionet erdhën shpejt,

- ajo se ku zbriti,

Dhe iku në punën e saj !...





Mars 2010



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Poezi nga poeti Hadër Mevlani Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga poeti Hadër Mevlani   Poezi nga poeti Hadër Mevlani Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi nga poeti Hadër Mevlani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Një poezi e vizatimit ngjyror nga poeti Xhemajl Rudi, Zvicer
» POETI dhe FJALA
» POETI dhe FJALA
» Poeti/ja e preferuar
» Çka tha poeti - Din Mehmeti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: