Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tekste Kengesh Shqiptare!

Shko poshtë 
+38
Delia
**Lumi_
Muja e Halili
elisa
Eva0506
Veneta
ELIE
valdrini
rolling
kroki
Ademi85
anila
spirito
voglushja
feneri
**Embelsira**
Orfe@
Arta
beri
Çamshqiptar
Urata
shqiptare
GocPejone
STUPCAT
Guximi
Vuthjani
Beton
Ramiz
Sofra
meli
shaban cakolli
azzurra
rrebelja
anjesa
vlora
alissa
besa-bese
Kosovarja
42 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 19 ... 28  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:32 am

ME LULE T`BUKRA

Me lule t´bukra
Dua me t´punue
Vashë nji kunorë.

Por s´ja di kangës
Me ja fillue
Sikur ma parë.

Janë vyshkun lulet
Për mu s´kann erë
N´ma t´bukren stinë.

Ajo që vinte
Sikur hera tjera
Fushë e lëndinë.

As karanfili
As drandofili
Për mu s´kan erë.

Ajo që m´gzonte
Sikur hera tjera
Ma sáshtë në jetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:33 am

ME PAKË BEJTE


Me pak bejte moj du me t´than-e,
E nji k´shtu du me fillz´.

Oh ! prej merakut moj qi m´ka zan-e,
M´dridhet moj zemra tuj t´shiku-e.

Zemrën tande moj unë ta njofta,
M´paske dashtë me politik´-e.
Oh ! kur mi çojshe do letra t´ftofta,
anë për anë ç´ma ke ngul nji thik-e.

Po i kaloj malet tuj kja-e,
emnin tand moj tuj ta thirr-e.
Oh! Zani jem shkon moj për hava-e,
N´zemër tande moj tu baftë bir´-e.

Droju pak moj nam´ve t´mija,
se t´birojnë anë për anë.
Oh! Të nam vetja moj t´namin f´mija.
Që i le pa t´zezën nanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:33 am

PËRMJEDIS PAZARIT DURRSIT

Për mjedis t´pazarit t´Durrsit,
Mos ma hudhë dorën serbez.
Gocë e vogël ma nep besën,
se për ty moj do të vdes.

Dallandyshe për hava,
Sa m´ka marrë malli me t´pa.
Dallëndyshe te përpjetë,
Ke me m´lypë e s´ke me m´gjetë.

Ja sáman o bir i Bumqit,
mos mi m´lo vetllat me fes.
Gocë e vogël ma nep besën,
se për ty moj do të vdes.

Dallëndyshe vaj,vaj,vaj,
Sa m´ka marrë malli me t´pa.
Dallëndyshe hej,hej,hej,
Ke me m´lypë e ske me m´gjetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:34 am

BASH N`LEZETIN E MUHABETIT



Bash n´lezetin e muhabetit,
M´prune kafen o për me pi.
Aman buza mu dridh prej kijametit,
Filgjani në dorë mu ngri.

Du´rt mi kishe si hakiku,
gishtat e tu moj qelibar.
Aman shum hallet që na i ka ashiku,
Kur mendon o se del n´behar.

Flok´t mi kishe moj krela, krela
E me ty m´shkoj mundi o kot.
O zot në të ardhsha moj ma kah dera
Zot në shpi mos vafsha shnosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:35 am

NA LEU DIELLI

Na leu dielli n´at buzë mali,
gjithë dynjan e ka shëndrit.
Ku po i qojshin ije,
me du´r lidhun, aman.
Në haüsane t´Shkodrës me i mbyll në dry.
Vaj,vaj,,sharroj goca hajde e dogj kalan.
Hej,hej,pijmë raki e hajde moj mos u dej.

Qysh prej Durrsit, deri n´Sh´jak.
Çojnë syrgynat,n´syrgitar.
Moj hapsane ije,
Ty t´kall´t zjarmi,aman.
Qysh na i more hajde k´ta dhejm të ri.
Vaj,vaj,sharroj goca hajde moj dogj kalan.
Hej,hej,pijmë raki e hajde moj mos u dej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:37 am

NË AT FUSHË T`MEJDANIT


Oh! Në at´ fushë t´mejdanit,
Shkon e vjen dynjaja.
Ktheva syt prej hallit,
Ç´u dogj fukaraja.

Oh! Mori shtat Selvije,
Shikjo ne qitap-e.
Fol me gojë Nurie,
se ke shum sevap-e.

Oh! Shka po thot jot´ nan-e,
di´e nëpër di-e.
Ven dallfes me njan-e,
n´daç me n´zanë arshik-e.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:38 am


Ç`ËSHTË AJO QË PO ZBRET NGA MALI


O ç´është ajo që po zbret nga mali,
Me të zeza veshun-o, nga mal´sia jonë po zbret, ore.
Hej zum paria-ri-ra-ra-ra.
Hej zum paria-ri-ra-ra-ra.

Flokët e saja shpatllat e argjenta,
Drandofili kuq e zi, për kujtim të dashunis, ore.
Hej zum paria-ri-ra-ra-ra.
Hej zum paria-ri-ra-ra-ra.

O edhe në vdeksha ska kush për me m´kja e,
Nji qiri mbi vrrin-e, ska kush të ma ndezi mu,ore.
Hej zum paria-ri-ra-ra-ra.
Hej zum paria-ri-ra-ra-ra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:40 am

BASH N`ZEMANIN E DJELMËNIS


Bash n´zemanin e djelmnis-e,
ç´mu fillu nji koll-o i lehtë.
Ku e mora zot iletin
Mos me rr´nu as njizet vjet.

Gajret bana e u mundova,
mos me i shti vetit idhnim.
Deri n´Triesht´ me shokun shkova,
Dhe për mu s´u gjet heqim.

I pa pasun me shum halle,
kur kam le e kur jam rritë.
Kur filloi kjo dergje e madhe,
me marumun sod n´këtë ditë.

Kur të bjen kumona madhe,
delni shokë se unë kam vdekë.
Tash vjen nana mi kjan hallet,
ajo e din se sa kam hjekë.

Arkivol me shirit tárit,
Rreth e rreth lule mavi.
Ti u shofsh moj fushë e Rrmajit,
që na i kalbe djemt e ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:40 am

O PRIZREN


O Prizeren, Prizereni jonë,
ty t´kam dashtun përgjithmonë.
Në ty u linda u burrnova,
shum idhnimet i shijova.

Posa dola jasht qytetit,
Me mall pashë ashikun tem.
Pak ma nalt kalan e vjetër,
Përzeren o ç´ma hupe jetën.

Nana jeme po pëvet,
ç´asht o bir ky koll i lehtë.
Veremin unë e mora,
se n´gocën time u dashunova.

Syni gocës si thikë m´pret,
zemres time i ngul shigjet.
Unë e luta mos me m´shikjue,
se n´tjetër ken asht dashunu-e.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:41 am

A DEL PËR MU PRANVERA


A del për mu pranvera
A zbardh për mu kjo ditë,
a gzon kjo zemër mjera
që po rri kot tuj të pritë.

E lypa kot te shtëpia
Se lash kerkend pa pëvet,
m´ka lodhë m´ka këput vetmia
por nana ku do t´jetë.

O vjeshtë, vjeshtë e shëmtueme
Si m´thave n´ditë ma t´mira.
Që m´fike at dritë t´bekueme
Dhe mi more syt e mi.

Nji kunorë dikush e vuni
Sa m´fali e m´dha qëndresë,
sa zemrën n´vend ma pruni
kur m´tha gjithkush do t´vdes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:41 am

KUR HANA DEL


Kur hana del mbi dhe ndriçon,
dy zemra na i bashkon.
O shpirt o dritë sa fort të du,
Me gjithë se m´ke harru.

Atë që deshta unë ma shum,
Iku më la në gjumë.
O shpirt o dritë sa fort të du,
Me gjithë se m´ke harru.

Zemra ime kjan´,kjan´ e vajton,
Për atë që dashuron.
I mjeri unë sa fort të du,
Me gjithë se s´je me mu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:41 am

ME SY M`SHIKON


Me sy m´shikon me gojë s´më flet-e,
Pse zemrën time moj goce, ma pëlcet-e.
Hajde ta valona, ta valona,
me vajza t´bukra jetën ta kalona.

Rrugës mbretnore kur kalove,
i ktheve syt e s´më shikove.
Hajde ta valona, ta valona,
Me vajza t´bukra jetën ta kalona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:42 am

KAM DYZET VJET


Kam dyzet vjet, kam dyzet vjet
E rri në burg.
As njeri nuk vjen me m´pamun,
As njeri prej prind´ve t´mi.

As nanë as babë, as nanë as babë
As motër, vëlla.
Përveç se e dasht´nja ime,
që më vjen ngajherë me m´pa.

Ajo më thotë, ajo më thotë
-Ma jep shaminë!
Unë shaminë ty po ta napi
Të ma lajsh me lot e tu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:43 am

KAPITEN I RI


Kapiten i ri-e,
m´difto se kah po vjen?
Ti që ke qenë núshtri-e,
a e ke pa burrin tem?

-Burrin tand unë e kam pa,
bashk me te kam luftu.
Burri yt ka ndrru jet´-e
E ti ke me m´marrë mu.

-Kapiten i ri-e,
por si bora në mal.
Unë nuk ndrroj dashni-e
As për nji gjeneral.

O moj ti vejush-e,
por si molla n´gem.
Të puthi n´faqe e n´gush´-e
Se burri yt unë jam.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:44 am

MOS MA PI RAKIN


Mos ma pi rakin konjak,
se ma plase moj zemrën n´bark.
Të du, të du, të du të rrijsh
Me mu, me mu.

Mos ma pi rakin mastikë,
paske mendjen po don me m´fikë.
Të du, të du, të du të rrijsh
Me mu, me mu.

Kush të tha se unë s´të du,
Dogje veten e m´fike mu.
Të du, të du, të du të rrijsh
Me mu, me mu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:44 am

FLOKËT E GOCËS


Flokët e gocës kunor, kunor,
O, si s´ja preka nji herë me dorë.

Jam jabanxhi, jam vetëm o,
I mjeri si ta çoj jetën o.

Jam jabanxhi, jam pa njeri,
Si shkojka jeta pa dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:47 am

KAM TRE VJET NË SPITAL


Kam tre vjet në spital-e,
kam tre vjet e o bo bo,
në spital-e moj nan-o.

Dhe në vdeksha në Tiranë,
dhe në vdeksha o bo bo,
në Tiranë moj nan-o.


Të më shpien në Erzenë,
të me shpien o bo bo,
në Erzenë moj nan-o.

Një të dashur që e kish,
një të dashur o bo bo,
që e kish moj nan-o.

Është lark e gjer në Korçë,
është lark o bo bo,
gjer në Korçë moj nan-o.

Telegrafat s´ven as vinë,
Telegrafat o bo bo,
s´ven as vinë moj nan-o.

Skam vëlla të më kërkoj,
s´kam vëlla-e o bo bo,
të m´kërkoje moj nan-o.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:50 am

DOLI LIZA NË DRITARE


Doli Liza, Liza në dritare,
tuj mendu, tuj kujtu.
Ah ! Moj Lizë të raftë pika,
Me shokë unë erdha këngën ta qita.
Unë me ty-e, ti me mu-e,
unë me tye, ti me mu-e,
unë me ty-e, ti me mu-e,
na të dy kem´ me u bashku.

Doli Liza, Liza në ballkon-e,
tuj mendu, tuj kujtu.
Ah ! Moj Lizë të raftë pika,
Me shokë unë erdha kangën ta qita.

Unë me ty-e, e ti me mu-e,…..

Doli Liza, Liza në oborr-e,
tuj mendu, tuj kujtu.
Ah ! Moj Lizë të raftë pika,
Me shokë unë erdha kangën ta qita.

Unë me ty-e, ti me mu-e,….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:51 am

JAM,JAM E MIRË

Jam, jam e mir´-e,
s´jam, s´jam e mir´-e,
Jam, jam e mir´-e,
Jam për veten time.

Pula, gjeli bajshin rro-ko-ko....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:52 am

TE DYQANI STASIT


Banëm zonjë dhëndërr-e,
se jam djal i ambël-e,
as pi venë as pi raki,
me nji tra e mbaj shtëpinë ore.
Po mban zemra tik e tak si sahat.
Çfarë xhevapi do ti nap, do ti nap.
Ty të vraftë i madhi zot,
që s´më len´ nji herë rahat.

N´at penxhere syza, syza,
Kur ma qet synin e zi,
a ma vesh nji boshqe t´kuqe,
ti m´tranon me bukuri ore.
Te dyqani Stasit-e, Stasit-e,
karshi mitropolit-e.
Dalin vashat me shetit,
Nga sevdaja bukurisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:52 am

DY LULE TË BARDHA


Dy lule të bardha moj,
dalin nga xheneti.
Ta marr moj nan-e,
ta marr mos ta marr.
Merre bijë e nanës-o,
djalin mos e nga.

Si s´të erdhi keq moj bije,
kur u bane nuse.
Ta marr moj nae-e,.....
Të kërkonte nana bijo,
mahallë, me mahallë.
Ta marr moj nan-e,......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:53 am

O MOJ NANË


O moj nanë, o moj naë e zeza nan-e.
Sa vjet zi, sa vjet zi do t´mban për mu ?
Sa t´bashkohet, sa t´bashkohet mal me mal,
Aq vjet zi, aq vjet zi do t´mbajë për ty.

O moj motër, o moj motër zeza motër,
Sa vjet zi, sa vjet zi do t´mban për mu ?
Der´ sa t´zbardhen, der´ sa t´zbardhen pen´t e korbit,
Aq vjet zi, aq vjet zi do t´´mbajë për ty.


O moj gru´e, o moj gru´e zeza grue,
Sa vjet zi, sa vjet zi do t´mban për mu ?
Sa t´mar knatën, sa t´marr knatën t´shkoj në krue,
Aq vjet zi, aq vjet zi do t´mbaë për ty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:54 am

E VIJKA DETI


E vijka deti mi lale,
o tallaz, tallaz-e.
O se m´ka zon o mi shpirt-o,
sevdaja me gaz-e.
Jarana, jarnanina,
më don e të due.
Jarana, jarnanina,
ti qenke për mue.

E vijka deti mi lale,
o me kruma, kruma.
O kush të don o mi goc-e,
o ma fort se un-a.
Jarana, jarnanina,
më don e të due.
Jarana, jarnanina,
ti qenke për mue.
E kjo sevdaja mi goce,
që m´ka zon me ty-e.
O do ta puth vetllën lala
Hajde me gjith´ sy-e.
Jarana, jarnanina,
më don e të due.
Jarana, jarnanina,
ti qenke për mue.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:55 am

PUNËN TIME DO TA SHES


Punën time do ta shes,
Për të ngranë e për të pi.
Do të ulem me gojë s´flas,
Sa me mallë po rri me ty.
Ulu me mu sevda, ulu me mu sevda,
ulu me mu sevda, se me ty kam sevda.
Edhe pini ju moj goca,
për t´huj mos më lini.
Hani pini, g´zoni,
për dashurinë që keni.

Kur më shkon sokakut tim,
si nji e re me shum halle.
Mori gocë moj turtulleshë,
ndal njiherë të puth´ në faqe.
Ulu me mu sevda…..
Edhe pini ju moj goca…….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 EmptySat Nov 24, 2007 7:56 am

O TI DET


O ti det o ujë i njelmt-e,
ti gjithmon u gjete plot.
Aman-e.
Shum kerkuan fundi s´tu gjet,
Ku do t´jet mbarimi jot.

Sa vapore, sa xhemije,
Mbi ty shkojnë e bajnë zullum.
Aman-e.
Ti ke hyqëm me i përbi-e,
por je i gjanë e duron shum.

Kapiten-o djal i ri-e,
merr dylbin e ban sejra.
Don me m´lujtun ment e kres,
Kur e shoh tallasin tand.

Det i madh-e, det i zi-e,
ka shum gjana që kushtojnë.
Aman-e.
Gjenden peshqit mbrenda n´te,
ska kandar që i peshon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 10 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tekste Kengesh Shqiptare!
Mbrapsht në krye 
Faqja 10 e 28Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 19 ... 28  Next
 Similar topics
-
» Shkembim kengesh ne forum
» ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE
» JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E
» Me fat na qoftë o shqiptarë!
» Kuzhina shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: