Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptySun Sep 04, 2011 3:13 pm

Nga Nexhmedin Spahiu


Të jesh komb dhe ta avancosh kombin nuk do të thotë ta luftosh Perendinë dhe fenë, por do të thotë që në emër të Zotit të jesh bashkëpronar apo bashkë-mbret i vendit tënd
Sapo dola nga një emision në TV ORA NEWS në Tiranë mora dhjetra telefonata të miqëve të mi të cilët më pyetën se kush na qenka Branko Merxhani?! Ata ishin befasuar me vleresimin tim për Branko Merxhanin (1894-1981) si për intelektualin shqiptar më të madh të të gjitha kohërave. Shumica e këtyre miqëve të mi edhe pse njerëz që lexojnë shumë ose nuk paskëshin dëgjuar kurrë për Brankon ose e kishin lexuar, por nuk u paskësh bërë shumë përshtypje.
Sot mu lajmërua njëri nga ata që ekishlexuar per së dyti dhe më tha që paskam pasur shumë të drejtë.


Branko Merxhani – intelektual i kalibrit botëror që jetonte në provincë
Është ironi e kohës që Branko Merxhani jetonte dhe botonte në Gjirokastër në gazeta provinciale në ndërkohë që elita e kohës në Tiranë e shikonte me përbuzje derisa ai me durim të pashembullt imponoi respekt saqë, sipas Petro Markos, kur kryeministri i Shqipërisë Mustafa Kruja ftoi në një tubim intelektualët për të përkrahur fashizmin, Branko ishte i vetmi që mori fjalën për të kundërshtuar.
Branko Merxhanin e bënë të pavdekshëm artikulli i tij “Pse nuk jam marksist?” që u botua më 1937. Arsyet të cilat i jep Branko janë të një niveli akademik të paarritshëm jo vetëm për studiuesit botërorë të asaj kohe, por deri te niveli i tij nuk kanë arritur studiuesit bashkëkohorë botërorë as edhe në ditët e sotme kur komunizmi ka rënë planetarisht.
Arsyet që përmend Branko Merxhani se pse nuk e përkrahë marksizmin i dëshmoi praktika planetare dhe ato po formulohen nga studiues botërorë, por asnjeri ndër ta nuk ka arritur të artkulojë aq bukur e qartë sa Branko Merxhani.
Për të qenë ironia më e madhe, kjo doktrinë filozofike e tregoi monstruozitetin e vet në permasat më groteske pikërisht në atdheun e Branko Merxhanit, në Shqipëri. E për të qenë ironia në kulm, ai që e praktikoi këtë ideologji, Enver Hoxha, ishte pikërisht nga qyteti ku jetoi e veproi Branko Merxhani, Gjirokastra.
Derisa veprimtarë të ndryshëm u morën me plagë të shoqërisë shqiptare, Branko Merxhani u mor me vetë ngjizjen e kombit shqiptar, me atë që mbërthente të gjitha plagët së bashku.
Për të spjeguar se pse kjo ishte gjeja më e duhur për kohën, më duhet të spjegojë me pak fjali historikun e lindjes së kombeve.
Historiku i lindjes së kombeve
Kombi i parë modern lindi më 1523, kur më 6 Qershor mbreti suedez Gustav Vasa Ericson shpallë reformat e tij që Suedinë e bëjnë pronë të suedezve dhe jo pronë të mbretit siç ishte rasti me shtetet mesjetare ku territori në zotrim të shtetit ishte në fakt pronë e mbretit dhe popullsia që banonte në atë territor nuk kishte asnjë rrol në drejtimin e shtetit.Apo, më mirë thënë, kishte aq rrol sa kishte edhe bagëtia që popullonte atë territor.
Suedezët, pra, u bënë kombi i parë në botë. Anglezët këtë e arritëm me revulucionin e Oliver Cromwell-it më 1649, amerikanët me shpalljen e pavarësisë më 1776, ndërsa francezët me revolucionin e vitit 1789, prej kur edhe fillon epoka e kombeve.
Pse pikërisht lindja e kombit francez shënon epokën e kombeve dhe dhe jo lindja e 3 kombeve të mëhershme kjo është për faktin se komb-bërja franceze qe më e artikuluar (sllogani “Liri, vëllazëri e barazi”, shkrimet Rousseau-os dhe Voltaire-it etj) dhe se komb-bërja franceze u pasua menjëherë me komb-bërjet në gjithë Evropën Perëndimore.

Fazat e krijimit të kombeve
Kombet e Evopës Perendimore dhe SHBA paraqesin fazën e parë të krijimit të kombeve (“kombet e lindur natyrshëm”). Fazën e dytë të krijimit të kombeve e përbëjnë kombet e Evropës Qendrore dhe Rusët, ndërsa të tretën kombet e tjera. Profesori zvicran Urs Altermatt fazat e komb-krijimeve në Evropë i ndanë në katër, por nga këndvështrimi im këto janë vetëm tri.
Për të mos zgjatur shumë se çfarë karakteristikash mbartin këto faza do të ndalem tek kombet e fazës së fundit ku bën pjesë edhe kombi shqiptar edhe ai kosovar.

Kombet e lindura parakohe pa e arritur pjekurine kulturore e shpirtërore
Shumica e kombeve të fazës së fundit lindën me probleme, përjashtim Sllovenisë e deri diku Kroacisë e ndonjë vendi tjetër, lindën të pangjizura mire, pa e arritur pjekurinë e nevojshme kulturore e shpirtërore.. Ky është rasti edhe me Kosovën edhe me Shqipërinë (këtë e thotë edhe Stavro Skëndi në doktoratën e tij).
Në kohën kur u kthy në Shqipëri dhe filloi të botonte Branko Merxhani, vitet 1928-1938, kombi shqiptar kishte 15-25 vite që ishte njohur si komb, por e vërteta qe se ishte ndoshta më së largu të qenët komb nga të gjitha ato konstrukte politike që njiheshin si kombe, por që akoma nuk e meritonin emrin komb.
Branko Merxhani dha formulat e krijimit dhe formësimit të këtij kombi të cilat i quajti formula të neo-shqiptarizmës. Këto duhet të lexohen me dhjetra herë nga gjithë shqiptarët. Natyrisht, nga këto formula do të mund të mësonin pothuajse të gjitha kombet e fazës së tretë.
Branko Merxhani për fenë
Në këtë shkrim po nënvizoj vetëm një nga margaritarët e Branko Merxhanit.
Tani kur po bëhet debat në shoqërinë kosovare për rrolin e fesë dhe kur në emër të shqiptarizmës refuzohet edukata fetare në shkollat publike, ja se çfarë thotë Branko Merxhani më 1929:
“Rregulli i parë i përparimit është feja. Dhe fe nuk do të thotë tipe të caktuara ceremoniale, as orë të caktuara lutjesh as tregime filantropike të djalëzuara. Fe do të thotë thellësim shpirtëror, bashkim i zemrave, dashuri, devocion, besim”.
Në kohën e lindjes së kombeve të para, idetë kombëtare ishin rebelim ndaj Perëndisë, sepse Perendia përfaqësohej në tokë nga Mbreti apo Perandori, i cili gjithë territorin shtetëror dhe shtetin e kishte pronë të vetën.
Nën moton “Liri, vëllazëri barazi” banorët e vendeve të ndryshme u bënë qytetarë, u bënë bashkëpronarë të shtetit. Kjo është esenca e kuptimit të fjalës komb, pra, kur çdo qytetar bashkë-mbretëron me vendin e vet, ku mbreti apo presidenti janë vetëm të parët nga të barabartët. Të jesh komb dhe ta avancosh kombin nuk do të thotë ta luftosh Perendinë dhe fenë, por do të thotë që në emër të Zotit të jesh bashkëpronar apo bashkë-mbret i vendit tend.
Rrjedhimisht, për ta lartësuar kombin tonë na duhet edukata fetare në shkollat publike. Ndonjë individ mund të jetë ateist, por kombi nuk është i qëndrueshëm pa pjesëmarrjen e fesë në jetën publike. Ata që klithin kundër fesë në emër të interesave kombëtare janë 2 shekuj prapa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptySun Sep 04, 2011 10:48 pm

Ani bash ky far kali kinse po tham diqka e kinse paska shok e po dhe paskan thirr ap ap,baco birro, mbasi po ju japin hapsir tuli lope,dhe po ju shkon rrot mi stupc.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptyMon Sep 05, 2011 12:00 am

Cito :
Historiku i lindjes së kombeve
Kombi i parë modern lindi më 1523, kur më 6 Qershor mbreti suedez Gustav Vasa Ericson shpallë reformat e tij që Suedinë e bëjnë pronë të suedezve dhe jo pronë të mbretit siç ishte rasti me shtetet mesjetare ku territori në zotrim të shtetit ishte në fakt pronë e mbretit dhe popullsia që banonte në atë territor nuk kishte asnjë rrol në drejtimin e shtetit.Apo, më mirë thënë, kishte aq rrol sa kishte edhe bagëtia që popullonte atë territor.
Suedezët, pra, u bënë kombi i parë në botë. Anglezët këtë e arritëm me revulucionin e Oliver Cromwell-it më 1649, amerikanët me shpalljen e pavarësisë më 1776, ndërsa francezët me revolucionin e vitit 1789, prej kur edhe fillon epoka e kombeve.
Pse pikërisht lindja e kombit francez shënon epokën e kombeve dhe dhe jo lindja e 3 kombeve të mëhershme kjo është për faktin se komb-bërja franceze qe më e artikuluar (sllogani “Liri, vëllazëri e barazi”, shkrimet Rousseau-os dhe Voltaire-it etj) dhe se komb-bërja franceze u pasua menjëherë me komb-bërjet në gjithë Evropën Perëndimore.
Ky far "intelektuali" paska harru kombin Shqiptar , dhe paska shkru Turli-Tava duke permend kombe te huaja qe neve edhe nuk na interson , dhe duke harru kombin me te vjeter ne Europe ? Nuk po ia vleka asnje sekond me harxhu per shkrimin e ketij "intelektuali" .

Shqiptaret permenden si KOMB ose Etni qysh ne shekullin :
Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Bgy69e


Edituar për herë të fundit nga Atdhetari në Tue Sep 06, 2011 3:09 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptyMon Sep 05, 2011 12:02 am

Edhe ketu :

Cito :
1038, 1042, 1078
Michael Attaleiates:
The First Byzantine References

Michael Attaleiates was a Byzantine lawyer and historian who rose to high office under the emperors Romanus IV (r. 1067-1071) and Michael VII (r. 1071-1078). His 'History', covering the years 1034-1079, is a largely eyewitnessed account of political and military events in the Byzantine Empire. It was during this period that the Byzantine Greeks first took note of the Albanians as a people.

Viti shifet , 1038 !


Me rendesi eshte te sjellen autor me serioz , e jo sikur ky" authori "qe nuk i njeh shqiptaret si popull !


Edituar për herë të fundit nga Atdhetari në Fri Sep 09, 2011 8:41 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptyMon Sep 05, 2011 2:17 pm

Cito :
Ani bash ky far kali kinse po tham diqka e kinse paska shok e po dhe paskan thirr ap ap,baco birro, mbasi po ju japin hapsir tuli lope,dhe po ju shkon rrot mi stupc.



Injoranc ne kulem No Aqe sa ka vite jet ti ky ka shkoll dhe per dallim nga ti ky e don dhe kombin dhe fen.
Per muslimanin e MIR KOMBI DHE FEJA JAN SIKUR MISHI DHE KOCka , ASNJERA NUK BEN PA TJETREN :ps.mir do ishte te lexosh ndonj je botim ti, te mos i paragjykosh njerzi pa i njohur fare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptyMon Sep 05, 2011 2:32 pm

Cito :
Për të mos zgjatur shumë se çfarë karakteristikash mbartin këto faza do të ndalem tek kombet e fazës së fundit ku bën pjesë edhe kombi shqiptar edhe ai kosovar.

Kombet e lindura parakohe pa e arritur pjekurine kulturore e shpirtërore
Shumica e kombeve të fazës së fundit lindën me probleme, përjashtim Sllovenisë e deri diku Kroacisë e ndonjë vendi tjetër, lindën të pangjizura mire, pa e arritur pjekurinë e nevojshme kulturore e shpirtërore.. Ky është rasti edhe me Kosovën edhe me Shqipërinë (këtë e thotë edhe Stavro Skëndi në doktoratën e tij).
Në kohën kur u kthy në Shqipëri dhe filloi të botonte Branko Merxhani, vitet 1928-1938, kombi shqiptar kishte 15-25 vite që ishte njohur si komb, por e vërteta qe se ishte ndoshta më së largu të qenët komb nga të gjitha ato konstrukte politike që njiheshin si kombe, por që akoma nuk e meritonin emrin komb.
Branko Merxhani dha formulat e krijimit dhe formësimit të këtij kombi të cilat i quajti formula të neo-shqiptarizmës. Këto duhet të lexohen me dhjetra herë nga gjithë shqiptarët. Natyrisht, nga këto formula do të mund të mësonin pothuajse të gjitha kombet e fazës së tretë.
Branko Merxhani për fenë
Në këtë shkrim po nënvizoj vetëm një nga margaritarët e Branko Merxhanit.
Tani kur po bëhet debat në shoqërinë kosovare për rrolin e fesë dhe kur në emër të shqiptarizmës refuzohet edukata fetare në shkollat publike, ja se çfarë thotë Branko Merxhani më 1929:
“Rregulli i parë i përparimit është feja. Dhe fe nuk do të thotë tipe të caktuara ceremoniale, as orë të caktuara lutjesh as tregime filantropike të djalëzuara. Fe do të thotë thellësim shpirtëror, bashkim i zemrave, dashuri, devocion, besim”.
Në kohën e lindjes së kombeve të para, idetë kombëtare ishin rebelim ndaj Perëndisë, sepse Perendia përfaqësohej në tokë nga Mbreti apo Perandori, i cili gjithë territorin shtetëror dhe shtetin e kishte pronë të vetën.
Nën moton “Liri, vëllazëri barazi” banorët e vendeve të ndryshme u bënë qytetarë, u bënë bashkëpronarë të shtetit. Kjo është esenca e kuptimit të fjalës komb, pra, kur çdo qytetar bashkë-mbretëron me vendin e vet, ku mbreti apo presidenti janë vetëm të parët nga të barabartët. Të jesh komb dhe ta avancosh kombin nuk do të thotë ta luftosh Perendinë dhe fenë, por do të thotë që në emër të Zotit të jesh bashkëpronar apo bashkë-mbret i vendit tend.
Rrjedhimisht, për ta lartësuar kombin tonë na duhet edukata fetare në shkollat publike. Ndonjë individ mund të jetë ateist, por kombi nuk është i qëndrueshëm pa pjesëmarrjen e fesë në jetën publike. Ata që klithin kundër fesë në emër të interesave kombëtare janë 2 shekuj prapa

Arber, shum bukur Analisti e ke cek te lexon nga dhjetra her gjith shqiptaret!e shikon si ka cek lindjen e kombeve pra flet kur jan ber komb se si popull ndoshta kan qen po komb nuk jan shkru askun.



Cito :
Të jesh komb dhe ta avancosh kombin nuk do të thotë ta luftosh Perendinë dhe fenë, por do të thotë që në emër të Zotit të jesh bashkëpronar apo bashkë-mbret i vendit tend
e then tama si eshte e verteta pa shiku nje anshmerin..


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptyThu Sep 08, 2011 12:59 am

ne duhe ta fusim landen e mesimit ,- Qéshtja kombetare,- e jo ajo fetare,se ne at moment fillon shkatrrimi dhe vlla vrasja nder veti.....

Feja ne shkolla e dojn vetum armiqt tan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptyThu Sep 08, 2011 9:07 pm

Eshte per keqeardhje kur has ne postime te tilla ne forumin BK. Po mjaftoika vetum titulli per ta lexu, qe ta kuptosh qe disa njerz Zot kan lekun.
Per lek njerz te till cka nuk bein edhe Kombin e mohoin.
Zoti na ruft nga te tillet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptyFri Sep 09, 2011 12:39 am

Cito :
ne duhe ta fusim landen e mesimit ,- Qéshtja kombetare,- e jo ajo fetare,se ne at moment fillon shkatrrimi dhe vlla vrasja nder veti.....

Feja ne shkolla e dojn vetum armiqt tan.

PerderiSA njeriu eshte anti -islamist ai padyshim se eshte anti -kombetare ,sepse perdersa je ne gjendje te jeshe kunder ligjit te Allahut kjo nuk len hapsir tjeter, se ben ti diq me shum per komb. scratch

Po pse aqe shum ju mundon feja xhanem! po nese nuk deshiron , askush nuk i thot femiut tende shko mbaj ore fetare.... ose goces tende mbulohu, po desh lakuriq te dal bujrum geek askush nuk ja ndalon. Po pse mundoheni ti cenon lirin e tjetri ket nuk e kuptoj siNqenerisht!!!eshte edhe qeshtja tjeter , ju se jeni ne mergat si nuk ju vie pak turp te jeni kunder FES; ku shtet me te zhvilluare ne Eu kan legjitime lenden fatare e ju jeni kunder!aman mos folin bre per kombin per zote po mundohuni te shitin mende se kerkah Shocked nuk jeni, nuk jen per komb per zote kot i beni reklam vetit.. se veq pi shitni mend njeri tjeterit ketu 3,4 vete si ne kafe te penzjonerave jeni ba Very Happy lol!


Gjermania psh, ka miratu ligjin per licens te prostitueve. E FARE MIR EDIM KU TE SHPIN PROSTITICION PER TE DY GJINIT :e ju me kembngulje jeni per jo lenden fetare! kjo tregon moral te dopt kaq.
Futene ne kok njeher e mir o njerz se feja vetem moralin ta ngrit; nese din ca do thot fjala M-O-R-A-l ama ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptyFri Sep 09, 2011 2:23 am

mos mundohi ori me shembuj apsolut jo relavant te mundoheni per te then diqka,ore te mjer,po nuk mundem une te mirrem me dogmat tuja e te tjerve,ku jetoj ne gjermani dhe i shof gjerat dhe i jetoj vet deshmitar.
po si ja fut koti ore te mjer gjermanija esht e ter krishter,pse po i lejojka ca qindra -mij musliman te bartin shamija ne shkoll,se te gjith muslimant nuk bartin shamija,as ne shkoll dhe as privat.
kur dihet se gjendja jon esht tersisht e ndryshme me te gjith popujt e evropes,kur jem te vetmit me tri fej,dhe se kisha besu ka njerz te semur te kti lloji, e shet kombin per fej,me flamura te HAMASIT. #
kombi esht ADN jon, jo feja,muslimani,na qojn ne arabi otodoxi rusi,katoliki vatikan,vetum kombi na mban,ne trojet tona iliro-pellazge.

Pos tjerash po te ishte dhe aq efektive,religjioni siq po pretendoni ju,nuk dot ishin muslimant shifeni tash turpi i botes,fundrrina e botes jeta tyre e perafert me te shtazve,pa asisten sociale dhe pa sigurim shendetsor, ktu mund te krahasohen me shtaz,me qense ktu ne perendim kan sigurim dhe shtazt,apsolut,qka te flas me per ta dhe per at relegjion te ecim ne te njejten rrug horror. vrasin popullin e vet,por ne nuk guxoj te i harrojm efektin qe e pat,muslimanizmi,ne mos asimilim ton ,por jo te teprohet,me ca thenje inerte,se kinse vetum muslimanet dhe te tjeret jan jo besimtar,kshtu dot ju thuhet edhe vllezerve tan ne te ardhmen,dhe ktu fillon mbjellja dhe kataklizmi shqiptar,dhe djalli,dhe mos llomotitni se kot e kini....

Kto dhe ket idiotizim e prunen dhe po e sjellin ruso -serrbo pansllavisti Pacolli dhe djali,i udbashit AGAN-agani,kur dihet se duhet te punojn kta mbrenda kurnizave te ruso sllaveve.......etj....................
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptyFri Sep 09, 2011 2:59 pm

Ti jeton ne Gjermani po destinacioni yte eshte banes -pun, pun banes. Sad Dhe askushe nuk te ve fai pse nuk din ti nese jan te licensuar shkollat me lende fetat , perderi sa nuk i takon fes musliamane kjo eshte normale.

Feja muslimane e ndalon qenin ta mbash ne shtepi perveq ate te gjuetis, prandaj dhe nuk ju ben sigurim shendetsoe se nuk i hyn ne pun qeni sikur te krishterv ku lejon qenin edhe ti flej ne te njetin shtrat me vajzen , eshte edhe renje nataliteti ne vende krishtere Mad Ne nga feja kemi mesu se femra esht per 1 mashkell dhe anasjeltas, e jo femra per qen dhe mashkulli per mashkell ,pela ,lop vajz te vet etj etj...

Tjetra se thua ti jemi te vetmit me 3 fe ku esht problemi ketu? kush ja ndalon lenden fetare nje krishterit ?le ti kerkoj edhe ai te drejta legjitime dhe eshte ok,zvicrra psh mbajn lenden fetar te mesim krishter, kush don te ndegjoj ligjerat mundet lirisht kush nuk doj mund ta leshoj oren e mesimit (ata qe mesojn lende fetare nuk paguajn tatim ne kishe fare. )askujt nuk i intereson nese nje femre shkon ne pub te nates dhe shet trupin,po ashtu edhe femra musliman e don te drejtn e vete , mbules eshte deshire e saj .Tani lind pytja ;MOS PO BEHMI DISKRIMINUES OSE RACIST NE KET DREJTIM? neve mbulesa PO NA PENGON , E AJO MOTER SE PO SHITET NE RRUGE NUK PO NA PENGON !CILA QENKA ME E DEMSHEM PER SHOQERIN?Allahu ka garantu ne librine shejt Kuranin se fe tjeter nuk ka perveq
feja muslimane (sunite ) E jo fet tjera se nuk kan askun ni epiqender te sigurt:SHi nder tjerat ca shkrun MIRSIM MALIQI n e temen SHQIPTARI, EMIGRIMI DHE IDENTITETI I TIJ


Çfarë na ofrohet?

Duke shfletuar faqet e historisë sonë kombëtare, do të vëresh pa dyshim se populli ynë është përpjekur gjithnjë që të ruajë të pacenuar identitetin kombëtar dhe të mbrojë integritetin e trojeve të veta, ato të Shqipërisë Etnike. Sakaq, shfletim i historisë kombëtare nuk do përkon aspak me ndjekjen e një filmi ‘historik’ me brumim të natyrës komuniste-sovjetike rreth Shqipërisë së para gjashtë shekujve, në të cilën Gjergj Kastrioti[1] Skënderbeu[2] pas luftës në Krujë, kur hyn në skenë si prijës i popullit të tij[3], të pranishmëve u thotë: “o shqiptarë”, në një kohë kur fjala ‘shqiptar’ s’ekzistonte fare[4], gjë që tregon realitetin e paqëndrueshëm historiografik të shkruesit të asaj shëmbëlltyre të historisë.

Për të mësuar historinë e popullit tonë, sot lexuesi shfrytëzon literaturë të huaj, gjegjësisht serbe apo greke, çka është vërtet brengosëse. Nevoja për flakjen e teksteve filo-serbe nga bankat e shqiptarëve, s’ka dyshim që është diçka e domosdoshme dhe e pashmangshme. Sot, në kohën e lirisë së fjalës, pas shkëputjes nga sistemi sllavo-komunist - sistem i instaluar nga serbet[5] në Shqipërinë tonë - shqiptarët s’kanë kurrfarë arsye të mendojë akoma si Enveri, shërbëtori besnik i marksizëm-leninizmit, i cili u nguliti shqiptarëve përmes dhunës dhe mekanizmit të shpëlarjes së trurit idenë se këta shpëtuan e dolën fitimtarë në kohën kur u shkëputën nga Perandoria Osmane, e cila punoi për disa shekuj duke u mbështetur në parimet e Sheriat (Sistemin e Zotit). Enveri mendonte kështu dhe impononte të njëjtin mendim, sepse ish i ngarkuar me këtë mision nga serbet, të cilët vetëm atëherë (1912), kur shqiptarët u ndanë nga Perandoria Osmane, pushtuan tokat e shqiptarëve, çka nuk patën mundësi që ta bënin më herët, në kohën kur aleati i shqiptarëve ishte Perandoria Osmane, pjesë përbërëse e të cilit qe edhe Shqipëria. Madje, nuk mbeti me kaq, ai (përhapësi i ideve komuniste) vazhdoi me të njëjtën egërsi kundër shqiptarëve, e sidomos ndaj atyre myslimanë, njëlloj siç kishin vepruar punëdhënësit e tij[6] dekada më parë. Prandaj, lipset thënë që në fillim se antishqiptarizmi i krijuar nga një kryetradhtar s’mund të merret parasysh, dhe e njëjta gjë vlen edhe përsa i përket historiografisë në lidhje me historinë e popullit tonë, krenaria e të cilit u ngrit në kohën kur ishte mik e akraba me perandorinë më të fortë të kohës.

Rreth shtypjes...

Gjatë gjithë kohës, - po flasim për dy shekujt e shkuar, - ndaj shqiptarëve u ushtrua një dhunë sistematike. Dihej se, ajo çka i pengonte shtypësit ishte identiteti i shqiptarëve. U bënë kongrese padrejtësish, mashtrimesh dhe çrregullimesh, ndër to Kongresi i Berlinit (1878)[7], më vonë Konferenca e Londrës, e të tjerë, porse asnjëra s’ishte në favor të së vërtetës rreth popullit shqiptar.

Ortodoksët serbë, pas largimit të osmanëve, filluan gjenocidin kundër shqiptarëve, e sidomos ndaj shqiptarëve të Kosovës, me pretekstin se gjoja: “Kosova paska qenë në mesjetë qendër e shtetit serb dhe trevë e banuar nga serbët deri në fund të shek. XVII - fillimi i shek. XVIII, kur pas luftës austro-osmane të viteve 1683-1699 një pjesë e popullsisë serbe që mori anën e Austrisë, qenka tërhequr për në veri dhe vendin e saj e paskëshin zënë shqiptarët e ardhur nga viset e brendshme malore të Shqipërisë së Veriut”[8], çka janë thjesht propagandë, pa kurrfarë themeli historiografik. Kryqtarët ortodoksë serbë, të cilët nxitën masakrimin e mijërave shqiptarëve, si në fillim të shekullit të njëzet, po ashtu edhe në fund të tij, - dhe, pavarësisht se fundamentalistë fetarë kishtarë, akoma zënë vend të rëndësishëm në Serbi, - mbeten sinonim i së keqes dhe krimit[9] në Evropë, siç mbeten të tillë pararendësit e tyre kishtarë famëkeq me kryqëzatat e tyre në tokat e myslimanëve, gjegjësisht aty ku dolën dijetarët dhe shkencëtarët më të ditur e njohur, në Kordobën e famshme, që “ishte qyteti më i pasur në Botë”[10].

Shtypja e shqiptarëve ende vazhdonte, më vonë, “Pas rënies së Janinës, ushtria greke hyri në Çamëri. Pushtimi u shoqërua me mizoritë e shumta të bandave greke kundër popullsisë civile shqiptare. Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, Çamëria ra nën sundimin grek.”[11]

Mbi popullatën çame (60.000 myslimanë e 20.000 të krishterë) ushtrohej një dhunë e madhe. Mit’hat Frashëri, shkruante pandërprerë se ç’po ndodhte me myslimanët e Çamërisë. Ai, kur i shkruan (23 qershor 1923) Ministrit të Punëve të Jashtme në Tiranë, ndër tjera i thotë: “Këtu të bashkuar ke edhe kopjen e një note verbale që dhashë sot për vështirësitë që po hasin shqiptarët myslimanë në udhëtimet e tyre, në kufijtë grekë”[12] dhe në shumë letra të dërguara kërkon ndihmën dhe ndërhyrjen e shtetit shqiptar për t’i ndihmuar çamët, gjegjësisht ata myslimanë, ndaj të cilëve ushtrohej me presion këmbimi me grekë, përkatësisht dërgimin e çamëve myslimanë në Turqi dhe sjelljen e grekëve në tokat çame. Kur panë vendosmërinë e çamëve për të qëndruar në tokat e tyre, atëherë filluan të ushtrojnë edhe dhunë, derisa shumë prej tyre i larguan nga trojet e tyre, në të cilat lanë familjarët e tyre të masakruar, në tokën e Çamërisë, në të cilën bëhej spastrim etnik[13].

E gjithë kjo dhunë ndodhi ndaj shqiptarëve, vetëm atëherë kur më shqiptarët s’ishin afër osmanëve, akrabatë më besnikë, të cilët kurrë nuk ushtruan dhunë ndaj tyre. Siç tregon edhe Joseph Rothchild për shqiptarët se: “Ata ishin të fundit që vendosen të shkëputeshin nga Perandoria Osmane, struktura e elitës të së cilës kishte qenë gjithmonë e hapët ndaj bijve të tyre të talentuar dhe ambiciozë, e cila përgjithësisht nuk i kishte shtypur ata dhe ndaj Kalifit-Sulltan të së cilës shumica e tyre ndiente një nderim të mirëfilltë fetar”[14].

Shqiptari...

Ecëm sa ecëm, derisa arritëm tek tema jonë... Shqiptari! Kush është Shqiptari? Për kë jemi duke folur?

Ai është muhadithi i shquar Muhamed Nasirudin, i biri i Nuh Nexhatit, të birit të Ademit. U mbiquajt elAlbani (Shqiptari), sipas vendlindjes së tij, Shqipërisë. Ai lindi në vitin 1332h/1914g, në qytetin e Shkodrës, një nga qytetet kryesore të Shqipërisë[15]. Ndoshta shqiptarët s’dinë shumë për të, pavarësisht se ka njerëz që thonë për të, si Shejh Bin Bazi: “S’di të ketë nën qiell dijetar më të madh në hadith për këtë kohë sesa Shejh Nasiri (Albani)”.

Emigrimi...

Kur Shqiptari (Më tej: Shejh Albani) ishte vetëm nëntë vjeç, familja e tij u shpërngul nga Shqipëria, e cila i kish hapur dyert shekullarizimit, çka i parapriu komunizmit famëkeq, për të cilin folëm më parë. I ati i Shejh Albanit e pa të arsyeshme (për të ruajtur identitetin fetar) të shkojë me familjen e tij në Sham, vendi i diturisë dhe i tregtisë, për të cilën populli ynë thoshte: “Deri n’Sham me dasht me hy, s’kemi ymër me ja mrri”[16].

Identiteti i tij...

Nëse lexojmë literaturën islame në çdo cilën gjuhë të botës qoftë, të shkruar nga dijetarët e kohës sonë, do të vërejmë se, përsa i përket autenticitetit, vlerësimit apo verifikimit të transmetimit të haditheve, ata i referohen Shejh Albanit, aq sa për punën e tij, dijetari i shquar, Shejh Muhamed elUthejmin, tha: “Përsa i përket analizave dhe verifikimeve shkencore, s’ka si ai”[17].

Shejh Albani thoshte: Unë jam shqiptar. Madje, këtë fjalë ia thoshte edhe gjithë botës në arabisht “Ene albanijj”. Ai jetoi në tokat arabe afër tetëdhjetë vjet, por kurrë s’e harroi gjuhën shqipe, ruajti identitetin e tij kombëtar dhe u kujdes për studentët shqiptarë, sa që në ligjëratat e tij (të incizuara në gjuhën shqipe), shpesh ai i pyet studentët e tij për çështjen shqiptare në Kosovë dhe u jepte gjithashtu këshilla. Po pse populli ynë s’e njeh? Vallë, s’kemi kohë të merremi me shqiptarët, bijtë e shqiptarëve, të cilët për 7-8 dekada ishin larg vendlindjes së tyre, por që kurrë s’e harruan vendin e tyre, madje, emrin e atdheut e vendosën në mbiemrin e tyre?! Apo, më përparësi ka ajo që thoshte: “Ami Bharater Bharat Amar”- Unë jam indiane, India është e imja[18]? Apo, vallë, i kemi dhënë përparësi atij që futi popullin e vet në luftë për interesat e Krishterimit, ndërsa sot e quajmë hero kombëtar, në të njëjtën kohë kur Vatikani e quan “Kalorësi i Krishterimit” apo edhe “Mbrojtës i Krishterimit”[19]?! Pse s’e njohim Shejh Albanin?

Rreth shtypjes...

Tani do të kthehemi prej udhëtimit tonë, aty ku u nisëm... Te shtypja ndaj shqiptarëve!

Kohët e fundit jemi dëshmitarë të misionarizmave antishqiptare-antimyslimane, të cilët duan të deformojnë përkatësinë e shqiptarëve. Islamofobia është e dukshme... Në çdo pikë mundohen të largojnë Islamin, fenë e shumicës së shqiptarëve. Kjo shtypje ndaj kulturës islame të shqiptarëve s’do mend që është çnjerëzore. Figurat më të shquara të shqiptarëve myslimanë s’i përmend asnjë historian, pavarësisht se pa to është krejt e pamundur të përftohet në ploti fytyra e kombit dhe kultura e shqiptarëve.

Në shkrimin e tij “Identiteti Islam i shqiptarëve, Mit apo Realitet?”, Ermal Bega shprehet bukur: “Nuk arrij të kuptoj se përse po bëhet kjo politikë kaq e poshtër anti-islame në Shqipëri. Islami është një besim i cili kurrë nuk ka krijuar probleme tek ata të cilët e praktikojnë, dhe askush tjetër nuk ka parë ndonjë gjë të keqe nga ai besim dhe nga këta besimtarë.” E që, pyetjes së tij po i përgjigjemi me fjalët e Dr. Hysen Çobanit: “Ata duan të na bëjnë të krishterë, se ashtu i hiqen halat peshkut dhe gëlltitet më lehtë. Por, kjo nuk do të ndodhë kurrë”.


Mbiemri i Gjergjit në greqishtë do të thotë: kështjellë, kala.
Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon f]--> Kastriotit dhe i princeshës malazeze Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave” (http://sq.wikipedia.org/wiki/Skenderbeu) (Shënim: Në referencën e cituar identiteti malazez i Vojsavës tani mungon, me që është hequr prej sajtit, nga ku më parë jemi referuar). Mendohet se lindi më 6 maj 1405. Njihet ndryshe si Skënderbeg (Aleksandër).
Mos harrojmë se ky “popull” nuk ishte vetëm ajo pjesë e popullsisë që jetonte në Krujë apo në rrethinat e saj.
Shqiptarët aso kohësh quheshin “arbër”.
Këtë na e treguan vetë komunistët, gjegjësisht Mehmet Shehu kur (22. 09. 1944) i shkroi letër Dushan Mugoshës, ku ndër të tjera i thotë: “Nuk kishim Parti, (...), e me udhëzimet e Mlladinit dhe të tuat, me ndihmat tua mundëm të seleksionohemi, të formojmë Partinë Komuniste, ta forcojmë.” (Shih: Prof. Dr. Novica Veljanovski e të tjerë, Historia për vitin III të arsimit gjimnazor, PROSVNETNO DELLO SHA (Shkup, 2006), f. 134).
Gazeta Express (24 Janar 2008), botoi raportazhin e 31 dhjetorit të vitit 1912 të gazetës “The New York Times”, “Vrasjet si sport ditor” në të cilën tregohen masakrat e tmershme ndaj shqiptarëve, në të cilën përmenden emrat e qyteteve me banorë shqiptarë myslimanë, ndër to, Shkupi, Kumanova, Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova e disa vende të tjera, në të cilat serbet kishin filluar masakrat me synimin, siç transmeton i dërguari i “Daily Telegraph” se: “deklaruan se qetësimi më i efektshëm i Shqipërisë është zhdukja totale e shqiptarëve muhamedanë”.
Pas së cilit u shfaq Lidhja Shqiptare e Prizrenit, rreth së cilës Prof. Dr. Muhamet Pirraku thotë: “Rreziku i drejtpërdrejtë i copëtimit të Shqipërisë ishte evident. Ndaj, kjo vuri në lëvizje të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare. Grupi parlamentar shqiptar tuboi rreth vetes personalitetet intelektuale dhe ushtarake me autoritet në nivelet regjionale, kombëtare dhe ndërkombëtare me detyrë të qartë: T’i dilet zot Shqipërisë. Midis aktivistëve në këtë drejtim shquhej Sheh Ymer Prizreni, i cili, me urgjencën që shtronte momenti historik, themeloi të parën organizatë politiko-ushtarake “Ittifak” (Lidhja) me seli në Prizren, e cila për një kohë të shkurtër u rrit në “Besëlidhje” nën drejtimin e parlamentarit Ymer Prizreni, me detyrë të mbarështronte organizimin e mbrojtjes vullnetare të Vilajetit të Kosovës nga sulmet eventuale të Serbisë dhe të Malit të Zi.” (Shkpëtur nga: Teksti shqip i rezimesë anglisht të veprës: Myderris Ymer Prizreni - Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887 të Muhamet Pirrakut, Prishtinë, 2005, fq. 522). Me që, gjithnjë kur përmendet Lidhja Shqiptare e Prizrenit shoqërohet edhe emri i Myderriz Ymer Efendi Prizrenit, po citoj edhe ato që thotë Prof. Dr. Xheladin Shala, në shkrimin e tij: “Ymer Prizreni figurë e rëndësishme e rilindjes kombëtare” rreth tij: “Myderriz Ymer Efendi Prizreni bën pjesë në lagjen e figurave më të rëndësishme të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Rëndësia e tij është aq më e madhe kur kemi parasysh se emri dhe përpjekja e tij janë të lidhura me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ngjarje kjo më e rëndësishmja në historinë kombëtare shqiptarë. Megjithatë, historiografia jonë gjatë kohës ka qenë mospërfillëse ndaj rolit të Ymer Prizrenit”.
[8] Shih: Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë, E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët ne Jugosllavi, (Tiranë, 1990), f. 73
[9] “Në luftën e Kosovës, që filloi prej 28 shkurt 1998 e që vazhdoi deri më 23 mars 1999, u dëbuan 800.000 mijë shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara” (Shih: http://sq.wikipedia.org/wiki/Lufta_e_Kosov%C3%ABs)
Shih: Abdusamed Nasuf Bushatliq, Endelusi Përkujtim dhe vërejtje, përkth. Behxhet Jashari, Klubi Studentor (Shkup, 2007), f. 157
Shih: Beqir Meta, Tragjedia çame, Instituti i studimeve për Çamërinë (Tiranë, 2007), f. 28
Shih: Dr. Kaliopi Naska, Dokumentet për Çamërinë, Drejtoria e përgjithshme e arkivave (Tiranë, 1999), f. 95
“Por përpara masakrës së korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer një valë tjetër masakrash në qershor. Gjithashtu, pas verës pasoi një fushatë tjetër në tetor të vitit 1944 e cila bëri të plotë spastrimin etnik të Çamërisë.Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një popullsi prej 35000 vetësh që ishte para luftës mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Vetëm në tragjedinë e Filatit dhe të Paramithisë që u zhvillua në qershor dhe tetor të vitit 1944, rezultati ishte: 2000 të vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të masakruar në mënyrën më çnjerëzore nga bandat zerviste.” (Shih: http://sq.wikipedia.org/wiki/%C3%87am%C3%ABria)
]--> Joseph Rothcild, Europa Lindore Qendore midis dy luftërave botërore, përkth. Kujtim Ymeri dhe Sabina Ymeri, Shtëpia Botuese Dituria (Tiranë, 2004), f. 351
Shih: Ibrahim Muhamed El Alij, Jeta dhe vepra e Shejh Muhamed Nasirudin Albanit: Muhadithi i kohës dhe ringjallësi i Sunetit, përkth. Alban Kodra, Nektari (Tiranë, 2004), f. 19
Muhamed Mufaku, Prapa Natës – Poezi e shqiptarëve të Sirisë, Rilindja (Prishtinë, 1980), f. 3
El Alij, op.cit., f. 8
Shih: Gëzim Alpion, Media, ethnicity and patriotism - the Balkans ‘unholy war’ for the appropriation of Mother Teresa, f. 12
Kur vdiq “Kalorësi i Krishterimit”- Gjergj Kastrioti, Sulltan Murati nuk tha “Mjerë Shqiptaria”, por tha: “Mjerë Krishterimi, se i humbi shpata dhe mburoja!” (Shih: Dr. Remzi Nesimi, Gjuhë shqipe dhe letërsi, Prosvetno Dello Sha, f. 73) “Në Gjysmën e dytë të shekullit të XIV në hartën gjeopolitike të Evropës Kristiane të atëhershme shfaqet një fuqi e madhe- Turqit- Osman” prandaj “Në republikën e Venedikut si dhe në Gjenovë bien këmbanat e rrezikut për Evropën: Vatikani përgatitet për kryqëzata, jo për Jeruzalemin, por për shpëtimin e Carigradit i cili gjendet i rrethuar” e që Skënderbeu iu përgjigj kësaj thirrjeje, me që kishte mbështetjen e popujve ballkanik porse “Bashkëluftëtarët e tij ishin edhe maqedonasit”. (Shih: Akademik Ali Aliu e të tjerë, Skënderbeu 1405-1468, Akademia e Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë (Shkup, 2005), f. 105-108) I gjithë ky bashkëpunim ndërpopujsh, nuk ishte për të mbrojtur Shqipërinë dhe shqiptarinë, porse Krishterimin.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptyFri Sep 09, 2011 5:07 pm

Jo po kto i dim qe moti mori, por ne baz te shkrimit tuaj dhe ksaj teze, se skenderbeu qenka, ka ber vepra ne dam te shqiptarve, dhe se nuk ka mbrojt interesat e popullit edhe shqiptar,SKENDERBEU ka nji plumb e dy vrasje,ka mbrojt krishterimin dhe po dhe ne at pjes perberse kem qen dhe vet nat vurbull dhe ne.
Pra po del se ka qen tradhtar dhe na ka vra pa lidhje na ka dergu naper lufta per te huajt,dhe tash ne duhet me shku me ja nxerr dhe eshtrat e me ja (dhi vorrin) si inver hoxhes, e shum te tjerve,ndersa ata "hasmit" tan ortodx e katolik dalin e mbrojn, keshtu qe shum leht pa hezitim apsolut,ne me flaur te hamasit ata te krishterimit,nji duel fenomenal,cili te fiton kaja *****,ja marrum tokat njeri tjetrit,se nuk po guxojm grekut e shkaut, super fenomenal, ja na ata, ose ata ne, i qesim fare dhe tani gxojm lirin,dhe tani shifet kjart se pasi ti "mbysim" vllezrit tan te krishter, se kta fqinjet tan mos te pysim,se jem ne nji pozicion shum te mir ne nji uaz si miza ne m*** i vetmi popull musliman rreth te krishter, dhe tash jan disi ca rregulla dhe konventa nderkombetare per te mir te njerzimit por nuk dihet qka behet mbas 100 viteve por per ca te smur nuk ka ransi qka behet mbas ca dekadave, un te jetoj mir te tjeret ne rrs,shum shkojn me ket moto,un te knaqem masandej aiiiiiiiiiiiii....... etj....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptyFri Sep 09, 2011 5:25 pm

Skëndërbeu ka luftuar edhe kundër ushtrive të krishtera, si në vitet 1447-1448 -kundër ushtrive veneciane dhe më 1460-1462
-kundër trupave të princit të Tarantit në Italinë e Jugut.
-Edhe Kunder serbit Brankovicit qe e kishte dhender Sulltanin qe ju i beni Turqit "Vellezer" .

Cito :
In 1444 during the battle of Varna, Brankovic the King of Serbia, and uncle of Mehmet II, did not allow Scanderbeg Armies to be united with the Army of Sobiesky and Huniad. The Islamic can never equal the hate of the orthodoxes against Western Civilisation, and especially against their Religion (Catholic&Protestants). Because Orthodoxism is based totally in the intolerance, and as a religious fondamentalism, can not accept the sense of freedom and tolerance that other Christian Religions teach!
http://encyclopedia.stateuniversity.com/pages/20796/Skanderbeg.html

Po te mos kishin ardhur Osmanet ne troje tona nuk do kishte sot ETNI Serbe ne faqen e dheut , dhe keta qe shkruajne vazhdimisht kunder figurave kombetare vetem e qojne propaganden Sllave ne vend ku ata e deshirojne , edhe ate fetaret qe jane me keto shkrime do ti largoni nga Feja , tamam siq e deshirojne fqinjet tane .

SKENDERBEU LUFTOI PER ARBERI E AS PER KRISHT AS PER HAMAM .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptyFri Sep 09, 2011 8:11 pm

ATDHETARI- shum mir po i laboron gjerat por un nuk po i kuptoj disa e sidomos fionen qe esht kaq me ngulm se vetum feja dhe ska, nu e di sa ju ,dhe ajo rrini, me vllezer tan te krishter,veq se nuk duket se ka kontakte, un apsolut kam shum veq nu e kuptoj se si mundet, te shprehet dhe mendon se ne at menyr, dot arrihet diq ne te mir ton te perbashket.
Por si do qe te jet , shyqyr qe nuk mendoj njejt te gjith....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptyFri Sep 09, 2011 8:47 pm

Nuk e kuptoj pse sulmohen figurat Kombetare kur ne ate kohe kishte aq Musliman nder shqiptaret sa qe mundeshe te numrohen me gishta , dhe njekohesiht mbrojne Osmanet te cilet ishin aleat me Sllavo-Orthodoxet !?

Une mund te sjelli dokumenta qysh asaj kohe te shkruara , para 500 vitesh , se keta , Osmanet , i rembyen Kishat Katolike (atehere Shqiptare) dhe u dhan sllaveve qe sot e ksaj dite kemi probleme me ate race te flliqur mu per ato Kisha se gjoja ata ishin pronaret e tyre .
Jo vetem qe u dhan atyre por te gjitha (sot Kishat Orthodoxe ) ishin edhe nen mbrojtjen te ushtrise Turke ne ate kohe , ndaj kuptoj ku duan te dalin me keta azijatik !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptyFri Sep 09, 2011 10:55 pm

Po cka po doin me eduku neper shkolla more, a jeni ne mende, qe te martohem me qika te tezes, apo ti kemi nga shta gra, ikn pashe ate lumin Zote e lenan rehat se ne shqiptaret jemi komb unikat si musilmante e te krishteret.
Ju .... kujdes kur merrni ne goje "qet" mos harro se shqiptari ka qit edhe pushk ku ia kan ngux qenin, se edhe qenin e ka kriju i madhi Zote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptySat Sep 10, 2011 1:33 am

Cito :
Me rendesi eshte te sjellen autor me serioz , e jo sikur ky" authori "qe nuk i njeh shqiptaret si popull !



Pa me thuaj shkrimet e cilit autor ju konvenojn?ky eshte Analist ligjerues ne fakultetine
e Tiranes;KA NXER EDHE LIBRA po prap si( njeh shqiptaret ) ka MBARU shkollen me "lek "MBASE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah EmptySat Sep 10, 2011 2:23 am

Cito :
ata "hasmit" tan ortodx e katolik dalin e mbrojn, keshtu qe shum leht pa hezitim apsolut,ne me flaur te hamasit ata te krishterimit,nji duel fenomenal,cili te fiton kaja *****,ja marrum tokat njeri tjetrit,se nuk po guxojm grekut e shkaut, super fenomenal, ja na ata, ose ata ne, i qesim fare dhe tani gxojm lirin,dhe tani shifet kjart se pasi ti "mbysim" vllezrit tan te krishter, se kta fqinjet tan mos te pysim,se jem ne nji pozicion shum te mir ne nji uaz si miza ne m*** i vetmi popull musliman rreth te krishter, dhe tash jan disi ca rregulla dhe konventa nderkombetare per te mir te njerzimit por nuk dihet qka behet mbas 100 viteve por per ca te smur nuk ka ransi qka behet mbas ca dekadave, un te jetoj mir te tjeret ne rrs,shum shkojn me ket moto,un te knaqem masandej aiiiiiiiiiiiii....... etj....

Ti flet nga mllefi ketu lol! askush askujt nuk ka te drejt ti cenoj lirin e te shprehurit, ase ti cenzorizoj jeten .Un thashe me lart; cdo njeri ka parimet e vete bindjet fetare; ME RENDESI TI RESPEKTOJM PA HY NE PRIVATESI:Feja islame don shum te jeshe preciz,i matur dhe realist(jooooo genjeshtar ) scratch
prandja hezitojn ta pranojn si fe te vertet drunken se nuk ka manipulime ketu ,feja musliman e ndalon kamaten,te njete gje e ben edhe kisha biles me heret jan denu ato banka se kan dhen para per perfitime nga kamata!i vetmi XH.Kenedi nuk ka leju kamat ne banak.E shikon tani sa e eshte vertet apo then me shkurt sa nuk ka nje pikqender feja krishter dhe vllezrit tu ?prandaj duhet tjem pro lendes fetar, se vetem dobi kemi,ne fen muslimanE denohesh nese maltreton qoft edhe nje kermill se edhe ai ka shpirt, por kermilli si insekt apo kafshet; kan vendin te kafshet e jo te njerzit se njeriut edhe meleket e Allahut i jan perule .Duhet ta ndajme shapin nga sheqeri , mos ti ngatrrojm gjerat dhe te mbrohemi mbase nje karte(KOMBI) kinse feja MUSLIMANE na largon nga kombi , kombi feja jan sikur gjaku dhe kocak, (A BEN NJERA PA TJETREN?) edhe sa her duhete te perseritemi ket VETEM PER ALLAHUN DHE PER KOMBIN ,KI TE DREJT TE FLIJOSH JETEN:!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! lol!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty
MesazhTitulli: Re: Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah   Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike- Nexhmedin Spah
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Feja apo Kombi.?
» Kombi Malazez dhe Kombi” Kosovar”!
» Irinej në kundërshtim me parimet fetare
» PRIFTI I BELFASTIT KËRKOI FALJE PUBLIKE
» Kushtetuta dhe ligji mbrojnë lirinë fetare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: