Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PEGASI JAVA ESENIANE 22-28 DHJETOR 2011 Murat Memallaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI JAVA ESENIANE 22-28 DHJETOR 2011 Murat Memallaj Empty
MesazhTitulli: PEGASI JAVA ESENIANE 22-28 DHJETOR 2011 Murat Memallaj   PEGASI JAVA ESENIANE 22-28 DHJETOR 2011 Murat Memallaj EmptyThu Dec 22, 2011 3:25 pm

LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
JAVA ESENIANE 22-28 DHJETOR 2011

Në kuadrin e 28 dhjetorit, kur para 86 vitesh , POETI I MADH LIRIK RUS ,SERGEJ ESENIN, NDËRPREU ME VETËDIJE JETËN , përkujtohet nga pegaistët në javën eseniniane 22-28.12.2011 që do të zhvillohet në qytetin e Gjirokastrës dhe të Tepelenës….
Poeti Murat Memallaj, një poet i njohur, jo vetëm në Shqipëri , por edhe në vende të tjera, çel siparin e javës eseniniane. Murati është një nga përkthyesit e Sergej Eseninit, duke përkthyer dy vëllime të tij : “Mendime të sëmura” dhe “Motive persiane”.




MURAT MEMALLAJ


Eh, Esenin, ky malli yt !...




Kushtim Sergej Eseninit
Nga Murat Memallaj W.P.S

Po lëçis unë vargjet e tua,
Vite kam duke i lëçitur,
Prej çdo vargu më i ndjeshëm,
Prej çdo vargu më i ditur.

S’e fsheh se s’jam mallëngjyer,
Se s’jam mbushur dhe së qari,
Prej lirikut të Rijazanit,
Unë poeti nga Vasjari…

Ti, lexues i dashur, do të kuptosh
Prej Eseninit sa kam vojtur unë,
Sytë errur, mbetur bosh,
Prej tij, eh, netë pa gjumë!

Po ja së fundi unë arrita,
Ç’kam mësuar , ju ta dini,
Sesa i ndjeshëm paska qenë Sergei,
Ky liriku i madh Sergej Esenini.

Unë nuk i fyej shqipëruesit
që në shqip e sollën Sergein përsëpari,
Por unë e atë e dua më shumë,
Se ai është, si unë, bir fshatari.

Dhe ju mos u lodhni kësaj nate,
A kësaj dite, kudo që të jini,
shijoni ngadalë mjaltin dhe vrerin,
Si e shijoi, e provoi Sergej Esenini.

Eh, Sergej , eja vendit tim,
Ligjëro prej djalit të Vasjarit,
Na jep në zemër pak çlirim ,
O djalosh i brishtë i Rijazanit.

Për ty vargjet kurrë s’më shterojnë,
Se unë veç për ty flas kësaj ane,
Besoj se përmendesh ti s’i dije,
Sa i di unë “Motivet persiane”.

Vetëm prej teje e mjekoj mërzinë,
Se ti për mua s’je i mërzitshëm,
Për veten time pohoj me plot gojën:
“Ti ke qenë dhe mbetesh i papërsëritshëm!”

Me ty unë mbush zbrazëtinë,
Që më ka mbytyr në këtë botë,
Ashtu si ty “Dielli Lenin”,
Planetin nuk ta ngrohu dot.

Si ty ngandonjëherë edhe dehem,
Sa sytë më bëhen ylber,
Zë e shaj me veten time
thur vargje “nëme” për Enver…

Ashtu si ty, nganjëherë dehem,
I laj sytë edhe me verë,
Se koha ime, si koha jote,
Ka pakëz gëzim e shumë vrer.

Ma thotë një mendje të largohem,
Të shkoj dhe unë në Persi,
Ta gjej atje unë frymëzimin,
Ashtu siç e gjete dhe ti.

Veçse unë s’jam si ti i bukur,
Një leshverdh ar e flori,
Unë ngjaj më shumë me një arap,
jam pak Khajam dhe pak Saadi!

Ti ike , o mik, dhe e le Moskën,
Se politët* ta nxinë jetën,
Por edhe unë prej tyre vuaj ,
S’di të rrej, them të vërtetën.

Eh, ty të linin majë stolit,
Që t’u lexoje poezi,
Mua, më keq, m’i thyen kryqet…
Me netë më mbanin në qeli.

Ma thotë një mendje të marr rrugën
E të endem nëpër Rusi,
T’u citoj vargjet e tua,
Sepse më mirë se një rus i di…

Mjafton me kaq, Sergej i dashur,
Për ty unë sot nuk mundem më ,
Se vjen një lodhje, ma lodh trupin,
Që të qetohem, dua të flë.

Të kisha, Sergej, fatin tënd,
Se do të kujtohesha nëpër botë,
Ta them në çast:” Le të vdisja,
se unë jetoj, ngaqë s’vdes dot”.

Unë nuk i fyej shqipëruesit
Që në shqip e sollën Sergein përsëpari,
Por unë e atë e dua më shumë,
Se ai është, si unë, bir fshatari.

Në kombin tim je kaq i njohur,
Sa je i njohur nëpër botë,
Dhe pse në shkolla s’të mësojnë,
Se ndoshta je dhimbjelot.


Për ty, Sergej, nuk flas veç unë,
Për ty sot flet çdo lirik,
Se ti je Shpirt i Poetikës,
Pa ty do të ishim anemik’.

E di më shumë të do Qazimi*,
Dhe “Jorgo Bllaci” më shumë të do,
Të do më shumë dhe Kadareja,
Më shumë i madhi Dritëro…

Prej tyre dhe unë kam mësuar,
Ata të njohën përsëpari,
Por unë, Sergej, më shumë të dua ,
Se jam, si ty, një bir fshatari.

Mjafton me kaq, Sergej i dashur,
Të flas për ty, nuk mundem më ,
Se vjen një lodhje që më lodh trupin,
Që të qetohem, dua të flë.

Dhe dua të qetohem pak,
Se më lodh puna, më lodh rruga,
Më jep forcë ti Esenin,
Më jep shpresë dhe Arben Duka.

Ky Arbeni, o miku im,
i madh është ky, si ty lirik,
Vargun e lëshon “bombë”,
Ndaj sot është shpallur heretik.

Ky Arbeni, o miku im,
Me vargje ka pushtuar “botën” ,
Por, si ty, dehet edhe Beni,
Hallet i shuan vetëm me gotën.

Po le të dehemi nganjëherë,
Le të harrojmë këtë vrer,
Le të bërtasin, ndoshta fort,
Gjersa kjo dehja të na shter’.

Eh, Esenin, ky malli yt
Mua në mejtim më shtje…
Sa herë që kthehem në Vasjar,
I lutem Zotit: “ Këtu më kthe…”.

Si ty e lashë vendin tim ,
Ku lulëzonte pyll e korie,
Dhe erdha në këtë qytet të gurtë,
Të provoj shije lavdie.

Strehëza ime e nxirë, sot bardhuar,
Dhe pse kam kohë prej saj i larguar,
Prandaj shpesh jam në mendim,
Prandaj shpesh jam i hutuar.

Nënoçkës sime, sa qe gjallë,
Unë nuk i thura poezi,
I lumtur ishe Esenin,
A ka Nënëdashës kaq sa ti!…

Sa herë lexoj vargun tënd,
Vargun e bukur,shkruar për nënën,
E cili djalë a vajzë s’qan, …
Sikur ta ketë gur dhe zemër.

Vjershën për nënoçkën e di rusisht,
Për të vërtetën mos dysho,
Mbase gaboj pak në theksim,
Mbase s’citoj si Dritëro.

Unë gjuhën tënde e kam mësuar,
Edhe pse s’kisha një mësu’s,
U flas rusëve me gjuhën tënde,
Ndaj me kureshtje më ndjek çdo rus.


“E dashur më qëndro pranë,
Të shihemi sy më sy,
Prej vështrimit kaq të ëmbël,
Bashkë të bëhemi të dy!”

Janë këto vargjet e tua,
Vargje gjer më amëshim,
Eh, sa njerëz kanë shëruar,
S’ka më bukur, më lëmim!..

Janë këtu këtu në Gjirokastër,
një Kristaq dhe një Mevlan,
Ata thonë se të gjithë sot,
Të jenë pak esenian’.

Eh, Esenin, ky malli yt
Mua në mejtim më shtje…
Sa herë që kthehem në Vasjar,
I lutem Zotit: “ Këtu më kthe…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
PEGASI JAVA ESENIANE 22-28 DHJETOR 2011 Murat Memallaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» UDHET E KOMBIT DHJETOR 2011 MARENGLEN KOÇIU
» LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit
» STIMUJ NDERIMI MORALË TE LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA 2011
» LNPSHA PEGASI ALBANIA, PEGASI KOSOVA , BIALL MALIQI
» GJIROKASTRA PEGASI VEPRIMTARI "PEGASI DHE TALENTET E RINJ"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: