Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 NDĖRRIM TERRITORESH - ZGJIDHJE PRAGMATIKE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 42
Age : 33
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

MesazhTitulli: NDĖRRIM TERRITORESH - ZGJIDHJE PRAGMATIKE   Mon Sep 06, 2010 3:40 pm

Shteti i “kushtėzuar” i Kosovės



Mė 17 shkurt 2008 me ndihmėn e Bashkėsisė ndėrkombėtare, Kosova kishte shpallur pavarėsinė e saj. Kjo pavarėsi ėshtė produkt i luftės sė saj, sakrificės sė popullit tė saj, angazhimit tė Bashkėsisė ndėrkombėtare, pėrkatėsisht SHBA-ve dhe shteteve mė tė mėdha tė BE-sė, tė cilat pėrmes tė ashtuquajturit Planit tė Ahtisarit kishin pėrcaktuar rregullimin juridik dhe normativ tė kėtij vendi. Ky projekt ishte njė kompromis politik ndėrkombėtar, por tė cilin nuk e kishte pranuar Serbia dhe disa shtete aleate tė saj. Dialogu i zhvilluar me kėtė Plan nė Vjenė tė Austrisė ishte njė farsė politike, sepse nuk u pyet as Prishtina, por as Beogradi. Ky Plan ishte obligues, nė stilin “merre” ose “leje”, nė tė kundėrtėn bota kishte filluar tė humbas durimin nga mosmarrėveshjet nė kėto hapėsira.



Funksionimi i shtetit tė “kushtėzuar” tė Ahtisarit



Shtetit i “kushtėzuar” i Ahtisarit ka defekte tė mėdha, sepse Prishtina, pėrkatėsisht Qeveria e saj ėshtė nė njė mbikėqyrje tė rreptė ndėrkombėtare nė tė gjitha sferat e jetės. Edhe pse kanė kaluar dy vjet nga shpallja e pavarėsisė sė saj, ky shtet nuk funksionon nė tėrė territorin e saj. Pėrkundėr tė drejtave tė mėdha qė u jep Plani i Ahtisarit serbėve tė Kosovės, kjo pakicė assesi tė akomodohet dhe tė pranoj shtetin e ri. Nėpėr vendbanimet e tyre nuk respektohet ky shtet, ndėrsa nė pjesėn veriore tė Kosovės kanė formuar sistem paralel shtetėror. Kėtu duhet tė pėrmendet fakti se pas vitit 1999 nga kjo pjesė janė dėbuar me dhunė shumica e shqiptarėve, ndėrsa tani ėshtė krijuar njė realitet tjetėr dhe kanė arritur tė bėhen shumicė.



Padyshim se Beogradi ėshtė mbėshtetėsi kryesor i tyre, por edhe financuesi i kėtyre organeve paraleleve serbe. Kjo politikė minuese ndaj shteti tė Kosovės deri mė tani nuk ėshtė penguar nga faktori ndėrkombėtar, por as nga pushteti vendor. Ndaj Beogradit nuk janė ndėrmarrė kurrfarė masa pėr ndaljen subversive ndaj shtetit tė Kosovės. Politikanėt e Beogradit, Kosovėn ende e pėrdorin si poligon tė ekspozimit tė ideve dhe projekteve tė tyre nacionaliste. Pėr kėtė situatė, njė pjesė tė fajit e ka Bashkėsia ndėrkombėtare, sepse njė kohė tė gjatė kishte toleruar njė gjendje tė tillė, por edhe politika vendore, e cila nuk kishte treguar ndonjė interes pėr kėtė problem.



Pas kėsaj situate kemi njė gjendje jo funksionale tė kėtij shteti, sepse si nėpėr vendbanimet serbe, por edhe nė pjesėn veriore tė saj funksionojnė struktura paralele tė njė shteti tjetėr. Kjo gjendje ėshtė duke e dėmtuar nė masė tė madhe shtetin e Kosovės, si nė sferėn e brendshme, por edhe nė tė jashtme.



GJND-ja dhe GNK-ja (ICG)



Pas mendimit pozitiv tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė pėr pavarėsinė e Kosovės ishin formuar opinionet se ky proces ka marrė fund. Por, Beogradi dhe aleatėt e saj po bėjnė ēmos qė ky proces tė mos mbyllet dhe tė kthejnė situatėn mbrapshtė. Beogradi me sugjerim tė aleatėve tė saj ka propozuar njė pr/rezolutė nė KS tė OKB pėr tė kėrkuar rishqyrtim tė statusit tė Kosovės, sepse sipas tij kjo punė ende nuk ka pėrfunduar. Beogradi dhe politika e saj karshi Kosovės shumė pak ka ndryshuar kursin e saj nacionalist. Ajo ende ėshtė nė stadin e sė kaluarės dhe kurrsesi tė futet nė rrjedhat e reja ndėrkombėtare. Qėllimi final i pėrpjekjeve tė Beogradit ėshtė bindja e botės pėr ridefinimin e kufijve tė ri nė Ballkan, por jo si Millosheviqi me luftė dhe shkatėrrime, por me dialogut dhe mjeteve tė tjera demokratike.



Padyshim, nė dobi tė kėtij opsioni ishte raporti i kėtyre ditėve i GNK-sė (ICG), i cili kishte dalė hapur me qėndrime pėr mundėsinė e autonomisė sė pjesės veriore tė Kosovės, apo lidhjes sė saj me Serbinė, eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve serbe, decentralizim tė pushteti nėpėr vendbanimet serbe, por edhe mundėsinė e shkėmbimit tė pjesės veriore me Luginėn e Preshevės.



Jo rastėsisht, ky propozim ėshtė dhėnė nga njė organizatė, e cila njihet nė tė kaluarėn si kėshilluese e proceseve tė Kosovės, por qė kishte ndikim tė theksuar nė politikėn ndėrkombėtare. Pėrfaqėsuesja e saj haptas kishte deklaruar se deri te ky qėndrim kishin ardhur duke intervistuar elitat kryesore si nė Kosovė, Shqipėri, Serbi, por edhe vendet e rajonit.



Kush e mbėshtet shkėmbimin territorial?



Ideja e ndėrrimit territorial ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė daton nga fillimi i viteve 70’tė dhe si promotor i saj shquhet Akademia arteve dhe shkencave serbe nė krye tė akademikėve Aleksandar Despiē dhe Dobrica Qosiq. Mirėpo, Millosheviqi nuk ishte pajtuar dhe donte me luftė tė pėrmbyllė njėherė e pėrgjithmonė ēėshtjen e Kosovės. Mė vonė kėtė koncept kishte filluar tė aktualizoj ish-kryeministri i vrarė serb Zoran Gjingjiq, i cili kėrkonte nga Bashkėsia ndėrkombėtare njė zgjidhje fleksibile tė tillė. Ky opsion, jo vetėm nė Beograd, por edhe nė SHBA dhe qendrat e ndryshme evropiane ka marrė njė mbėshtetje tė theksuar. Lobi serb nė SHBA ka arritur qė tė ndikojė nė administratėn e presidentit Barak Obama, por edhe nė qarqet i disa kongresistėve demokrat dhe republikan qė tė shqyrtojnė ndarjen si opsion real ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė gjatė negociatave tė ardhshme tė ashtuquajtura teknike.



Nė mbėshtetje tė kėsaj ideja kohė mė parė ishte Dana Rohabacher, njė kongresist me ndikim nė SHBA, dhe jo rastėsisht kishte propozuar njė ndarje paqėsore dhe me marrėveshje ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės, pėrkatėsisht tė ndėrrimit tė njė pjese tė territorit tė saj verior me Luginėn e Preshevės. Po ashtu, tė kėtij mendimi janė shumė analistė dhe politikanė, si nė SHBA dhe nė Evropė, si Daniel Server, Morton Abramoviē, Janush Bugajski, Patrik Mur, etj. Kėta mendojnė se kjo do tė ishte e keqja mė e vogėl nga dy tė kėqijat tjera, tė cilat janė nė lojė, fjala ėshtė pėr eksterritorialitet tė kishave dhe manastireve serbe, si dhe autonomi pėr veriun e Kosovės dhe lidhje speciale me Serbinė. Edhe njė pjesė e elitės politike shqiptare nė Tiranė, Prishtinė, Tetovė e Preshevė kishin dhėnė shenja pozitive pėr njė zhvillim tė tillė tė kėtij procesi. Ėshtė i njohur, sidomos qėndrimi i akademik Rexhep Qosja, pėr ndėrrim human tė njė pjesė tė veriut tė Kosovės me Luginėn e Preshevės. Po ashtu, Jakup Krasniqi, kryeparlamentar i Kosovės nuk e kishte mohuar njė opsion tė tillė, por nė rast tė njė marrėveshjes reciproke dhe ndėrshtetėrore.



Tani, kur kėsaj i shtohen edhe njoftimet nga kabineti i presidentit Boris Tadiq se do tė pranonte njė ndarje tė pjesės veriore me njė pjesė tė Luginės sė Preshevės kjo nėnkupton ndryshim tė kursit radikal serb mbi Kosovėn. Jo, pa qėllim disa prej shteteve evropiane si: Greqia, Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia, etj e mbėshtesin Beogradin nė politikėn e saj kundėr Kosovės, sepse Beogradi ka ndikuar shumė nė mbėshtetjen e tij.



Ridefinim i kufijve nė suaza praktika dhe ndėrshtetėrore



Do tė ishte logjike qė tė ketė ndryshim tė kursit politik nė Tiranė, Prishtinė dhe nė qendrat tjera tė vendosjes politike dhe jo nga inercioni pse Beogradi ka njė iniciativė tė tillė, por nga tejkalimi i njė gjendje shumė komplekse dhe nga pragmatizmi real i jetės sė njerėzve tė kėtij rajoni dhe mė gjerė. Ideja e ridefinimit tė kufijve ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės, pėrkatėsisht ndėrrimit tė njė pjese tė veriut tė Kosovės me Luginėn Preshevės do tė ishte e keqja mė e vogėl ndėr 100 vjetėt e sė keqes nė robėri tė njė populli tė tėrė, por edhe njė rast historik i zgjidhjes definitive tė kontestit shqiptaro-serb. Kjo do tė ishte e keqja mė e parėndėsishme krahasuar me autonominė e kėtij rajoni dhe lidhjet speciale me Serbinė, sepse kjo pėr Kosovėn do tė ishte kancer dhe kurrė ky shtet nuk do tė kishte njė funksionim normal. Mirėpo, kjo marrėveshje duhet tė bėhet nė suaza tė dy shteteve duke pėrcaktuar rregulla tė qarta tė lojės dhe me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar. Kjo do tė ishte njė grusht i rėndė ndaj politikave nacionaliste nė kėto vende, nė rajon dhe mė gjerė, si dhe do tė arrihet njė pajtim shumė i nevojshėm nė mes kėtyre dy popujve, tė cilėt kanė njė histori shumė tė ngarkuar nė mes tyre.



Ridefinimi i kufijve tė brendshėm tė kėtyre dy shteteve do tė ishte njė shans historik, sepse jo mė kot ish-presidenti W.Bush mė 10 qershor 2007 nė Tiranė kishte deklaruar se boshti Beograd-Tiranė-Athinė duhet tė jetė kyē nė vendosjen e politikave nė Ballkan dhe jo tė tjerėt tė merren me problemet e tyre. Faktori shqiptar nė fund duhet tė jetė faktor vendimmarrės dhe jo vėzhgues e pasiv nė rrjedhat ndėrkombėtare. Politika shqiptare duhet tė lėviz nga vendi dhe tė mos pres vetėm sinjale nga tė tjerėt, sepse nuk ka mė interes mė madhor dhe kombėtar tė kujdesesh pėr tokėn qė ke sot dhe pėr njerėzit e gjallė qė jetojnė nė tė dhe jo tė merremi me mitomani duke vajtuar pėr tė kaluarėn e hidhur. Nė njė situatė tė tillė, ndryshimi i kursit politik ėshtė nė dobi tė kombit, ndėrsa nė dėm tė pėrfaqėsuesve tė grupeve tė caktuara politike dhe tė interesit, tė cilat jo radhė herė janė pengesė e zhvillimeve tė duhura shoqėrore. Rrumbullakimi i kėtij procesi do tė krijonte mundėsi pėr njė integrim mė tė shpejtuar ndėr shqiptar. Mė pastaj, ky integrim do tė hapte rrugė pėr integrime mė tė gjera rajonale dhe evropiane, ndėrsa prosperiteti do tė jetė pėrparėsi e madhe, sepse tė gjitha resurset ekonomike dhe njerėzore tė trojeve shqiptare mundėsojnė njė zhvillim mė tė hovshėm dhe tė gjithėmbarshėm shoqėsor.

Shqipdon Berisha
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: NDĖRRIM TERRITORESH - ZGJIDHJE PRAGMATIKE   Mon Sep 06, 2010 3:49 pm

Ka utopi se UDBja ne Tirane dhe Prishtine do te punoje per te mire te shqiptareve.

Jo pazar me trojet shqiptare!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
NDĖRRIM TERRITORESH - ZGJIDHJE PRAGMATIKE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: