Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "INTELEKT 2001..." Nr. 10

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 9, 10, 11  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:13 pm

Ngjashmëria është e pabesueshme.Ma merr mendja se, në këtë rast, studiuesit “seriozë” nënqeshin e zgërdhihen, duke thënë se ngjashmëria është normale, duke qenë se është fjala për dy gjuhë indoeuropiane. Nënqeshin e zgërdhihen… Por Petro Zheji ua ngrin nënqeshjen e zgërdhimjen në buzë, kur shpjegon se rrënjët e fjalëve rezultojnë shqipe, se rrënjët e fjalëve kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe, se vetëm shqipja është në gjendje t’i ndajë në struktura elementare semantike e t’u japë domethënie! Sidomos, kur është fjala për fjalët e përbëra sanskritishte, të cilat kanë vlerë kuptimore ashtu siç janë, teksa të zbërthyera në elementë më të thjeshtë nuk thonë asgjë në këtë gjuhë. Ai na bind se fjalët rrënjëse të shqipes ndërfuten në gjuhët e tjera duke formuar fjalë, të cilave gabimisht e qëllimisht u mohohet çertifikata shqiptare. Në procesin e tij të krahasimit me shqipen, Zheji përfshin për ilustrim edhe gjuhë të tjera si latinishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, italishtja, etj., dhe këtë e bën e bën me liri e aftësi mbresëlënëse. Zheji merr në shqyrtim disa fjalë kyçe, të cilat i gjen të pranishme në shumë gjuhë të tjera. Përshembull, kemi operatorin da, dmth daj, me da, me nda, i cili është i barazvlefshëm si në shqip ashtu dhe në sanskritisht. Ky operator që në shqip bën damun, në frëngjisht krijon donner, në gjermanisht. Po nga ky operator i lirë krijohen në frëngjisht fjalët damner =
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:13 pm

dënoj, mallkoj; condamner, dommage = në shqip, dam, në latinisht damnus, në italisht danno, fjalë që në të gjitha rastet lidhen me idenë e ndarjes. Në gjermanisht verdammt = i damë, demon, i dënuar, i mallkuar, që në shqip reduktohet kësisoj: verdammt = verdammen = ver + dammen = bër + damun. Në vijim të kësaj logjike, rezulton se edhe fjala demonos = demon, djall përmban idenë e ndarjes, ndarjes nga e tëra, nga Zoti. Demon = Damun (i damun, i damë, i ndamë). Operatori da, është i lirë vetëm tek shqipja dhe sanskritishtja. Për ta përforcuar edhe më faktin se bëhet fjalë për konceptin e ndarjes, Zheji i referohet edhe asaj që Mefistofeli thotë për veten tek “Fausti” i Gëtes: “Ich bin ein Teil des Teiles/ Der in Anfag ein Ganzes ëar…”, vargje që i përkthen kështu në shqip: “Unë jam një pjesë e asaj pjese/ që në krye një e tërë ish”. Gjuhët më të lashta të njerëzimit janë monosilabike, kjo dihet, por z. Zheji, ndryshe nga ç’mendojnë shumë gjuhëtarë shqiptarë e të huaj, na thotë se “shqipja është një sistem i tillë gjuhësor, ku edhe një silabë e vetme mund të merret si njësi semantike (sememë), domethënë është një sistem i tillë gjuhësor në të cilin ekzistojnë dimensionet më të shkurtëra të sememave”. Kjo që shpall z. Zheji, i jep fund çdo ideje sipas së cilës krijimi i
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:13 pm

monosilabave është një fenomen i rastësishëm. Duke marrë në shqyrtim bashkëtingëlloret “p” dhe “d”, kemi: p + a = pa (me pa); p + i = pi (me pi); p + o = po (me pohue); dhe: d + a = da (me da); d + o = do (me dashtë); d + i = di (me ditë); d + y = dy (dy, numër).

Nisur nga kjo, buthton edhe më tepër ideja e z. Zheji, që: “sistemi i gjuhës shqipe e përfshin atë të gjuhës sanskritishte, e pra, rrjedhimisht, është më i lashtë nga ai”. Z. Petro Zheji na bind në mënyrë të padiskutueshme se fjalët e parme shqipe, rrënjëse, kuptohet gjithmonë njërrokëshe, siç janë da (ndá) gur, ar, yll, e mjaft të tjera si këto, janë fjalë jo vetëm zanafillore të ligjërimit njerëzor, të cilat patën shtrirje dhe ndikim në formimin e shumë e shumë fjalëve të tjera në gjuhët e krijuara më vonë, janë fjalë me karakter të qartë mistik e hyjnor. Le të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:14 pm

marrim vetëm shembullin e fjalës gur, e cila në shqip, përveç nocioneve të njohur, ka edhe shumë kuptime të tjera, figurative dhe mistike. Operatorin “gur” e gjejmë në një mizëri fjalësh të gjuhëve të tjera. Përdorimi i këtij operatori të lirë në shqip, në gjuhët e tjera rezulton krejt mekanik. Kjo pasi çelësi i njëmendtë i kuptimeve të tij është vetëm në gjuhën shqipe. Nga fjala e parme “gur” krijohen fjalët prejardhura e të përbëra: guru, giri (guru, sanskr), gravis, gravidus (i rëndë, lat), e vijojnë me radhë: gorà, grud, granica, grus, gruft, greis, gram, Graal, grab, grave, gravel, grief, grembo, gero, geras, giurare, guarire, gar, gor, gorm, gärive, gurestan, gärdäne, guranz, gordojh, etj, etj, një plim i vërtetë fjalësh të huaja që kanë si rrënjë fjalën shqipe, gur. E njejta gjë ndodh edhe me fjalët ar, yll, etj. Fjalët e prejardhura nga këta operatorë, të lirë vetëm në shqip, Zheji i zbërthen në mënyrë të mahnitshme. Nën dritën e vështrimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:14 pm

tejet shkencor të Zhejit, na zbulohet vlera sakrale e kuptimeve fillimore të këtyre fjalëve monosilabike, duke dalë në pah edhe arsyeja se pse Homeri e quante gjuhë të perëndive. Kësisoj, Zheji na shpërfaq mrekullinë e njëmendtë të rolit parak të shqipes, duke ia rikthyer asaj dinjitetin e një gjuhe mëmë, të nëpërkëmbur deri më sot nga shumë studiues diletantë, apo mosnjohës të gjuhës shqipe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:14 pm

Heshtja e bukur e të mëdhenjveNë rrethin e ngushtë të miqve të mi, z. Petro Zheji është një mit, shembulli i asaj që duhet të jemi: një punëtor i heshtur i fjalës, një idealist i madh që qëndron përtej çdo tollovie mediatike, një demiurg, një dijetar i madh që e koncepton dijen si një dhuratë të Zotit, si paqe të thellë shpirtërore e jo si luftë për të dalë mbi të tjerët. Ai nuk përpiqet të dalë mbi të tjerët, por në mënyrë të thjeshtë, të pavërejtshme e sidomos të vetvetishme, ai qëndron në një majë, ku askush që i përket kësaj epoke nuk mbërrin. Është përnjëmend rast i rrallë: çdo punë që bëri dhe bën, rezultoi dhe rezulton e shkëlqyer. Nuk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:15 pm

kemi asnjë figurë të kulturës, që krahas gjërave të mrekullueshme, të mos ketë bërë edhe gjëra që duhen harruar. Por mund të thuhet me plot gojën: Petro Zheji bën përjashtim. Por, mjerisht, ai që del nga rreshti, ai që refuzon të jetë ushtar, ai që bën diferencën me të tjerët, ai që bën përjashtim, përfundon të jetë i përjashtuar! I përjashtuar nga përkujdesja dhe vëmendja. Por z. Petro Zheji është njeri i urtë. E të urtët nuk kanë nevojë për përkujdesje dhe vëmendje, sepse përkujdesjen dhe vëmendjen ata nuk i kërkojnë, por i blatojnë: i blatojnë për kulturën, për gjuhën, për dijen dhe për rritjen shpirtërore e morale të kombit të tyre. Këta individë nuk janë pasuri, por pasuria e një vendi. Këta individë nuk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:15 pm

kanë nevojë për ne, por sa turp që ne nuk kemi nevojë për ta! Zotërinë tonë të madh, Petro Zhejin, nuk e njoh. Nuk kam folur kurrë me të, nuk e kam takuar kurrë, e madje nuk e kam parë kurrë as si fizionomi. Me gjasë, mund të kem kaluar ndonjëherë pranë tij, dhe më vjen keq nëse nuk e kam ditur që pranë meje po kalon një njeri i madh. E me gjasë, në ato çaste kam qenë duke menduar se njerëzit tanë të mëdhenj janë kaq të pakët, por megjithatë nuk dimë t’i çmojmë. Ata janë të mëdhenj pavarësisht nëse ne arrijmë t’i vëmë re apo jo. Por, nëse përnjëmend duam t’i njohim ata, jemi ne ata që duhet të rriten. Dhe, atëherë, dashuria dhe respekti që do të kishim për njerëz të mëdhenj si Petro Zheji, do të shfaqej si mënyra më e mirë e dashurisë për veten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:16 pm

Artan Fida Universiteti i Tiranës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:17 pm

Nga Dante te Marini, ja të mëdhenjtë në shqip

Fragment nga një shkrim i Fatos Lubonjës

Don Kishoti dhe Fan Noli



Sikur t'i kishin lexuar këshillat që i jep Doni Kishoti Sanços, kur ky përgatitet të bëhet politikan, më saktë gubernator i ishullit të Xhabaries, ndoshta do të kishin vepruar ndryshe. Le t'i kujtojmë disa nga këto këshilla (për kënaqësinë e lexuesit, që kam frikë se prej kohësh ka humbur kontaktin me lexime të tilla) për të treguar se sa aktual, prandaj dhe pse aq i madh, është libri i Servantesit.

Janë marrë nga vëllimi i dytë përkthyer mjeshtërisht nga Petro Zheji:
Sanço,
..."Pëlqe më mirë virtytin e përunjur sesa gjynahun krenar." "Në rast se shkopi i drejtësisë të shtrembërohet ndonjëherë në dorë le të mos ndodhë nga barra e peshqesheve, por nga ajo e keqardhjes." "Mos u tërhiq kurrë nga ligji i arbitraritetit tënd që është i përhapur shumë në ca të paditur, që hiqen si të ditur." "Mos u verbo nga pasioni yt vetiak në gjykimin e çështjes së tjetrit, se ndryshe do të biesh në ca gabime që në shumicën e rasteve nuk kanë ndreqje, por që, edhe në e paçin, e kanë në kurriz të nderit dhe me rrezik të emrit tënd të mirë, në mos po edhe të ofiqit tënd."... Duket se edhe Don Kishoti ashtu si Rusoi, mendonte se të ndash moralin nga politika do të thotë të mos kuptosh asgjë nga të dyja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:17 pm

"Të riut i ndizet mendja nga ëndrra fisnike; i riu është gati të vazhdojë mendime të bukura pa interesë vetiak, është i zoti të vuajë për ideale, të dridhet nga padrejtësia dhe mprapset nga dinakëria posi nga murtaja", thotë Konica, kur flet për të riun në përgjithësi për të arritur pastaj në përfundimin se në Shqipëri nuk ka të rinj kësisoj, por ca (pleq) që kanë lindur më parë e ca të lindur më pastaj. Këto kohë kanë qenë kohë të vështira për të zhvilluar idealizmën tek të rinjtë shqiptarë, po aq sa koha e Konicës në mos po edhe më keq, pasi koha e Konicës nxori edhe mjaft të rinj të gatshëm për të dhënë jetën për idealin e tyre gjatë Luftës së Dytë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:17 pm

Në prag të 100 vjetorit të vdekjes së piktorit Vincent Van Gogh-u(1853-1890) në Tiranë u botua libri i Irving Stoun-it Etja për jetë, rrëfim për Vincent van Gogh-un, përkthyer nga Petro Zheji.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:17 pm

Artur Zheji

Shumëplanësh: shkrimtar, gazetar dhe studiues. Lindi në qytetin e Tiranës më 26.08.1961, në familjen intelektuale, me origjinë nga Zheji i Zagories.

Studimet zanafilluan në Tiranë dhe ato të larta po aty, ku përfundoi studimet në Akademinë e Arteve tw Bukura (Ish Instituti i Lartë i Arteve), në degën regjizurë. U shqua në fushën e publicistikës dhe, si rrjedhojë punoi edhe si gazetar në Shqipëri dhe Itali. Në periudhën e plurimendimit është ideues i mjaft emisioneve me objekte e tematika shumë të gjalla: “36 gradë Globi mediatik”, “360.0 lufta në Maqedoni”, “Kosova, luftë për paqe”, “Maratona për një drejtësi të drejtë” e tjerë. Këto emisione janë dhënë në TVA (Televizioni “Arbëria”).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:18 pm

Përveç këtyre, që përmendëm më lart, në vitin 1996 filloi bashkëpunimin si korrespodent nga Roma në radio DEUTCHE welë. Në vitin 1997 kontaktohet nga “Radio Radikale” si specialist i çështjeve ballkanike dhe i Evropës Lindore.

Artur Zheji është shquar edhe në fushën e botimeve si nw shkruarjen e mjaft artikujve mbi çështjet ballkanike në revistën gjeopolitike “Limes” dhe në gazetën “L’opinione”. Më 1999 u aktivizua në disa emisione italiane në RAI dhe MEDIASET.

Në fushën e lëtersisë ai vjen i dytrajtshëm si poet dhe dramaturg.

Dramat e Artur Zhejit: “Rajmonda”, “Qerosi”, “Mbreti i gënjeshtrave” (përkthyer edhe në italisht), “Fluturimi i thyer”, “Ishulli i shtegtarëve të huaj”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:18 pm

Si rrjedhojë e gjithë kësaj veprimtarie të ndërmarrë dhe të suksesshme ai u zgjodh më 30.09.2002 si Drejtor i Përgjithshëm i RTVSH . Tashmë është ekspert i Shoqërisë Civile në Shqipëri dhe pjesëmarrës në shumë debate politike, shoqërore në mjedien elektronike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:19 pm

Figuracioni dhe krahasimi analitik në këtë skicim dilemor

Mençuri apo sançopançizëm?

Nga Dr.Kleanthi ZotoKur ballafaqohesh me të përditshmen, me problemet, kontradiktat e me pengesat që hasen, me zgjidhjet e me parashikimet që bëhen për të vënë shoqërinë në udhën e progresit, natyrshëm të lindin edhe pyetje të tilla: Janë zgjidhje në kohë veprimtaritë që ndërmerren? Vijnë ato nga një mendim i pjekur që ecën në rrjedhën e kohës apo jashtë saj? I kërkon koha mendimet, veprimtaritë apo janë me rrjedhje donkishoteske e me “bekim” sançopançist? Pse të urtëve,të mençurve u kundërvihen sançot e donkishotët? Dhe së fundi…. Pse tek ne kjo vepër do kuptohet më mirë? Se siç pohon Noli në parathënien e kësaj vepre madhore, e përkthyer në mënyrë krijuese nga Ai vetë e nga Petro Zheji, se “tipat e bejlurçinës dhe larot i gjejmë në çdo çast”. Dhe qëmtimi i sançopançëve, pra dhe i simbiozës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:19 pm

së tyre donkishotëve nuk ka qenë e vështirë dje, por besoj edhe sot nuk do të ecim shumë për t´i nominuar. Ata gjenden kudo po t’i kërkosh: në “errësirë”e në dritën e diellit. Pa e tepruar, po ku më shumë e ku më pak donkishotizmi ka zënë vend deri në njëfarë shkalle edhe në hapësirat e monarkëve, diktatorëve, liderëve e lidershipit të ditëve tona. Mbreti Zog, p.sh, megjithë meritat që ka si shtetformues, bëri përpjekje të ngjiste liberalizmin perëndimor me konservatorizmin turkoshak. Noli, një nga kryeministrat më të kulturuar të Evropës në kohën e tij, dështoi në politikë me Revolucionin e Qershorit të ´24. Enver Hoxha, deshi të mbronte dinjitetin kombëtar, duke e izoluar Shqipërinë me bunkerë e tunele nga bota e qytetëruar e demokratike. Sali Berisha bën përpjekje të vendosë shtetin e së drejtës duke rrudhur hapësirat e institucioneve të pavarura e duke shtrirë pushtetin ekzekutiv në hapësirat e pushteteve të tjera. Fatos Nano në emër të liberalizmit “mbolli” anarkinë e dembelinë. Po nuk ka pak hapësirë donkishotizmi edhe tek lidershipi i partive të tjera parlamentare e joparlamentare. Është donkishotizëm, mendoj, “shartesa” e mbulesës demokratike me
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:20 pm

përmbajtjen patriarkale e fisnore që e vërejmë te disa forca politike. Sot, p.sh, kemi rreth 15 parti parlamentare që përfaqësojnë rreth katër milionë banorë. Shumë për një vend të vogël e me një ekonomi të dobët si kjo jona. Po të bëjmë pak “zhytje” te ky problem do të vërejmë se një pjesë syresh, parti-bija të prejardhura nga parti-mëma, janë shkëputur për privilegje e karrike liderësh e jo përprograme e alternativa. Sot, p.sh, ka disa parti që e nominojnë veten e tyre si të majta, madje ndonjë e shpall veten si të vetmen forcë opozitare e “lider të së majtës”, duke iu kundërvënë hapur edhe PS - së. Shtrohet pyetja: mund të jesh forcë e tillë kur kundërshtarin e koncepton si armik e kur te forca kundërshtare nuk sheh asnjë hapësirë për kompromis? Sot, p.sh, ka disa parti në mbrojtje të mjedisit, dhe kjo është një gjë e mirë. Por për të keqen e këtij vendi, PAA-ja që është pjesëmarrëse në çdo qeveri jo vetëm nuk është në mbrojtje të mjedisit, por ndikon në ndotjen e tij. Dhe qytetarit me të drejtë i lind pyetja: pse i është mekur zëri Xhuvelit e atyre që e pasojnë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e hektarëve me pyje që u jepen atyre që i presin në mes jetën “rinisë drusore” për interesa industriale? Pse nuk e kanë ngritur zërin kundër atyre që devijojnë shtretërit e lumenjve?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:20 pm

Pse nuk shqetësohen për shterpëzimin e tokës e për rrudhjen e saj; nuk e njohin faktin që ne jemi vendi me më pak tokë për një banor? Dhe pyetje të kësaj natyre të lindin; por desha t´i bëj edhe një pyetje të hapur liderit të kësaj partie e njëherazi edhe ministrit të Mjedisitnë çdo qeveri: Pse nuk merreni me ruajtjen e tokës, pyllit, shtratit të lumenjve;me luftën kundër ndotjes e pakësimit e oksidit të karbonit; me luftën kundër erozionit; me ….? Këtu mendoj se kërkohet sa mençuri aq edhe urtësi për të të mos vënë etiketën e të “prapambeturit” e anti-industrialistit; por atë të një personaliteti që sheh përtej kohës së vet. Idetë, pikëpamjet e qëndrimet donkishoteske nuk lëvizin në rrotën e kohës, ato i vijnë të sotmes nga e kaluara e largët, e, si të tilla ato nuk kanë mundësi të mbijetojnë gjatë, por kur shfaqen janë me pasoja negative. Them nuk kanë mundësi të mbijetojnë se demokracia, shkenca, arti, filozofia, jurisprudenca….. ua rrudh gjithnjë e më shumë hapësirën; por ato janë si krisja e nuk i jepen “mortjes” lehtë sidomos në shoqëritë në tranzicion siç jemi ne. Kur thekson Noli se kjo vepër do të kuptohet më mirë tek ne, madje edhe ne një vend demokratik, siç thekson studiuesi Piro Loli, shpjegohet edhe me faktin e bazës shoqërore ekzistuese. Pa mundur të bëj analizë në këto rreshta, por një pjesë e apariçikëve të organeve qendrore e lokale të partisë-shtet humbën privilegjet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:21 pm

që kishin; një pjesë e ish- punëtorisë dhe e ish-fshatarësisë kooperativiste, sidomos ajo në përbërje të aparateve komanduese që nuk emigroi dot, mbeti pa punë….Të gjithë këta kanë hapësira për sançopançizmin e përdonkishotizmin.Pse….. Donkishotizmi mund të jetojë pa sançopaçizmin? Jo. Kjo, se siç thekson Servantesi : “Shyqyri i tij është derdhur në atë kallup, aq sa marrëzia e zotërisë, të mos vlejë asnjë grosh pa budallallëkun e shërbëtorit”. Dhe shyqyrët tanë që vënë theksin te “masat e shpejta” që mori qeveria për “likujdimin” e pasojave të Gërdecit, se sa te fenomeni “Gërdec”; që duartrokasin zotërinë e tyre edhe pse Ai bënte qejf nëpër kazinotë e botës, edhe kur njerëzit i përpin deti; që….nuk kemi të drejtë t´i pagëzojmë me emrin Sanço e DonKishot? Dhe sançot e donkishotët jo vetëm që u kanë marrë emrin, por ata u ngjajnë çuditërisht në shumë drejtime. Sançon, që ka besim te “sojlliu”, te i “mençuri” e deri te lideri që ka “lexuar” shumë, e gjejmë të trupëzuar te militantizmi ekstrem i ditëve tona. Ata e dinë p.sh, që deputeti, këshilltari bashkiak apo i komunës është injorant, mediokër madje deri hajdut, dhe bëjnë të 99-at për t´i riprurë në Parlament, Bashki e Komunë…..Këtë e bëjnë sa nga injoranca e mediokriteti, aq edhe nga interesat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:21 pm

e tyre vetjake, familjare e deri klani. “Perëndia e di, thoshte Sançua, që unë jam kaur ivjetër, kjo më mjafton të bëhem kont”. Nuk ngjan ky mentalitet sançopançian i origjinës tipike feudale me mentalitetin e sotëm militant të disa ekstremistëve se: “Partia e di që unë jam anëtar i vjetër e besniku i saj deri në vdekje; nuk mjafton kjo për të më bërë drejtor, prefekt, administrator e të fitoj një tender?!…..” Dhe “sançot” besnik ndaj “donkishotëve” rrudhin hapësirat e personaliteteve shkencore, njerëzve të aftë e profesionistëve me zë. Si të tillë këta kërkojnë të kthejnë të kaluarën e injorantëve që zinin vende deri në majat më të larta të administratës së partisë-shtet, vetëm e vetëm se ishin me përbërje punëtor e besnik ndaj diktatorit e sejmenëve të tij. Feudalizmi i krijon hapësirë militantizmit ekstrem, besnikëve të “magjepsur” pas zotërisë; ai ka nevojën e sançove për t’u bërë të mundur mbijetesën donkishotëve. Ndërsa demokracia ka nevojën e meritokracisë, njerëzve të ditur e të mençur, shkencëtarëve e profesionistëve me zë; njerëzve që e fitojnë jetesën e mbijetesën me djersën e mundin e tyre. Por militantët tanë për t’u “mjekuar” nga “bacili””sanço” duhet t´i drejtohen Sanços, se siç thotë populli: “e ftohta del me të ftohtë dhe mikrobi nxjerr mikrobin”. Ata duhet t´i drejtohen pendesës së Sanços kur thotë: “Zanati im është të liroj e të mih tokën,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:21 pm

të mbjell e të kosit hardhitë, por jo të krej ligje”. Kjo mendoj do të ishte një këshillë tepër e vlefshme për ata që se ndjejnë veten mirë si deputetë, bashkiakë, komunarë, pse jo edhe drejtorë e administratorë, ministra e kryeministra….Nuk do të ishte mirë për ta, madje edhe për shoqërinë, të ushtronin profesionin e nderuar të mjekut, mësuesit, bujkut, blektorit …sesa të deformojnë politikën e qeverisjen me donkishotizmin e sançopançizmin e tyre….E them këtë se ky është një “bacil” i rrezikshëm dhe kur je mësuar ministër e deputet…. edhe pse jep dorëheqjen, “pendohesh” e kërkon të rikthehesh prapë atje ku ishe, madje edhe më lart. Njerëz të këtij kallëpi nuk e kuptojnë sentencën se “karrikja është e ëmbël, por djeg si piperi”. Sançot e donkishotët “bredhin” nëpër Shqipëri,”bredhin” nga një parti në tjetrën në kërkim të karrikes; dhe do të “bredhin” sa t´i përzërë progresi e demokracia e pjekur, punësimi e kamja e përgjithshme e shoqërisë. Më në fund donkishotëve e sançove do t’ua bëjë jetën të padurueshme e do t’u rrudhë në maksimum hapësirat dituria,mençuria e urtësia e një mase të madhe njerëzish të zhveshur nga servilizmi, mediokriteti e krahinizmi i ngushtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:21 pm

SHPREHJE FRAZEOLOGJIKE NGA ZAGORIA

I mblodhi Jorgo S. Telo



- Kjo është thelë mbi bisht”

- Po ti, ç’më kapardisesh, sikur do të na bësh koqevenë 1) e Pashkës së Madhe?

- Barku plot s’punon dot, barku firë s’punon mirë.

- Më zuri gjuha lesh e ti nuk po nxë akoma.

- E zuri punën me qyt2) e bot3).

- Dhe njëherë që bëra drithë, m’u dogj gruaja në b…

- Bamb e bumb – këmborë e madhe…qumështi – gjysmë okare 4)…

- Kur të të vinë ty mentë, s’do t’i hanë as qentë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:22 pm

- Kokë do vënë barunë, s’dëgjove, prandaj të zunë.

- Moj kokë e qenit, moj qene, që s’dite për veten tënde!

- Shikomë turinë 6), pa vumë kusinë…

- Më vajti puna thelë mbi bisht.

- Kujdes, se do të ta pjek byrekun…

- Ç’m’u qepe si m…pas këpuce?!

- Ai është shosh e sit e mos gatuaj.

- Kataraq7) i derës, o fyt i bucelës.

- Kjo nuse është uthull nga goja…

- Ata janë tre qe e dy pëndë.

- Një nga dhia dy nga vija.

- Ç’më dukesh si viç i palëpirë!

- Ata u grindën e u bënë çkul Cool
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 EmptySun Jul 18, 2010 10:22 pm

- Edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë.

- Ç’e do malë e ç’e do gjënë, kur s’ke grua (burrë) për të qënë…

- Mos u hiq lart e mbëdhe 9), po hiqu sikundër je!

- Ai është gdhiu çoku10) e erru çonga11)…

- Ti je ku rafsha, mos u vrafsha.

- Dhëntë e dhitë e Qeres, nami i Hasan Meres.

- Na rruat motër e burrit, që i vuri kratë12) murit.

- Rëndë- rëndë – bereqeti, u shtoftë si ujë deti.

- Merre me lëng, se mishi u mbarua.

- I zuri luga ujë e sikur ka zënë Perëndinë nga topet…

- Sa hedh një këmbë, tjetrën ma ha qeni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"INTELEKT 2001..." Nr. 10
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 11Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 9, 10, 11  Next
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» IMAM ISA HOXHA (1918-2001)
» HAFIZ SELIM YVEJSI (1913-2001)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: