Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Shko poshtë 
+18
Luki
blerim
shaban cakolli
voglushja
murturi
Eva0506
Kristaq F. Shabani
meli
zeriatdheut
Guximi
Orfe@
E_Bukura
Kosovarja
Urata
Euridika
Arta
NetSerseri
Sofra
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 19 ... 23  Next
AutoriMesazh
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyTue Sep 16, 2008 6:18 pm

Psalmë për Jusuf Gërvallen

Qiellit të vrugët të Kosovës
Me shenjën e shenjtë në krye
Fluturon kanjushë e verdhë
Fluturon e s’bie!

(Agim Vinca)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyTue Sep 16, 2008 6:19 pm

Psalmë për Shë Naumin

Je tepër i bukur
për të qenë i vërtetë

E tepër mëkatar
për të qenë i shenjtë

Një mallkim i kaltër
ç’po të fle në sy

I mjeri unë për ty!

(Agim Vinca)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyTue Sep 16, 2008 6:21 pm

Trokitje

Tearca, Tanusha, Tetova
Trandshëm trokasin te porta.
Njerëz, vini dorën në zemër
Zemra fillon tek aorta!

(Agim Vinca)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyThu Sep 25, 2008 3:55 am

I MËRGUAR NË ATDHE

O moj botë, e lumja botë
në sytë e tu a nuk ke lotë
Për të qarë, për të qarë
për ç'më ndodhi, ç'më ka ngjarë
në vendin tim plot pikëllim
ku gjëmon e oshëtin
ku qan nëna përmbi dhe
mbi kokë djali besë e fe
Ti ku je moj, ti ku je?
Si s'e sheh moj? Si s'e sheh?

Dhjetëqind vjet, moj! Dhjetëqind vjet
me kufij në tokë e det
s'mund të shihet me vëllanë
ndaj e ndanë dhe e ndanë
me sinorë e sinorë
ku ndrin dielli, bie borë
i kërkojnë pasaporta
kur i shkon birit ke porta:
A ke parë moj, mbi këtë dhe
mërgimtarë në atdhe?

Na dhe jetën, na dhe Torën
Shenjtin Libër, edhe shkollën
Ramajanë Mahabharatë
ku na njeh dhe gur' i thatë
Na dhe besë na dhe Kur'an
këngë kreshnike e Rolan'
Nibelungë, ah e bung
për t'na bërë gurë e cung
për t'na thënë: të pa-fe
pse mërgoheni në atdhe!?

I mbrujtur me kuq e bardh
me zemër e me karar
kisha marrë udhën e botës
me trastën e dijes mbarë
Kaq qindvjeç që isha bërë
terr e dritë më kishin vrarë
Hesiod, Homer, Eskil
Virgjil, Dante e Shekspir
rrugës më pikonin ar
e ti botë - s'më kishe parë.

I mveshur me Lord Bajron
Edgar Po, edhe Milton
Me De Radë e me Pushkin
Me Konicë e me Naim
seç stolisa dhoma bote
ku ndrinte fytyra jote
e pas shpine seç më nxinte
err karpatesh tek më vinte
Dhe ti bëje sikur s'sheh
ç'po më ndodhte në Atdhe

O moj botë, e lumja botë
në sytë e tu a nuk ke lotë
për tëqarë siç qaj unë
për këtë punë - dreq-o-punë:
zogj degdisim në mërgim -
ne mërgohemi në atdhe
e na shtypin me rrëmbim
dhe ti bëhesh sikur s'je.
Deri kur moj, deri kur
s'do të jesh me ne?

Pra, unë me shtatë nga antika
të thur vargje, s'të ngul thika
ndaj t'i njoh të shtatë çudirat,
gjuhët, tempujt, gjithë të mirat
Si shumë m'ke rënduar duaj
në vend timin jam i huaj;
Merre mundin, ndalo turpin
nga plagët ma shëro trupin!
Provo vallen ti me mua -
do ta shohësh sa të dua!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyThu Sep 25, 2008 3:56 am

HËNA NË DRITARE

As hëna më vjen çdo natë në dritare
pranverash gazmore siç e kish zakon
Jo pse retë e qiellit vjellin zjarr e vrer
po pse Lulja ime ma merr copa-copa
viseve t'përtejme përditë ma mërgon

As hëna më vjen çdo natë në dritare
si herash të luma që e kish zakon
ç'prej se dhuna flet, udhë të mbarë uron
për motrën e bijën dhe për birin tim
çdo të shtunë e të diel - udhëve pa kthim

As hëna i hap sytë mbushur plot lot
nga dita kobzezë kur përcolla Lulen
kur dielli u thye në syrin e saj
e zemra m'u bë krejt çik-e-thërrime

Po fundosej hëna nën dritaren time
një natë kur po prisja t'më kthehej gëzimi
me shpresën ushqyer vetëm nga kujtimi
me plagë, në rrugë, në stinë, në votër...
në ankthe me sytë verbuar nga malli
m'u bë që në cep të buzës së hënës
si ditësh me shend pashë buzët e Lules
e hëna fundosej nën dritaren time

As hëna po rrinte në dritaren time
e dera s'trokiste
E dera s'trokiste
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyThu Sep 25, 2008 3:57 am

GJURMË LASHTËSIE

Se ç'na vijnë si jehonë përrallash
nga shekuj që s'mbahen mend
zëra fletësh e kavallesh
dhe na mbushin plagë e shend
Në këtë kohën tonë të re
me rrënjë të vjetër
Mbi tokë, në qiell e mbi re
kurrë nuk ndodhi tjetër
përveç Shqip qysh para jetës
me lahutë e me gërnetë
bilbilët e së vërtetës
e mbollën këtë tokë me jetë

Në korije këndon bilbili
mbi male hap krahë Shqiponja
stolis kopshtin trëndafili
dhe kështu shquhet Shqipe-Zonja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyThu Sep 25, 2008 3:58 am

KREJT NORMAL

Jam një popull krejt normal
Bukën e ha bukë po era bukë s'i vjen
Nëpër të gjitha gjymtyrët e mia
Ajrin e thith ajër po ajër s'i vjen era
E, pra: krejt normal një popull jam

Jam një popull krejt normal
Çdo damar i prerë më rrjedh gjak
dhe erë tjetër pos erë gjak
nuk i vjen aspak

Pak si shpesh bie në lak
e lak kurrë s'i vura kujt
Ani që jam një popull krejt normal

Krejt normal një popull jam
Tokë e qiell i kam për besë
Tek një diell unë kam shumë shpresë
Vdes naga frika - s'më tremb gjë
Zi e huaj s'më vjen e bardhë
E, pra - krejt normal një popull jam
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyThu Sep 25, 2008 4:00 am

SIBILA

Gjithë natën e lume era rrahu me rragatë
Theu qelqe, porta e pullaz të kokës sime
E nata s'kishte të sosur
E s;kishte të sosur

Brambullinte mureve të zemrës sime të pjekur
Dhimbjet i përballja por me sy s'i shihja
Ndaj sytë m'i kishte marrë Sibila dje
E, s'po e pillte nata
S'po e pillte ditën
kur ndoshta Sibila do më kthente sytë

Sibilë-moj, Sibilë sy-det
Dil aty ku u pamë mbrëmë
Merr sytë e mi dhe sillni të tëoh edhe një herë
pa të vdes dhe të kënaqem duke vdekur me ty
derisa të vdes krejt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
blerim
Anëtar i ri
Anëtar i ri
blerim


Male
Numri i postimeve : 133
Age : 42
Vendi : ks
Registration date : 12/09/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyThu Sep 25, 2008 9:55 pm

ERDHE



Erdhe qetë ngadalë natyrshëm

dhe hyre në zemrën time

kur edhe uji edhe ajri

qenë kontaminuar

edhe shpresat qenë mbytur

edhe këngët qenë ndaluar



Erdhe kur pranvera

pat rrëshqitur thellë në humnerë

i qenë thyer këmbët

nuk mund të ngritej

por dergjej vuante

endej nëpër të çarat gjigante të shekujve

dhe nuk vinte



Erdhe hyre në zemrën time

dhe e mbolle flladin e pranverës

e mbolle aromën e jetës

Pastaj e filluam luftën

me mbretërinë e tmerrshme të heshtjes

e cila mbillte vetëm ftohtësi trishtim

e vdekje



Erdhe dhe filluam të këndojmë

asnjëherë s`u ndalëm

As atëherë

kur jeta me vdekjen vallëzonin

sikur të ishin motra binjake
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyThu Sep 25, 2008 11:39 pm

 KOHA

 

Akrepat e kohës

Mundohem t’i kthej prapa

Të kohës së humbur

 

Përreth thur rrjeta të mykura

Për një çast më pushtoi ëndrra

Në kodër të dreqit më shpie

Ah, kohë e (pa) mëshirshme

Pagëzon e shlyen

Shlyen e pagëzon emra

Në veten e parë

Koha (s)i ruan 

Dëshirat e ngjyrosura
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyThu Sep 25, 2008 11:40 pm

  NATËN

 

Pikat e shiut 

Rrëshqasin nëpër fletët 

E drunjve

Ia prishin qetësinë malit

Ditën cicërimat e zogjve

Krijojnë këngën

Përderisa

Mali merr pagjumësi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyThu Sep 25, 2008 11:41 pm

PROTESTOVA

 

Në oborrin tim më rrahët

Unë durova

 

Më fyet mua, Perëndinë

Ju lashë n’mëshirë të Zotit

 

Më quajtët i ardhur 

Me lot protestova

 

I mbyllët shkollat

Më varët në degë t’qershisë

 

Ma fyet nderin

Përralla e durimit përfundoi

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyThu Sep 25, 2008 11:42 pm

ËSHTË NATË

 

Është vonë

Natë është 

Bota përgjumet

Ëndrrat shëtisin

Qetësia e natës 

Mbyllë në dry zhurmën

Bota ngopet

Ngjyrat e ëndrrave

Shpesh ndërrohen

Engjëll, kujdes

Mos e pushto

Pikturën me ëndrrën 

E kohës së ikur

Agu me rrezet e diellit

Nga gjumi i zgjon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyTue Sep 30, 2008 6:11 pm

Cikël poezish
VDEKJEN S’TA KAM BORXH
Sabahate Byci

  • Sabahate Byci, poete nga Gjakova tash e sa vite jeton dhe punon në
    Gjermani. Si duket kjo ka lënë gjurmë edhe në poezi. Kur lexohen
    vargjet e poezive të Sabahate Bycit ndjehet atmosfera e mërgimit. Duket
    se aty frymon jeta e ngjeshur me një figuracion të dendur poetik. Kjo
    poete ka filluar të shkruaj vargje në vitet e paraluftës në Kosovë, por
    tash duket se shprehet më lirshëm dhe më ndjeshëm. Kjo ndjeshmëri
    është simbol i përvojës jetësore të autores larg vendlindjes, miqve,
    prindërve dhe kujtimeve të saj. Kjo shihet edhe në këto vargje që po i
    botojmë këtu.

HËNA NUK ËSHTË JETIMEZë i bilbilit më ngazëllen
Kur këndon këngën e tij
Mendjen time ma rrëmben
Ma sjell mallin për shtëpi
Për kurbet kurrë s´do të këndoj
S’do të këndoj shumë e as pak
S’do të thuri vargje e as poezi
Se nga syri do të më rrjedh gjak
Ah tash nëna në terr vajton
Edhe pse dielli si këtu ndriçon
Natën pse hëna rri në mendime
Pse ka ngelur vetëm duket si jetime?
Unë me zemër plot thërras
Dhe ia zgjas dorën hënës
Për mallin e të gjithëve pëlcas
Me shkrumbin e nënës!



  • KURORË PRANVERE
    Edhe kësaj pranvere
    Ia kishin grisur fustanin
    Kishin dashtë t’ia shthurin kurorën
    I kishin pasë thënë të vijë vetëm-
    Por ajo prapëseprapë
    Erdhi me shqiponjën nuse
    Me kurorë pranvere


KUR SHQIPTARI MBËSHTETET PËR MURI
Kur shqiptari mbështetet për muri
Do të tregojë se si u fitua flamuri
Flamuri kuq e zi i Skënderbeut
I Gjergj Kastriotit -birit të dheut
Birit të dheut të gjithë shqiptarisë
Nënës së shqiptarëve Ilirisë-Shqipërisë



  • SEPSE

    Të dua sepse nuk e di pse
    Të dua sepse nuk e di për çka
    Të dua sepse dora e jote mbi
    Toraksin tim është dora ime


MOLLA QË HËNGRE
Mollën që e hëngre
Ishte e kuqe
E kafshove
E hodhe
Në shportën e mbeturinave
Mbase gabove
Farat i kishte origjinale
Si të atyre
Nga Naissi
Mirë nuk bëre hiç
Që e kafshove
Dhe u ndave
Duke e lënë të lënduar



  • ATENTAT
    Dielli nuk duron t'i bëhet atentat
    Qelizat nuk durojnë të gënjehen
    Bashkimi nuk duron respekt ndarjen
    Hëna nuk duron t'i vjedhin syzat
    Ajo nuk është e verbër
    Ajo sheh me sytë e shpirtit


MË KE TRADHTUAR
Më ke tradhtuar në emër të shkrimit
Në emër të figurave më ke tradhtuar
Kurrë nuk do të zë vend
Fjala e jote poetike
Pena e jote nuk ka për të shkruar më poezi
Stuhitë e lakmisë e të tradhtisë
E kanë fundosur në thellësitë e oqeanit
Do të të mallkojë fjala e shkruar
Edhe figurat e saj përjetë



  • BUKURIA E DITËS
    Hëna u përshëndet me terrin e natës
    Dhe diellit ia fali dashurinë
    Për t'ia shtuar hijeshinë
    Bukurinë e madhështinë ditës
    Sot kur malli si kurrë më parë
    Shpirtin ma ka kapluar
    Nga fole e gjoksit tënd Kosova ime
    E puthi çdo ditë të re


HËNËS I TREGOJ
Dielli shkatërroi një grumbull
Të reve të zeza skëterrë
Dhe qiti syrin e tij rreze
Ma fali mëngjesin
Lotin ma teri në strehë
Që shiu mos t’ ma lagë qerpikun
Edhe hënës do t’i tregoj
Se m’u bë zemra mal



  • DESHA TË SHKRUAJ POEZI
    Desha të ta shkruaj një poezi
    Desha të t’i shkruaj vetëm dy fjalë
    Desha të jem pranë teje aty përbri
    Në mos mundesha në faqe
    Të të puth në ballë


BUZË RRUGËS
Buzë rrugës së pakthim
Thitha pikën e vesës së mëngjesit
Dhe e gjora nuk e dita
Se lagështia e pabesë
Shpirtin ma thau
Tradhtia ishe ti
Randevu nuk bëhet me Luciferin!
Pakthimi s’ka kthim
Në pakthim



  • VDEKJEN NUK TA KAM BORXH
    Mos u fsheh pas diellit kot
    Sepse të sheh hëna
    Pas hënës s’mund të fshihesh
    Sepse të shoh unë me yjet
    Gjithësia s’është vetëm e jotja
    Ajo do gjithnjë lindje te reja
    Vdekjen nuk ta kam borxh
    Mbase këtë e ke kuptuar


NË ZEMËR TË KAM
Në zemër të kam
Edhe në shpirt
Diellin në ty e putha
Drejtpërdrejt pa lajka
Pa rroba klounësh
Pa lëkurë të humbjes virgjër
Vetëm ty të kam
Edhe në zemër
Edhe në shpirt



  • MASHTRIMET E NARCISIT
    Në lagështinë e vetgjelbërimit
    Lotueset i hetojnë mashtrimet e Narcisit
    Mëkat për bukurinë që humbet pas kolapsit
    Për hyrjen e vetvetes në qejf
    Mbi bebëzën e syrit shterp
    Mëkat për nënën mëkat për babanë
    Që gëzimet e klithjes së parë foshnjore
    Ia falin djalit
    Grimcat e pasqyrës të mbledhura grumbull
    Reflekse portretesh për bukurinë thurin-
    Ato kanë vetëm tri ditë jetë
    Kështu thanë të parët!!!




  • VENDI BOSH NË SOFËR
    Një gur
    Një bjeshkë
    Një mall
    Përtej malesh
    Dielli qet syrin
    Zemra qanë
    Ika që të kthehem
    Por s’u ktheva ende
    Sepse ika nga vetvetja
    Nënë më falë
    Për vendin
    Bosh në sofër
    Godonë kurrë
    Nuk e kam dashur


KRENARIA E KUKËSIT
Më lejove diellin ta puthi shqip
Për herë të parë shpirtërisht
Ia theve qafën mallit
E hodhe për një çast në greminë
Edhe kurbetit skeletin ia thërrmove!
Me krenarinë e bujarinë Tënde
Për mallin e shpëtimin tim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyTue Sep 30, 2008 7:20 pm

Mbetur jam në pritje
Vera Istrefaj
Kukës, qershor 2008
*1
Në palë të flokut
Ta kam fshehur prekjen
E xheloze bëhem
Kur e përkëdhel erë e malit.
Gërshetat i kam shprishur
Për t’u vënë
Kurorën e mallit.
Xhevahir të rrallë
Kam prekjen tënde
Në palë të flokut
Lodruese mbi ballë
*2
Të lë takim
Në pikën e vesës,
në orën e trokitjes së zemrës.
Në pikë të djersës
Ta kam mbytur
Humbjen e shpresës
Dhe,
Në pikë të lotit
Kam pritjen për ty
Kripëzuar
*3
Jam në pritje.
Tringëllimën e telefonit
e kam në veshë.
Çfarë pres?!
Ah,
thirrjen tënde pres.
Nuk di
ç’do të më thuash
pas receptorit në vesh.
Prej kohësh
më cingëron tringëllima
Mbetur jam në pritje.
Nëse do të më thuash
që bëra gabim
e kuptoj.
Nëse do të më mbështesësh
e di pse.
S’ka rëndësi ç’do të thuash
veç të mos zgjasë kjo pritje,
kjo tringëllimë e heshtur.
Zhytur jam në punë
e luks për mua janë
mendimet në qetësi.
Ngrije receptorin,
kjo ka rëndësi.
Nuk mund t’i lë gjërat pa emër.
Pas thirrjes tënde
një mendje të hapur do të gjesh
dhe një të tillë zemër
Unë po pres
*4
Sot më trokiti në derë
një ligësi
Lehtas arriti të më ulet
në vatër
Ma cingërrithi
butësinë e shpirtit.
Më është ulur
këmbëkryq
e më zgërdhihet
e paemra ligësi,
e, veç lotin kam stoli
Thuamë e paemër
ç’do të sjellësh në jetë
se je femër
Do zoti
mbetesh shterpë
me hazdisjen tënde.
*5
Filloi vjeshta
të më flasë
me fëshfërimën e gjetheve.
Zogjtë
nxitojnë të prehen
mbi ngjyrat e fundme
të saj
Me gjuhën e pëshpërimave
zogj e gjethe
më flasin.
Ma ka zgjatur dorën
mirësia
si nëna bijve të saj.
Poshtë qerpikëve
një lot kristal
rrrjedh pastaj.
*6
Do ta shurdhoj botën
me heshtjen time.
Dashakeqësit
zvarrë do ti tërheq
gurëve të jetës
thep më thep
të butësisë që kam,
që më step.
Në ëndërra do tu dal
herë engjëll, herë djall.
Mbretëroj sallon madhështor,
në 49 metra katror.
Rrethuar jam me thjeshtësi
Kurora e dashurisë
më ka hijeshi
Fuqi më japin
dy engjëjt,
djemtë e mi
*7
Shpeshherë
buzët më vrapojnë
drejt rrëfimit
dhe ndalen të kafshojnë
njëra-tjetrën
Heshtje.
Përlotja
më krip plagën e shpirtit
*8
Dhimbjen time
çdo ditë
e ujis me shpresë
dhe ëndërrat
vetëm me buzëqeshje.
Në çdo moment
jam vetja
e për zili
s’më zë etja.
Gjurmët e dhimbjes
as bora e sivjetshme
nuk i mbuloi.
Yllin e mëngjesit
strehuar kam në gji
për të më ndriçuar
natën me stuhi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyTue Sep 30, 2008 7:23 pm

VERA ISTREFI & U JEPEM UDHËVE
Redaktor
Prend Buzhala
Recensues
Bajazit Cahani
Ballina dhe ilustrimet
Demush R. Avdimetaj
Vera Istrefi
U jepem udhëve
Shoqata Kulturore
“Anton Pashku”
Prishtinë
2007
________________
*
Grimcat e kujtimeve
më shpërndahen
tek mbledh pluhurat
mbi orendi.
Në çdo lot timin
të rrokullis
e lotët
i mbaj në sy.
*
T'u vara qerpikëve,
fundeve të tyre.
Ishin si maja heshtash
që më thernin.
Përse?
S' kisha qëllim të keq
veçse
të zhytesha
në thellësinë e syve të tu.
*
Fletëve të trëndafilit
vesuar më ka gëzimi
Rrënjëve të tij
ujit lot-hidhërimi.
Ndër gjemba zvarritet
mendimi im i mjerë,
gjersa të shpërthejë
gonxhe në pranverë.
Dhe prapë
fetëve të trëndafilit
më veson mendimi
ndërsa ndjenja
më zvarritet
gjembave të tij.
*
Prej teje
shkëputur është
afshi i puthjes
e pezull mbetur ka
mes meje e teje
Në dhimbje zemre
vend ka zënë
e s'luan.
Mbështjellur më je
rreth trupit
e lëmsh i je bërë
në grykë
qetësisë time.
Lermë të qetë
në vetminë time
të zhurmshme!
Ti s'mundesh.
Buzëve të tua
lodron puthja ime
e t'i përflak.
Kështu
s'mund të mos mendoj
për ty.
Në çdo qerpik tëndin
therur kam shpirtin
e në sytë e tu
kam lëngatën
Shetit puthja ime
aty
ku ti drithmat ia ndien
Dhe ti…
Ti s'e di
se larg e pranë jemi.
Njëherësh
në ëndërr e realitet.
T'a marr fytyrën,
t'a shëtis mollëzave
të gishtave të mi,
por..
Vetëm kur je larg.
Kur pranë jemi
unë vetëm hesht
Ndërsa ti s'mundesh.
T'a ndiej ritmin e zëmres
e dehem
prej kësaj ritmike.
Me ty
kam turp e dëshirë,
dhimbje e dashuri.
Oh, zot!
Ç'do t'u them nipërve
kur gjyshe të jem
për dashurinë time?
Dhimbje kam.
Hej, dreq!
S'di ç'është mirë
apo keq
para Perëndisë:
të vras timen
apo një zemër tjetër?!
*
Në rrapëllime qepallash
ndeza zjarr
që më dritoi
qerpikëve të gjatë
Kur zjarri
lotin ma thau
e kuptova se ishte ëndërr…
ishte nate…
*
Më është trishtuar
mëllagë e bukur
në dritare.
Lulet rozë të saj
kanë marrë arratinë
ndërsa gjethet,
nga keqardhja për mua
rrinë.
*
Buzën e mbrëmjes
t'a fala
për të t'a prishur
qetësinë e natës
Dhe agun e ditës
për të t'i zbardhur
mendimet.
Sërish
në buzë të mbrëmjes,
tek bliri i vjetër,
do të të falem
për të t'a prishur
qetësinë e natës tjetër.
Dhe në ag të ditës
pre do të jesh
i mendimit prapë.
*
Si një çift pëllumbash
më kanë ikur
vitet e rinisë,
dhe ëndërrat.
Tashmë kam mbetur
si një kafaz,
dyert e të cilit
era i përplas.
*
Shumë herë,
mbrëmjeve,
i bëj gërsheta
hallet e mia,
i lëshoj mbi supe.
Në tridhjetë vitet e mia
supet më mbeten të brishta
e ëndërrat
vetëm të trishta.
Vë mbi gërsheta
fjongo të kuqe
e prapë dukem bukur
në jetën me huqe.
I buzëqesh vetes
përballë pasqyrës,
jeta më sfidon
me shenja të fytyrës.
*
Rreze dielli
që shërove plagë të vjetër
e hape plagë të re,
ti je.
*
Asgjë s'i bëhet pengesë
lumit të ngashërimit tim.
As guri mbi liqen,
as vesa mbi gjethe dushk
askush s'ma ndal,
ngashërimin, askush.
E le lotin lirshëm
të mbarojë shëtitjen
dhe zgjas vetëm dorën
marr me vete ikjen
*
Shpesh
I përkëdhel ëndërrat
si dy djemtë e mi
t'i vë në qetësi.
Ndodh
që sapo vë në gjumë
një ëndërr të vjetër,
të përkëdhel një tjetër
Në përkëdhelje
gishtat më janë tretur,
ninullave
zëri më është mekur.
E, përherë
një motiv të ri
kam për ëndërrat
e për djemtë e mi.
*
S'ia kursejnë emrin
në bisedat banale.
Ia nxijnë përshkrimin,
ia plandosin në pluhur
Kur pranë tyre kalon
thonë
" është e bukur"
Në gushë
duan t'i vënë
varëse të fajësisë
Ajo s'vë asgjë
falë thjeshtësisë.
*
Shumë netë
m'i shkallmon pagjumësia.
Në batakun e zhgënjimit
më ngulçon shpirti.
Më mjergullohen mendimet
nga mundimet
e për çudi
i dalloj qartë
ngjyrat e së keqes.
*
S' mundem të urrej
se ndryshe
duhet te vdes njerëz.
Veç shpirtit
nuk kam tjetër pronë.
S' jam e marrë
të bëj shpirtin varr.
*
Tok me gotën
rrokulliset diçka tjetër.
Ishte nisur për t'u thyer
edhe tavëll e vjetër.
Rrokullimë,
rrokullimë,
rrokkullimë.
Hej, ku vete?
Lërma shpirtin tim!
Tok me ciflat në tavolinë
u mblodhën pjesë
nga shpirti im.
Shndrin tryeza
veç për pak,
me të tilla
mbushet prapë.
*
Kam frikë
nga mendimet e mia
që udhëtimin nisin
nga truri
në zemër.
Nëse në një çast
shfaq dobësi
më ndjeni,
jam njeri.
Të kundërtën dua,
por më kot
S'jam robot.
*
T'u jepem udhëve
të endem në to,
shpesh dua.
Edhe të pengohem,
të lë gjurmë,
të ngrihem sërish
e të ec
gjer në dhimbje gjunjësh.
Hapat e pasigurtë,
flokët shpupurisur
i shkojnë rrugës.
T'u jepem udhëve dua,
t'a lë veten diku.
*
Ike
fare natyrshëm.
Embël më plagose
mu në zemër.
Një pjesë të zemrës
ma more,
një pjesë të zemrës
ma le.
Të gjalloj e vdekur
ti më le.
*
Sa vështirë
të lindësh në rreze
e të ndjesh
se s'jeton dot
pa aromën e luleve
të majës së Gjalicës.
Përherë e pangopur
Vetëm sa frymoj
edhe ne stinën e shkurtër të verës.
Sa pak jetoj!
Më merr udhë
shpirti
gurëve të çmendur
që vetëm të rrokullisen
dinë.
Në zvarritje
më mbeti shpirti,
gjakosur me dhimbje,
i heshtur në piskamë.
Sa vështirë
kurorëzimi në majë
kur
veç aromën e luleve
ke si pajë.
*
Shumëçka ka ndodhur.
Si gjithmonë
në sytë e tu
diçka jo e zakontë
më tërheq.
S'di ç'më ka trokitur
në derë
e keqja
apo e mira.
Shumëçka ka ndodhur
e jo vetëm në sytë e tu
ka mbetur
jozakonshmëria.
*
Kush më kërkon
dhe pse?
Ç'hall ke?
Të takohemi
aty ku rrugët ndahen?
E më pas?
Heshtjes a britmës t'i thërras?
S'jam e vetme në udhëtim,
e rrugëve
s'dua të mbjell trishtim!
*
Ku t'i preh sytë
mendjen time?
Po s' erdhe
një ditë të vdekur
kam jetuar.
Endërra
do të më marrë krahë
e në fluturim
të gjakosur
do të tërheqë
mallin tim.
Ti eja!
Gjej arsye
dhe eja
qoftë për një vështrim
se kështu
i vë korëz
plagës së shpirtit tim.
*
Ka rënë degë e thyer
përtokë.
Era e dhjetorit
e tund sa andej-këtej.
Degë e kumbullës
që kohë më parë
Fryte më fali.
Dega e thyer
rënë ka përtokë
e aroma e luleve të saj
mbetur më ka në kokë.
*
Për të qenë me ty
më duhet të jem
ëngjëll e djall.
Tjetër gjë ndiej
veçse mall.
Të ndarë
s'kemi sy për të parë.
Vdekja më bredh
gonxheve të dashurisë.
*
Ç' është kjo heshtje mes nesh?
Buzëve të varen
fjalët e pathëna,
t'i bëjnë më të ëmbla.
Qerpikëve të varen
shikimet e shmangura,
syri të ndrit më tepër.
Ç' është kjo heshtje mes nesh?
*
Në vrapin tim
drejt skajit fundor të jetës
në harresë lashë
dashurinë
si një rrobe të bukur,
por që kurrë s'ke rast ta veshësh.
Pluhur ka zënë
por ende mban
aromën e parfumit dehës.
Në vrap e sipër
në kurriz më rëndoi
humbja,
fitorja,
shpresa.
Ndonëse vrapova
mike m'u bë vonesa.
Vonë,
shumë vonë!
Edhe agimi i ditës së sotme
është i vonë,
njëherësh
start për vrapin tim.
Çuditërisht,
më buzëqesh
dashuri e harruar,
por tepër vonë.
Në grykëtharje,
etje të pashuar
rrënjëzon
dashuri e harruar,
S'di
kur më erdhi
e kur më iku rasti
rrobën e bukur t'a veshja,
e s'do te kishte rëndësi
nëse më vonë
do të qaja
apo do të qeshja.
*
Zanë
a shtojzovalle je?!
I marrë!
Harron
kush jam
e si jam?!
Flokët
s'mi kalojne supet
e shtatin
s'e kam të gjatë.
E tillë të jem
veç për një natë?!
Hej, unë jam kështu
e thjeshtë
dhe nuk mbretëroj në bjeshkë.
*
Brigjeve te Komanit
bashkë me zanat
mbretërojnë manat
Përfytyroj
zanan flokëgjatë
nëvendim tim
ulur ne ndajnatë.
Në ag të ditës
djaloshi prite
vjedh pasqyrën dhe…
ndjell mënxyrën.
Zanë e bukur
mallkon
në Drin duke u futur.
Sirena e tragetit
më shurdhon mendimet
tutje ëndërrimit
tutje përfytyrimit.
Nën hijen e manit,
në breg të Komanit,
lashë
djaloshin në pritje
zanën në ikje.
*
T'u desh
kokën ta ulësh
t'a kthesh pas.
Unë
vura buzën në gaz.
E di.
Ti s'do ta ulesh në prehër
Keqdashjen,
ndaj,
nuk bën pakt me ngasjen.
Në ikje
me sy më përkëdhel,
me dëshirë,
e unë
nuk kam frikë
nga njeriu i mirë.
*
Tutje-tëhu
hoqa zvarre
një pjesë të vetes
nga toka
në re.
Në kristal te dëborës
me ngriu
imazhi i vetes harruar.
Hoqa zvarrë
pjesën e mbetur
dhe veten pashë
me keqardhje
gjysmë të gjallë
gjysmë të vdekur.
*
Ndonëse katër në numërim
ishim tre në tavolinë.
Mbase ishe edhe ti
Gjysmë qënie, gjithsesi.
S'di ku të treti
tjetra pjesë
në të shara
a në shkesë.
Ishe sot, ti, bashkë me ne
por për mua ishim tre.
*
Në jetë
natyrshëm
krijova timin portret.
Një ditë,
po natyrshëm,
e gritha.
Në cjerrje të lëkurës,
mes dhimbjesh,
copëza kujtimesh gjalluan.
E prapë, natyrshëm,
ca ndjenja më pushtuan.
Ne vatra të ndryshme
Të trurit tim
flenë shumë ëndërra
të mira e të këqija.
Dhe unë i ndjej,
S'më vjen turp nga asnjëra.
He!
Mos qeshni,
as mos më shani
se unë
s'jam perëndia.
Në këtë botë mëkatesh
lini pak vend
për mëkatet e mia.
Në është e pamundur
më ndjeni!
Sic ishit më parë
për mua
prapë do të jeni
*
Mos ik!
Hapat
mos i hidh
mbi trishtimin tim!
Dhe…
Mos eja!
Hapat
mos i hidh
mbi dhimbjen time.
Gjej, të lutem
një vendndodhje
mes dhimbjes dhe trishtimit,
dhe…
Eja!
Shuaja etjen buzës
e bëju udhë
drithmave të shpirtit.
Si t'a heq
ndjesinë e këputjes
e shenjësinë
e rilindjes?!
*
Crregullisht
kokat e njerëzve në rrugë
lëvizin drejt meje.
Në vetvete
kam plot jetë
e nga keto levizje
gjaku më cmendet
në deje.
Cuditërisht
e qetë në ecje
njerëzve u jap
një buzëqeshje.
*
Caqet e vetvetes
s'munda t'i kaloj
ndaj,
e tillë mbeta
pa famë,
e thjeshtë
si lulja në bjeshkë
e cila
mundet të thahet
pa e parë askush.
Njerëzit,
sidomos të ngeshmit
rrallë preferojnë
lartësite.
……………………
Vera ISTREFI
U jepem udhëve
Redaktor teknik
Demush R. AVDIMETAJ
Tirazhi
500 copë
Shtypshkronja
“TIMEGATE”
Prishtinë 2007
Katalogimi në publikim (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyTue Sep 30, 2008 7:29 pm

Vera Istrefi: Në akuj digjem
* * *
Vera Istrefi
___________________________________________________

=============================
*
Hutimin tënd
Si ta marr ?
Ç’të shashtisi, kalimtar ?
Flokët e dendur
A syri ulli?
Ti s’ke faj
Ka kohë
Që kam ndjerë
Nevojën e mbledhjes së flokevë.
*
Ti ec, kalimtar.
Me vete merr
Imazhin e mosbindjes
Dhe mbaj mend
Sa herë të kalosh këtu
Në këtë vend,
do të shohësh patjetër një vajzë
me flokë të shkurtër a të të gjatë
*
Shkujdesur në to,
Do të kalojnë gishta, erëra, mendime…
Jam e bindur.
Nuk do ta harrosh
Flokëkurorën time.
Hutimin tënd
Si ta marr?
Ç’të shashtisi, kalimtar?
Nga heshtja jote,
Shqetësimin me vete marr.
Pjesa e parë
1
Eja me mua, Drin,
Të vershojmë udhëve
S’di kush vuan më tepër,
A më pak nga ne.
Ty të ndryshojnë shtratin,
Mua më bëjnë pre.
Eja me mua, Drin,
Të vershojmë udhëve
T’i themi lamtumirë
Qetësisë së gënjeshtërt
Se të dy të lirë,
Këtu, jemi të tepërt.
Eja me mua, Drin,
Tëvershojmë udhëve.
Të vij unë tek ti,
Më duket e thjeshtë.
Por s’di cilin Dri të zgjedh,
Këtë fundvjeshtë.
Eja,
Drini i bardhë dhe i Zi
i bashkuar, eja tek une,
ti.
Të vërshojmë udhëve
Të dy
2
Më vjen gjumë
Edhe nata kur ka ikur.
Kapitem.
Natë e ditë pa gjumë.
Për mua
Nata vetëm dridhet,
E ditën,
Dridhem unë.
3
Ku jam?
Këtu
Apo aty?
Diku jam.
Por,
Nuk e di.
As këtu,
As atje
Jemi bashkë.
Ti dhe unë,
Unë dhe ti.
Vërtet!?
Të heshtim,
A të klithim?
4
Të humbur e fatkeqë,
Shëtisim bashkë,
Në shëtitoren e vetme të qytetit.
Pa dashur,
Pa ditur,
Pushtojmë hapat e njëri-tjetrit.
Të lumtur e fatkeqë
Shëtisim bashkë.
Pa dashur,
Pa ditur,
Në shëtitoren e vetme
Të qytetit.
5
Trëndafili,
sado i bukur që të jetë
pas vyshkjes,
le veç gjembat.
Shtrëngoj fort
Duart e femijëve të mi,
E lë pas hamendjet.
6
Rrekem të mbaj rob
Një çast,
I cili më shkakton
Një ndjesi të akullt,
Transparente.
Në këtë çast,
Lidhje të panumërta,
Realizohen.
Në paqartësi,
Më pushtojnë zhurmat
E ardhura nga jashtë
7
Erë qepësh të njoma
Vijnë duart e tua
Ndërsa trupi
Aromë epshore
Jargaviten burrat
E harrojnë të hanë
Ushqimin e servirur
Nga ti
8
E vërenjtur
Nën rroba të zeza
Të dridhet trupi, vejushë.
Diçka
Për të të ngrohur
S’të ofron askush.
Nëse të nesërmen,
prapë do të jetë kështu
mos ardhtë kurrë për ty
mëngjesi
9
Ma tha lypsarja në rrugë;
-Të gjatë paq rininë.
Loti më mbeti në sy,
duke rrëshqitur jo faqeve,
por shpirtit të plagosur.
Ma krypi plagën,
lypsarja në rrugë
10
Sivjet,
Bora duket se ka frikë
Nga nxehtësia
E tendosjes së nervave të njerëzve.
Në pritje të saj,
Fsheh zjarrminë time
11
Tek ju,
Do të hyjë vargu im
Nga dritarja,
Nëse ia mbyllim portën.
Nuk do të dorëzohet,
Pa ju imponuar,
Qoftë edhe një rrokje,
Do të takoni
Veten dhe mua.
12
Në sofrën tuaj të madhe,
Po të afrohem, e di,
do të më cysni si macen,
poshtë sofrës me bezdi.
Një lugë e rënë në tokë,
një nemur në erë,
Të mjera.
Sidoqoftë,
përherë mbetem “verë”.
T’ju shoh nga lart, unë dua,
S’ka rëndësi, ju mua.
Për këtë arsye të thjeshtë,
Ju, mbeteni «mbarimvjeshtë ».
13
Funddimri.
pragpranvere.
Ndiej ngrohtësi nga brënda.
Nga funddimri,
Më ngjethet trupi.
Nga pragpranvera,
vërshojnë brënda meje,
përrenj
dhe mbeten ujëvara,
që s’dijnë ku të derdhen.
Kërkoj me ndjesinë time
Muzikën e Shvartcit,
a të Verdit.
Moxarti ,më ushton në veshë
Dhe në ujëvarën time,
një pulëbardhë,
kërkon pak ujë të qetë.
14
Zorinë
Për zor.
Sose,
u sosshin.
Mbarime,
u mbarofshin.
Kështu tek- tuk,
mbase më shpesh,
thuhet për vajzat,
pas dyshes në rrjesht.
Unë
Kam në mëndje
Sihanen,
Lulemirën,
Floridën.
Kërkoj ndryshimin.
15
Kur të kalosh, ti, rrugës time,
mbaj vesh.
Aty është zëri im prej fëmije,
e qeshura pa kufi.
Edhe të qarat, janë aty.
Zhurmshëm,
hapat e mij do të zgjohen.
Ka kohë që nuk ndihen.
Ke për të parë një vend,
ku jam ndalur,
bashkë me frikën,
për të hequr një dhëmb.
Aty do të jetë,
drithërima e shprehjes
së dashurisë së parë .
Edhe lotët,
po aty.
16
Kur të kalosh, ti, rrugës sime,
do të xhelozosh,
e di,
por, aty e deri këtu,
kemi qenë veç une e ti.
Kur të kalojmë bashkë,
s’do të kemi kohë të kujtojmë,
se sa jemi dashtë.
Femijët,
Do të na tërheqin
Të luajnë,të qeshin,të qajnë,
si unë.
Dhe unë e ti,
do të duhemi më shumë.
17
S’do të më mjaftojnë ditët,
Për t’u sosur dhimbja,
Për humbjen e foshnjes time
Të parë.
Unë
S’kisha mbushur
të njëzetat.
Foshnja,
Shkatërruar ish,
Brënda meje.
Heshtje në lotë,
Mbrëmjeve të vona,
E mëngjeseve të hershme.
Zërat e fëmijëve,
Më ftojnë,
Në monotoninë e jetës,
Më imponohen natyrshëm,
Si bijtë e nënës.
Ngashërimi ,
Mbetet diku,
Brënda meje,
Në pritje
Të ndonjë mbrëmje të vonë,
E të ndonjë mëngjesi,
Tepër të hershëm.
18
Në shpirt,
Më fle dhimbja.
Në zemër diçka tjetër,
Më shumë se neveria.
Për ty, ndjenja e vjetër,
Herët, apo vonë?
Kur do të ndodhë,
Që përballë të jemi,
Unë dhe ti,
E njëra-tjetrën
Ta shohim në sy?
Ti më fshihesh,
Ndryshe, s’ka se si
19
Më rëndon mbi qerpikë,
Pushi i rënë nga plepat,
Parregullsisht.
Vshtrimi më humb qartësinë.
Ecjen time, vazhdoj.
Edhe rrapëllime qepallash.
Shkund flokë e qerpikë,
Nga pushi i plepave
Dhe ec mes tij.
20
Nuk jam ëngjëll.
Kujtimet nuk më janë
Vetëm të fjetura.
ëndrrat,
Varur më janë qerpikve.
Në heshtje lyej qerpikët
Me rimel të trashë,
Blu.
Ndërsa kujtimet struken,
Sa aty, këtu.
21
Tok me foshnjen,
Përkund ëndërrat e mia,
Në djepin e drunjt.
Shpresa e ankthi,
Bashkë!
Përkund
Foshnjen ta zërë gjumi,
E ëndërrat të heshtin.
Më fle trupi
Mbi shtrat mendimesh
22
Çdo vit pyes veten:
Si vjen pranvera
Në këto rrugë?
Ikin pranverat,
Edhe vitet,
Bashkë me to.
Unë i jetoj
Dhe s’i ndiej
I jap vetes të drejtë,
Se asnjëherë mbi këto rrugë,
Nuk shoh diçka të blertë.
Pjesa e dytë
1
Ditët që do të vijnë,
Kur të kalojnë,
Me hapat e hekurt,
Do të ndalen të dëgjojnë,
Klithmat e dhimbjes time.
Dhimbja ime,
Vetëm do të heshtë,
E heshtazi do të gjëmojë
Mbi dhimbjen time,
Mundet që atë ditë,
Të shihet një karafil,
Ose…
I gjakut, një cërril.
2
Jam lot në sytë tuaj,
Nuk rrëshqas poshtë tyre,
S’jam lot që fshihet,
Me një veprim të dorës.
Lot gëzimi e hidhërimi.
Lot mpleksur në dhimbje.
3
Këtë mëngjes,
Të gjithë duken të fjetur.
Dhe mjergulla mbi qytet,
Fjeti.
Ndërsa, unë tërë natën,
Me dorën te djepi.
4
Mos ma harro dritaren ,
Trumcak.
Eja përsëri.
Bashkë, do të flasim ngapak,
Se merremi veshë,
E di.
Nëse do,
Eja dhe në pranverë,
Pranë dritares do jem,
E heshtur si përherë.
5
Bryma në lëndinë
Më ka pushtuar,
Qënësia-nënë.
Kam një ngrohtësi,
E të vetmin mendim.
Kjo ngrohtësi ime,
brymën e shkrin
6
Mes perdeve të tylta,
Natyra më fal,
Qindra rreze përtëritesë,
Që mblidhen të tëra,
Petal,
Mbi fytyrën e foshnjes time.
7
Qetësirat e netëve,
Notojnë detërave të trazuar,
Në shpirtin tim.
Dhe s’ndalen.
Se asgjë tjetër s’dinë.
Veçse të notojnë.
Qetësirat e netëve,
Tretur janë,
Fortunave të shpirtit tim.
8
Trupi yt,
Në akuj digjet.
Duart,
Mbi prush të merdhijnë.
Me të qara,
Luan simfoninë.
Mes belbëzimesh,vallëzon,
Jeta.
Une të tërheq
Për dore,
Nga vetja.
9
Nuk bien lotët,
Por ritmojnë zhurmshëm,
Lotët e dhimbjes.
Hesht, heshtja.
Në zemër ther,
Pamundësia për të folur.
Shpirti stonon,
Në vajin e brëndshëm.
Buzët qesin,
E mërzia varet,
Në qosh të tyre.
10
Zhurmore,
Lotët e mij në rrokullisje.
Përcëllues.
Rrëshqasin poshtë në tokë,
E ngrihen me tërbim.
Zënë një vënd të kotë,
Diku në syrin tim.
11
Dhimbjet tuaja rrëke,
Mblidhen në detin tim
Të dëshpërimit.
Heq copëra nga shpirti,
T’i bëj vënd qetësimit
12
Kam menduar
Duke kujtuar porositë e tua
Kam shkruar për ty.
Të kam përshëndetur,
Ngrohtë, në rrugë,
Ashtu, thjesht.
Nuk e dija,
Se pikërisht, thjeshtësia ime,
Do të tërbonte mendimin tënd,
Për mua.
S’ka rëndësi
Unë do të vazhdoj të mendoj
Të shkruaj
Përshëndetja për ty
Është tretur në qënien time
Ashtu si për herë
E thjeshtë
S’ka si të bëjë bujë
Është delikate
Si vetë unë
13
Është dramë jeta
Me një akt
Është e pafund
Aktorë në jetë janë
Të gjithë
Ose një i vetëm
Gjithçka tjetër
Mbetet pas kuintave.
Suksesshëm kush luan
Del i kërusur.
Pafundësia e të vetmit akt
Tretur nuk ka.
14
Rradhërradhë,
Janë vënë ditët e netët
Në rrugët e qytetit tim.
Shikimet dhe bliret,
Sundojnë mbi to.
Nuk e di,
Të qaj, a të qesh,
Për t’u nisur,
Tek i pres.
15
Mbeten rrugëve,
Dashuritë.
Të braktisurat.
Të fshehurat.
Të vjedhurat.
Të shtirurat.
Zabtojnë familjet.
Ku mbeti dashuria e vërtetë?
16
Dehur, qenkam sonte.
Era, qielli, toka…
Kërkoj,
Të mbledh ciflat
E gotës së thyer.
Kam veshur
Kepucë të veçanta,
Nga frika e kristaleve.
Etje kam,
Për dehje.
17
Koha,
U suall dinakërisht me mua.
Edhe përkëdheljet e saj,
Ishin dinake.
Mëkatarët,
Vrapojnë pas kohës
Dhe koha,
I zhyt në marrëzi të tjera.
Vuajtja ime,
Është shumëngjyrëshe
Kam frikë nga e kaluara.
I zgjas dorën vetes
Dhe i themEja.
Na pret e ardhmja!
18
Iki shpesh nga vetja,
Ngaqë nuk mbush dot,
Zbrastësinë e brendshme.
Copëzuar më është jeta.
Në ikje,
Si e krisur, shtrëngoj në gji
Padjallëzinë.
I jepem harresës.
E lodhur, tërheq flokët.
19
Unë dhe vetvetja,
Kam diçka të shtrenjtë.
Në tavolinë,
Ulemi çdo mbrëmje.
E gënjejmë njëra - tjetrën,
Me ngopje kafshërore,
Prej shuarje urie.
Me ndjenja të paqarta,
Bashkë jemi lidhur.
Edhe gjumi,
S’na pushton të dyjave
Njëherësh.
20
I vetëm pa ty
Dridhem si gjethja
E ahut në vjeshtën e vonë.
Pranë meje kur je
Jeshilin e gjithë drurëve marr.
Kristalet e pikave të vesës
Mësojnë ato fjalë
Që dua të them ty.
Askush tjetër…
As drurët…
As zogjtë
As fëshfëritja e gjetheve.
S’dua të përfundojë
Asnjëherë
Takimi ynë i pafajshëm
E hyjnor,
Kur sytë tanë
Gjithçka thonë…
21
U mësova me dhimbjen e plagëve,
e therjen në zemër.
Stuhinë e ëndërrave,
e mposhta.
Në fitore e humbje,
Njëlloj,
Veçse jam femër.
22
Gonxhe prapa gjethes.
Syri nën qerpik.
Frika në zemër.
Me të njëjtin emër.
Krejt tjetër është,
ajo që dua,
nga ajo që ndiej…
23
Nën re,
unë do të jem,
më e bukur.
Më e re.
24
Tjetërsoj ndihem,
kur pikat e shiut,
depërtojnë flokët e mij.
E ndonjë syresh,
Rrëshqet poshtë supeve
Dhe e ndiej në trup.
Harroj ku jam.
Harroj ku vete.
Orkestër e tërë,
Organet e mia.
Lagështi e shiut,
Ujit gonxhet,
Që mbetur kanë pa çelur,
Në kaq vite.
Mundohem të largoj
Pikat e shiut
Nga qerpikët.
E kotë…
Bashkë më mblidhen të tëra,
Në mjekërr.
E vrullshëm më pikojnë në gjoks,
Në zemër.
Presim gonxhet e paçelura,
Hapkë e kohes,
Rrezet e diellit.
25
S’di ç’stinë,
Çmenden mendimet e mia.
Në pranverë?
Jo!
Aroma e luleve,
Më fal qetësinë.
Në verë?
Nxehtësia më struk,
Në shtëpi me hijen.
Vjeshta?
Veç dëshirës për fruta,
Asgjë tjetër.
Edhe dimri,
M’i ngrin mendimet.
Ç’është kjo stinë,
Që s’di kur vjen,
E kur shkon?!
26
Tej vetes time,
Është pendimi.
Etalon,
Për matjen e mallit,
S’kam.
Ëndërronte mëndja,
Ë ëndrra fundoset në jetë.
Tej vetes time,
Është pendimi.
27
Me panjat delikate,
Miqësi kam zënë.
E di.
Se rreth tyre prehen,
Dashuri të hershme,
E të vona.
Edhe lot.
Psherëtima e jetës,
Po aty.
Me panjat delikate,
Miqësi kam zënë.
Rreth tyre,
Asgjë veç heshtjes,
S’kam lënë.
28
Pëlhura e merimangës,
Ka zaptuar qoshen e murit,
E shëndrit,
Nga rrezet e para të mëngjesit.
Në të,
Më janë ngatërruar frazat.
29
Dega e kumbullës,
Hesht mbi vazon e thjeshtë
Thith ajrin e s’ngopem
Me erën e luleve të saj.
Dimri, akoma s’ka ikur.
Dimri akoma s’ka ardhë.
Si, ti, lulekumbull,
Ke çelur në këtë kohë, vallë?
30
Të huaj,
Nuk ka mes nesh,
Në këtë qytet të vogël.
Në pritje të borës,
Bashkë prapë,
Në këtë dimër të thatë!
31
Ajo që mund t’i themi
Njëra - tjetrës,
Qëndron jashtë nesh.
Shenjat janë farë të qarta.
Me to,
Mund të sajojmë një përshesh,
Pa shije.
As të ëmbël, as të thartë.
E njohim rrugën, që do të ketë
Miqësia jonë.
32
Erë .
Shi.
Vetëtima.
Koka me oshëtin.
S’di ku është stuhia,
Brënda a jashtë kokës time.
Dua t’’i largoj stuhitë.
33
Shoh jashtë dritares
Shkëlqimin e rrezeve të fundit,
Të diellit të sotëm.
Cigare të rastit
Të ndezura në rrugë,
Shoh.
Pi kafenë, tek jam e pazonja,
Të nxjerr një fjalë.
34
Ti nënqesh,
Ose me saktë
Për xhaketën time
Të dalë boje
E mirë!
Në fund të fundit
Unë do të kem
Kujt t’’i them lamtumirë
Ndërsa ti
Do të lësh pas
Vetëm një garderobë
Jo të lirë.
35
Angështia e pluhuri,
Po zaptojnë hapësirën
Pas mornicave të dimrit
Djerësij
Ndiej lodhjen pa fund
Pa nisur ende dita
Vërtet,me aq padurim
Këtë mot prita?
Përmbahem
Kështu mendoj
Kur mpleks
Gërshetin në mëngjes
Dhe e shpleks
Në mbrëmje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyTue Sep 30, 2008 7:31 pm

Universi poetik i Vera Istrefit
Vera Istrefi: Shiu i fundit
Vera Istrefi
* * *
Shiu i fundit
Ka ardhë pranvera
Do vesh fustanin e zi
do të vij të çoshja e zakonshme
ku dhe pema përballë lëkundet.
Mos ke frikë.
Me të dalë dielli
fustani do të shndrisë
e gjethet e pemës
s’do të dridhen
2
Shiu i fundit
m’i ka lagur flokët
Koka më është rënduar
Mbetem në vend
Koha është duke vrapuar
3
Koha
në rrugën e saj më hedh
me vizionin e vdekjes së afërt
në ecje
4
Mbrëmja
e veshur me mantelin e padukshëm
hesht mbi rrugë
Unë
rënduar nga heshtja
eci
Marr me vete copa betoni
që s’më lënë të qetë
për asnjë çast
Shpirti s’njeh kufij kohore
prej mbrëmjeje
Kufij tokësorë prej betoni
Ndaj
fluturon e s’di ku shkon…
5
Sytë,
vetëm syve ua kam frikën
e s’mund ta fsheh vetveten
6
Mua,virgjëreshës
po më pikojnë gjinjtë
Në mungesë të foshnjes
nuk e di ç’dua
7
Qirinjtë e gëzimit po shuhen
Të urrej,
pse të dua marrëzisht
pse më mbyt tinëzisht
me pabesinë tënde
8
Ritual
Në mëngjes:
një kafe
Në mbrëmje:
një kafe
Kafeja greke
e vetme me bollëk
në qytetin tonë
9
E ruaj puthjen tënde
në anën e majtë të qafës
Ky nishan i zi
më kujton
të bardhën puthje
10
Në të vetmin çast
më erdhën në mendje dy vizione:
i dashurisë dhe i vdekjes
11
Nëse s’të takoj
do të pres në botën tjetër
S’do të trembem nga erë e vdekjes
Nëse s’të takoj as atje
vetëm atëherë
mendo se kam vdekur
12
Shi malli kam në shpirt
Shpirtin e grisur bart
Plagë të padëshirueshme
13
Sot
edhe zogjtë fluturojnë hutueshëm
14
Eci poshtë zogjve
përkrah njerëzve
15
Jam e vdekur në këtë mjedis
ndjej
kur jam e vdekur
16
Paskam bërë mbi letër
njolla të pakuptimta
Njolla-lot mendimesh
17
Do të jepem e tëra
me po atë forcë
me të ciën s’do të të jepesha kurrë
18
Të isha pikëz shiu
të lag pak tokë
vetëm toka të mos më lagë
të shembej diçka nga unë mbi botë
19
Gur varri të të bëhem
lermë të bëhem për ty
20
Sytë e tu lodrojnë mbi gjinjtë e mi
Sytë e mi pështirosin sytë e tu
21
Zvarrë paske tërhequr këmbët
Gjer në sosje të kockës
Thërrimet e kockave
Ende s’i di ku kanë mbetur
23
Të kam borxh
-puthje
-pritje
-ëndërr
-dhimbje
-dashuri
Sa jetë kam unë?
E tëra po të jepem!
24
Të përbuza
jo për të thënat…
Për të pashprehurat
25
Më merr
paimagjinueshëm diçka
Vështirë e kam t’i vë emër
Duke imituar të tjerët
them
më merr malli për ty
26
Ngado më ke ndjekur
shpirtin ma copëtove
hije e mjerimit
27
M’i ke lënë buzët në gjysmëputhje
e mua
Më ke lënë
gjysmëvdekur
28
Nuk pres
Vetëm të lind
Të vuaj
Të vdes
29
për ty s’dua të jem
Lady Makbeth
Megjithatë
e çmendur jam
se dyluftoj me veten
e shpirtin e zbeh
30
E përditshme
Çdo ditë gënjej veten
Me vezullimë
Që shkëlqejnë gënjeshtërt
31
Nën jorganin e qefinjtë
mbarset koha me shpresën e ngrohtë
Do ta festoj pranverën që vjen
32
Cilëve tu jap të drejtë:
Të penduarve-vdekur
Të gjallëve-marrosur…
33
Miza lodron mbi pjatat e palara
Unë
qaj për shpirtrat e pashpirt
34
Në sallonin
e vetvetes time
mbeta thjesht
shërbëtore e huaj
35
Kam ecje të trishtë
Thonë e kam natyrën kështu
Vetë…s’di ç’të them
36
Më parë
s’mendoja për krisma qelqurinash
e buzëqeshje të shtirura
Sot
nuk e di ç’kam
Grindem dhe me veten
Vetëgrindja
i vetmi rrafsh pasqyrimi
për mua
37
Asgjë s’u dëgjua sonte
Veç një përplasje gotash
38
Diçka
të papërsëritshme pati e djeshmja
të paqenë tek e sotmja
Jam në mjegull
Vërtet jam ajo që isha dje
apo linda sot
bashkë me ëdrrën e së djeshmes?!
39
Thonë:
Në fytyrën e të vdekurit
lexon lamtumirën
Këtë gjë
e lexoj
në fytyrën e të gjallëve
si e vetmja gjë që i lidh njerëzit
40
Më ndjekin sytë hirtë
Unë i shmang
Veç me sytë e mendjes
i vërej sytë e hirtë
41
Vrapoj drejt lindjes
Nxitoj drejt vdekjes
Si qenie mitologjike
Mbi shpinën e fatit
42
Lulëmirës
-Vogëlushes së Kosovës që erdhi në
Kukës në ditët e dyndjes tragjike-
Lulëmirë
Nuk t’i shoh sytë
Veç copëzat e tyre
Si copëza kristali
22 maj 1999
43
Pranvera nuk filloi
As nga qielli
As nga toka
2 prill 1999
44
Vetmia
në gjysmëdremitje
Lodron para syve të mi
Poezia
45
Femrat në sy kanë lot
Loti për mua është luks
46
Vitet kalojnë e plaken ngadalë
Mbaron pritja…
47
Çarçafi i zhubrosur
provë fajësie
e paqfajësie njëkohësisht
Këputja jonë
prehet mbi te…
48
Zakon i hershëm
Më tërheqin vëmendjen
për thembrat e këpucëve
Rruga ime…
s’mund të eci ndryshe mbi ty
49
Bëni kujdes me mua
Një fill kam mes dashurisë e urrejtjes
50
Ti flet
Unë shoh të kuqin e buzëve të mia
Përgjatë buzëve të gotës
51
Llaku i rënë nga thonjtë
më trishton
Si ëndrra ime
52
Nën qepallat e mi atë përlotura
të zvarris
e s’ngopem së të ndëshkuari
53
Në mbrëmjen e vallëzimit
vathi më mungon
humbur në përqafim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyTue Sep 30, 2008 8:06 pm

BEQIR BUZUKU
---------------

NË PESHOJË KOHE
Bota shikohet
me dy parë sy...
Me sy terri shohim natën
me sy drite
presim diellin,
diellin e së nesërmes.
Në vendnumërim
shtohet dergja e pritjes.
Me hapa përpara
shkurtohet rruga,
rruga drejt pikëcakut.
E ç’kuptim ka maksima
në udhëkryq:
Udha e gjatë
jeta e shkurtë,
udha e shkurtë e pasigurtë...
Ruletfati
ndodh na del mashtrim,
po mendjemprehtësia
e fundja dorëtakati
thonë sjell shpëtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyTue Sep 30, 2008 8:07 pm

BEQIR BUZUKU
--------------
HILJA
Në Dëbëllde e gjetiu
tkurret mezhda e tokës sonë,
kot ankohen fshatarët,
ankesat kurrë s’kanë peshë
për njerkën e për hileqarët.
Andej e këndej
të gjithë janë shqiptarë.
Pse u shty
guri i mezhdës së kufirit,
o hileqarë?!
Në tokën tonë stërgjyshore
Sikur t’ishim ardhacakë,
na shikojnë vëngërr,
paria jonë gjithnjë e përgjumur,
mrekulli sheh në ëndërr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyTue Sep 30, 2008 8:08 pm

BEQIR BUZUKU
------------------
LUMI ME EMËR TË RI
Ibri s’është më Ibër
tash ka emër të ri:
K u f i...
Në mes të Mitrovicës
molla e sherrit,
në shpinë të Ibrit
mbi urë, mur.
Ndërtuesit e murit
sot na shkruajnë recetë
recetë për mu(l)ti jetë.
O ju kopshtarë,
të mollave të sherrit,
ne nuk i kemi sytë
për zyze të territ...
përtej lumit, përtej urës
shikohet në mes gishtash,
kur e lyp nevoja
nuk përdoret stopi...
Këtej çdo gjë hidhet n’peshojë,
çdo imtësi shikohet
me sy mikroskopi
Kosova e lodhur,
Kosova e tkurrtë
Meriton atë që synon.
Assesi imponim të shurrtë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyTue Sep 30, 2008 8:09 pm

BEQIR BUZUKU
--------------
IRRITIMI
Ca mjeshtër të padukshëm
gjenden diku,
në fundmoshën pus pa fund,
në trupin tonë ushtrojnë zejen e vet;
nisin të punojnë,
punojnë me dekretligje natyre,
dita-ditës na tisin energjinë,
mbjellin viruse e bakterie,
na e ndjellin pleqërinë.
Netët bëhen vite,
zgërdhihet pagjumësia,
peshëbjeshkën mbi shpinë
na e hedh plogështia.
Dhe më në fund
disi çdo gjë duket
sikur e përmbysur,
dielli i zbehtë,
qielli më i ngrysur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyTue Sep 30, 2008 8:10 pm

KONTRASTE
N’kafene
dikush pi bukën e fëmijve t’vet
Mushkëritë gërrith tymduhani
Dreqi e i biri
aty kanë për t’hy,
pispilloset kamerierja
kronisti vjedh me sy.
Ndokund
n’dasmë valltarët prekun qiellin,
jehu i surlës e tupanit
posi bubullimë,
bën qetësinë copë e grimë.
Ndokund
dikush si M. Kuteli
në testament vulos porosinë,
shprush gjurmët e zhgënjimit,
n’mes jetëvdekjes
derën e vajit
e hap dorë e pikëllimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyTue Sep 30, 2008 8:11 pm

MËDYSHJE
(BEQIR BUZUKU)
Shi e sqotë
porta me rezë
tavan i ëndrrës
plot krahnezë
Ngrohtësinë joshëse
e gllabëroi mjegulla
çatisë së shpresës
i mungojnë ca tjegulla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 EmptyTue Sep 30, 2008 8:12 pm

BEQIR BUZUKU
ILAÇI
Shtatë pash thellë
fundos zymtësia
për t’pushtuar
majët e shkallëve
mungon fuqia
N’shkrumb të shpirtit
helm e pelim
mjegull e terr
një bashkëdyzim
Urë e dreqit
leqe-leqe
lypset shpikur një ilaç
lypset shporrur
ëndrrën e keqe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 16 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
Mbrapsht në krye 
Faqja 16 e 23Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 19 ... 23  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Lutfi coka/Cikel poezishe
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: