Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Shko poshtë 
+18
Luki
blerim
shaban cakolli
voglushja
murturi
Eva0506
Kristaq F. Shabani
meli
zeriatdheut
Guximi
Orfe@
E_Bukura
Kosovarja
Urata
Euridika
Arta
NetSerseri
Sofra
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 17 ... 23  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 2:55 am

Jusuf Gërvalla. Poezi.

Qenie, varr as frymë


një shishe hermetike
grykëngushtë
lëfytgjatë
në murin prej argjile
në detin e ëmbël
në lëkurën me pore drite
në ballsam të largët egjipti
një një të miliontin yll
në çdo kristal
në çdo gur të çmuar

bima mugullon në terrin e tokës
në qullin e baltës
qenie, varr as frymë
sy i zbrazët
nga gjithë bukuria mbeti vetëm kjo
e prekshme e flakët dhe e pakuptueshme

seç po lebetitem po më dridhet buza
zëri im i djeshëm se ku u bë
amshim i zbrazët
si syri që më sodit me plotëninë e trilluar
i ndritshëm e i thatë si mermer i zi
dashuria e të çmendurit nga frika
mes të gjithëfuqishëmve
një gogol druri mbuluar me të tharat e vjeshtës
një leckë e një enë e ndryshkur
ca pulla sedefi

në shesh i nxora gjithë rekuizitat e parajsës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 2:57 am

Alistar Ramadani

Sdua të flas

Mos më bëni të flas
Nuk dua
Të shpalos
Dhimbjen,dashurinë
Në kengë shoh gjak
Gjak
Të një të pafajshmi
Kurse valët e detit vjedhin jetën
Fëmijut të posalindur
Mos më bëni të flas
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 2:57 am

Alistar Ramadani



Liri - çfarë ere ke?

Tridhjetë e gjashtë vjet dëshiroj të të marr erë
Të kërkova,e di të kërkova-gjithkund
Nuk të gjej dot askund
Bile një shenjë tmë kishe lënë-ndokund
Zemra do tmë trokiste-normal
Evropa është plakur-gjithnjë plaket
Por shpresoj-do të gjej
Do të kërkoj-nuk ndalem
Do të gjej edhepse-Evropa plaket
Nga xhelozia smë lejon të të mar erë-edhe unë
Vallë!Je në Amerikë?-Është e re Amerika
Do të vij atjetë të marr-një çikë me vete
Pajtohesh?
Pyete Amerikën,të lëshon-një copkël nga ti?
Le ta dish-po të mora erë
Stë lëshoj-për jetë e mot
Sepse shumë të dua-LIRI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 2:58 am

Alistar Ramadani


Sytë e gjelbërt

Sytë e gjelber të dritares sime,shikojnë lojën e fëmijëve
Rrugën e këmbanave,pullazet e gjelbëta
Dhe kapelat e zeza të shtëpive

Në fytyrat e ngurta,sytë e gjelbërt të dritares sime
Shikojnë kullën e bardhë të varrit
E rruajnë kufomën e vetë

Sytë e lodhur të dritares sime,shikojnë larg mallin
E treten këtu vetëm...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 2:58 am

Alistar Ramadani


Sulmi i Fundit

Shikoj pishinën e vockël ,
ku peshqit pasionojnë kalimtarët
Ushqehen nga ato,
kënaqësi e përbashkët
Fëmijt marrin dhenë në shtrojën e bukur të kullosës,shikoj...
Me mall,me dhimbje
Dua ta largoj mallin,
nuk mundem,
edhe po të dua,zemra më qanë
Ka filluar sulmi-më thot dikush në vesh
Përdorin helikopterët,aeroplanët...
Fshatra të tërë janë rrafshuar për tokë
po edhe qyteti more gjuhet
Ka të vrarë-shqiptarë
Fëmij,pleq,gra
Nënë e bij,babë e bir të masakruar nga mortajat
Pishina që kam pranë e dekoruar me gurë për rreth
dhe shtartin e gjelbër të kullosës mu bënë kuq përära syve
Fëmijët më thërasin të luaj me topin...ah!
Që më vinte ky zë prej së largu
kur pash fëmijun tim të më shkundë krahërorin
Sa shumë të mira keni ore bijt e mi-ju them
Luani,luani, tash babi do vi t`ju bashkangjitem
Ju shkon zëri deri në qiell nga gëzimi
Shijojnë ajrin e pastër në Chavanne dhe kullosën e gjelbër
Shikojn lisin e bukur të mbrojtuar nga ligji
dhe pishinën me peshqi
Kënaquni bijt e mij,kënaquni
psherëtis me dhimbjen e madhe
E moshatarët e juaj?...
Ato të nënshtruar nën breshërin e predhave gjakatare sllave
E ju i ushqeni peshqit me grimcat e bukës në pishinën akuarium
Dhe gjuni topin të lirë në kullosën e gjelbër

Ore,po Sllupçani,Vaksinca...Likova e tërë...O!
Hatixhja,kjo nënë trime,kjo burneshë e madhe:
Nuk kam ku shkoj më larg se shtëpis sime
U&CcedilK janë vëllezërit e mi
dhe nuk i lëmë vetun
le të na gjuaj shkau se nuk e kam ndër mend të lë shtëpinë-e vendosur fliste ajo
Ore,po Shipkovica,Gajrja,Poroji...Tetova e tërë
Nënë e bij në obor të tyre masakrohen nga predha
E Jehona e vogël në rrugë duke shkuar të blen bukë
Buk o shka i shkinës,buk
E ti e gjuajte me plumb
,ja more jetën e njomë që sapo kishte lëshuar lulzimin
...O Zoti im më bën të fortë...të përballoj dhimbjen
Vriten pse janë shqiptarë ej

Luani bijt e mi luani
do vi babi tju bashkangjitem
në lojën me top
Shijoeni ajrin,kullosën,pishinën akuarium
Mos paçi dhimbje asnjëherë bijt e mi
jeni të lirë...shijoeni lirinë
Zoti ju bekoftë...kënaquni ju bile
Moshatarët e juaj presin breshërin e predhave...
bijt e mi

Radusha?O!...
Radusha,Bojana...Dervendi i tërë
Jehoji krisma në Radushën e madhe
Si në Sllupçanin legjendar…Haraçinë
I mësuan si luftohet,kush lufton dhe kush duhet të vritet
Nuk vrasim ne civilë JO o shka i shkinës-thonë trimat
E ti po,ti vret...femij,gra,pleq
Nuk u kënaqe as në gazibabë kur vrave njerëz duke fjetur
Po Lubeteni?
&Ccedilka gjete në Luboten që bëre krimin
Të vrarë pas shpine,nga afër-thonë të gjallit e mjerë
Thonë edhe dëshmitarët e huaj-o kriminel
Janë me dhjetara të vrarë me qindra të torturuar
Kështu thonë dëshmitarët...janë egzekutuar thonë ato

Oh!Nënë,sa më mungon fjala jote e butë
Në këtë dhembje të madhe
As Bukoviqi nuk mbeti pa prekur,edhe atje vranë-shqiptarë
katilat,katilat...

Gjuma topin babit,gjuma
Ti bi me këmbë sa kam fuqinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 2:59 am

IRFAN AMETI


Bijtë e shqipes

dite MARSI
mbi trojet tona ndricoi drita
drita e LIRISË.
dritë,populli që moti e priste
ishte drita e lirisë.
humnerë qe me shekuj ishim
humnera qe dritë nuk kishim
humnerë që e quanim robëri
ditë MARSI,na ndriti rrezja
rrezja që u quajt LIRI.
lindën shqipet e malit
lindën në shkrepat e sharrit
lindën bijte e lirise
lindën trimat e shqiptarisë.
U&CcedilK u gëzoft ky emer
çdo shqiptar të mban në zemër
me jetë qofshi trimat e shqiptarisë
u bekofte Zoti me jetë e mot
e gëzofshi flamurin e lirisë
plumbi i juaj për shkaun
u bëftë vaj e lot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 2:59 am

Bujamin Rushiti


Të Lutem

Mjegullat nëpër sy
më janë verbuar sytë
me duket se jame ne qiell,
e prek gjithësinë
sa shpraztirë
era e ftohtë
yjet pa dritë,
edhe ato të vetmuara
askund askush,
shpraztirë e pafund,
i shqetësuar jam
nuk di katë shkojë
Cila rrugë më shpie në drejtim të duhur
jam në udhëkryq
pa emër,
i humbur e i hutuar
qëndrojë në gjithësi,
i mjeri i humburi unë
në kozmosin e pafundë


Dua të zgjohem
në jetën që isha
dua të bërtasë LIBERTAS,
dua të jemë ai që isha
dua të dalë nga ky labirint dua të gjejë rugën e humbur.
Endem anë e mbanë kozmosit të pafundë
kërkojë atë...


Kërkojë kohën e humbur
kërkojë jetën kur isha fëmijë,
kërkojë ditën kur u dashurova
për herë të parë,
kërkojë atë që kam humbur e që nuk vjen dot!
e dashura kohë
të lutem kthehu vetëm pakë ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:00 am

Teuta Zymberi


Unë, tragjiku i Evropës

Unë, i huaji, i huaj për të huajin
Gjaku im analizë eksperimenti në laboratoret e Evropës
Unë, refugjati i tretur në perëndimin e egër
Me Ndërgjegjen e Vrarë jetoj mes dëshpërimit e shpresës

Unë, dosja " Kosova Albaner"
Që, sytë m'i vret cinizmi i bukurisë kapitale
Unë, personazhi i njohur i tragjedisë
Pyes ATA, që, mbi gjakun që nuk falet krijojnë Komedi
Është Koha e Demokracisë apo Shpëtimit Kombëtar!

Unë i huaji, i huaj për të huajin
Unë, aneks i shkëputjeve në hartën e tokës
Unë, i përjashtuari në kongreset e Berlinit, Londrës, Dejtonit...
Më i talluri në Konferencat e Paqes
Shqiptari i shpallur qytetari i Evropës
Emri më i vjetër i Ballkanit!

Unë dosja Shqiptari nga Kosova dhe viseve etnike
Jap ultimatum për të drejtën time historike
Rezoluta e Krismës në Kongresin e Armëve
Vetëvendosë Lirinë time Kombëtare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:00 am

Teuta Zymberi

Në front nuk shkove turist

kushtuar Dëshmorëve, që shkuan nga diaspora të luftojnë për lirinë e Kosovës

Ti, Luftëtar i lirisë
Në shtratin e flakës së maleve
Nuk shkove për t'u shtrirë në pushime verore
mbi trupat e femrave të masakruara
nuk shkove të dehesh në aventura
Mbi kufomat e njoma të fëmijëve
nuk shkove të mbash konferenca pacifiste
Mbi varret e njëmijta të Kosovës
nuk shkove të tallesh me fjalën Pavarësi
Nuk shkove as t'u thuash bedeneve të Adem Jasharit
Dorëzo armët!

Ti, Luftëtar i lirisë
Nuk rroke armët në duar
Ta shesësh atdheun në tregjet ndërkombëtare dhe të Serbisë
As të bësh marrëveshje me xhelatin si t'i vrasësh kryengritësit në male
As nuk shkove të luash me Predikuesin e Paqes
Lojën e opcioneve në tavolinën e të Premteve!

Ti, Luftëtar i lirisë
Në Frontin e Luftës nuk shkove si turist
Ti, hyre në gjiun e tokës ushtar i popullit
Me shpirtin e fitores së madhe të U&CcedilK
Me betimin e flamurit dhe të pushkësE puthe tokën e dashur dhe të kallur të Kosovës
I shpalose letërnjoftimin e luftëtarit të vuajtur të burgjeve
Dhe i fole bjeshkës, gurit e plisit të bardhë:
I sati Dëshmor jam unë, që po flej në shtratin e maleve!

Shkruaj për mua Kosovë, kur unë udhëtoj tek Dielli
Shkruaj, se unë, nuk jam i paidentifikuari i Kosovës
Unë kam emër, mbiemër, emblemën e lindjes
Kam varrin tek dera e shtëpisë në prehrin e nënës

Shkruani për mua ju troje të mia të gjitha bashkë:
Në atdhe u ktheva të luftoj kundër robërisë
Në Frontin e Luftës nuk erdha turist
Erdha si Skënderbeu tek populli
Kosovës t'a sjellë lirinë

Vdekjes Tënde nuk i besoj Dëshmor
Se Lufta për &Ccedillirim
Legjitim njeh vetëm trimin
Vdekja për Atdhe nuk e njeh vdekjen
Vdekjes Tënde nuk i besoj...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:01 am

Teuta Zymberi

Gjendje e jashtëzakonshme

Nuk përfundojnë netët e jashtëzakonshme tek unë
Nuk ndalet gjuha e keqe ta kafshojë popullin tim
Sadistët kërkojnë projekte të reja rreth trupit tim
Kërkojnë ditë e natë ta zhdukin emrin tim
Kur dua unë të jetoj shpallet Orë Policore
Kur dua unë lirinë më ndjekin penalisht
Kur dua unë të shkruaj vargje për Shqipërinë
Shpallin kulshedrat shtetrrethim
Sa herë që flas për lirinë më çojnë në Izolim
Sa herë që thërras për kryengritje
Makineria ushtarake vëhet në veprim
Shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme, Kosova në shtetrrethim

Tango

Kush thotë se unë s?di të vallëzoj Tango
Kush thotë se unë s?kam gjene të artit të madh
Kush thotë se unë s?di ta kuptoj
Kush thotë se unë s?di ta luaj Aidën e Verdit
Unë jam lindur në djepin e këngës
Unë jam përkundur me ninulat e nënës
Unë jam rritur me Vallen e Shqipes
Unë jam shqiponjë dhe mbi Tango fluturoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:01 am

uta Zymberi

Vargje në robëri

Lexoja aq shumë lexoja
Për të krijuar poemën e lirisë
Përpiqesha t?u ngjaja poetëve të mëdhenj
Naimit, Pushkinit, Lorkës, Nerudës, Brehtit
Poete s?bëhesha por njësoj vuaja si ata
Shkruaja poezinë e luftës në pamflete
Unë e dija se për ta thirrë lirinë
Zogjtë i vrasin me plumba
Unë e dija se për të lëshuar britmën për lirinë
Zogjtë vdesin duke kënduar...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:01 am

Teuta Zymberi

Shikimi në mjegull

Nata ka rënë në gjumë të shqetësuar
Dielli ende larg për ta përshëndetur
Era bartë zemërimin e Akilit rrugëve
Oxhaku përdredhon tymin mbi kullë
Sytë xhirojnë çdo ditë n?këtë hapësirë
Tanket, kapuçhekurit, burgjet
Helmetat serbe fshehen nëpër mjegull
Mëngjeseve futen me tërbim nëpër dyer
Nata s?ndjen Këngët e Ringjalljes
Lumturinë veç ëndërr e kam parë
Dritën e syve ma verbuan Ciklopët
Unë nuk e di çka do të thotë të jesh e lirë
Bota lëviz për çdo ditë për të mirë
Toka ime shkelet çdo ditë me rrota
Frika zemrën s?e mund
Triumfi jeton në shpirtin e Faustit
Vjeshta në asfaltin gropa-gropa
Pikturon rojet e mjegullës
Diku një këngë kryeneçe përmbytë ankthin
Liridashësit betohen kështjellave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:02 am

Teuta Zymberi

Frymëzimi im

Frymëzimi
Zakonisht në thellësi të natës më lind
Inspirohem jetën time ta rilind
Frymëzimi është një emër ideal
Një emër që ka lidhje me atdheun
Një emër që ushqen shpirtin tim
Frymëzim
Një emër që më mbushë përplot gjallërim
Që më jep zemër ta mbijetoj çdo rrezik
Unë lind bashkë me frymëzimin
Bashkë mundim terrin e zi
Bashkë mbajmë të fortë idealin për liri
E shkruar, gusht 1989
Frymëzimi im
T?im bir, Frymëzimit
Frymëzimi më frymëzon të frymëzohem për Shqipërinë, jetën, për dashurinë,
për atdheun, për popullin, për idealin tim njerëzor, për ,Frymëzimin tim
Jeta ime quhet FRYMËZIM

Fjala nënë qenka heroizëm
Ta ndjesh dhimbjen e gjallë qenka pavdekshmëri
Ta sjellësh fëmijën në dritë qenka një mrekulli
Të lindësh fëmijën do të thotë të rilindësh si nënë një madhështi
Dhjetë orë dhimbje një botë e tëra me dhembje
Me dhimbjet që herë iknin e herë vininMe dhimbjet e gjalla që të përbinin
Me orë të tëra prisja lindjen e Frymëzimit
Duke pritur një lindje të mirë
Kujtoja një Lindje e vështirë
S?kisha britur kurrë në jetë
S?brita edhe kësaj here edhe nëse do vdesë
Me orën që ecte nga mesnata
Matja orët e dhimbjeve me orët e gjata
Ora dy pasmesnate kisha minutat e fundit
Dhe fillova të thërrisja Frymëzim, Frymëzim
Si përherë të fundit
Ndjeva oh, aq ëmbël nëgjoksin tim, pëllumbin
Ndjeva oh, aq këndshëm yllin e vogël
E putha, e përqafova, e shtrëngova
O zemër eja tek zemra dhe në gji e mora
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:02 am

Teuta Zymberi


Letër nga Perëndimi i egër
( AULONËS )

Dielli a po nxen Aulonë
Rrezet e tij vapë sjellin mbi tokë
Nënën ma ke ngushëlluar për Ditë të Zisë
E nesërmja a sjellë ndonjë protestë të re...
Shi apo bie Aulonë
Qielli ka ndërruar ngjyrën në sytë tuaj artistik
Apo dallëndyshet i kanë internuar
Në klinikat sadiste për eksperimentim...
Lulet a kanë ujë të rriten
Me lot të nënave ato a ujiten
A lindi ndonjë Yllkë a Fatos i vogël
Apo ndonjë djalë i ri u kthye nga ushtria prapë i vdekur...
Netët në misirin tim janë terr e zi
Shëndetin ma grimcon kapitalizmi i poshtër
Perëndimi është ëndërr banale duhesh ta dish
Kamp mesjetar kundër hartës shqiptare...
Dhe ti, Aulonë
Mos ik nga historia e emrit tuaj
Mos harro datën e Ditëlindjes kur ke lindur
Këtë e duan Sadistët
Të harrosh kur ke lindur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:04 am

Alban Tartari[b]
(Ankara,10.08.2001)

(Kushtuar 5 deshmoreve shqiptare, te cilet
u torturuan dhe u ekzekutuan barbarisht nga
forcat maqedonase.)

[b]Udha e mbare, Trim!
TE PESEVE*

Nisu Trim,
capit drejt agut te pergjakur
atje plumbat
shkruajne germa lirie
atje, plumbat grisin heshtjen
vrapo si i ri-si veriu
lufto si plaku.
Trimi im,
perpara ke jeten...ke vdekjen.


Nisu Trim,
drejt lavdise se heshtur
drejt te embelit-hidherakut
a-t-dh-e-u-t.
Ku armet renkojne shqip
ku buzet vjellin hekur
nisu Trim
se nata kemben e theu.

Nisu Trim!
shtij nje pushke edhe per mua,
melcine e nates
copetoje me maje te bajonetes,
flake vdekjen nga supet tane
femijet
jetimetne syte e tu te lexojne
himnet e jetes.

Nisu Trim!
buzethare...se shteren burimet
se u dogj u be shkrumb
gruri ne are
se nenat, nenat
nuk flene gjithe naten nga renkimet
per djemte e tyre te vrare...
Nisu Trim
ti je i fundit...
se une,
nuk kam per te te qare

Shko Trimi im!
Te qofte udha e mbare...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:04 am

LINDITË AHMETI



CILËN DEGË TA ZGJEDH

Ndonëse u fut shkrepëtimë e rrufesë në dhomë
Duke ngrehur pas vetes bubullimën e tmerrshme
Të ma tregojë forcën e urdhërit të zeusit
Ec këndej
Unë dola e mbeta te bigë e lumit
Cilën degë ta zgjedh
A të shkoj kah deti
Kahut të përunjësisë
A në anën tjetër
Në të djathtë janë rradhitur miliona barka të rëndomta
Plot e përplot me udhëtarë të përditshëm
Që shkojnë rrafsh rrafsh përfundi zeusit
I cili rri i madh përmbi
E u fal të gjithëve nga një hallkë ari për qafë
Nga një copë tërkuze
Shtëpinë e mbyllur
Fundin e detit
Në anën tjetër shkon degë e lumit drejt
E larg atje në shkëmb i mbërthyer
Qëndron kryelartë prometheu që ofron
Zjarrin e fjalës
Që të djeg rininëE shkabën që t'i ha mushkëritë
E mësimin e vështirë si të bëhesh qiri
E pak miq
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:05 am

LINDITË AHMETI



KUR MË VJEN AI ME MBRËMJEN

Kur ikën dielli matanë malit
Heliadat i lënë shenjat e buzëve
Me tkuq
Aty ku qiell përqafon bjeshkët
Duke i tërë perëndimi me shenja buzësh
të trëndafilta
Ngadalë pastaj
Lëshohet teposhtë drejt fshatit
Me fustan ngjyrë vishnje
Mbrëmja
E shoqëruar nga simfonia
E zogjve të malit
Që shkojnë të flenë
Të bartur në krahët e driadave
Plot verë
Që e ftojnë zefirin t'i përkundë degët
me çerdhe
Ndonëse hemera bie të pushojë
Mbi fshat mbetet gjallëria
Se e kanë marrë vesh
E dinë të gjithë
Ai do të më vijë
Ma dërgon vetë zeusi
Mbrëmja e pret një copë nga fustani i saj
I mëndafshtë
E shton rrugën
Xixëllonjat varen në gjethet e drunjuve
Për anësh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:05 am

LINDITË AHMETI



Llamba

Ai do të më vijë
Gratë janë bërë gërsheta
Nëpër dritare
Duan të vjedhin një grimë Nga bukuria
Që s'u takon atyre
Për të arrnuar ëndrrën e grisur
Në fund - ndodhia
Ai zbret në formë të fluskës
E kur e çon dorën të trokasë
Në derën time
Rroket në një ferrë të kulumrisë
E shkon me erën
Si balonë e shpuar
Lojë e zeusit kjo do të jetë
Udhë e mbarë o çun i pritur
Udhë e mbarë o çun syshkruar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:06 am

LINDITË AHMETI


MOS MË IK ME ERËZËN E MALIT

Thurret ëndrra me pamjen mbi bar
Me rini gazmore e me ëmblësi
Mu në mes të saj me shfaqet ai si ylli i parë
Më afrohet me trëndafil në buzët e tij qershi
Duke derdhur buzëqeshjet si stoli me ar
Në skajin e blertë që e lan pasdita me shi
Tash nga kopshti përhapet bukuria e paparë
Mbulon apolloninë e rrënuar e hallin e strukur
Si lulet e fushës djerrina e ara
Hapet çdo shteg i ëndrrës e ai vjen
I lehtë flutur
I dal unë përpara
A erdhe
Ai më thotë po shkoj tash
I them zë pak vend në këtë çerdhe
Më thotë ai po unë të pashë
E merr udhën ai bashke me erën
Me bërbëlimën se do të kthehet
Do të më kesh pranë thotë me pranverën
E posi qelqi nga gur i një çapkëni ëndrra
Më thehet
Ai tretet në elegjinë time hipur në erëzën
E malit
Mbetet ah mbetet heshtja në kullën timeTë bredhë
Ta ruajë anën e zezë që i shkakton gocës ikja
e djalit
Ta ndezë e t'i japë figurës me një derdhë
Më mbetet koka mbështetur në faqen
e fatit të zi
Me shikimin kah rëra e pafund që mbush
shpirtin tim të ri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:06 am

LINDITË AHMETI


ELEGJI PËR ATË QË I KA MBETUR VETËM FYTYRA E PAQARTË NË KUJTESËN TIME

Kur filloi tërë ajo zgjyrë e zezë të rrjedhë
Duke shpërndarë erën e rëndë
Unë desh u dorëzova
Desh rashë
Ish një e papritur e ftohtë
Që ma preu vjershën përfundi gonxhes së bardhë
E mora atëherë virtytin tim të parë
Ta ngrej kokën
E kisha të rëndë shumë nga turbullia
E mezi shikova kah muri kundruall
I dhomës sime
Muri borë i bardhë
Pa asnjë pikë
Kur si shuplakë m'u dha fytyrës befasia
E përsërita veprimin e krenarisëTash e qartë m'u shfaq një leckë e përlyer
Varur në një gozhdë
E mjera unë
Për këtë shqetësim që m'u paraqit me formë e lëndor
Ky qenka burimi i zgjyrës
Që po nxin dhomën time
Edhe detin e pafajësisë
E bashkë me durimin tim
Të cilit i lakoheshin këmbët nga pikëllimi
Mbi shpatullat e njomaDolën mundimi e lufta ime
Dorë për dore
M'u bashkuan në anijen e rrezikuar
Të ballafaqohemi me gënjeshtrën
E mbuluar
E shtati më erdhi më i rëndë se pesha e kryqit
E ngrita dorën kah lecka që rrinte aty
Si korb i paftuar
E pa cipë hapte krahët e zez
Ta mbulojë turpin me fshehtësi Që s'mbulohet dot
Ra lecka poshte duke lënë binarë të zez
Prapa vetes
E në gozhdë
Luhatej fytyra shumëngjyrëshe
Që e kishte harruar ai
E kishte dalë me fytyrën tjetër
Derisa pelini rridhte nga sytë
E kësaj fytyre
Dhe mbushte zemrën time—
Vaji im e ngulçonte ngushëllimin
Që ma jepte muza
Për fytyrën e tij të parë
Që kacavirret nga jashtë.
Në vjershën time
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:07 am

LINDITË AHMETI



S'MUND TË VIJ ME TY

Ti më vjen mbështjellë me kinda paqartësie humbur
E më sillesh krekosur si noti në sheti
I fërkon sytë të më gjesh mua lart
Shikon papërcaktueshëm ti
Po e shoh se s'ta kap syri yllin e mëngjesit
Ende sillesh kohëve të kuqe
E më flet për bukurinë nga rruga
Ti
E më fton të rrimë
Me fjalët e zbrazura të dua
Hajt të pushojmë nën hije të arrës
Më thua
Derisa je i zënë me varrimin e viteve
Rrugëve të verbëra të botës
Ti më fton në evropë ta vjedhim një çokollatë
Ta bëjmë një sheti me qen
Nga zelanda ta mbrojmë atdheun
Ndoshta do të dëshpërohesh sy shkruari im
Por unë s'mund të vij me ty
Shkova mbi këtë re të bardhë
T'i shoh gjurmët e kadmit plak
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:07 am

Shpresa Latifi

NËNA

Deri tash nuk e pati leht duke më rritur,
me buzqeshje prej shkollës më ka üritur.
Natën erdhi të më vizitoj,
me mbules të më mbuloj.
Në mëngjes u zgjua për mua,
me mëngjes më ka dhurua.
Nëse e kisha një sëmundje, ajo më shëroj,
dhe e vetmja ajo nuk më harroj!!!
Por unë me qka ia ktheva këto të mira?
Duke bërë gabime të tilla?
Duke mos i ndihmuar në punët e shtëpisë?
Duke e lënë vetëm në mërzitë e vetmisë?
Dikush thot, se i ka dal nënës hakesh,
ünë ata po i pys: pse po tallesh?
Ti dy herë duhesh me jetu,
këto fjal për me i meritu!
Nëna gjithmon të ka përcjell,
dhe ajo gjithmon të ka sjell!
Kur e ke bërë ndonjë gabim, ajo ta ka fal,
e si ka mundsi asaj hakesh me i dal?
Mundesh me e lehtsu hakun kështu duke vepru:
Duke e sjellur, duke mos i thënë kurr jo!
Duke sjellur vepra të mira,
e duke bërë shumë gjëra të tjera!
Nëna është si askush në këtë botë,
dhe t`i bësh diqka të mirë, kurr nuk është kot!
Ndoshta kjo nganjëher nuk është leht,
por qka është leht në këtë jetë???
Ti thua: sa shum unë po duhet me përballu!
Por si ndjihet nëna ndonjëherë a ke mendu?
Përveq asaj, askush këtë fjali nuk e ka meritu,
ajo, që për ty zemren e vet e ka shkrumu!
Këtë poezi vetëm nënës ia kushtova,
se edhe unë shumë gabova!!!
As unë nuk i kam dhënë rëndësi,me ia thënë nënës një të pastërt fjali!
Por unë prej gabimeve të mija shum kam mësu,
dhe, jo mjaft, por pak kam ndryshu!!!
Ende shumë kam me punu,
një puthje nga nëna për me e meritu!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:08 am

Shpresa Latifi

Jeta jonë në liri

Jemi duke jetuar në një botë të papërshkruar,
tani më gati gjith shpresat janë shuar.
Për liri sa shumë kemi derdhur gjak,
por këto nuk i kujtojm më aspak!
Po e shijojmë jetën pa kufi,
po mendojm, se kësaj i thonë liri.
Më vjen mirë, kur e shijonë jetën,
por kujdesu, mos e humb vetvetën!
Drogë, raki dhe me të madhe tradhti,
a është kjo me shiju liri?
Jo vllezër e motra, mos gaboni,
nëse ju vërtet jetën e doni,
lëni këto metoda të jetës,
dhe kthehuni të drejtës.
çka është e drejta, më pyetni tani,
përgjigjen e gjeni, nëse ndaleni të mendoni...
Ndoshta kot po humbi kohë me këtë poezi,
por po ju lutem, deri në fund lexoni!
Dhe pastaj kujtoni qka keni përjetuar,
doni vërtet, të jeni në fund të shkatërruar??
A është kjo jeta që e keni ëndrruar?
Po ju lutem, mos hyni rrugëve të gabuar!
Tani më mjaft e kam shprehur mendimin,
ju falemnderoj shum për leximin.
Ndoshta aspak nuk më ndëgjoni,
dhe ndoshta shpejt më harroni.
Atëherë ju uroj gjith të mirat në liri,
por shpresat unë kurr nuk do ti humbi!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:09 am

Shpresa Latifi


NJË PIKLLIM

Erdha në shtëpi me një gëzim,
por aty më priti një pikllim.
Nënën e shihja duke derdhur lotë,
nëna saj ishte shkuar nga kjo botë.
Nëna ishte ulur në tokë dhe po vajtonte,
zëri saj i ̈mbël më nuk i shkonte.
Gati kurr nuk ishte e lumtur,
tani edhe nënën e kishte humbur!
"Nënë, si të lash me shku?
Kisha dëshirë me të vizitu.
Doja të shihja edhe njëherë duke qenë gjall,
të lutem nënë, ma bënë hallall!
Oh, pse nuk erdha me të vizitu ty?"
Kështu fliste nëna me lotë në sy.
Nuk dija si të veproj,
fillova edhe unë të vajtoj.
I thoja nënës:"Pije një gotë ujë!"
Kurse përgjigja saj ishte:"Jo, nuk muj!!"
E kapa telefonin dhe pyeta për bileta,
por jo, asesi bileta nuk gjeta!
E pyeta veten: çka të bëjë tani?
Nuk doja t`a lë nënën në vetmi!
Pas një kohe filloj të kujdeset edhe vëllau,
prap nëna ato dhimbje nuk pati mundsi me i përballu!
Sëbashku me motrën e vet ajo të nesërmën shkoj,
plot dhimbje dhe vaj nënën e vet e vorroj.
Kurse unë vazhdoja jetën larg në gurbet,
e nënë në këto çaste e lihja vet.
Doja të bëhet kjo ëndërr, por prap ishte e vërtet,
këto qenkan epizoda, që shkojn e vijnë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 EmptyThu Jul 24, 2008 3:09 am

Shpresa Latifi


DITLINDJA NË MËRGIM

Isha në gjumë duke ëndrru,
kur kishte ardh koha për në shkoll mu zgju.
I qela sytë dhe shikova nga dritarja,
një engjull më tha mbrëmë ishte ditlindja!
Po, ishte data, kur kisha lindë,
por për mua nuk kishte rëndësi.
Ai engjull mundohej me më bindë,
se nuk është aq i keq gurbeti.
Kot ai engjull u mundohte,
mua zemra më vajtonte.
Askujt në mend nuk i kish ra,
ditlindjën dikush që e ka!
Dhe kush ishte shkaktarë për të?
Kush, natyrisht se gurbeti.
Dëgjo se qka të bën gurbeti,
të ndanë nga familja, dhe të le në vetmi!
Prandaj shkakton edhe një mërzi të madhe,
që nuk të le mu knaq as në ditlindjën tënde.
Dhurata dhe urime,
nuk më dha askush.
As fjal të ëmbla as përqafime,
zemra mu digjej prush!
Nuk ka rëndësi ajo ditë kur jam dalur në këtë botë,
sepse atë nuk e kam vendosur unë.
Por janë me rëndësi ata lot që i derdhi sot,
që në syt e mi formojn një lumë.
Nuk dua dhurata e urime,
e dua atdheun tim.
Nuk i dua më ato përkujtime,
që i mbaj gjith në shpirtin tim.
Prandaj dua të ma uroj dikush ditlindjën në gjuhën amtare,
e jo në një gjuhë, që nuk është e imja.
Dua të jetoj me familjën time shqiptare,
në atdheun tim, që quhet Presheva!!!Më doli gjumi dhe kuptova se kisha ëndrru,
sot ishte ditëlindja.
Mbeta habitur duke u mendu,
ai engjull nuk mu largonte nga mendja.
Fjalët e tij ende në zemer i mbaj,
dhe jetën në gurbet e vazhdoj.
E vazhdoj jetën plot vaj,
por atë engjull kurr nuk do ta harroj!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 11 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
Mbrapsht në krye 
Faqja 11 e 23Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 17 ... 23  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Lutfi coka/Cikel poezishe
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: