Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Botime të reja: "Buzëqeshje miqsh"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Botime të reja: "Buzëqeshje miqsh" Empty
MesazhTitulli: Botime të reja: "Buzëqeshje miqsh"   Botime të reja: "Buzëqeshje miqsh" EmptyTue Nov 22, 2011 7:37 pm


Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Botime të reja: “Buzëqeshje miqsh”


Libër i ri nga Ibrahim Kadriu

Këto ditë doli në dritë libri ”Buzëqeshje Miqsh” i autorit Ibrahim Kadriu.
Ibrahim Kadriu, poet, shkrimtar, kësaj here para lexuesit doli me një libër të veçantë nga publicistika, siç e karakterizon vetë autori, reflekse biografish, e që titullohet "Buzëqeshje miqsh".
Në këtë vëllim kanë gjetur vend autoritetet e njohura të realitetit kulturor e artistik shqiptar, siç janë: Esad Mekuli, Anton Pashku, Bekim Fehmiu, Nikë Prela, Hivzi Sulejmani, Azem Shkreli, Dritëro Agolli, Mirko Gashi, Tefta Tashko, Rexho Mulliqi, Adem Kastrati, Agim Deva, Agim Çavdarbasha, Muslim Mulliqi, Ymer Elshani, Agim Ramadani etj.
Shkrimet e librit sa janë biografi ose një anë e panjohur e biografisë së shkrimtarëve dhe e artistëve të tjerë (ashtu siç i ka njohur Kadriu) po aq janë portrete karakteristike (ku spikasin karakteret dhe ana shpirtërore), sa janë tregime jo konvencionale për bëma e përjetime të secilit personazh me historitë e tyre vetjake po aq mund të lexohen e të përjetohen si ese për çështje jete e arti.
E veçanta e këtij libri është se prej të gjithë të portretuarve në libër vetëm dy prej tyre janë të gjallë. Andaj është e rëndësishme si për ata që i kanë njohur, por shumë më me rëndësi për ata që nuk kanë pasur fatin t’i njohin ata, ta kenë një profil të tyre.
Libri paraprihet nga hyrja e autorit, “Udhëzime për hyrje në një tekst”, ndërsa përmbyllet me pasthënien e redaktorit të këtij botimi, Xhevat Syla, “Buzëqeshje miqsh të veçantë”.
Ndërmjet këtyre dy tekste qëndrojnë njëzetedy portrete a biografi shkrimtarësh dhe krijuesish të fushave të tjera të artit.
“Në këto reflekse, si pjesë përbërëse të portreteve të emrave të përfaqësuar, zënë vend të pathënat, përmes të cilave ofrohet mundësia të njihen karakteret, përkushtimet e tyre deri në fanatizëm ndaj krijimtarisë, mbase edhe raportet shoqërore të cilat në kohën e thyerjeve të mëdha politike - kushtëzonin heshtjen, apo edhe improvizimin e ndjenjës për internacionalizëm etj.”, thuhet në parathënien e librit.
Shkrimet e këtij libri, sipas redaktorit të librit, flasin edhe për rrethanat shoqërore, ekonomike e kulturore të jetës sonë, për kushtet në të cilat kanë krijuar disa nga artistët tanë më eminentë.
Duke iu referuar pasthënies së Xhevat Sylës, në librin "Buzëqeshje miqsh" mund të lexojmë shpalimin e të pathënës së bardit të poezisë sonë Esad Mekulit, mungesën e kujdesit ndaj trashëgimisë kulturore (Odhise Paskali), lidhjen e krijuesit për veprën e tij (Adem Kastrati), prirjen për humor si ikje nga realiteti apo tendencë për kuptimësimin e jetës (Agim Deva), artin dhe jetën artistike (Rexho Mulliqi), fatin tragjik të krijuesit (Ymer Elshani), krenarinë me vetveten dhe mposhtjen e të gjitha joshjeve që do të mund ta cenonin atë (Bekim Fehmiu), artistin e lindur prandaj edhe lindjen e natyrshme e mjeshtërore të krijimtarisë (Anton Pashku), shembullin e trimit të mirë me shokë shumë (Azem Shkreli), jehonën dhe pranimin e artit të mirëfilltë (Tefta Tashko), jehonën dhe pranimin e mesazhit të qëlluar (Anton Çetta), konsekuencën dhe mbrojtjen e asaj që ta dikton shpirti dhe mendja (Mirko Gashi) etj.
Librin "Buzëqeshje miqsh" e botoi “Libri shkollor”, Prishtinë, 2011 dhe ka 218 faqe.


Kush është Ibrahim Kadriu?


Ibrahim Kadriu lindi më 8 Janar 1945 në Zhegër të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1959, kurse atë të mesmen e mësuesisë në Gjilan, më 1964.
Studimet universitare i kreu në Prishtinë, ai ka një opus të gjerë të krijimtarisë letrare, ka shkruar mbi 40 vepra. Pas dy viteve të punës si pedagog, më 1968 ka filluar punën e rregullt të gazetarit në të përditshmen "Rilindja", gazetar e redaktor i kulturës dhe reporter i lirë.
Në "Rilindje" ka vazhduar puna gjer në dhjetor të vitit 1999 kur (në detyrën e redaktorit) kalon në të përditshmen "Zëri" ku edhe sot punon. Që nga fillimi i viteve të gjashtëdhjeta aktivisht merret me letërsi.
Ibrahim Kadriu është i përkthyer në gjuhë tjera: Pjesë nga veprimtaria e Ibrahim Kadriut (poezi e fragmente prozash) janë botuar në frëngjisht, gjermanisht, arabisht, rumanisht, turqisht, italisht, anglisht.
"Koprena vremena" , serbokroatisht,
"Lekovit izvor" roman (1982), botimi serbokroatisht (1987),
"Na ramas timp pentru sarbatori" (S'mbet kohë për kremte),vëllim poetik në gjuhën rumune, Bukuresht, 2005.
"Dreni dhe Drenusha", novelë, ilustracion shqip-norvegjisht, 2005;

Çmimet letrare

Për veprimtari letrare ka marrë mirënjohje të ndryshme, si:

Çmimin "Shtjefën Gjeçovi," për poezi,
Çmimin e Nëntorit (të Prishtinës) për skenarin e serisë televizive
‘I ikuri"), 1980 RTP, "Fidani", realizuar sipas romanit "Pas kthimit",
Çmimin e vendlindjes,
Çmimin "Agim Ramadani",
Çmimin vjetor “Ymer Elshani”,
Çmimin vjetor të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
Dramatizimet dhe ekranizimi i romanit "Pas kthimit" Radio Tirana e ka realizuar edhe si radiodramatizim të cilin (në disa vazhdime) e ka emituar gjatë viteve të tetëdhjeta.

Veprat e botuara

"Netët e Karadakut", poezi (1969);
"Qyteti i luleve", tregime (1970),
"Pranvera shikon nga bregu", vjersha (1972),
"Diçka po ndodh", poezi (1972)
"E lumi rridhte", novelë dhe tregime (1973),
"Armendi", poemë (1974),
"Pas kthimit", roman (1975), ribotoi "Naim Frashëri",(1985),
“ Hapësirë” bot. Rilindja, Prishtinë, 1977
"Shpëtimtarët", novelë dhe tregime (1978),
"Kohë e të korrave", roman (1979),
"Troku" , poezi, (1980),
"Kroi i ilaçit", Tregime (1980),
”Ethet e një dimri” bot. Rilindja, Prishtinë, 1983
“Poezi (Veli i kohës)” - (1984),
"Zogjtë fluturojnë vetë", roman (1986),
"Fjalori i mbrapsht", poezi, (1986),
"Epoka në figura", roman (1987),
"Nëna", novela, (1988),
“Tregime”, përzgjedhje lektyre (1988),
“ Pastaj harrohet” bot. Rilindja, Prishtinë, 1989
"Më shumë se lojë", roman (1990),
"Qerrja e dritës", roman (1990),
"Loja e fundit", roman (1993),
"Përrallorja", novelë dhe tregime (1996),
"Vite me plagë", roman (1998),
"Spirale muzgu", roman (2002),
"Shqiptarja e gjithë botës", roman, ribotim i UEGEN-it, Tiranë, 2003,
"Qerrja e dritës"; "Shtëpia e fantazmave",Ribotim i romaneve, 2004;
“Qeni me tenxhere", poemë, 2005,
“Çuni i kohës së Lekës”, roman, (2006),
“Frymëmarrje në shtjellë”, vëllim poetik (2007),
“Kalorësi i Karadakut”, roman, (2007),
“Në Vajhall” (dy vëllime), roman (2008),
“Dy plus Dy”, dy drama dhe dy novela (2008).

Ibrahim Kadriu jeton e vepron në Prishtinë.

Mexhid Yvejsi, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Botime të reja: "Buzëqeshje miqsh"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA
» Prezantim talentesh te reja
» Pavarsia e Kosoves
» Te reja nga bota e mjekesise!
» Drejtë luftërave të reja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: