Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 14 ... 24, 25, 26 ... 28 ... 32  Next
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptySun Dec 14, 2008 12:49 pm

Himara

- Petro Marko -

Lagur syt' i zu qepalla
s'kane te hapen ne jete,
se ne ato vise te rralla
fluturon shpirti shigjete!

Atje, ah! Gjelberon fryma,
n'ato male, ar te lara
ku mbi re shkrep vetetima,
shkruan me zjarr: - Flake eshte Himara!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptySun Dec 14, 2008 12:52 pm

Kenga laberishte

- Petro Marko -

Kur ja marr o me te qare
asaj kenge trimerishte,
them: - Eh, mbeta si i vrare,
se dyjarja laberishte
me kujton .... O Perendi,
nuk e them, po do ja nis
sy rrembushur ne arrati
si bilbil i Laberise!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptySun Dec 14, 2008 12:54 pm

Deri kur...

- Petro Marko -

Deri kur i arratisur,
i pastrehe ne mergim,
deri kur o shpresengrysur,
do te endesh pa drejtim?

Kthehu, lumemadh ne Atdhe,
mba ne gji ate flamur
qe valon i fsheht atje!...
Behu burre! Po deri kur?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptySun Dec 14, 2008 1:03 pm

Shtetrrethim

- Pol Elyar -

E c'donit ju? Te porta kishim roje.
E c'donit ju? Ne ishim te rrethuar.
E c'donit ju? Ne dyer kishim lloze.
E c'donit ju? Qyteti ish pushtuar.
E c'donit ju? Uria kish pllakosur.
E c'donit ju? Ne ishim carmartosur.
E c'donit ju? Ish nata cingerime
E c'donit ju? Ne mbartnim dashurine.

Shqiperoi: Dritero Agolli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptySun Dec 14, 2008 7:39 pm

Xhevahir Spahiu:

LUTJE.

Perpara tymit,
harroj zjarrin.

Perpara puthjes,
harroj dashurine.

Perpara lules,
harroj aromen.

Perpara hingellimes,
harroj kalin.

Perpara emrit,
harroj njeriun.

Me vini perpara oren,
te harroj kohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyMon Dec 15, 2008 5:15 pm

KRISTAL

ka kohe qe s'shihemi dhe ndjej,
si te harroj un'dalngadale.
Si vdes kujtimi yt,
si vdesin floket dhe gjthçka.

Tani kerkoj une posht' e lart,
nje vend ku ty te te leshoj.
Nje stofe a note a brilant,
ku te te le,te puth,te shkoj.

N'e ste pranofte asnje varr,
asnje mermer a morg-kristal,
mos duhet vall' prap' te te mbart,
gjysme te vdekur ,gjysme te gjylle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh,
te gjej nje fushe a nje lulnaje,
Ku butesisht si nje polen,
gjithkund,gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu,
dhe te te puth t'ik pa kthim.
Dhe nuk do te dime as ne,askush,
harrim ish ky a s'ish harrim...

1979 Ismail Kadare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyMon Dec 15, 2008 5:40 pm

Pellgu eshte thare

- Ismail Kadare -

Dikur ne fushe shetisnim...
Dhe ja tek ky pellg, mu ne fund,
Te qeshur te dy ne u pame
Ne ujin qe era lekund.

Tani erdha prape te udha
Bredh tutje, me mallin ne gji.
Por pellgu esht thare, me sa duket
Qe veten mos shoh ne vetmi...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyMon Dec 15, 2008 5:54 pm

PA TY...

Ti ike udhes se pafundme,
ku zverdhin druret gjetherenes.
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet,
i arti medalion i henes.

Lejleket iken.Fill pas teje,
si stof i keq u zbeh blerimi.
Dhe ngjajne toka,pylli,reja,
me negativin e nje filmi.


Tani ne fusha shkoj menduar,
ku nis te fryje ere e ftohte.
Ku ca mullare te gjysmuar,
duken nga larg si donkishote.

C'te bej,po them me veten time,
ne kete ore te vone te muzgut.
Ku qerrja baltrave ben shkrime,
te lashta si te Gjon Buzukut?

Do shkoj te ulem permbi pellgjet,
te pi ne gjunje duke rene.
Ne gryke e di qe do me ngelet,
i ftohti medalion i henes.


1963 ISMAIL KADARE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyTue Dec 16, 2008 6:40 am

LUIGJ GURAKUQI

QENDRESA

Oh, jeta pernjimend me rrena e vaj
plot qenka n'ket bote t'lashte!
U shueka teper shpejt lakmimi i saj,
si zjarri i bame me kashte.

Vec nji qellim i nalte t'ban me durue
e zemren te forcon;
nder kundershtime s'vyen kurr me u ligshtue,
mjere ai qi nuk duron!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyTue Dec 16, 2008 6:42 am

ISMAIL KADARE

Ti dhe Hena

Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.

Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.

Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyTue Dec 16, 2008 6:50 am

DRITERO AGOLLI

I Perndjekuri I Dashurise

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyTue Dec 16, 2008 7:17 am

MIGJENI

Kënga e dhimbës krenare

O dhimbe krenare e shpirtit qe vuen
dhe shperthen nder vargjet e lira...
A deshte vall per t'u ngushlluem
tue stolise boten me xhevahira?

O dhimbe krenare nder vargjet e lira,
qe kumbojne me tinguj te sinqerte...
Vall, a do te prekish send nder ndijesina?
Apo do vdesish si vdes gjethi ne vjeshte?

O kange e deje e dhimbes krenare...
Mos pusho kurre! Po bashke me vaje
si dy binjake kendoni mjerimin -
se koha do te ju bije ngushellimin.


LASGUSH PORADECI

Kur të më jesh e Zemëruar

Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O, ç'ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!

Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg...
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E çdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori,
O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-

Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas.


Ti buzëqesh-më-zilitare,e më çkëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes,
Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:


Kur të më jesh e zemëruar, më shpirt të vrarë-e varfnjak,
N`e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t`ënd s`do heq aspak;
S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a thënc,në mos m`a
thënc:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem
menc.

LASGUSH PORADECI

Gjarpërushja

Haj të mirremi për dore,
Nep-ma zemrën që ma more,
Gjarpërushe pikëlore

M'u vrapo q'andej matanë,
më qëndro në zemër pranë,
M'i vështro sa lot më lanë.

Të fjalonemi ngadalë,
të pushtonemi pa fjalë,
Plot me afsh e duf të valë.

Me atë vetull-vetulluar,
Me atë shtatin-gjarpëruar,
Me ato kraha-fluturuar

Vetullo,moj vetullushe!
Gjarpëro,moj gjarpërushe!
Fluturo,moj fluturushe!

LASGUSH PORADECI

Kush ta fali Bukurinë

Kush ta fali bukurinë
Që t'ë më trerosh të zinë!

Kur të pashë për të vluar,
Pëllumbeshë pendë-shkruar,
Bubu! plumb në kraharuar,
Plumb që vret dyke gjëmuar!

Mbledhur shoqet me një qoshe,
Diç, m'ju flisje, dic m'ju thoshe,
Gushë-e-llërë-e-gji-bardhoshe.

Pa me syçkëzat e tua,
Sy-larme! ç'më fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkëndija,
Ndezur mun në mes në ballë,
Të më vesh në dhè të gjallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyTue Dec 16, 2008 9:59 am

MESNATA PA TY


Ulur ne karrige pres mesnatën pa ty
Përpëlitëm dhe shohë ëndrra zgjuar
pa ty prapë jam
Pres që të gjejë ty, prapë rri ,rri, rri…

Përpëlitëm, djajtë e mesnatës më pyesin se çka dua
Rri ulur dhe nuk u përgjigjem
Kokën ulur ëndërroj lulet e tua
ato nuk me flasin
Nuk kërkojnë tu përgjigjem prapë unë rri …


Ç’dëshiron që të them vallë
a do t’më pyesësh
unë nuk jam ne gjendje që të pyes sepse jemi të ndarë
kjo ndarja jonë është sepse ti je larg meje
Kurse un jam këtu ne mesnatë shoh’ ëndrra i zgjuar e rri..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyTue Dec 16, 2008 12:37 pm

Trup i ndarë

Në hartën e Evropës
Prerje shpirtërore
Glob i ndarë
Ç`ligështi pikëllimesh
Mugëtirë
Flakë e ndezur
Shumëzim katrahurash
Shkëlqim pëllumbash plisbardhë
Hartë e Evropës
Relief i deformuar!

Ilaim Berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyTue Dec 16, 2008 3:03 pm

Fjalet e Qiririt

Ne mes tuaj kam qendruar,
E jam duke perveluar,
Qe tju jap pakeze drit,
Natene tua benje drite,

Do te tretem te kullohem,
Te digjem te pervelohmi,
Qe t'u ndihni mir ete shihni,
Njeri-tjetrin te njehni,

Per ju do te rri te tretem,
Asnje cike te mos mbetem,
Te digjem e te qanj me lot,
se deshiren s'e duronje dot,

Une zjarrit nuk i druhem,
Dhe kurr s'dua te shuhem,
po te digjem me deshire,
sa te munt t'u ndrinj me mire,

Kur me shihni se jam tretur,
Mos mendoni se kam vdekur,
jam i gjall' e jam nde jete,
jam ne driten te vertete,

Un jam ne shpirtin tuaj ,
Mos me kini per te huaj,
M'eshte falure durimi,
Andaj po digjem si trimi,

Se ma k'enda t'u benje mir,
Te mos betem ne errsire,
Jakeni rreth meje rrini,
Flisni ,qeshni ,hani,pini,

Ne shpirt kam dashurine,
po digjem per njerzine,
Lemeni te pervelohem,
nuk dua me te ftohem,

Dua ta djeg trupin' e krate.
per ate zotn' e vertete,
Me zjarr ta djek mushkerine,
E te tretem per njerine,

Bashke me gezimt te tija,
te vete te perendia,
un dua njerezine,
Miresin e urtesine,

Ne behi shok me mua,
Ne me dini si un dua,
Njeri-tjetrin ne doni,
Te paudhe mos punoni,

O zemera fluturake,
Qasju pak kesaj flake!
Mas krahett'i pervelon,
po dhe shpirtin ta shenjteron,

Une duke perveluar,
Njerezit i kam ndrituar,
kam qen mik me njerine,
Andaj i di e me dine,

Githe tuajt' i kam pare,
Mem'e at e fis e fare,
si tani gjithe i kam nder ment,
Qe rrinine me ket vent,

Edhe sit ner ju ata shoh,
se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe une si ju jam nderuar,
E jam perzjer' e ndryshuar,

Pa jam bere shum here,
Zjarr e uj' e balt'e era,
Jam nje shkendije pej qjelli,
dhe nje drudheze pej djelli,

Edhe nder qiej fluturoj,
Edhe brenda ne det qendroj,
shum her fle ne balte,
Diku ndodhem dhe ne Mjalte,

Benem qengj e kec e pire,
Lul' e bar e gjeth i mbire,
Dua shum fjale t'u them,
po tremem mos i bej ujem,
E ku shkruhene ne karte,
Fjaet'e gjuhese zjarrte?




Mbrapsht në krye Shko poshtë
ylari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
ylari


Female
Numri i postimeve : 801
Age : 38
Vendi : Shqiperi
Registration date : 02/11/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyTue Dec 16, 2008 3:22 pm

TE PRES

Duke te pritur mendoj
Duke menduar qaj
Duke qar vuaj
Duke vuajtur pres
Duke te pritur te dua!!

Sa ne jeten qe kaluam
Jo i dashur asgje s'kuptuam
As kur u njohem as kur u dashuruam
As kur u ndam as kur u harruam

Neper endra siç u tretem
Nga ti mbeti vec nje veqim
ku u zhduke e ku mbete
ti qe ishe shpirti im!

Ngre duart lart ne qiell
Tani per mua ti je diell
Por e lumtur me nuk jam
Se pran vetes me stekam.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyWed Dec 17, 2008 12:40 pm

Ketu s'do jam

ketu S'do jam do jam larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kemarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
se s'do me kesh ne dhome te ghalle
Dhe kur ne xham te fryje era
Do qesh me eren dalengadale.

Por kur te jesh merzitur shum
Ne raft te librave kerkom
Atu do jam i fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje.

Mjafton qe librin pak te heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi pran teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptySun Dec 21, 2008 7:16 pm

Uratë për liri

''Merr uratën bir ,prej meje
edhe armët i gatit,
se erth dita e shënuar ,
dolli ylli e na ndrit .

Eshtë ylli i lirisë ,
me të tjerë nuku ngjet;
Shqipëria kaqë shumë
këtë yll që po e pret .

Djemt e saj le ta dëftojnë
kush mban emër shqipëtar,
kurrë s'ka për të duruar
ta urdhëronjë një barbar .

Vdekje djama të kërkoni
për të shenjtën liri ;
rrojtjen përse e doni
nënë zgjedhë e robëri ?

Rrojtja pa nder është vdekje ,
po një vdekje pa mbuluar ;
e kur vdes për mëmëdhenë ,
je i gjallë i paharruar ...

Andaj bir ,pa ndarë dita
përmbi armët të betosh
që i vdekur a i gjallë
gjithënjë të më nderosh !

Si i dha uratën,djali
mori armët e betoi ;
''Për lirinë e Shqipërisë ;
tha do vdes!'' e fluturoi.


Mihal Grameno
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptySun Dec 21, 2008 7:38 pm

Naim Frasherit

- Cajupi -

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
Moj e mjera Shqiperi!
Mendjelarti, zemertrimi,
Vjershetori, si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni,
Shqipetarka, shqipetare!
Naimin kur ta kujtoni,
Mos pushoni duke qare!...

Vdiq Naimi, gjithe thone,
Qani turq, qani kaure!
Bilbili i gjuhes sone,
S'do te degjohet me kurre!

Vdiq Naimi qe kendoi
Trimerine, Skenderbene,
Vdiq Naimi qe levdoi
Dhe nderoi Memedhene!

Vdiq Naimi, po c'te gjeti,
O moj Shqiperi e mjere!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s'ka te tjere.

Vdiq Naimi, vdekje e shkrete,
Pse more te tille burre?
I ndritte shpirti perjete,
Mos i vdekte nami, kurre!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptySun Dec 21, 2008 9:26 pm

Gdhihem sirene
e ngrysem sfinks!

Keshtu perdite,pernat,
nga e hena tek e djela,
nga janari ne dhjetor,
nga shekulli i shtate
te ky pragshekulli i ri,
midis legjendash te lashta
te njeriut bishe
dhe te bishes njeri!

Serishte gdhihem siren
e ngrysem sfinks,
perdit,pernat,gjer ne çmenduri
ne lufte: te mos behem bishe,
me ankth
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptySun Dec 21, 2008 10:58 pm

E BUKURA

E bukur,tokesore,e thjeshte,lozonjare,
e tille per mua je ti.
Une ve koken e zeze, si ugar,ne supet e tua ledhatare

Dhe rri.

Une rritem kur jam me ty,si Anteu,
e gjaku muret e aortes godet.
Te dy jemi bere nga lulet,nga dheu,
te dy njeri-tjetrit i duhemi me dite, me net.
E bukura,tokesorja,e thjeshta grua!

Dritero Agolli:marre nga vellimi poetik-"Lutjet e Kembanes"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyMon Dec 22, 2008 10:03 pm

Rob i askujt

- Aida Veliaj -

"Ferri jane te tjeret" - Zh. P. Sarter

Une jam... une....,
thjesht qenie njerezore qe
ditet e mia jetoj.
M'i fali Zoti
kur ekzistencen time firmosi.
Dhe me pelqen te jem keshtu,
thjesht qenie..
Rob i askujt.
Por as une nuk jam nje perjashtim.
Se per dreq shfaqet dikush..
nje tjeter qenie si une
E te ben rob te gjykimit te tij,
Te urrejtjes apo deshires..
Pak rendesi ka.
Te qenit objekt i tij
Te nxin jeten.
Shkurt ky tjeter eshte Ferri Im.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyMon Dec 22, 2008 10:08 pm

Marrezi

- Aida Veliaj -

Si qenka keshtu njeriu?
Ai qesh dhe qan.
Qesh kur s'i qeshet,
Qan kur do te qeshe.
Qesh dhe qan njekohesisht.
Vdes kur s'do te vdese.
Lind

Jeton dhe pse s'e di
Se dikur do te vdese
Dhe s'do te rilinde me.
E keshtu gjithe jeten
Ai rritet permes marrezive
Te tij.

Oh, mos qeshni...!
Eshte kaq i marre,
Sa guxon e shkruan per to.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyMon Dec 22, 2008 10:12 pm

Adresuar kujt i takon

- Aida Veliaj -

Te hysh ne mendjen e tjetrit
mbetet perhere nje fakt delikat.
E c'rendesi ka?
Ti ende s'njeh civilizimin
brenda mendjes tende...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 EmptyMon Dec 22, 2008 10:16 pm

Me fajde

- Aida Veliaj -

Dikur...
hyri dhe ai ne lojen
e fajdeve.
Me perqindje interesi
vuri shpirtin.
E c'mund te vinte tjeter?
I shkreti njeri!
Nje dite u gdhi
i mbytur ne borxhe.
Interesi ishte aq i ulet
sa tashme e kuptoi
Se sa kishte rene vlera e shpirtit.
Njerez!
Mos luani me shpirtrat tuaj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 25 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 25 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 14 ... 24, 25, 26 ... 28 ... 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: