Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Konferenca: Profeti Muhammed (a.s.) dhe Paqja Globale

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Konferenca: Profeti Muhammed (a.s.) dhe Paqja Globale Empty
MesazhTitulli: Konferenca: Profeti Muhammed (a.s.) dhe Paqja Globale   Konferenca: Profeti Muhammed (a.s.) dhe Paqja Globale EmptyTue Dec 09, 2014 11:50 am

Konferenca: Profeti Muhammed (a.s.) dhe Paqja Globale

Prof. Shakil Samdani nga Universiteti Musliman Aligarh (AMU), Indi, ka kritikuar mënyrën se si imazhi i Muslimanëve, Islamit dhe i Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) është portretizuar nga mediat perëndimore.
"Këto pohime (nga mediat perëndimore) nuk përmbajnë të vërtetat e Islamit dhe profetit Muhammed (a.s.), që kanë dhënë konceptin e paqes, tolerancës dhe bashkë-jetesës dhe Pejgamberi (a.s.) gjithmonë i ka këshilluar muslimanët që t’i shmangen dhunës," tha Prof. Shakil Samdani nga Universitetit i njohur Aligarh, dhe kryetar i Forumit të Vetëdijësimit Sir Sejjid.
Ai ishte duke folur në Konferencën ”Profeti Muhammed (a.s.) dhe Paqja Globale” në Kolegjin Islam, Miya Sahab në Gorakhpur, Indi si mysafir. Ai tha se i Dërguari i fundit theksoi për më shumë drejtësi dhe arsim, edukim dhe se jeta e tij është e mbushur me shembuj për drejtësi.
"Kur Profeti Muhammed (a.s.) shpalli profetësinë e tij në atë kohë, kishte vetëm 17 persona të shkolluar në Mekë dhe pikërisht pas 23 viteve kur ai u largua nga kjo botë, ka pasur shumë njerëz që ishin jo vetëm të shkolluar por të arsimuar mirë dhe ekspert në Kur’an, hadith, njohuri juridike, letërsi, histori etj. Tipar më i rëndësishëm i jetës së Profetit ishte demokratizimi i njohurive, arsimimi, edukimi. Kjo arritje e Profetit Muhammed (a.s.) është unik në historinë e Profetëve ", informoi ai.
Prof. Samdani më tej tha se Islami i ka dhënë mbrojtje të barabartë për burrat dhe gratë për herë të parë në historinë e botës së qytetëruar, gratë janë deklaruar si pronare e trupit dhe shpirtit të tyre. Ato kishin të drejtën në pronë, statusi i tyre u rrit në një masë të tillë sa që rruga për në Xhennet ishte deklaruar se kalon përmes nënës, bashkëshortes dhe vajzës. "Kjo do të thotë se në qoftë se një person dëshiron të shkojë në Xhennet, atëherë ai do të duhet të respektojë të drejtat e grave dhe rivendosjen e tyre.
Profesori i Universitetit Musliman Aligarh u kërkoi më tej audiencës për të udhëhequr jetën e tyre në përputhje me mësimet e profetit Muhammed (a.s.) dhe t’i kushtojnë kohë dhe energji aktiviteteve konstruktive dhe të shpenzojnë paratë e tyre për punë sociale, gjithashtu. Ai, gjithashtu, kërkoi nga të pranishmit në audiencë të abstenojnë nga dallimet në bazë të shkollave të mendimeve dhe të mbeten të bashkuar.
Ndërsa duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me politikën aktuale në Indi, Prof. Samdani tha se India është një vend demokratik, ku të gjithë janë të lirë për të marrë pjesë në veprimtari politike dhe ne jemi të lumtur që e gëzojmë lirinë në këtë vend. "Kjo nuk është në dispozicion të muslimanëve në shumë vende të tjera. Ne duhet të jemi falënderues ndaj Allahut të Plotfuqishëm që ne jemi kaq të lirë në këtë vend socialist, sekular, republikë demokratike, siç është India. "
Duke inauguruar Ekspozitën Islamike, Prof. Samdani uroi menaxherin, Rashid Kamal Samani, drejtorin, Zafar Ahmad Khan dhe administratorin, Mukhtar Ahmedin. Konferenca tri-ditore ” Profeti Muhammed dhe Paqja Globale” organizuar në nivel shtetëror nga kolegji dhe një numër i madh studentësh nga gjithë shteti morrën pjesë. Programi u kryesua nga Dr. Mirza Shafi Baig (Londër).

Burimi: Two Circles
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

======================================================






Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Konferenca: Profeti Muhammed (a.s.) dhe Paqja Globale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ngrohja Globale dhe Jeta
» Muhammed emri më popullor në Angli
» “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Referencë
» "Profeti Muhamed-Krenaria e Njerëzimit"
» Statuti i privilegjeve te kristianeve nga Profeti Muhammad

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: