Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 20, 21, 22 ... 26 ... 32  Next
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyFri Nov 21, 2008 2:32 pm

Portreti i Skenderbeut

- Ismail Kadare -

Si dite e plote ai shtillej
me re dhe ere mbi atdhe
Nje emer, Gjergj, e kish si diellin,
Tjetrin si henen, Skenderbe.

Dy brire dhie kish mbi krye,
Embleme e vjeter e cuditshme,
Sikur ta dinte qe mes brinjve
Dy perandore do te godiste.

Njezet e kater luftera beri,
NJezet e kater vdekje theu,
Cka manget linte diten Gjergji,
Plotesonte naten Skenderbu.

Pas vdekjes eshtrat iu ndane,
Ne mijera varre ato u shkrine.
Gjithcka te shumte ai pati,
Te vetmen kish vec Shqiperine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyFri Nov 21, 2008 2:35 pm

IKJA E MOISI GOLEMIT

- Ismail Kadare -

Kjo ruga perdridhet
si gjarper i zi
per ku po vrapon
gjeneral Moisi?
Pelerinen era
ta ngre me tallaz
gjeneral Moisi
pluhur shume le pas.


Kali perpin udhet
muzgu bie ngadal
pse te dridhet freri
dores gjeneral?
Leshrat gjithe pluhur
te godasin syte
mbi boshllek te tyre
balli i ftohte i yt.


Nata zbret mbi udhet
larg zjare cobenjsh
gjeneral Moisi
perse shpaten zhvesh?
Udha eshte e gjate
tutje teri nxin
i ndergjegjes troku
prapa oshetin.


Larg dy-tre shkendija
patkoi shkrepetit
ndan udhes se madhe
ndergjegja jep shpirt
Moisi ndergjegjes
valle si i re?
Ajo ngrihet,bie
mbytur gjak perdhe.


Nata eshte e shkrete
troku naten mbush
vec ndergjegjes sate
prapa s'te ndjek kush
Ne kalldreme shekujsh
troku yt i zi
Moisi i Golemeve
Gjeneral Moj-Zi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyMon Nov 24, 2008 4:05 am

S'ka asgje per te qeshur

- Dritero Agolli -


S'i kam dashur kurre gjerat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire,
Ka gjera lakuriqe qe s'jane te turpshme,
Sic ka gjera te cndershme te veshura mire.
Ja, e verteta rri lakuriqe ngahere
Ja, edhe genjeshtra, me petka rri veshur!
Me thoni: cila ka turpin dhe cila ka ndere?
Kjo qe ju thashe s'ka asgje per te qeshur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyMon Nov 24, 2008 5:41 am

Te mendohesh

- Dritero Agolli -

Ka shume mallkime per njerez te liq,
Sic ka dhe urime per shoke dhe miq.

Po une mallkimet aspak s'i kam dashur,
Vec shfryj rralle - rralle kur jam buzeplasur.

Kur kupa ze mbushet e s'kam nga t'ja mbaj
Merzitur - merzitur me vete ze shaj.

I then mendjemadhit nje llaf te florinjte
Te gjetur ne popull: AH MENDJA T'U RRITTE!

Sa gjera ke thene o popull i shtrenjte,
Qe duhet patjeter te rri te vras mendte!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyMon Nov 24, 2008 5:57 am

Gjaku dhe Gjumi

- Drotero Agolli -

Atdhe nese me gjen diku ne gjume,
Mos me kurse, po hiqma me shuplake,
Se s'dua te ma derdhe gjakun lume
Nje gjume i trendafilte ne jatake.

A nuk e sheh si buzet i lepijne
Andej - ketej makutet lakmitare?
Vertiten te kafshojne ndonje brinje,
Ku gjaku im akoma s'eshte thare...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyMon Nov 24, 2008 6:13 am

Elegji per nje partizan te vrare

- Dritero Agolli -

E ruanin nga larg tre xhandare
Djalin e ri, partizanin e vrare.

Partizani i shtrire - ne grusht revolverin,
Xhandaret s'i linin fshataret ta merrnin.

Erdhi nje zog i kalter nga pylli,
Qendroi ne kapelen e djalit, tek ylli.

Xhandaret qelluan mbi zogun me pushke
Dhe zogu i ra partizanit ne gushe.

Dhe mbeten te dy mbi barin me bryme,
Toka e madhe nen ta merrte fryme...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyMon Nov 24, 2008 11:49 pm

O Flamur

Çerek shekulli ndër beteja
Të valviti Skënderbeu,
Populli të mbajti në zemër
Gjersa i lirë u shpall Atdheu,
Nga Plaku mjekërbardhë
Kur të ngriti në Vlorë,
Dhe të puthi Isa Kosova
Me lot gëzimi atë Nëntor.

S'të uli në shekuj
Gjysmëhëna anadollake,
Barbarizmat e carëve
As dhuna e lajkat dhelparake,
S'ja prenë krahët shqiponjës
Sopatat e Diktorit fashist,
S'të mposhtën armiqtë e Kosovës
As serbomadhi shovinist!

Ti je gjaku i gjakut tonë
Gjaku i heronjve e i dëshmorëve,
Je shenja jonë e shenjtë
Djersa e fshatarëve dhe punëtorëve.

Lart e më lart valo
O i kuq bajrak!
Rrënjët thellë në tokë
I ke t'ujitura me gjak

Përpjetë kështu do valëvitesh
Mbi këto troje iliriane,
I kuq, i pastërt, krenar...
Do s'fidosh armiq e tufane.

Populli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyMon Nov 24, 2008 11:50 pm

Mitrovica
Të ruajnë ushtri të huaja dhe ushtri të huaja të ndajnë 
Edhe këtu një urë po e shenjtë nuk është
Një lum që përpinë fëmijët, dhe si gjarpër në qafë na shtëngon
Një gjarpër që përqartur varret dhe nëntokën hanë
Diell i përmbysur, liria varg i përhirtë
Gdhendur trishtimit, me njërin sy s’po të shohë më…Mitrovicë !!!

(Bujar Salihu)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyTue Nov 25, 2008 12:24 am

Tradhetoret

- Naim Frasheri -

Shoke, kemi ne mest tene
Shum' armik' e trathetore!
Popo! mos u qofte thene!
Vec qe s'kane gje ne dore.

Harruane memedhene
Dh' e lane kombine tene
E nje tjatere na gjene!
Popo! mos u qofte thene!

Lane zonjen e levduar
E zune nje kurve shtrige,
Te ndyr' e te mallekuar,
Te felliqur e te lige.

Lane memen te xhveshur
Dhe mundohene per bote,
Pa dhe bota duke qeshur
U thote: mundohi kote!

Qysh u bene Efialte
E nuk e njohin te miren,
Uthullen pandehin mjalte
Edhe drite erresiren!

Buk' e memedheut zente
Tradhetoret e pabese!
Dhe Zoti derrmen u dhente,
Kurre mos pacine pjese!

Miqt' armiq i kane bere,
Armikete miq i zune,
Qysh jane fyell te tere!
Ç'eshte kjo e madhe pune!

Fajn' e math kur do ta njohin
Njerezit e mallekuar?
Dritene pse nuk e shohin,
Apo jane te verbuar?

Jane se gjithash te marre
Dhe te liq me te vertete,
Memedheut bejne varre,
Po do te biene vete,

Se mbreteron e verteta,
S'del kurre genjeshtr' e shkrete
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gje e vertete.

Ata turpine fitojne,
Nder' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikete gezojne
E ne erresiret bredhin.

Nuk eshte kurre haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkrete,
Te gjitha jane paguar,
S'ka mbeture gje ne jete.

Lerini, pa do ta gjejne,
Te verteten do ta njohin,
Se tani s'e dine c'bejne,
Jane te verber e s'shohin.

O, popo c'turp kane marre!
Jane bere tradhetore
Dhe s'jane me shqipetare,
Se nga kombi hoqne dore.

Me te huajne u bene,
Me armikn' e Shqiperise,
S'duane gjuhene tene
Armiket' e Perendise!

Ndjej, o Zot, se nuke dine
Se c'bejne, jane mahnitur,
Rrahin te prishin shtepine
Pun' e lig' edh' e merzitur.

Te gjoret jane ne gjume,
Te vertetene s'e dine,
Do te mundohene shume,
Pasdaj mentte do t'u vine.

Vellazerin' e harrojne
Dhe kombin e memedhene,
Dhe armikete degjojne
Edhe s'dine se ku vene.

Hiqni dore, hiqni dore!
Mblithni mentt' e tuperohi,
Mos u beni trathetore,
Se pasdaj do te pendohi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyTue Nov 25, 2008 4:42 pm

LULEKUQJA

- Asdreni -

Lulëkuqja e mjera
Asgjëkund s’ka shtëpi
E shkon jetën n’arrati
Ajo s'është si të tjera
S’ka stoli!

Fushës, kodrës, del vetiu
Verës ngrohet, dimrit ngrin
Vetë shkundet, vetë mbin
Dhe, kur skuqet, vjen veriu
Dhe e përfshin.

Nëpër këmbë gjith’ e shkelin,
Vend në kopshtet ajo s’ka
Dorë ndihme kurrrë s’pa;
As e mbjellin, as e vjelin
Shkoi u tha…

Po veç ngjyra e saj si zjarri,
Si një yll që xixëllon
Tërë bota e imiton
Është shenjë për së mbari
Nga shikon.

Ajo ngjyrë kur zë shfaqet
Mbreti frone shkon e lë
Njerëz robër fare s’sheh
Vjen e drejta del në faqet
Si Zot je.

Ajo ngjyrë nd’ato fletë
Është shpresa që tregon
Një të ardhme q’ëndërron
Është flamuri ynë vetë
Që valon!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyTue Nov 25, 2008 10:00 pm

Te huaja jemi

- Ismail Kadare -

Te huaj jemi ne prej kohesh
C'ish per t'u thene eshte thene,
Si guret qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por naten, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.

Pastaj si ne rrugica parqesh
Shetit me cirkovolucionesh
Hyn neper endrra i shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma ben me dore.

Por kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjshta
Nga shtegu qe vec ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prape jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyTue Nov 25, 2008 10:32 pm

Eva0506 shkruajti:
Te huaja jemi

- Ismail Kadare -

Te huaj jemi ne prej kohesh
C'ish per t'u thene eshte thene,
Si guret qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por naten, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.

Pastaj si ne rrugica parqesh
Shetit me cirkovolucionesh
Hyn neper endrra i shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma ben me dore.

Por kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjshta
Nga shtegu qe vec ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prape jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.

Me ka lënë mbresa të mëdha perzgjedhja juaj forumistë. Veçanërisht Eva 0506 ke sens në përzgjedhje. Harto një Antologji!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyWed Nov 26, 2008 10:44 am

Pelegrini

Dritero Agolli

Une jam prej kohesh pelegrin
udhetar ne vendin e shpreses se thyer
jam ndare pa dashur nga karvani im
mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer.

Kerkoj karvanin tim ne rene e shpat
karvanin qe e ka ndruar drejtimin me kohe
ndaj ne udhe jam krejt i humbur,jam fillikat
me shami te grisur lidhur ne koke.

Per uje buza ime u dogj u be zhur
dhe syte me shpojne nga shterja e lotit
me duhet te arij karvanin e tretur qekure
capitur mes vapes,mes shiut e te ftohtit.

Une jam prej kohesh pelegrin
shtegtar i karvanit te humbur
dhe bart ne kuriz nje premtim
te dhene gjysherve te mundur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyWed Nov 26, 2008 12:49 pm

Dhelpra dhe nje koke greku

- Andon Zako Cajupi -

Dhelpr' e mallkuar
Dolli per te gjuar.
Tek zbriti nga bregu
Pa nje koke Greku.

- Jashte per te dukur
Qenka koke e bukur.
Po s'paska tru miku! -
Tha dhelpra dhe iku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyWed Nov 26, 2008 1:11 pm

Greku dhe shqiptari

- Andon Zako Cajupi -

Greku:
- Pse ju Shqiptare,
Keni djem te mbare,
Te zgjuar, te zote,
Te forte e te plote?
Shiko djemte tane
Sikur nuk hane
Te verdhe, te thate
Te trembur si grate,
Te liq, te pabese.
Pa turp e pa shprese..
Gjak ne zemer s'kane!
Tuajte pse jane
Trima te vertete?

Shqiptari:
- Se i bejme vete,
S'na ndihne te tjere,
Si ju, mor te mjere!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyWed Nov 26, 2008 6:32 pm

Eva të lumtë për këto poezi që i ke gjetur dhe i solle në forumin tonë për t'i lexuar. fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyWed Nov 26, 2008 10:48 pm

Jemi ne prag te festes te 28 Nentorit:
Dita e flamurit kuq e zi me shkaben dy-krenare ,simboli i luftes per LIRI.



Fan.S.Noli

HYMNI I FLAMURIT

O Flamur gjak,o flamur shkabe,
o vend e vatr' o nën' e babë.
Lagur me lot,djegur me flake.
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortese shkëmbi,tmerr tirani.
S'te tremb Romani,as Veneciani,
as serb dushmani ,as turk sulltani.
Flamur i madh per Vegjëli.

Flamur që lind ,Shën Kostandinin,
pajton Islam'e Krishterimin.
Shpall mes feve vllazërimin.
Flamur bujar per Njerëzi.

Me Skenderben' u lavdërove,
dhe në fortun'i fundmi u shove.
Me Malonë prap lart vrapove.
Yll i pavdekur per LIRI.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive.
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive.
Po çdo mizor me shpat' e grive.
O fushë-kuq,o shkabë-zi.



Botuar per here te pare ne "Liria Kombetare" me 28.11.1926.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyWed Nov 26, 2008 11:09 pm

Sofra shkruajti:
Eva të lumtë për këto poezi që i ke gjetur dhe i solle në forumin tonë për t'i lexuar. fla

Faleminderit Sofra! Ja dhe nje tjeter e Andon Zako Cajupit shume e bukur:


C'jemi?...

- Andon Zako Cajupi -

Greku dhe Bullgari
dhe Turku Barbari,
Nuke dine c'jane...
Dhe turp nuke kane!

Neve, Shqipetare,
Jemi komb i pare.
Po per turp e kemi
Te themi se c'jemi.

Njeri, do Greqine
Tjetri, do Turqine.
Edhe Shqiperine
S'duane t'ia dine!

C'jemi? o te mjere
Jemi Shqipetare.
Si ne s'ka te tjere
Po punoni mbare..

Ne kini o shoke,
Mendjene ne koke,
Harroni Morene
Doni Memedhene.

Nga armiqte largoni,
Dhe me mos i doni,
Se armiq na kane
Duan te na hane.

Lini djallezite,
Lini prapesite..
Po si Perendine
Doni Shqiperine.

Vend i Skenderbeut,
Me i bukri i dheut,
Kur do te gezoije
dhe te lulezoje?

Balt' e Shqiperise
Djepi i Trimerise,
E embel si mjalte..
Zoti na e falte!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyThu Nov 27, 2008 3:15 am

Ke shije Eva0506. Këto preferime jo vetëm që na përputhen, por na plotësojnë gjithë atë mangësi që pavetëdishëm na e kërkon mendja dhe shpirti. Por, ju, sikur e ndejni para kohe, dhe na i shtroni në sofrën e mundësive të shijojmë gjithë atë dendësi domethëniesh që na ripërtrijnë e na vitalizojnë rritën për të bërë hapat e Bashkimit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyThu Nov 27, 2008 1:32 pm

Ju faleminderit Feneri! Respekt.

Trim i Shqiperise

- Andon Zako Cajupi -

Kush ka qene trim nje here?
Aleksandr' i madh i vlere,
Pirua me shoke te tjere,
Ne Shqiperi kane lere.
Po nga gjithe me i zoti
Skenderbeu Kastrioti.
O mbret i dashur ku je?
Ku je more Skenderbe?
Si duron ti nen dhe?
Nuk te vjen keq per ne?
Qe ditene qe na le
Vendi yne u be raje!...
Te lutemi dite e nate,
N'ate jete ku ke vate,
Dergona shprese e urate,
Te mos rrojme si grate.
Te ngrihemi te luftojme,
Armiqte t'i shkaterrojme.
Shqiperine ta shpetojme
Dhe lir e me nder te rrojme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyThu Nov 27, 2008 3:46 pm

nga zeriatdheut Yesterday at 10:25 pm
Shqiptar e shkuar shqiptarit!...

UNË, jam shqiponja e
Bjeshkeve te Namuna,
jam flamuri qe Ismailit i rri te koka e varrit,
jam pisqolla e arte fshehur ne gji te Ises,
jam gjoksi i gjakosur i Adem Jasharit.

UNË, jam topuzi i Gjergj Elez Alise,
hija e Kostandinit qe sjell naten Doruntinen,
jam nje fije e mustaqeve te Mujit,
nje hap i tij qe trondit tere Krahinen.

UNË, jam rreptesia e Leke Dukagjinit,
nje fjale e rende ne faqet e Kanunit,
jam nje gur i bardhe ne brigjet e Drinit,
shpata qe Skenderbeu lart e tundi.

UNË,jam nje strofe e bukur e Naimit,
shkruar mbi malet , fushat e brigjet,
jam malli i Serembes, Samiut, Jeronimit,
jam shpirti i tyre qe ne kurbet vazhdon te digjet.

UNË, jam deshmori qe ra ne Mitrovice,
e me gjakun tim u la edhe Cameria,
se jam ai qe nuk u qa kur vdiq,
se per deshmoret nuk qan njerezia.

UNË, jam nje pushke qe del nga frengjite,
jam nje kenge labe, nje tel i ciftelise,
jam Cerciz Topulli qe kurre s'ra ne prite,
jam e kuqja e flamurit atje lart, ne shtize.

ja pra,
UNE jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna,
ja lulja qe i ka mbire Ismailit
te koka e varrit,
jam pisqolla e arte e dinakut Ise,
jam gjoksi i copetuar i Adem Jasharit...

UNË,
jam shqiptar e shkuar shqiptarit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyThu Nov 27, 2008 3:50 pm

nga feneri Yesterday at 11:07 pm

zeriatdheut shkruajti:Shqiptar e shkuar shqiptarit!...

UNË, jam shqiponja e
Bjeshkeve te Namuna,
jam flamuri qe Ismailit i rri te koka e varrit,
jam pisqolla e arte fshehur ne gji te Ises,
jam gjoksi i gjakosur i Adem Jasharit.


Ashtu janë luftëtarët. Kanë një shikim, një buzëqeshje një qëndrim ! Vetëm të stëviturit e shkollës së Bileqës, dalin e bëhen gjenerale, dhe i fyejnë , nuk ua pranojnë vlerat luftëtarëve të lirisë. Ashtu ishte dhe me Adem Jasharin se , ata që prinin atëherë, ishin trumbetuesit e narkozës, durimit dhe pergjumjes! Ishin Aminën e Milloshit që hanin vezë të Veligdenit!


UNË, jam topuzi i Gjergj Elez Alise,
hija e Kostandinit qe sjell naten Doruntinen,
jam nje fije e mustaqeve te Mujit,
nje hap i tij qe trondit tere Krahinen.

Kjo strofë e strukturës së tillë është dëshmi se luftëtari edhe me nëtë plagë në trup turret drejtë plagës së dhejtë vetëm të arrije fitorja per të gjithë. E tillë bëhet fitorja që rikthen Doruntinën në Vatanin e shkretuar ! Nuk ishte ashtu Kosova , Karadaku, Malsia e Sharrit ??? Ata që u joshën pas lumturisë në horizontet e gjëra të Amerikës, thurrën lavdet e asaj zezonë dhe atë, e vunë në rendin e ditës, duke harruar gjamën, krimin, dhunimin që kishin bërë të dashurit e tij okupator!



UNË, jam rreptesia e Leke Dukagjinit,
nje fjale e rende ne faqet e Kanunit,
jam nje gur i bardhe ne brigjet e Drinit,
shpata qe Skenderbeu lart e tundi.


E harrojnë llalashët, kubashët, kukudhet, ganecët, kurnazët e atij rangu se nuk shpëtojnë nga bijtë e këtij populli të lavdishëm . Se ashtu siç i pastrojnë nga trojet gjithe shkinokaurrine sllave, padyshim se do te dezinfektojnë nga këto rriqëra, pleshta, krimba të verdhe, ushujza , edhe shprehine, qëndrimin dhe veprimin!


UNË,jam nje strofe e bukur e Naimit,
shkruar mbi malet , fushat e brigjet,
jam malli i Serembes, Samiut, Jeronimit,
jam shpirti i tyre qe ne kurbet vazhdon te digjet.

Sa e bukur kjo strofë! E perse e Naimit? !
Sepse, luftetari e kuptoj se Naimi u shndërrua qiri të tretet dhe t'i japë dritë Atdheut! Se naimi e ngriti shqiptarin Perëndi, dhe gjuhën e tij që fliste e bëri gjuhë perëndie! Ashtu si Serembe e Samiu, dhe Jeronim Derada në Maki!

çfarë gjeografie poetike ku lanë gjurmët Viganët. Jo si e atyre kobashëve që në vend qe te ndjekin gjurmët e atyre Viganëve, turren të shajnë veprimtarët që i qëndrojnë armikut perballë !

UNË, jam deshmori qe ra ne Mitrovice,
e me gjakun tim u la edhe Cameria,
se jam ai qe nuk u qa kur vdiq,
se per deshmoret nuk qan njerezia.

Identifikim me funksionalizimin e gjithmbarshëm. Pa dalluar vendlindjen, sepse toka shqiptare gjithkah eshtë vendlindje! Edhepse, disa pëlqejnë vetëm Danet e Kuqe dhe këmba nuk u ka shkalë në tokë tjetër! Ata as edhe derën nuk ua hapen hallexhinjve që i përmbyti lufta, por dolën të bëjnë pazar sa do të fitojnë nga qiraja! E Teli, Tahir Sinani , ata simbole e matafora të Atdheut të Bashkuar përse ranë në tokën ku kaurrët dhe shkinat duan të përshurrin mbi lavdinë dhe heroizmin e shqipeve, me perkrahjen e veglave tinzare? Bile, pyesin kur Albini Legjendë, përmbys gjithë kodet sofistike të Këshilleve Botërore, dhe lëshon Kushtrimin për refuzim, Me çka e si do të dilni! Po ashtu pyesin Qyqarët!

UNË, jam nje pushke qe del nga frengjite,
jam nje kenge labe, nje tel i ciftelise,
jam Cerciz Topulli qe kurre s'ra ne prite,
jam e kuqja e flamurit atje lart, ne shtize.


Por ja se si del epilogu kur në këtë 100 vjetor të shkrimit të shqipes ngritet Mu te rrapi në Mashkullor, ajo jehonë urtie ! Depërton në popull se eshtë këngë që lidh gjithë Jugun nga Preveza e Janina, e deri në Malësinë e madhe! Nga Adratiku e deri tek Molla e Kuqe ! Jo si ata që projektojnë narracione se si duket e madhe hija e Mëngjesit e stolisur me pupla okupatorësh, ndërsa në Perendim diellin e tyre skeletosen dhe irrnosen nga zëri, shpirti dhe zemra shqiptare. Pastaj , krrokasin pse janë të anatemuar xhuxhet !
ja pra,
UNE jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna,
ja lulja qe i ka mbire Ismailit
te koka e varrit,
jam pisqolla e arte e dinakut Ise,
jam gjoksi i copetuar i Adem Jasharit...

Po baca luftëtar po! Nuk ka kuptim pa ju as jeta, as kënga , as fitorja. Ata që nuk e kuptuan se Dalëzotësit e atdheut janë buzëqeshja, janë liria , do të derdhin lotë për Buzëqeshje Lirie, se ua dedikuan tiranëve , dhe për ato morrën honorar që nuk u arrijnë as për qefinat e varrit ! Të mjerit!

UNË,
jam shqiptar e shkuar shqiptarit...


Kjo mund të trajtohet si temë se si duket shqiptari! E ka veprimtarin përballë dhe gadishmërinë e flijimit! Jo tinëzarin që kurrë nukështë për flijim por për përfitim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyFri Nov 28, 2008 10:29 am

Qeveri mavria që solle mandatën

- Nga Arben Duka -


Thonë ata që venë
Thonë ata që vinë:
"E kini hallall
Shqipo, qeverinë!..."

E kini hallall
Medet e medet
Se ajo u mbron
Se ajo u vret!...

E kini hallall
Nuk duhet e dytë
Se ajo u mbron
Se ajo u mbyt!...

Tjetër qeveri
Shqipot, po, nuk duan
Se ajo i qeth
Se ajo i ruan!...

Të tillë qeveri
Ku ta gjejmë vallë
Kur bëhet hataja
Hedh ndonjë kokallë!...

T'u bëfsha të syrit
Xhan, moj qeveri
Çdo muaj garant
Kemi dy ditë zi!...

Ecim edhe biem
Biem në hendeqe
Njëzet vjet me radhë
S'u nda kjo e keqe!...

S'u nda kjo e keqe
Që çdo ditë hap varre
Popull i përulur
Qeveri vrastare!...

Ç'më del në ekrane
O Sali, o lumë,
Se tani zullumin
E ke shtuar shumë!...

S'e peshon hiç fjalën
More qerrata,
Kur the:"Qeveria
Asnjë faj nuk ka!..."

S'dua të flas shumë
Se më thonë mistrec-
Nuk e hapa unë
Fabrikën në Gërdec!...

S'dua të flas shumë
Se mërzitesh Ti-
Nuk mora në punë
Gra edhe fëmi!...

Gra edhe fëmi
Që morën mandatën
Dhe siç thua ti
Vdiqën për kafshatën!...

Qeveri mavia
Që solle mandatën
Ti duhet të ikësh
Jo ditën, po natën!...

Jo ditën, po natën,
Me taborre blu
Se zi e Gërdecit
Nuk mbaron këtu!...

Nuk mbaron këtu
Oreksi i vampirëve
S'pyet nëse jetën
U merr plot fakirëve!...

Oreksi i vampirëve
Është i pasosur
Mbajnë nëpër xhepa
Dollarë të gjakosur!...

Oreksi i vampirëve
S'ndalet asnjëherë
Sikur gjithë' Atdheun
Ta hedhin në erë!...

Qeveri e dashur
Je bërë për bodec
Të rëntë një bombë
Mu si në Gërdec!...

Një bombë e një predhë
Xhan, moj Qeveri
Të shpëtojmë ne
Të shpëtosh dhe ti!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 36
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyFri Nov 28, 2008 12:58 pm

Legjende e pakujtuar

Bindu! Vdekja jote u tret
nga pakenaqesia e zemres se vuajtur.
Ky shpirt ndali dhe mendjen
dhe trupin nga gezimi te zhvatur!
A kam pasur guxim te kujtoj lotet e mi
kur ty fillova te te dua?
Qenkam legjende jo njeri
qe heshtja goditi tek mua.
As kam pyetur e pritur me kurre
si skllave e trembur nga syte
i mban dot ti lotet si dikur
dhe fjalet qe kam dashur ti mbyt?
Mendoje veten tende te shuajtur
si atehere dikur edhe une
skllav i frikes se humbjes ke mbetur
e pervec qarjes s’njeh tjeter pune.
Bindu! Qe mbive mbi Mars,
planeti i zjarrit te pashuar.
Une nje engjell si dikur s’jam me,
qe ti ke luajtur duke mohuar.
U trete, o legjende lojrash
dhe formova legjenden time.
Trupi yt eshte fund hojnash
qe gezon sot zemra ime!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 EmptyFri Nov 28, 2008 1:02 pm

Leonora Jakupi,

a vritet pafajsia
qfare faji ka liria,
qe trembet nga femija.. Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 21 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 21 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 20, 21, 22 ... 26 ... 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: