Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Shko poshtë 
+18
Luki
blerim
shaban cakolli
voglushja
murturi
Eva0506
Kristaq F. Shabani
meli
zeriatdheut
Guximi
Orfe@
E_Bukura
Kosovarja
Urata
Euridika
Arta
NetSerseri
Sofra
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18 ... 23  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyTue Sep 30, 2008 8:13 pm

BEQIR BUZUKU
NJË PIKËPYETJE
Punët e vogla
kokorisjet
në shtrëngata
e po a trembet
muzgu nga mesnata
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyThu Oct 02, 2008 11:46 am

NE JEMI ARDHMËRIA
(DEMIR KRASNIQI)

UNË E DUA LIZËN

Kënga e parë –

Oh, mori nan- e,
Diçka du’ me t’ than-e –
Nuk e du’ Kosovën,
S’e du’ fakultetin,
Nuk e due Zizën,
Se ma soll kiametin!
Por e dua Lizën -
Që ma bani vizën!

Prej poteres s’ Zizës –
Ujk , mu ka ba shpija!
Se për sytë e Lizës –
M’ dogji dashuria !
Soll për hatër t’ vizës –
Që m’ nxori prej krizës !
Veç për sytë e Lizës –
Ia dhashë dysh, unë, Zizës !

Nëpër klube t’ natës –
U njoha me Lizën!
Për inati t’ babës –
Zoti ia ruajt kthizën !
Nga meraku i vizës –
Për hatër t’ devizës!
Për me dalë prej krizës –
Jam ba rob i Lizës !

Kënga e dytë –

Moj nan-e, moj nan-e,
A po vjen në Zvicërr-e?
-Unë po vijë , po s’ kam me se,
S’ ka kush ma banë vizën-e?!

Jam njoftu’ me Lizën-e,
Ajo ta banë vizën-e !
Liza na i banë vizat-e,
Zoti e ruejt nga mizat-e !


Po banë nana:”Haj medet,
Qysh bajmë darsëm në gurbet?!”
-Hajt, moj nan-e, mos ki dert,
Na qet Liza n’ selamet !

Do t’ bajmë darsëm për merak –
Me gjermanë e me zezak!...
S’e harxhojna as nji rrogë,
Se me thasë, po bajna drogë!...

Hajde, nanë, e ruenaj thminë –
Ta banë Liza, garancinë!
Hajde, nanë, përkundna djepat –
T’ i ndreqë Liza, tana letrat !

-Kënga e tretë-

Haj, shyqyr, moj, haj shyqyr –
Na ka dalë nana, azil !
S’ ka ma gëzim e ma shyhret,
Se me marrë nuse n’ gurbet !

Ka dalë nana, në oborr –
Nusja e mirë, por synin qorr!
Po rrehë nana , me shuplakë –
Nusja e mirë, por koka plakë !

Vallëzon nana, me nji kambë –
Nusja e mirë, s’ i kish tre dhambë!
Po hanë nana, kikirika –
Nusja e mirë, por kish perika!

Po knon nana – zanin pushkë,
Nusja e mirë, po ish kanë vejushkë!
-Hajt, moj nan-e, mos ki gajle –
Liza e ka penzinë e madhe!...

-Kënga e katërt-

Kalle, kalle, ndiz fitilin –
Nanës tonë, ia dhanë azilin!
Nanës tonë, ia dhanë azilin,
Of, aman, aman, aman!



Kalle, kalle, qitja flakën –
E lamë t’ renë, e morëm plakën!
E lamë t’ renë, e morëm plakën,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj, mashalla –
Plaka , moj, erdh te na !

Of, of, of, sa mirë ta bana –
Qi nuk t’ lash n’ Kosovë, te nana,
Qi nuk t’ lash n’ Kosovë, te nana,
Of, aman, aman, aman!

Edhe nana, e ka ditë –
Për gurbet, ty, që t’ ka rritë,
Për gurbet, ty, që t’ ka rritë,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj, mashalla –
Nana, moj, erdh te na!

S’ ka ma gëzim e ma shydet,
Se me e marrë nanën, n’ gurbet,
Se me e marrë nanën, n’ gurbet,
Of, aman, aman, aman!

S’ ka ma vështirë e ma kiamet -
Babën, n’ shpi , me e lanë vet,
Si e pastë ba, ai, e pastë gjetë,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj mashalla -
Nana, moj, erdh te na !
Shote, moj , mashalla –
Baba, mbet tuj kja!

-Kënga e pestë-

Na , n’ llokum e majna Lizën,
Po, po, e majna !
Soll që i bani djalit vizën,
Po, po, e majna !

Na, Lizën e majna n’ molla,
Po, po, e majna !
As nji ditë s’ asht kanë te shkolla,
Po, po, e majna !
Ojna, ojna,
Në Zvicërr, do t’ shkojna !
Zvicrrën do ta kallim -
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna !
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na Lizën e majna n’ arra,
Po, po, e majna !
Soll që i ka flokët me lara,
Po, po, e majna !

E majmë Lizën, n’ kikirika,
Po, po, e majna !
N’ vend të flokëve – i blejmë perika,
Po, po, e majna !
Ojna, ojna,
Në gurbet do t’ shkojna !
Gurbetin e kallim -
Plakat do t’ ja u marrim !
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

E majmë Lizën, n’ t’ kuq të vojës,
Po, po, e majna !
Se s’ i kish tre dhambë të gojës,
Po, po , e majna!

Djali jem , kish pasë nafakë ,
Kish pasë nafakë –
Vet i ri e nusja plakë,
E nusja plakë !
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna!
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna,
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na, Lizës ja këqyrim kthizën,
Ja këqyrim kthizën –
Veç pse i bani vëllait vizën,
Ja bani vizën !

Na, Lizës ja këqyrim barkun,
Ja këqyrim barkun –
Veç pse i nxori nanës, hakun,
Ia nxori hakun !
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna !
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim !
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na, Lizës ja këqyrim kamën,
Ja këqyrim kamën –
Se n’ gurbet na e qiti nanën,
Na e qiti nanën !

Na, Lizës ja këqyrim thembrën,
Ja këqyrim thembrën –
Veç pse i plasi babës, zemrën,
Ja plasi zemrën !
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna!
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana!

Na , Lizën e majmë n’ sherbet,
E majmë n’ sherbet –
Se na e hupi vëllain n’ gurbet,
O, vëllain n’ gurbet !

Na, Lizën e kruejm si lopën,
E kruejm si lopën –
Veç pse i dha vëllait, Evropën,
Ja dha Evropën !
Ojna, ojna,
N’ krejt dynjanë do t’ shkojna!
Dynjajen e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana!

Na, Lizës ia këqyrim synin,
Ja këqyrim synin –
Shpijës tonë, ia futi drynin,
Ia futi drynin!
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna!
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana,tjarana!
Tiriliu, tiriliu, tiriliu, tiriliu!
Garagiu, garagiu, garagiu, garagiu!
Tralala, tralala, tralala, tralala!
T’ lumtë na ! T’ lumtë na !
T’ lumtë na ! T’ lumtë na !

Gjilan, 2005. Demir KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyThu Oct 02, 2008 5:41 pm

Qiri i patretur



jam ndezur i tëri
ëndrrave të venitura

me shpresën në pafundësi
për të qenë
dritë
e kësaj hapësire

të jetuarit shqip
vazhdon
kjo s`është tokë
e përbuzur

edhe pse
shkëlqimin ma vodhën
errësirat e botës.

(Çerkin Bytyçi )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyThu Oct 02, 2008 5:47 pm



Udhë e ëndrra

me mua
rrugëve të metropoleve
enden ëndrrat


edhe ato si unë
e ndiejnë blozën e viteve
dhe peshën e udhëve

dritat e neonit
vijnë e veniten
rrugëtimit në pafundësi

vëmendjen s’e tërheqin as tingujt
e vonuar të kitarës

kitaristi i marrë
m’i vret kujtimet
dhe qetësinë e natës

parakalojnë të dehurit
dhe hallet
e ikjeve

që s`na ndahen

(Çerkin Bytyçi )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyThu Oct 02, 2008 5:54 pm

Mall

unë jam në perëndim
miku im
udhët për hise na ranë

s`më ngroh diell
s`më ngushëllon fjalë e mirë
më djeg malli
të gjitha i kam
asgjë s`kam
një trastë dhe grushtin me dhe

pa vendin ku rritur jam
pa aromën e lulepjeshkës
pa kalaveshët e qershisë

më mungon
edhe La Bajrami i Xhelës
Vërrini

(Çerkin Bytyçi )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyFri Oct 03, 2008 1:13 am

Poezi nga Roza Ramaj

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Rozaramaj2okyt0ih7
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Rozaramajokokqw6 

Kush mendoi se dashuria
ne kete bote ruan kuptimin
kurr s'mendoi se perfektesia
hedh poshte endrren, jo zhgenjimin.

Ne kete bote ku
nga mendafshi shpesh te endet
bej kujdes se shum shpesh pema
s'than nga lulet por nga rrenjet.

Hidh shikimin ne bregdete
ku vallzon uji kristal
si puhi e lehte e lehte
mik te shtiret por s'te fal.

Hija e rrapit shekullore
burrerisht shtrihet pash me pash
por jo rralle te del tradhtare
qufte dhe dega me e trashe.

Se ne deget shekullore
e di mire pak kush u ngjit
lum kush doli jek e jek
se shum dalin difiçit.

Me gjithe ze mos i lavdero
as malet me te larta
Skenerbeun beri hero
krahu i forte, kurrsesi shpata.

Njeqindperqind mos ju gezo
as diellit qe eshte ne dalje
veth ne vesh e mos harro
dy ane ka çdo medalje.

Mos ia merr kenges shtruar
kur fyellit i bie bariu
keta tinguj te gezuar
era merr e shpie gjetiu.

Mos iu tremb kaq shume mekatit
njerezit shume mos i perfill
mos harro se vete Jezusit
me gjith goje i thane katil.

Peshorja e drejtesise
thuhet ne dy ane peshon
ne te majten qendron e zhdrejta
por e drejta s'figuron.

S'me habit kush me vetedije
tha "eshte bere deti kos"
cili i marre kesaj katraure
i tha jete... jo PARADOKS.

Roza Ramaj (autorja)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyFri Oct 03, 2008 1:16 am

B. Fazliu


VAJI I NËNËS

Po qante një nënë e mjerë,
Me lot e me zë të hollë
Se biri i saj i vetem
Prej saj kish hjek dorë!

E mjera qante n'shpi
Askush s'e dëgjonte
Edhepse e përvëluar,
Djalin s'e mallkonte.

Në heshtje lot i binin,
Aty te pragu i shtëpisë,
S'kishte me kë të fliste
E vriste malli i vetmisë.

Nuk qante për veten e saj,
Qante për birin që i iku,
Do t'gjejë kulm, strehë, stallë?
A do t'jetë larg rreziku?

Kur ky ish dhjetë vjet,
Babai e kish lënë
Por e ëma pastë lavdi,
Tërë ndihmën i kish dhënë.

Tash kur ishte rritur,
Bërë njëzet vjet,
Askush s'kishte pritur
Ta lërë nënën e vet.

Te dera nëna qante,
Rrethin e mallkonte,
Se i hoqi djalin
Që aq shumë e donte.

28.2.1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyFri Oct 03, 2008 1:19 am

Mirko Gashi " Nisia E Dashurisë- Atlandita Ime" 
Nisia e dashurisë- Atlandita ime

Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën

në muzgun e parë
si në zgjua 
jeta vloi

të dashuruarit në çdo hap
bluanin
drithin e dashurisë

e zemra ime
vaj e në vaj si zurkajë
a në këtë moshë
me dashuri s’u josh

jetoja pa mostra 
bëja zustra

me çdo varg 
shkoja larg 
e më larg

shkrova
për renë e zezë
shkorva edhe
për nënën Terezë
por jo edhe këtë këngë
jetoja zi e më zi
skamnor e I pasur 
por I tëri në poezi

tavern
më çeli
kaverna
në çdo tavern
ngaq një kavernë

po qe besa 
s’më la shpresa 
se një herë në jetë
do të më pariqitet
ajo kometë 
e Halejit 

prej tavernës 
më shpien në orë letrare
atje poezia ime 
qe abetare
e jetës së shkretë
e jetës së vërtetë

dhe aty
në odeonn e diturisë
zë filli I dashurisë

e gjeta

në syrin e qiellit
në zenitin e diellit
në orën e gjelit

nëpër tingujt e lahutës
me ata sytë e sutës
erdhi në livadhin tim
dre o dre 
i pafre
Sa gjumin e pamatur e kisha pasur

dora dorës
zemra zemrës

me baticë i mbushur uri
për dashuri
unë urithi
pashë kometën e Halejit

u harruan tavernat 
u mbyllën kavernat
në prehërin e hënës

sa e lumtur
m’ishte jeta 
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta

dre o dre 
i pafre
zemra jote dorë
luan 
daullen kraharor
Eta nuk m’ishte vetëm floçkë
ajo m’ishte loçkë
ar 
thesar 

dre o dre 
I pafre
zemra jote dorë
luan 
daullen kraharor
kush është Ikari
kush Amstrongu
u dëgjua gongu
pa fijen e romantikës
do ta pushtj
yllin më të largët
të Galaktikës
t’ia dhuroj
Etës floçkë
Etës loçkë

klithën yjet
nga gëzimi
i saj dhe imi

ajo Rrushë
imja 
jo e Rexhës
i largoi
pas ferexhes
së reve
pastaj diku larg
pelat hingëlluan
qentë kuitën
arat e thara
të dashurisë
s’u ujitën

kush na bëri magji 
lanetit i dha gji
treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha

mua fati 
Rexhen ati
mua ylli im i fatit
Rexhën thundra e atit

diku lart flet një alt
Eta Eta
e ajo Mauthia
Etaaa

e unë e hëna
vajtojmë 
luajmë etida
ç’u bë nisia
ku është Atlantida
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyFri Oct 03, 2008 1:20 am

Poezi nga Desareta Mitre 
Po une...?
marre nga libri: Sepse ti e harrove dashurine

Jeta eshte atmosfera
e njerezit nje molekule.

Jeta, hapesire e pamate qiellore
e njerezit, zogjte

Jeta eshte thellesi oqeanike
e njerezit kokra rere.

Po une cfare duhet te jem
para gjithe kesaj madheshtie?

Mars 1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyFri Oct 03, 2008 1:21 am

Titulli: Poezi nga Desareta Mitre 
Ne te dy

Kur dielli fshihet
.....pas malit te perflakur,
............enderroj te jem me ty.

Kur hena kredh gjithesine
.....ne ngjyre argjendi,
............mendoj per takimin tone.

Kur gjumi i thelle
.....bashkon qepallat e njerezve,
............bota eshte e jona.

Kur pasioni triumfon
.....mbi rutinat e drites,
...ne te dy jemi nje trup.

Dhe kur dita lind perseri
.....me e bukur se nata,
..............................ne fluturojme
drejte hapesirave qiellore -
.............te kapim lumturine.

Prill 1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyFri Oct 03, 2008 1:22 am

Titulli: Poezi nga Desareta Mitre 
Cast Vetmie

Koha ikte ngadale,
sa cdo minute me dukej shekull.

Koha ikte ngadale
e une trembesha prej saj.

Ne erresiren e thelle te nates
Minutat iknin me pertese.

Cdo minute ma bente jeten
.............................Sketerre
Cdo minute i shtonte trupit
............................drithma
Cdo minute i shtonte zemres
............................nje mendim torturues.

Dhe une e strukur
Ne nje skaj te erret te dhomes
................................prisja...

Te prisja ty
Te caje kete akull vetmie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyFri Oct 03, 2008 1:27 am

biligoa shkruajti:
Titulli: Poezi nga Desareta Mitre 
Cast Vetmie

Koha ikte ngadale,
sa cdo minute me dukej shekull.

Koha ikte ngadale
e une trembesha prej saj.

Ne erresiren e thelle te nates
Minutat iknin me pertese.

Cdo minute ma bente jeten
.............................Sketerre
Cdo minute i shtonte trupit
............................drithma
Cdo minute i shtonte zemres
............................nje mendim torturues.

Dhe une e strukur
Ne nje skaj te erret te dhomes
................................prisja...

Te prisja ty
Te caje kete akull vetmie.
Dhe lexuesi patjeter do ta kuptoje cfare ndien kjo vajze 14-vjecare, qe frymezimin e saj do t'a ndaje me te tjeret.

Shpresojme qe ju do ta kuptoni si duhet kete vajze dhe ajo do ta provoje lumturine qe deshiron, te provoje duke qendruar ne zemren tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyFri Oct 03, 2008 1:30 am

Kthim në vendlindje


Besnik MUSTAFAJ 

* * * 
Gjej vjeshtën të shtrirë qetësisht në ngjyrat e veta, 
E gjithëpushtetshme mbi drurët e mbi gurët si mbi mallin tim. 
Po asnjë metaforë e ndritshme s’më ardhka 
për pyllin me gështenja, 
Asnjë metaforë për Valbonën e fryrë nga shirat, 
Për Shkëlzenin e palëvizshëm asnjë, 
Asnjë metaforë për qiellin e ftohur që u rri përmbi. 

Unë e di, lehtësisht prej së largu do ta gjeja një fjalë të re 
Për prarimin e pyllit pa mplakje, që më rriti, 
Për Valbonën e kaltër si vështrim i vjedhur i një gruaje, 
Për Shkëlzenin me majën e mprehtë, 
Të ngrirë në akullin avullor të qiellit. 

Unë e di… por fjalët vezulluese m’u trembën të tëra, më ikën, 
Kur një nga njerëzit e mij, 
një nga ata përbuzësit e lavdisë së përkohshme 
Duke nënqeshur paksa, më pa drejt në sy e më pyeti: 
- A punë quhet ende kjo që vazhdon të bësh ti?!... 

1989 

Këngë dashurie ose humbjeje

Ajri digjet në buzët e mia. Me flakën e tij të blertë 
Vizatoj profilin tënd në hapësirë. Je aty e pakapshme 
Dhe krejt e pranishme. Oh, je femra shkatërrim apo lindje? 
Je ankthi im gati për t’u kthyer në vizion Hiroshime? 

Sa shekuj jetë iu deshën njeriut të zbulonte atomin, 
Demokriti është stërnip mijëravjeçar i njeriut të parë, 
Siç janë stërnipër mijëvjeçarë të Demokritit 
Ata që shpikën armën atomike. 

Pse, pse një mundim njerëzor kaq i madh, 
Mundim pagjumësie, ëndrrash të bukura dhe drite 
Për të gjetur pikërisht një mjet kaq të tmerrshëm 
Që zhurit vetë njeriun dhe folenë e tij të vogël në natyrë? 
Si Don Kishoti tragjik një çast shpresoj me dashurinë time 
Në zemrën e njerëzimit të zgjoj një gëzim të brishtë. 
Më dëgjon? S’më dëgjon. Buzëve padashur më përvidhet 
Refreni i këngës së vjetër: “Ty ma mirë mos të kisha njoft”. 

Dhe s’e di mirë, dhe në fund të fundit pse duhet ta di, 
Grua mospërfillëse ndaj kohës, është bërë për ty ajo këngë 
Një qind e kusur vjet më parë 
Apo për bombën atomike? 

Askujt nuk i ngjaj...

Kisha njohur burra të lodhur nga malli, 
Rrinin mënjanë, pa ngushëllim, 
Thoshin të bindur se janë prej kashte, 
Janë prej shkume, 
Janë prej brumit të ngjyrosur të muzgut. 

I kisha dëgjuar pohimet e tyre si një metaforë 
Dhe diç mërmërisja me vete 
Për kohët moderne 
Si kohë pa heronj. 

E para mungesë e jotja në Tiranë 
Më ka mësuar ç’ndryshim i sjell trishtimi burrit. 
Dhe kam thënë me vete, qartë e më qartë 
Një fjalë të mirë për kohët moderne. 

Unë? Unë jam i tëri prej lëndës së çuditshme, 
të pazbërthyeshme 
që të përbën ty. 

… ndaj nuk i ngjaj askujt kur jam i përmallur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyFri Oct 03, 2008 1:31 am

Poemë politike

Edhe 
Dashuritë 
Vdesin. 

Vdesin, 
Vërtet, 
Dihet prej shekujsh. 
Japin shpirt më së shumti prej plagësh, 
Por edhe vetvetiu vdesin, shuhen në heshtje. 

Vdesin 
Dashuritë. 
Dhe gjithnjë vdesin dhimbshëm. 

Po 
Ku 
Varrosen? 
Ku varrosen? 

A mos vallë ka lidhje me dashuritë e pakallura, 
Me kufomat e braktisura të dashurive 
Gjithë ky vrer i gjelbëremë që derdhet përditë 
Nga gojët e vogla, buzëmavi si të kafshuara nga djalli 
Të njerëzve? 


Dhe prapë ishte Fjala

Në fillim ishte fjala. U tha e u besua. 
Pastaj erdhën të tjerët: diktatorët, filozofët, klerikët, 
Dhe të tjerë, që s’ishin diktatorë, filozofë, klerikë, 
Por që prapë fjalën diku e përlyenin 
Me gjuhën e tyre të lëvizshme: 
Demagogët, batakçinjtë, servilët, gënjeshtarët, 
Njëherësh me të parët ca të tjerë, burra e gra, 
të rinj e në moshë, 
Ecnin mbi majë të gishtave, thua trembeshin, të gjorët, 
Mos çelnin plagë dhe mbi tokën e butë 
Por që prapë fjalën e vrisnin sipas mënyrës së tyre, 
duke i lidhur vetes gjuhën. 
Ishin ata, raca qafulur, farë që mbin në çdo kohë: 
Frikacakët. 
S’do harruar llafazanët e sotëm, kodoshët, 
ca rrogëtarë gazetash, ca policë e kushërinj policësh. 
Të gjithë kanë bërë si kanë bërë e shpesh ia kanë dalë 
T’i marrin frymën asaj që ishte e para: Fjala. 

Poetin e lodhur e shpëtoi nga dëshpërimi mortor 
Një pëshpërimë e largët vajze, që filloi : I dashur… 

E mblodhi veten poeti. 
Zgjohu vazhdo përkthimin, i tha Shën Jeronimit. 
Dhe prapë ishte fjala. 


La belle epoque, dimër

Ka diçka që i shkon zjarrit në vatër: 
kjo grua përballë bashkë me çizmet e saj 
dhe një fund të shtrirë deri te gjunjët 
më poshtë jo, po as dhe një gisht më lart. 

Zbuluar dy kupat rrethore të gjunjëve 
sa t’i lëpijë drita e flakëve. 
Dimri ndaj erdhi dhe nuk do të zgjasë, 
Ndryshe do çmendej zjarri në vatër. 

Me pak bujari, sa ç’meriton i panjohuri 
dhe në heshtje, mos prishet harmoni e kotë, 
ajo sillet nga unë, më tregon gjunjët 
për të më shtyrë në misterin e krijimit të botës; 
Ose më zbulon diçka krejt të kundërt, 
domethënë, botës së ëndërrt i erdhi fundi. 
Tek një shuplakë vend, ndërmjet çizmes e veshjes 
gruaja drejton a përthyen, sipas dëshirës, trupin. 

Dhe unë gjunjët e saj marr nën vetulla 
të shoh botën si zhytet ngadalë në një akuarium. 
Apokalips nuk është. Gjunjët e saj lëvizin dhe ikin. 
Fare nuk janë dhe shenja bëjnë. Për t’i parë kush? 

Cognac, 30. 01. 2001
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyFri Oct 03, 2008 1:33 am

Titulli: Besnik MUSTAFAJ 
New York, shkurt 2002 

Të mendosh për atdheun, thjesht të mendosh 
Pa mall as krenari as turp as zemërim, 
Të mendosh në një rrekje përtace të trurit 
Kur befas është fshirë gjithçka 
Veç pyetjes: Ku është, pra, fillimi? 
Dhe pyetjes tjetër: Po fundi i tij ku është? 

Një dritë e fshehtë e ardhur nga larg 
Rëshqet nëpër trurin përtac. 
Për të më kujtuar se pikërisht fillimi 
E bashkë me të edhe fundi 
Dhe vijë e lakuar nga fillimi në fund 
E pastaj fund e fillim 
Është kufiri, kupton, atdheu, 
Tokë e rrethuar ku kam lindur unë; 

Domethënë, veriu lart e drejt nën të jugu 
Me lindjen djathtas, 
Në të majtë perëndimin. 

Pse jo anasjelltas? 

Mirë, anasjelltas: 
Tokë në kryq. Jugu përpara, 
pikë midis syve 
Dhe drejt nën të veriu. 
Perëndimi djathtas, me detin e ngrohtë, 
Majtas lindja me malet e ftohta 
Nën dritën e fshehtë, ardhur nga larg, 

Fluger i ngulur në trurin tim përtac. 

Fluger i çmendur sillet rreth vetes 
Vorbull, vorbull, vorbull: 
Një copë tokë në kryq. 
Ky është atdheu? më pyet me sy Dori, 
kushëriri im i vogël. 
Ky, i them unë, pa ditur ç’të shtoj. 
I’m from my mom, më përgjigjet 
Dhe kthehet në lojën e vet elektronike. 


Natë mesdhetare 

Fle i gjalli. 
Flen dhe i vdekuri. 
Nën dritën e hënës, kur edhe heshtja fle, 
Nuk paska gjumë vetëm Mesdheu. 

Nuk kam gjumë as unë. 
As ti, sigurisht. 
Perëndi dot nuk lindëm. Psherëtijmë dobët, 
Sa për vete, 
Të na kishte lindur, të paktën, Shën Pjetri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptySun Oct 05, 2008 7:54 pm

Alma Papamihali

Nga jam...

Nga je o i huaj, që botës vjen vërdallë,
I vdekur me frymë, ballit shkruar mallë,
I vrenjtur fytyrës, me shpirt buzëndritur,
Pa ngrënë ndër vite, lirisë uritur,
Me krahët shqiponjë, me këmbë gjakosur,
Nga je o i huaj, pas malesh marrosur...

Gjer mbrëmjeve vonë, të hekurtat duar,
Zbutur mbi fëmijën, ditës i vetmuar,
Zgjuar natës akull, gjumi pa e zënë,
Nga je o i huaj, cilin vend ke nënë...

Jam nga atje larg, nga det i kulluar,
Ku burimet s´shterin, muzika rri zgjuar,
Ku s´kamja s´gjen vend, sofrën ta pushtojë
Ku miku s´lajmëron, por vjen kur të dojë,
Ku zemrat janë hapur dhe dyert çelsa s´kanë
Nga Kosova bijë dhe Shqipëria nanë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyThu Oct 09, 2008 2:33 am

Lumi me emer të ri



Ibri s’është më Ibër
tash ka emër të ri:
K u f i...

Në mes të Mitrovicës
molla e sherrit,
në shpinë të Ibrit
mbi urë, mur.

Ndërtuesit e murit
sot na shkruajnë recetë
recetë për multi jetë.

O ju kopshtarë,
të mollave të sherrit,
ne nuk i kemi sytë
për zyze të territ...

përtej lumit, përtej urës
shikohet në mes gishtash,
kur e lyp nevoja
nuk përdoret stopi...

Këtej çdo gjë hidhet n’peshojë,
çdo imtësi shikohet
me sy mikroskopi

Kosova e lodhur,
Kosova e tkurrtë
Meriton atë që synon.
Assesi imponim të shurrtë

(Beçir Buzuku )


Edituar për herë të fundit nga Euridika në Thu Oct 09, 2008 2:35 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyThu Oct 09, 2008 2:33 am

Hilja

Në Dëbëllde e gjetiu
tkurret mezhda e tokës sonë,
kot ankohen fshatarët,
ankesat kurrë s’kanë peshë
për njerkën e për hileqarët.

Andej e këndej
të gjithë janë shqiptarë.
Pse u shty
guri i mezhdës së kufirit,
o hileqarë?!

Në tokën tonë stërgjyshore
Sikur t’ishim ardhacakë,
na shikojnë vëngërr,
paria jonë gjithnjë e përgjumur,
mrekulli sheh në ëndërr.

(Beçir Buzuku )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyThu Oct 09, 2008 2:47 am

Shkupi
Ti ke mundur edhe të pushkatoheshe nga llahtaria
Qytet i bardhë mbështjellë në të zezë morgu, sfingë vetëtima
Po emri yt s’ka mundur të prehet me të rëna shpate
Mbi Urën e Shenjtë dënesje trëndafilash dhe Vardari përlotshëm ngrinë
Shemben gurët, kupola bie, unazë e kobshme kurora jote
Sa larg të kam sonte, dridhur lexoj pagëzimin e huaj
Mos lë o Zot Shkupi të na bëhet Naisus

(Bujar Salihu)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyThu Oct 09, 2008 2:54 am

A DO T’I MJAFTOJMË
TË VËRTETËS

Kurrë nuk lindët ashtu si desha
Kurrë s’u rritët ashtu si duhej
Jeta më vuri herët nën këmbë
disa u lindët para kohe
nga pesha e rëndë
disa pas kohe
Dhe mbetët shpesh bonjake e të braktisura
përderisa mund të ngrija sërish
kurrizin e thyer
Vargjet e mia
kurrë s’e thatë tërë atë që desha
kurrë se mbrujttë tërë atë që e thashë
A do ta shprehim…
A do t’i mjaftojmë së vërtetës!?
(Brahim Avdyli)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyThu Oct 09, 2008 2:56 am

PERSIATJE
MBI VDEKJEN

Kur vdiset vetëm, në mesudhë
vdiset dhimbshëm, pa fitore në dorë
me ankthin e dyshimit për të nesërmen!
Kur vdiset i coptuar nga hijenat
toka gjëmon dhe nuk e duron plagën,
zemra e trollit rrudhet
e limfa e ditëve thahet nga trishtimi!
Kur vdiset i vrarë pas kurrizit,
i prerë në fyt; i shpuar në hekur...
dielli e mbulon fytyrën nga turpi i dhunës
e mezi e shikon botën e çmendur
poshtë vetes!...
Vetëm në front vdiset burrërisht
për ta ushqyer me shpresa drejtësinë
se një ditë e keqja do të marrë fund!

(Brahim Avdyli)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyThu Oct 09, 2008 4:31 am

Lutje

Unë, Mitrushi, poet shqiptar,
Fort do t’i lutesha nënës
Që të më hidhte një litar
Varur në bri të hënës. Edhe pastaj, si për çudi,
Të gjendem varur n’erë
Dhe të thërres: “Sa lumturi!”
Në erë, mbi skëterë.
Mitrush Kuteli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyThu Oct 09, 2008 5:08 am

Ylli i karvanit

Doli ylli i karvanit
lart mbi një botë një qiri
E vështroi i jetimuar
Nga zëndani im i zi.

Pas një rreze që më hodhi
Lashë hadhin e po ik-
Ah, më falni, jam i mjerë
Pra po ik nga vendi i lik.

Po më doli para reja
Ma preu rrugën e karvanit...
S’kam ç’të bëj, do kthehem prapë,
Brenda ferrit të zëndanit.

Dhe do pres të dalë rishtas
Në mos sonte, tjetër herë,
Që të sulem si i çmendur
Nëpër qiej, nëpër erë.

Kush e di...do të gjej udhës,
Ndër ethire nj’yll me bisht-
Do t’i lutem të shpjerë
Lart e lart në Zoti Krisht.

Do t’i falem, përgjërohem,
Të më bëjë hi e baltë
Të më shkelin gjith të mirët
Pranë fronit tij të lartë.

Oh, për hir të Gollothasë
Dhe të brinjësë së shpuar
Prit, o Zot edhe dëgjoji
Gjithë tmerret që kam vuar.

Por në s’do as Zoti i jetës-
Sëkam ç’të bëj i mjeri unë
E le qiellin, zbres te ylli,
Doemos, me të përdhunë.

Pa kur ylli do kalojë
Zotëronjës, sipër detit,
Do të shëmbem tatëpjetë,
Shpirtin do t’ja jap lanetit.

Veç në dhe mos kthehm prapë,
Ku ka hekura, zinxhira
Orë e çast ta ndjekin hapin
Errësira...Egërsira...

Ah, më fal, o ti këndonjës
Se me fjal’ të turbulloj.
Jam në terr e jam i mjerë
S’di ç’të bëj, pra ëndërroj.

- Mitrush Kuteli -
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyThu Oct 09, 2008 5:12 am

Pranvere


Nëpër hekurat e tkurrura si gardh
Nëpër dhogat e thumbuara me thumb
Një rreze dielli hyri si për çudi
Brenda në terrin e hadhit.

I nemitur dritën e kuqe vështroj
Dhe rrah ta shtie rrezen nër duar
Por zinxhirat, që tringëllijnë me kobe
S’më lenë të ngrihem më këmbë.

Pra sytë i mbyll që rrezen mos e shoh
Por s’di se si nga jashtë vjen
Një erë e athët plisi dhe lajmin sjell
Se në botë ka ardhur pranvera.

- Mitrush Kuteli -

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 EmptyThu Oct 09, 2008 5:15 am

Si neser...

Do te peshperite era ndaj mbremje si nj'here,
prej valesh do ngrohet hena si sot,
me iskra prej bryme do mbuloj' mermere
dhe bota do jete si ish dhe qemot
Si neser do shtrihet lendina per mbi varr
Vale-dheu do zene t'palosen ngadale,
do ende parevera e lule e bar,
dhe zile do rreshqasin qe prej male.
Do qeshe dielli ne qoshen e nje reje,
do thaje lotet mbi lulet e qershise, larg,
mbytur do ndjehet gjemimi i nje rrufeje,
permbi mal do hapet brez'i Perendeise.
Do shtroje dhe dimri qilim te argjendte
mbi pllocen e tretur, mbi kryqn'e anuar,
do rritet harrimi me dherin e rende
dhe une do fle, ty duke t'enderruar.... (dhe te t'harruar)

- Mitrush Kuteli -
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 17 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
Mbrapsht në krye 
Faqja 17 e 23Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18 ... 23  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Lutfi coka/Cikel poezishe
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: