Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Irinej në kundërshtim me parimet fetare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Irinej në kundërshtim me parimet fetare Empty
MesazhTitulli: Irinej në kundërshtim me parimet fetare   Irinej në kundërshtim me parimet fetare EmptyTue Dec 28, 2010 2:11 am


BIK: Irinej në kundërshtim me parimet fetare

Pas fjalimit të patriarkut Irinej me rastin e shugurimit të Peshkopit Teodosije në Prizren, ka reaguar edhe Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.


E hëne 27 Dhjetor 2010 22:03

Përmes një kumtese për media, BIK ka vlerësuar se patriarku Irinej në fjalimin e tij nuk mundi t’i përmbahet kodit fetar e njerëzor, por siç e kanë zakon titullarët më të lartë të KOS-it, hodhi baltë e vrer, duke e përmendur raportin e Dick Martyt, madje deri në mallkimin ‘e atyre që kanë përfituar materialisht nga shitja e organeve të trupit të njerëzve’.

BIK thotë se ka pritur që Irinej si lider fetar, në një objekt fetar dhe në një rast solemn si ai i djeshmi në Prizren, do të fliste për paqe e bashkëjetesë në mes njerëzve, do t’i ftonte njerëzit në tolerancë e mirëkuptim.

“Nga ai është pritur me të drejtë që të përcjellë mesazhe paqeje dhe kërkim falje për gjenocidin e bërë ndaj popullit shqiptarë gjatë shekullit të kaluar, për t’i hapur rrugën pajtimit historik të dy popujve e për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes dhe armiqësisë”.

Më tutje, BIK thotë se derisa patriarku në Prizren i përmend viktimat e palës serbe, për të cilën edhe ndjejnë dhembje sepse viktima është viktimë pavarësisht përkatësisë fetare apo etnike, mirëpo, ai me këtë rast “harron” t’i përmend 1.824 të pagjetur të cilëve akoma nuk ju dihet asnjë gjurmë, përgjegjësinë për të cilët e mban qeveria dhe institucionet serbe.

Kryesia e BIK-ut e gjykon pjesën e fjalimit të patriarkut Irinej si jo parimor.

“Kjo nuk përkon me parimet e feve tona. Kjo nuk përkon as me angazhimet tona të vazhdueshme për ndërtimin e një shoqërie shumë etnike, ku bashkëjetesa dhe toleranca do të jenë vlerat më të çmuara të shoqërisë sonë”, thuhet në këtë reagim.

Bashkësia Islame e Kosovës thekson faktin se Irinej i përmend mijëra shtëpi të djegura të serbëve në Kosovë, por ai përsëri “harron” t’i përmend mbi 200 000 shtëpi të shqiptarëve të djegura nga forcat ushtarake dhe policore serbe në Kosovë në mënyrë sistematike.

BIK vlerësoi se patriarku serb erdhi në Prizren dhe mallkoi njerëz pa u bazuar në argumente a fakte, “por do të pyesnim: a thua Patriarku di për 15 000 të mbytur, të masakruar, të djegur në Prekaz, Reçak, Likoshan e Çirez, në Qyshk e Podujevë, në Suharekë e Prizren, në Izbicë dhe në shumë vende tjera gjithandej nëpër Kosovë e kufomat e të cilëve, për t’i fshehur gjurmët e krimit, policia dhe ushtria serbe i hodhi në Danub dhe në Banjicë e mbase edhe në vende tjera që ne ende nuk i dimë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Irinej në kundërshtim me parimet fetare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Patriarku serb IRINEJ, përcjell mesazhe për luftë
» Kushtetuta dhe ligji mbrojnë lirinë fetare
» Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah
» Botime të reja: 101 Personalitete (Fetare-atdhetare-kulturor
» Botime të reja: "55 Ilahi-Poezi-Fetare-Atdhetare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: