Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Shko poshtë 
+18
Luki
blerim
shaban cakolli
voglushja
murturi
Eva0506
Kristaq F. Shabani
meli
zeriatdheut
Guximi
Orfe@
E_Bukura
Kosovarja
Urata
Euridika
Arta
NetSerseri
Sofra
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 18 ... 23  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:09 pm

LASGUSH PORADECI: C'u
mbush mali

(Rapsodi popullore)
Shqipëri! moj nëna ime,
Më ke ritur me thërrime!
Shqipëri! të qofsha falë,
Të kam nënë-e më ke djalë!


I

C'u mbush mali me deborë,
C'u mbush deti me pamporë,
Sec u mbush e shkreta Vlorë
Plot me krushq e me dasmorë:
S'janë krushq edhe dasmorë,
Janë Toskë-e Malësorë-
Me flamur të kuq në dorë
Si dhëndurë me kurorë.

C'u zbardhë malet, c'u zbardhë:
Nga cdo anë sec na ardhë
shqipëtarët gunë-bardhë.
Sec na ardhë palë-palë
Dyke rutulluar malë
kush më këmb' e kush më kalë,
Kush më shpejt, kush më ngadalë:
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mun në Vlorë,
Mun në Vlorën e lirisë,
N'atë thelb të Shqipërisë.

II

C'u nxinë malet, c'u nxinë,
Gur' i kuq lëshon mavinë:
Qani, djem, e mbani zinë!
Qani gjithë Shqipërinë,
Toskërinë, Gegërinë-
Ububu! c'humbi lirinë!

C'u hap qjelli pak-nga-pak,
Maj' e malit sec u flak,
Doli ylli me bajrak:
Me armikun kemi gjak.

C'u mbush sheshi me të parë,
C'u mbush zyra me zyrtarë,
Thonë-u pake cet' e parë!
Thonë më t'u paske parë
Me tri mijë luftetarë,
tri shtëpi me fis e farë,
Qytetarë, katundarë-
Gjith bujarë shqipëtarë.

C'ka që can rrufeja retë!
Vjen Smajli trim me fletë,
Fluturon posi shigjetë.
Thonë, vjen përdrejt në Vlorë,
Me flamur të kuq në dorë,
Me flamurin e lirisë
n'atë thelb të shqipërisë:
Thonë, është vet-i-tretë,
Thonë, është vet-i-tetë,
Thonë vet-i-njëstetetë-
Rrofsh moj Shqipëri përjetë!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:10 pm

GJERGJ FISHTA: Lamtumirë!



Lamtumirë, vendet e mija,
qe, po zhduken dalëkadalë!
Gjëmon deti, ushton duhia,
lkundet barka valë mbi valë.
Kah njaj diell, që asht tue flakue,
andej fill un do t'vete...
Lamtumirë, atdhe i bekue!
Lamtumirë, për sa t'jet jeta!

Nesër nade kur mbi ne,
rrezja e diellit ka me ra,
kush e din sa ujë e dhe,
mue prej teje ka me m'da1
e por n'pyetsha zogjt e detit,
se për ty, moj tokë arbnore,
s'ka me m'folë kush mue t'shkretit...

Tjera fusha e tjera zalle
kam me pa, e tjera dete;
kam me ndje po tjera valle,
tjera gjuhë, tjera qytete.
Vendin tem s'kam me e pa,
ku kam le e jam burrnue;
sytë e mi kan me kja
pa u gjet kush me i ngushllue.

E njaj dhe- ehu! kob prej qiellit,
s'ka me kenë, dheu i t'parvet,
ku ma bukur qielli kthiellet,
ku ma ambël n'gjuhë t'shqiptarvet,
para hyjt naltohet luta.
E ku besa asht e shenjtueshme,
e ku zemrat s'dijnë cka asht tuta
e ku bjeshkët janë të madhnueshme.

E ato halë qipariza,
kam me i pasë ndër mend gjithmonë,
e ato stane e njato mriza;
e ato berre e ato kumbonë...
por oh, vaj! Malet e mia,
që po zhduken dalëkadalë;
gjëmon deti, ushton duhia;
lkundet barka valë mbi valë.

Lamtumirë, ti, shpija e t'parvet,
ku ma s'parit m'agoi drita
e ku strehë u dha shtegtarvet,
miqt e babës edhe ku i prita.
Lamtumirë, carani n'votër!
Lamtumirë, ju, armët e shkreta!
Lamtumirë, ti, nanë e motër!
Lamtumirë, për sa t'jet jeta!...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Ali Podrimja: EPIKA   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:15 pm

Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur-
me shekuj kam hëngër veten
e ditur s'kam të qesh me veten e tepruar...

Miq,

kosova është gjaku im që nuk falet!


1. (UNë BIRI YT)


Unë biri yt, Kosovë, t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,

t'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;

ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t'pagjumta
e të shperthejë do si vullkan-

me mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt.

2. (SHTËPIA PA QETËSI)


Shtëpia ime prej kashte, prej balte;
shtëpia ime prej vuajtje;
shtëpia ime prej gëzimi;
shtëpia ime me një bisht dhie.

gjel, kur ti kërcen tra e m'tra
thonë- moti ndërron,
gjeli im i untë
kur ti kërcen tra e m'tra.

Shtëpia ime prej kashte, prej balte,
shtëpia ime prej vuajtje;
shtëpia ime prej gëzimi-
shtëpia ime pa qetësi.


3. (IKËN PËLLUMBAT)


Ikën pëllumbat, cerdhet i dogj juga...

Sa e ndritshme qenka flaka e eshtrave të mi,
në kandar të dhimbjeve
sa rënd heq!

askush s'do të mbesë gjallë
në këtë lojë zjarri,
askush-

në pusi të shtatë bjeshkëve 'i kulshedër vrâ e kallë...

C'm'u thyen brinjtë me gazin tim-
a do kthehen pëllumbat më
apo do të shtypet edhe koka ime e mramë?...




4. (HIJA E TOKËS)

Ara e misrit është kallur

(nata si kalë hamshor vrapuar ka
jashtë e brenda shtëpisë sime,
me mua vrapuar ka
e ara e misrit kallur është)

dhe livadhi rrëzë shtëpisë
dhe vreshta ime e vogël
dhe plepi-

gjith natën e lume kallur janë
me sytë e mi të përgjakur.

Ara e misrit është harruar,
plepi ka rënë
dhe zogu im i mbramë.

Unë kam kafshuar heshtjen
derisa vdekje pikoi.

- O, si ta ndjell atë zog të bardhë,
si të bëhem dritë, o vëlla, mbi varrin tënd?

medet, blerimi na i dogj krejt
fushat e bukës
dhe livadhet tona.


5. (ANKTHI)


Toka ime digjet- toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishë...

Caqet e tua t'i kam përpirë me hijet e mija,
Kosovë, përrallë e lashtë!
Heret m'i ke lidhur këmbë e duar me skamje
vuajtje e vdekje...

Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtë
e ngrirë n'ajër?
Nipave c'u them për këngën time të vdekjes?
- Heu, edhe kryet po të ma hiqni, tjetri do t'më kish
mbirë!

Toka ime digjet-
në cdo pëllëmbë të trupit tim: dashuri e urrejtje,
në cdo pëllëmbë të trupit tim- toka e mallkuar...


6. (PËRTEJ DHIMBJES)

Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd
të shituar, Kosovë.

Konaqet e tua deri në temel po rrënohen,
e përtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim

me krahët e zogut tim të vrarë, me dashurinë e
njerëzve të mi të kallur etjeje.

Rreth trupit tënd si gjarpër mbështjellë jam
vatrat e shkimbura për t'i përflakur,

duar e këmbë t'i lidh me lëmshin e përrallave tua-
se s'të lëshoj gjallë me gjak pa të larë pëllëmbë për
pëllëmbë, eshtra e jetë në ty pa i lënë,

konak e më konak pa të ndezur flakë...

Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shituar- prej pushkës kobzezë, prej pushkës
së padukshme...

Cila do të jetë kënga ime e mbramë dhe fjala e fisit
tim?

Plepi i shtëpisë sime u dogj, ku t'i preh sytë,
ku ta shuaj flakën e ujës për ty, Kosovë?


7. (ARDHËSI)

Dikush trenisht nget ta shkimbë shkëndijën e ballit
tim dhe sytë e tu,

dikush trenisht m'i kall rrembat e trupit e
një nga një m'i vret zogjtë,

dikush prej agimit n'agim, prej muzgut në muzg
vetën kapërdin buzë një uji të madh-

unë, e unë ende emrin s'ia mësova e një ditë me
bubullimë hyri në Kullën tonë...

8. (TOKA JONË E FËMIJËVE TANË)


Toka jonë e varret pa emër.
Toka jonë gërhamë e gjokseve të shterrura.
Toka jonë e shurdhët, e mallkuar.
Toka jonë e dashurive tona, e këngëve tona.
Toka jonë e fëmijëve të palindur.
Toka jonë diell i pikëllimit,
dielli ynë i gëzimit. besimi ynë.
Toka jonë- fisi yt i shkimbur...


9. (REVOLUCIONET)

Drini i Bardhë: kuq, kuq, kuq...

Qeni im leh
qiellin don ta përbijë


qeni im i bardhë
qeni im i zi
pa dhëmbë e sy

Drini i Bardhë: kuq, kuq, kuq...

Zogu im
në kupë të qiellit
është ngjitur.


10. (RRËFIMI)


Nëna ime vdiq,
n'dritë të syve duke u betuar, në krye tim e të vëllait,
në koren e bukës e kripë-
nëna ime e dashur.

Babai im u vra në mexhë të arës me fqiun grabitës,

vadën duke e ndalur për livadhin tonë, për arën-
për bukën e motmotit,
e vëllai im kurrë s'u kthye prej mërgimit.

Motra ime nëntë ditë rrugë larg u dha,
atje kullën e gëzimit ngrehu-
këngën e vajit e kalli.
e unë cdo ditë prita atë ditë të vonuar.

Nëna ime, babai im, motra ime, vëllai im pa emër.


11. (RRËNKIMI)


Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
e vatra shkimbur deri në një,

zogun në qiell vrarë ta kanë-
me duar të mia të cara,
me rrashtat tona t'shpura mbuluar të kanë;

pragje thyer e konaqe mbyllur...

Për gjithkë e për askë vrarë jemi...

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj,

Plepi im qiellin don ta shpojë,
plepi im i kallur-
qiellin e humbur maje një shpate.


12. (NINULLË)


Fli syshkruari im,
i Kosovës sykallur,
fli ujku im!

do të agojë dita-

e zemrën, e shpirtin
e shkëmbit
do ta falë.

Fli fytyrëvrari im!
Shkabë e maleve, fli
bri nënës sate të vdekur-

Zjarri shih, na zgjon nga ëndrrat!


13. (MALLKIMI)

Mos m'i shtyp sytë-
t'i shoh festat e bjeshkëve të mia...

sytë, mos m'i shtyp-
le të ngrihen sëpaku me qeshjet e korbit...

Mos!
Ende le s'kam...


14. (NJË NATË NGA NETËT PA GJUMË)

Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,

balli dhe emri im i shkelur-

zgjohu, oj! A po e ndien vajin tim?

A po sheh si t'i kam ngulur sytë

mu në zemër, mu në shpirt,

si t'i kam hedhur duart rreth belit

për të përqafuar, unë- ashti yt?

Zgjohu, Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po bahet,

këtë vatër kush po e le?

C'janë këto gjurmë gjaku që po shtohen

nëpër fytyrën tënde,

këto varre e murana që po sillen vërdallë

rreth shtëpisë sime?...

Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,

balli dhe emri im i shkelur-

zgjohu, Kosovë!

Sonte vetëm nbeta e -

në derë t'oborrit askush më s'po troket,

askush më, thua vdekur jam harruar

në këto troje e suka gjaku;

thua më është shkimbur hisja

e mbyllur dera e konakut...

Zgjohu, Kosovë- flakë e hershme e ashtit tim

t'pëlcitur,

Bota në ty le të kallet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:17 pm

Pjeter Jaku: KOSOVË


Me magjeps fytyra jote prej debore,
këto ditë të nxehta qershori.
Gjaku e ka ftohur lekuren e prekur
nga dielli
ajo s'po nxihet,
po digjet e bie në sytë e mij prej zjarri.
Dallgët kanë humbur në sytë e tu,
madhështia e tyre globin përpin.
Flokët, ah flokët e Kosovës,
të zinj si nata,
të prerë rrumbullak si politika,
shpetuan nga flaka,
për tu djegur nga pritja!
Kosovë!
Në gjoksin tend anë varrosur
eshtrat dhe ëndërrat e mia!
Ndonëse toka digjet, ato merdhinë.
Me mendje kam rënë në gjoksin tënd,
pa qenë asnjëherë në Prishtinë!
Tani që të kam pranë,
me dridhen duart të të prek,
me duket sikur ke lindur dje
e të vras.
Të lutëm , afrohu, kokën ta mbështes në sup,
jam i lehtë e pesha ime s'të vret.
Mos me vështro idhëshëm,
nuk është faji im që të dua
Kosovë!
Akoma s'ti kam parë këmbët,
dukshem duhet të jenë të bardha.
Ke ecur natën e hëna t'i ka larë,
ke kaluar lumenj e livadhe pa fund,
dersa deti i kripur,
për tu rrezuar tek unë!
Në ndërgjegjën time të rendosh gjithëhërë
si një diell i madh që digjët e digjët pa u ndalë.
Vetëm pse shpinën tënde akoma s'e kam parë!
Kosova ime, gjoksin ua ka vënë plumbave
e s'ka kohë të mendojë.
Brenda këtij gjoksi jetojnë male me brenga,
në fytyrën tënde i lexoj.
Je pjesë e trupit tim,
që udhëton përherë
drejt vibrimit ndjësor të gjakut.
Pa njeri-tjetrin do të humbnim
në netët e shurdhta të vitalitetit tonë.
Jemi të mëdhenj Kosovë!
Jetojmë tek njeri-tjetri
për tu dashur ne përgjithmonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:21 pm

BESËPRERËVE

Revoltë ndaj atyre që veprojnë

kundër Ribashkimit të Shqipërisë!




Me një fytyrë dukeni,

Njëmijë fytyra i keni!

Si minjë labirintheve breni,

Të dështuar jeni!



Jeni të prapë o bukëshkalë!

Me qindra shekuj prapa,

Ecni mbi tokë, si të pa kokë,

Kurrë s´ecni me hapa!



Mashtrues të çoroditur,

Ah! Populli s´po ju njeh,

Juve, o të babëzitur!

Veçse sherrin ua sheh!



Mbaheni me krekosje,

Ngriteni me llafe të kota!

Prej veprave tuaja të poshtra,

Neveritet dhe çuditet bota!



Ju, e shkelni besën, nderin,

E përdhosni dhe flamurin,

Ju lirisë ia pini gjakun,

Atdheut ia prishni nurin!



Gjeni juaj monstër e keqe!

Atdheut po i sjellë veç kobe,

Nga prapakthimet kryeneqe,

Mbytë ideja juaj robe!



Deri kur o ju kokëderra,

Do t´ju shkojë kungulli mbi ujë?!

Të pakurriz, xhelatë përhera,

Jeni vënë n´shërbim të huaj!



Pa menduar e peshuar:

Vala popullin ku e qet,

Ju që shpikni dhe komb tjetër,

Një komb jemi or të shkretë!



Shqipëria e RIBASHKUAR,

Ore horra ju pengon,

Se pastaj nuk mund ta zhvatni,

Pasurinë e atdheut tonë!



Ju, mjeranë besëprerë!

Nuk mendoni për Shqipërinë,

U ka marrë koka erë,

Të mbuluar me marrëzinë!



Shumë të etur për nderimet,

Nga të huajt e zi dinakë,

Si s´po shihni o të uruar,

Që po futeni në batak!



Të verbuar nga premtimet,

Për integrimet në Evropë!

Fatkeqësi me ndarje t´ kombit,

Po përhapni, nëpër botë!



Po harroni o të krisur!

Evropa për ne nuk bashkohet!

Prap këndon këngën e vjetër:

Shqipëria të ricopëtohet!



Pansllavizmi nga Karpatet,

Si kulçedra me gjarprij,

Të uritur me shumë orekse,

Po e kafshojnë, nënën Shqipëri!



Mos harroni o kopukë,

Anemikë, kozmopolitë,

Koha do t´ju dënojë idhshëm,

Po pajtoheni me armik!



Mos provoni të mbani copa!

Kot e ka ai që provon,

Një ditë Kombi do ribashkohet,

Gjithësesi, heret a vonë!



Sot Shqiponja e trazuar,

Kur ju sheh, sa po tronditet!

Kur zgërdhiheni me armiq,

Me flatra rrufeshëm valvitet!



Trupi saj mjaft u copëtua!

Gjatë qëndroi! E ndarë një shekull,

Gjaku ynë kurrë nuk shterret,

Për ta bërë Shqipërinë t´ paprekur!



Ju, Shqipërisë krajata i sillni,

Veç ato në koka i keni,

Me turpe-krimet që po bëni,

Asgjë tjetër veç Hiqër jeni!



Kështu Shqiponja alarmoi,

Ajo kurrë s'e humbë QËNDRESËN!

Kundër saj kush ngriti kokën,

Si tradhtar e vrau veten!





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:22 pm

RIBASHKIMI KOMBËTAR



Na duhet si uji,

Na duhet si buka!

Na duhet si ajri,

Na duhet si dielli!

Na duhet si toka,

Na duhet si qielli!



Me Shqipëri të ndarë:

Jeta s´ ka kuptim!

Nuk gëzohet paqja,

Pa RIBASHKIM!

Prap na kërcnon lufta,

Atdheu, s'po gjenë shpëtim!





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:23 pm

JETA



Jeta mrekulli,

Jeta stuhi!

Ledhaton or mik,

Kafshon moj mike!

Jeta, në rrugëtimet e veta...

Herë na merr për dore,

Herë na shkelë me këmbë,

Herë na përqafon ngrohtë,

Herë na kafshon me dhëmbë!

Herë si engjëlleshë,

Herë si xhelate,

Herë si dreqe!

Çdoherë pranë nesh:

Vjen enigmë,

Vjen kryeneqe!

Eh, e tillë është jeta:

Me ledhatime e kafshime

I mbushë kupat e veta...



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:24 pm

LARG SHQIPËRISË



Ftohtësia nordike,

M´i mpiu muskujt dhe kockat!

Largësia nga Shqipëria,

Si darë xhelati,

Po ma shtërngon zemrën!

Sa malet tona ma rëndon shpirtin!...

Por, Vigan Mërgimtari, përballon stuhitë;

Natën vonë këndon:

Kujtimet për Shqipërinë më rinojnë!

Do vijnë ditëveret e vizitave:

Për qetësinë e shpirtit!

Për lehtësinë e zemrës!

Zogjtë e shqiponjave!

Hapësirat e Atdheut kërkojnë!...

trazim i natës së thellë...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:25 pm

QËNDROJ!



Në kraharorët e mi,

Pesha e robërisë rëndon!

Po kafshojnë dhembjet, plagët!

Janë sforcuar muskujt,

Po ndizen flakë!

Janë tendosur nervat!

Dhe, unë hapëroj,

Netë - ditë,

Ditë - netë!

Qëndroj!

Heu, mirë se vini plagët e mia,

Nuk jam i vetmuar,

Se, plagë po ka sot,

Edhe SHQIPËRIA!

Vetëm kur NËNËLOKJA shërohet,

Shpirti im qetësohet!

Përndryshe, JO kurrë!

Se, atëherë s´ jam shqiptar,

Jo, nuk jam burrë!



E di se atëherë,

Nuk kam vlerë!

Jo, nuk jam vëlla i Migjenit

O, i Gjergj Elez Alisë,

Kur s´i pranoj në trupin tim,

Dhe plagët e Shqipërisë,

Krenarisht, sfidoj, qëndroj!

si mëngjes revolucioni.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:26 pm

PLAGËT TONA



(Invalidëve të luftërave tona çlirimtare)

Ne, jemi kryengritës breza-breza!

Në trupat tona me plagë-drite,

Kemi vënë proteza;

Disa prej tyre thellë në kocka na futen,

Eh!...

Kemi të tjera më të thella,

Që fare nuk duken!





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:27 pm

SHQIPËRIA KËRKON RIBASHKIM

( Kushtuar, Jasharëve legjendarë)


Breshëritë e plumbave barbarë,
Mbi kullat tuaja flakadane lirie,
Janë gjurmë të pashlyera

Të një kohe të zezë barbarie!

Janë gjurmë të thella Qëndrese,
Si luftuan luanët e lirisë
Me besa-besë, shpresë,
Për Ribashkimin e Shqipërisë!

Axha Shaban, me Ademin e Hamzën,
Me nipa e mbesa, me besa-besë:
Dijtën, guxuan, paralajmëruan
Mauzerrëve,t´ua ngrehin këmbëzën,

Luftën Çlirimtare Shqiptare,
Nga nata e zezë shekullore-mizore
E filluan, Kosovën me Vise e zgjuan
Drejt fitoreve të reja!...

Ashtu, kurdoherë na thërrasin,
Me kushtrimin :
Përjetë Qëndroni!
Shqipëria kërkon Ribashkim!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:27 pm

NUK GJEJË PREHJE...

Nuk gjejë prehje në jetë,

pa e parë një dritë,

që aq shumë e kemi pritë,

Nuk gjejë prehje në jetë,

pa e parë një Fitore,

për të cilën derdhëm

djersë e gjak, i ri e plak

në burgje dhe llogore!

Nuk gjejë prehje në jetë,

pa e parë një bukuri,

RIBASHKIMIN e trojeve etnike,

Me Nënën Shqipëri!

Nuk gjejë prehje në jetë,

pa qeshë fytyra e malësorit,

pa u flakur shfrytëzimi i punëtorit,

Nuk gjejë prehje në jetë,

pa fituar drejtësia...

pa u thyer e vrarë tradhëtia!

Pa lulëzuar Shqipëria Etnike,

pa u dëshmuar me vepra heroike!

Nuk gjejë prehje në jetë,

pa njohje trimash të vërtetë,

që Atmëmëdheut ia falën,

të shtrenjtën jetë!...



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:28 pm

BILBIL I ÇMENDUR

Fat i hidhur nëpër botë,

Si bilbil po më ngarend,

Larg teje o Atdhe,

Herë-herë, po më çmendë!...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:29 pm

REBELIM

Rebelim, me kushtrim,

Rebelim, për shpëtim,

Rebelim, për punë,

Jetën ta bëjmë qëndrim,

Nëse duam që kjo të ketë kuptim!

Rebelim, edhe në dashuri!...

Nëse duam të ketë ardhmëri,

Për filizat e reja, për brezni!...

Rebelim për Ribashkim!...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:31 pm

DËSHMORËVE

Përvjetorëve,
Përkulemi tek Ju, me respekt,
Nën tingujt e himnit të Flamurit.

Dje Besë e Qëndresë
Mm zemrat prej guri!

Sot-Kushtrim
Për Ribashkim

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:32 pm

FAT I KOMBIT

Fat i Kombit në teh shpate
Mbijeton histori nate!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:32 pm

NË TOKËN SHQIPTARE

Të errëta burgjet,
të rënda sfidat,
të egra tradhtitë,
të vjetra intrigat,
të shumta pritat.

E madhe, shumë e madhe
Besa,
Qëndresa,
Dashuria.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:33 pm

NUK MBYTEN IDEALET
Martirëve të kombit

Qëndruat të përgjakur,
qëndruat të uritur,
qëndruat të etshuar.

Plagët ende të hapura.

Erërat ulurijnë hata,
mund t´ju përballojnë
veç zemrat e mëdha,
Rrugë e gjatë
deri te Fitorja.

Mund t´ju përballojnë
veç mendimet-dritë.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:34 pm

DETI DHE KOSOVA

Deti përballon shekujve stuhitë,
Kosova-robëritë!

Në qetësinë e Detit
e shoh durimin e Kosovës.

Në trazimin e Detit
e ndiej kushtrimin e Kosovës.

Mbi Det gjithçka noton.
Deti vetëm heshton.

Në Kosovë e liga kaliron-kafshon.
Kosova çuditërisht duron!

Detin e mbajnë malet.
Kosovën - idealet.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:35 pm

NË KËRKIM DRITE

Flokët më thinjen
për njëzet e katër orë,
sikur t´i kisha dymijë vjet.

jetë
në kërkim Drite!

Jetë-stuhi!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:36 pm

MILITANTËVE
Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut,
të rënë heroikisht në altarin e lirisë!

Kur po e gjakosnin kanibalët
atdheun tonë të copëtuar

Ju o militantë,
me krisma trimërie
e gjak të zemrës
dëshmuat
si duhet
Liria!

Prandaj,
Afrim e Fahri
do me thënë:

Kushtrim

e Ribashkim

i trojeve shqiptare!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:40 pm

Haxhi Lleshi, si shkëmb mali,

Po i bashkonte malësorët:

Do luftojmë për liri, o vdekje,

Deri t´i shporrim gjakësorët!



Si vetëtimë mbi male e qytete,

Përhapej betimi; armikut do ia bëjmë fora!

Vojo Kushi partizani, shtrëngonte armët,

Vringëllonte, Hysniu andej nga Vlora!



Lufta e forcoi besën,

Lufta e kërkoi qëndresën,

Lufta kishte dhembje-gjaku!

Lufta, e rriste shpresën!



Lufta e vrau robërinë!

Lufta e vrau tradhtinë!

Lufta çlirimtare, aspiroi fitoren!

Ta gëzojmë lirinë!...



U therrën keq, gjakatarët kryeneçë:



Bishat e Hitlerit, bishat e Musolinit,

Ikën andej nga erdhën:

U strukën në Romë si qyqet,

U mbytën turpshëm nën gërmadhat e Berlinit!



Ata që popujve liridashës,

Tmerrshëm, vrershëm ua nxinë jetën:

I mbuloi tmerri dhe vreri:

Prandaj, e vranë veten!



Gjysmë shekulli drita e 8 Nëntorit,

I ngrohu shqiptarët, nëpër botë:

Fikja e kësaj drite të madhe:

Shekujve, nuk arrihet dot!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:41 pm

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË

Kur një popull e fiton diturinë
ndërgjegjen shoqërore dhe maturinë
zëri i tij do të dëgjohet
mendimi i tij po vlerësohet

Në epokën e terrorizmit një gjë dihet
Pushka si argument ka dështuar
Jeta e fëmijës po prishet
nga burra me armë në duar

Me ligj të ndërtohet bota
Kjo është e vetmja mundësi!
Të gjitha përpjekjet janë të kota
Pa drejtësi dhe demokraci

Evropa dhe gjithë bota do të kuptojnë
se shqiptarët kërkojnë vetëm barazi
Kur të mëdhenjtë të drejtën mbrojnë
s'ka luftë, vetëm vëllazëri!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:42 pm

TY TA KUSHTOJ
( VËLLAUT TË IDEALEVE, KUSHTRIMIT )

Vite plot stuhi,
Ngarendin si kuaj,
dhe si ujq të tërbuar
më bëjnë mua të vuaj.
Më kujtohet:
Jeta mbi këto peripeci,
Mjerisht na kishte takuar.
Na kishte takuar mjerisht,
Me flakë të përcëlluar.
E, mua më bëhej sikur lexoja
Klithmat e burokracisë,
Thirrmat ogurzeza të tradhëtisë.
Kushtrimin - zjarr të vegjëlisë.
Të shikoja vëlla, vetullrënë,
Të qetë, por veç pa qetësi,
Të shikoja vëlla të pangrënë
Tek çapiteshe si në pafundësi.
Ishe kush ishe, një shqiptar
Një atdhetar i vëretë,
Ty, ishe në revolucionar,
Kapedan i furtunave në Det-Jetë!
Qëndruam së bashku
Dhe kurrë nuk u lodhëm,
Aty, ku e desh Liria
Si meteorë malësorë,
Aty u ndodhëm.
I kuq je, Flamur!
Se me gjak je ngjyer.
Do të doja që sot,
Sot e nga mot,
Dhe me gjakun tim
Të ishe Ty, i lyer.
Sa kapriçjoze, qenka jeta:
Na ndau vëlla më vëlla,
Me dallgët e veta,
Të hidhurën me vete e ka!
Por, unë vëlla s´të harroj,
Njëherë e kemi bërë betimin,
Për atdheun, truallin tonë,
E kemi hedhur fuqishëm kushtrimin.
Oh, këndej në kurbet!
Ndjenjat më vërshojnë lum,
Mendimet më godasin si çekan,
Shqetësimet më lënë pa gjumë.
Vëlla, kemi nënë e baba,
Kemi fis e çfarë nuk kemi,
Por, para Kosovës hallemadhe,
Bij´të së njëjtës Nënë jemi!
Tek meditoj, këtu në burgun e mërgimit,
S´e harroj çastin e largimit,
Dhe bashkë me kafashatat, gëlltis,
Lotët e dhuruara prej mërgimit.
Heu, sa mallë ndiej për Ju,
Mallë që shpirtin ma përvlon,
Por, dije vëlla, se zemra
Çdo çast tek Ty më dërgon!
Më dërgon me një mesazh,
me gjakun e zemrës, shkruar,
Mijëvjeqarin që po afron,
Trimërisht, së bashku,
Dhe me shokët e një ideali,
kemi për ta kaluar.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 EmptyWed Aug 27, 2008 12:44 pm

MENDIM

Kur mendoj,
Çfarë rrugë - gjaku,
Kryengritjesh vërshuese,
Qe dymijë vite,
Natë pa mbarim,
Veç nga një sy Drite,
Dukej në shekujt
Si në agim!...
Fqinjtë ardhacakë, endacakë,
Kurrë, s´u ngopën
Me gjymtyrët tona,
na rrethuan,
Me unaza pirateske,
Flokët më thinjen
Për njëzetë e katër orë
Sa t´i kisha
Dymijë vite,
Në kërkim Drite.
Në ballë rrudhat më shtohen
Si thellësi në hulli!
Në tokën tonë,
na vranë e na dogjën,
Plagë të lashta e të reja
Ma përshkojnë trupin,
Veç zjarret e mëdha
Nga dielloret tona,
Më rinojnë, më forcojnë,
për të ardhmen tonë.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 14 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
Mbrapsht në krye 
Faqja 13 e 23Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 18 ... 23  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Lutfi coka/Cikel poezishe
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: