Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Shko poshtë 
+18
Luki
blerim
shaban cakolli
voglushja
murturi
Eva0506
Kristaq F. Shabani
meli
zeriatdheut
Guximi
Orfe@
E_Bukura
Kosovarja
Urata
Euridika
Arta
NetSerseri
Sofra
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 16 ... 23  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyWed Jul 23, 2008 10:19 pm

*

Tek ecën,

ashtu topolake,

me vështrim të thyer

nga moskamja

thërret për të larguar

urrejtjen, si një plagë e hapur,

por s’ka medikamente

kanata e plakur…
Plagëhapur





Shënim:


Titulli i këtyre vjershave të mia është vendosur në fund të poezisë.


Kjo mënyrë: preferenca ime.



Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:21 am

Gjella e Shën Mërisë virgjër


Oj jet' e ëmbël,o Shën Mëri,
vjershin e ri ea na mbiso;
si do shurbier,si ti t'pëlkier,
ti bashk' mene nga e këndo.


Na ning dimi ti të vandonjim,
ti të nderonjim si meriton;
se je fanmirë se na do mirë,
këta ti thomi,këjo baston.


Cili njeri sa i lart' je,
sa gracje ke,mund nimëronjë?
Vet' Zoti inë ti di vandinë,
jatër gjuhë s'di ti këndonjë.


Nd'atë dikret çi fjet karta,
vetëm sa lart ti qeve vënë;
neve të tjerët të bjerrt',të mjerët,
gjarpri mëkatat na pat ngrënë.


E bër' aposta për Tënzonë,
shkele Dimonë,i re pir mort;
ti vetëm qeve porsa u leve,
ndi trut' ia ngjoke,ia ngjoke fort.


Jot ëm' Shin Ana me Shin Xhakinë
fimilë s'kinë e,pjot me lot,
e shertëruan,e agjëruan,
ashtu ti bjetin ka Inzot.


Me vute e meshë e raciuna,
me divuciuna e me hjidhi,
të kunçipirti,të parturti
Shin Ana e mirë ndi pjakëri.


Kur ti u leve,e qiell e dhe
bëri hare ndir gjith' kundat;
haret' i solle kur ti dolle,
dolle si dielli e pamëkat.


Tri vjet u mbille ndi një kuvend
bëre kutiend ti Tënëzon';
i dhe nji lule,nji trëndafile,
i dhe të virgjrit çi lulëzon.


Andaj Zotinë tij t'u prejar,
t'u namurar e mir' të dish:
e të bekoi,të shëjtëroi,
e shpirti kurmin t'e bëri kish'.


Nj'ëmgjëll aposta të suall mbashatën,
të suall uratën ndi kit modh';
- O e lumja grua,Ti si e thua?
Ti Zoti in' për ëm' të zgjodh.


Ti rispëndove:- U'jam e virgjër
Si nji e virgjër mund jetë ëmë?
Këjo mbashatë ning ësht' uratë;
pir nji të virgjër ësht' më se nëmë.


Ëngjëlli foli:- Jo,se Zotin'
tek vete hin,ning e danon
virgjinitatet e puritatet;
tek më e nget,më e ngjaron.


Si pasikiri tek dielli hin,
ai ning e nxin,e dritëson.
Mos kij pahur,mos kij timur:
vet' Shpirti shëjt' vjen e të mbjon.

Jul Variboba
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:21 am

Kanka e të zgjuarit


Zgjou,bir,jo më gjumë,
ngjou,se mi fjëjte shumë.
Jeta ime,xha m'u zgjo,
zgjou se bëre nino.
Vjen një legë pekurar'
pruçesion ti vizitar.
Gjegj si loznjin,si këndonjin,
dhenë e detin e gjëmonjin,
Karramunxa e fishkarole,
surdullina e rusinjole,
mirë bukur e ngular, -
o çi vjersh! Ti rikriar.
Gjegji,bir,e iu gëzo,
me kto duars i beko.
Ruaj rigale çi ti sualltin,
gjithë mandrën e rëzuatin.
Nga me dorë ti kit qengje,
çi ësht' e bardh' si nji skamëngje.
&Ccedili ësht' e tener këjo gjiz'!
Ruaj e suall ki kaçiapriz.
E kaciqin me kit dhi
e suall ki buzëzi.
E gastratin pjot lesh
e suall ki këmbëlesh.
Ç'ësht' i ëmbël ki huall!
Erdh Nikolla e t'e suall.
Nji manure pratunere
e njo zok si kaçjulere
e nji t'egërith pëllumb
e suall Ngjisku me nji tumb
Via,bir,zgjou,pravoi,
pekurarët bekoi.
Erdh edhe nji leg' divote
tue kënduar parambote.
Ruaji,bir,e i gëzo,
zgjou se bëre nino.
Vjen Xhudita me nji gjel,
zunë fill ajo kangjel.
Suall Malita nji kapua,
e e motra nji pagua.
Pesë bracë xagarele
suall e ve Rutiçele.
Suall e bija ca këstanja,
kirgorina edhe milanja.
Suall Rakelea nji brez
se t'e ngjeshinj nd'atë mes.
Me nji fash rikamatë
erdh Suzana çi me natë.
Lia suall dica skutina,
e ca ve Carafina,
e Dilusha,çi u martua,
suall nji kez',m'e suall mua.
Ruaji gjith' e i beko,
zgjou se bëre nino.


Jul Variboba
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:22 am

KOSOVE PRANVERE 1998

-fragmente-

Porsi nga zeri i Perendive
u zgjua kontinenti plak
nga cili ankth i tragjedive
sot mbi Kosove kulloi kaq gjak.




Ne cilen kohe jeton keshtu
ky popull si mbi rrjedhe ujvare
femijte kaq shekuj qiellin blu
e shohin mbi helmetat sllave




Dhe digjen strehet e shtepive
nga tym i tyre u thinj Zoti
tek syr'i nxjere i nje femije
permbys po rokulliset globi




...Bota u ngjeth nga ai gjak krimi
lideret tane pelegrine
lotet per ty nga mallengjimi
nxituan ti fshijne ne Athine




E tera zi mban zi per vdekjen
per foshnjat qe ti veshi zija
atdheu ame nen kenget greke
feston aheng...Miss Shqiperia.




Por mbi fantazmen e percarjes
fisnike dhe ne dite te zeze
ti perterin zene e te pareve
JEMI TE GJITHE NJE KOMB VELLEZER




Tek arkivoli yt vigan
qe drodhi kombin sot nga rrenja
partite e shkrehura po zgjaten
te mbushin baterite e rena.




Mbi arkivolin tend te madh
zinxhir i zgjatur-thike pas shpine
nxin kontabande e shtetit ame
qe lidhte Beograd-Athine.




Heronjte e rene ne vite thelle
kjo ore fati prane ti pruri
Azem Galica ka nxjere ballin
theret diku me ze Herkuli.




Leviz nje dege,zhurmon nje flete
e psheretin me ze te thate
Drenice,e bukura drenushe
tyj kush guxon te vret kaq gjate.




Zenel Gjoleka armet mori
theret tek ecen me furi
Kosove Laberia ime
udhen nje hap e kam tek ti.




Dhe At Gjergj Fishta tek kendon
per shkjaun shkja e fisin fis
me rapsodite e tij nen sqetull
del nga nje mriz hyn tek nje plis.

Ti qe ke lind Shen Kostandinin
Ti qe ke rrit Niket Dardanin
Ne balle me himn te Krishterimit
Nen kembe plaget e Tiranit.


Aqim Shehu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:22 am

Para bustit te Selam Musait


Koha hedh paprere
permbi festen tende
dimri- floke bore
vera -drite hene




Dhe te vijme te veshim
rreth duke t'u mbledhur
ndersa ti ne heshtje
ri ne bronx i derdhur




Eh gjithe kete bronx
valle ku ta gjeje
vete do ta shkrije
plumba do ta beje.




Ri... po nuk te rihet
ndaj te vijne mornica
...vrapi yt po endet
poshte nga Babica




...Lugjesh ne ato nete
zbrite si veri
projektoret ndiqnin
sharkun tend te zi.




Flaka neper duar
me rembim te futej
gjalmi mbi dyfek
dridhej mos keputej.




Plumbat neper xhepe
(gjetur breg pas bregu)
me therime misri
hynin tek dyfeku




Dhe kercisnin eger
plumbat tane te ralle
se kish shpirto mosri
se desh gjak ne balle.




Malet neper mjegull
sa i zgjoi pushka
kafshateb e gojes
varen poshte mbi mushka.




Buke per lirine
moj kasolle te erta
dhe dridhen kapisrat
nga muskat e serta




"Biruni o burrani
hop...ti zeme se gjalli
dhembet nga urrejtja
krisnin posi atralli




Deti sa te pa
kur ne qafe dole
te thiri si nena
ti si djale i fole.




Dhe vertiti valet
sa te pa tek shtegu
te te mir tek gjiri
te te sill te bregu.




Vlora krahelidhur
c'vrull te dha te gjuri
Malua nga ballkoni
te tundte flamurin.




Ndaj ti si i dehur
rrugen poshte e more
po c'kish aq shume tela
c'kish aq shume llogore.




Plage me plage si lule
sec te doli gjaku
me te kuq flamuri
t'u qendis shajaku.




"Keshtu rencim,-fole
e c'vlen sa liria
lule Labi yne
Selam Salaria.




Plumbat bresherime
t'u permlodhen brenda
Leberit koke me koke
u ulen te kenga.




Si prush kenga jote
u digjte ne balle
ndersa ti mes kenges
erdhe prap i gjalle.




Prape ti i pari
zgjuar nga liria
o ti lule stralli
Selam Salaria.




Zilet e kemboret
heshten permbi pllaja
lugjet prape gjemimet
gatuanin ne maja.




Dhe sot rete nga mali
qe gjemimet sjellin
posi iso labe
vijne e te peshtjellin.




Ti ngul syte mes tyre
si mes luftetaresh
sikur ri mendohesh
c'kenge do tja maresh.




Buzet ti te kenga
ballin te liria
lule,Selam Labi
Selam Salaria.




Cdo tufan zberthyer
gjoksin ty ta gjeti
sharku si legjende
telave te mbeti.




E te vijme te busti
si ne prag te deres
po ti as duhanin
s'ke kohe te na dredhesh.




Duart i ke zene
-Cke ashtu ne duar?
gryke e nxehte e topit
ti ka perveluar.




Krahet me shajak
dredhur neper tyte
ahen neper hekur
sa te shkrepin syte.




...Ja keshtu ne bronx
ty te ka liria
Lule Selam Labi
Selam Salaria.




Permbi festen tende
qekur ti ke rene
Mali po derdh bore
fusha po derdh hene.




Dhe rri,gjoksin hapur
balle c'do furtune
Sharku si legjende
telave lekundet.



Aqim Shehu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:23 am

Naganti i Isa Boletinit


Bene udhe te gjate
te inglizi vinin
Ismail Qemali
Isa Boletini.




Hynin dy shqiptare
brenda ne pallat
njeri luftetar
tjetri diplomat.




Shqiperi e tyre
kish halle e mjera
armet zoterinj
regull,rine te dera.




U ngrys luftetari
syte i shkrepen cike
lere diplomati
i tha me qerpike.




Dhe ua la tek dera
Isa Boletini
poshte nen brez,te vogles
syte i shkrepetinin.




Faqen vene te trupi
veshin vene te gjaku
je edhe per mua
thosh ajo se largu.




Hapat qete e qete
binin ne pallat
njeri luftetar
tjetri diplomat.




Here-here qerpiket
si gershere perplasnin
thua drite te huaj
syte nuk u qasnin.




Dhe tha lordi i madh
gjuhen duke zgjidhur
me humor te huaj
me nje gaz te hidhur.




Ja dhe carmatosur
zoterinj shqiptare
si kallkan i ngrire
ngriu fjal e pare.




Pa nagantit siper
brezit me si pritej
por nen brez e vogla
zu te hasharitej.




Mblidhte xixa zjarri
permbi trup te bukur
priste luftetarin
qe ti thoshte "duku".




Syte e diplomatit
zjarr te hidhur shkrepen
Isa Boletini
brrom nga brezi tjetren.




Brrom aty perpara
mu te lordi prane
"Madheri Shqiptarin
kurre s'e gjen pa arme".




Zbardhelloi sermaja
shkreptiu fildishi
...ndriten malet tona
andej larg,tek ishin.




Qelqe e shandane
dhane drite te lige
Ismail Qemali
qeshi nen qerpike.




Dhe naganti ulur
rrinte sic i duhej
dora nga i zoti
tyta nga ti duhej.




Nxinte tyte e vogel
brenda nxinin halle...
Shqiperi e vogel
ne tryeze te madhe



Aqim Shehu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:24 am

TUNGATJETA,AZEM HAJDARI




Atdheu eshte krijuar
nga hiri i martireve
La Martin




Te balli yt po shihej mali
te zeri yt-degjohej deti
jeta te ngriti piedestalin
vdekja te vuri monumentin.




Neper podiume balle flamurit
u rrit imazh i kryetrimit
me hapat -shpelle te Bajram Curri
me ballin drite te Naimit.




Te vdekja jote-vater drite
njerezit me mall ne sy shikonin
gjaku nga plaga jote ridhte
qe nga kufijte e prere te Kombit.




Martiret,vellezerit e Kosoves
Sa te pane te shtrire,qe nga larg
i zgjaten plaget drejt Tropojes
Plaget e tu te ushqenin gjak.




Po ty te vrau nje shtazeri
te tere t'i njihje,kohe spate
te shtine aq shume me bresheri
se i trembeshin dhe vdekjes sate.




Ne sy t'u rrotullua bota
(Kreta mbi glob u ndal qefin)
Ne Beograd u ngriten gotat
dhe u trokiten ne Athine.




Era mbledh zerat e balades
nga trojet e te gjitha aneve
Fustanella e Osman Takes
mbi balle te hapet valle came.




Zeri i atdheut ne shpirt te pruri
driteza yjesh,harqe rrufeje
cdo dite me shume ti prane flamurit
cdo dite me shume plumba drejt teje.




Mbete legjende me dy vdekje,-
njera mbi plumb,nje mbi dekret
Njeren e more poshte me vete
tjatra rri lart,"pa imunitet".




Burgut i the -Urdhro te pres!
Ia njoh dhe hekurat qelise
jane vijat e flamurit grek
qe bredh si zot mes Shqiperise.




Rrethuar me dy heshtje tok
i shtrire si jje segment rrufeje
i madherishem,degjon poshte
heshtjen e shtetit siper teje.




Puhi e luleve te varri
"vrasesi u fsheh" te peshperin
ti bisedon intim me barin:
Kujdes,mos vrasin Shqiperine"!




Ti ule ballin nen flamur,
Drejt miqve zgjatur brenga jote
plumbat qe shtine jane prape ne udhe
u vershellejne pas kraheve shokeve.




E shoket te kerkojne ku re
(Asgje,vec madheshti mbi vdekje)
atyre pasuri u le
supet me lartesira bjeshke.




Ne ecjen tende,me dy hapa-
demokraci e kombi tok-
per brezat,amanet le prapa:
Kush vdes per Kombin,jeton kot.




Shoku,qe ra per ty therror
vdekjen duke e kthyer rilindje
mbi piedestalin tend qiellor
mbeti kuror e blerte dafine.




Mbetet perjete ne horizont
imazh martiri te hapesirave
tek re "njeri" u ngrite bronx
t'u kumbosh tinguj gjithe ilireve


Aqim Shehu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:24 am

LIQENI I ENDERRAVE
Nje liqen me fjele,
Mbytej ne mbremje
Prilli zbulonte henen
Struga ishte ule
Mbi dehjen e se dieles
Flladi doren i kish vene
Supit te bute te diellit tim
Prane veshit i peshperiste
Nje kenge te embel.
Si dallget e lehta te liqenit
Me koken mbeshtetur ne supin e majte
Dremiste nje dite e lodhur
Shelgjet ne breg notonin
ne hijen e tyre,
Une me diellin tim mberthyer
Me doren e djathe per beli
U mbytem ne liqenin e endrrave
te embla.
Ne nje dush te ngrohte prilli
Permbushem nje deshire te kahershme
Njeri-tjetrin ferkuam me duar
prej flladi.
Me dallget e lehta shkruam
dashurine perrallore.
Dhe fjetem pa fjetur
Te zene per dore.
Mbremjes nje perralle i treguam
E gjumi s'na zuri.
Pas perralles se dyte
Liqeni dremit.
Liqeni...
Ooo liqeni i enderrave.
Njezete e pese here m'i kish vene
Buzet kesaj nate
Tri here ma kish zgjuar deshiren
E fjakes se pa thene ne kete moshe.
Dhe, tri here i thashe ...
MOOOS!...
Mos m'i shtoni vitet e mia
Dua...te vdes nga dashuria!...



Pjeter Janku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:25 am

KOHE E SEMUR
Ditet teshtijne me ballin e lidhur,
oret sa vijne e merakosen me shume,
viti si nje plep i madh lekundet,
nga nje kohe e semur.
Kujt i merren kembet?
Kush ia theu kyqet kohes time?
Jam une i gjymtuar nga fjalet
qe i kycin dhembet,
Apo levizja kokeposhte pa mendime ?!.
Kohe dimri me ethe qe djegin,
Kohe e semur qe duhet sheruar,
Ta leme kohen qe semundjet ta shembin,
Dhe ne le te gjejme ligje
Per ta vajtuar....???!!!



Pjeter Janku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:25 am

Këngë e përshpirtëshme


Gjithëve thëres,kush do ndëlesë,
të mirë të krështë,burra gra,
mbë fjalët e Tinëzot të shihi meshë,
se s'ishtë njerii nesh çë mkatë s'kaa;
e lum kush e kujton se ka të vdesë,
e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,
se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,
e bën për bijr të tij e për vëlla.

Leke Matrenga
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:26 am

Durtilja


Mori e zgledhura ndër zonjat,
ktë vo t'artënë kurorë,
t'cilnë na t'dhuruam n'dorë,
ti në qiell ngrijna neve.


Vash' e kuqe e rodhustane
më ruash,ill,o diell,hënë,
xhil i bardh' e trëndafile,
s'Inzot nuse,ëm' e bile,
prind si ti s'jan' të lipismë.


Ki kujdes për ne t'mavrismë!
Zëmra jote lipsiare
t'ligat tona s'vareft' fare;
po t'ndëlemë,nj' dit' na thrret
te Parrajsi ku na pret


Nikolle Filja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:26 am

BRENDA MEJE
I kthyer nga lashtesia,
me nje gur mbi shpine,
dymije vjet te rende.
Poezine e ringjallen,
syte e nje vajze,
nje te hene...
Diku brenda meje,
Ajo kishte vdekur,
s'di ne c'shekull
Mbi te shtunen e vdekjes,
mbi veten u ngjita,
per te ardhe tek e hena
e foljes-e linda


Pjeter Janku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:27 am

HARRIMI I VETES
Per nenen e harroj veten,
ajo me mua ndjeu
kenaqesine e femijes se pare.
Per babain veten e fshij,
ai me dha emrin e babait te tij!
Per vellane e dyte e te trete,
jam ndare nga nena pa e dutur
as vete...
Jo kotas e harrova veten ne harrim...
Pas treshit erdhen edhe tete,
te rriturit ne djepin tim!
nga libri..."ANKTHE"
DITET
Nga njeshi te gjashta; jave,
arber, greke, turqe e sllave.
Ne mengjesin e se henes qeshin
ne mbremjen e se shtunes qajne.



Pjeter Janku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:27 am

ME SKENDERBEUN
E pashe Skenderbeun
duke ecur pa roje,
ne rruget e qytetit.
jo i zakonshem!
Pa kembe,
pa duar,
pa sy!
Syrin e majte,
ne kruje e kishte lene.
Me doren e djathte,
shterngonte rozafen ne gji,
Mjekren qe i zbriste nga Kalaja
e lante ne Dri.
Te gjithe e pane.
I pa te gjithe!
Keshilltaret nuk i ofendoi,
as nuk i pershendeti!
Besimtareve te pafe,
qe mbulojne krimet me lutje,
nuk u foli!
Partite,si nje kor bretkosash,
kenduan te fshehura nen minifundet
e mesdites
Askujt s'ia dha doren,
vec femijeve dhe poeteve!
Keshtu zyrtaret u zemeruan,
me syzet ulur mbi hunde,
fshehur pas perdeve te renda
...Protestuan...


Pjeter Janku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:27 am

KOSOVE
Me magjeps fytyra jote prej debore,
keto dite te nxehta qershori.
Gjaku e ka ftohur lekuren e prekur
nga dielli
ajo s'po nxihet,
po digjet e bie ne
syte e mije prej zjarri.
Dallget kane humbur ne syte e tu,
madheshtia e tyre globin perpin.
Floket, ah floket e Kosoves,
te zinj si nata,
te prere rrumbullak si politika,
shpetuan nga flaka,
per tu djegur nga pritja!
Kosove!
Ne gjoksin tend ane varrosur
eshtrat dhe enderrat e mia!
Ndonese toka digjet, ato merdhine
Me mendje ka rene ne gjoksin tend,
pa qene asnjehere ne Prishtine!
Tani qe te kam prane,
me dridhen duart te te prek,
me duket sikur ke lindur dje
e te vras.
Te lutem, afrohu, koken ta nbeshtes ne sup.
jam i lehte e pesha ime s'te vret.
Mos me veshtro idheshem,
nuk eshte faji im qe te dua
Kosove!
Akoma s'ti kam pare kembet,
dukshem duhet te ene te bardha.
Ke ecur naten e hena t'i ka lare,
ke kaluar lumenj e livadhe pa fund,
dersa deti i ka kripur,
per tu rrezuar tek une!
Ne ndergjegjen time te rendosh gjithehere
si nje diell i madh qe digjet e digjet pa u ndale.
Vetem pse shpinen tende akoma s' e kam pare!
Kosova ime gjoksin ua ka vene plumbave
e s'ka kohe te mendoje.
Breda ketij gjoksi jetojne male me brenga,
ne fytyren tende i lexoj.
Je pjese e trupit tim,
qe udheton perhere
drejt vibrimit ndjesor te gjakut.
pa njeri tjetrin do te humbnim
ne netet e shurdheta te vitalitetit tone.
Jemi te medhenj Kosove!
Jetojme tek njeri tjetri
per tu dashur ne pergjithmone.



Pjeter Janku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:28 am

Puna

Le te flasin te tjeret bukur ne kafene.
Ti asgje mos duartrokit
se fjalet e bukura ndodh qe shpesh
te ngjajne me femrat qe shikojne dinakerisht.
Ne dhomen tende eshte tavolina
atje ne gjysmerresire.
Le te flasin te tjeret bukur ne kafene
se dielli eshte kaq shume i mire.
Kerrusu,
ne dhomen tende te punes
le te nxihen gishterinjte deri ne dhembje:
pastaj do kujtohesh se fjalet e bukura
kane mbetur diku pas teje.
Dhe ti s'do ndihesh asnje trishtim
per fjalet e bukura ne kafene,
se njerezit qe folen dikur aq bukur
do heshtin para tavolines tende.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:28 am

Kur ti nuk erdhe


Harqet e vetullave i hodha ne ere
Qe te mos kaloje asnje mendim,
Te porta e trurit vura tabelen:
e ..Per sot Pushime

Por turma e mendimit nuk deshi tja dije,
Sa deshi te ja dije per trurin e rrepte.
Ja, tani duken asfaltve te trurit
Kokat e mendimeve te thinjura krejt.


Rudol Marku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:29 am

Heshtje s'ka

Zhurmojne lumenjte
qe nga koha e Adamit
Zhurmojne bletet dhe rete
permbi supet e malit.
Zhurmojne orkestrat e deteve
dhe bubullimat e avioneve,
zhurmojne udhet e shteteve
dhe zerat e zogjve
zhurmon limfa neper drure
dhe gjaku neper trup,
zhurmojne shirat e ardhshem
neper qiejt e murme
dhe mendimet ne tru.

Ngopur bota me zhurma
te vogla e te medha
Heshtje s'ka.


Udhetimet e mIa

Do ta shaloj rene
te shkoj mbi malet e mia,
po deshen shi, t'u derdh pika lotesh.

Do ta shaloj kalin
te ndiej shijen e eres
kur dashuria pret.

Do ta shaloj lumin
te me coje ne det,
te mbaj mbi vete anijet.

Do ta shaloj pemen
mos pikellohet pa zogjte,
rrenjet t'i ngulen me thelle ne toke.

Do ta shaloj endrren
pa yzengji dhe pa fre,
te me coje tek e nesermja.

Do ta shaloj kengen,
zot i saj, rob i saj, -t'i kendoj
levizjes dhe nga pika e vdekur.


Pleqte e dheut

Ne lillim ish ulliri. ..
Preki me gishta nje nga nje trungjet tempuj;
kush si ata ia di shijen dheut?
2gavra te gerryera
prej heshtjes, mosqeshjes ;
gunga te dala
prej pezmit, prej helmit;
te verteta te ruajtura
si prej levozhges,
thelbi.

Bisqet qe brofin befasisht mbi rrenoje,
pagjumesi mijevjecare e nje jete ne loje.

Thinjen e thinjen. Harruan moshen.
Kujtesekaltert. Fjale te Urta te tokes.

Kohet pa kthim,
zerat e larget
hedhur e mbetur ne disqe rrathesh.

Me cilin shekull,
me cilin njeri
kerkon til flasesh ?
Ne fillim ish ulliri. ..


Raport lufte

I perendishmi Padishah!
Zjarri i xhehnemit
Mbi Arberine ra.
Dhjete mije fryme
i derguam ne ate bote:
shtate mije arnaute,
tre mije ullinj te motcem.
Te paudhet
shkuam nje nga nje ne shpate,
druret
i dogjem te gjithe te gjalle.
Tre dite e tre net:c'arome profetike
e nje flake ylberore,
vec te ishe aty.
Zoti im!

Sherbetori yt i perunjur
Ibrahim


Ullinjte

Te heshtur rrine,
fytyregeryer
e te ngarkuar rende.

Nga burra
jane deformuar,
si nenat.


Vjedhesit e bukurise

Permbytja e perbotshme
sic mblidhet nata po mblidhej.

Drure asgjekundi,
gjekundi brigje.

N jeriu hapi dritaren e barkes
nisu, i tha pellumbit.

Asgjekundi drure
brigje gjekundi.

pellumbi u kthye
me nje bisk ulliri ne sqep.

Atje ka toke
atje ka jete.

Po njeriut ia moren pellumbin, degen.

Linden maskat,
bukurine e vodhen profetet.


Xhevahir Spahiu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:29 am

I SHTRENJTI IM


Ne kete kend te qete,
Ku s'fishket lulja e moshes
Gjashtembedhjete vjec ke mbetur ti,
Po mua nuk mu nda stuhia e kohes,
Me la pa flete qysh filiz te ri,
Aq sa perpara kohe,krejt jam thinjur.
Ndaj, ne s'kam ardhur deri sot,besome:
S'kam dashur qe me lotin tim te hidhur,
Te ta helmoje shpirtin tend te njome.
Se ty te mori plumbi armik,po mua
me nxine ditet mizorisht ata,
Qe me te shtrenjtat enderrat e tua
Ti amanet ua le, o im vella!
Po sot s'kam ardhur te te qaj,
As te ankohem per kalvarin tim.
Nje tjeter brenge kam, qe s'di me ke ta ndaj,
ne kete mot zhgenjimesh pambarim!
Se s'me kish vajtur neper mendje kurre
Te arrinte marrezia gjer ketu,
Sa me kurora lulesh e flamure,
Te rivarrosen vrasesit e tu
Edhe te mijera djemsh e vajzash qe, si ti,
Atdheun duke vene perjetsisht mbi veten
n'altarin e lirise bene fli
Ate c'ka paten me te shtrenjten: jeten!
Oh, kur mendoj se ajo turme e cmendur
Mund te shkele edhe ty mbi varr,
vella me ngjethte mishte e s'me mban vendi,
Ndaj erdha te te marr
Dhe, meqe tek kjo toke qe pandehme meme,
Qe ti fale gjakun dhe une shpirtin tim
Te afermit e varfer s'arriten te na lene
Asnje pellembe trual trashegim,
Do te gjej nje kend mes kengeve te mija
Te prehesh ne qetesi
Larg britmave te atyre qe iu ka hyre babezia
ta lene kete vend pa histori


* * *
Dy hapa larg e vite per te arritur
Atje,ku per cdo cast na vete malli
Atje, ku bujarisht fal jeten dielli i ndritur
Atje, ku po na qjne per se gjalli.
Dy hapa larg, dy hapa larg, matane
pas mureve te lagesht e te erret,
Po na vajton Liria, qe prej saj na ndane,
Sepse me fort e deshem nga te tjeret.


Jorgo Bllaci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:30 am

TE VARRI I TIM VELLAI

E di qe me ke pritur, vella
E mbase dhe ke thene me vete:
"Po ky njeri pse s'behet i gjalle?C'ka,
qe thuajse ne jete,
nuk vjen ketu, se paku, per t'u cmallur?

* * *
Te le shendene,o shok,o mik,qe thelle
per mua pate ndjere dhembshuri!
Nuk dua helm kjo vjershe te te sjelle
kur po e shkruaj ne qetsi.

Perse po ngre sot dore kunder vetes?
Nuk di ne c'hon i shpreses yll me ra.
Kam mbetur n'udhekryq e shtegu i jetes
s'kuptoj nga cila ane nis,or vlla!

Mistere te panumerta ne koke
M'u mblodhen e spo di se nga t'ja mbaj
S'me mbetet vecse me te ftohte toke
Morine e te fshehtave ta ndaj.

Ti mos kerko ti dish keto mistere
Te lutem vec me duf,me shpirt,me zjarr
Te me kujtosh per mire edhe atehere
Kur te me kalbet kryqi...mbi varr!



Vallja e Osman Takes

Eh,mor Osman Taka
bir Osman me halle
vetetin me kordhe
shkrepetin me valle!

Ngrihesh si shqiponje
bie si fajkua
papo shkel mbi truall
si sorkadh mbi thua

Sikur do te thuash
"Ka barut kjo toke
rende po ta shkelesh
ben shaka me koke"

"Cben ky renjedale,-
Turfullon valiu,-
C'e pandeh litarin?
Loder cilimiu"?

Rreptas ti perdhridhesh
porsi shakull ere
C'i kujton halldupit
pritat e limeret,

Pritat e asqeret
prere e grire strrallit...
Hijen e mehitit
C'i vervite ballit!

Eh mor Osman Taka
Bir Osman me halle
Nje pasha dovleti
vrave me nje valle!

* * *
Mban mend?Kesaj rruge dolem
Naten e lamtumires.
Fjalet qe nuk i folem
Shiu ja tha erresires.

S'di sonte kendej kalova
Kohet si lashe menjane
Befa m'u duk se degjova
Dy zera,si zerat tane

Njeri dic foli per mallin,
Tjetri sikur psheretiu...
E dashur ,ne ishim valle
Apo erresira dhe shiut.


Jorgo Bllaci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:31 am

Erveheja

Pa digjoni një hiqajet
në zemanëra të parë,
në Revza e bën rivajet,
punëra që kanë gjarë.

Në vakit Beni Israil
si ngjau pun'e Ervehesë,
kush isht i urtë dhe akil
prej hiqajet të merr pjesë.

Erveheja qe një grua,
që s'kish shoqe nd'atë ditë:
vajzë dhe si u martua,
posi hëna që bën dritë ...

Bukurinë e kish me shur,
fort qe një zonj' e ndershurë;
burrën e kish bënë mamur,
eche huje të bukurë.

Burr' i saj e kish në nazar,
që s'e duaj vetëhenë,
as me tjetër bën karar
grua,veçse Ervehenë.

Erdhi rasti,që kish adet
burr' i saj do dil në gurbet,
dërgon të vëllajt e i flet,
gruan t'i lë' amanet:

"Ti,vëlla,bënu mukajet
maksus për gruanë time,
që t'i gjëndeç në çdo hizmet,
të mos t'i lipset aas qime.

Se u' ja që vura tahmin
të vete n'udhë të gjatë,
dhe tek ti u bëçë emin.
që t'i gjendeç dit' e natë"

I vëllaj ja muar tahud
punërat e Ervehesë:
"Kam umith të bëneç hashnud,
po hajde e mos të presë.

Mos ja ki dhe sëkëlldinë,
se u' zhdo që t'i lipsetë
kam umith në Perëndinë
më mirë se të jeç vetë."

Gjene s'mund që të bën karar,
nga zemëra psherëtiti,
tek vëllaj u kthe tekrar,
rixhanë ja përsëriti.

I bën rixha duke qarë:
"Amanet të lë shtëpinë!
Erdhi vakti për të ndarë,
s'mund të mba paraponinë."

Gjene i vëllaj i thotë:
"S'lë kusur për Ervehenë",
dhe u qas,i fshiti lotë:
"Të heqësh edhe vesvesenë."

E më nuk mbeti suhbet,
mblodhi mënte në fiqirë
dhe u nis e bëri gajret,
Ervehes' i la tumirë.

Zuri udhën,ik' e ikë,
gjithë punët i bitisi,
shuhbe s'i mbet as çikë,
Ervehenë jerleshtisi.

Vëllaj më tjetrë anë
u kthe të sos amanetnë,
vuri festen me një anë,
erdhi e gjet Ervehenë.

"Ervehe,moj jetëgjatë!"
menjëherë briti e thirri:
"Un' i mjeri dit' e natë,
që s'te krrej ngaha fiqiri!

Sot për sot erdhi sahati
të kujtojç ti Perëndinë;
të mjerit m'u sos murati,
që (më) trete si qirinë.

Bën qerem dhe merhamet
axhitismë mua të mjerë,
mos më le në këtë siklet,
të bashkonemi një herë!"

Erveheja kur dëgjoi
këto fjalë nga i kunati,
menjëher' u kthe e vështroi,-
dhezurë qe si lugati.

Dhe i thotë : "Qish kuvëndon?
Qish i thua vetëhesë?
Tënd vëlla hiç nukë kujton,
që do t'i dalç i pabesë!

Silloisu e bën figan,
as mbledh mëndtë në fiqirë!
Tënd vëlla do ta benç dushman
me këtë punë të ndirë!

- Im vëlla ishtë në gurbet,
këtë punë s'mun ta dinjë;
njei nuk ja bën shehadet
edhe në qoftë që të vinjë.

Po hajde e mos u shukllis,
të sosimë këtë punë;
vesvesera mos sillois,
tahund gjithë i marr unë.

- Vesvesera u' nukë kam,
po velaqin më vjen frikë,
se Allahu e bën haram,
ishtë dhe një pun'e ligë.

Dhe kështu ta diç jekin,
ta besoç me të vërtetë,
ajo punë s'ishtë memqin,
përmbi mua të bënetë.

Jo që jam e martuarë,
dhe të mos kesh burrë,
në fiqir s'më ka shkuarë
zina që të bënjë kurrë."

Si e pa dhe i kunati,
iku edhe më s'u kthie,
lierë palo murtati,
dhe me një plëndës në krie.


Muhamet Kuçuku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:31 am

QERSHIA E PIKËLLUAR

Degët e qershisë
kuq me kokrra ndritur,
por ishin shumë lart
për t'i arritur.
Rretherrotull fëmijët
i përpinin me sy,
në ninëzat e tyre
shkëlqim e lakmi.
Dhe erdhi një burrë,
përkuli një degë,
dhe hëngri me shije
qetë e pa brengë


Ia nisën fëmijët
duke e lutur,
që edhe për ta
kokrra për t'i këputur.
Nuk u lodh për fëmijët
ai farë burri gdhe,
u ngop, xhepat mbushi
dhe iku tutje
Aq ishte pikëlluar
qershia atëherë
tjetër s'kish lulëzuar
në asnjë pranverë!


SHQIPËRI VENDI IM

Nënë Shqipëri-vendi im,
më bën djalë që s'plaket kurrë,
më jep zemër, më bën trim
forcë më jep, më bën burrë.
N'gadishullin e trazuar
je lis me degë të gjata,
rri pa thyer, pa përcëlluar
nga rrufeja e shtërngata.
Kokën lart, imja Shqipëri,
ballëndritur, paç bekime :
paç shëndet e lumturi
mos mek shpresën, këngën time.


LUMI

Është udhëtar i nisur
nga e bjeshkës gushë,
me valët stolisur
deri poshtë në fushë.
Nga qyteti në fshat
nga fshati në qytet,
udhëtar i palodhur
pa përtesë rrëshqet.


MOLLA LA&CcedilE

Mollë e kuqe, mollë laçe
me purpur nëpër faqe.
Lart në degë të qesh fytyra,
bukur t'stolisi natyra.
Mollë edhe me dritë e larë
t'lodhin sytë duke të parë
Në tetor në një mëngjes
t'vjelim, t'vëmë në tryezë.


I VERBRI

Natyra i dha shëndet
e rritë të mbarë,
po bukurinë e jetës
kurrë pa e parë

Por ai me shkop të bardhë
çan errësirë,
dhe me gishta kërkon
një shteg më të mirë.


MIRË SE VINI MËRGIMTARË

Mirë se vini mërgimtarë
mall e brengë mos t'iu shkallmojnë,
se Kosova i ka të vetat
që mbase dhe i teprojnë

Mirë se vini, mërgimtarë
me ato t'hershme kujtime,
ju përkëdhel treva si më parë
me të rejat pikëllime


Shefqet Dibrani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:32 am

Erë e murrla'

më erdhi një ditë me lule
me lule me erdhi një ditë
mbi varr

e era fishkëllonte gurit
therës strallit murrlani
fishkëllonte

kush t'i dijë datën
aty qëndroja dy mijë vjet
erë e murrla'


Druri i shën Ademit

dru
i lartë i lartë
erëra helme ç'po farfurijnë
të mbërthejnë të përpijnë

në vend të gjelbërimit
që pranvera rnund të ta vishte në fëmijëri
ujërat magjitë
me të verdhë të kanë ly'

duart e mia të të ledhatojnë s'arrijnë
i zgjas dhe të djegura i mbledh
nëpër terrin ku këndon
hëna e zezë


Oh natë e gjatë

dhe era
era
amull

reja e bronztë
mbi kokën time
flakëron

trëndelinat e kalbura
në njomësine e mugëtirës
dielli i venitur

plepat të artë korbat të panumërt
natë e gjatë
oh natë e gjatë

Nehas Sopaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:33 am

BALADE E ZEZE E NJE DITE TE BARDHE

shefi i bandes iks me kapele te zeze
me doreza te zeza dhe kapote te zeze
syzi flokezi vetullzi mjekerrzi
bashke me dhjete shoke me syze te zeza
dhe nje veture te gjate te zeze
ne nje qytet fatzi thyen nje shitore
ne mes te dites se bardhe
dhe prej andej rruges se shtruar
vrapuan ne strofull ta ndjane prene
e zeza fitoi ate dite te bardhe
gjurmet i mbuloi mjegulla e dendur
shefi i bankes iks me kapele te zeze
me dhjete shoket e vet dhe automobilin e madh
ne strofullen e zeze ndane prene e bardhe
bene llogari-llogaria u doli
shefi i bandes iks u be supershef
me shefin ypsilon lidhi miqesi afariste
shefi i bandes iks me kapele te zeze
pas nje jave u be shefi i iks ypsilon zetit
me tre nenshefa dhe delta luftetare
pastaj shefi i bandes xyzjabcd me kapele te zeze
me iks nenshefa dhe iks here delta luftetare
e formoi nje dite ne nje banket solemn
shtetin e zi me rruge te zeza e qytete te zi
me ushtri e polici te zeze aparat te zi
ministra e parlament te zi
-ne nje dite te bardhe.

STINE E AKULLT

jam plakur nga malli
tek pres
i plasaritur si lekure deveje
me erren syte murit
qe mbyll horizontin
s'me rreshqet kafshata
qe me mban gjalle
stine akulli
s'iu ngrohen traret binake
jam qyqy qe gjemon dhe duron.


Eqrem Basha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 EmptyThu Jul 24, 2008 2:34 am

MENY BALLKANIK

mos e shtro sofren e dashur
sonte do te hame jashte
do te dalim me heret
do te kthehemi vone
te ne ne Europe jeta ka ndryshuar
eja me mua e dashur
te pime nje ponc te bari Admiral
marrim dhe nje coupe royale
te caffe Montreal
rruges ne bilardo Benny
hedhim nje ***aboll pas shpine
do te pime nje capoccino
te caffeteria Marilyn
ne Florida club nje martini me ullinj
mos e shtro sofren e dashur
sonte do te hame jashte
ne pizzeria Miami
marrim pizza New Jersey
escaloppe viennese ne restaurant Roma
vemi dhe te Parma
per nje coupe macedonienne
qe te kthehemi me ne fund
vone ne shtepi
te zbrazim zorret
ne nje hale Ballkani.


KUMRIA
ia prene qafen diten qe lindi
i thane-je zog i eger
ne dac si engjell fluturo qiejve
nje kllocke eshte me e bute se ti
ia vune shpirtin e zi rreth fytit
e mesuan te kendoje
tere jeten nje kenge
i thane-je zog i eger
po deshe dhi flori
nje shote eshte me e bute se ti
ia prene fatin
kur ndaheshin zogjte e qiellit
me zogjte e tokes
dhe e lane tere jeten
te endet qiejve
dhe te kendoje
gu-gu-gu
gu-gu-gu
gu-gu-gu.


NJERIU ME BOTEN NE PELLEMBE
Ode mesit
ne te mesmit
u lindem diku ne mes
qame me nje mezoze
u mbeshtollem me nje puplin te mesem
as te shtrenjte
as te lire
ne te mesmit s'u ngritem
as rame
lame pak zbrazeti ne fillim
pak ne fund
qe te mos na thyhen tehet
ne te mesmit
ne mes te dites hame
ne mes te sofres ulemi
ne mes te listes gjendemi.



SHTEPIA E VJETER
ka rene gjethi i ftoit
derrasa te kalbura
qe do te digjen per dimer
perhapin ere myku
nuk hapen e mbyllen dritaret
vetem gjethi i ftoit
plaket e zverdhet.




Eqrem Basha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 9 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 23Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 16 ... 23  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Lutfi coka/Cikel poezishe
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: