Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE Empty
MesazhTitulli: GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE   GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE EmptyFri Aug 31, 2007 12:13 am

Të dashur forumist pasi lexova këtë shkrim për ca drejtues që udhëheqin Galerin Kombëtare të Arteve ... mësova se kryeveprat e arteve kanë mbetur nëpër bodrumet e Galeris Kombëtare të Arteve ... si mendoni për këtë mjerim të institucioneve tona që Artin e një Populli e lënë të mbuluar me rrjeta merimangash dhe e lënë në harresë.

Jepne mendimin tuaj pas ta lexoni këtë artikull.

Galeria Kombëtare e Arteve, reformim pas kuintave


Kryeveprat e arteve figurative zënë cerga merimangash në bodrumet e GKA-së

Prej disa kohësh jemi përpjekur të kontaktojmë drejtuesit e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, për të biseduar mbi ecurinë e këtij institucioni, politikat që ai po ndjek dhe strategjinë që normalisht një institucion artistik me një emër kaq “të madh” duhej patjetër ta kishte të njohur për publikun. Por përpjekjet tona për takime me drejtuesit e “Galerisë Kombëtare... të Arteve” kanë shkuar më kot dhe po kështu pyetjet tona kanë mbetur pa përgjigje. Ata ose duhen “gjëmuar” gjithë ditën për t’i gjetur në kafene, apo takime zyrtare, ose janë duke dhënë mësim në fakultete, ose në “punëra” të tjera... Kështu, edhe ditën e djeshme, drejtori i GKA-së, ndonëse i kontaktuar prej nesh, nëpërmjet vartësve të tij qysh në mëngjes, pavarësisht insistimit tonë, gjithë ditën e kishte të pamundur t’i kushtonte shtypit, qoftë dhe 10 minuta kohë. Ajo që na intereson neve dhe publikut dashamirës të arteve pamore, është se ç’reformë po kryhet, ç’ndryshime ka, a i përshtatet kërkesave bashkëkohore mentaliteti dhe menaxhimi i këtij institucioni kombëtar?
E meqenëse drejtuesit e GKA-së janë vetëpërjashtuar nga ky interesim, po e shtjellojmë çështjen pa ta... Po e nisim nga fakti më i thjeshtë, nga takimet e marrëdhëniet e tyre me publikun, artistët dhe mediat. Në këtë drejtim, GKA-ja shfaqet krejt e mbyllur dhe rastësore. E po kështu është e mbyllur edhe përsa u përket artistëve apo politikat që ajo ndjek lidhur me krijimtarinë e tyre. Ka mjaft emra të rinj që dyert e këtij institucioni i shohin vetëm si vizitorë, ndonëse ata mund të kenë aktivitet dhe prodhimtari të konsiderueshme, talent dhe perspektivë artistike. Teksa diskuton me punonjësit e Galerisë, kupton se në radhë të parë mungojnë fondet dhe stafi pranë këtij institucioni për të institucionalizuar veprimtarinë e tij. Sidomos në lidhje me artistët shqiptarë në emigracion, punët e tyre nëpër ekspozita private, apo edhe galeri kombëtare homologe... Patjetër që Galeria Kombëtare për këtë duhej të kishte të paktën statistikat. Por po t’u flasësh punonjësve për këto probleme, përgjigje merr vetëm nënqeshjen e tyre.
Madje dhe të thonë: “... Ëndërro e eja nesër me ide të tjera...”. A thua po kërkojmë kaq shumë nga kjo galeri, saqë këto kërkesa të quhen ëndrra utopike!? Kjo është diçka që vlen të shikohet. Specialistët tregojnë se për këtë punë shërbente dhe një zyrë pranë Ministrisë së Jashtme, e cila tashmë është krejt e çorganizuar dhe nuk dihet si e qysh e kryen funksionin e vet. Sipas këtyre specialistëve, ky organizim është i mangët edhe për shkak të drejtuesve dhe politikave që ekzistojnë në drejtorinë përkatëse në Ministrisë të Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, por kjo mund të qëndrojë vetëm pjesërisht.
Është për të ardhur keq e për të qeshur njëkohësisht teksa shikon që kësaj galerie i mungon edhe gjëja më elementare e paraqitjes dhe menaxhimit të punës, aktiviteteve dhe kontakteve të saj, siç është një sajt në internet. Të hapësh dhe mirëmbash një uebsajt nuk kushton thuajse asgjë, në krahasim me shuma të tjera që përdoren për restaurime, rroga, udhëtime e dieta, konferenca etj. Kujtojmë këtu se GKA-ja ka tentuar të krijojë një uebsajt para dy vjetësh. Por çdo gjurmë ka humbur. Mungesa e një uebsajti, njëkohësisht, është dhe mungesë serioziteti nga ana e këtij institucioni. Duhet pasur parasysh që kudo në botë, për çdo person që është publik, apo që ka një biznes, ose aktivitet artistik e kulturor, është e paimagjinueshme që të mos ketë një uebsajt të vetin. Por, me sa duket, Galeria jonë Kombëtare nuk ka nevojë për këto gjëra. Asaj i duhen vetëm drejtorë që të ndryshohen çdo vit, pa sjellë ndonjë gjë të re që vlen të theksohet në punën e veprimtarinë e kësaj galerie dhe pa e kthyer atë në një institucion të denjë për funksionin e tij si Galeri Kombëtare.
Një uebsajt i mirorganizuar jo vetëm që do bënte një përfaqësim dinjitoz të galerisë sonë dhe veprave të saj, por do të ishte dhe një mjet tepër funksional menaxhimi dhe krijimi kontaktesh me artistë shqiptarë e të huaj në mbarë globin, e po kështu me institucione homologe, shoqata, fondacione kulturore etj. Në anën tjetër, nëse do të flisnim për probleme, këtij institucioni sigurisht nuk i mungojnë... Mund të themi me plot gojën se kryeveprat e gjigantëve shqiptarë të arteve figurative vijojnë të zënë cerga merimangash në bodrumet e GKA-së. E, në mjaft raste, ka ndodhur që disa prej tyre janë dëmtuar. Kujtojmë këtu precedentin me tablonë “Motra Tone” e piktorit shkodran Kol Idromeno. Më e keqja është se duke qenë një organizim kaq hermetik, me drejtorë kaq të pamundur për t’u kontaktuar, kaq të zënë me punë, që nuk duan t’i bëjnë publike, një zot e di se ç’ndodh në skutat e kësaj galerie, me punët e saj, fondet dhe projektet e këtij institucioni.
Ngërçi i krijuar mund t’u adresohet fondeve të pakta dhe vëmendjes së munguar të qeverive dhe ministrisë përkatëse në këtë drejtim, por një peshë jo e vogël bie, pa dyshim, mbi ata që zënë karriget në GKA, pa asnjë platformë konkrete, e po kështu, për mungesën e vullnetit apo vizionit të tyre, ose në rastin më të keq, për mungesë të të dyjave bashkë dhe për paaftësi drejtuese e menaxhuese. Urojmë që të kuptohet njëherë e mirë sa nuk është vonë nga këta drejtues që jemi në epokën e menaxhimit dhe komunikimit. Informacioni qarkullon shpejt, e po kaq shpejt lëvizin dhe ngjarjet, idetë, arti, shoqëria... Reforma dhe menaxhimi bashkëkohor në institucionet kulturore e artistike, sidomos tek ato që mbajnë statusin “kombëtar”, nuk ka pse të bëhet “pas kuintave”.
Petrika Grosi - Gazeta Albania
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE Empty
MesazhTitulli: Re: GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE   GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE EmptyFri Aug 31, 2007 10:32 pm

Katastrofale eshte kjo qe e lexova dhashte zoti nuk eshte e vertet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE Empty
MesazhTitulli: Re: GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE   GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE EmptySun Mar 09, 2008 5:09 pm

E cna duhen veprat artistike,fundi i fundit ato jane te kohes se enverit.........logjika e rezilve dhe te paftyreve,te shiturve e tradhtarve,mendjeshkurterve qe mbushen postet si politike ashtu edhe kulturore pas "revolucionit" ne Shqiperi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE Empty
MesazhTitulli: Re: GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE   GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE EmptyTue Jan 13, 2009 3:40 am

"Kultura" pas revolucionit; droga, prostitucioni, ngjallja e kanunit, korrupcioni, kindnapimet.... dhe mbi të gjitha shtypja e popullit dhe fyerja e historisë së tij, duke i mbivlersuarë të huajt...
Kush janë ata që e arritën një "Kulturë"të tillë !? politikajt përulës, masha të fqinjëve tanë të cilët bëjnë trysni në popull.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE Empty
MesazhTitulli: Re: GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE   GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE PAS KUINTAVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fotografia Shqiptare
» "PEGASI" i shërben kombit në fushën e letërsisë dhe arteve
» Lëvizja Kombëtare Shqiptare
» Shoqata për Identitet dhe Bashkim Kombëtarë!
» A i friksoheni Plakjes?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: