Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 STRUKTURAT USHTARAKE POLICORE SERBE NË KOSOVË 1998-1999, QË

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Safet Hasani
Fillestar/e
Fillestar/e
Safet Hasani


Male
Numri i postimeve : 5
Age : 46
Vendi : Vushtrri
Profesioni/Hobi : Mr. Historisë
Registration date : 26/04/2012

STRUKTURAT USHTARAKE POLICORE SERBE NË KOSOVË 1998-1999, QË  Empty
MesazhTitulli: STRUKTURAT USHTARAKE POLICORE SERBE NË KOSOVË 1998-1999, QË    STRUKTURAT USHTARAKE POLICORE SERBE NË KOSOVË 1998-1999, QË  EmptyWed Oct 16, 2013 1:49 pm

Mr. Safet HASANI


STRUKTURAT USHTARAKE POLICORE SERBE NË KOSOVË 1998-1999, QË KRYEN KRIME

“Askush nuk u dënua për gjitha ato krime që kryen këto njësi ndaj popullit shqiptar në Kosovë 1998/99”

Në projektin e hartuar nga politika e shtetit dhe kisha ortodokse serbe për shfarimin e shqiptarëve, e njohur si “plani patkoi”, kishin marr pjesë këto njësi ushtarako – policore paramilitare dhe njësi mercenaresh;
1) KORPUSI USHTARAK I PRISHTINËS, i përbërë nga superstruktura ushtarake të Armatës së tretë serbe në Kosovë. Kom
[justify]
andant i armatës së tretë ishte Gjen. Kol. Nebojsha Pavkovic, ndërsa Komandant i Korpusit të Prishtinës ishte Gjeneral major Vlladimir Llazareviç. Në Korpusin ushtarak të Prishtinës bënin pjesë;
a) Njësia policore ushtarake
b) Një regjiment aviacioni
c) Pesë Brigada
2) KORPUSI 21 I NISHIT i përbërë nga
a) Brigada e Blinduar 211 (Nish) në përbërje prej 1258 trupa, 75 tanke, 13 topa dhe 4 RBV,
b) Brigada 150 e Vrajës e përbërë prej 1300 trupa, 72 topa dhe 12 RBV,
c) Brigada e motorizuar 78 e Vrajës e përbërë nga 1316 trupa dhe 31 tanke, Brigada e 2-të e Nishit e përbërë nga 1600 trupa dhe 10 tanke,
d) Brigada 175 e Leskovcit e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 tanke,
e) Brigada e motorizuar e 4-të e Pirotit e përbërë nga 1600 trupa, 31 tanke dhe 18 topa,
f) Njësiti i inxhinierisë 352 i Prokuples nga 1000 trupa dhe
g) Njësiti i Logjistikës 85 i Nishit i përbërë prej 1000 trupash.
3) KORPUSI 37 i UZHICËS me:
a) Brigadën e 37-të të motorizuar të Rashkës që kishte në dispozicion 1695 trupa, 31 tanke dhe 18 topa
b) Brigada 19 e Pozhegës e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 topa.
4) KORPUSI 24 KRAGUJEVCIT, i cili përbëhej nga:
a) Brigada 80 e Kragujevcit me 1600 trupa dhe 18 topa
5) KORPUSI 12 NOVI - SADIT që në përbërje kishte;
a) Brigadën e 18 të Novi - Sadit që në përbërje kishte 1600 trupa dhe 18 topa
6) ARMATA E PARË E BEOGRADIT, në përbërje të vetë kishte;
a) Brigadën 252 të blinduar të Kralevës, me 1121 trupa, 82 tanke, 12 topa dhe 4 RBV
7) KORPUSI SPECIAL BEOGRADIT me;
a) Brigadën e parë të Blinduar,
b) Brigadën speciale 72
c) Brigadën 63 të parashutistëve.
d) Brigada e parë e Blinduar që kishte 1184 trupa, 112 tanke, 12 topa dhe 4 RBV,
e) Brigadën speciale 72 kishte 1189 trupa,
f) Brigada 63 e parashutistëve kishte 460 trupa.
Cool KORPUSI 2 PODGORICËS, ku bënin pjesë:
a) Brigada e 5-të e motorizuar me 1478 trupa dhe 31 tanke.
b) Brigada 1 B/4 alpiniste e Kollashinit me 350 trupa dhe
c) Brigada 4 e Policisë ushtarake e Podgoricës me 359 trupa.
Strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë, dhe njësitë tjera speciale e paramilitare serbe që vepruan në Kosovë për realizimin e planit serb për shfarosjen e shqiptarëve. MPB e Serbisë (Ministarstvo Unutrashnjih Poslova, apo siç thirrej shkurt MUP), drejtohej nga Ministri Vlajko Stojiljkoviç.
Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë bënin pjesë:
1) POLICIA E RREGULLT E KOSOVËS komandant Sreten Lukiç
2) FORCAT POLICORE SPECIALE (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) e që komandoheshin nga Gjen. Lt. Obrad Stevanoviç dhe
3) FORCAT ANTITERRORISTE SPECIALE (Specijalna Antiteroristiçka Jedinica, apo SAJ), të cilat komandoheshin nga Kol. Zhivko Trajkoviç.
4) PJP – POSEBNE JEDINCE POLICIJE
Ndërkaq në kreun e sektorit të Sigurimit Publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte Gjeneral Vlastimir Gjorgjeviç... Në kuadër të Ministrisë së Pun
ëve të Brendshme të Serbisë vepronte edhe Shërbimi i Sigurimit, e ashtuquajtura UDB-ë, e cila konsiderohej si syri dhe veshi i regjimit pushtues serbë në Kosovë. Kreu i sigurimit të shtetit serb (UDB-së) gjatë luftës në Kosovë ishte, David Gajiç. Shërbimi sekret i Serbisë (UDB-ja), për të zbuluar aktivitetin e UÇK-së, në radhët e veta ka rekrutuar edhe shumë rom dhe shqiptarë.
Struktura e MUP – it serbë që vepruan në Kosovë gjatë muajt mars - qershor 1999, dislokoj edhe të ashtuquajturën ‘Njësi Operative Speciale, JSO-në (Jedinica za Specijalne Operacije)’, e cila i ndihmoi në forma të ndryshme njësitë kriminale paramilitare, si:
a) TIGRAT E ARKANIT,
b) BELI ORLOVI (Shqiponjat e Bardha) të Voisllav Sheshelit,
c) VULLNETAR – MERCENAR të ardhur nga Republika e Bosnjës dhe mercenar të ardhur nga Rusia, Greqia, Rumania, Sllovakia, Ukraina, etj.
d) BERETAT E KUQE apo DJEMT E FRENKUT (emërtim ky që u mor sipas Frenki Simatoviç i cili luante rol të rëndësishëm në politikën shtetërore serbe)
e) JEDINICA ZA SPECIJALNE OPERACIJE (JSO-ja) që komandohej nga Milorad Lukoviç, i njohur me nofkën “Legija”. Në njësitë e lartpërmendura paramilitare janë rekrutuar edhe qindra serbë lokal - vendës (kishte edhe njësi të veçanta kriminale nga serbët e Kosovës) të cilat kanë kryer krime mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare. Ata (serbët lokal), kishin për detyrë të vrasin pamëshirshëm shqiptarë, por edhe të djegin, të plaçkitin dhe ta shpërngulin popullatën shqiptare nga Kosova. Për këtë aktivitet kriminalë flasin shumë argumente. Pas përfundimit të luftës, shumë paramilitarë serbë (por edhe të huaj) u kanë deklaruar hetuesve ndërkombëtarë dhe gazetave të huaja. Këto marrën pjesë në maraskat e shumta në Kosovë, po ashtu, edhe shumë prej tyre edhe në masakrat e Studimës dhe Vushtrrisë më 1999.

Zbatimi i planit serb për shfarosjes e shqiptarëve

Plani serb, me në krye Millosheviçin parashikonte vrasjen ose dëbimin me forcë nga Kosova të 1.500.000 shqiptarëve, një valë refugjatësh që do të kishte destabilizuar shtetet fqinje, sidomos, Shqipërinë, Maqedoninë dhe vendet tjera Ballkanit por edhe disa vende evropiane. Natyrisht një zhvillim i këtillë negativ nuk mund të pranohej në arenën Ndërkombëtare. Libri “A Week of Terror in Drenica: Humanitarian Law Violations in Kosovo”, publikuar si një raport nga HRW në shkurt 1999, para bombardimit të NATO-s, paraqet evidencat e pakundërshtueshme të krimeve serioze serbe kundër shqiptarëve dhe rreziku i një katastrofe që po afrohej. Ky ka qenë një paralajmërim për të gjithë arenën ndërkombëtare, se diçka duhej ndërmarrë në Kosovë për ta penguar këtë katastrofë. Kjo tregon qartë se ndërkombëtarët ishin në dijeni për krimet që do të ndodhnin në Kosovë viteve 1998/99, por që se politika ruse ngatërronte gjërat dhe zvarrite ndërhyrjen për parandalimin e krimeve.
Kështu, lufta për mbijetesë u bë e pashmangshme, vet natyra njerëzore nuk do të lejonte një agresor të tillë, siç ishte Serbia. Forcave serbe, që në mënyrë çnjerëzore mbanin nën pushtim territorin e Kosovës, kishin filluar t’iu hy frika dhe paniku nga lufta që zhvillonin forcat e UÇK-së. Ata më në fund e kuptuan se lufta përballë forcave guerile të UÇK-së nuk ishte aq e lehtë siç kishin menduar, dhe filluan të hakmerren në popullatën e pambrojtur shqiptare që strehoheshin nëpër vende të ndryshme fshatra dhe qytete, pak sa më të sigurta. Popullata a paarmatosur, duke ikur çdo cep të vendit, për t’i shpëtuar barbarisë serbe grumbullohej nëpër vende të ndryshme, duke menduar se do të zbatoheshin ligjet e luftës dhe qëndronin të bashkuar për dy arsye;
a) Duke menduar se armiku do t’i respektoj rregullat e luftës, që sipas konventës ndërkombëtare popullata e pambrojtur duhet trajtuar në mënyrë njerëzore, “Por historikisht Serbia kurrë nuk iu përmbajt atyre rregullave, (shkau nuk di ç’është njerëzia,..... njerëzimi për ta është urrejtja)”, dhe
b) duke iu bashkuar familja-familjes tjetër duke menduar se; “çfarë të ndodhë me këtë familje ndodhë edhe me familjen time”, për të fituar sado pak forcë kur qëndronin të bashkuar.

Ku qëndron drejtësi, që kriminelët serb që kryen krime në Kosovë, të ndëshkohen? Deri kur familjet shqiptare duhet të presin, që kriminelët serb, të paguajnë për krimet që bënë? Përse, GJND-ja hesht ndaj krimeve që i njohu bota mbar?deri kur kështu?
[/justify]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
STRUKTURAT USHTARAKE POLICORE SERBE NË KOSOVË 1998-1999, QË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KRIMET SERBE NË KOSOVË
» Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....
» RRUSTEM HYSENI-Historiani ( 1973-1999)
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Holokaustet e tmerrshme ndaj shqiptareve 1912-1999!Pse s´ngr

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: