Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:42 pm

RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
I FOKUSUAR POETI QERIM RAQI (SUEDI)
PJESËMARRËS NË SIMPOZIUMIN E KATËRT NDËRKOMBËTAR “LIRIZMI NË LETËRSI” 15-18 PRILL 2011 TIRANË - PRISHTINË
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:42 pm


Përpjekjeda e pëllumbave ikur me dhunim e mbartur në një poetikë botëmadhe
Shënime mendimore në udhëtimi poetik pegasian
Nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:43 pm


Hyrësi e konfiguruar

Vetmia e ardhur nga mungesa e asaj duke arritur një tkurrje të Universit vetiak dhe të viteve që humbasin trajtat...në një mall pëlcitës.
Gjallimi dhe vrasja, mjegullnimi i kujtimeve dyngjyrorësh dhe fanitja e tyre në një mjegullim të çuditshëm prodhojnë një dorë shtrënguese fyti.
Me një penelatë artistike e mbushur me figurim poeti zezë-bardhë bie në rrjetën e kujtimeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:43 pm

1.
Poetika e Raqit pikturon elementë natyrorë poetencialë, viziton gjeografi shpirti shpërthyes,...

Psikologjia poetike ka aftësi “pastrimore” në mendjen njerëzore, në harlisjet, gëzimet, trajtat e jetesës. Në këtë lidhje Unë- Ti, ku poeti shfryn ndjenjshëm, përflet mungëtimin, lëkund tempujt e fjalës së asgjësë, thikon prerjet jetësore, duke bërë zbulesa të çuditshme; hyn në një proces pastërtimi të jetës në të dy pronorët, por ndesh në një tmerrësi papastërtimi mendor...
Një perde që bie pas shumë të thënash therëse për rrugëtimin absurd, ku në teatrin abstrud luhet në rolet e të dëgjuarve në romantikat dhe trimëroret e botës, apo në lidhësinë notatore të lirës orfejane… Gjithë ky rrugëtim “dekantor” është një lotim në qenien e shndërruar në një lodër në të cilën rrokulliset jeta e poetit emigrant … Loja “fyti” në kryelojë qenien e tij dhe shfaq aktet një teatralitet i paramenduara nga loja e ustallarëve dhe i paditur nga protagonisti rrëfimor.
Shqetësimi për harrimin dhe fabulimi mbi këtë ndërtesë harrimi, ku i kërkohet harrimit të mos harrojë. Një gjetje dinamike fabulore në kërkesë sipëroren e pamundësisë , por në “balancimin” e jetësores: kujtimi të simbolizojë harrimin, i cili nuk duhet kurrsesi të harrohet. Një ndërtim interesant në ngritjen, konturin dhe kujtimin e harresë së harrimit... Në këndvështrimi e parë të mos arsyetimit kjo që parashtruam më lart mund të duket lojë frazimi, porn ë aspektin arsyetor është e pranishme dhe flet qartë në kronikën poetike…


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:43 pm

Proces harrimi apo proces kujtimi.. Një mëdyshësi që e zgjidh shënja e pikësimit mendimor...
Procesi i harrimit dhe i apelimit për të kujtuar ndjesi të përflakura krijojnë një tablo kontrastuese të një krijimi për Trojën vetiake, por që kjo krijon edhe një lidhje emri, një lidhësi të brendshme... Harrimit i është ngritur një përmendore... Një vdekje e paramenduar, e cila e gjelberon ikjen, pas nje dashurie...
Poetika e Raqit vizaton elementë natyrorë poetencialë, viziton gjeografi shpirti shpërthyes, ku interpretojnë sytë mjeshtërorë, gjuha, kënaqësia e “harbuar”, e cila evidenton qelizash të harlisura, kujtesë pasthirrmore e ofshanore... Prezenca e një lirike të dimensioneve të tjera të sapolëvruara, ku toka mbetet statike dhe rrotullimi tokësor zëvendësohet me një rrotullim të qenies shpirtërore, është befasuese dhe përdoret mjeshtërisht për rritje të nivelit krahasues.
Figurimi është prezent dhe i jep domethënësi figurative poezisë heshtje – rënie - perandorët dhe në burimin fjalor të figuruar buisin gjithë shpresëmirat.
Shpesh here ose në të shumtin e rasteve poezia e Qerimit merr formate të bukura natyrore dhe klimatike, “mbushet” me elementë tërheqës klimatike dhe natyrore siç e cekëm pak më lart , por ajo që e shquan është efektprurësja e madhështisë, bukurisë. Një lidhësi e bukur e prezencës së “bukurisë” natyrore dhe objekteve të rëndësishëm të tokës, të cilët, jo kurrsesi, nuk arrijnë të ndalin vrullin rrotullimor. Përshfaqet me natyralitet: fundosja e Kepit të Shpresës së Mirë, fundosje figurative... Mungesa ndal lumin, burimin e asfikson, i heq prezencën e rrjedhjes aq shumë të pëlqyer për përrenjtë. Bukur në këtë mungesë, apo mosprezencë: “ E dashur, po më del nga kufijtë”.., Procesi i thyrjeve njerëzore jepet i figuruar në thyrjen e zemrës... Vertikaliteti dhe natyraliteti ndihet në pritjen e fituesit të kënaqësisë poetike apo të tjrrësit të saj. Mbi të gjitha vlerëohet....
Në shumë nga krijimet që kanë sfond të jashtëm dashurimin parapërgatiten kushtet për takimet, thyerjet,... Thyerja e zemrës nuk dallohet, pasi nuk jep shkrepëtima... Fabula e përzgjedhur te poezia “Kur thyhen zemrat” është superdinamike.
Krenimi për banesën e të prenjtësuarve përligjet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:44 pm

Në tërësi libri poetik ““Gjak në mallin tim”,” i Qerim Raqit është një lirikë moderne impresioni dhe reflektimi


Poezia e Qerimit është një poezi e shndërrimit, një poezi që mbart krahasime ngacmuese, “të papërgjegjshëëm” në kuptimin thonjzor.
Poezia ngjitet në qiellin orfeik në të cilin poeti me pastërti mendimi “fluturon” i trupëzuar, i trudyzuar dhe me zë kumbues orfeik, por lira orfeike është këputur... Ka marrë me vete kërkimin, Euridikën, shembëllimin penelopian, dyshesën për frymëmarrjen pa rëndësi, pa “shpirtin” binjak... Duke u mbështetur në krijesa të tilla si: Alfabeti i durimit, alfabeti i shpirtitt, kapitull i vjedhur jetës sate , referimi tek ajo që nis poezinë për në një rrugë ndenjësore.. dhe në një mënyrë të lexuari në të dy kahjet, duke arritur në një mosfrenim djegieje e, vetëm e vetëm për të mosdalë prej shpirtit, i cili “nëpërkëmbet” nga ndjenja e pushtuar, e largësuar me veprim me rreze të madhe sakrifice, poeti stacionohet dhe vret mendjen figurshëm për rrugën dhe për ecjen e mëtejshme.
Në tërësi libri poetik ““Gjak në mallin tim”,” i Qerim Raqit është një lirikë moderne impresioni dhe reflektimi, në të cilin interpreton ndenja shpirtërore ndryshe nga veprat klasike, por me përbashkësi dedikimi dhe krijimi i tablove poetike në qiej orfeikë, në një spostim ireal, të fantazuar, por me ndodhësi e ngjarime të piktuara në ambient tokësor, në jetën reale të pëplotuar me fenomene jo dhe vullnetore, por të diktuara deri nga ndezje trunore...... Si rrjedhojë e kësaj metodike të përdorur në krijesë, leximi fillon në qiell orfeik dhe përvijohet në prezencë me një ndezje mendimi, ndezje trunore, ngjizje krijese mendimi dhe ndjenje. Ajo lëviz në katër pikat e horizontet dhe kudo reflektohet. Poeti i ngritur në këmbë sodit, përflaket, ndizet, dëshpërohet, malleëngjehet, hedh momentin e papërsëritshmë, lodhësinë, luftën ndaj përgjumjes, lan sytë herë pas herë me mendimin, duke u shndërruar në një kundrues i gjithmomentshëm me një “imponim” të paimponuar freskues trunor... Ai shndërrohet në kapitull, në faqe libri, në absurditet, në mosqenie, në mosekzistencë, vetëm të diktohet nga “Penelopa” e humbur, .... për t’u synuar në “planet “ e mosvetmisë dhe në një rënie jo meteorike dashurore...(dritë, ndezje, vërshim, përshkrim distance dhe humbësi), pormbajtje mendore mbushamendëse...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:44 pm

2. Apelim i begatimit të tokës

“Kthehuni Pëllumbat e mi të bardhë...”
Teoria e mbushur e kthimit për begatim

Në kapitullin e dytë të librit ndesh një apelim të poetit ndaj Pëllumbave të ushqyer me gjak dhe të ikur si rrjedhojë e gjuajtjes me “gurë” që tashmë janë të kuqasur, të gjakosur nga gjuajtjet... dhe të ëprfunduar në gjyqe madhorë për dënime kapitale... Ikën Pëllumbat të detyruar në Qiej vedhacukë me kokë kthyer pas...
Një shtegtim mallor, krahasimi qyqor në një shpërndarje pikë e pesë.... krrokama korbiane për pëllumbat e ikur dhe për vërtitjet e tyre të pafat në kurmin e Botës, duke lënë “kafazin e bukur”; ikja dhe fashitja e këngës së pëllumbave, shtegëtimi i tyre i pafat, humbja e ngjyrimit të bardhësisë nga tejikja, nga tejstërmundimi.. Poeti kërkon rikthimin e pëllumbave për të gjetur një pritje të etur... Mallimi i Bjeshkëve të Nëmuna ka arritur në një gradë të madhe pritjeje...

Në atdhe të vriteshim në betejë nga një
plumb,
a këtu të vdesim nga malli të bëhemi
shkrumb?

Kjo poezi në tërësi është një poemth pëllumbimi, e cila zbraz në hemisferat trunorë njerëzorë gjithë atë histori makabre, gjithë atë përpjekjadë të pëllumbave për të fituar lirinë, gjithë atë sakrifikadë njerëzore të simbolizuar në “pëllumbim”... Apelimi kulmon: “Pëllumbat duhet të kthehem me ngjyrën e tyre të bradhë, të bardhë...”.

Në konak të huaj do t´i bëjmë jetëvdekjet,ç gjuha do të na lidhet nyje malli, të na mbytë,....

Verbërimi homerian, pritja e verbër e motrës , mosleximi homerian dhe mos kthimi sinjifative për çdo lexues shkronje dhe fraze… është një gjetje spikatëse ...


3.. “Ti këngën mos e ndal, biri im, vallëzo mbi varrin tim,...”.
Një zbulesë madoniane në disa poezi të përmbledhura në lirikat e gjakësuara, ku princëzon gjaku i derdhur nga “plane sakrifikimi”; çuditërisht syri i poetit dikton bashkime Hitler- Maltus, ish mendimtarë të kundërt tashmë të përafëruar njëri me tjetrin pa burrëri dhe mbrojtje të teorive të tyre, shkrirje të paramenduara, pra një një amalgamë idesh dikur që luftonin njëra – tjetrrën, pa mëdyshje për të fronëzuar...
Legjenda nxjerr flakë nga goja… Këputur telat që shoqëruan me nota këngët dhe mbretërim mallkimi…

Ademi për një oktavë më lart
shtrëngon telat e qëndresës akordit të
gjakut;

Eh, kolla e keqe e vjeshtës!....
Poeti mbron emrin dhe identitetin : të mos na pëlcasë emri si kripa në zjarr,...

Poeti këshillon brezin tjetër: “Ti këngën mos e ndal, biri im, vallëzo mbi varrin tim,...”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:44 pm

Mosrënie të rënëve me gjak, homazhimi poetik

Në lirikat e gjakut është një histori poetike përmbledhëse e gjakut të të rrjedhur, të detyruar, të gjakut të masakruar nga xhelatimet dhe mendjet e ndezura.. Maskaradat më çnjerëzore ndaj nëj populli heroik, i cili kërkonte lirinë e vet... nëpërmjet një ngritje gjithëpopullore, duke u munduar të çmontojë Perëndorinë e etur të gjakësimit të detyruar, dje të eliminimit ..., të cilët kërkonin të shfytyronin gjithçka: shpirtin, qytetin, tokën, qiellin, diellin, hënën, traditën, barin, pemët, lumin, giurët, duke i veshur me veshje mendore dhe trupore të masakrimit...
Duke perifrazua, duke krahasuar e motivuar poeti sjell panoramat makabre të ndezjes, të zhdukjes, të eliminimit makabër dhe të humbjes së jetëve... në trajta heroike dhe në një sakrificë të tejskajshme... me të vetmen objektiv madhor: Rilindje dhe mosecje në këtë rrugë gjaksimi të paturp... dhe të pashembullt... Trutë e ndezur hakërrojnë dhe diktarojnë për të mbajtur të pranguar dhe synimet e tyre. Një simfoni gjakësore...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:45 pm

4. Pikturimi i gojës së ligë të Botës...

Vizatimi dhe pikturimi i gojës së ligë të Botës... duke sajuar thashethemnajat dhe përrrallëzimet.. Trasformimet mendimore nëpërmjet gjesteve të artikuluar: gjykim, paradoks, vdekje fjalore, puthje jude, prezencë e gjakut në mendim, ulje në sofër kuvendimi të rrugëve të vetvetes dhe dialogimi, pyetja e madhe për ku dhe ku nisja... enxjer në këtë fundkapitull libri poetin të pjekur dhe të arritshëm në synimet e tij.
Detyrimisht që duhet përgëzuar për arritjet në këtë libër të tij, të cilat u sintetizuan dhe në shënimet mëlartme mendimore , por ai e di se poezia është një gjini që kërkon gdhendje, kërkim figurimi, eliminim të rrëfenjës, frymëmarrje me të dyja bronket, t’harrje dh erikthim disa herëshe përpunuese.
Evidentimi i poezisë së tij dhe stacionimi im në këtë libër , të dytin të tij të përkthyer edhe në anglisht, është një stacionim i bukur në këtë rrugëtim profil, që poeti Qerim Raqi e meriton evidentimin dhe është një poet pretendues në letërsi me vullnetin që e karakterizon dhe dëshirën e përflakur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:47 pm

Si përfundesë:
Ndaj ky vëllim poetik është një sinkronikë poetike, një këndvështrim i ngjarjeve dhe fenomeneve jetesore në një këndvështrim syri të mprehtë dhe të bukur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:47 pm

QERIM RAQI ka lindur më 22 mars 1965 në Dradhishtë të Obiliqit (sot Kastriot). Ka studiuar Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filologjik, në Prishtinë. Në Halmstad të Suedisë ka studiuar programin studimor “Kultura dhe Komunikimi”, me lëndën kryesore Letërsi Komparative. Punon mësimdhënës në Halmstad. Qerim Raqi jeton në Varberg (Suedi).
Është anëtar I LNPSHA “PEGASI” Albania.
Veprat e autorit : “Gjak në mallin tim”, vëllim poetik 2010, botuar nga Shtëpia botuese ‘ERA” Prishtinë
“ORPHEUS’S BROKEN LYRE”(LIRA E KEPUTUR E ORFEUT) është vëllimi i dytë poetik i poetit në anglisht , botuar nga Shtëpia Botuese “Marin Barleti” Tiranë, 2011.
*
“Sa më shumë shtohen autorët, aq më shumë mungojnë krijuesit! Kjo nuk vlen për Qerim Raqin. Vëllimi poetik “Gjak në mallin tim”, ndonëse është libri i parë i tij , fuqishëm dëshmon se kemi të bëjmë me një krijues të mirëfilltë... Në kohën e prozës, ky poet, me përkushtim gdhEnd vargje, të cilat, edhe pse të ndara në poezi dhe cikle poetike, mund të lexohen si një poemë moderne, që përfshin tri kohët ekzistenciale të shqiptarit: para , gjatë dhe pas luftës...
Është kjo një poezi në të cilën ndjenja dhe mendimi shkrihen në vargje të frymëzuara, të cilat jo shpesh na bie fati t’i lexojmë.
Dr. Sali Bytyçi




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:48 pm


Poezi nga Qerim Raqi KOSOVE (SUEDI)




LOJË TEATRALE

Si një top i shqelmuar,
u rrokullis jeta ime
dhe hyri në jetën e saj.
Ajo e pranoi pa hezitim
dhe tërë qenien time
e shndërroi në lojë,
tash e dhjetë vjet lojë- lojë
dhe plojë;
herë bëhesha Orfeo,
herë Romeo
në lojën e çuditshme
të Euridikës sime,
lojë kukullash
e përrallash magjepsëse
në Teatrin Absurd
të Dashurisë,
derisa ra perdja.
(Varberg, 27 mars 2000)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:49 pm

KUR BËJMË DASHURI

Toka nuk sillet,
rrotullohemi ne.
Bota
Rrudhet, mblidhet në çast
kohëhapësira
(në vdekjen e vogël
sytë tanë
Diell);
fluturojmë
si Ikari afër diellit
dhe s´digjemi.
Në ballin tim shkruhet
kujtesë e ofshamës sate,
gjuha jote vizaton
harta të pista gojës sime,
Gjeografia e shpirtit zgjerohet
në nivel qelizash,
kënaqësia kënaqet,
kur bëjmë dashuri.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:49 pm

NË SYTË E TU

Në sytë e tu
kam lexuar më shumë
se në tërë letërsinë botërore,
Në shpirtin tënd
luftërat e të gjitha luftërave
i kam ndjerë
në heshtjen tënde,
të gjitha heshtjet e botës
kanë rënë, si perandorët
në fjalën tënde.
të gjitha shpresat…


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:50 pm

GJEOGRAFIA E MUNGESËS

Po e fshin vetveten nga harta, e dashur,
lumin po ndal, burimit
ia mbyll derdhjen,
po e gërryen dheun nën këmbë,
rrëshqitja jonë shtratin si po e shtron,
dalëngadalë fundos Kepin
e Shpresës së Mirë,
po e fshin
nga harta ime, vetveten...
E dashur, po më del nga kufijtë,
përtej mallit po më rrëshqet,
gropëzave të zhgënjimit
po merr thua,
gjak po më merr në krua.
E dashur,
po fshin vetveten
nga harta gjeografinë tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:50 pm

KUR THYHEN ZEMRAT

Nuk bëhet asfar zhurme,
nuk kërcet dyshemeja;
kur thyhen zemrat, asgjë nuk kërcet,
thyerja kryhet në heshtje varri,
nuk të qorton kush,
as kërkohet shpagim;
kur thyhen zemrat,
askush nuk mbledh pjesët e thyera,
s´flitet për asimetri copëzash,
krisma bëhet nga brenda.
në qeliza pëlcet diçka ndër vena.
gjaku ngrihet në cast, akullohet,
thyerje e çuditshme
thyerja nga largësia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:50 pm

NDEZJA E VARGUT

Jam unë
apo fryma jote
që më dehën
frymëzimin?
Merr trajtë vargut im,
nuk po shkruaj unë,
vetëm ndjenjën paksa po e shtrydh,
po e ndez.
Ti
në vargun tim
rritesh,
nuk kanë vend fjalët
tërë hapësirën ke zënë,
vargu merr zjarr.
digjet vargu im,
aromë jotja puthja shkruan.
fjala nuk më bindet,
Ti më djeg
Vargun,
Shkronjat…
Do të më djegësh të tërin?
Jam unë a ti
që më shkruan
vargun tim?

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:50 pm

EURIDIKA

Sonte qielli im është Orfe…
Në dhembjen time thika, malli a zjarri?
Euridikë- kërkim i amshueshëm, lira ime e
këputur
dymijëvjet pritje, njëzet vjet durim Penelope,
fragmente ditësh kujtimesh…
Zëri im ka diç orfeike sonte…
Ç´rëndësi ka frymëmarrja pa ty?
Jam bërë zë i shterur, fytyrë jotja
para portës, ku ndahet mbretëri e jetës dhe
vdekjes,
ta humbas kushtin, me zotat të përballem;
të mësoj alfabetin e durimit,
sot këtu do të kisha prania ime, unë ti
s´do ekzistonte joekzistenca,
kryqëzim në hapësirën e vdekjes
sonte,
qielli im - Orfe...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:51 pm

ZOGJTË E QYQES

Mbetët
të mbeturit e botës,
qyqe,
pa çerdhe, mbetët
zogj të qyqes, të plagosur
pa flatrim,
do të bini klluq,
deri në kthimin tuaj,
pikë e pesë nëpër botë
mbetët,
zogj të qyqes...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:51 pm

KTHEHUNI PËLLUMBAT E MI

Nisuni pëllumbat e mi, kthehuni
në kafazin tuaj të përjetshëm,
nisuni me dritën e diellit,
me këngën e gjelit tim, nisuni,
përgjakni flatrat në flatrim.
Sa vite u bënë
dhe unë i shurdhër po vdes
nga krrokamë e çmendur korbash të zinj...
Sa vite e kënga e pëllumbave të mi askund...
Kush u ndolli, kush u mikloi, kush
ua trazoi folenë?
Nisuni, or të bekuar, nisuni
me flatrimin e qetë të mallit,
përgjakini flatrat me këto Laraska të Verdha,
që i bien vërdallë qiellit tim të trazuar,
ejani, të bardhë, kthehuni
rrugës së gjakut tim...

Nuk dija ç´tu jap për mëngjes
dhe u dhashë pika të gjakut tim,
për drekë s´kisha tjetër veçse gjak.
Me gjakun tim ju ushqeva pambarimisht
dhe qeshja si fëmijë
tek i shihja korbat në ikje.
Me erërat e veriut më ikët
u zhvendosët nga trungu shekullor
një togë barbarësh ndiqnin, digjnin
dhe ju ikët ndajnatës së heshtur,
pikë e pesë shtigjeve të huaja
në mjegullnaja kah Akullnaja
Eldoradon askund s´e patë,
fluturuat mbi qiej të verdhë
qiej të ftohtë,
qiej të
panjohur,
...
I zi qe flatrimi juaj
rrathëve të qiellferrit dantesk.
Atë ndajnatë diçka krisi brenda gjakut
e lehjet e qenve tërë natën s´pushuan,
tani po zverdhohet qielli, pëllumbat e mi,
e dielli rrudhet i padukshëm në mjegullnajë,
ca re të zeza po më rëndojnë kafkën,
nën hijen e blirëve heshtja
hedh vallen me korbat gjykatës,
as këngë, as zog, as fjalë
togje-togje rrugëtimi juaj i pafund;
nga krrokamë korbash u shurdhua Zoti.
Kthehuni rrugës së gjakut,
përgjakni flatrat në gjakim të Diellit,
kthehuni, o pëllumbat e mi,
gjurmët e gjakut gjeni
kreshtave të historisë,
(gurët që ju goditën aty janë skuqur)
kthehuni rrugës së gjakut,
përmbi Bjeshkët e Nemuna fluturoni
(foleja tragjike e dashurisë dymijëvjeçare)
Kthehuni, o pëllumbat e mi,
pëllumbat e mi të mirë,
pëllumbat e mi të bardhë,
se ky qiell po vdes prej pikëllimit,
kthehuni ngjyrës suaj,
o pëllumbat e mi,
të gjakut tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:51 pm

KUR UDHËTOJ PËRMES
ZEMRËS

Digjem,
kur lundroj i heshtur
nëpër detin e shpirtit tim
anije e Katonit,
pika malli valë vetmie
më gllabërojnë,
dallgët deti gjak
pikoj,
më orfeizohet malli,
kallet,
kur
udhëton
në mua
malli përmes zemrës
në heshtje,
kur udhëtoj,
nëpër shpirtin tim,
përmes zemrës,…
nga malli
i papërmbajtur
digjem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:52 pm


SONET SHEKSPIRIAN I
FUNDSHEKULLIT

Gjaku do të na mallkojë, na përfshiu zezona,
qielli do të mërrolet, nxihet në të ziun mot,
varret do të çohen peshë thirravajeve tona,
si fantazmë Hamleti, o Zot!
Në konak të huaj do t´i bëjmë jetëvdekjet,
gjuha do të na lidhet nyje malli, të na mbytë,
tej “Urës së Qabesë” ashti do të na mbetet,
derisa vetveten ta hamë, të na mbesë në fyt,
i akullt këtu dielli, buka shumë e kripur,
ankthi s´na lë të qetë, shpirti na kjason,
kur emri të na tretet qenia, të na ketë ikur,
ndërgjegje e vrarë dilemën tonë shalon.
Në atdhe të vriteshim në betejë nga një
plumb,
a këtu të vdesim nga malli të bëhemi
shkrumb?
(Vänersborg, tetor 1992)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:52 pm

RILEXIM NË ANTIKË

Mos lexo Homerin, motër,
ti di vetëm të presësh, të presësh verbërishtm
shfleton kohën e humbur, verbohesh
hyn në botën qorre,
lexon verbërisht Homerin beson,
di gjithçka përmendësh, motër,
për Itakën, mëritë e Perëndive i sheh, i ndjen,
hapëron në rrugën e gjatë
tmerrësisht të mundimshme
dhe ti Homerin e verbon prapë,
Ti di vetëm të presësh verbërisht të presësh
kthimin njëzetvjetë, njëqindvjet, medet,
dhe asgjë nuk ndodh me mua asgjë.

Ti mund ta hash krejt pritjen tënde,
për njëzet vjet të bjerë borë në Itakë,
dhe unë dhjetë shpirtra t´i ndërroj, motër,
njëqind,
e rrugën ta humbas përsëri;
gjysmëOdise përherë në udhëtim, o Zot.
Motër, mos lexo Homerin…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:53 pm

VALLËZO, MBI VARIN TIM


Kur stuhia të kalojë, rrëmeti
uragani i çmendur
ti këngën mos e ndal, biri im,
vallëzo mbi varrin tim,
kur ikjet të kthehen nëpër shtëpitë e
djegura,
në pluhurin e librave të shkrumbuar,
në copëzat e eshtrave tanë të mbetur të
djegur,
shkruaje fjalën “Kosovë, biri im,...
vallëzo mbi varrin tim,
kur copëzat t´i bësh bashkë, eshtrat tanë,
s´ka rëndësi në janë të tërë, syri i nxjerrë
a kafka e shkëputur, nofulla e dalë jashtë a
fytyra e shprishur,
s´ka rëndësi a e gjen një kokë në Raçak
a zemrën në Bajgorë,
një këmbë në Likoshan a duart në Llaushë,
mblidhi me kujdes,
bëji bashkë si idealin, si atdheun,
biri im, vallëzo mbi varrin tim
kafkën time mund ta gjesh kudo
afër një bombe, tutje një cepi,
ti ruaju, kujdes!
Në puse mund të më gjesh,
në pluhurin e arës së shkrumbuar
ti gjurmo, o i gjallë, kudo gjurmo,
gjurmët e barbarisë të pashlyera
në faqen e zezë të historisë...
Vallëzo mbi varrin tim!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  EmptyTue Mar 01, 2011 1:53 pm

TË RËNËT

Asnjë pikë loti, asnjë
fjalë dhembjeje,
asnjë gjamë burri, vajtim
gruaje, britmë fëmije,
mos u vishni në zi,
asnjë kurorë, lule
mbi barkun e tokës, trupat
tanë të njomë
ne vetëm sa hymë
në thellësinë e kësaj toke,
mbi supe për ta mbajtur
mosrënien tuaj.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi    Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përpjekjeda e pëllumbave “Gjak në mallin tim”, Qerim Raqi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri
» Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: