Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dr. Faik Luli

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Dr. Faik Luli Empty
MesazhTitulli: Dr. Faik Luli   Dr. Faik Luli EmptySun Sep 05, 2010 1:07 am


Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Dr. Faik Luli (1928-2004)



Dr. Faik Luli ishte mësues, studiues, dijetar, besimtar, atdhetar....

Faik Luli lindi me 6 maj 1928 në Shkodër. Rrjedh prej një familje tregtare, por e ndershme, bujare, besimtare dhe atdhetare. Mësimet fillestare dhe të mesme, “Gjimnazi i Shtetit” i kreu në Shkodër, ku ishte shpallur nxënësi më i mirë.
Por, me gjithë këtë, në vitin 1946 iu ndalue e drejta e vazhdimit të shkollimit në gjithë Shqipninë dhe urdhërohet nga “Nëna Parti” të vetburgosej në shtëpi...
Në vitin 1957, pas dhjetë vjetësh, i jepet e drejta e shkollimit dhe regjistrohet me korrespodencë në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër, të cilën e kreu me rezultate të shkëlqyeshme. Kështu i kreu edhe studimet në Universitetin e Tiranës, për Gjuhë-Letërsi, ku diplomoi në vitin 1961.
Pas diplomimit, Dr. Faik Luli iu përkushtue arsimit, edukimit. Në fillim shërbeu si mësues në rrethin e Shkodrës, në Koplik e Guri i Zi, ndërsa më vonë ishte inspektor i arsimit të qarkut të rrethit të Shkodrës. Ka shërbye si Z/Drejtor i shkollës fillore “11 Janari” në Shkodër. Ka shërbye si Metodist në Kabinetin Pedagogjik, prof. i Letërsisë e Gjuhës Shqipe në Gjimnazin e Shkodrës e në detyra tjera, deri sa doli më pension në vitin 1983...
Dr. Faik Luli, edhe pse doli në pension, ai nuk ndejti kot, me pushue, por vazhdoi jetën duke punue. Ka punue si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë Pedagogjik, ndërsa në Shkollën Pedagogjike si prof. i psikologjisë.
Nga viti 1996 punoi si prof. i gjuhës shqipe dhe kryetar i komisionit të lëndëve të shkencave shoqërore në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër.
Në vitin 1997 është zgjedhur Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë Musliman “Kultura Islame”, për degën e Shkodrës. Po këtë vit, me 1997, Dr. Faik Luli, si besimtar që ishte, e kreu edhe detyrën e shenjtë të haxhillëkut, duke vizituar vendet e shenjta Mekkën dhe Medinën....
Përveç këtyre detyrave e shërbimeve, Dr. Faik Luli kohë pas kohe ka mbajtur seminare e leksione njëvjeçare pasuniversitare në Tiranë për lëndën historia e arsimit, ka mbajtur leksione metodike, të organizuara nga Ministria e Arsimit në Tiranë për problemet e drejtëshkrimit, kualifikime mësuesish etj.
Përveç gjithë këtyre detyrave, shërbimeve, Dr. Faik Luli është marrë edhe me shkrime e botime. Ka shkruar mbi 200 artikuj, të cilët janë botuar në të gjitha trojet shqiptare, ka redaktuar 24 libra, ka botuar tekste shkollore-mësimore, disa prej të cilave janë:


1. Metodika e leximit letrar, Tiranë, 1969
2. Metodika e gjuhës shqipe, kl. I-VIII, Tiranë, 1969, (bashkautor me F. Agalliun)
3. Metodika e letërsisë dhe e leximit letrar, Tiranë, 1972, (bashkautor)
4. Metodika e leximit letrar dhe e letërsisë, Tiranë, 1984
5. Metodika e leximit letrar dhe e letërsisë, Tiranë, 1987
6. Metodika e leximit kl.I-IV, Tiranë, 1984
7. Metodika e gjuhës shqipe, kl.I-IV, Tiranë, 1984
8. Metodika e leximit kl.I-IV, Tiranë, 1987
9. Metodika e gjuhë shqipe kl. I-IV, Tiranë 1987 (bashkautor me I.Dizdari, S.Hoxha)


Dr. Faik Luli, përveç teksteve shkollore-mësimore, ka botuar edhe libra të tjerë të ndryshëm, disa prej tyre janë:


1. Mësimet përgjithëthonjëse në shkollën fillore, Tiranë, 1967.
2. Puna me ortografinë në shkollën fillore, Tiranë, 1968,
(bashkautor me I. Dizdarin)
3. Këndimi dhe leximi letrar në ciklin e ulët, Tiranë 1973.
4. Gjimnazi i Shkodrës 1922-1972, Tiranë, 1972,
(bashkautor me Xh.Repishtin)
5. Përsëritja në shkollën 8-vjeçare, klasa I-IV, Tiranë, 1986
6. Historia e arsimit kombëtar dhe e mendimit pedagogjik shqiptar I, Tiranë, 1987 (grup autorësh)
7. Gjuha shqipe 2, Libër ndihmës për mësuesit e ciklit të ulët të shkollës 8-vjeçare, Tiranë, 1986, (bashkautor me I.Dizdarin, N.Jaçon)
8. Një jetë në shërbim të fesë, Tiranë, 1996, (bashkautor me I.Dizdarin)
9. Në kujtim të brezave, Shkodër 1998 ( kushtuar 40 dijetarëve dhe hoxhallarëve të shquar të Shkodrës, Shkodër 1998 (bashkautor me I.Dizdarin dhe N.Bushatin)
10. Imam Vehbi Ismaili, SHBA 1997 (bashkautor me I.Dizdarin)
11. Mevludet në gjuhën shqipe, Shkodër, 2002, (bashkautor me I.Dizdarin)
12. Opinione, njerëz, ngjarje, Shkup, Logos-a, 2004
13. Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat, Shkodër 2004 (bashkautor me I. Dizdarin, dorëzuar për botim tek Logos-a, Shkup)
14. Sheh Ahmet Shkodra, jeta dhe vepra, Shkodër, 2004.

Përveç gjithë këtyre botimeve shkollore-mësimore, librave me përmbajtje kulturore e shkencore, Dr. Faik Luli ka marrë pjesë në seminare vendore e ndërkombëtare, në konferenca shkencore për çështje historike, arsimore e kulturore.
Për herë të parë me Dr. Faik Lulin u takuem e biseduem në Prishtinë, në Medresenë “Alauddin”, me 23-24 maj 2003, gjatë Konferencës Shkencore “Shtypi Islam Dje, Sot Dhe Nesër”, organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Në këtë Konferencë Shkencore, e cila zgjati dy ditë, e që u lexuen afër 40 kumtesa, nga të gjitha trojet shqiptare e diaspora, vlen të shënohet se kumtesa e Dr. Faik Lulit dhe Prof. Islam Dizdarit, me titull: “Kontributi i revistës “Zani i Naltë” për kulturën kombëtare” zgjoi vëmendje të veçantë tek dëgjuesit, që e kishin mbushur përplotë amfteatrin Medresesë “Alauddin” të Prishtinës....
Dr. Faik Luli ishte një burrë zotni, i qetë, gojë ambël, i dashur, mësues, studiues, shkrimtar, dijetar, besimtar e atdhetar. Dëshmi për këto cilësi janë veprat e tij. Ky burrë shkodran, për shërbimin e tij aq të çmuar, në saje të veprave, është vlerësuar:


1. Me titullin “Arsimtar i dalluar“ (1962)
2. Me urdhërin “Naim Frashëri” të klasit I (1987)
3. Me titullin “Mësues i Popullit“ (1993)
4. Me titullin e nderit “Doktor Honoris Causa“ (2000)


Dr. Faik Adem Luli ndrroi jetë me 11 nëntor 2004 në Shkodër, në moshën 76 vjeçare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme për kulturën fetare e kombëtare në të gjitha trojet shqiptare...

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dr. Faik Luli
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FAIK SMAJLI - Poezi
» Dede Gjo Luli, mbrojtesi fisnik i trojeve Shqiptare
» "Gjurmë në kohë" - Libër i ri nga Faik Miftari

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: