Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Shko poshtë 
+18
Luki
blerim
shaban cakolli
voglushja
murturi
Eva0506
Kristaq F. Shabani
meli
zeriatdheut
Guximi
Orfe@
E_Bukura
Kosovarja
Urata
Euridika
Arta
NetSerseri
Sofra
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19 ... 23  Next
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyThu Oct 09, 2008 5:19 am

Me di a nuk me di

Me di a nuk me di se qaj,
me di a nuk me di se vuaj
ne oret e thella te nates,
kur ngrihem i cmendur te shkruaj
me gjakun e zemres te shkruaj.
Me di a nuk me di se agimet
me gjejne pa gjume ne shtrat,
me shpirt te shkretuar nga dhembja,
e dhimbshem i pres perendimet,
me ankth i pres perendimet.
Me di a nuk me di se sot
u drodha kur pashe pranveren, (vjeshten)
qe zbriste me flladet e prillit (tetorit),
e embel sic ishte qemot,
e hidhur sic ishte qemot.
Me di a nuk me di se vuaj
ne oret e thella te nates,
ku ndjehem nga jeta i huaj,
nga vendi i lemjes i huaj.
Me di a nuk me di...

- Mitrush Kuteli -
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyThu Oct 09, 2008 5:23 am

Mëma

Fjal' e bukur, fjal' e shenjtë
thellë zemrës q'i tingllon,
s'ka në botë gjë m'e shtrenjtë,
s'ka si mëmë kur kujton!

Mëmë, mëmë, frym' e lartë,
rreze drite, yll qiellor,
plot mëshir' e mall të zjarrtë,
engjëll-rojë madhështor.

Që nga gjinjt' e saj të dlirë
vilet jeta pa shtërim;
që nga zemr' e saj ka mbirë
dashuri dhe mallëngjim.

Si nër gaze dhe nër vojtje
veç një mëmë të larton,
sa ka frym' e sa ka rrojtje
mendjes kurrë s'të harron.

Çdo rrezikut rri të ruan
bë detyrën si luftar,
si dëshmori heq e vuan
për të zemrës saj thesar.

Gjith' me këngë plot magjie,
teje pranë që në djep,
këngë malli, trimërie
kurrë tjatër që s'ti jep.

Bashk' me puthje dhempshurie
sjell vështrimin engjëllor,
siç njëj mëmës i ka hije
me sy t'ëmbël e gazmor!

Më çdo grimë fjala mëmë
çase t'ëmbla të përment,
për mëngjes edhe për mbrëmë
dhe kurdo q'e sjell ndër ment.

Kush s'di vlerën e njëj mëme
ësht' pa ndjenj' e shpirtmizor,
bir skëterr' e frymë nëme
ësht' i vetes tradhëtor!


........................Asdreni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyThu Oct 09, 2008 5:24 am

Sulmi

Ti bëre azape - s'u tremba,
ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite;
t'i shemba! Tani,
tani,
atje ku ti,
o Mal i Zi,
ngrite kufi
që ndanin
e çanin
vëllazëri;
Hej!
Sot!
Shkon
e valon
parmenda! T'i bëra të gjitha rrëmujë
dhe ty
gjurma t'u zhduk
si në ujë. I bie arë mes për mes
e gjer në brez,
e përmbi brez,
humbas
me gaz
në grurin tim,
të dheut tim,
të babës tim,
të birit tim;
sot e përjetë,
jetë pas jetë! Dhe ndie qysh flet,
me zë të qetë,
im atë vetë
nga balta poshtë: "Ta mbroni dhenë
ku eshtrat kam,
ku hi e tokë
e pluhur jam. Ta mbroni dhenë
që e ushqej
dhe sot si dje,
me kurmin tim. Ta mbroni dhenë,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni!
Të derdhni gjakun me grushte plot -
po kurrë lotë,
as sot, as mot!
Se loti është robëri,
gjaku - liri!"

- Mitrush Kuteli -
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyThu Oct 09, 2008 5:50 am

LETER NENES

Gjallë je, nënoke? Edhe unë
Gjallë jam. Shëndet më paç, shëndet!
Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume
Izbën tënde, që me mall më pret.

Thonë se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pështjellë me një shall të vjetër,
Fillikate rrugës shpesh kalon.

Dhe kur mugëtirë e kaltër bie,
Një vegim i zi të kall ty frikë,
sikur në një sherr diku në pije,
Vjen dikush e ma këput me thikë.

Kot, e dashur, vuan kaq, besomë,
Brenga t’i fanit këto ndër sy.
S’jam aq pijanec i lig sa ç’thonë,
Si do vdes pa të të parë ty?

Unë jam po foshnje, si një herë,
Dhe një shpresë veç ushqej në gji:
T’iki nga ky tym e kjo poterë,
Te shtëpiza jonë aty të vij.

Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë
Anekënd të vishet me blerim.
Vetëm ti, si tetë vjet më parë,
Mos më zgjo aq herët në agim.

Mos e zgjo atë që shkrumb iu bënë
Endërrat e moshës plot hare.
Më ka vrarë jeta mjaft, o nënë,
Dua veç të shlodhem e të fle.

As t’i lutem Zotit mos më thuaj,
Si dikur në t’artën mituri,
Ti ke mbetur ngushëllim për mua,
Dritë e parrëfyer, vetëm ti.

Ndaj merak ti mos m’u bëj aq tepër,
Tek e liga mendjen mos e ço,
Dhe aq shpesh, me shallin tënd të vjetër,
Fillikate rrugën mos kalo.


.........................Sergej Esenin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyThu Oct 09, 2008 5:53 am

"LETER NGA NENA"

Perse te flas,
E c'te mendoj gje tjeter,
C'te shkruaj
E c'te them ne varg?
Mbi tryezen e merzitur
Kam nje leter,
Qe nena ime
Ma dergon nga larg.

Ajo me shkruan:
"Bej si bej, o bir,
Dhe eja ne shtepi
Per kershendella;
Po mos harro,
Nje shall per mua bli
Per plakun
Bli poture me tegela.

Shafran ne zemer kam,Qe je poet,
Qe zure mik e shok nje nam te rende;
Per mua plaken fare s'ishte keq,
Sikur te ktheje arat ne parmenda.

U plaka
Dhe ne gjunjet skam fuqi,
Po ti sikur mos braktisje strehet,
Tani do te kisha nuse
ne shtepi
Dhe do perkundja
Nipin tim ne preher.

Po ti femijet
neper bote i dhe,
Ia fale tjetrit gruan mire e mire,
Dhe mbete
Pa familje, pa fole
Ne pellgun e mejhanes se peshtire.

Po c'pate, c'pate bir,
pellumbi im?
Ti ishe kaq i brishte
E kaq pa fjale;
Dhe bota thoshte plot me pergjerim:
Ky Sander Esenini
Paska djale!

PO shpresa jone vate
Doli bosh,
Na hidheroi zhgenjimi shpirtin shume
Yt ate e kishte mjaft gabim kur thosh:
Poeteve u derdhet parja lume!

Sado te marresh,
Ne shtepi s'dergon,
Kete e di,
Prandaj po flas kaq hidhur.
Poeteve paraja s'u qendron,
Se jane xhepashpuar,qesezgjidhur.

Shafran ne zemer kam
Qe je poet
Qe zure mik e shok nje nam te rende;
per mua plaken fare s'ishte keq
Sikur te ktheje arat
Me parmende.

Tani pa kuaj jemi
E pa pleng!
Sikur mos humbje rrugeve te qytetit,
Ketu ne fshat,o bir, ti kishe mend
Te beheshe kryetar komiteti.

Dhe ne do mbroheshim
E s'do na merrnin ters,
Dhe ti s'do bridhje i merzitur vone;
E beja gruan tende te endte lesh,
Te kishte paqe pleqeria jone".


Une letren hap
Dhe mendte i kam ujem;
Mos valle e humba daljen neper shtigje?
Por c'ka mendoj
Me vone do t'ju them
Kur nenes sime
Shpejt t'i kthej pergjigje.



.........................Sergej Esenin


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Oct 09, 2008 6:22 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyThu Oct 09, 2008 6:11 am

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Esenin_pipe

MIKU IM I SHTRENJTE, LAMTUMIRE!



Miku im i shtrenjte lamtumire
Ty ketu ne shpirt te kam ta dish
Fati po na ndan sot pa deshire
Po diku do shihemi serish.

Lamtumire o mik pa fjal e lote
Vetullat ti ngrysesh s'ka perse
Vdekja s'eshte gje e re ne bote
Por dhe te rrosh s'eshte gje e re.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Oct 09, 2008 6:28 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyThu Oct 09, 2008 6:12 am

Ere, ere e debores ,moj ere
Merrmi vitet ne krahet e tu
Dua djalke te jem dhe nje here
Apo lule e lugines diku,,

Nen nje fyell bariu plot dhimbje
Dua syte t'i mbyll ne harrim
Zile yjesh , me boren e mbremjes
te me bien ne vesh pa pushim

Oh! sa bukur e dredh ajo kengen
Ne tufan deshperimi kur derdh
Do te desha diku me nje kembe
ndane rruges te rrija, si bredh

Hingellima ne terr kur te ndjeja
te pushtoja kacuben perbri..
Zgjati putrat, o henez, drejt meje
Merrmi brengat ne qiell tek ti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyThu Oct 09, 2008 6:14 am

Shkretetire e bore.Hena farfurin
Vendi anembane,dergjur ne qefin
Dhe meshteknat qajne , pyjeve pa jete
Kush keshtu ka vdekur?
Mos valle une vete?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyThu Oct 09, 2008 10:28 am

Puthja e amshimit.

E embel me qe gjithmone kjo ore e vone
e ky shtrat i truar qe dergjet pa fjale,
ne dhomen me çardak ku veç ora zhurmon,
me tik-taket e saj qe endrren ma vrane.

Gjysmezgjuar qendroj i shtrire nen petka,
me terrin rrethuar ne te akullten hapesire
e ky tavan i kalbur nxire nga vdekja,
me josh ne pah e me tremb ne thellesire.

Nder kujtime te mia rroboj me vetdije
nen heshtjen perseritese qe çirrjet perpin,
qe shqyejne kabzerrin pastaj hapen si hije
e kollufiten nga nata bashke me shpirtin tim.

Puthjen e ameshimit symbyllur shijoj
e mes makthesh gjumi nje buzeqeshje lind,
kur ne çastin e fundit abisesh hulumtoj,
e zgjohem pa peshe e pa dhimbje ne limb.

Shkruar nga Pellumb Syku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyThu Oct 09, 2008 10:29 am

Ti buzeqesh...

Ti buzeqesh
me syte e tu, me buzet e tua si hyjni
e gjithçka çka eshte e imja, s'eshte e imja
kur je ti.

...porsi dielli
qe bie bute e ben dashni me floket e tu,
zemra ime ngrihet peshe e kunder saj
kot me luftu.

Je si Zoti
qe krijon jete e krijeses se vet i jep dashni,
edhe une; pre e jotja, te shikoj e pa te prek
s'mund te rri.

Ti buzeqesh
me syte e tu, me gojen tende si hyjni
e buza ime ne buzen tende, helmin e embel
shpreson ta pije.

Shkruar nga Pellumb Syku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyFri Oct 10, 2008 1:47 pm

FLORA BROVINA






ORA E PARË

Jusufi
Jusuf Kanjushë e verdhë
Jusuf Gërvalla... mungon
Teuta Iliri Agroni Ylli
Fadi Fadil Talla... mungon
Ylfetja Ylfete Humolli... mungon
Shukrija Shukrije Obëtinca... mungon
Kimetja Arsimi Kujtimi
Halimi... Halimi... mungon
Shpresa Besa Kastrioti
Fatmiri Fatmir Kërleshi... mungon
Afrimi Afrim Zhita... mungon
Vazhdojmë
Valbona Shkurta Gjoni
Xhevati... Xhevati... mungon
Mungon Nesimi Bekimi
Afrimi... Afrim Prebreza... mungon
Mos më sillni
Certifika mjekësore
Prindore policore shtetërore
Thoni vetëm mungon
Me lule do t'ua mjekojmë plagët
Do t'i presim
Do t'i presim
Thoni vetë mungon
Do të çelin lule gjaku
ora vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyFri Oct 10, 2008 1:48 pm

FLORA BROVINA









SKËNDERAJ

Kujtim as ëndrra
Për erën e ftoit
Më tha nëna

Sa herë të zu në gojë
Dhëmbët mu mpinë

Hape dritaren
Merr frymë thellë
Sa herë he shtatzënë
E ndien më mirë
Erën e ftoit
Të vendlindjes
Më tha nëna
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyFri Oct 10, 2008 1:49 pm

FLORA BROVINA













THIRRJE KOSOVËS

Ç'do të bëj une pa ty
Pa ardhjet e shkuarjet e tua
Do të harroj të flas
Me vetveten

Ç'do të bëj une pa ty
Pa shikimin në bar
Si t'i ngroh gjymtyrët
Të ngrira akull

Do të më lësh të bëhem plakë
Me dhembje duarsh
Me dhembje eshtrash

Kam frikë kur shkon
Ç'do të bëj une pa ty
Po nuk erdhe
Do të bëhem gurpragu
Kallkan do të bëhem
Ç'do të bëj unë pa ty
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyFri Oct 10, 2008 1:49 pm

FLORA BROVINA









RRUGA PËR JANINË

Mora rrugën për Janinë o
Të takova me pleqërinë o
Vetëm me arabaxhinë o
kërkoje shkronjat e humbura
Sikur të ecim në Veri
Të mbaj krahun
Bagazh malli robëri
Mora rrugën për Janinë o
Shetitë Çamarinë o
Me arabaxhinë o
Kërkuam unë e rruga jotë o
Fjalët e ndyra në mote o


nga Flora Brovina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyTue Oct 14, 2008 2:54 pm

TREGIM DHE POEZI NGA SUZANA KUQI
E diel, 12-10-2008, 11:04am (GMT+1)



Dita - zemër nëne - Nga Suzana Kuqi




Një trokitje e lehtë në derën e jashtme e zgjoi nga
gjumi. I shoqi po flinte i qetë në krah të saj . Kush të jetë në këtë
orë, donte dhe ca minuta të shkonte tre e mëngjesit. Dita futi këmbët
e zbathura në shapka e ngadalë e me kujdes që të mos bënte zhurmë,
doli në korridor. Trokitjet u përsëriten. Përse vallë nuk i bie ziles,
kush të jetë ? Djemtë flinin në dhomën e tyre, pra nuk ishin ata, e
ky ishte sinjal që e përdornin vetëm njerëzit e shtëpisë a ndonjë
fqinjë. Sikur e kishin bërë me fjalë, asnjë nuk përdorte zilen,
trokisnin. Befas , edhe pse mendimi ju duk qesharak , zemra i gufoi.
Altini, i miri i nënës që m'u thanë sytë për t'a parë...
- Kush është ?- pyeti me zë të ulët , por nuk mori përgjigje.
- Kush është ?- përsëriti ajo me zë pak më të lartë.
Nuk u përgjigj njeri, por ç'rëndësi kish , kushdo që të ishte ,nuk
ishte Altini i saj . Ah sikur të ishte ...
Ajo rrotulloi çelësin në bravë duke e larguar këtë mendim, veçse ja
shtonte mallin .Me siguri ndonjë fqinjë që ka ndonjë hall . Duhej të
bënte durim edhe dy javë, Altini i kish thënë se e kishte prerë
biletën e tragetit për në fund të muajit kur do të fillonte lejen.Një
vit, mendoi , një vit kam bërë si kam bërë , do të duroj edhe dy javë.
Dera u hap me një zhurmë të lehtë. Shkallët ishin të errëta, e kush i
linte poçat gjallë atje, fëmijët e shkallës nuk linin dy gurë bashkë,
përfshirë edhe djemtë e saj. Një siluetë e njohur e bëri t'i
shkallmohej zemra nga gëzimi, ulur mbi shkallën në të cilën binte
fasha e dritës nga dera e hapur.
-Altin , bir i nënës , eja brenda !- ajo hapi tërësisht
derën e desh të shkonte e t'a tërhiqte prej dore.
- Shëëët !- i biri vuri gishtin mbi buzë e pastaj buzëqeshi
kur pa fytyrën e hutuar të nënës,- mos bërtit se do të zgjosh babanë e
vëllezërit.
- Përse je ulur aty mor bir, eja brenda se do ftohesh.
I biri e shikonte dhe buzëqeshte.
- Nuk ftohem mama, erdha sa të të përshëndes një minutë , do
të vij më vonë në shtëpi.
- Përse më vonë , ku do të ikësh ?
- Të takoj Anilën, por thashë më parë të të shikoj ty.E di që
nuk do të të gjej ...do të shkosh në punë.
- Eja brenda bir !- Dita bëri një hap jashtë pragut drejt tij
, por ndërkohë ai u çua e filloi të zbriste shkallët.
- Më vonë nënë, më vonë . Erdha të të shoh se më kish marrë
malli dhe desha të të thoja se ... se të kam telefonuar rrallë, por
kam menduar gjithnjë për ty dhe se... e dua shumë nënoken time. Shko
të flesh tani, unë kam çelësin tim për të hapur derën.
Ah, ta dish se sa më ka marrë malli mua , psherëtiu ajo tek shihte të
birin që zbriste shkallët. Eh, rini, është i dashuruar im bir, do të
shkojë të takojë të fejuarën. E mori inat një çast Anilën, por kur
mendoi se ai kish ardhur për të parë atë të parën, vuri buzën në gaz.U
kthye në shtrat , por sapo u shtri u çua. Ku e mbante shtrati atë, i
biri ishte kthyer nga mërgimi ,për drekë do të ishte në shtëpi. Ajo u
drejtua në kuzhinë duke bërë me mend menunë e gjellëve që i pëlqenin
më shumë atij. Kur u zgjua i shoqi dhe djemte, e gjetën tek gatuante ,
e ajo u tha se ... nuk kish patur gjumë e nuk dinte se ç'të bënte. Nuk
mund t'u thoshte se Altini kish qenë aty pak orë më parë dhe nuk ishte
futur në shtëpi , pastaj fundja, donte t'u bënte një surprizë. A kish
surprizë më të bukur ?Përcolli të shoqin për në punë e djemtë për në
shkollë ,e shkoi tek fqinja lart që të telefononte në zyrë. Atë ditë
ajo do t'a bënte pushim


.


Dita kish shtruar tryezën , kish vendosur gotat
dhe pjatat më të mira që kish. Dërgoi vajzën e fqinjës për të blerë ca
birra dhe një shishe verë e i futi në frigorifer të ftoheshin. Nuk
mund të dilte vetë, donte që i biri kur të kthehej t'a gjente në
shtëpi ? Po Anilën , të fejuarën a do t'a sillte ? Sa budallaqe kish
qenë që nuk ishte kujtuar t'i thosh që t'a sillte dhe atë për drekë.
Të gjitha ishin gati, punët i fluturonin nga duart, asnjëherë mishi
nuk ishte pjekur aq shpejt, petat nuk ishin hapur aq shpejt veç... ato
akrepat e orës së murit nuk kishin qenë asnjëherë aq të
ngadalta...Priste të vinte ora e drekës, me siguri atëhere do të
vinte. Një e trokitur në derë e bëri të hovte nga divani ku ish ulur
për t'u shplodhur dy minuta. Eshtë ai, gati sa nuk briti nga gëzimi
teksa vraponte drejt derës. E hapi me padurim e buzëqeshja ju zbeh
pak. Ishte fqinja lart.
- Të kërkojnë në telefon - i tha ajo
- Altini ? - ajo nuk priti përgjigje e i ngjiti shkallët dy
e nga dy. Receptori i zi bënte kontrast me çentron e bardhë dhe asaj i
kaloi nëpër mend e njëjta pyetje që i kalonte sa herë që e kërkonin në
telefon: përse i bëjnë të zinj ? Le t'i bëjnë çdo lloj ngjyre që të
duan, vetëm jo të zinj . Por nuk ja kish shprehur këtë mendim fqinjës
së mirë ...
- Alo Altin !- as që e çoi nëpër mend se nuk ishte ai.
- Alo ! Nëna e Altinit ?- jo nuk ishte i biri, duhej të
ishte ndonjë shok i tij që e kish marrë vesh se ishte kthyer.Sa shpejt
qe hapet lajmi.
- Unë jam, keni ndonjë porosi për Altinin ? M'a thuaj, do
t'ja them kur të vijë në shtëpi.
Pasoi një hop heshtje.Zëri që pasoi ishte i mekur.
- Po flas nga Italia... Kisha një lajm , fatkeqësisht të
hidhur. Të rroni ....... Altini....mbrëmë......aks.....rrug....
më.......keq......shokë......trupin....dy ditësh....
Lëshoi receptorin e doli jashtë.Ajo që kish dëgjuar ishte shumë për
veshët e zemrën e saj, por ajo nuk e besonte. Filloi të zbriste
shkallët ngadalë . Ja atje tek ato shkallët atje, pak më poshtë ishte
ulur Altini i saj, ajo e kish parë, kish qenë aty. Befas mendja filloi
t'i rrotullohej, atje ,atje, Dita humbi ekuilibrin e po binte. Zgjati
dorën e u kap pas parmakut të shkallëve, për këtë punë janë bërë, për
t'u mbajtur e pështetur në to, e për të mos lënë njerëzit të
bien...Por jo për mua...Rroku me forcë me të dyja duart parmakun e
shkallëve e u përkul jashtë tij...






Lajmi i vdekjes aksidentale të Altinit ,
na shokoi të gjithëve ne ,banorët e lagjes , e po aq edhe lajmi se e
ëma ishte hedhur nga shkallët sapo kish marrë atë lajm. Altini kish
emigruar i ri fare ,kur u hap porti në Durrës, ishte shtatëmbëdhjetë
vjeç . Varfëria , dëshira për të thyer kufijtë , e cila është akoma më
e fortë tek të rinjtë , dëshira për të ndihmuar familjen e shpresa e
një jete më të mirë e më të bukur... Kishin kaluar pesë vjet nga dita
që kish ikur për herë të parë. Ishte rritur , ishte fejuar me Anilën,
shoqen e dikurshme të klasës. Ishte djalë i mirë , i edukuar e punëtor
. Kishte mjaft cilësi të mira, i vetmi difekt i tij ishte ... se ishte
shumë i mirë me të gjithe e me shokët në veçanti.Atë natë të së
djelës, duke u gdhirë e hëna, dy shokë i kishin telefonuar sei makina
e vjetër që kishin ishte prishur tek po ktheheshin nga diskoteka e i
kishte lënë në mes të rrugës.. Ishte çuar nga gjumi, e kish dalë.
Gjatë kthimit,ca minuta para se ora të trokiste tre e mëngjesit , një
kamion ... kishin vdekur të tre, të tre të një moshe...
Dita ... Dita nuk vdiq edhe se muaj të tërë ju lut e ju ankua Zotit
që të shkonte pranë të birit, malli i të cilit i kish djegur zemrën
për pesë vjet me rradhë. Sigurisht , theu këmbë e krahë, por për fat
nuk ju dëmtua rëndë shtylla kurrizore. Nuk e pa të birin kur e sollën
në shtëpi, ndodhej në spital e derdhur e tëra në allçi. Ndoshta më
mirë për të, fati ja kish kursyer pamjen e atij trupi të dashur të
katandisur në atë mënyrë sa nuk njihej.E qau të birin , e torturoi
veten me ndjenjën e fajit që i vishte vetes.Përse e kish lënë të ikte,
përse nuk kish këmbëngulur që të kthehej me kohë... e ç'i duheshin
nënëzezës paratë e tij...
Kanë kaluar vite, e duket sikur Dita është qetësuar, jeta e ka marrë
në rrjedhën e saj. Dikush do të thotë koha, koha shëron plagë, qofshin
këto edhe të mëdha. Nuk është ashtu, ajo plagë është e hapur e do të
vazhdojë të jetë e tillë, deri ditën kur Zoti do të vendosë t'a marrë
pranë vetes. Eshtë diçka tjetër që e mban Ditën, që i ndez
buzëqeshjen, e cila gjithsesi nuk zhvishet dot nga një vel i hollë
trishtimi . Dita është nënë,është e duhet të jetë nënë edhe për dy
djemtë e tjerë. Duhet të mbushë me gëzim e dashuri ditët e tyre , jo
me dhëmbje e pikëllim.Nuk mund të jetë aq egoiste sa të mendojë vetëm
dhimbjen e saj duke ua helmuar jetën.Sepse Dita ka zemër nëne ,e zemra
e nënës ...është e madhe, aq e madhe sa përmban tragjedinë e hidhur të
humbjes së një fëmije dhe farën e gëzimit e dashurinë pa kufi për
fëmijët e tjerë. Ndryshe goditja e fatit që u mori vëllanë, do të
ishte akoma më e rëndë për ta .Dhe ishte vërtetë fat që nuk e pa
trupin e të birit. Kujtimi i fundit i tij , është ajo siluetë e
hajthme, ata sy të mbushur me mall e dashuri , ajo buzëqeshje e bukur
dhe ato fjalë... e dua shumë nënoken time...Ani se askush nuk e kish
besuar kur e kish treguar, ajo e besonte...

FUND
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyTue Oct 14, 2008 2:54 pm

Një vajzë e bukur kalon rrugës...

Gjuri lehtas
përthyhet
në çdo hap
flokët mbi supe
të hajthmë
mantel i artë
dy buzë
gonxhe
të një trëndafili
një nënqeshje
e dlirë
si një rreze dielli...

... rrugës
po kalon një vajzë...

Je vajzë
apo... je ëndërr
që rrugës fanitet...

shikime të panumërta
mbi hapat
e tua përmbysen...

zemra prej nëne
me ankth
përpëlitet
bijë ,mbi ç' sy vallë
shikimi yt
do të ndalë ..?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyTue Oct 14, 2008 2:55 pm

Befasohem...


U befasova
se si qielli
ka të njëjtin
shkëlqim
të syve të tu
edhe se
në ngjyrë tjetër...

Se si profumi
i tokës
ajrit
detit
pemëve e luleve
është i njëjti
me atë
të lëkurës tënde...

U befasova
bija ime
kur mendova,
se sa të ngjashme
janë gjërat e dashura
me gjërat e bukura
që na dhuron
jeta...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyTue Oct 14, 2008 2:55 pm

Xhelosia

Nata më zbriti në shpirt
si furtunë errësire
e pamëshirshme
e tmerruar pashë
si dogji
çdo gjë të bukur
e bëri shkrumb
mori edhe hirin
e iku tutje
duke lënë pas
veç
një bishë mostruoze
që ushqehej
me mishin
e trupit te saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyTue Oct 14, 2008 2:56 pm

Vetem kohë...

Më duhet
vetëm kohë
të të kërkoj
të të gjej
të të them:

ja ku jam
e plotë tani
sepse...
isha një trup
vetëm me hije
e shpirtin e kisha
tek ti...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyTue Oct 14, 2008 3:00 pm

merxhan avdyli

Mos rri aty


Mos rri aty
Ku nuk mund të hyjë
Drita e mirë e jetës
As mos u lodh kot
Të shkosh ecejakeve
Të shkelura egërsisht
Nga garda e paranjeriut
Merri dhe futi në xhepa
Kokrrat ende të njoma
Të idealit tënd të dikurshëm
Se fushë e pafund
Do të bëhet jeta jote
Ku pamëshirë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyTue Oct 14, 2008 3:01 pm

GJUMI I QETË-MERXHAN AVDYLI


Bëje të qetë një sy gjumë
Në kopshtin jeshil të jetës
Të pritur me shekuj
Se vetëm aty je Adam i vërtetë
Ani se me Evën e munguar
Ku pa u lodhur nga fati
Qoftë edhe nën hijen e vetmisë
Mund t’i kapësh fitimtar
Kokrrat e pjekura
Të një ideali të dikurshëm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyTue Oct 14, 2008 3:02 pm

Kokrrat e idealit
MERXHAN AVDYLI

Kokrrat e idealit


Të gjitha kokrrat e idealit
Janë shkrirë nga zhgënjimi
Në këto kohë kur po rritet
Fara e harrimit.
Si dje si sot për besë
Vetën më pak ideal
E më tepër dhembje
Shqetësim e shpresë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyTue Oct 14, 2008 3:03 pm

Fuqia e ujit të lumit
MERXHAN AVDYLI

Fuqia e ujit të lumit


Rrjedhë përjetshëm
Nga bregu i lashtësisë
I pastër nis udhën e gjatë
Drejt fushës së jetës
Gurët e moçëm sa koha
Vrullin s’mund t’ia ndalin
Ai shkon krenar dhe fuqishëm
Drejt prehrit të detit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyTue Oct 14, 2008 9:14 pm

arita sent 9/8/2008 2:44 AM:

shume rahat isha
arita sent 9/8/2008 2:45 AM:
nuk e di nuk jam me
arita sent 9/8/2008 2:45 AM:
vetem qaj dhe cigare pi

Ky glob i mbrapshtë dhe i trazuar
me harta popujsh ikanakë
Ka dhe vendasit e poshteruar
por Globi serish eshte i rrumbullakte!

Une nuk dyshoj ne gjumin e trojeve
se edhe enxhulli di te kafshoje!
Kur poezia po ofendohet
Poeti kot nuk e djeg atë Troje......

Ndaj shkruaj vargje dhe shfryj dufin
s'ka gje se pikellimet i le pas
edhe egersirat mishin po tma shkyenin
dhe copa copa vetmine do ta vras

Ma mire i zhytur larg poshtersive
se Dyshimet Artina i ka me erënjeri!
Ma mire i humbur ne fund te thellesive
per kete shpirtmire njeri- Artina poezi!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: AFËRDITA XANI   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 EmptyWed Oct 15, 2008 2:44 pm

NË PRITJE

I MERZITSHËM ËSHTË FJALIMI,
AQ MË E PADURUESHME HESHTJA.
PLOTË ANKTH ËSHTË PRITJA ,
NË ERRSIRË SHKELQEN VETEM SHPRESA.
ÇDO DITË E RE ËSHTË HAP I FRIKSHEM,
MENGJESI ËSHTË I ERRËT,
AKULL I NGRIRË DJELLI,
BUZËQESHJA VAJ I FSHEHUR,
ADMIRIMI S’ËSHTË GJË TJETER VEÇSE,
L A K M I.

DHËMBJA IME…VETËM UNË TË NJOH!

Mal dhëmbjesh po rritesh çdo çastë,
Oqeanë vuajtejsh në shpirt fort m’ke vershu.
Po të kaperdijë më heshtje e ofshamë t’theksuar
Plotë mllef e urrejtje,për këtë torturë jete që jetoj.
Të njohë vetëm unë o etje e pashuar,
O oqeanë fjalimi që mbete pa u thenë,
Atë që ndjej, e di vetëm shpirti im
një botë të terë helm brenda vehtës ai po mbanë,
kjo që ndjehet nuk thuhet dot më fjalë,
kam frikë së një ditë do pelcasë durimi, 
do të perfundoj n’marrëzi e as Perendia s’do t’më fal.
Oh pse të njoha pas kohe o lumturi e paarritur,
që më vrull të shpejt jetës kthesë m’i dhe
në udhekryqin e jetës mbeta rrugëmbyllur,
sa më afer të ndjeja aq më larg më le.
Lumturi e perjetshme m’u shfaqe mes vullkani,
mes ujrave të turbullta që mbysin në thellësi,
mes ërrsirave të tmerrshme dritë kush s’më fali,
ëshë ky denim që më percjell në perjetësi.
Të ruaj të mbyllur vuajtje e mundimshme,
Nuk dua askush të të zbulonë,
Te ruaj më kujdes dhëmbja ime e tmerrshme 
Ndoshta koha të sheron .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 18 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
Mbrapsht në krye 
Faqja 18 e 23Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19 ... 23  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Lutfi coka/Cikel poezishe
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: