Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zgjedhjet në Kosovë !

Shko poshtë 
+5
xhema
BashKom
xhiti
Driniiiii
Atdhetari
9 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyFri Dec 10, 2010 3:37 pm

Kjo pune ka marre fund qe 11 vjet.
me lufte e marrin ,po skena ushtri..
leje mitrovicen skena kontrolle ne enklava mbrenda Kosoves.
Qat dite qe keta fare kosovaret po kerkojkan bashkim me shqiperi shkijet ja kersasin luftes.
Eshte rrezik qyshe ja kena nis keta me naj marre edhe shkodren e greku ato qe i ka marre pa pushke gjsmen e shqiperise.
Sa te kemi kesi Politikane tallava qe femijeve te tyre ju spjegojne se qenkan Kosovare dhe paskan luftue per kosovarizem kurre skemi me fitue.
As nje levizje as nje parti as nje individ sjane njeri me tjetrin e po bashkomi.
Ku ke pa te bashkohet nje komb kosovare (tjeter) me ate shqiptare .
Qudi valla !!!!
NUk po logjikojme hiq .
A e mani mend kure ja kina nise ne forum te fole per bashkim qe 4 vjet e me shume .
PO as ne enderr su ba...
na shkojne edhe njiqind vjet tu anderrue ,se ja kena zanat me pa enderra per qdo vjet..
e punet kerkund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyFri Dec 10, 2010 4:21 pm

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Gjakovë



Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Sigpic7935_46


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyFri Dec 10, 2010 5:23 pm

Pra, të tillët (hilegjinj e zullumqarë) nuk i do ZOTI.
Nuk i do VETËVENDOSJA. Nuk i do Populli… E, Ti o popull, si mund t’i votosh të tillët edhe për të dytën herë… edhe për të tretën herë…!!!
Andaj, faji mbetët tek ti - dëmkë…(!) Dhe, po… të kthehet bumerang…!
Pra: Çeli MIRË Sytë… O Populli im, e të tillët - më mos i VOTO!

Andaj, VOTO: për VETËVENDOSJEN – Dritën e Syve Tuaj…
Mos e lejo VetVeten tërë jetën të mbetësh nën këmbën e huaj!
Me fatin Tënd e të fëmijëve tuaj, kujdes! E mos luaj!
Në Shtëpin Tënde, në Oborrin Tënd, në Kopshtin Tënd mos druaj…
Hej, në AT-MËMË-DHEUN Tënd Kosovë – SHQIPËRI: Mos u bërë I HUAJ!
I DASHUR, POPULLI IM I KOSOVËS: VOTO për VETËVENDOSJE! – ÇELËS i F-I-T-O-R-E-S . . .
Publikuar më 10 dhjetor, 2010 në orën 14:31 ( Para 42 minutave ) Opinion |


Populli im, Ti meriton: (I)LIRI-Sovranitet-Ribashkim-FITORE…

VETËVENDOSJA: ëSHtë si P-R-A-N-V-E-R-A . . .
Që Çelë L-U-L-E-T . . . dhe Sjellë: Fryt-Fitore… të R-E-J-A . . .

Albin KURTI ëSHtë Shqiptari më ProAmerikan në Jetë -
Sepse, ëSHtë: me Mendje-(Z)emër-E-SHpirt Shqiptar i Vërtetë;
Andaj, ZOTI-NJË e shpërbleu: me DritDijeQËNDRIM e Guxim
për DREJTËSI-e-(I)LIRI...
Dhe, e FRYMËZOI: ta marri ÇELËSIN e Zgjidhjes
GjithëSHQIPTARE në Dorë të PASTËR,
Ta Udhëheq LëViZjen VETËVENDOSJE! me shokë I URTË -
e, me armiq I ASHPËR…


Populli im, MOS i VOTO: gënjshtarët se mbetesh HUMBËS prore!

Të VOTOSH: për VETËVENDOSJE! (nr. 40)

Tregon: VetëDijesimKombëtar-DASHURI e Dinjitet,
Tregon: FALËNDERIM ndaj ZOTIT-NJË Fuqiplotë të VËRTETË,
Tregon:PËRKUJDES për Dëshmorë e Dëshmore të (I)LIRISË -
(Që na e SOLLËN këtë D(R)ITË-DASHURIE drejt ARDHMËRISË,
Para Botës HAPTAS t’i themi: JO! të KEQES-hilesë-
hajnisë-tradhëtisë…)

VOTA: për VETËVENDOSJE! ëSHtë më e Shenjta VOTË
(E pranuar: nga OKB-ja-Njerëzorja – Dhuratë nga I LUMI ZOT);

VOTA për RIBASHKIM me NËNË SHQIPËRINË ETNIKE:

Është Paqe-Stabilitet-Demokraci e Lulëzim në RRUGË DRITE…
Është: Interes Personal-Familjarë-Kombëtar-Fqinjësor-Njerëzor E për AMERIKËN Mike – Strategji e Një Rendi të RI botëror…
( Andaj,S’është Çudi që në VETËVENDOSJE! Vullnetar Erdhi:
KryeHEROI i AMERIKËS dhe i KOSOVËS, Zotëri William WALKERI;
Që,aty,ku Ai paraqitet: NDRÇON D(R)ITA…ikën nata…zhduket terri…)

Pra, VETËVENDOSJA nga ZOTI është:Dritë-Drejtësie-MIRËSIE…
Populli im, VOTOJE! Me Mendje(Z)emër e Shpirt SHQIPË(TA)RIE.
------------------------------------------------------------------------------



( O, në AT-MËMË-DHEUN Tënd: të Ribashkuar me
NËNË SHQIPËRINË ETNIKE
Kurrë nuk Je i huaj, PO Je i Lirë, i Lumtur… në RRUGË D(R)ITE…)

***
Ja, më 12 Dhjetor 2010: për herë të PARË në Tëndën Jetë
Ta pruri ZOTI-NJË I VËRTETË: VetëVetes t’i dalish zot
Që i lirë - si të duash Vetë, pa shkja mbi kokë, VOTËN e qet…

VETËVENDOSJA! është e Ytja, o Popull, të MIRËPRET…
VETËVENDOSJA! është e Juaja, o Vëllezër e Motra,
Ju don e mbron për JETË.
Andaj, për FATIN Tuaj: VENDOSNI VETË!

VETËVENDOSJA! O Populli im, herdokur… do të NGADHËNJEJË: me HIMN e Flamur KUQeZI (me Shqiponjen DyKrenare) – NË RRUGË DRITE…
Dhe, patjetër, o të URUAR, s’ëSHtë larg D(R)ITË… E di…
Do t’ja Ribashkojmë KatërVilajetët: Kosovë e Çamëri… deri tej… MOLLËSsëKUQE… NËNË ETNIKËS SHQIPËRI!

Dhe, po…o ZOT- Fuqiplotë; dhe… me Ty, o e mrekullueshme RINI…

Do ta Ribëjmë: ShtetPlotSovran e të LIRË NËNË SHQIPËRINË Etnike
Të bukur, të dashur, të MIRË…
Ashtu, siç deshën: IdeologëRilindës E DëSHmoRË…
Siç paten DëSHiRË… të GëZuAR…të LumtuR… L-I-R-Ë . . .

Në MIQËSI: të Përjetshme me AMRIKËN Mike – në botë Prijëse…

O me gjithë botën LiriDashëse-Paqësore-Mike

Në RRUGË Demokratike
Në RRUGË DRITE…

Zeqir GËRVALLA

Rochester, NY Amerikë 7 Dhjetor 2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyFri Dec 10, 2010 6:26 pm

Lëvizja VETËVENDOSJE! - fton qytetarët për 10 dhjetor që ta mbushin sheshin "NËNA TEREZË"


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyFri Dec 10, 2010 9:01 pm

BASHKË DO TË FITOJMË!
10 DHJETOR 2010 - E Premte 17:18 (Fjalimi i Albin Kurtit në tubimin e madh në Prishtinë në ditën e fundit të fushatës zgjedhore)


Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 150529_469540981999_58483591999_6165221_3024405_n


Të dashur qytetarë të Kosovës,



Të nderuar kandidatë të VETËVENDOSJE!-s për deputetë,



Mirë se e gjejmë njëri-tjetrin në rrugën e popullit të drejtë këtu përballë ndërtesave të pushtetit të padrejtë.



Me 12 dhjetor, populli i Kosovës do të heq dorë nga Qeveria në dorëheqje dhe nga të gjithë ata që flirtuan me të.



Sepse, me 12 dhjetor, qytetarët e Kosovës nuk do të votojnë për premtimet e rrejshme të politikanëve të regjimit, por do të votojnë për programin e VETËVENDOSJE!-s për shtet pa regjime.



Me 12 dhjetor, qytetarët e Kosovës nuk do të votojnë për ish pushtetarët që e shitën pasurinë e Kosovës për t’u pasuruar vetë, sepse do ta votojnë programin e VETËVENDOSJE!-s që e përqafojnë e përfaqësojnë dhe e mbrojnë njerëz që kurrë nuk shiten.



Me 12 dhjetor, qytetarët e Kosovës nuk do t’i votojnë rrenat e hajnat e politikës së regjimit, sepse do t’i votojë politikanët e ndershëm e të vërtetë të VETËVENDOSJE!-s.



Me 12 dhjetor, qytetarët e Kosovës nuk do t’i votojnë politikanët që i kanë miq tregtarët që sjellin mallra prej Serbisë, sepse do ta votojnë VETËVENDOSJE!-n që do t’i bllokojë mallrat e Serbisë në kufi.



Me 12 dhjetor, populli i Kosovës nuk do t’i votojë politikanët që zgërdhihen me flamurin e kaltër me lara-lara, por do të votojnë për njerëzit krenarë të VETËVENDOSJE!-s me flamurin e kuq e shkabën dykrenare.



Me 12 dhjetor, qytetarët e Kosovës nuk do të votojnë për ish pushtetarët e korruptuar që duan ta frikësojnë popullin, sepse do të votojnë për VETËVENDOSJE!-n e pakorruptueshme që guxon ta duajë popullin.

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 150512_469541161999_58483591999_6165225_879460_n

Me 12 dhjetor, qytetarët e Kosovës nuk do t’i votojnë politikanët që bëjnë pazare me Serbinë për ta copëtuar Kosovën, sepse me 12 dhjetor ata do të votojnë për VETËVENDOSJE!-n që do të bëjë bisedime me Shqipërinë për t’ia bashkuar Kosovën asaj.



Me 12 dhjetor, qytetarët e Kosovës nuk do të votojnë për politikanë me truproja që iu ka ikur mendja, por për politikanët e mençur të VETËVENDOSJE!-s pa truproje.



Me 12 dhjetor, qytetarët e Kosovës nuk do të votojë për politikanët me xhipa të blinduar që i frikësohen popullit dhe duan ta frikësojnë popullin, sepse me 12 dhjetor qytetarët e Kosovës do të votojnë për politikanët e VETËVENDOSJE!-s që e duan dhe i do populli.



Me 12 dhjetor, qytetarët e Kosovës nuk do të votojë për politikanët që e nënshkruan çarmatosjen e UÇK-së dhe shuarjen e TMK-së, sepse do të votojnë për VETËVENDOSJE!-n që do ta shkruajë ligjin që e bën FSK-në ushtri.



Me 12 dhjetor, qytetarët e Kosovës nuk do të votojnë për politikanët e regjimit që i shkëmbejnë votat me asfalt, sepse me 12 dhjetor do të votojnë për politikanët e VETËVENDOSJE!-s që asfaltit duan t’ia shtojnë fabrikat.



Me 12 dhjetor, qytetarët e Kosovës nuk do të votojë për politikanët me histori të keqe që e kanë nxjerrur historinë e UÇK-së dhe të kombit prej institucioneve, sepse me 12 dhjetor qytetarët do të votojnë për politikanë me histori të pastër që institucionet e shtetit i bazojnë në historinë kombëtare dhe luftën e lavdishme çlirimtare.



Të dashur qytetarë të Kosovës,



A e doni pavarësinë me sovranitet? (Masa e qytetarëve përgjigjet: PO!)



A e doni ekonominë të bazuar në prodhim? (Masa e qytetarëve përgjigjet: PO!)



A e doni bukën e tokës së Kosovës? (Masa e qytetarëve përgjigjet: PO!)



A doni që FSK-në ta bëjmë ushtri moderne? (Masa e qytetarëve përgjigjet: PO!)



A e doni bashkimin e Mitrovicës? (Masa e qytetarëve përgjigjet: PO!)



A e doni flamurin shqiptar? (Masa e qytetarëve përgjigjet: PO!)



A e doni bashkimin kombëtar? (Masa e qytetarëve përgjigjet: PO!)



Atëherë me 12 dhjetor do ta ndërrojmë këtë pushet që ta ndërtojmë këtë shtet. Me VETËVENDOSJE!-n bëhemi një sepse jemi një.



Qytetarë të dashur të Kosovës,



Kur ne presim që punët tona t’i bëjnë të tjerët atëherë çdo gjë duket e pamundshme. Kur vendosim që punët tona t’i bëjmë vetë ne, atëherë po u bëmë bashkë, gjithçka bëhet e mundshme. Të tjerët na ndihmojnë pasi që ne të fillojmë. Ndihma nga jashtë i shtohet angazhimit tonë brenda dhe nuk mund ta zëvendësojë atë.



Evropianët dhe amerikanët çdo herë kanë qenë dhe gjithmonë do të jenë me neve atëherë kur ne jemi me veten tonë. Dhe, ne jemi me veten tonë atëherë kur vendosim vetë dhe kur vendosim për veten.



Me Lëvizjen VETËVENDOSJE! të gjithë njerëzit pa dallim kombësie, feje a gjinie, do të integrohen në një shoqëri të përbashkët përmes barazisë para ligjit të drejtë dhe zhvillimit ekonomik të bazuar në prodhim.



Përgjatë gjithë shekullit XX, çdokush që ka dashur të kontribuojë për çlirim nga shteti i Serbisë është dashur ta rrezikojë veten dhe familjen e tij. Sot, për t’u çliruar nga ky pushtet që e ka uzurpuar shtetin e Kosovës, nevojitet vetëm një orë kohë të dielen dhe një laps me vete.



Dilni në zgjedhjet parlamentare me 12 dhjetor dhe vetëm për një orë kohë e me një laps në dorë ndryshojeni përgjithmonë Kosovën. Vetëm për një orë e me një laps në dorë çlirojeni shtetin e Kosovës nga pushteti i korruptuar. Vetëm për një orë dhe me një laps në dorë vendosni për veten tuaj, vendosni shenjën te numri 40 dhe mandej përzgjedhni pesë persona nga 110 kandidatët e shkëlqyeshëm të VETËVENDOSJE!-s, zgjedhni pesë persona nga këta 110 kandidatë që kanë guxim qytetar, që kanë aftësi profesionale dhe që kanë kontribuar shumë për shoqërinë e kombin.



Me 12 dhjetor votoni për Prishtinën, votoni për Kosovën, votoni për shqiptarinë, vendosni për veten, votojeni vetëvendosjen, votojeni numrin 40.



Sot, e treguam dhe e dëshmuam, si asnjëherë më parë, se bashkë është e mundshme. Pasnesër, si asnjëherë më parë, do ta tregojmë e dëshmojmë që bashkë do të fitojmë.


Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 150999_469584711999_58483591999_6165732_5587829_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyFri Dec 10, 2010 9:23 pm

Votoni Albinin patriotin dhe birin besnik te popullit ..
Votoni Albinin-Vetëvendosjen, sepse ajo është fitore për popullin, për Kosovën dhe për Shqipërinë,
Votoni Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, jo ata liderë dhe parti që ua kanë hedhur “thesin krahëve”, ata që janë pasuruar në kurriz të popullit dhe, ata që e kanë “halë në sy” bashkimin e Kosovës me Shqipërinë Nënë, sepse ata nuk ia donë të mirën as Kosovës e as Shqipërisë.
“Më 12 dhjetor do të votohet për dy flamuj. Ose për flamurin e Ahtisaarit ose për flamurin e Adem Jasharit. Ose për negociata me Serbinë, ose për bashkim me Shqipërinë.
Albini eshte aje qe lufton per thyerjen e kufijve shqiptaro-shqiptar,
Votoni per Albinin ,se vetem Albin Kurti eshte shpetimi i Kombit.
Mos votoni per ata qe na e ndrruan flamurin e historine.


Për t’u distancuar nga politika e deritashme falimentuese, popullit shqiptar, i duhen ata politikanë të zotë, të guximshëm, të ditur dhe vizionarë sikurse Albin Kurti (kryelider i Lëvizjes Vetëvendosje).


Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Attachment_be
Bashkimi eshte forca e Kombit


Korrupsioni : Kosova shteti më i korruptuar në Ballkan .!
Cito :

PRISHTINË :... Shteti më i ri në botë , Kosova regjistron korrupsionin më të lartë në Ballkan, madje edhe në mesin e vendeve më të korruptuara në botë.
http://cene-alb.com/?p=13597
Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 68195_172486959439800_100000354913393_441518_7295987_n


Edituar për herë të fundit nga Arbër. në Sat Dec 11, 2010 12:57 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyFri Dec 10, 2010 9:30 pm

WikiLeaks, SHBA: EULEX-i lejon krimin ne veri. KOHAnet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyFri Dec 10, 2010 9:44 pm

ARBER-beli ja paske qellu me ket korpen e mbeturinave shum fort!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptySat Dec 11, 2010 12:25 am

Gazeta Gjermane :

Parlamentit Evropian gjithashtu raporton për thashethemet se qeveria mund të përpiqet për manipulime.

http://diepresse.com/home/politik/aussenpolitik/617525/Videos-und-Punkrock-fuer-einen-neuen-Kosovo

Cito :

Lëvizja VETËVENDOSJE! inkurajon qytetarët që të bëjnë verifikimin e pikëvotimit të tyre
10 DHJETOR 2010 - E Premte 21:21Lëvizja VETËVENDOSJE! inkurajon të gjithë simpatizuesit e saj dhe të gjithë qytetarët në përgjithësi, që të bëjnë verifikimin e pikëvotimit të tyre, në mënyrë që të mos i lënë vend manipulimit të mundshëm të votave. Verifikimi mund të bëhet në webfaqen e KQZ-së http://www.kqz-ks.org/SKQZ-WEB/al/shv/vbk.html, ku me numrin personal të dokumentit të identifikimit mund ta gjeni pikëvotimin tuaj.

Ndërkaq Lëvizja VETËVENDOSJE! gjithashtu ka vënë në shërbim 3 numra telefoni për qytetarë, të cilët nuk kanë qaqsje në internet, në të cilët qytetarët mund të thërrasin aktivistët e Lëvizjes, të cilët do t’iu asistojnë në gjetjen e pikëvotimit të tyre.

Numrat janë:
038 224 084
049 243 501 dhe
045 654 300

Ky sherbim do të jetë në funksion nga e dita e shtunë, më 11 dhjetor, nga orën 8:00 deri në ora 21:00 dhe të dielën, më 12 dhjetor, nga ora 8:00 deri në ora 17:00.



Lëvizja VETËVENDOSJE!
Sekretariati për Media dhe Komunikim
http://www.vetevendosje.org/?cid=1,5,2583
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptySat Dec 11, 2010 12:33 am

O Arbër ata qe dine te grabitin leket do te grabitin edhe votat, por shpresoj se kësaj radhe edhe grabitja nuk do ti ndihmon. LV dhe veç LV


Edituar për herë të fundit nga Driniiiii në Tue Dec 29, 2020 4:34 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptySat Dec 11, 2010 2:08 am

Vetevendosje 10 dhjetor 2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptySat Dec 11, 2010 2:24 am

Lëvizja VETËVENDOSJE! KAÇANIK 10 12 2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptySat Dec 11, 2010 2:11 pm

Pas përfundimit te luftës, popullin ne Kosovë me metoda te ndryshme si ne vitet e 90 e me par, e pasi -vizuan ne ne çdo aspekt.
Ndërkombëtaret shfrytëzuan besën dhe respektin e shqiptareve ne bashkëpunim me servilet e tyre Kosove e shndërruan ne një vende ku asgjë nuk funksionon, ishte vetëm LV e cila kurrë nuk u pajtuar me padrejtësi. Nga frika e te porositur edhe këto zgjedhje i kurdisen, por ja qe iu duel e kundra. As një here me shume mund te them  ne historinë tone me shume nuk u thirre për një Shqipëri , këto zgjedhje me LV sollën edhe një here zërin, amanetin e te gjithë atyre qe u flijuan për një Shqipëri. Ky zë jehoi ne ter Kosove legjendare, populli ne balle me rinin i tregoi botes dhe Evropës L... se ne kurrë nuk do te heqim dore, për padrejtësi qe na i ka beri dhe qe po i bën ne veri.
Amanetin e dëshmoreve do ta dërgojmë ne vend. KOSOVA KAÇEN DHE DO TE JETE SHQIPËRI.
Bashkimi është i domosdoshme dhe i pandalshëm, deshën apo nuk deshën miqtë dhe armiqtë tanë.


Edituar për herë të fundit nga Driniiiii në Tue Dec 29, 2020 4:51 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptySun Dec 12, 2010 4:31 pm

Lëvizja VETËVENDOSJE! Nga konferenca e parë për media

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptySun Dec 12, 2010 10:09 pm

“Vetëvendosje”: Rrymë s’ka dhe votat po vidhen

Lëvizja “Vetëvendosje” ka mbajtur një konferencë për medie rreth mbarëvajtjes së procesit të votimit për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës. Ata kanë theksuar se tri qendra të votimit në Mitrovicë, shkolla “Migjeni” me nr.1102b, shkolla “Abdullah Shabani” me nr. 1102x, dhe shkolla “Ismail Qemajli” me numër 1104b, janë pa rrymë, dhe aty ka prani të madhe të aktivistëve të PDK-së të cilët janë duke ushtruar presion ndaj të gjithë pjesëmarrësve në procesin e votimit dhe kanë shtuar numri i votuesve në këto tri qendra të votimit është 25,000.

“Në Drenas, në Gjimnazin “Skenderbeu”, aktivistë të PDK-së janë duke i mbushur kutitë e votimeve. Kemi informacione se në Dardanë, anëtari i PDK-së, Emin Krasniqi është duke u përgatitur që t’i organizojë aktivistët dhe militantët e PDK-së për të ndërhyrë në procesin zgjedhor. Në Deçan, 20 aktivistë të AAK-së kanë hyrë në qendrën e votimit në shkollën fillore “Avni Rrustemi” në Irzniq, dhe e kanë bllokuar procesin zgjedhor në këtë qendër”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje.

Aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” e kanë denoncuar më herët në polici këtë ndërhyrje të qartë në procesin zgjedhor. “Aktivistët tanë janë po ashtu në këtë qendër dhe nuk do ta lejojnë asnjë grup ta dëmtojë votën e lirë të qytetarëve. Komisionerët tanë janë tërhequr nga qendra e votimit”, thotë “Vetëvendosje”.

“Vetëvendosje” shpreh shqetësimin e saj se Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, nuk e ka marrë për bazë videon e publikuar nga kjo lëvizje ku shihet një person me disa fletëvotime në duar, jashtë qendrës së votimit në Prizren.

“Valdete Daka deklaroi në fillim të konferencës së fundit për shtyp se KQZ, e as ajo personalisht, nuk janë kompetente për të konkluduar për vlefshmërinë e ankesave pasi që këtë gjë e bën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). E kur u pyet nga gazetarët për video incizimin e zbardhur nga “Vetëvendosje” për shpërndarjen e fletëvotimeve në Prizren, ajo konkludoi se kjo nuk qëndron pasi që ato na paskeshin qenë udhëzime për atë se si të votohet”, thekson “Vetëvendosje”.

Ajo po ashtu deklaroi se ato janë fleta të formatit A4 ndërkohë që fletëvotimet, sipas “Vetëvendosje”-s, janë të formatit A3. Kjo lëvizje shprehet e shqetësuar për faktin se “Daka u shndërrua në eksperte që jep konkluza të bazuara mbi vërtetësinë e denoncimit”.

“Nga raportimi për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, shihej se komunat me përqindjen më të madhe të votuesve ishin ato ku tradicionalisht janë manipuluar votat: në Skenderaj, Malishevë, Drenas, etj.”, thekson në fund “Vetëvendosje”.

http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=93016
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptySun Dec 12, 2010 10:33 pm

Sipas Gani Bobit :

http://www.ganibobicenter.org/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyMon Dec 13, 2010 12:03 am

Skenderaj, afër 94 përqindëshit të daljes në zgjedhje

Skenderaj, 12 dhjetor – Sipas rezultateve të Komisionit Komunal Zgjedhor, përqindja e daljes në votime sot ishte 93.60 për qind, ose 43.170 votues Ndryshe, Christopher Dell, ambasador i SHBA-së në Kosovë, 15 minuta para mbylljes së vendvotimeve e ka vizituar Qendrën e Votimit në gjimnazin “Hamëz Jashari” në
Skenderaj. Ai ka treguar se Skenderaj është komuna e 12-të dhe e fundit që e ka vizituar sot në ditën e zgjedhjeve.
“Për të gjitha qendrat që vizituam kam koment të njëjtë, është proces i suksesshëm i votimit, pasi edhe përgatitjet ishin të mira, ndërkohë që edhe përqindja e daljes në votime është më e madhe se herët e kaluara”, ka thënë Dell.
I pyetur nga KD-ja se a janë incidentet e raportuara të asaj natyre qe t’i japin arsye ndonjë subjekti që të mos i pranojnë rezultatet, ai ka thënë se nuk i takon atij të gjykoj. “Por, mendoj se këto janë parregullsi të zakonshme që nuk mund të përdoren si arsyetim për diçka të tillë”, ka thënë në fund Dell.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,70,43263
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyMon Dec 13, 2010 3:08 am

Ngushëllime o populli ime i dashur për këto zgjedhje, te cilat u kurdisen, sukses me te tejshme pe VV, pasi i mban ende ne ethe jo vetëm politikuajt ne ks por edhe shtypin e L...Evrope.


Edituar për herë të fundit nga Driniiiii në Tue Dec 29, 2020 4:54 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyMon Dec 13, 2010 11:51 am

Mos e vet se tregon vet thuhet një thenje .
Edhe në Kosov u pa aji që ka manipulu del dhe feston ende pa u shpall rezulatai kjo tregon se aji asht i bindur se ka fitu me dollaverat e veta siq tregoheshin raportet nga tereni ,dhe mu bash aji që duhet etë mbarte rendin e kodit të zgjedhjeve e then vet bëhet si pasha kinse unë jam aji që bëj qka dua, del dhe feston fitoren ,nuk ka dëgjuar kund se të dilet në zdhedhej 120 përqind kjo ndosdhe vetëm ati ku herrsh diktatura dhe shteti mafioz , ku edhe të vdekurit zgjohen e votoj kjo dukuri nuk ka ndodh kund kjo ndodh në shtetin experital që po e bëjn si qdo lloj experimeti që bën deri më tash dhe po bëjn ,athuazod nuk e kan frigën dhe turpin nga Zoti se nga ligji dhe populli po duket se jo sepse po luan si ma maca e miu ,
Por tash lind problemi i themelimit të qevris me ken dhe si nga disa dekalrata as një nuk do lidhet më me dollavegjij , me braqat serb nuk do mund se si dalit sa duhet kshtu që mbetet një ?e madhe .
Por të presim si do të dal fundi .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyMon Dec 13, 2010 8:38 pm

Walker: UÇK-ja dhe pjesëtarët e saj janë me Vetëvendosjen

Prishtinë, 10 dhjetor - Ish-ambasadori William Walker, në ditën e fundit të fushatës, dha shpjegime se të gjitha opinionet që i ka dhënë gjatë fushatës me Lëvizjen Vetëvendosjen i ka bërë si qytetar i rëndom i Amerikës, pasi, sipas tij, puna e tij si diplomat ka përfunduar qysh para 10 viteve.

Para një numri të madh të simpatizantëve, Lëvizja Vetëvendosje e përmbylli sot në sheshin “Nëna Tereze” të Prishtinës fushatën elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit, ndërsa Walker nuk hezitoi t’i ftojë qytetarët që të votojnë Vetëvendosjen, si forca më e madhe demokratike në Kosovë.

Walker e akuzoi Hashim Thaçin dhe partine e tij se në mënyrë se si kanë qeverisë vetëm se e kanë zëvendësuar regjimin e Milosheviqit me trajtimin e qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, sipas tij, UÇK-ja dhe pjesëtarë e saj nuk janë në anën e atij që u vetëshpall lider i saj, por janë përkrahë “Vetëvendosjes”, prandaj u bëri thirrje që kjo forcë politike të mbështet në këto zgjedhje.

Lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti bëri thirrje që të votohet Vetëvendosje, e cila, sipas tij, do t’i sjellë mira vendit. Ai ka thënë se duke votuar Vetëvendosjen do t’u jepet një fund politikanëve dhe liderëve të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyMon Dec 13, 2010 9:05 pm

The Guardian: Kur votojnë 149 % në Skenderaj dhe Drenas.


Jemi dëshmitar të një tollovie që ndodhi në këto zgjedhjet e fundit në Kosovë! Në qytetet ku PDK-ja ka përkrahjen më të madhe Drenas dhe Skenderaj është votuar 149%! Të vdekurit , të gjall kan votuar këtë her desht e pa desht! Kjo vjedhje duhet gjithsesi të kontrollohet dhe në Drenic të votohet edhe njëherë por me një siguri më të lart dhe komisioneret të jen nga qytete tjera e jo nga Drenica hajdute.

Në shumë gazeta të huaja tregohet se në këtë pjesë të kosovës janë vjedh vota e kan votuar njerzit e vdekur më keq se në Afganistan. PDK na sjell në këtë ditë që një vend i civilizuar sic jemi na me na krahasu me Afganistanin e Somalin!



Ja cfar thot The Guardian për Drenicen martire.


The Guardian: Kur votojnë 149 %!


Edhe gazeta tjetër prestigjioze britanike The Guardian ka raportuar për shkallën e lartë të mashtrimeve në rajonet e PDK-së, Skenderaj dhe Drenas.

“Një burim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka thënë Guardanit se në tri qendra të votimit në këtë zonë më shumë vota janë hedhur sesa ka pasur njerëz të regjistruar për të votuar. Njëra qendër kishte pjesëmarrje 149%”, raporton gazeta.

Aty thuhet se Thaçi dhe partia e tij kanë festuar para kohës dhe se rezultatet mund të jenë më të ngushta. Sipas gazetës, ka gjasa që koalicioni i ri qeverisës të lidhet ndërmjet PDK-së dhe AAk-së, që duket se do të përfundojë e katërta. /indeksonline/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyMon Dec 13, 2010 9:06 pm

he Economist: Manipulime enorme


Prestigjiozja britanike “The Economist” ka cituar diplomatë perëndimorë në Kosovë që kanë qenë dëshmitarë të mashtrimeve të mëdha në zgjedhje, në Skënderaj dhe në Drenas.

Një diplomat që shërbeu si vëzhgues në Skënderaj tha se mashtrimet ishin aq të dukshme saqë as nuk u bënë tentime për t’i fshehur. “Mashtrimi ishte i shkallës industriale”, tha ai.

Një tjetër diplomat tha:” Në një qendër votimi kishte 940 votues të regjistruar, por edhe 300 të tjerë si duket kishin votuar. Në Skënderaj nuk kishte numërim votash, por zierje votash”.

“Nëse të tjerët besojnë se zoti Thaçi e siguroi epërsinë e tij vetëm duke mbushur kutitë, kjo do ta bëjë shumë të vështirë krijimin e qeverisë së koalicionit”, shkruan The Economist, që parashikon problem dhe thotë se për momentin ka heshjte para stuhisë./indeksonline/


Në anglisht.


Calm now, a storm to come?



OVERNIGHT snow has blanketed Pristina, muffling the noise of the hurly-burly of daily life in Kosovo's capital. Now everyone is waiting to see if the response to allegations of fraud in Kosovo’s elections, held yesterday, will also be quietened, or whether this morning's calm is merely the precursor to the storm. One senior diplomat says he witnessed “industrial-scale” fraud in the central region of Skenderaj; another says that in the same area the words “vote count” should be substituted by “vote cook”.

The election was the first to be held since Kosovo declared independence from Serbia in 2008. No official results have yet been declared. At a press conference this morning Democracy in Action, an NGO monitoring polling stations, gave some preliminary results from just over half of Kosovo. Its figures put the Democratic Party of Kosovo (PDK) of Hashim Thaci (pictured), the prime minister, first, with 30.69% of the vote. Mr Thaci's former coalition partners, the Democratic League of Kosovo (LDK), took 26.2%; Vetevendosje, a new party, was on 12.78%; and the party of Ramush Haradinaj, who is currently facing a retrial for war crimes in The Hague, was on 10.89%.

According to the Central Electoral Commission, 47.8% of the 1.6m people eligible to vote did so. That figure is deceptive, however, as a large but unknown percentage of those registered to vote live and work abroad. So the fact that in most constituencies inhabited by ethnic Albanians the turnout ranged roughly from 37%-55% is credible. But turnout in Skenderaj and Gllogovc were reported as 93.68% and 86.94% respectively. These areas are heartlands of support for the PDK.

One diplomat acting as an election observer in Skenderaj yesterday said that the cheating was so blatant that no attempt had been made to cover it up. Another said that in one district with 940 registered voters, another 300 had apparently “voted”.

As for Kosovo’s minority Serb areas, turnout figures were high for the southern and central enclaves of the country, but almost non-existent in the northern region which abuts Serbia. Oliver Ivanovic, a senior Serbian government official with responsibility for Kosovo, said that the Serbs of the south were drifting away from Belgrade and hence making a “terrible mistake”. Posters in Serb-inhabited north Mitrovica exhorted people not to vote for the “fake state” of Kosovo.

It is too early to tell what all this means. But if the other parties believe Mr Thaci secured his lead only through ballot-stuffing, that will make the task of forming any coalition very difficult.

Last night Mr Thaci claimed victory, saying that the elections were “a referendum on the European future of Kosovo.” That may be, but Kosovo is becoming left behind in the Balkan race for European integration. This week Montenegro will gain official candidate status for the EU, and Bosnians and Albanians will win visa-free travel to Europe’s 25-member Schengen zone. Kosovars are now the only people left in this part of Europe who now still need visas for the Schengen area.

The next few days will tell whether this morning’s calm in Pristina will last or whether, as one diplomatic source puts it, “we can get the system to address the problems rather than relying on a ‘crisis’ to solve them, which has been the pattern here for too long.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyMon Dec 13, 2010 9:06 pm

Dell dëshmitar i mashtrimeve në Skenderaj


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgëzon popullin e Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve të para të përgjithshme pas shpalljes së pavarësisë. Zgjedhjet ishin shprehje e demokracisë dhe ne ishim të ngazëlluar që pamë aq shumë kosovarë që treguan përkushtimin e tyre me daljen në votime anekënd vendit, thuhet në një komunikat të lëshuar nga Ambasada.

Kosova tash ka përpara saj një test gjersa numërohen votat. Institucionet e Kosovës duhet t’i tregojnë opinionit publik se ato janë të gatshme për të mbrojtur integritetin e të drejtës për të votuar. Vëzhguesit amerikanë ishin të pranishëm nëpër qendrat të votimit kudo nëpër Kosovë më 12 dhjetor dhe ata vëzhguan një proces, që me disa përjashtime serioze, ishte kryesisht efikas.Ambasadori Dell vëzhgoi zgjedhjet në 17 vendvotime në 12 qendra votimi në komunat e Gllogocit, Gjakovës, Deçanit, Pejës, Klinës dhe Skenderajt, thuhet mes tjerash në komunikatë.



Ambasadori po ashtu vëzhgoi numërimin e votave në shkollën e mesme “Hamëz Jashari” në Skenderaj (vendvotimi 2101x/02R). Aty pati parregullsi gjatë numërimit të cilin Ambasadori e vëzhgoi, kundërshtoi dhe e raportoi. Fletëvotimet në kuti tejkalonin numrin e të nënshkruarve në regjistrin e votuesve. Ne kemi kuptuar se ka pasur edhe raste tjera të parregullsive që kanë ndodhur në Skenderaj dhe në Gllogoc, sqaron reagimi i Ambasadës.

Ne nxisim të gjithë vëzhguesit që kanë qenë dëshmitarë të parregullsive më 12 dhjetor të shfrytëzojnë mekanizmat ligjorë që mbrojnë integritetin e zgjedhjeve në Kosovë dhe integritetin e demokracisë së Kosovës. Ekzistojnë procedura dhe afate kohore të qarta të cekura në Ligjin për zgjedhje në Kosovë që sigurojnë rishikim transparent të rezultateve të kontestuara të zgjedhjeve./indeksonline/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyMon Dec 13, 2010 11:17 pm

KQZ shpall rezultatet paraprake: PDK fiton 33.5%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë një konference për mediat, ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve. Sipas rezultateteve praprake te Komisionit Qendror të Zgjedheve, rradhitja e partive është si më poshtë:


PDK 33.5 %


LDK 23.6 %


VV 12.2 %


AAK 10.8 %


AKR 7.1 %


LDD 3.3 %


FER 2.2 %

Të rregullta janë vlerësuar 712 mijë e 500. Kryetarja e KQZ, tha se në rezultat janë të përfshira edhe rezultatet në komunën e Drenasit dhe Skenderajt ku ka pasur parregullsi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 EmptyTue Dec 14, 2010 12:15 am

Arbër këto zgjedhje i kurdisen, mirëpo prape se prape VV nuk eshët keq renditet e treta, paramendoje sikur këto zgjedhje te ishin mbajtur ne shkurt , sa do ishte përgatiture VV.


Me VV dhe veç me VV.


Edituar për herë të fundit nga Driniiiii në Tue Dec 29, 2020 4:57 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zgjedhjet në Kosovë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Zgjedhjet komunale 2013.
» DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE
» Zgjedhjet ne Maqedoni
» Zgjedhjet ne SHBA
» Zgjedhjet ne shqiperi 2009

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: