Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Kur lind Nënta"   nga KRISTAQ F. SHABANI  Empty
MesazhTitulli: "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI    "Kur lind Nënta"   nga KRISTAQ F. SHABANI  EmptyTue Mar 19, 2019 1:19 pm


POEZIA BASHKËKOHORE
KRISTAQ F. SHABANI , ALBANIA

Kur lind Nënta

(Simbolizim i krijimit dhe i jetës,i meditimit , i durimit, i harmonise, frymëzimit, i përsosjes se ideve, i plotësisë së talenteve, i përsosmërisë, i ndriçimit, i zhvillimit, i ritmit, i arritjeve, i fuqisë , i tërësisë së qenies njerëzore, i favorshëm, i përjetshmërisë, i pavdekësisë njerëzore…).

1.
Shfuqizohej dekreti,
nën tavolinën e xhamtë,
Bukurimi i dashurimit
ndjen veten shtatzanë…
Në hemisferë krijimi
qesh syri dinak …

2.
Tri lule të hedhura
mbi një vello nusërie ,
zilepsen sytë e zgjuara
të dhjetra vajzave,
Dhëndrin e valles
e zaptuan,
në bebezat e ngjyruara…
“Petalet”
caktuan
ditët e flirt- dasmave…

3.
Nën tejfanitjen
e konturit
të mahnitshëm ,
Syri
dancon shkujdesshëm
në pistë…
Në qiellin e xixëlluar
flatrim tufëtumbas
dallëndyshesh,
të rikthyera
“egërshëm”,
në një cikël të dytë.

4.
Rrekeshin ndjesitë,
në hemisferën e shpirtit,
Kryendjesia
merrte drejtimin…
Me një magnet zihet,
tmerrsisht,
bronzi i trillit ;
ruhej venitur,
në një qoshe të pjekur ,
në kërkim azili,
një copë hekur.

5.
Përdrodhi buzët,
në një takim idealistësh,
vari mendimin,
në një degë të “prerë”
nga anti Ëngjëlli,
Hëna përtypi
një yll të bukur…
Pas dy orësh
i doli,
prej vendit,
vetëtimthi syri…

6.
Në fjalorin “disk”
rrezja prej vetes
kërkon dalë,
Grykës së qiellit
mbetet nomade
një halë…
7.
Qielli, në pamje,
sytopitur,
Dita në ngatërresë
me natën…
Ç’ndodhka kështu
me sinoptikën !
Agimi me “Muzgun”
ç’patën?!
8.

Kaq here,
e përsërita
frazën në mekje
dhe thirrmim të plotë.
S’përgjigjeshe ,
i mbetur pikëçuditëse,
pluskoje i verbër
në ujë…
S’mendoje
të qenuarit në tokë…
9.
Te gjurma e ikjes
mbetur
gjarpër me zile,
Një gjurmë
mbetur e ngrirë
E madhe,
e dalluar
në dhe e mbi hije…

*
(Nënta lind vetëm Nënta...
Koncert " Kori i Ëngjëjve" ...
Globi në të vetmin rast
qetohet ,
Humbet vrerin Deti...
Energjizohet Dita...)

Marrë nga vëllimi poetik “GIJOTINA E SYRIT “i autorit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
»  Përndritje e Universit të Ri... Nga Kristaq F. Shabani
» "PENTAGRAM LOTI" nga KRISTAQ F. SHABANI
» "Mështekna e "Djalltë" nga Kristaq F. Shabani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: