Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mirënjohje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Mirënjohje Empty
MesazhTitulli: Mirënjohje   Mirënjohje EmptyWed Oct 27, 2010 9:36 am


Nazim JUNIKU, Gjakovë

MIRËNJOHJE

Ndaj Zotit dhe popullit shërbëtor
Personalitet i njohur botëror
Me vargje poetike të kodit hyjnor
Si i zgjedhur i Zotit, njeri qiellor.

Me Krijuesin ishte në pajtueshmëri
Pasi që kishin lidhur miqësi
Për Zotin derdhte lot në vetmi
Duke i sjellur popullit të vet mirësi.

Në rrugën sufite - alkimist
Njohës i vërtetë - gnosticist
Në shpirt paqëdashës - humanist
Besimtar i dëshmuar si monoteist.

Ashik ndaj Allahut të Madhëruar
Karshi Tij i zgjedhur dhe i dalluar
Me medaljen hyjnore i dekoruar
Në këtë dhe atë botë të amshuar.

Në komponimin e ilahive prijatar
Poet gjenial i spikatur si mendimtar
Besimtar i vërtetë margaritar
Dashurues ndaj Zotit dhe atdhetar.

Ishte pasues i rrugës së Muhamedit
Titullar i evliallëkut - velajetit
Si trashëgimtar i Profetit
I nderoi krejt bijt e Ademit.

I lartësuar para Krijuesit të Gjithësisë
Trokiti në Audiencën e Mbretërisë
U bë bilbil i Kopshtit të Dashurisë
Dhe fitues i Pallateve të Hyjnisë.

Qoftë i nderuar prej Krijuesit
I shenjtëruar prej Shenjtëruesit
Mëshiruar prej Mëshiruesit
I bekuar prej Gjithëkrijuesit.

Të gjithë neve na dhuroi frymëzim
Në fe - besimin islam përkushtim
Në Rrugën e Drejtë udhëzim
Emri i tij për ne mbeti përkujtim.

Lavdiploti shpirtin ia bekoftë
Personalitetin e tij e shenjtëroftë
Në Ditën e Gjykimit e ndriçoftë
Lumturinë në përjetësi ia dhuroftë!



I frymëzuar nga Divani i poezive të
Junus Emres - Ashik Junusit, .k.s.
Nazim JUNIKU, Gjakovë, 1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mirënjohje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: