Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë

Shko poshtë 
+4
Atdhetari
xhiti
Kostandin
Medalim
8 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptySun Sep 19, 2010 8:34 am

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
Si u dorëzuan nga Enver Hoxha tek brigadat serbe mijëra shqiptarë të Kosovës
Mbi 5000 shqiptarë të vrarë është bilanci i masakrës më të tmerrshme në historinë e kombit shqiptar. Më e tmerrshme dhe pa u dënuar asnjëherë nga pushtetarët e asaj kohe si nga pala jugosllave po ashtu edhe ajo shqiptare. E përmendim shtetin dhe udhëheqësit e saj shqiptar pasi kjo masakër në një farë mënyre, megjithëse janë fshehur shumë të dhëna që faktojnë bashkautorësinë e tyre në vrasjen e mbi 5000 mijë shqiptarëve, përsëri historia i nxjerr zbuluar ata. Po cili është roli i udhëheqësve shqiptarë të vitit 1945 në ekzekutimin makabër të vëllezërve tanë kosovarë? Nëpërmjet disa fakteve duhet të ndezim një shkëndijë të vogël, e cila do të ndezi përgjithnjë dritën e madhe të së vërtetës së genocidit shqiptar të muajve mars-prill 1945.

Si nisi kjo ngjarje

Shtabi Operativ i "Kosmetit" i urdhëruar nga Shërbimi Sekret i Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë, me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill, por edhe më tej të vitit 1945, mobilizon me dhunë shqiptarët për t'i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të "Adriatikut" në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën Prizren - Kukës - Shkodër - Tivar - Dubrovnik - Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni. Intervali i mobilizimit do të prekte edhe territorin e Shqipërisë dhe për këtë forcat e UNÇJ duhet të bashkpunonin me UNÇ shqiptare, të cilat do të lejonin kordonin e gjatë të "kosovarëve fatkeqë" nën drejtimin e udhëheqësve jugosllavë, pa u cenuar në territorin shqiptar. Deri në këtë moment historia tregon se udhëheqësit shqiptarë me në krye Enver Hoxhën, nuk do të ishin drejtpërdrejtë bashkautorë në masakrën e shfarosjes së burrave të rezistencës kosovare. Por marrëveshja e bërë midis UNÇJ me ushtrinë e kuqe ruse, me forcat bullgare dhe me Shtabin e Përgjithshëm të UNÇ të Shqipërisë në 2 shtator të vitit 1944 do të faktojnë të kundërtën.

Çfarë synonte marrëveshja?

Në vjeshtën e vitit 1944, Shtabi Suprem i UNÇJ-së i drejtuar nga Josip Broz Tito, në emër të internacionalizmit, do të bëjë marrëveshje me ushtrinë e kuqe ruse, pastaj me forcat bullgare dhe më 2 shtator 1944 edhe me SHP të UNÇ të Shqipërisë, për të zhvilluar operacione të përbashkëta ushtarake kundër forcave gjermane në Jugosllavi. Kjo marrëveshje, e cila kishte synimin parësor luftën kundër fashizmit, devijoi në një plan tjetër ku do të eliminoheshin të gjithë kosovarët, të cilët do t'i bënin rezistencë forcave jugosllave. Luftimet më të ashpra në Kosovë brigadat sllavokomuniste, do t'i zhvillojnë gjoja "kundër Forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë Etnike dhe bandave shqiptare që po mbretërojnë në Kosovë". Për të argumentuar këtë qëndrim, letra e Miladin Popoviçit, të cilën në emër të KK të PKJ-së ua dërgoi të gjithë komisarëve politikë në Kosovë, e shpjegon më së miri qëllimin e marrëveshjes së 2 shtatorit 1944. Në letër ndër të tjera, M.Popoviç shkruan: "Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesa janë bandat e armatosura që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorëzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit e këtë (konfiskim - vërejtja ime Sh.B) do ta bëjnë shtabet (e UNÇJ-së-vërejtja ime Sh.B). Në fshatrat që është bërë rezistencë duhen gjetur organizatorët dhe duhet dorëzuar gjyqit ushtarak, që do t'i gjykojë menjëherë e fshatarët t'i çarmatosë…". Sipas marrëveshjes, UNÇJ-UNÇSH, në fillim të tetorit 1944 në Kosovë do të futen Brigadat III dhe V të Korparmatës I të UNÇ të Shqipërisë. Marrëveshja UNÇ jugosllave-UNÇ shqiptare: Brigada e III dhe e V nga Shqipëria për spastrimin e Kosovës nga çetat që bëjnë rezistencë. Këtu do të dilte fare hapur emri i më të përfolurit për pjesëmarrje në genocidin kundër shqiptarëve, Ramiz Alisë.

Si e mori urdhrin Ramiz Alia për të qenë pjesë e forcave të UNCSH në mobilizimin e shqiptarëve që do të bënin rezistencë kundër pushtimit jugosllav në Kosovë

Për shumë vite me radhë Ramiz Alia e ka mohuar prezencën e tij në mobilizimin dhe ekzekutimin e mijëra shqiptarëve, të cilët u bënë pengesë e ushtrisë jugosllave në pushtimin e Kosovës. Kjo për shkak të regjimit 50-vjeçar të diktaturës më të egër në historinë komuniste botërore. Duke u mbrojtur nga komoditeti që jepte regjimi komunist në fshehjen e shumë krimeve makabre të bëra nga udhëheqësit politikë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe eleminimin e dokumenteve, Ramiz Alia nuk është prononcuar asnjëherë për çka ndodhi netët e fundit të marsit 1945. Komisari politik Ramiz Alia, i dyshuari kryesor në vrasjen e mijëra shqiptarëve në librin e tij të botuar së fundmi është munduar të shtrembërojë të vërtetën, por gjithsesi në mes rreshtash ku Alia tregon për momentet e caktimit të tij në krye të Divizionit V nga komisari i Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha, shumë njerëz do të zbulojnë misionin e fshehtë që do të kishte Divizioni V dhe VI në mobilizimin dhe ekzekutimin e kryengritësve kosovarë. Ndër të tjera, në librin e tij "Jeta ime", Alia shkruan se urdhri i erdhi nga Enver Hoxha, ku i kërkoi që të kryente më së miri këtë detyrë pasi ky mision kishte një rëndësi të veçantë politike. Çfarë ka dashur të nënkuptonte Enver Hoxha me "rëndësinë e veçantë politike"? A mos vallë ky mision ishte një ndër nderet e diktatorit Hoxha në shërbimin ndaj Jugosllavisë? Këto përgjigje duhet t'i japë Ramiz Alia, i cili refuzon gjithmonë të hedhë dritë në prapaskenat e miqësisë së udhëheqësve shqiptarë dhe atyre jugosllavë.

Një pjesë e bisedës midis Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë e shkruar nga ky i fundit në librin "Jeta ime"

Enver Hoxha:

Ti je caktuar si Komisar Politik i Divizionit V, që bashkë me divizionin VI do të vazhdojnë ndjekjen e ushtrisë fashiste në territorin jugosllav.

Ramiz Alia:

Puna si Komisar Politik më trembte për mungesë përvoje dhe për moshën e re që kisha në atë kohë.

Enver Hoxha:

Partia ka besim tek ti se do ta kryesh më së miri këtë detyrë. Mbështetu tek shokët dhe bashkë me to, që komandat dhe shtabet të kryejnë me nder misionin e madh që u është besuar. Vendimi për dërgimin e dy divizioneve tona për të ndjekur ushtrinë gjermane edhe në Jugosllavi ka rëndësi të veçantë politike. Kështu ne ndihmojmë popujt vëllezër të Jugosllavisë për çlirimin e tyre nga fashizmi.

Pse u zgjodh Ramiz Alia?

Shumë pikëpyetje janë ngritur se përse Ramiz Alia do të ishte njeriu adapt për kryerjen e këtij misioni. Pa asnjë hamendësim, por bazuar në të vërteta historike, Ramiz Alia nuk është shqiptar në gjak. Nga pema gjenealogjike atërore konstatohet se Ramiz Alia ka atësi serbo-boshnjake. E ëma erdhi në Shkodër në fillim dekadën e dytë të shekullit të kaluar. Gjithashtu, Ramiz Alia kurrë në jetë nuk përmend origjinën e vet, të familjes, farefisit në kujtimet e shumta. Pra, as ardhja dhe as hapat sistematike të Ramiz Alisë në jetë nuk janë një okazion human, por një program i cipuar i shërbimeve jugosllave të asaj kohe. Si pinjoll besnik i gatuar që në embrion me antishqiptari, agjenti serb Alia i infiltruar përmes lëvizjes komuniste, antinazifashiste u bë promotor i deshqiptarizmit të Kosovës dhe ndihmëtar i instalimit të kolonëve serbo-boshnjak.

Faktet që dëshmojnë se Ramiz Alia ka qenë bashkautor i ngjarjeve të marsit 1945

Ramiz Alia mohon të ketë dijeni se ç'ka ndodhur natën e 31 marsit 1945, duke mohuar kështu edhe se ishte në dijeni që kosovarët e mobilizuar nga çetat partizane shqiptare iu dorëzoheshin atyre jugosllave, ku i priste fundi i hidhur i eliminimit fizik. Duke kërkuar në arkivën qendrore të Shqipërisë rreth ngjarjeve të vitit 1945 vihet re eliminimi i dokumenteve zyrtare që kompromentonin udhëheqësit shqiptarë të kohës përgjatë regjimit komunist. Në arkivën qendrore të Shqipërisë është një terr informacioni përsa i përket periudhës shkurt-qershor të vitit 1945 për letërkëmbimet midis Shtabit të Përgjithshëm dhe dy divizioneve V dhe VI të forcave UNÇSH të dërguara në Kosovë. Nga kërkimi i gjatë në këto arkiva, Gazeta "Rilindja Demokratike" ka bërë të mundur gjetjen e disa dokumenteve ku tregojnë urdhrat që vinin nga Shqipëria për në Kosovë dhe anasjelltas.

Menjëherë pas marrjes së detyrës si Komisar Politik i Divizionit V, i cili u çua me misionin "politik" të Enver Hoxhës, Ramiz Alia filloi të kërkonte mendime nga Shtabi i Përgjithshëm për mënyrën e kryerjes në përpikmëri të detyrave të ngarkuara në kryerjen e misionit si dhe të jepte informacione për ngjarjet e ditës gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Në letrën drejtuar Shtabit të Përgjithshëm në datën 3 mars 1945, Alia informon udhëheqësin e UNÇSH, Enver Hoxhën se në datën 7 të po këtij muaji, ai dhe forcat e divizionit të tij do të niseshin drejt Novi Pazar-it dhe Mitrovicës. Por ai nuk shkruan se sa do të zgjasë misioni i tij në Mitrovicë. Kjo mbetet e vetmja letër që ekziston në arkivat e shtetit për muajin mars të vitit 1945 nga të tjerat që janë eliminuar nga regjimi komunist për të zhdukur çdo provë që konpromenton lidhjen e Masakrës së Tivarit me udhëheqësit e Partisë Komuniste shqiptare.

Letra dërguar Shtabit të Përgjithshëm nga Ramiz Alia dhe Rahman Parllaku (Komandant i Divizionit V) 3 mars 1945

Komandës së Përgjithshme

Sipas urdhërit të Komandës së Përgjithshme jugosllave përcjellë me anë të korpusit të II jugosllav, forcat e divizionit tonë po lëvizin në drejtim Novi Pazar, Mitrovicë. Lëvizja do të fillojë në datën 7.3.1945 në mëngjes. Për lëvizjen e forcave tona u morëm vesh me mjekët dhe ramë dakord me qenë se nuk lëvizjen Tonë??, jemi marë vesh edhe me Divizionin VI, i cili do të vendoset në Vuçiternë e rrethe.

Nga divizioni i V Rahman e Ramis. (vijon)
Bota Sot

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kostandin
Fillestar/e
Fillestar/e
Kostandin


Male
Numri i postimeve : 68
Age : 59
Vendi : Skrapar
Registration date : 09/09/2010

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptySun Sep 19, 2010 11:43 am

Ha shkrime te Muhamet Pirakut nje klyshy te Udb keni sjell, un pashe gjithe postimet tuaja i nderuar Pulaxhi, keshtu dot ju quaja sepse pashe qe ishe ballist qe keni bere maskrat e pulave keshtu qe kete shkrim qe keni sjell ketu ju, ska te bej fare me ENVER HOXHEN,


Gripi i pulave u cfaq qyshkur nje pule i iku nga goja nje ballisti. Po e hante pulen pa mbrojtje. Beso, une nuk i ha pulat se jane shije ballisti.

Sa te bukur e ka shkruajtur ai Shefqet Musarai ate epopene e ballit. Gjejeni cuna dhe postojeni ketu se eshte brenda temes.

Ishin "luftetar te medhenj", armatosur deri ne dhembe me kofsha kaposhi, me granata melci pule dhe raketa qafe pule. Puplat i vinin mbi qeleshe.

Beso parrulla ishte: "Shqiperia e shqiptareve, vdekje tradhetareve."

Me shqiptare balli kuptonte vetem ballistet dhe gjermanet.
Me tradhetare balli kuptonte vetem partizanet.

... Dhe ne 1944 ja mbathen me gomone. Pse? Balli nuk beri krime. Nuk spiunoi. Nuk leu duart me gjak. Ahaaa, u mbaruan pulat dhe iken te mbarsnin pulat hollandeze ne Belgjike.

Dhe ne fudn nese ju ka mare malli te shikoni se si kane qene luftaret e Ballit tuaj shikojeni kete video eshte i bukur shum ja u zgjon kujtimet mallin dhe luften qe bete per Atdhe Medalim
https://www.youtube.com/watch?gl=DE&hl=de&v=ydu7dhJ-p2o
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyTue Sep 21, 2010 11:51 pm

Masakra e Tivarit,vdes një nga dëshmitarët e saj
Një nga të paktët dëshmitarë të masakrës së Tivarit, të mbetur ende gjallë, dhe denoncuesi i zëshëm i saj, Azem Hajdini -Xani, 87 vjeç, ndërroi jetë dje në shtëpinë e tij në Prishtinë.Azem Hajdini mori pjesë aktive në forcat e armatosura të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, nën udhëheqjen e komandantit Shaban Palluzha. Më pas ai u mobilizua dhe u dërgua në Tivar, ku dhe përjetoi masakrat e njohura të 31 marsit 1945.Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Azemi në fillim punoi nëpunës në Këshillin e vendit në Qirez të Drenicës. Pa shkëputje nga puna mbaroi shkollën fillore, Shkollën e Mesme Ekonomike në Pejë dhe Fakultetin Juridik-Ekonomik në Prishtinë.Azem Hajdini-Xani ka botuar 8 libra, që i kushtohen kryesisht masakrës së Tivarit, luftës së Shaban Palluzhës për liri dhe çlirim kombëtar si dhe ngjarjeve me peshë të Lëvizjes sonë kombëtare. Për kontribut të veçantë në jetën tonë shoqërore e politike është nderuar me mirënjohje të veçanta nga institucionet dhe shoqatat kombëtare të Kosovës.

Tivari, pak histori

Në fund të marsit 1945, rreth 5 mijë shqiptarë nga Kosova u rekrutuan me pretendimin për të luftuar pushtuesit gjermanë, që mendohej se ishin jashtë Kosovës. Qëllimi, në fakt, mendohet se ishte që ta boshatisnin Kosovën nga forca e rezistencës, para se të hynin forcat partizane jugosllave, të cilat nuk kishin mbështetje në Kosovë.Pikëmbledhja e këtyre ushtarëve u caktua Prizreni, deri aty ata u drejtuan nga oficerë shqiptarë. Në Prizren të gjithë ushtarët shqiptarët u çarmatosën me arsyetimin se do të lodheshin nga rruga dhe se kur të mbërrinin në front do të pajiseshin me armë moderne angleze. Nga Prizreni shqiptarët u nisën fillimisht për në Mal të Zi, të ndarë në tri grupe, ku të gjithë u masakruan nga ushtria jugosllave. Të mbijetuarit e asaj masakre ishin një numër shumë i vogël fatlumësh që shpëtuan rastësisht.

Fragment nga dëshmia e Azem Hajdinit

“Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për 4, në gjatësi prej 5-6 km, e ku mundësia për një shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngrihemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe 3 katëshe, i ashtuquajturi “Monopol i duhanit”, me një sipërfaqe prej afro 300 m2 dhe me oborr të rrethuar. Ndërtesa ishte e rrethuar nga të 3 anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte i rrethuar me mure të larta e me rrethoja të hekurt… Në të hyrë të oborrit ishin 10-15 ushtarë, të cilët me shufra hekuri godisnin në kokë, gjoks apo në shpinë çdo njërin prej nesh… dhe nga këto goditje mbetën të shtrirë për vdekje rreth 100-150 veta. Pas futjes së shqiptarëve brenda në ndërtesë (rreth 1000 veta) dhe brenda oborrit të rrethuar me mure (2.200-2.500 veta) dhe një pjese tjetër të mbetur në rrugë para oborrit, rreth orës 14.00, ata do të sulmohen nga të katër anët. Shtihej me të gjitha llojet e armëve të zjarrit si: me pushkë automatike, mitralozë, mortaja dhe bomba dore, revole etj, kështu që brenda një ore, gjithë masa e grumbulluar në ato hapsira nuk mbeti në këmbë. Me këtë rast oborri dhe sheshi u shndërrua në lumë gjaku që i ngjante një kataklizme të vërtetë, ndërsa ndërtesa u shndërrua në gërmadhë, me qindra kufoma shqiptarësh brenda saj. Kësaj masakre makabre arritën t’i shpëtojnë kryesisht ata që u gjendën në ndërtesë dhe ndonjëri, që kishte rënë në tokë para se të fillojë sulmi. Kufomat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar mizorisht gjatë tërë natës së 1/2 prillit u bartën me qerre dhe u hodhën në det për t’u zhdukur nga vendi i krimit.”
lajmi Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyWed Sep 22, 2010 4:11 pm

per masakren e tivarit jane fajtore kosovaret fadil Hoxha Ali shukria Sinan hasani e shume bashkpunetore te serbise
jo Ramiz Alia.
ramiz Aline e fajeson tradhtari dhe dhenderri i serbise Sali berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kostandin
Fillestar/e
Fillestar/e
Kostandin


Male
Numri i postimeve : 68
Age : 59
Vendi : Skrapar
Registration date : 09/09/2010

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyThu Sep 23, 2010 12:01 am

Albanian History,Album 2...... Lexo pak ketu Medalim te ben mire ndoshta e kupton se nuk eshte mire ti hudhish fajn Enver Hoxhes po ja klyshyn Fadil Hoxhen ku e keni te lumt Xhiti ja paske treguar se kushe jane kriminelet
Josip Broz Tito (born Josip Broz; 7 or 25 May 1892 – 4 May 1980),,,Vendosja e administrimit ushtarak... në Kosovë nga

komandanti suprem i UNÇJ-së J. B. Tito

Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë, më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Për këtë vendim, Titoja më 7 shkurt në Beograd pati një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin, të cilëve ju foli për rolin që duhet ta luante Administrimi Ushtarak në Kosovë. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe gjyqësor. Me këtë rast pasuan ndryshime në tërë strukturën e kuadrove komandues. Në krye të pushtetit ushtarak, përkatësisht të Shtabit të Ri Operativ u emrua ish-shefi i Armatës së I-rë kolonel Savo Dërleviq, duke e zavendësuar Fadil Hoxhën i cili mbeti zavendës i tij. Shef i Shtabit u emrua nënkolonel Dushan Vukotiq (deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllavë), shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviq (i dërguar nga shtabi qëndror i Sërbisë), ndërsa komisar politik u emrua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1945 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46, 52 etj. 15

Kjo makineri pushtuese ushtarake në Kosovë, në emër të "spastrimit" të terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërrevolucionarët" vrau e masakroi mijëra shqiptarë anë e këndë Kosovës. Veçmas pas vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë, për shtypjen dhe shpartallimin e elementeve kryengritëse, Shtabi Operativ i „kosmetit“ i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së nisi mobilizimin e shqiptarëve për t'i dërguar në frontin e Trieshtës dhe Istrës (në veriperëndim të Jugosllavisë), ndonëse mobilizimi i shqiptarëve kishte filluar qysh në fund të dhjetorit 1944 ( me dërgimin e tyre në frontin e Sremit, në veri të Sërbisë ). Më 11.03.1945 në Gjakovë u organizua një demonstratë e grave, kundër mobilizimit me dhunë, të djemëve, vëllezërve dhe burrave të tyre.
Welcome to know the Albanian History-Miresevini te njiheni me Historine Shqipetare...
Di:albanian history ==historia e shqiptarve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyThu Sep 23, 2010 12:22 am

Nuk di si ka mundesi kur Ramiz Alija i kishte vetem pak me shume se 19 vite ne ate kohe
Cito :
Ramiz Tafë Alia (born October 18, 1925)
, kurse Masakra e Tivarit ndodhi me 1 PRILL 1945 .. Ndoshta jam gabim por nuk e besoj qe ne ate moshe kishte gisht diku ne poltike ... edhe sidomos kohen e fundit nuk di a ka ngel kush pa shkruar ose pa zbuluar dicka te re :)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyThu Sep 23, 2010 8:24 pm

masakren e tivarit kane qen prezent shume baballare e gjyshe tane.
ata tregojne se gfajtore jane Komunistet tradhtare fadil Hogja me shoke te vete..
Shume jane vra po edhe disa pjesmarres kane shpetue se kane qen pak mbrapa atyre brigadave qe u futen ne rrethin ku ja kishin kurdis shpijunet shqiptare me rankoviqistet..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyFri Sep 24, 2010 5:51 pm

ARBER -sdot thot se ka qen 19 vjet smund te ket gisht ne ket qeshtje, se mu keshtu ndodhin gjerat ma kollaj, se i ri ne mosh jan leht te manipulohet manevrohet me kollaj, dhe kan mund te ia lan kamt e arushes ne dor.
Nese esht e vertet se prind i ka serrb e boshnjak un mendoj se esht shum e natyrshme sepse shkau gjithnji keshtu ka vepruar me njerz te till i kan lyp ku jane e ku sjan, dhe i ka gjet, der sa ne kem marr dhe po marrim vesh, se kush esht RAMIZ ALIA kaloj pasha stambollin na hanger KALI!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptySat Sep 25, 2010 9:23 am

Ngrihet komisioni për hetimin e masakrës së Tivarit
Ka nisur sot punën komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar masakrën e Tivarit të vitit 1945, ku u vranë mijëra civilë nga Kosova teksa po shkonin në drejtim të Malit të Zi.Objekt i këtij hetimi parlamentar është një prej pikave më të errëta të historisë së Shqipërisë, tragjike jo vetëm për nga humbjet e mëdha njerëzore të të rinjve shqiptarë, por njëkohësisht nga më makabret për skenarin e inskenuar në realizimin e saj”, tha kryetari i komisionit, Fatos Beja.
Opozita e ka braktisur këtë komision me pretendimin se kjo masakër duhet të hetohet nga historianët e në fakt lidhet edhe me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, pasi pjesëmarrës në këtë masakër ishte edhe Enver Hoxha dhe Ramiz Alia.Komisioni do të asistohet nga dy ekspertë, publicisti Uran Butka dhe historiani Romeo Gurakuqi. Ky komision, i iniciuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pritet të hetojë mbi vrasjen e rreth 4300 shqiptarëve të rekrutuar në Kosovë për të luftuar kundër gjermanëve në fund të Luftës së Dytë Botërore.Sipas të dhënave historike, ata marshuan nga Prizreni nëpër Shqipëri, për t’u ekzekutuar në Tivar të Malit të Zi. Kryeministri Berisha, nismëtar i ngritjes së këtij komisioni, ka akuzuar si të implikuar në këtë histori edhe figura të shtetit shqiptar të asaj kohe, e posaçërisht Ramiz Alinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptySat Sep 25, 2010 12:19 pm

se pari duhet ngrit komision kunder dhenderrit serbe sali berisha per maskarat qe beri kunder popullit te tije.
Vrasjen e remzi Hoxhes
e shume tradhtina tjera ..
Ky komision do te jete bumerang per sali Sllobodanka berishen..
Masakren e tivarit benen shqiptaroviet fadil Hoxha me shoke..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptySat Sep 25, 2010 3:58 pm

Zbardhet telegrami, Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, në dijeni të masakrës së Tivarit
Komisioni Hetimor, në zbulim të ideatorëve, ekzekutorëve dhe bashkëpunëtorëve të masakrës

Komisioni hetimor për masakrën e Tivarit nxjerr fakte të reja në dritë, të cilat implikojnë direkt ish presidentin ish ministrin e Brendshëm Koçi Xoxe, ish presidentin Enver Hoxha si dhe pasardhësin e tij, Ramiz Alia. Deputetja demokrate dhe anëtarja e

komisionit hetimor për Masakrën e Tivarit, Mesila Doda ka bërë me dije se komisioni disponon fakte që udhëheqësit komunistë kanë qenë në dijeni të masakrimit të afro 5000 kosovarëve. “Komisioni ka siguruar një telegram në të cilin Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Koçi Xoxe, viheshin në dijeni se masakra po planifikohej e do të ndodhte, por ata nuk kanë marrë masa për parandalimin e saj”, ka thënë Doda, duke bërë me dije faktin e parë që implikon edhe ish presidentin e parë pluralist Ramiz Alian në këtë masakër. Mazhoranca i ka kërkuar edhe një herë publikisht opozitës të bashkëpunojë për të zbardhur të vërtetën e masakrës, duke lënë mbrapa të kaluarën e tyre. Komisioni Hetimor i Kuvendit, i ngritur për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të Masakrës së Tivarit, ka zhvilluar dje mbledhjen e tij të dytë ku është miratuar projektrregullorja e komisionit, planin paraprak të hetimit si dhe caktimin e ekspertëve të jashtëm që do të punojnë pranë komisionit. Gjatë mbledhjes u diskutua mbi materialet dhe dokumentacionin e depozituar në komision ndërsa u theksua, se ndër hapat procedurale të hetimit do të jetë hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe përgjegjësive të individëve, për vrasjet masive të rekrutëve Kosovarë, të cilët në mars të 1945 kaluan në territorin e Republikës së Shqipërisë në drejtim të Tivarit; hetimi do të synojë edhe gjetjen e ideatorëve, ekzekutorëve dhe bashkëpunëtorëve në këtë masakër. Krahas të gjithave, pritet që së shpejti ky grup ‘hetuesish’ të marrë në një seancë dëgjimore të gjithë personat të cilët janë në dijeni, si dhe autorë të librave. Kohë më parë është bërë e ditur nga deputetja anëtare, Mesila Doda, se në një seancë dëgjimore pritet të jetë edhe Ramiz Alia, ish presidenti i fundit komunist, dhe komisar i Brigadës së V, në kohën kur ka ndodhur masakra. Komisioni i ngritur duket i vendosur në iniciativën e marrë, duke bashkëpunuar fillimisht vetëm me institucionet brenda Shqipërisë, nga të cilat do të zbulohen dokumentacione të vlefshëm për të zbardhur, ideatorët dhe masakruesit e 5 mijë shqiptarëve nga Kosova dhe viset tjera etnike. Në 1 vit punë, ky komision, shpreson të zbardhë të vërtetën e 1945, duke i çuar prokurorisë një dosje voluminoze dhe pse jo, vënien para drejtësisë të autorëve.




Puna e komisionit
Kryetari i komisionit, Fatos Beja bëri të ditur se puna e komisionit do të fokusohet në hetimin e ngjarjeve që paraprinë masakrën e Tivarit dhe roli i individëve të përfshirë në secilën prej tyre, ku në fokus do të jetë nxjerrja e përgjegjësive shtetërore dhe individuale e personave që me veprimet apo mosveprimet e tyre lejuan dhe ndihmuan në kryerjen e kësaj masakre. Në mënyrë të veçantë, anëtarët e komisionit do të bëjnë hetimin e fakteve dhe dokumentacionit, për qëndrimin e mbajtur nga shteti shqiptar në periudhën e ngjarjeve pas 31 Marsit 1945, si dhe roli i strukturave shtetërore dhe individëve të kohës në raport me të.

Dëshmitarët në komisionin e “Tivarit”
Krahas materialeve të dokumentuara, komisioni hetimor i Tivarit, do të zhvillojë edhe seanca dëgjimore me dëshmitarë të ngjarjeve. Në këtë kuadër, komisioni do të thërrasë persona të cilët mund të kenë qenë dëshmitarë të drejtpërdrejtë të këtyre ngjarjeve por edhe persona të cilët në mënyrë të tërthortë janë vënë në dijeni të këtyre ngjarjeve. Gjithashtu, komisioni do të thërrasë në mbledhjet e tij edhe persona të cilët për shkak të funksioneve të tyre zyrtare duhet të ishin apo janë në dijeni të ngjarjeve, objekt hetimi. Ndërkohë që veprimet hetimore që do të ndërmerren, për prova dokumentare do të jenë mbledhja e informacioneve, nëpërmjet hetimit të fakteve dhe dëshmive të kohës. Anëtarët e komisionit do të fokusojnë punën e tyre përmes hetimit në Arkivin Qendror të Shtetit për materiale të mundshme që do të ndihmonin komisionin hetimor në punën e tij. Po ashtu hetimi do të shtrihet edhe në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Jashtme si dhe arkiva të tjera të mundshme, që nga rrethanat dhe faktet e dala mund të bëjnë të nevojshëm kërkimin në këto arkiva. “Në Shqipëri ka pasur një informacion për këta mijëra trupa që kalonin në territor. A ka pasur dijeni Tirana zyrtare? Madje, në disa raste ka faksimile të dokumenteve të cilat provojnë për mënyrën se si janë masakruar këta shqiptarë gjatë kalimit të tyre nëpër Shqipëri dhe në territorin e ish Jugosllavisë. Po ajo që është më e turpshme për Shqipërinë zyrtare në atë kohë është si ka mundësi që në territorin shqiptar kalimi i disa mijëra kosovarëve të rezultojë me vdekje të qindra kosovarëve”, tha Fatos Beja, kryetar i komisionit hetimor.



Fernada CENKO

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Masakra e Tivari   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptySun Sep 26, 2010 10:38 pm


Masakra e Tivarit – tre fakte bashkëfajësie, të ndodhura brenda shtetit shqiptar sovran
26-09-2010 / Nga Ramiz Lushaj


Në burgun e qytetit të Shkodrës, në prill të vitit 1945, i sollën dy të rinj shtatlartë, të pashëm, energjik. Ishin nga Kabashi i Prizrenit. Njëri po shkonte për 19 vjeç e tjetri po kapte 20 vjeç.Ishin arratisur nga kolonat e shqiptarëve të Kosovës, që serbët po i çonin drejt Tivarit. Forcat e ndjekjes i kapën dhe i futën në burg, duke i trajtuar si “dezertorë”, armiqë” etj. Më afrohet ky djali më i rritshëm në moshë, që kishte pak ditë i martuar, e më lenë një amanet: “Nuk i dihet punës e jetës sonë...po ke me shkue në shtëpinë time në Kabash e ke me m’iu thanë që ta lanë të lirë nusen time për me shkue në shtëpinë e vet, me pa fatin e jetës së vet, se unë...”. Ky rrëfim i një kuksiani të thyer në moshë më ka prekë thellë në shpirt, pasi ky amanet më ngjan si në ato legjendat shqiptare, si në këngët epike historike, ku “luftonim me shtatë krajli”...
Pas dy a tri ditësh, e vazhdon bisedën ky kuksian, vijnë në burg dy oficerë jugosllavë. Nuk e mora vesh a ishin serbë apo malazezë, po të palët janë njësoj në qëndrimet shoviniste ndaj shqiptarëve. Ata shoqëroheshin nga një gardian i burgut të Shkodrës...Nxorën një letër. I thirrën emrat atyne dy djemve të rinj e ua lëshuan do fjalë kërcenuese në serbisht, tuj i vu përpara si të ishin berra. Kushedi se nga i çuan e ku ua hodhën trupat e pajetë: në ndonjë skaj rruge, rrjedhë lumi apo gropë mali. Askush nuk diti gja për fatin e tyre. Pas tre muajsh dola edhe unë nga burgu, po ia kisha harrue emnin atij djali të martuem. Amaneti më ka mbetë peng në zemër për tanë jetën...
Kjo m’u kujtue tani që po flitet për Masakren e Tivarit 1945. Ky fakt përbën një nga tragjeditë e shumta të shqiptarëve të Kosovës e të trevave të tjera etnike shqiptare në ish-Jugosllavi, që përjetuan brenda kufijve të shtetit amë, në Shqipërinë Londineze të 1913-tës. Ende, sot e gjithë jetën, mbetem i befasuar e indinjuar se si mund të ndodhin kështu në Shqipërinë time, shtet sovran prej 33 vjetësh, mbi katër muaj i çliruar nga gjermanët (nëntor 1944), me qeveri të krijuar një vit më parë (maj 1944), që të hyjnë oficerët e OZNA-s (Sigurimit Jugosllav) deri në birucat e errta të burgjeve shqiptare e të marrin prej andej shqiptarët si të ishin “plaçkë tregu”. Nuk është aq e rëndë burgosja e tyre sa ç’është e pafalshme përjetësisht dorëzimi i tyre në këtë mënyrë tek jugosllavët, të cilët i vrasin pa mëshirë, pa ligje, në tokën shqiptare (!). Shtohet pyetja: A kishin kaçik e pelçik ta bënin një veprim të tillë komunistat shqiptarë, fjala vjen, çifti i R.Alisë, komisar politik i Divizionit V-S të UNÇSh në Kosovë? Jo. Atëherë, pse e si ndodhte kjonë territorin shqiptar, në burgun e Shkodrës?! Mjafton vetëm ky fakt për të dëshmue se PKSH, nga lideri i parë i saj E. Hoxha e deri te lideri më i fundit, R.Alia, këta vasal të gjunjëzuem të Titos e emisraëve të tij, kanë gishtin e shpirtin të ngjyem në Masakrën e Tivarit, që ende kullon gjak...
2. Më 30 mars 1945 kolona e dytë, rreth orës 14.00, kanë hyrë në qytetin e Shkodrës, ku në të dy anët e rrugës janë përshendet nga mijëra qytetarë shkodranë. Gjatë kësaj kohe, shkodranët sollën ushqime dhe ujë për vëllezërit e tyre nga Kosova të lodhur, të etur e të uritur, por, xhelatët serbo-malazezë, të ndihmuar edhe nga forcat e ndjekjes e sigurimit shqiptar, e ndaluan një gjë të tillë dhe me shpejtësi kolona e të mobilizuarve u vendos në një kazermë aty në kodrën e lartë në Rozafat. Nga këta shqiptarë, mbi 1.700 prej tyre, u masakruan të pasnesermen në Monopolin e Duhanit në Tivarin e Ri.(!) e K. Xoxe, pas kësaj tragjedie të pashembull deklaronte: “u vranë ca kosovarë”, “mirë ua bëjnë” etj. Ende, sot e tanë jeten, indinjohem se si mund ta lejonin këtë paturpësi E. Hoxha. K.Xoxe, (që këto ditë ndodhej në Shkodër) etj., që në tokën shqiptare të mos mundej shqiptari me ia dhanë dorën shqiptarit, që të mos mundej shqiptari me ia dhanë një gotë ujë e një copë bukë shqiptarit?!!! Ndryshe, krejt ndryshe, ndodhi në Raguzë të Kroacisë, porsa e kapërcen kufinin e Malit të Zi, ku u helmuan 800 shqiptarë të viseve shqitare në Maqedoni (FYROM), të cilët ishin të kolonës së tretë, të nisun më 27 mars 1945 nga prizreni, kryeqendra e Kosovës.Askush nuk e dinë saktësisht se sa shqiptarë e humbën jetën në këtë tragjedi, po numri i tyre, sipas disa burimeve të besueshme, shkon deri në 650 shqiptarë. Disa përjetues e mbijetues të kësaj tragjedie, (pos asaj të Tivarit), nga fshatrat Debreshi e Vranjevci të Gostivarit pohojnë se kur u helmuan populli i Raguzës, masivisht, iu çoi qumësht, vezë, etj. edhe në spitalet e qytetit kroat, çka, kjo bujari, shumë prej tyne edhe ua shpëtoi jetën.
Përballë këtyre realiteteve të kundërta, të ndodhunë në të njëjtën kohë, në Kroaci, republikë e Jugosllavisë Avnojiste dhe në shtetin shqiptar, në shtetin amë, lind prapë pyetja tjetër: A i akuzon Masakra e Tivarit shtetin komunist të Shqipërisë, liderët e saj: E. Hoxha, R. Alia, H.Lleshi, Koçi Xoxe etj?
Patjetër e botërisht. Mjafton vetëm ky fakt për të dëshmue bashkëfajësinë e PKSH e liderve të saj të shitun tek Tito e PKJ, që sot mbeten të damkuar e të turpëruar përballë historisë shqiptare në bashkëkryerjen e Masakres së Tivarit.
3. Pikërisht në Kukësin e Vjetër, sot të mbuluar nga liqeni i Fierzës, kur mbrrini kolona e parë e shqiptarëve të Kosovës, e nisur më 24 mars 1945 nga Prizreni, sipas raportit të Shtabit të Kolonës së Armatës IV Jugosllave, ndodhi një “rrëmujë”, ku “një grup prej dhjetë syresh arriti të ikte...”. Ku shkuan? U futen në zabelin e sotëm të qytetit të Kukësit, ku iu vërsulen forcat e ndjekjes së shtetit shqiptar duke i gjuajtë me breshëri plumbash e fyer me etiketimet “tradhtarë”, “armiqë” etj., pavarëisht se u thoshin “jemi vllazën”, “kena ikë prej shkaut (serbit), “a keni besë”, etj. Kjo masakër e zabelit edhe sot ka gjurmë... Këtë tragjedi shqiptare (me elementë të luftës civile) e dëshmojnë edhe dokumentat serbe: këta 10 shqiptarë të kolonës së parë “do të ndeshen me partizanët shqiptarë”. (Burimi arkivor: AVII, K-1411, 1-6, Strogo pov. 53, 08.04.1945 dhe AVII, K-1411, 1-5, 08.04.1945). Kësaj të vërtete i shtojmë edhe faktin tjetër se në raportet serbe e malazeze këta 10 shqiptarë figurojnë të “ç’rregjistruar”, kur iu dorëzue kolona e parë e shqiptarëve Divizionit të IX-të të Armatës së IV Jugosllave. Ky rast tragjik, ndonëse i veçuar si masakër e kryer nga vet shqiptarët, është një tjetër akt-akuzë e rëndë për udhëheqjen komuniste shqiptare si bashkëfajtore në Masakrën e Tivarit.
4. Këto tre fakte e rrëzojnë alibinë e hedhur nga R.Alia e Co. se “me këtë çështje të merren kosovarët, të përgjigjen vetë ata (shqiptarët e Kosovës etj.)” etj. dhe nuk mund ta largojnë atë nga vendi i krimit në Tivar, pasi ishte një nga kuadrot kryesorë që kontriboi aktivisht në mobilizimin e nisjen e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, etj. drejt varrit më të madh të shqiptarëve në Ballkan. Në rast se politika e drejtësia shqiptare në Republikën e Shqipërisë nuk i shkon deri në fund të vërtetës për zbardhjen e Masakrës së Tivarit duke nxjerrë përgjgjegjësitë politike, historike e juridike për udhëheqjen komuniste të kohës, pavarëisht nga ikjet nga vendi i krimit që synojnë e organizojnë R.Alia e Co., atëherë të dy palët do të jenë njësoj bashkëfajtorë përballë historisë e përgjatë brezave shqiptarë në të gjitha viset etnike shqiptare në Ballkan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Tivari, shprehës i antishqiptarizmit    Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptySun Sep 26, 2010 10:46 pm

Tivari, shprehës i antishqiptarizmit të Enverit, Ramizit e Nexhmijes
26-09-2010 / Nga Kostaq Xoxa


Drama e madhe e ekzekutimit pa gjyq të shqiptarëve nën thundrën e Tito-Rankoviçit, është një tregues i pashlyeshëm i tradhtisë kombëtare të Enver Hoxhës. Është, njëherësh, një njollë antikombëtare e titullarit më të lartë të forcave partizane në veri të kufijve zyrtarë të Shqipërisë, Ramiz Alisë. Është një përnjollosës i paskrupullt i orvatjes demagogjike të Nexhmije Hoxhës për ta paraqitur në mënyrë të falsifikuar historinë shqiptare të luftës dhe të pasluftës, përmes kujtimeve të falsifikuara dhe propagandistike të saj.
Kjo faqe e zezë e panegjirizmit komunist në libra si ai i Hysni Milloshit për Shefqet Peçin, që flet për 500 të vrarë të pafajshëm nga bandat e antishqiptare të armiqve shekullorë të vendit tonë, ndërsa u vranë dhjetë herë më shumë, duhet t’i shqetësonte enveristët tanë, nëse u ka mbetur në shpirt ndonjë fije atdhedashurie. Për të larë e shpëlarë terrorizmin komunist, majtistët e skajshëm të vendit tonë, quajnë atentat një vdekje aksidentale automobilistike të të ndjerit K. Trebicka, në një fushë krejtësisht të hapur ku atentatori nuk mund të mund të gjente dot vrimë për t’u fshehur. Ngrenë versione të paqena për jetën e një njeriu, kur vrasja me prapamendim e 5000 shqiptarëve, kërkojnë që të mbetet edhe sot e kësaj dite nën hijen e misterit, që të mos preken përgjegjësit komunistë të kësaj kasaphane të përbindshme.
Ramiz Alia, ishte ngarkuar që të tejkalonte kufijtë veriorë jo për t’u ardhur në ndihmë forcave jugosllave kundër gjermanëve, - se këta të fundit ishin në tërheqje, - por për të nënshtruar shqiptarët e Kosovës e të Malit të Zi, të cilët nuk pranonin t’u nënshtroheshin kolonizatorëve serbo-malazezë. Këta shqiptarë paralizoheshin vetëm kur gjendeshin para flamurit shqiptar, paçka se me yll në krye të shqiponjës. . .
Ish-nacionalçlirimtari Preng Gruda, (që u shndërrua në antikomunist) shkruan në “Ditarin e nji zemre të lëndueme”:
Tuz, 7.02.’45: (Mbledhje e madhe, shumë e randësishme, për të gjithë krahinën, në Tuz: Në tribunë: ushtarakë të Tiranës “të nënshtruem Beogradit” dhe ushtarakë të Malit të Zi).
Mbledhjen e hapi gjen. Gjokë Mirashoviçi, “si zot shtëpie në shtëpi të huej”. Foli sërbisht. Kundërshtimet tona për përkthimin në shqip shkuen kot. Të tre (bashkë me Millosh Rashoviçin dhe me Vasi Popoviçin) vulosën mandatin se kjo krahinë shqiptare ishte ba prap pjesë e pandashme e Jugosllavisë.
Ma pas e muer fjalën gjen. Shefqet Peçi. Krejt i zhburrnuem, forcoi fjalët e shokëve malazezë në dam të kombit të vet. Lajmoi cakun e kufinit dhunues në Han të Hotit dhe i urdhnoi malsorët me ua dorëzue armët, aty për aty, malazezëve! Mandej, ky tradhtar faqezi, u tha malazezëve:
-Merrini këta derra reaksionarë e bëjini terbijet, se Shqipërisë nuk i duhen gjë prej gjëje. Ja ku e keni dajakun që t’i rrihni; ja edhe litarin që t’i varni, po qé se nuk ju duan dhe nuk e vijojnë, me ju, ndërtimin e socializmit!
***
Vetëm kjo thënie, që sapo lexuam së bashku, e përmbys kryesëprapthi librin panegjirik të Hysni Milloshit, “Gjenerali legjendar”(2001), me recenzentë Xhemil Frashërin dhe Sevo Tarifën. Ky libër për Sh. Peçin është kuintesenca e mashtrimit dhe e falsifikimit. Ka dhjetëra episode që e vërtetojnë, por po jap vetëm një rast: Në faqen 450, pas elozheve jashtëkohore për Miladinin, shkruan: “Fjalët e Miladinit ishin të ngrohta e miqësore. Nuk mund t’i shkonte në mendje se ky njeri i shquar, komunist i ndershëm, mik i sinqertë i shqiptarëve, do të vritej pas pak kohësh pikërisht prej njëfarë Haki Tafa (në të vërtetë: Taha) që e kishte njohur në Normalen e Elbasanit; bile ky Hakiu kishte dashur ta vriste edhe Sheqetin”. Pas 27 faqesh, Hysni Milloshi harron çka shkruar në f. 450 dhe në f. 477 na thotë se në nëntorin e vitit 1989, - në një kohë kur komunizmi kishte marrë fund kudo dhe në Shqipëri po i tundeshin themelet për ta përmbysur edhe këtu, - përmend Sh.Peçin “që nisi ta shkruajë, si njeri i letrave, për ta deklaruar në shtypin e kohës një letër. Ja çfarë shkruan...” Mua m’u ngarkua detyra që t’u flisja kosovarëve për Luftën Antifashiste... (E pamë sesi fliste për dorëzim armësh e për t’i bërë terbijet derrat kosovarë,). “Në mars të vitit 1945 nja 500 (!) djem të rinj kosovarë (nja dhjetë herë më shumë! – në të vërtetë) i prunë jugosllavët nga Kosova për në Shkodër për të kaluar në Mal të Zi (para syve të komandave e të partizanëve shqiptarë!) dhe, kur kosovarët po hanin drekën, komanda serbe që shoqëronte kolonën (këta “shoqërues” vrastarë, a nuk u panë nga komanda shqiptare në Shkodër?), komanda serbe që shoqëronte kolonën zuri pozicione rreth e rrotull një kodre, ku u bë një masakër e vërtetë, me urdhër të Rankoviçit”. Në rreshtat që pasojnë Sh.Peçi thotë se “të nesërmen, kur po vinte nga Mali i Zi një sekretar i KQ, i cili qe transferuar si sekretar politik për Kosovën në vend të Miladin Popoviçit, që ishte vrarë nga banda Tito-Rankoviç ...”.
Si mjegullohen gjërat dhe tani na del se Miladinin e paska vrarë banada Tito-Rankoviç, kur kjo bandë, në të vërtetë, kishte vrarë aty për aty Haki Tahën, në hakmarrjen e menjëhershme ndaj vrasjes së këtij serbomadhi, me emrin Miladin Popoviç! Përse Miladini shihet me syrin e superlativave të hershme të E. Hoxhës ndaj Miladinit, kur vetë diktatori, në plen. e Beratit (nëntor 1944), duke iu bashkuar, tashmë, Velimir Stojniçit, e quajti Miladinin terrorist? (Vrasjen e Mustafa Gjinishit e kishte pohuar se kjo kishte autorësinë e Miladinit + atij vetë, Enverit!). Pastaj përse Shefqeti nuk pipëtiu për këtë masakër 5000 kosovarësh (që ai e thjeshtëson në 500), në kohën e Enverit, por në nëntor të 1989-s? Përse na kërkohet të na kallet përshtypja se për këto çështje mund të flitej në kohën e E. Hoxhës, kur ky i kishte thënë deshifrantit Islam Kadesha, - në fonogramin e deshifruar që ky i çoi në zyrë, - që ta mbante gojën të qepur mirë, se i ikte koka?
Në përfundim të kësaj ndërhyrjeje më duhet të përsëris (dhe ia vlen të përsëritet çdo ditë) se historiografia e komunistëve është fund e krye e përdhosur. Nga Hysni Milloshi e nga Xhemil Frashëri nuk mund të presësh vërtetësi. Më vjen keq vetëm se Dritëro Agolli, të cilit s’mund t’i mohohet talenti, hyn shpesh në këto hulli të pabesueshme, jo vetëm në vjershën e tij prej 11 strofash që hap faqet e librit mashtrues“Gjenerali legjendar”, por edhe në parathënien apologjetike ndaj Haxhi Lleshit, apo edhe në protestën për vënien e emrit të një cope të bulevardit, që u quajt “Zogu I”. Përse nuk protestoi kur kishte pasur emërtimin “Bulevardi Stalin”?
E, meqë e përmendëm poezinë e tij, le të riprodhojmë strofën e fundit:
Dhe naganti nuk na ngeci
Që në Kuç e Vishegrad;
Mgriti këngë Shefqet Peçi
Komandanti ynë lab...
Historia e vërtetë e brigadave tona përtej kufirit zyrtar verior, shformohet edhe në vargje: tani mund të vërtetohet në mënyrë të pakontestueshme se përse E.H.-a i çoi partizanët tanë përtej kufijve tanë veriorë, për interesa të klikës titiste.
Këtu del një problem i mprehtë: se historiografinë e vërtetë s’mund ta bëjnë historianë të vetëquajtur si të tillë, të tipit Paskal Milo me shokë, që mëtojnë t’i japin leksione sesi të bëhet historia, kryetarit të ekzekutivit tonë, njërit prej prekursorëve të parë të rrëzimit të komunizmit në vendin tonë! Se cilët janë komunistë dhe cilët janë antikomunistë, për këtë nuk mund të na japin mend as ata që e vunë Enverin sa një faqe muri në ministrinë e Jashtme të pas ’97-s, as ata të ekzaltimit të figurës së E. Hoxhës në Pezën e tradhtuar, as ata mercenarë që bëjnë politikën e populistëve të E.Ramës, pasi ia drodhën demokracisë për t’u majmur, as të pavotuarit arrivistë që s’kanë ç’i duhen as Edvinit!
Është e qartë se tanimë enveristët e kamufluar dhe të hapur nuk duan as lustracionin, as zbardhjen e Masakrës së Tivarit.
Mos t’i rrejë mendja se Rezolucioni i AP-se së KE-së, për dënimin e krimeve të diktaturave është formuluar që të tallen komunistët tanë me të. Koha nuk do të ecë për ta! Tivari do të zbardhet plotësisht! – siç ka deklaruar Sali Berisha.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptySun Sep 26, 2010 11:12 pm

I nerumi Xhema,sa here fole me logjiken tane ,paster si shqyptar ma terhjeke vemendjen dhe me detyron te kem nje rrespeket te veqanet per ty. Shqyptarizma jote dhe shpiret beredhesia ju bene qe edhe kundershtari politik tju rrespeketon mendimin tan te cilter prej atedhetari. ti e din se une nuk pajtohem ideologjikishet me ty, por sa here lexoj shkrime te rralla nga ti, ama ata shkrime qe i bene thjeshet nga logjika jote si Shqyptar pa anime ,negjyra politike, me nje fjale me detyron tju rrespeketoj shpirtenishet. Ramiz Alia une si urrejtes i ideologjis enveriane, me fole drejte ndaj Ramiz Alis nuk jam i mendimit ashete fajtori kryesor per masakrat qe u ben nga shkiet e partizanet shqyptar, jo vetem e Tivarit por kudo ne trojett shqyptare shkiet basheke me partizanet fadilo-enverist jan basheke fajtor. Ramiz Alia nuk ka dhene uredhena per vrasje shqyptarsh nacionaliset ne kosove dhe Ylliride, ai ishte vetem 1 ushtar sekretar zbatues i uredhenesive enver-koci xoxe-miladin-mugosh-fadil-ali shukr-mehmet sheh shefqet pec te udhehequn nga tito famekeq. ramiz alia sot e ka lete te shfajsohet nga keto akuza, vetem te thot se une kam qen nji pioner i bolleshevizmit , or nuk kam pase moshen dhe aftesit te udheheq brigada partizane pa urdhenin e me te medhejeve, enver-koci. Mbasi enveri i zhduku te gjithe Luftaret,komandanete e udheheqesit brigadave partizane deri te i funedit mehmet shehu, perpos qe i shpetoj shefqet peci, enveri me qellim e zmadhoj ramiz alin qe i kishte sherbye oborrit enverist vite me radhe, Ramizi ase vete se kishte iden se ne ti apin aqe emrita si lufetar, por ja enveri ishte i tille, e kishte caketua me kohe ramizin per pase aredhes te ti, ramizi ka shum mekate dhe pergjegjesi ,por jo pergjegjesi kryesore per zhdukjen e shqyptareve ne Kosove e Iliride.

Me tinezar eme lajkatar se ramizi se ke gjete me, per ate edhe i shpetoi duke i sherbye sulltanit kuq me mjeshteri,tratheto shum shok te vete me dashje apo pa dashje u be me i besuehsemi kupoles vrasetare enveriane . ramizi din shum gjana dhe muned te ndihemoj per zbaredhjen e shum senve,krime qe meshifen nate regjim gjyse shekullor, por jo te konesiderohet si pergjegjes kryesor.
pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptySun Sep 26, 2010 11:37 pm

MEDALIM- flm per rrespektin ndaj meje dhe shkrimeve te mija por beso se un jam i till dhe i tham ashtu si i di dhe si mendoj, dhe mu per ket kjo tregon se nuk kam kurrfar ideologjie ne koken time ,perpos ideologjis (SHQIPTARIS )kjo esht ideologjia ime ,e sa i perket se ne te dy kem ideologji te kundert nuk e di pse, dhe si, un nuk kam kurrfare ideologjije, ideologjija ime e lart permendur besoj se esht dhe e juaja,pershendetje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyMon Sep 27, 2010 12:16 am

I nerimi Xhema, nese kam sharru diqeka me pa hiri dhe kam kriju keqe kupetime, ju kerkoj faleje.Besom se ato fjale qe i shkerova jan fjale pa asenji fare prapavije negative, thjeshete fjale qe burojen nga deshira e paster per mirekupetim. Ne te mbetet agjenda ,Ideali kombetar qe na bashkon te gjitheve per nje qellim te shejete Bashkim Kombetar. rrespeket
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyMon Sep 27, 2010 12:24 pm

Titistet te fadil Hogjes me Ali Shukriun kane bere maskara
se pari duhet denue Titistet kosovare te shitur.
Sali tradhtarin dhenderrin serbe ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: MASAKRA E TMERRSHME E TIVARIT   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyThu Oct 07, 2010 1:42 am

Masakra e tmerrshme e Tivarit
E Merkure, 06-10-2010, 09:11pm (GMT+1)


MASAKRA E TMERRSHME E TIVARIT

Dhe femijet ne barkun e nenes u drodhen,
Kur bajoneta ju ngulej ne gjoks,
Kur tradhetija e eger komuniste,
Bashk me UDBne vriste dhe priste.

1_ Radiogrami i diktatorit per masakren e Tivarit.
2_ Si u dorezuan Kosovaret tek UDBja
3_Alibija e Shefjet Pecit per te shfaqesuar Ramiz Aline.

Më kërkonin t'u hiqja bajonetën nga gjoksi

Rrëfimi i Azem Hajdinit-Xani, i mbijetuari i Masakrës së Tivarit. Një rrëfim tronditës do të kujtonte Azem Hajdini shumë vite pas Masakrës së Tivarit, nga ku ai falë fatit i mbijetoi. Ja se si i kujton i ndjeri Hajdini ato çaste dramatike e tmerri të natës së 31 marsit në Tivar, të cilat shënuan masakrën më të tmerrshme të bërë ndaj shqiptarëve në historinë e kombit tonë.
Dëshmia e Plotë
Pas një të shtëne me top të kalibrit të madh, të forcave ushtarake, njësive paramilitare, institucioneve ushtarake, shtetërore, civile dhe qytetarëve serbo-malazez të Tivarit, dhe të lokaliteteve përreth u shërbeu si sinjal për ta filluar sulmin masiv mbi rekrutët shqiptarë, shpërtheu një zjarr i menjëhershëm nga të gjitha anët dhe nga të gjitha llojet e armëve. Unë, isha bashkë me qindra rekrutë të tjerë shqiptarë, një grumbull i dendur në një kënd, brenda në oborr të ndërtesës famkeqe të monopolit të duhanit (aty ku ndodhi masakra masive). Në fillim mendoja se u bë tërmet me përmasa katastrofale apo se, erdhi vetë kiameti. Nga bubullima e armëve të zjarrta, toka na dridhej nën këmbë. Pluhuri, flaka, tymi që ishte krijuar nga të shtënat e armëve e kishin mjegulluar vendin dhe mezi mund ta shihnin njeri-tjetrin.
Më dukej se bjeshkët dhe kodrat përreth u bënë rafsh dhe ranë mbi ne.....
Breshëria e armëve të zjarrta ishte aq tronditëse sa që shumë prej nesh, edhe pa u goditur fare nga plumbat ranë në depresion psikik dhe silleshin si të çmendur.
Në këtë situatë dramatike e tmerri, nuk di as vetë se si jam rrëzuar përtokë, por më vonë kuptova që për një kohë kisha qenë pa vetëdije. Kur më është kthyer vetëdija, vërejta se trupin e kisha të mbuluar me kufoma dhe me trupa të plagosur, rrobat më ishin qullur me gjak.
Për një çast, mendova se isha plagosur. Fillova ta prekja trupin, por, për fat të mirë, plumbat më kishin kaluar vetëm nëpër rroba. Papritmas pranë meje shpërthyen disa granata, të cilat goditën kufomat dhe të plagosurit, ku kufomat, gjymtyrët e këputura dhe copat e mishit fluturonin disa metra në lartësi dhe mbi çati të shtëpive. E di se, prapë për një kohë kisha qenë pa vetëdije...
Kur m'u kthye vetëdija, dëgjova britma, vaje, ofshama, klithje të të plagosurve që kërkonin ndihmë. Këto i dëgjoja nga të gjitha anët.
Nuk guxoja të jepja shenjë që isha gjallë.
Derisa qëndroja nën kufoma dhe nën trupa të plagosurish, vëreja se si ushtarakët dhe civilët serbo-malazez, hulumtonin kufomat për të vërtetuar mos kishte shpëtuar ndonjë i gjallë, të cilët në duar mbanin thika e bajoneta të futura në pushkë, sëpata dhe mjete të tjera të mprehta me të cilat thernin të plagosurit, apo i bënin shoshë me armë kudo që i gjenin.
Madje edhe i plaçkisnin dhe u merrnin çka gjenin në trupin e xhepat e tyre.
E pata të vështirë përjetimin, kur pranë meje zbuluan Asllan Mustafën nga Tërnavci, Bislim Pajazitin nga Krasmirovci e disa të tjerë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen, dhe iu drejtuan me fjalë ofenduese: "Shiptarsku t'i majku, josh si zhiv" dhe ua futën bajonetat në kraharor dhe gjymtyrët e tjera të trupit.
Për të kënaqur sadizmin e vet shtazarak, në shenjë kënaqësie, ngrinin thikën apo bajonetën lartë nga maja e së cilës rridhte gjak deri në tokë. I tronditur nga këto skena patologjike, humba vetëdijen për një kohë. Pastaj, më erdhi vetëdija dhe vërejta se nuk më kishin zbuluar dhe se ende isha gjallë. I shtyrë nga përvoja e mëparshme, edhe pas proklamatës së shtabit për amnisti nuk lëvizja nga vendi duke mos dhënë asnjë shenjë që isha gjallë, vetëm prisja se çfarë do të sillte çdo minutë apo sekondë e ardhshme.
Më në fund, kur e humba shpresën dhe mendoja se do të më zbulonin, do më masakronin dhe do më ngarkonin në mjetet transportuese, së bashku me të vdekurit e tjerë, veten e mendoja të vdekur, mendoja: A do të shpëtojë ndonjëri i gjallë për t'u treguar shqiptarëve në Kosovë për kobin e zi që përjetuan djemtë e tyre në Tivar?
Këtë heshtje mortore timen, e theu momenti kur i sollën ata pak rekrutë shqiptarë, të cilët kishin shpëtuar të gjallë në katet e epërme të Monopolit të Duhanit dhe i vendosën mbi qindra trupa të vdekur dhe të plagosur në oborr të kësaj ndërtese, mu në këndin ku unë me dhjetëra të tjera isha fshehur nën kufoma dhe të plagosur.
Derisa xhelatët mbanin fjalim për Titon, për UNÇJ-në dhe për Bashkim-Vëllazërimin, me ndihmën e Riza Hajdinit dhe Selim Sinanit nga Baksi, që qëndronin në këmbë mbi trupin tim dhe të shumë të tjerëve, pa treguar askush, ia arrita të dalë disi nga kufomat, ata të dy më ngritën në këmbë dhe iu bashkëngjita atyre rekrutëve shqiptarë që për momentin ishin të vendosur mbi qindra trupa të rekrutëve shqiptarë të vdekur e të gjallë, në oborrin e ndërtesës së mallkuar të Monopolit të Duhanit.
Shpëtimi i tyre, ishte dhe shpëtimi im. Ndërsa shpëtimi i atyre pak rekrutëve shqiptarë që shpëtuan të gjallë nga kjo masakër, ishte një xhip me vëzhgues amerikanë i vërejtur nga xhelatët, aty pranë vendit të ngjarjes.
Pasi më nxorrën nga kufomat dhe iu bashkova të gjallëve, vërejta një skenë të llahtarshme përreth nesh, por edhe në këmbët tona, ku shtriheshin me mijëra të vrarë e të plagosur. Pamje trishtuese ofronin sidomos sendet e mreshta, si bajonetat, thikat, sëpatat, shkopinjtë që kishin mbetur të ngulitura në gjokse, stomakë, në shpina e nëpër gjymtyrë të tjera të trupit të njerëzve. Në atë grumbull njerëzish të kryqëzuar, si kubik drurësh, një mbi një, nuk mund të dallohej se kush ishte kush, ku e kishte kokën, e ku këmbët apo trupin. Kishte shumë të plagosur që klithnin, vuanin, vajtonin fatin, kërkonin ndihmë, qanin....
Është vështirë të përshkruhet gjithë ajo skenë e tmerrshme, kur të plagosurit që u shkonte gjaku rrëke kërkonin ndihmë, dhe ne, nuk ishin në gjendje t'i ndihmonim. Për ne që mbetëm gjallë ishte shumë i vështirë detyrimi të qëndronim në këmbë mbi kufoma dhe të plagosur të vëllezërve tanë. Edhe ne qanim së bashku me të plagosurit, të cilët shpesh klithnin: "Ndihmomë vëlla e mos shkel mbi varrin tim". "Vëlla ma jep një pikë ujë", "Ma hiq sëpatën, thikën, sfurkun, nga shpina, gjoksi, barku". "Më nxir prej kufomave" etj. Nuk ishin të rralla as lutjet: "Vëllezër, mos na lini në duar të këtyre xhelatëve", "Na mbytni ju", "Na mbuloni me diçka", "Na ndalni gjakun" etj. Në një situatë të tillë ku kudo rreth nesh, por edhe nën këmbët tona dëgjoheshin vaje, ofshama dhe klithje të të plagosurve, që kërkonin ndihmë, xhelatët neve na detyronin të bërtisnim: "Roftë Shoku Tito", "Rroftë UNÇ-ja", duke thënë se duhet t'i jemi mirënjohës, sepse neve që kemi mbetur gjallë, ai na e fali jetën.
Për të shprehur mllefin e vet shtazarak, fjalimi i tyre zgjati plot 80 minuta, derisa u pastrua nga viktimat sheshi para oborrit dhe gjaku shkonte rrëke si ujë pas shtrëngatës dhe derisa ra terri i natës që mos të na vërente në rrugë ndonjë vëzhgues anglo-amerikan.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Dokumentet e formosura nga Enver Hoxha;   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyThu Oct 07, 2010 1:45 am

Dokumentet e formosura nga Enver Hoxha; "Të arratisurit dërgojani divizionit serb"

Radiograma e diktatorit Hoxha për Masakrën e Tivarit
Gjenocidi i ekzekutimit të mbi 5000 mijë kosovarëve në periudhën shtator 1944 e deri qershor 1945 nga Ushtria Nacional Çlirimtare jugosllave e ndihmuar nga divizionet shqiptare vazhdoi edhe pas masakrës famëkeqe të 31 marsit në Tivar. Pasi të mobilizuarit kosovarë kishin pikasur qëllimin e vërtetë të mbledhjes së tyre, i cili nuk ishte aspak ndjekja e fashistëve për të çliruar Kosovën, por eliminimi fizik i tyre, ata filluan që të dezertonin nga radhët e ushtrisë së Kosmetit. Një mbështetje për të mobilizuarit e traumatizuar në këtë periudhë nga dhuna sistematike e kryer nga UDB-ja, ishin divizionet V dhe VI shqiptare, të cilat kryenin misionin e caktuar nga diktatori Hoxha. Por si duket, skema e rekrutimit të kosovarëve nga divizionet shqiptare dhe dorëzimi më pas i tyre në radhët e ushtrisë jugosllave filloi të zbulohej nga kosovarët, të cilët po dezertonin edhe nga divizionet shqiptare. Ky shqetësim vë në lëvizje krerët drejtues të divizionit V, pjesë e të cilit ishte edhe Ramiz Alia, ku i kërkojnë një mendim urgjent komandës së përgjithshme për të vepruar sa më shpejt. Kjo vërtetohet nga letërkëmbimi që Komisari Politik i divizionit V, Gafur Cuci, bërë në datën 28 maj 1945. "Ata që gjer dje kanë dezertuar nga radhët e ushtrisë së Kosmetit dhe sot janë dorëzuar në reshtat tona, fillojnë të dezertojnë se është hapur parrulla që ne do të shkojmë në kufirin grek. Dezertimet po ngjasin nga këta të fundit dhe prej atyre që për të mos u hedhur në ushtrinë jugosllave nga frika ardhën me ne, ndërsa pjesa tjetër qëndron mirë. Në rast lëvizjeje për në një tjetër sektor të gjithë ata që kanë dezertuar nga radhët e ushtrisë së Kosmetit mund të na dezertojnë. Mejtoni dhe na lajmëroni", shkruan Cuci për komandën e përgjithshme të UNÇSH. Në Arkivin Qendror të është gjetur edhe një dokument tjetër, i cili implikon divizionet shqiptare në dorëzimin e kosovarëve në ushtrinë jugosllave. Në këtë dokument dërguar nga Divizioni V për komandën e përgjithshme, ku udhëheqës ishte Enver Hoxha, i kërkohej këtij të fundit si të vepronin me kosovarët e kapur, pasi Shtabi Operativ i Kosmetit i urdhëronte që t'i dorëzonin të mobilizuarit në Divizionin 52 serb. "Shtabi Operativ i Kosmetit prapë na i kërkon të gjithë të dorëzuarit ose të kapurit, që sot janë në divizionin tonë, t'ia dorëzojmë Divizionit 52. Me këta të Shtabit Operativ të Kosmetit mezi merremi vesh se bëjnë gjithsecili pas kokës, çdo përgjegjës zyre. Për shembull, oficeri i artilerisë na dërgoi një urdhër", thuhet në letrën e datës 30 maj 1945. Po në këtë datë, diktatori Enver Hoxha, udhëheqësi i komandës së përgjithshme, i kthen një përgjigje, me anë të së cilës i kërkon krerëve të Divizionit V ta informojnë rreth numrit të kosovarëve që ky divizion ka mobilizuar në terren. "Na lajmëroni sa bëhet numri i të arratisurve që janë dorëzuar në divizionin tuaj dhe sa bëhet numri i kosovarëve që keni mobilizuar në terren", shkruan Enver Hoxha. Divizioni V informon Enver Hoxhën nëpërmjet një letërkëmbimi një ditë më vonë, në 1 qershor 1945, ku i jep numrin e të arratisurve dhe të të mobilizuarve kosovarë. "Numri i të arratisurve që janë dorëzuar në repartet tona arrin deri në 155 veta, me përjashtim të disa kriminelëve që ja kemi dorëzuar M.P sipas kërkesës së tyre. Numri i kosovarëve që janë mobilizuar është 1398", shkruan sekretari politik i divizionit të V, Gafur Cuci. Ajo e cila do ta faktojë më së miri bashkëpunimin e Ushtrisë Nacional Çlirimtare shqiptare dhe asaj jugosllave në dorëzimin e kosovarëve nën komandën e jugosllavëve dhe më pas eliminimin fizik të tyre, është radiograma e dërguar nga Enver Hoxha. Në përgjigje të urdhrit jugosllav për t'iu dorëzuar atyre kosovarët e divizionit të V, diktatori Hoxha jep miratimin e kësaj lëvizjeje. "Të arratisurit e dorëzuar në divizionin tuaj dërgojani Divizionit 52", urdhëron Hoxha. Regjimi komunist dhe drejtuesit e tij në Shqipëri heshtën dhe nuk pranuan asnjëherë që kishin bashkëpunim apo dijeni në këtë masakër. Por letërkëmbimet e zbardhura në gazetën tonë hedhin poshtë mosdijeninë, ndërsa faktojnë diçka më shumë që jo vetëm kanë qenë në dijeni, por edhe që kanë patur gisht në gatimin e masakrës më famëkeqe të kombit shqiptar.
Dëshmitë e Shefqet Peçit dhe Arif Haskos për masakrën
Xoxe: E mo, Shefqet, ç'bëhesh merak për ca të vrarë të Kosovës... Mirë t'iu bëhet!
Lidhjen mes komunistëve serbë dhe atyre shqiptarë për Masakrën e Tivarit e vërtetojnë edhe dëshmitë e dy prej njerëzve që kanë qenë pjesë e divizioneve shqiptare V dhe VI me mision në Kosovë. Në librin "Dëshmi dhe udhëkryqe të historisë", ku është edhe Masakra e Tivarit, shkrimtari dhe publicisti Apostol Duka jep dëshmitë e Shefqet Peçit dhe Arif Haskos, të cilët shprehen për këtë ngjarje. I pari që ka hedhur dritë mbi këtë masakër ka qenë Shefqet Peçi, i cili pasi informon Koçi Xoxen për situatën dhe veprimet midis divizioneve shqiptare dhe serbe, vetë Xoxe i kthehet duke i thënë të mos merakoset për ca të vrarë të Kosovës. "I bëra njëmbëdhjetë faqe informacion Komitetit Qendror, që në Tiranë t'a mësonin si qe puna dhe të ankoheshin te Titua. Kur u ktheva në Tiranë, u poqa me Koçi Xoxen dhe e pyeta se ç'ishte bërë me atë informacionin tim dhe ai më tha qetësisht: 'E mo, Shefqet, ç'bëhesh merak për ca të vrarë të Kosovës...' Por ata nuk ishin ca, po mijëra të rinj, o shoku Koçi, iu ktheva me zemërim. Mijëra, mijëra, por të gjithë ishin bashkëpunëtorë të Rexhep Mitrovicës dhe Xhemë Gostivarit, që i kishin lyer duart me gjak partizanësh jugosllavë dhe e patën me hak gjysmën e lekut, e mbylli bisedën Koçi", shprehet Peçi. Ndërsa Arif Hasko, në atë kohë komisar i Divizionit të Dytë Sulmues të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, pohon me shumë përgjegjësi se, "Në ditët e fundit të marsit të vitit 1945, ndodhesha rastësisht në Shkodër, ku më ndodhi edhe një incident me partizanët e Brigadës së 22-të Sulmuese, të cilët nuk më njihnin dhe më arrestuan, nga që më panë të veshur bukur dhe menduan se mund të isha ndonjë ballist ose kolaboracionist i maskuar. Në ato çaste mërzie, më lajmëruan nga Tirana me fonogram se aty do të vinin ca kosovarë (vullnetarë), të cilëve ishte mirë t'iu flisja për luftën kundër fashizmit, për vëllazërimin midis shqiptarëve dhe popujve të Jugosllavisë etj", shprehet Hasko në librin e Apostol Dukës. Gjithashtu, komisari i Divizionit të Dytë Sulmues të Ushtrisë Nacionalçlirimtare tregon edhe për keqtrajtimet dhe torturat që kryheshin për kosovarët nga ushtritë jugosllave. "Interesohem dhe mësoj se një kolonë të madhe kosovarësh e kishin rrasur në Tebojë, në ca kazerma të braktisura. Ishte paraditja e 31 marsit. Shkoj dhe i gjej të rrahur, të masakruar, disa edhe të lidhur nga duart. Sa hyra mes tyre, ata ulën kokat, asnjëri nuk deshi të më shihte në sy. Rrethoheshin nga shoqërues malazez, të armatosur mirë, anash ishin ngritur mitralozët. I pyes shoqëruesit se ku po i çonin dhe më thonë se janë rekrutë që do të plotësojnë formacionet e Armatës së Katërt Jugosllave. Pyes se përse nuk kanë armë, përderisa janë rekrutë dhe më thonë se do t'i marrin kur të shkojnë në vend, kërkoj shpjegime se përse shumë prej tyre janë të keqtrajtuar dhe më thonë se ata kanë dashur të arratisen. Në këto kushte, nuk kam ç'të flas, thashë dhe u largova i revoltuar", shprehet Hasko. Për të forcuar dëshminë e dhënë nga Shefqet Peçi, ne po iu publikojmë edhe rrëfimin që ka dhënë Hasko përsa i përket dijenisë së udhëheqjes së UNÇSH për këtë masakër. Sipas tij, jo vetëm që ata ishin në dijeni, por edhe se për krerët e UNÇSH kjo masakër nuk përbënte asgjë. "Pasdite, ata i nisën me ngut për në Malin e Zi, ndërsa të nesërmen a të pasnesërmen, u përhap me shpejtësi lajmi se i kishin vrarë e masakruar të gjithë në qytetin e Tivarit. Kur u ktheva në Tiranë, ia tregova ndodhinë Koçi Xoxes dhe ai nuk shfaqi asnjë shenjë shqetësimi. "Mirë t'iu bëhet! - më tha. - Janë të gjithë pasues të Xhemë Gostivarit e Rexhep Mitrovicës… E di mirë këtë problem, më ka shkruar edhe Shefqet Peçi…", thekson Hasko për shkrimtarin Duka. Ish-Presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, ka hedhur poshtë akuzat e Kryeministrit Sali Berisha për implikimin e tij dhe komunistëve në Masakrën e Tivarit, të ndodhur në mars të vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhëzimeve të qeverisë së saj në Beograd, ekzekutoi mbi 5000 kosovarë të pafajshëm. Por nga dëshmitë e dhëna dhe nga letërkëmbimet e publikuara nga gazeta jonë, vërtetohet se Enver Hoxha dhe Ramiz Alia kanë qenë pjesë e gatimit të masakrës famëkeqe në historinë e kombit shqiptar.
Divizioni V, datë 28.5.1945
Komandës së përgjithshme.
Në lidhje me telin tonë N,exrtra rez datë 22.5.1945. Ata që gjer dje kanë dezertuar nga radhët e ushtrisë së Kosmetit dhe sot janë dorëzuar në reshtat tona, fillojnë të dezertojnë se është hapur parrulla që ne do shkojmë në kufirin grek. Dezertimet po ngjasin nga këta të fundit dhe prej atyre që për të mos u hedhur në ushtrinë jugosllave nga frika ardhën me ne, ndërsa pjesa tjetër qëndron mirë. Në rast lëvizjeje për në një tjetër sektor të gjithë ata që kanë dezertuar nga radhët e ushtrisë së Kosmetit mund të na dezertojnë. Mejtoni dhe na lajmëroni.
Për shtabin e Divizionit V.
Komisari Polititk Gafur Cuci.
Divizioni V, 30.5.1945
Komandës së Përgjithshme
Shtabi Operativ i Kosmetit prapë na i kërkon të gjithë të dorëzuarit ose të kapurit që sot janë në divizionin tonë t'ia dorëzojmë Divizionit 52. Me këta të Shtabit Operativ të Kosmetit mezi merremi vesh se bëjnë gjithsecili pas kokës çdo përgjegjës zyre. Për shembull, oficeri i artilerisë na dërgoi një urdhër.
RADIOGRAMË
Divizionit V
Na lajmëroni sa bëhet numri i të arratisurve që janë dorëzuar në divizionin tuaj dhe sa bëhet numri i kosovarëve që keni mobilizuar në terren.
ENVER
Divizioni V, 1.6.1945
Komandës së Përgjithshme
Numri i të arratisurve që janë dorëzuar në repartet tona arrin deri në 155 veta, me përjashtim të disa kriminelëve që ia kemi dorëzuar M.P sipas kërkesës së tyre. Numri i kosovarëve që janë mobilizuar është 1398.
Gafur Cuci
Radiogramë 5 qershor 1945

Divizionit V
Të arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj dërgojani divizionit 52.
Enver
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Letërkëmbimi i Alisë, si i dorëzoi kosovarët tek UDB-ja   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyThu Oct 07, 2010 8:37 pm

Bie alibia e Alisë, provohet se gjatë masakrës ishte në Kosovë dhe jo në Bosnje. Dëshmia-provë e Shefqet Peçit



Letërkëmbimi i Alisë, si i dorëzoi kosovarët tek UDB-ja

Ish-Presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia ka hedhur poshtë akuzat për implikimin e tij në masakrën e Tivarit, të ndodhur në mars të vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhëzimeve të qeverisë së saj në Beograd, ekzekutoi mbi 5 mijë kosovarë të pafajshëm. Koha kur ka ndodhur masakra i përket fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur ushtria partizane shqiptare kishte shkuar në ndihmë të popujve të ish-Jugosllavisë për t'u çliruar nga ushtria gjermane. "Tivari është në Mal të Zi dhe kur ka ndodhur ngjarja ne kemi qenë në Bosnjë. Është një ngjarje e rëndë për kosovarët dhe le të përgjigjen vetë ata ose më mirë serbët që e organizuan", kjo ka qenë alibia e ish-diktatorit Ramiz Alia rreth dijenisë së tij për Masakrën e Tivarit, ku u ndërmor gjenocidi më famëkeq kundër shqiptarëve të Kosovës. Ramiz Alia është treguar i kujdesshëm në eliminimin e dokumenteve komprometuese përgjatë 50 viteve diktaturë nga ai dhe regjimi komunist i kohës. Terri i informacioneve për periudhën mars-prill në arkivat qendrore të shtetit nuk ndihmon shumë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Por gjatë një interviste dhënë për gazetarët me Blerim Shalën dhe Llukman Hallili, më pas të botuar në librin e tij "Unë, Ramiz Alia Dëshmoj për Historinë" botuar në vitin 1993, Ramiz Alia konfirmon faktin se në datën 13 mars 1945 ka qenë në Prishtinë.

o o o

Në Arkivin e Shtetit shqiptar një tjetër dokument që implikon Ramiz Alinë në gjenocidin kundër shqiptarëve të Kosovës. Ekziston një letërkëmbim ku në datën 7, prill një javë pas Masakrës së Tivarit, ai i bën të ditur Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi listën emërore të dorëzuar dhe të vullnetarëve kosovarë të ardhur në radhët e këtij divizioni, ku fatin e tyre e priste ekzekutimi fizik si ai i një jave më parë në Tivar. Nga koka e letrës cilësohet qartë se Ramiz Alia nuk ndodhej në Bosnje me misionin e tij të caktuar ashtu sikundër është alibia e tij pas 65 vitesh nga Masakra e Tivarit. Si për çudi nga ato që pretendon Alia në dy data, 3 javë para masakrës dhe 1 javë pas saj, ai ndodhet në Kosovë e jo në Bosnjë.

Misioni i divizioneve shqiptare për të mobilizuar kosovarët

Por, a ka patur lidhje mes komunistëve serbë dhe atyre shqiptarë për Masakrën e Tivarit? Kësaj pyetjeje është munduar t'i përgjigjet edhe shkrimtari dhe publicisti Apostol Duka në librin "Dëshmi dhe udhëkryqe të historisë", ku është edhe Masakra e Tivarit. Në librin e tij jepen dëshmitë e Shefqet Peçit për ato ditë të marsit 1945, ku sipas rrëfimit të tij, duket qartë se kosovarët i kishin mobilizuar me zor, me gënjeshtra dhe po i keqtrajtonin. "Gjatë rrugës së kthimit në Shqipëri, kujton Shefqet Peçi, u ndodha në Prizren. Ishte fundi i marsit të vitit 1945. Më thonë se, me porosi 'nga lart', duhej të shkoja e t'iu flisja disa rekrutëve kosovarë, të mobilizuar në ushtrinë jugosllave. T'iu flisja për bashkim-vëllazërimin, t'iu thoja se më në fund edhe çështja e Kosovës do të zgjidhej në mënyrë 'internacionaliste' e kështu me radhë. Mua, përherë se si më janë dukur këto porositë 'nga lart', kur nuk të thonë se kush i ka dhënë, kur unë i merrja urdhrat vetëm nga komanda dhe udhëheqja ime. Nuk shkoj, thashë, ata s'e kuptojnë labçen time, le të flasë më mirë Esat Ndreu, që është nga Dibra. Dhe vajti e foli Esati. Se kisha hiç hallin tek labçja, që kosovarët e kuptonin që ç'ke me të, po kisha dëgjuar se kosovarët e kishin mobilizuar me zor, me gënjeshtra dhe po i keqtrajtonin, naj nuk doja të bëja lojën e të tjerëve. Dhe dolli ashtu siç e menoja, ata u pushkatuan të gjithë në Tivar pas disa ditësh", ky është rrëfimi i Shefqet Peçit, i cili edhe pse ishte bashkëpunëtor në këtë mision nuk ka nguruar të hedhë dritë mbi disa të vërteta të gatimit të Masakrës së Tivarit.

Divizionet V dhe VI rekrutonin shqiptarë dhe ia dërgonin UNÇJ

Në vjeshtën e vitit 1944, Shtabi Suprem i UNÇJ-së i drejtuar nga Josip Broz Tito, në emër të internacionalizmit, do të bëjë marrëveshje me ushtrinë e kuqe ruse, më pastaj me forcat bullgare dhe më 2 shtator 1944 edhe me SHP të UNÇ të Shqipërisë, për të zhvilluar operacione të përbashkëta ushtarake kundër forcave gjermane në Jugosllavi. Por nga faktet e nxjerra deri tani, qëllimi real nuk ka qenë ndjekja e forcave gjermane. Kjo vërtetohet fare lehtë nëpërmjet letrës që Miladin Popoviçi i dërgonte komandës së përgjithshme jugosllave. "Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesa janë bandat e armatosura që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë". Për t'ia arritur qëllimit të sundimit në Kosovë, Ushtrisë Nacional Çlirimtare Jugosllave do t'i duhej ndihma e Divizionit V dhe VI të UNÇSH, mision që sipas dokumenteve të zbuluara nga ne, në Arkivin Qendror të Shtetit, Ramiz Alia dhe drejtues të tjerë të Divizioneve V dhe VI e kanë kryer më së miri përgjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, si para edhe pas Masakrës së Tivarit. Në tre letërkëmbimet e gjetura në Arkivat e Shtetit, duket qartë ky veprim. Një nga këto letra është dërguar nga ish-Presidenti i fundit i regjimit komunist, Ramiz Alia, në të cilën dërgohen emrat e të rekrutuarve kosovarë (banditëve, sipas Miladin Popoviç, të cituar më lart). Në letrën e datës 21 maj 1945 pas Masakrës së Tivarit, Sekretari Politik i Divizionit V, Gafur Cuci e informon për ecurinë e misionit Komandën e Përgjithshme se ata po i dorëzojnë kosovarët e dezertuar nga radhët e ushtrisë jugosllave drejt shtabit operativ të Kosmetit. Ai kërkon një mendim për këtë lëvizje. Dezertimi i të mobilizuarve kosovarë nga radhët e ushtrisë jugosllave tregon edhe shqetësimin e tyre për një fund të hidhur si ai i shqiptarëve të ekzekutuar në Masakrën e Tivarit natën e 31 marsit.

Pyetje e gazetarit: Ku keni qenë atë ditë kur u vra Miladin Popoviçi?

Ramiz Alia: Po, po… Unë bashkë me Gjin Markun komandantin e divizionit të gjashtë atë ditë udhëtuam nga Mitrovica për në Prishtinë. Kishim takim me shtabin e Kosmetit, si thuhej atëherë. Ky shtab ishte pas administrimit ushtarak. Më duket se Fadil Hoxha ishte zëvendëskomandant. Ishim në një kafene kur morëm vesh se atë mëngjes kishin vrarë Miladinin. Nuk dua të hyj në detaje të çështjes, por për mendimin tim nga mënyra se si na e shpjeguan Dushan Mugasha dhe Fadili ngjarjen, vrasjen e Miladinit…

Pyetje e gazetarit: Ju shkuat në vend të ngjarjes, apo…?

Ramiz Alia: Po, po ne shkuam në vendin ku kishte ndodhur ngjarja. Ne pamë dhomën e punës së Miladinit ku rrinte, plumbat të cilët i kishin rënë, madje njëri kishte thyer dorezën e telefonit. Plumbat ishin koncentruar në një trekëndësh shumë të vogël, gjë që tregonte se vrasësi kishte qëlluar me një qetësi shumë të madhe në një kohë kur në të njëjtën ndërtesë në katin e poshtëm gjendeshin dymbëdhjetë partizanë si roje.

Marrë nga: "Unë, Ramiz Alia dëshmoj për historinë"

* * *

Mitrovicë 7.4.1945

Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi

Bashkangjitur po iu dërgojmë listën emërore të dorëzuarve dhe të vullnetarëve kosovarë të ardhur në radhët e këtij divizioni.

Komisari Politik (Ramiz Alia), Komandanti (Rahman Parllaku)

Në këtë letër Ramiz Alia duket qartë se ndodhet akoma në Kosovë dhe jo në misionin e tij për të ndjekur forcat nazi-fashiste në Bosnjë, ashtu sikur ai ka ngritur në alibinë e tij për t'u shpëtuar akuzave se është bashkautor në Masakrën e Tivarit. Këto fakte rrëzojnë alibinë e Ramiz Alisë për mospraninë e tij në Kosovë gjatë gatimit të gjenocidit më të madh të shqiptarëve deri në atë kohë, e cila u krye nga forcat e Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë me mbështetjen e forcave partizane shqiptare, gjenocid i cili nuk përfundoi vetëm me ekzekutimin e pamëshirshëm të shqiptarëve në mesnatën e 31 marsit 1945 në Tivar.

* * *

Ushtria NÇLSH-Shtabi i BRIG III Divizioni i V

Shtabit të Divizionit të V Mitrovicë 10.4.1945

Bashkangjitur po iu paraqesim edhe një listë tjetër të vullnetarëve dhe të dorëzuemve pranë Shtabit të Batalionit të I-rë e të II-të të kësaj brigade për t'ia u shtu listave që kemi dërguar më parë.

Komandanti (Saliko Sulo)

Divizioni i V datë 21.5.1945

Komandës së Përgjithshme

Partizanët e Kosmetit që janë në brigadën e ushtrisë jugosllave kanë dezertuar nga ata deri më sot janë kapur e dorëzuar nëpër repartet tona në këto ditë po ia dorëzojmë shtabit operativ të Kosmetit. Ky është mejtimi ynë, ju çmejtoni? Na lajmëroni me lidhjen e parë.

(Gafur Cuci)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyThu Oct 07, 2010 8:40 pm

Si u dorëzuan nga Enver Hoxha tek brigadat serbe mijëra shqiptarë të Kosovës

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë

Mbi 5000 shqiptarë të vrarë është bilanci i masakrës më të tmerrshme në historinë e kombit shqiptar. Më e tmerrshme dhe pa u dënuar asnjëherë nga pushtetarët e asaj kohe si nga pala jugosllave po ashtu edhe ajo shqiptare. E përmendim shtetin dhe udhëheqësit e saj shqiptar pasi kjo masakër në një farë mënyre, megjithëse janë fshehur shumë të dhëna që faktojnë bashkautorësinë e tyre në vrasjen e mbi 5000 mijë shqiptarëve, përsëri historia i nxjerr zbuluar ata. Po cili është roli i udhëheqësve shqiptarë të vitit 1945 në ekzekutimin makabër të vëllezërve tanë kosovarë? Nëpërmjet disa fakteve duhet të ndezim një shkëndijë të vogël, e cila do të ndezi përgjithnjë dritën e madhe të së vërtetës së genocidit shqiptar të muajve mars-prill 1945.

Si nisi kjo ngjarje

Shtabi Operativ i "Kosmetit" i urdhëruar nga Shërbimi Sekret i Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë, me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill, por edhe më tej të vitit 1945, mobilizon me dhunë shqiptarët për t'i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të "Adriatikut" në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën Prizren - Kukës - Shkodër - Tivar - Dubrovnik - Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni. Intervali i mobilizimit do të prekte edhe territorin e Shqipërisë dhe për këtë forcat e UNÇJ duhet të bashkpunonin me UNÇ shqiptare, të cilat do të lejonin kordonin e gjatë të "kosovarëve fatkeqë" nën drejtimin e udhëheqësve jugosllavë, pa u cenuar në territorin shqiptar. Deri në këtë moment historia tregon se udhëheqësit shqiptarë me në krye Enver Hoxhën, nuk do të ishin drejtpërdrejtë bashkautorë në masakrën e shfarosjes së burrave të rezistencës kosovare. Por marrëveshja e bërë midis UNÇJ me ushtrinë e kuqe ruse, me forcat bullgare dhe me Shtabin e Përgjithshëm të UNÇ të Shqipërisë në 2 shtator të vitit 1944 do të faktojnë të kundërtën.

Çfarë synonte marrëveshja?

Në vjeshtën e vitit 1944, Shtabi Suprem i UNÇJ-së i drejtuar nga Josip Broz Tito, në emër të internacionalizmit, do të bëjë marrëveshje me ushtrinë e kuqe ruse, pastaj me forcat bullgare dhe më 2 shtator 1944 edhe me SHP të UNÇ të Shqipërisë, për të zhvilluar operacione të përbashkëta ushtarake kundër forcave gjermane në Jugosllavi. Kjo marrëveshje, e cila kishte synimin parësor luftën kundër fashizmit, devijoi në një plan tjetër ku do të eliminoheshin të gjithë kosovarët, të cilët do t'i bënin rezistencë forcave jugosllave. Luftimet më të ashpra në Kosovë brigadat sllavokomuniste, do t'i zhvillojnë gjoja "kundër Forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë Etnike dhe bandave shqiptare që po mbretërojnë në Kosovë". Për të argumentuar këtë qëndrim, letra e Miladin Popoviçit, të cilën në emër të KK të PKJ-së ua dërgoi të gjithë komisarëve politikë në Kosovë, e shpjegon më së miri qëllimin e marrëveshjes së 2 shtatorit 1944. Në letër ndër të tjera, M.Popoviç shkruan: "Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesa janë bandat e armatosura që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorëzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit e këtë (konfiskim - vërejtja ime Sh.B) do ta bëjnë shtabet (e UNÇJ-së-vërejtja ime Sh.B). Në fshatrat që është bërë rezistencë duhen gjetur organizatorët dhe duhet dorëzuar gjyqit ushtarak, që do t'i gjykojë menjëherë e fshatarët t'i çarmatosë…". Sipas marrëveshjes, UNÇJ-UNÇSH, në fillim të tetorit 1944 në Kosovë do të futen Brigadat III dhe V të Korparmatës I të UNÇ të Shqipërisë. Marrëveshja UNÇ jugosllave-UNÇ shqiptare: Brigada e III dhe e V nga Shqipëria për spastrimin e Kosovës nga çetat që bëjnë rezistencë. Këtu do të dilte fare hapur emri i më të përfolurit për pjesëmarrje në genocidin kundër shqiptarëve, Ramiz Alisë.

Si e mori urdhrin Ramiz Alia për të qenë pjesë e forcave të UNCSH në mobilizimin e shqiptarëve që do të bënin rezistencë kundër pushtimit jugosllav në Kosovë

Për shumë vite me radhë Ramiz Alia e ka mohuar prezencën e tij në mobilizimin dhe ekzekutimin e mijëra shqiptarëve, të cilët u bënë pengesë e ushtrisë jugosllave në pushtimin e Kosovës. Kjo për shkak të regjimit 50-vjeçar të diktaturës më të egër në historinë komuniste botërore. Duke u mbrojtur nga komoditeti që jepte regjimi komunist në fshehjen e shumë krimeve makabre të bëra nga udhëheqësit politikë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe eleminimin e dokumenteve, Ramiz Alia nuk është prononcuar asnjëherë për çka ndodhi netët e fundit të marsit 1945. Komisari politik Ramiz Alia, i dyshuari kryesor në vrasjen e mijëra shqiptarëve në librin e tij të botuar së fundmi është munduar të shtrembërojë të vërtetën, por gjithsesi në mes rreshtash ku Alia tregon për momentet e caktimit të tij në krye të Divizionit V nga komisari i Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha, shumë njerëz do të zbulojnë misionin e fshehtë që do të kishte Divizioni V dhe VI në mobilizimin dhe ekzekutimin e kryengritësve kosovarë. Ndër të tjera, në librin e tij "Jeta ime", Alia shkruan se urdhri i erdhi nga Enver Hoxha, ku i kërkoi që të kryente më së miri këtë detyrë pasi ky mision kishte një rëndësi të veçantë politike. Çfarë ka dashur të nënkuptonte Enver Hoxha me "rëndësinë e veçantë politike"? A mos vallë ky mision ishte një ndër nderet e diktatorit Hoxha në shërbimin ndaj Jugosllavisë? Këto përgjigje duhet t'i japë Ramiz Alia, i cili refuzon gjithmonë të hedhë dritë në prapaskenat e miqësisë së udhëheqësve shqiptarë dhe atyre jugosllavë.

Një pjesë e bisedës midis Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë e shkruar nga ky i fundit në librin "Jeta ime"

Enver Hoxha:

Ti je caktuar si Komisar Politik i Divizionit V, që bashkë me divizionin VI do të vazhdojnë ndjekjen e ushtrisë fashiste në territorin jugosllav.

Ramiz Alia:

Puna si Komisar Politik më trembte për mungesë përvoje dhe për moshën e re që kisha në atë kohë.

Enver Hoxha:

Partia ka besim tek ti se do ta kryesh më së miri këtë detyrë. Mbështetu tek shokët dhe bashkë me to, që komandat dhe shtabet të kryejnë me nder misionin e madh që u është besuar. Vendimi për dërgimin e dy divizioneve tona për të ndjekur ushtrinë gjermane edhe në Jugosllavi ka rëndësi të veçantë politike. Kështu ne ndihmojmë popujt vëllezër të Jugosllavisë për çlirimin e tyre nga fashizmi.

Pse u zgjodh Ramiz Alia?

Shumë pikëpyetje janë ngritur se përse Ramiz Alia do të ishte njeriu adapt për kryerjen e këtij misioni. Pa asnjë hamendësim, por bazuar në të vërteta historike, Ramiz Alia nuk është shqiptar në gjak. Nga pema gjenealogjike atërore konstatohet se Ramiz Alia ka atësi serbo-boshnjake. E ëma erdhi në Shkodër në fillim dekadën e dytë të shekullit të kaluar. Gjithashtu, Ramiz Alia kurrë në jetë nuk përmend origjinën e vet, të familjes, farefisit në kujtimet e shumta. Pra, as ardhja dhe as hapat sistematike të Ramiz Alisë në jetë nuk janë një okazion human, por një program i cipuar i shërbimeve jugosllave të asaj kohe. Si pinjoll besnik i gatuar që në embrion me antishqiptari, agjenti serb Alia i infiltruar përmes lëvizjes komuniste, antinazifashiste u bë promotor i deshqiptarizmit të Kosovës dhe ndihmëtar i instalimit të kolonëve serbo-boshnjak.

Faktet që dëshmojnë se Ramiz Alia ka qenë bashkautor i ngjarjeve të marsit 1945

Ramiz Alia mohon të ketë dijeni se ç'ka ndodhur natën e 31 marsit 1945, duke mohuar kështu edhe se ishte në dijeni që kosovarët e mobilizuar nga çetat partizane shqiptare iu dorëzoheshin atyre jugosllave, ku i priste fundi i hidhur i eliminimit fizik. Duke kërkuar në arkivën qendrore të Shqipërisë rreth ngjarjeve të vitit 1945 vihet re eliminimi i dokumenteve zyrtare që kompromentonin udhëheqësit shqiptarë të kohës përgjatë regjimit komunist. Në arkivën qendrore të Shqipërisë është një terr informacioni përsa i përket periudhës shkurt-qershor të vitit 1945 për letërkëmbimet midis Shtabit të Përgjithshëm dhe dy divizioneve V dhe VI të forcave UNÇSH të dërguara në Kosovë. Nga kërkimi i gjatë në këto arkiva, Gazeta "Rilindja Demokratike" ka bërë të mundur gjetjen e disa dokumenteve ku tregojnë urdhrat që vinin nga Shqipëria për në Kosovë dhe anasjelltas.

Menjëherë pas marrjes së detyrës si Komisar Politik i Divizionit V, i cili u çua me misionin "politik" të Enver Hoxhës, Ramiz Alia filloi të kërkonte mendime nga Shtabi i Përgjithshëm për mënyrën e kryerjes në përpikmëri të detyrave të ngarkuara në kryerjen e misionit si dhe të jepte informacione për ngjarjet e ditës gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Në letrën drejtuar Shtabit të Përgjithshëm në datën 3 mars 1945, Alia informon udhëheqësin e UNÇSH, Enver Hoxhën se në datën 7 të po këtij muaji, ai dhe forcat e divizionit të tij do të niseshin drejt Novi Pazar-it dhe Mitrovicës. Por ai nuk shkruan se sa do të zgjasë misioni i tij në Mitrovicë. Kjo mbetet e vetmja letër që ekziston në arkivat e shtetit për muajin mars të vitit 1945 nga të tjerat që janë eliminuar nga regjimi komunist për të zhdukur çdo provë që konpromenton lidhjen e Masakrës së Tivarit me udhëheqësit e Partisë Komuniste shqiptare.

Letra dërguar Shtabit të Përgjithshëm nga Ramiz Alia dhe Rahman Parllaku (Komandant i Divizionit V) 3 mars 1945

Komandës së Përgjithshme

Sipas urdhërit të Komandës së Përgjithshme jugosllave përcjellë me anë të korpusit të II jugosllav, forcat e divizionit tonë po lëvizin në drejtim Novi Pazar, Mitrovicë. Lëvizja do të fillojë në datën 7.3.1945 në mëngjes. Për lëvizjen e forcave tona u morëm vesh me mjekët dhe ramë dakord me qenë se nuk lëvizjen Tonë??, jemi marë vesh edhe me Divizionin VI, i cili do të vendoset në Vuçiternë e rrethe.

Nga divizioni i V Rahman e Ramis.

z.sh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyThu Oct 07, 2010 8:43 pm

Avdyl Luma: Edhe unë isha në Tivar, dy ditë pas masakrës

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë U1_Avdyl_Luma

Ai tashmë i ka kaluar të 80-tat dhe qetësinë e gjen në fshatin e tij të lindjes, në Cërmjan të Dushkajës. Quhet Avdyl Luma, shkurt e thërrasin bab Dylë. Në jetën e tij kishte përjetuar dy udhëtime të dhunshme, një më 1945, kur në moshën 17 vjeçare, si rekrut, e kishin dërguar për të kryer shërbimin ushtarak, por rruga kishte kaluar për në Tivar, më sakt në monopolin e duhanit e që ai ngul këmbë se ka qenë gjimnaz. Ndërsa, udhëtimi tjetër kishte ndodhur në prill të vitit 1999, përsëri një rrugëtim i detyrueshëm për të. Pas 60-vjetësh, ai kujton çdo gjë nga udhëtimi i tmerrshëm, që kishte bërë në kalvarin e mars-prillit, të 1945-tës. Këto rrëfime për rrugën e tij drejt Tivarit dhe vendeve të tjera, ai për 50-vjetë është detyruar t’i heshtë, për t’iu treguar fshehurazi vetëm të afërmve të tij. Kohën më të madhe e kalon praën TV-së, duke shpresuar se do të shfaqet ndonjë dokumentar për masakren e Tivarit, e që, sipas tij, shumë pak transmetohen programe të tilla. Ndërsa, sot, ai thotë se ka ardhur koha, që jo vetëm të bëhen publike masakrat e ndodhura në Tivar, por edhe të zbulohen të gjithë ata emra që u vranë padrejtësisht atje dhe të shënohen dikund, që të mund ti sheh e gjithë bota. Për të, masakra e Tivarit është një vlerë e rëndësishme kombëtare, që dokumenton më së miri gjenocidin serb mbi popullin shqiptar të Kosovës. Plaku Avdyl mbanë mend momentin e nisjes për në Tivar, por jo edhe datat.

Nuk e dinim kah po na qojnë…


“Jemi nisë shtatë javë para Shingjergjit. Çfarë dite nuk e di. Asht kanë e 45-ta sene. Na kanë marr pleq e të ri, e na kan ba bashk në Gjakovë e prej aty në Pejë. S’na kan nalë hiq në Gjakovë. Kemi ndejt nja tri javë në gjimnazin e Pejës. Dikujt ja dhanë pushktë, dikujt jo. Unë nuk kam pas pushkë. Kur janë ba tri javë, janë ardh Bokeshka Brigada. Na kanë qitë për jashta, na kanë ba rresht. Bokeshka ja ka nisë me lujtë shirikolla. Kur e kan maru kërcimin, na kanë qitë rrethin. Na kanë thanë, mos luni! Pushktë na i kan marr. Na kanë nisë për rrugë… Nuk dishim ka po na qojnë. Dikush thojke për Serbije, dikush për Cërna Gore. Kur e kemi kalu uren e Gurit, atëhere e kemi ditë se për Gjakovë. Jemi gëzu”. Kështu e nisë rrëfimin e tij, Avdyl Luma dhe gjatë këtij tregimi ai nuk dëshiron ta anashkalojë asnjë detal të atyre ditëve. Ai thotë se në Gjakovë kanë fjetur një natë në shkollën Normale e të nesërmen i kanë nisë për në Prizren të përcjellur nga Bokeshka Brigada.

Në Deçan e në Gjakovë, kanë ikë prej kolonës rreth 30 veta


Mirëpo, ai kujton se gjatë udhëtimit nga Peja për në Gjakovë, më saktë në Deçan kishin arritë të iknin rret 30 veta prej kolonës, ndërsa në Gjakovë ka mundë të shpëtojë Sheh Zeqa (bashkë fshatar i tij, i cili për një kohë të gjatë është detyruar të fshehet nëpër shpella), që u përzi në turmën e njerëzve të shumtë anës rrugëve, të cilët kishin dalur për ti parë të afërmit e tyre. “Na kan mërthy teposhtë, nëpër Çarshi të Vogël. Kur jemi dal te ura e re, kemi pushu qaty. Aty jan ikë do. Asht ikë edhe Din Zymeri i Mus Ukshinve”, kujton ato momente plaku Avdyl. Pastaj, rrëfimi i tij për këtë udhëtim të gjatë, shkon e bëhet gjithnjë e më dramatik. Është koha kur ata kanë arritur në kazermen e Prizrenit. “Ishin kanë kasarne të moqme, të Turkijes. Na kan shti qaty. Kem fjetë ni natë. Hala pa ardh Drenica, mas akshamit, na kanë qitë tanë për jashta. Ishin kanë do shkallë t’drunit, ni pushimore. Asht dal ka fol Xhevdet Hamza. Ka thanë, kan ta thirri me emen, dilni për dere. 30 veta të Gjakovsë janë dal atë ditë, masi i ka thirr Xhevdet Hamza. Janë metë vetm nja 7 a 8 vetë prej Gjakovës, do qasi fukara, që s’ka pas kush me kajt për ta. Ata janë ardh me ne. Nja prej Gjakovës asht kanë vra bile. Kam ni s’e e kan marr. Asht kanë Zenel Luzha. Ai e ka pas vra veten pahiri, tuj e n’shu pushken në tokë. Në Slloveni asht vra ai”, ka treguar për diferencimet e pushtetarëve të atëhershëm komunistë, Avdyl Luma.

Po shkojna te nana Shqypni. Po, nana Shqypni ish kanë me hile…

“T’nesrit janë ardh aty Drenica e rrethet e tjera. Kanë fjetë ni natë edhe ata aty. Ditën tjetër, masi hangrem kaftjall, na kan qitë rresht krejt. Oborri i madh i kasarnes asht mush plot. Atëhere asht hi ni oficir e na ash drejtu me dorë në gjuhën serbe, ku e ka da turmen e njerzve përgjysmë, e asaj gjysmës i ka thanë me shku e me e marr buken e atëhere janë dal e janë ba rresht për dere t’kasarnes. Sigurisht nimijë e kusur janë dalë. Nuk dishim kah po i qojnë. Kur kan marrë knena prej Zhurit, e kom ni piskamën tuj bërtitë prej gëzimit: “Po shkojna te nana Shypni”, tregon këto momente të udhëtimit të kolonës me njerëz nga Drenica dhe të trevave të tjera, të cilët, u nisën me gëzim, duke menduar se po shkonin tek nëna Shqipëri, por u masakruan në thertorën e Tivarit. Avdyl Luma, për britmën ngazëllyese të rekrutëve që menduan se po shkonin në Shqipëri, thotë se “nana Shyqpni ish kanë me hile”.

Në Shkodër janë vra mbi 30 vetë

Baca Dylë, siç e quajnë të gjithë, mbanë mend se kolona e parë që asht nisë në drejtim të Tivarit, ka qenë ajo me rekrutë nga Drenica, ndërsa kolona tjetër, ku ka qenë edhe vet pjesëtar, është nisur dy ditë pas saj. “Kur janë ba dy ditë mas, jemi nisë edhe na. Kemi fjetë në Kukës ni natë, në breg të Drinit të Zi. Në kolonë ishim rrsht për katër, pa as ni pushkë me veti. Në të dy anët na përcillnin ushtarët e Brigadës IV të Serbijes. Përmi 1000 vetë jemi kanë në atë kolonë. Pak pa shku në Pukë, na ka lanë buka. Në Fusharëz kemi fjetë ni natë. Atëhere e kemi kalu Vajin e Dejs. Kur jemi hi në Shkoder, kemi fjetë dy netë, në kasarne të djegne, pa mlojë. Qat natë, kur jemi shku në Shkodër, janë vra do vetë, tuj e kalu lumin. Po na s’i kemi ni pushktë, veq kur jemi nisë me shku edhe na me e kalu lumin, e kemi pa gjakin. I kishin pas vra. Në Shkodër e kam pa ni ushtar tuj e ngre zhag për kamsh njerin e vramë, tuj e qitë në kamijon. Njo tjeter asht kanë i varrum, pshtetun për zidi, lypke uj. Unë ju afrova me e kqyr, po baca Mal (kushëriri i tij), më ka thanë ik se po të vrasin. Ish kanë prej Drenice, s’e e kish pas marhamen lidhun për rreth kresë. Kish ra hana, e nuk e shisha bash mirë. Lypke uj, kush me guxu me i dhanë uj. Shka asht ba me to, nuk di gja. Ushtarët sa muj ngajshin vrap andej e këndej. Kamionat i kam pa me sy tuj bajt të dekun e tuj qitë në kamion. Nashta qat ditë janë vra nja 30 vetë”, kujton baca Dylë udhëtimin e tmerrshëm dhe në këtë kujtesë, shfaqet dëshira e tij për t’i lë diçka historisë së kombit të vet.

Ni plak na tha: “Ju thafshin krahët, a s’po dini kah po ju qojnë, a?!”

Baca Dylë thotë se në Shkodër ka ardhë një oficer i Shqipërisë dhe iu ka mbajtë një fjalim, ku i ka urdhëruar rekrutët shqiptarë që gjatë udhëtimit të mos krijojnë tollovi dhe të jenë sa më të qetë. Pastaj, në mbrëmje janë nisë përsëri në drejtim të panjohur. “Kur jemi nisë rrugës më ka ardh nevoja. I kam thanë baces Mal se po du me u nal me e kry nevojen. Më ka thanë jo bre bac se po të vrasin. Po, jam ul me ni skaj të rrugës s’e nuk mujsha me duru ma. Kur e kam pa ni ushtar me pushkë në dorë që po vjen prej meje, atëhere jam qu në kamë. Më tha serbisht, shka je ka ban ktu, po don me ik a? Ma shau *****. Kurr se harroj. I kam kap shpejtë pantollt n’dorë e po du me hecë. Tuj hecë, ma ka zatetë me pushkë shpinës. Kam ba me u rrëzu e s’jom rrëzue. Tuj ngajt e tuj vesh pantollat, jam bashku me bacen Mal”, thotë baca Dylë, por më vonë ai kishte dëgjuar se shumë rekrutë, kur janë ndaluar për nevoja të tilla, janë vrarë në vend.
Itinerari në drejtim të cakut të panjohur, vazhdonte edhe më tej, bashkë me këtë edhe dyshimi për të papriturat e tjera. Pasi kolona e ka kaluar qytetin e Shkodrës, janë detyruar të këndojnë. Por, baca Dylë kujton momentin, kur në të dalë të Shkodrës, një plak skaj rrugës ua kishte bërë të ditur për tmerrin që mund t’iu ndodhte. “Kur jemi dal prej Shkodre, ni plak skaj rrugës, na ka thanë, “Eh, ju thafshin krat, ju thafshin! A s’po dini se kah po shkoni a?” Kur i dëgjum këto fjalë, baca Mal na tha se koka ba dishka në ata të kolones së par”, rrëfen baca Dylë.

Muret e ndërtesës, të lyera me gjak


Me të perënduar të diellit, ata kanë hyrë në Tivar dhe i kanë vendosur në një ndërtesë me oborr të gjerë, ku kanë fjetur një natë. Baca Dylë ngulë këmbë që ajo ndërtesë nuk ka qenë Monopol i Duhanit, por gjimnaz, shkollë ku mësonin nxënësat. Muret e asaj ndërtese, baca Dylë i kishte parë të spërkatura me gjak. “I kish ra stenes gjaki, sikur kur ta prejsh postermen, e gjuhen stërpikët hava. Podi ish kanë i lagt. Sigurisht e kishin la gjakin, kur i kan vra ata të parët”, ka thënë Avdyl Luma. Pastaj, në mëngjesin e hershëm, i kanë nisë sërish për udhëtim të gjatë, ku rruga i ka ndalur fillimisht në Dubrovnik e pastaj në Split, Trogir, ku janë paisur me uniforma ushtarake dhe me armatim më modern për kohën. Siç tregon baca Dylë, kur rekrutët kanë mbërritur në Trogir, kanë mundur të mësonin më tepër për masakren e madhe që ishte bërë ndaj shqiptarëve në Tivarë. Ky ishte fati I rekrutëve shqiptarë, që u nisën nga Prizreni e që arritën në Tivar dy ditë pasi kishte ndodhur masakra. Por, Avdyl Luma thotë se për pesëdhjetë vjet, s’kanë guxuar ta përmendin fjalën Tivar e aq më pak të flitet për masakrën, sepse mund të paguhej me jetë. Atij dhe të tjerëve që ishin në atë kolonën e tmerrshme të mars-prillit, morën goditjen e radhës nga pushteti i atëhershëm. Atyre, asnjëherë nuk iu është dhënë statusi i luftëtarit, me pretekst se, kur kanë mbërritur në Trogir, ishte çliruar Zagrebi dhe Lubljana.
Eshaloni i prillit 1945, duke rrugëtuar nëpër Shqipëri në drejtim të Tivarit

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Prill45-drejt-tivarit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyMon Oct 11, 2010 8:07 am

Komisioni i Hetimit për Masakrën e Tivarit - zbardhet korrespondenca qeveritare
10-10-2010 / Gazeta 55


Enver Hoxha është informuar nga Ramiz Alia dhe Haxhi Lleshi për ngjarjen makabre, që u mori jetën 5 mijë shqiptarëve të Kosovës

Komisioni hetimor parlamentar për masakrën e Tivarit ka zbardhur disa fakte tronditëse të përfshirjes së krerëve më të lartë të shtetit në ngjarjen makabre të afro 60 viteve më parë. Implikimi i tyre, sipas anëtarëve të këtij komisioni, faktohet nga korrespondenca që kanë patur drejtuesit e shtetit shqiptar, e zbuluar në dosjet e Arkivës Qendrore të Shtetit.
Anëtarja e komisionit hetimor për masakrën e Tivarit, deputetja Mesila Doda u shpreh se në bazë të të dhënave të pamohueshme, ku Haxhi Lleshi dhe Ramiz Alia informojnë Enver Hoxhën
“Nga të dhënat që ne kemi përgjegjësinë direkt të ministrit të Brendshëm të asaj kohë, Haxhi Lleshi, të kryetarit të divizionit të V që ishte Ramiz Alia, i cili në replika kërkon të dijë fatin e këtyre njerëzve dhe i shkruan Enver Hoxhës, dhe më pas kemi ekzekutimin në masë të kosovarëve, të cilëve u kërkohet të dorëzohen tek forcat jugosllave. Të rejat më të fundit na bëjnë të kuptojmë përgjegjësinë e madhe politike të krerëve të shtetit të asaj kohe dhe urdhrat e dala. Bëhet fjalë për një radiogramë të vetë Enver Hoxhës që fliste për një rikthim të të arratisurve pranë divizioneve partizane jugosllave. Përgjegjësi direkte bie dhe mbi Haxhi Lleshin, apo Alia që i ka shkruar Enverit për t’u vënë në dijeni të arratisurve”, u shpreh Doda.
Dokumentet e zbuluar, sipas komisionit hetimor, faktojnë se Ramiz Alia ka qenë në dijeni të masakrës.
“Ramiz Alia e ka nisur karrierën e tij politike si një vrasës dhe po e përfundon si një gënjeshtar ordiner. Të gjitha faktet që ekzistojnë në arkivat e shtetit shqiptar tregojnë për një dijeni të plotë në këtë ngjarje dhe për një aktivitet të plotë të Ramiz Alisë, në masakrën e Tivarit. Ai ka qenë në dijeni të të gjithë ngjarjes”, thotë ajo.
Komisioni po punon aktualisht vetëm me anëtarë të mazhorancës, pasi socialistët kanë refuzuar të marrin pjesë në të.
“Socialistët e rinj duhet të tregojnë që janë larg komunistëve të vjetër, shpresoj që shumë prej tyre të mund ta bëjnë këtë hap për të zbardhur njëherë e përgjithmonë të vërtetat e shqiptarëve”, deklaroi më tej deputetja demokrate.
I ngritur me një afat kohor 1 vjeçar komisioni hetimor për masakrën e Tivarit pritet të hedhë dritë mbi ekzekutimin makabër të afro 5000 burrave në territorin e ish-Jugosllavisë. Pas mbledhjes së dokumenteve zyrtarë për ngjarjen, komisioni do të thërrasë edhe dëshmitarë të kësaj ngjarje
size]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Shteti shqiptar tashmë ishte në duart e OZN-ës   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyFri Oct 22, 2010 1:11 am

Shteti shqiptar tashmë ishte në duart e OZN-ës
Nga Luan Dode
Masakrat në Shqipëri para dhe pas asaj të Tivarit (3)
Komisioni hetimor për Masakrën e Tivarit i ngritur pranë Kuvendit këto ditët e fundit ka zbuluar në AQSh dokumente që flasin për korrespondencë lidhur me masakrën midis ministrit të Brendshëm të kohës, Haxhi Lleshit dhe komisarit të Divizionit Ramiz Alisë, me Enver Hoxhën (Gazetat "55" dhe Koha Jonë të datës 10/10/2010).

Në tetor 1945, ishin Ymer Berisha, kryetar i organizatës «Besa Kombëtare» dhe shokët e tij që i dërguan përfaqësuesit anglez Hoxhsonit, në Tiranë, nga Dardania ilire, një informacion analitik me të dhënat e asaj kohe mbi mbytjen e masakrimin e 2 390 ushtarëve shqiptarë nga Armata jugosllave në Mal të Zi, në Tivar, në Dubrovnik dhe gjatë rrugës Prizren–Shkodër (Hajdini – Xani që citon: Bozoviç, Branislav dhe Branko Kaviç, “Surova vremena na Kosovu i Metohiju 1941-1944”. Beograd, 1991, 527).

Enveri, i rrethuar nga këshilltarë jugosllavë, ishte kthyer në një vartës të Titos

Jehona e masakrës së Tivarit u përhap nëpër Shqipëri gojë pas goje. Kurse udhëheqësia komuniste mbajti heshtje të plotë në atë kohë për këto masakra. Megjithëse Enver Hoxha u njoftua qysh ditën që u krye masakra, nuk mund të mendohet se mund të bënte ndonjë hap pranë Alatëve të mëdhenj – Ruzveltit, Çërçillit dhe Stalinit – për zbardhjen e tragjedisë dhe dënimin e saj. Enveri, i rrethuar nga këshilltarë jugosllavë, i kthyer tashmë në një vartës të Titos, ishte njëherazi bashkëpunëtor i këtij të fundit për shfarosjen e nacionalizmit në Kosovë, ashtu si në Shqipëri.

Në Shqipëri, publikisht do flitej shkarazi pas disa vitesh, kur Informbyroja kërkonte të rëndohej Titoja edhe me akuza për "politikë nacionaliste në Jugosllavi". Kështu, në një miting në Shkodër në shtator 1949, për herë të parë Enver Hoxha, me një fjali të vetme e me një qëndrim të papërgjegjshëm, flet për "disa qindra kosovarë të pushkatuar nga fashisti Tito në Kosovë dhe në Ulqin" (Zëri i Popullit, 16 shtator 1949). Më 1952 në një seri artikujsh mbi "masakrat e klikës së Titos në Kosovë, “Metohi” dhe Dibër të madhe" të botuar në gjashtë numra të Zërit të Popullit (datat 12-18 mars 1952), në atë të datës 13 mars (në f. 3, në nëntitullin «Krime të fshehta në masë»), jepej një informacion me gjashtë reshta për "pushkatime e mbytje mizore në Ulqin". Në një artikull të gjatë të gazetës Bashkimi të 9 shtatorit 1958, përmenden me shumë pak reshta masakrat e kryera në Tivar e në Dubrovnik. Nuk u shkrua kurrë një artikull mbi Masakrën e Tivarit. Pas dy dekadash, më 16 nëntor 1967, Enver Hoxha, duke kërkuar të nxjerrë duarlarë pushtetin komunist për zhdukjen e shqiptarëve në pjesën e rrugëtimit Kukës-Shkodër, shkruan në gazetën Bashkimi: "Titoja dhe banda e tij janë përgjegjës... për vrasjen e mijëra e mijëra të rinjve shqiptarë në rrugën Prizren-Ulqin". Sikur kalimi të ishte bërë në rrugë ajrore.

Shqiptarët e Kosovës që u dorëzoheshin jugosllavëve pushkatoheshin pa gjyq

Pas masakrave në pjesën e rrugëtimit Prizren–Shkodër dhe pas asaj të Tivarit, një faqe tjetër e përgjakur e tragjedisë kosovare, që shënonte po ashtu fillimet e sundimit jugosllav në Shqipëri, ishte masakra e zgjatur e kryer nga OZN-a në territorin e Shqipërisë, sidomos gjatë gjysmës së parë të vitit 1945, mbi ata që kalonin në pjesën tjetër të Atdheut – në shtetin shqiptar – për të gjetur një strehë mbrojtjeje. Edhe OZN-as i ishte dhënë carta bianca. Kjo ishte lejuar të ngrinte në Shkodër rrjet spiunazhi "për të zbuluar armiqtë e popullit jugosllav dhe të bënte si të donte me ta". Njëherazi organet e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit (pararendësja e Sigurimit të Shtetit), u dorëzonin jugosllavëve shqiptarët që kërkoheshin prej tyre. Për këto mbrapshti po i referohemi deklaratave të lëshuara nga ish-kuadro të larta të Sigurimit. Në deklaratën e lëshuar në mars 1949 Nesti Kërenxhi shkruan: "Di se në Drejtorinë (e Sigurimit) kanë ardhur disa lista kosovarësh të ikur nga Kosova dhe dezertorë nga ushtria që kërkoheshin për t'u arrestuar … di se u është dhënë urdhër organeve (të Sigurimit) që po të kapen, t'i përcjellin në Jugosllavi. Dhe kjo punë është bërë". Zoi Themeli, në deklaratën e lëshuar në prill 1949 shkruan: 1) "Pas çlirimit të Shqipërisë janë lejuar organet e UDB-së që të ngrinin spiunazhin në Shkodër, me qëllim që gjoja të zbulonin armiqtë e popullit jugosllav, t'i arrestonin vetë dhe të bënin si të donin me këta njerëz… OZN-a (sot UDB) kishte dërguar për këtë punë majorin Niko Piper. Ky arrestoi një numër njerëzish pa pyetur aspak organet tona dhe i shoqëronte për në Jugosllavi… shumë prej tyre vriteshin rrugës, duke i masakruar, dhe ka ndodhur që të jenë vrarë dhe në tokën shqiptare". 2) "Nga mesi i vitit 1945 jugosllavët, duke shoqëruar një numër kosovarësh për në Mal të Zi, rrugës vrisnin njerëz nga këta në masë pa pasur asnjë faj... Koçi Xoxe ..., pas disa ditëve na urdhëroi që kosovarët e dorëzuar ose të kapur t'u dorëzoheshin jugosllavëve... dhe me sa jemi informuar disa nga këta gjetën vdekjen". (vijon)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë EmptyFri Oct 22, 2010 1:26 pm

ozna eshte vete sali berisha me vjerren e tije
se ajoi ka qen shpijune e ozna.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë   Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Ndarja e Shqiperise ne vitin 1919, zbardhen dokumentet e Was
» Masakra e Tivarit
» Enver Hoxha dhe partizanet e tij....
» Dokumentet më të vjetra të vakëfeve...
» Zbardhen të panjohurat për Betejën e Kosovës 1389

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: