Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 FAIK SMAJLI - Poezi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

FAIK SMAJLI - Poezi Empty
MesazhTitulli: FAIK SMAJLI - Poezi   FAIK SMAJLI - Poezi EmptySat Apr 18, 2009 3:07 pm

EPOPESË SË JASHARËVE

Në Prekaz binin tupanat,
Çiftelitë larg jehonin;
Kishin zbritë Shqipet nga malet:
Po kërcenin e këndonin.

Në atë Kullë nuk njihej mortja
Si në dasmë ishte përnatë,
Mbushur plot me miq e shokë,
Idealet mbaheshin lartë.

Kur mbaronin kënga e vallja
Shqipet flisnin rend me rend,
Qanin hallet e Shqipërisë Loke
Që me shekuj s'po zë vend.

Re të zeza na është mbushë qielli,
Nuk po shohim diellin me sy.
Shkjau me tank rrinë te dera
Na e ka mbyllë Lirinë nën dry.

Çohuni burra ta bëjmë Betimin
Në Flamur të Kastriotit
Se kjo tokë është veç e jona
Me pushkë kokën t’ia shtypim korbit!

S'jem të huaj në shtëpitë tona
Mijëra vjet janë trashëgim,
Amanet na i la i pari
Nga flijimi në flijim.

Shumë hordhi kanë ardh kësaj toke
Vinin e iknin të gjithë me rend,
Fusha e male nuk i duronin,
Veç të zotin, zot n'këtë vend.

Dhe ky shkja shpejt do thyej qafën
Se ka burra prapë Shqipëria,
Që ua presin plumbat me dorë
Dhe i ndjekin kah Shumadia.

Nga aksioni në aksion
Bacë Ademi syshqiponjë,
Si nën kosë binin barbarët,
S'mund të priste se i bëhej vonë.

Hamzë Jashari shkëmb graniti
Që aq shumë donte Lirinë,
Aq i bënte jeta e tij
Se luftonte për Shqipërinë.

Babë Shabani gjithmonë thoshte
Se Liria nuk blihet n'pazar:
Sugjeronte e këshillonte,
Ishte tamam Komisar.

Një ditë marsi ia mësynë Prekazit
Me topa e tanke një ushtri,
Por Prekazi nuk po tundej
Tash po bënte Histori.

Në Prekaz - Kala Drenice
Dasma e madhe kish filluar,
Krushqit tashmë ishin nisur
Për ta marrë Lirinë praruar.

Me këngë në gojë sfidonin burrat
Një ushtri ardhur nga mesjeta,
Kur pushonte Zhuj Selmani
U ndihmonte Azem Bejta.

Dhe menduan se i vranë
Mori fund dhe kjo histori,
Por asnjë s'e mori vdekja,
Të gjithë shkuan në përjetësi.

Këtu barbarët morën tatëpjetën
Dhe rrokulliseshin për në humnerë.
Në qiellin tonë dukeshin shqiponjat
Shqiptari po lindte edhe njëherë.

Dhe sa herë t'ju merr malli
Edhe doni që t'i gjeni:
Në çdo cep të Shqipërisë Nënë
- Në Flamur, aty i keni!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

FAIK SMAJLI - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: FAIK SMAJLI - Poezi   FAIK SMAJLI - Poezi EmptySat Apr 18, 2009 3:07 pm

ATDHEU

Atdheu është dhimbje,
është lot!
Atdheu është mallëngjim,
Që të përvëlon!
Atdheu është uri - bukë e ëmbël
që nuk ngopesh dot!
Atdheu është i butë,
i ashpër është zjarri që të djeg!
Atdheu ka sy, veshë, ka gojë
sheh dhe di të flasë!
Atdheu është mallkim,
kudo të ndjek pas!
Atdheu është fe,
Zot është bekimi!
Atdheu është kënga më e bukur
që nuk ka mbarim!

Londër, 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

FAIK SMAJLI - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: FAIK SMAJLI - Poezi   FAIK SMAJLI - Poezi EmptySat Apr 18, 2009 3:07 pm

KUR ISHTE LUFTA NË KOSOVË

Kur ishte lufta në Kosovë
Jeta kushtonte lirë, shumë lirë
Çmendurisht lirë
Nganjëherë, nuk i harxhonin as fishekët
Se thikat, bajonetat a një fije shkrepsë,
Ua shfrynin epshet më mirë.

Kur ishte lufta në Kosovë
Jeta kushtonte shtrenjtë, shumë shtrenjtë,
Çmendurisht shtrenjtë
Me mijëra e mijëra para,
Dhe nganjëherë
S'e mbulonin as paratë e gjithë botës.
Blihej, shitej e stërshitej jeta
Kur barbarët dilnin për gjah.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

FAIK SMAJLI - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: FAIK SMAJLI - Poezi   FAIK SMAJLI - Poezi EmptySat Apr 18, 2009 3:08 pm

FATI I MËRGIMTARIT

Që kur u nisa dhe mora botën në sy
Kam shkuar kudo, deri prapa diellit.
Kalova shumë toka, kalova shumë dete,
Duke ecur këmbë, a fluturuar qiellit.

Dhe mbrapa atdheun me lot e kam lënë,
Atdheun tim të madh, atdheun tim të mirë.
Sa më është zvogëluar, e mas me një pëllëmbë
Në një hartë të vjetër, në tryezë shtrirë.

Për pak ditë u nisa, mbeta këtu - një shekull,
Kush e kish menduar këtë karrem të zi!
Tash s'po më lënë hallet, lidhë më janë për këmbë
Që të shkoj tek ai e të mos ndahem prej tij.

Veç kur shkoj n'vizitë njëherë në shumë vjet
Dhe marr disa kujtime, peng lë shpirtin tim;
Unë tash për atdheun, jam veç një turist:
Qaj moj zemër, qaj, digju shpirti im!

Londër, 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

FAIK SMAJLI - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: FAIK SMAJLI - Poezi   FAIK SMAJLI - Poezi EmptySat Apr 18, 2009 3:09 pm

URAT

Thonë se urat janë të shenjta,
I shpikën vet perënditë,
Që t'i bashkojnë njerëzit,
... Edhe dashuritë!....

Unë, e di një Urë,
- Që përgjakë njerëz,
E shtrëngon djalli në fyt!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

FAIK SMAJLI - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: FAIK SMAJLI - Poezi   FAIK SMAJLI - Poezi EmptySat Apr 18, 2009 3:09 pm

JETA

Vrapoj e vrapoj pas teje
-si një Marathonomak,
se, ti më mashtron me ëmbëlsira,
e unë, mundohem që t'i kap
dhe kur të të afrohem pak më afër,
ti befas ndalesh!
Më gjuan me rrebesh gurësh,
më rrëzon për tokë, hundë e buzë m´i përgjakë!
-pastaj, ti qesh me mua, si me një të marrë
Unë, i gjori mezi ngritem
dhe prap...
-vrap e vrap pas teje.
Por, tani -ti më ikë përherë e më larg,
përherë e më mbrapa mbetem
gjithnjë e më shumë, fryma më harxhohet,
por, edhe me këtë frymë që më ka mbet,
pas teje do të vijë, me shpresë...
- se mos të ka rënë ndonjë grimcë rrugës!
E, kur të më jetë harxhuar e mbrama frymë,
e ti, të më kesh harruar,
tjetri do të vijë në radhë pas meje;
edhe ai, vrap e vrap pas teje.
Unë, e di se -edhe atë do ta gjuash me gurë,
por, të isha lutur shumë...
mos e gjuaj me gurë të mëdhenj
siç me gjuajte mua!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

FAIK SMAJLI - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: FAIK SMAJLI - Poezi   FAIK SMAJLI - Poezi EmptySat Apr 18, 2009 3:10 pm

LYPËSI

Për ty, nuk ndërrojnë stinët,
ti ke vetëm një stinë:
stinë dimër - det i zi!

Nuk di, e mbyte ti zotin,
apo ai të mbyti ty!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





FAIK SMAJLI - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: FAIK SMAJLI - Poezi   FAIK SMAJLI - Poezi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FAIK SMAJLI - Poezi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dr. Faik Luli
» POEZI PËR DËSHMORËT
» Hajk
» Poezi e dhimbjes
» POEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: