Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 15 ... 26, 27, 28 ... 32  Next
AutoriMesazh
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyWed Dec 24, 2008 10:13 am

NAIT HASANI


AUTOBIOGRAFI

MUnd te isha
Gjonzaver,Donzhuan a Donkishot,
azilant ne dyer Europe.
E ç'nuk mund te isha,
Ku merren vesh me gishta.
Po u linda,
ku toka eshte vale,
e ujet rrjedh pa ndale.
Mund te isha por nuk jam.

Jam aty ku toka kullon gjak,
ku buka gatuhet me lot,
e shqipja shkund krahet.
Jam aty ku me njohin
I madh-i vogel,
fushat dhe malet,
ku udhet kane emrin tim.
Jam aty ku....
Ende jam gjalle,
mund te isha çkamos.
por kjo s'eshte
enderra ime e fundit!


Prishtine 09.03.1995. poezi nga ENDE JAM GJALLE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyWed Dec 24, 2008 10:43 am

NAIT HASANI


PSE ME VRAVE?

Pse me vrave ?

PSE?
Me vrave,
Pse?Pse?
Nuk iu druajta
Vrasjes-vdekjes.

26.03.1993. Marre nga:ENDE JAM GJALLE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyFri Dec 26, 2008 6:28 am

Rob i askujt

- Aida Veliaj -


"Ferri jane te tjeret" - Zh. P. Sarter

Une jam... une....,
thjesht qenie njerezore qe
ditet e mia jetoj.
M'i fali Zoti
kur ekzistencen time firmosi.
Dhe me pelqen te jem keshtu,
thjesht qenie..
Rob i askujt.
Por as une nuk jam nje perjashtim.
Se per dreq shfaqet dikush..
nje tjeter qenie si une
E te ben rob te gjykimit te tij,
Te urrejtjes apo deshires..
Pak rendesi ka.
Te qenit objekt i tij
Te nxin jeten.
Shkurt ky tjeter eshte Ferri Im.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyFri Dec 26, 2008 6:34 am

Tradhetoret

- Naim Frasheri -

Shoke, kemi ne mest tene
Shum' armik' e trathetore!
Popo! mos u qofte thene!
Vec qe s'kane gje ne dore.

Harruane memedhene
Dh' e lane kombine tene
E nje tjatere na gjene!
Popo! mos u qofte thene!

Lane zonjen e levduar
E zune nje kurve shtrige,
Te ndyr' e te mallekuar,
Te felliqur e te lige.

Lane memen te xhveshur
Dhe mundohene per bote,
Pa dhe bota duke qeshur
U thote: mundohi kote!

Qysh u bene Efialte
E nuk e njohin te miren,
Uthullen pandehin mjalte
Edhe drite erresiren!

Buk' e memedheut zente
Tradhetoret e pabese!
Dhe Zoti derrmen u dhente,
Kurre mos pacine pjese!

Miqt' armiq i kane bere,
Armikete miq i zune,
Qysh jane fyell te tere!
Ç'eshte kjo e madhe pune!

Fajn' e math kur do ta njohin
Njerezit e mallekuar?
Dritene pse nuk e shohin,
Apo jane te verbuar?

Jane se gjithash te marre
Dhe te liq me te vertete,
Memedheut bejne varre,
Po do te biene vete,

Se mbreteron e verteta,
S'del kurre genjeshtr' e shkrete
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gje e vertete.

Ata turpine fitojne,
Nder' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikete gezojne
E ne erresiret bredhin.

Nuk eshte kurre haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkrete,
Te gjitha jane paguar,
S'ka mbeture gje ne jete.

Lerini, pa do ta gjejne,
Te verteten do ta njohin,
Se tani s'e dine c'bejne,
Jane te verber e s'shohin.

O, popo c'turp kane marre!
Jane bere tradhetore
Dhe s'jane me shqipetare,
Se nga kombi hoqne dore.

Me te huajne u bene,
Me armikn' e Shqiperise,
S'duane gjuhene tene
Armiket' e Perendise!

Ndjej, o Zot, se nuke dine
Se c'bejne, jane mahnitur,
Rrahin te prishin shtepine
Pun' e lig' edh' e merzitur.

Te gjoret jane ne gjume,
Te vertetene s'e dine,
Do te mundohene shume,
Pasdaj mentte do t'u vine.

Vellazerin' e harrojne
Dhe kombin e memedhene,
Dhe armikete degjojne
Edhe s'dine se ku vene.

Hiqni dore, hiqni dore!
Mblithni mentt' e tuperohi,
Mos u beni trathetore,
Se pasdaj do te pendohi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyFri Dec 26, 2008 10:31 pm

FANAR DRITËSIE

o Kadri Osmanit –



Djem petritë ka rritë Makreshi –

Për armiq s’ ua ndien veshi!

S’ iu bën vër rrembi i qerpikut -

Nga fallangat e armikut !

Në familjet atdhetare,

Arsimdashëse , guximtare -

Linden djem vizionarë

Me guxim revolucionarë.

Për t’ i bërë thirrje lirisë –

Ngritën grusht kundër robërisë !

Kundër forcave serboçetnike -

Për Kosovë demokratike !

Mendjeartë, zemërluani -

Prijatar Kadri Osmani .

Me fanarë të dritësisë -

Priu në rrugën e lirisë .

Për të shtrenjtat ideale -

Fuqi t’ madhe i dhanë këto male !

Kishte forcë intelektuale ,

N’ rrjedha t’ luftës ilegale .

Në lëvizjen atdhetare -

Për bashkim tokash shqiptare,

Për Kosovën heroike ,

Për Shqipëri t’ pastër etnike !

Me gjithë qenien e tij njerëzore -

Në shërbimet popullore !

I paepur me forcë t’ Anteut -

N’ shërbim t’ popullit dhe t’ Atdheut !

Dashurinë ndaj këtij atdheu -

S’ pat armik që mund t’ ia theu ,

As me poste dhe pallate ,

As me burgje e kazamate !




Shumë procese ia montuan -

Njëzetë e pesë vjet e dënuan !

Nuk pat burg që nuk e çuan ,

S’ pat torturë që s’ ia ushtruan !

Ai qëndroi dhe iu bëri ballë ,

Është i fortë dhe është i gjallë .

Nuk dorëzohet zemra stoike -

Pa u jetësua Shqipëria etnike !


(Gjilan, më 24 Dhjetor 2008 ) Demir KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptySat Dec 27, 2008 1:27 pm

Drejtesia e mire

- Pol Elyar -


Zakon te nxehte njerezit kane:
Rrushin ta kthejne ne vere,
Te nxjerrin zjarr nga qynyri,
Nga puthjet te bejne njerez.

Zakon te rrepte njerezit kane:
Ta mbrojne fort pastertine,
Ne lufte qofte a ne skamje,
Kur dhembet e vdekejs grijne.

Zakon te perzemert njerezit kane:
Te bejne nga lumi drite,
Ta shpien endrren ne jete,
T'i bejne te mire te ligjte.

Ky zakon njerezor eshte i vjeter,
Ky zakon njerezor eshte i ri,
Kalon permes zemres se foshnjes
Dhe ngrihet ne mencuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
aristokrati
Fillestar/e
Fillestar/e
aristokrati


Male
Numri i postimeve : 14
Age : 30
Vendi : Kosove, Shtime
Registration date : 20/12/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptySat Dec 27, 2008 1:39 pm

Lidhje e paçkeputur


Ti moj Engjell moj Shejtane
Moj Zambake e moj Shafrane,
Ti me dehe te papire,
Me tufan e me farmire,
Moj kurnatke katerroshe,
Moj sarhoshe kokeboshe,
Me perpjeke qoshen qoshe,
Me zinxhir po me zvarise,
Me shashtis e me bezdis
Me kerdise me çakerdise
Ti me syngjyrose gjumin,
Ti me mbylle ne bodrumin,
Ti me nxive ne zollumin,
Bashke srrojme dot,
Ndahemi pra sot.

Nuk ujdis dot ti me mua,
Si per çift per burre e grua,
Une hesht, ti po bertete,
Une fle , ti po gerrhet,
Une ha, ti ramazan,
Une spi, ti zbras kazan
Une renet, ti po çalon
Une ngel,ti fluturon.

Une prush e ti debore,
Une derras e ti kembore
Une hi e ti vullkan,
Une mi e ti kappllane,
Une i ri ti shkon me pleqte,
Une plak ti lot me djemte.

Cporru,prapa djellit
Ku sryn drite e qiellit
Spiqemi gjekundi
Dasma mori funt!

Ne me do me ngushello,
Po sme do mos me mundo,
Prema koken dhe çlirome
Dhe ne varr ti zi mbulome
Se kur ngjitem kam ni hall,
Nuk shqitem,jam tuktall.
Ndihme pra per Zot
Puthem e vrame sot.

Tsani qan u mallengjeve,
More vesh qe u genjeve,
Tni zemren ma gezove
Se e shoh qe u pendove,
Tani dukesh siç se moti
Kur me kape siç tha Zoti,
Koken time brigje brigje
Ti moj flake e embel digje.
Tok pra mbetemi sa te treetemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptySat Dec 27, 2008 1:40 pm

Bajroni - Pjase nga Cajld Harold


Tamburxhi! Tamburxhi! Thirrja jote ushton,
U ngjall trimave shpresen dhe lufte u premton.
Gjithe djemte e malesise i ngre vrundulli jot,
Himariotet, Iliret, Zeshkanet Suliot.

Eh, ku gjen dot me trim se zeshkani Suliot,
Me fustanen e bardhe dhe te ashpren kapot?
Ja le ujkut e orrlit kopene e zbret shpejt
Poshte ne fushe si perroi, qe shperthen nga shkembenjte.

Himarioti, qe as mikut gabimin s'ja fal,
Valle si mundet armikun ta lere te gjalle?
Pushka e tij qe s'gabon do lere shpaten t'i ik?
Ka nishan me te bukur se gjoksi armik?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptySun Dec 28, 2008 9:52 pm

ISMAIL KADARE:

TE HUAJ JEMI!

Te huaj jemi ne prej kohesh,
ç'ish per tu thene eshte thene,
Si guret qe zene vend ne toke,
ne jete ne vend kemi zene.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur.
te gjitha rruget edhe shtigjet.
Si dy qytete mesjetare,
me mure ,heshta dhe me pirgje.

Por naten kur i lodhur truri,
portat i mbyll me qetesi.
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
nje shteg qe vetem ti e di.

Pastaj ne rrugica parqesh,
shetit mes cirkovolucionesh.
Hyn neper enderra e shkujdesur,
fanitesh,qesh, ma ben me dore.

Por kur mengjezi ze afrohet,
nis shqetesohesh befas ti.
Dhe heshturazi del perjashta,
nga shtegu, qe veç ti e di.

E dita vjen.Rrjedh prap jeta.
Dhe ne te dy si me pare.
Te ftohte rrime ,te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.


1964.

Marre nga poezi te zgjdhura ONUFRI 2003
"Ca pika shiu rane mbi qelq"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptySun Dec 28, 2008 10:15 pm

ISMAIL KADARE

MONOLOG!

Ne naten plot acar nje zjarr desha te ndez.
Por nata ish e ftohte,ah,ç'tmerr i zi qe ish.
Ndaj qe te mbahej gjalle ky zjarrth ne ate rrebesh,
diçka perhere kerkonte,kerkonte vazhdimisht.

Ndaj si shtegtari murg,qe shkarpat mbledh ne terr,
une hidhja n'ate zjarr gjymtyret pa pushim.
Por ishin pak ato,ndaj fill pas tyre rresht,
mbi te nisa te hedh copera te shpirtit tim.

Se s'behej ndryshe dot,se s'behej ndryshe,eh,
se duhet qe dikush ta mbante ate flake.
Ne flakezen-delir qe veç vajsosja sjell,
te frikshme pamje ndritnin e dridheshin perqark.

I shihnin valle ato,dallonin valle diçka?
Ndersa rreth meje nata me terr e ujq u mbush.
Se donin qe te gjitheta fiknin ate zjarr,
dikush me ligesi e me padije dikush.

Te tjere maja kodrash ku dielli kishte rene,
te tyret zjerre ndrisnin dhe qeshnin qe pertej.
Se s'donin te kuptonin se çbehej ketu brenda.
Se ç'fli kerkon nje flakez qe lindet ne terr.

I lodhur ndonjehere kam thene:shuhu pra,
Ne qofte se nuk te duan ,te bjere nate e pafund.
Te verbtit syte tuaj keshtu ndoshta do t'jene,
ne terrin absolut pa shqetesim kurrkund.

Po prap diçka me shtynte te ngrihem si sonambul,
si murgu shkretimtar qe shkarpat verbtaz mbledh.
Dhe siper zjarrit prap'te hedh gjymtyret akull,
dhe copat nje nga nje te shpirtit tim te hedh.


1984.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albona
Anëtar
Anëtar
Albona


Female
Numri i postimeve : 354
Age : 34
Vendi : Kumanove
Registration date : 10/10/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyMon Dec 29, 2008 10:43 am

Ismail Kadare

MALLI I SHQIPERISE



Me ka marre malli per Shqiperine tone Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" qe pinte dikush
Dridhej, kalteronte bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve



Mua bashkeatdhetarit
Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Ttiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
Dhe ne rruget ku s'kam bere marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ta mbajne,
Koken do ta tundin,
Po une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.

Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara
Gjethe te thara gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra,
Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne,

Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve shtegtojne.

Per lokomotivat e kuajt,


Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat, kopete, e varret
Malli me ka mare, malli me ka mare,
per shqiptaret.



Me ka mare malli e se shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira,
Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe. Aerodromi do te dridhet nga uturima
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg Atdheut sigurisht do te kene qene
ndonjehere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyMon Dec 29, 2008 12:01 pm

Marre nga poema Nene Shqiperi e Dritero Agollit -

…Me fletore te zhubrosur ne fundin e torbes,
Me fletore perzier me buken, kalemat, fisheket..
…Ecen ministrat e ardhshem, komisaret, strateget
Eci muza jone poetike.
Eci AI qe ti Shqiperi, nenokja e maleve
I thua me fjalen prinderore BIR
Eci AI qe kurre ndaj halleve
Nuk ndenji
te bente sehir.
Qe koken mos ta ulje kurre,
qe ballin ta
kishe krenar,
Ai u betua :
" NDERIN E NENES DO TA MBROJME SI BURRAT,
SIKUR TA DIME QE HAME DHE BAR”...

...Ne ishim krah
tij, bashke si gishtat e dores
Ne akuj, furtune,
ngrice e terr.
Ne ishim
krah tij mes skamjes, urise, debores.
Dhe ti i thoje:
Pri bir i nenes, Enver!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjergji
Fillestar/e
Fillestar/e
gjergji


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 45
Vendi : belgjikê
Registration date : 09/11/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyMon Dec 29, 2008 7:10 pm

JA NJË POEZI NGA Arshin Rexha.

Tempulli i Dodonês

Eshtê njê shkêmb mbi Ajdonat
ku folenê bên shqiponja
Atje pêr njê kohê tê gjatê
Tempullin e kish Dodona

Shenjtorja e çamêrisê
Me kurorên gjethe lisi
Rrij nê fron tê Perêndisê
Ku jeta njerêzore nisi.

Nê njê shkêmb mbi Ajdonat
ku buron uji dhe jeta
Tempullin kishte Dodona
Tempullin kish e vêrteta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyMon Dec 29, 2008 7:59 pm

Dritero Agolli

Per kujtim

Une tregoj histori te bukura,
ti behesh si foshnje kureshtare.
Shikon me faqe te skuqura,
dhe hesht e humb fare,

E di historine e Van-Gogot,
historine e veshit te tij?
Ty zemra te rreh si zogut,
dhe thua ngadale:
S'e di!

Van-Gogut i thoshte nje femer:
"Vinsent,ke veshe te bukur!"
Dhe qeshte me gjithe zemer,
siç qesh ti me mua ,
moj flutur!

Van-Gogu ne kembe kerceu,
e nxori thiken nje dite.
Dhe veshin e bukur e preu,
dhe tha:
"Mbaje kujtim moj drite!"


Habitesh?
Keshtu ka ngjare,
nje here ne mengjes.
Pse trembesh?
Ai ish i marre.
Pse trembesh?
Une veshin se pres!

1963.marre nga vellimi poetik "Lutjet e kembanave"...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyWed Dec 31, 2008 10:03 am

Dritero Agolli

Per trimerine dhe friken.


Per trimeri te madhe nuk jam shquar,
po edhe frikacak s'kam qene kurre.
Ka ndodhur te jem trmbur e hutuar,
dhe me keqardhje,s'jam treguar burre.

Kur endeshin qefine per te vdekur,
dhe merrej nder kembe nderi i miqeve,
nje cope e trupit tim mund te ishte djegur,
qe tu verbonte syte e kuq te ligjve.


Kur e verteta mpleksej me genjeshtren,
dhe fshihej neper mjegull pikellimi.
Mund ta zbuloja duke grisur heshtjen.
dhe duke ngritur vale zemerimi.

Megjithate nje frikacak nuk kam qene.
Mbi veten time njerezit i kam dashur,
dhe skam permbysur sofren ku kam ngrene,
Me mall, me lot ne sy e buzeplasur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyWed Dec 31, 2008 10:08 am

Dritero Agolli

Ne lufte


Une s'jam nga ata qe ikin nga lufta,
kur marrin ne trup nje gervishje.
As nga ata qe heshtin te futur ne tuta,
kur i peshtyjne me tallje e skemitje.


Une jam gjithmone mes luftes mizore,
dhe them:sikur dhe lufte mos kete,
per dhimbjen njerezore.
Do ndizje lufte me rete.


1994 Marre nga vellimi"Lutjet e Kembanave"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyWed Dec 31, 2008 10:17 am

Dritero Agolli

LUTJA E KEMBANES

Jam nisur të mbetem nje këmbane,
aspak s'tingëlloj e s'gjëmoj po s'më ranë.

Më bini ju lutem,përherë e ngaherë,
në doni prej meje gjëmim e poterë...

1994 marre nga vellimi "Lutjet e Kembanes"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyWed Dec 31, 2008 10:31 am

Dritero Agolli

KUNDERSHTAREVE TE MI.

Ju aq balte po hidhni mbi mua.
Sa ne baltem permbi trup,
mund te mbije nje dardhe a njr ftua,
nje korije e madhe me dushk.

Ne korije dhe dru mund te mbani,
mund te shkoni ne gjah me langonj.
Mund te ngjiteni ne peme te hani,
po te doni dhe dardha dhe ftonj.


Balta ngrihet mbi mua e pasur,
se mbi balten korija bleron...
Trupin tim ma bleruat padashur,
dhe me bete vertete plantacion.


Shtator 1994

Marre nga vellimi"Lutjet e Kembanes"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyWed Dec 31, 2008 11:29 am

DRITERO AGOLLI

PROFETI I NEMUR.

Mallkoni dhe shani dhe çirrni turinjte,
jam shpirti i nje guri, ku falen qirinjte;

Mbllaçitni proverbat dhe tirrni genjeshtrat,
me kthehen ne ikona dhe strofat dhe vjershat;

Leshoni blasfema,percillmeni dhimbje,
nenqesh se ne male me pret dhe nje lindje;

Qelloni me fjale e goditni me hekur,
une jam i pavdekshem pergjersa s'kam vdekur....

1991-1992

Marre nga vellimi "Lutjet e Kembanes".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyMon Jan 05, 2009 12:41 pm

Nga Ballisti...

Poeme e Bukur nga Fan Noli (1926)


Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Icon_post_target nga BALLIST Yesterday at 11:27 am

Zgjidh e merr vetë

A të duhen luftëtarë,
Gjithë botës t'i vësh zjarrë ?
Do arratinë të marrë ?
Merr nja dhjetë Kosovarë!

Njerez të zgjuar me lezet
që i gjen në ç'do anë,
të bëjnë hallv' e salep,
keta janë mjeshtrit Dibranë.

A do njerëz për ahengje,
Për tryez' e për kuvende ?
Burra e gra kërcejn' në lodër ?
Keta i gjen veç në Shkodër!

A të duhen gënjeshtarë,
matrapaz' e kokëtharë,
që rërën shesin për farë ?
Merr Krutanë dhe je i larë!

Po qefli a të duhen
që me jevga din' e kruhen,
Zonja që pjellin çdo vit ?
Vetëm Elbasani rrit.

Do ministra Kolonjarë,
se mbahen burra me mënd,
duan kudo të jenë të parë
në mexhlis' e në kuvend !

Do budallenjë që veç hanë,
e hajvanë me dy këmbë,
pasuri s'dinë të vënë ?
E ke gjithë Myzeqenë!

A do te rruash florinë,
katandinë e shtëpinë,
me dy qofte mbush sininë ?
Ec' e merr Gjirokastrinë !

Do të hash e të besh qejf,
Sofra shtruar si për mbret ?
Pastërti e për hyzmet ?
Të tillë gjen në Përmet

A do male me dëborë,
Trima t' fortë e malësorë,
fort bujar' e burrërorë ?
I ke n' Kukës, i ke me dorë !

Matjanët burra të zotë,
që dikur kanë ngrenë barot,
se i njeh gjith' vendi mbarë,
Janë të gjithë për xhandarë !

A do trima e sejmenë,
kapardisur kudo venë,
pa zëre gjumi mos flenë,
Për tre Mirditor' bëj benë !

Do dembela për Stamboll',
Mos u loth, t' gjezdiç dynjanë,
Tiranë rresht' taborrë,
Vetëm të zgjatësh një dorë !

Do për punë një Korçar,
E ke bujk dhe ushtar,
Te gjith' bashkë venë në arë,
Kok' e këmbë s'kanë të sharë !

Hall i math me Skraparlinë,
ka rrezik të hash dhe dru,
Dy ministra le rrinë,
Se na duhen dhe pa tru !

A do urt' njerzit të rrinë,
Në komandë të kesh ushtrinë ?
Me taban ta kesh njerezinë,
Merr të gjithë Labërinë !

Ore të gjorë harruam Vlorën,
se kjo punë lahet me gjak;
Dy shirita, një medalje,
Kësaj gjëje i venë kapak !

A të duhen sharlatanë,
që të lëpihen në ç'do anë,
që të përçajnë vatanë?
Ke sa të duash Tropojanë !

Fan Noli 1926
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyTue Jan 06, 2009 11:39 pm

Vjeshta në parakalim

Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër fytyrat tona.
Afishon erë e mekun,lëngon i zymtë dielli,
lëngon shpirt' i smundër krahnore tona ,
dridhet jet'e vyshkun ndër gemba të një plepi.

Ngjyrët e verdha lozin në vallen e fundme -
[dëshirë e marrë e gjetheve që një e nga një vdesin]
Gëzimet ,andjet tona, dëshirat e fundme
nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin.

Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit ,
tundet dhe përgjaket në pasion të viganit ;
''Jetë !Jetë unë due!''-e frymë merr prej fellit,
si stuhi shkyn ajrin ...por në fund ia nis vajit .

Dhe m'at vaj bashkohet horizont i mbytun
në mjegulpërpise.Pemët degët e lagun
me vaj i mshtjellim në lutje -por kot !e dinë,të fikun ,
se nesër do vdesin...Vall!Aka shpëtim ndokund?!

Mallëngjehet syni mallëngjehet zemra
n'orën e vorresës ,kur heshtin damarët,
e vorri naltohet nën qiella ma t'epra
me klithëm dëshprimi që në dhimbë të madhe xvarret,

Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona .
Rënkoni dëshirat fëmitë e jetës së varfun ;
rrënkoni në zije ,qani mbi kufoma ,
që stolisin vjeshtën nëpër gemba të thamun.

Migjeni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyTue Jan 06, 2009 11:52 pm

Vuejtja

Ka do ditë
që po shoh fare mire
se si nga vuejtja syt;po më madhohen ,
nëpër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohen
e si buzqeshja m'asht e hidhun ...
...dhe po ndij
se si mëngjezet e mija
nuk jan ma mëngjeze hovi e pune ,
as ndërtimi ,por të shtymt dita më ditë
e një jete që s'durohet.

Dalngadalë po shof
si jeta një nga një
sejcilin ndjesi
me tradhti
po ma vulosë
dhe s'po më mbetë asgja
që me u nda
si shej gëzimi.

Përpara
nuk e dishe ,o jetë,
se kaq i tmerrtë
asht grushti i yt
që mbytë
pa mëshirë.

Por kot
në pasqyrë po shof
se si nga vuejtja syt'po më madhohen
nëpër ballë dhe ftyrë rrudhat po më shtohen,
dhë shpejt do të bahem
flamur i vjetruem
i reckuem
ndër luftat e jetës.

Migjeni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyFri Jan 09, 2009 8:10 pm

MIMOZAT

- Martin Camaj -

Simjet per te paren here
mimozat ne doren e nji vashe i pashe
qetsisht tue marrun fryme si ne dege.

Mimozat erdhen tue pru me vehte
ngjyren e ditve te blera,
afshin e zemrave qe rriten nga nji fije
per dite, pershperitjet e egra e te lehta
te atyne qe shkelen ne prakun e jetes
me kambe te dyshimta, me frige.
Me duer tona te vrashta,
te zanuna me sende tjera,
s'kemi si me u perkite
dhe aroma juej humb ne eren e luleve
te mbytuna ne parzmet e grave vjeshtore.
Lule mimozash, bartse kujtimesh,
mes stinve e te pa stine
na s'kthejme kurr ma te ju.

Simjet per te paren here
mimozat ne doren e nji vashe i pashe
qetsisht tue marrun fryme si ne dege.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyFri Jan 09, 2009 8:14 pm

Trashegimi

- Martin Camaj -

Katundi arbresh kaluer
mbi qafën e bjeshkës
shklet majën e humnerës
Shum ujë në lum
veshi i shkambit ushton.

Dheu më vren me synin e plakës
njiqindvjeçare
"Nanëmadhe, po shkon:
çka don me vehte të merrsh
në kodrinë, nën qeparisa?"
"Hijen e tire, bir!"

Dimën. Në ferrën e murrizit
la delja tri fjolla leshi.
Tri fjalë më la tezja arbreshe
te dheu i eshtnave tonë.

Fjalët e gjuhës seme - nji
udhtimë e gjatë e gjatë në kohë,
nji ushtimë e gjatë e gjatë
ndër veshë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 EmptyFri Jan 09, 2009 8:19 pm

KUJTIM

- Martin Camaj -

Para rreximit t'engjujve
ne terr
kam fjete me ty
nen mbulojen e ujit ne dét.

Kujtimi ka mbete ne ty,
nje gjeth i thate ne dege.
Mjafton nje fluturim blete
perkrye
e bie per toke
nder mija tjera flete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 27 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 27 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 15 ... 26, 27, 28 ... 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: