Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJUHA PELLAZGE , GJUHA E E PERËNDIVE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJUHA PELLAZGE , GJUHA E E PERËNDIVE  Empty
MesazhTitulli: GJUHA PELLAZGE , GJUHA E E PERËNDIVE    GJUHA PELLAZGE , GJUHA E E PERËNDIVE  EmptyFri Jun 19, 2020 11:43 am

GJUHA PELLAZGE , GJUHA E E PERËNDIVE *
Referenca :
Kryevepra “Gjuha e Perëndive”, një ylberadë shumëngjyrëshe e yjesh që bashkohen për të sjellë inkadeshencën e ekzistencës së lashtësisë pellazgjike
Nga Prof. Kristaq F. Shabani
Hyrësi
“Gjuha e perëndive”, një nga kryeveprat e Aristidh Koljas , e cila ka karakter të theksuar studimor dhe paraqitje tipike të shkencës kombinative historike, gjuhësore.
Nisma e tij shkrimore, objekti
Dritësimi në një temë të diskutueshme nga “historianët” mbi lashtësinë pellazge…
E kam njohur dhe kam qëndruar disa vite afër këtij studiuesi tipik, i cili ka përdorë fakte, ngjarje, ndodhi, dëshmi, realitete, larg fantazive krijuese, duke mëshuar në analitikën dhe deduksionin logjik, argumentin bindës, larg sajesave dhe mediokriteteve, që humbasin dhe shfaniten…
Ai karakterizohej nga pasioni për të realizuar zbulesën historike reale, me studim tipik të pjesëzës për të arritur me guximshmëri shkencore në të tërën, duke përdorur studimet e tij vetjake, por edhe i drituar nga punimet e studiuesve seriozë të historiografisë botërore, të cilët kanë lëvruar këtë temë të larme, për çështjen pellazgjike si dhe për tezën e gjuhëve indoevropiane.
Konstatimi i tij se Pellazgët janë paraardhësit e Ilirëve, por njëkohësisht dhe të grekërve, ka qenë tronditëse për të dytët si dhe dalja në konstatimin madhor se, pellazgët ishin burim dhe shpërndarës të qytetërimit, në një pjesë zotëruese të Botës, pra dhënës dhe pishtarë, flakadanë të përçuarjes të këtij qytetërimi te grekërit, fenikasit, babilonasit e tjerë. Pra, në një pozicion dritëdhënës dhe burimor, me një kryerol qytetërues.
Ndaj gjuha e tyre përkufizohet jo vetëm simbolikisht si Gjuhë perëndore, por realisht dhe bindshëm…
Kur flitet për gjuhën, identitetin dhe bëhen studime të këtij niveli për lindësinë, ekzistencën dhe jetën e kësaj ekzistence të pranishme, Aristidh Kolja rrok e trajton një çështje nga mosha jo e re , por shumë, shumë e vjetër ekzistenciale.
Paçka se Dhimitrios Kamaradas, (arvanitas, Itali e Poshtme) duke këndvështruar afrimitetin e fjalësit arvanitas me atë parahometrik e homerik, nuk e përmbajti dot ekzaltimin e konstatimit, duke deklaruar frazëmadhen bubullitëse, tronditëse: “Gjuha Arvanitase është gjuha e perëndive…”.
Duke kontaktuar direkt me Aristidhin, por duke shprehur edhe atë që pasqyron në veprën, të cilën po hedhim këto shënime tipike, konstaton se kjo gjuhë është pikërisht ajo, që evidenton Homeri dhe i jep atributet e një gjuhe të vjetër, pra të gjuhës pellazgjike, e cila mund të konsiderohet “mëmësia e gjuhëve”. Kjo përligjet dhe argumentohet bindshëm me emërtimet e simbolikiadës së Perëndive, ku kjo gjuhë lashtësore “nunëzoi”me emra Perënditë .
Aristidh Kola hedh poshtë me këmbëngulje tipike tezën e indoevropianizmit dhe këmbëngulësia e tij e mbështetur në fakte dhe argumenta rrënjëzon tezën e ndritshme se, gjuha “mëmësore” nga kanë lindur gjuhët e tjera, është Pellazgjishtja.
Në këtë kontekst, dilet dhe në përfundimin se, pellazgjishtja është mëma, është rrënja, e cila krijoi apo themeloi kurorën e qytetërimit botëror. Ai e dinte se do të binte në kontradiksion të rreptë me mendimin prezent mbisundues, lidhur me indoevropianizmin.
Sqarimi i tij i ndritshëm me këtë çështje:
bazohej te “Libri i kujtesës mendore dhe materiale“ me dëshmitë, legjendat, traditat, te prezenca e monumenteve, fjalëve, të cilat përfshinin një hapësirë të madhe qenieje dhe veprimi, duke përmendur Gadishullin Iberik e deri në Indi. Ky ishte një përfaqësim që fliste madhësisht, kur indoevropianët nuk kishin një mundësi të tillë …Ai precipitonte me mendimin e tij se, e kundërta që hidhej dhe përdridhej, kishte të bënte me një fantazmagori shkencore, të krijuar e mbështetur nga një bashkësi e rrënjëve shkencore. Por, kjo shpjegohet bindshëm me teorinë pellazgjike të besueshme.
Lëvizja e djepit indoevropian, fillimisht, në brigjet e lumenjve Gang e Indhos, gjatë shekullit të kaluar, më vonë u transferua në Kaukaz, në Pamir dhe tani, së fundmi, ndërroi vend në Evropë, gjithnjë me po të njëjtën bindje fanatike.
Kjo mbështetej në spostime, në pranime, në hollësi e vogëlsi hipotetike dhe fantaste, në një bindje të pabindur, në një aludim mbi asnjë bazë reale, në një katapultim riprodhues, në një mentalitet atipik, mbushësi mendjeje që, gjuhëtarët djersiten në thëniet e tyre mbrojtëse të teorisë së më lartme, ku përmenden për argumentuesë “pilula” fjalorësh me rrënjë indoevropine, të cilat gjithmonë kanë kërkuar të konsiderohen të pakundërshtueshme…
Kjo ka sjellë që dhe ligjet gjuhësore të përzihen në trazirën e kësaj hipoteze me këmbë prej rëre…
“Këtë e shprehte vetë studiuesi, i cili këmbëngulte se bashkësia gjuhësore kishte vetëm një djep, Gadishullin Ilirik” (Veriperëndimor), ku e përligjte me prezencën ekzistenciale të shumëprezencës të qendrave të lashta kulturore, të cilat flasin me gjuhë lashtësie. Kultura Pellazgjike e shkruar me vepra të këtij theksi dhe të kultit më sinjifikativ si Dodonës…, prezente kjo kulturë në majë malesh e në gjithë territorin Epir- Shqipëri qendrore.
I mëshonte fort theksimit të fisit ilir të Dardanëve, i cili ka dhënë efekte të forta të gjurmimit që nga Ballkani e deri në hapësirën në Indi dhe në Tibet…
Analiza e Aristidhit, në këtë vepër, përshkohet nga një mendim analitik sintezë dhe krahasues marrarendës e marramendës, i cili të çon në një tipikë përvetësuese… për prezencën e lashtë dhe sunduese e të Pellazgëve.
Faktori veprues i kohës
Skicimi mbushamendës dhe sjellës faktik i kohëve, ku Aleksandri i Madh në rrugëtimin e tij deri në Indi, do të ndeshej në rrëfenja interesante të dritëzuara dhe reale për fushatat e paraardhësve të tij, në atë vend (pra Indinë) dhe ky është realizuar nga kallëzimet interesante të priftërinjve…
Shfrytëzimi i këtyre kallëzimeve, shpeshherë, përdoret në aludimitetin e anasjelltësisë së dyfishtë .
Kemi arritur tashmë në një situatë, ku dhe vetë historianët po lëkundin tezën indoevropiane duke u atashuar te teza se, populli hipotetik indoevropian, nuk erdhi nga India në Evropë, por ndodhi e kundërta…
Kemi të bëjmë pra, me eliminim apo lëkundje totale e çorientim të saktësisë së tezës.
Hipoteza, alegoria, metafora po e përhumb atë ndriçimin e dikurshëm dhe këmbëngulës…
Agumentat Aristidhiniane:
Në hapësirën malore të Ballkanit veriperëndimor e të Arkadisë, lindën e vegjetuan dinamikisht e frytshëm (autoktonë nga Toka e jo nga perënditë) Pellazgët dhe, që këtu. ata mbërritën në të katër anët e botës, aq sa mund t’i quash edhe “popull i zgjedhur i racës njerëzore”, i cili krijoi qytetërimin këtu e 10.000 vjet më parë. Pyetjet shtrohen: Kush ishin pellazgët? Cila ishte gjuha e pellazgeve?
Dihet se ishte një popull shumë i madh në numër, i cili u përhap në gjithë Greqinë, (asokohe quhej Pellazgjia), në Azinë e vogël, në Itali, në Afrikën e Veriut dhe në Gadishullin Iberik. Theksohet se, pellazgët krijuan sistemin fetar të grekërve, u dhanë emrat perëndive dhe caktuan rregullat adhuruese ndaj tyre.
Pellazgët kishin disa karakteristika tipike që shprehen në mendësinë dhe lëvizjen e tyre:
*Popull, i cili lëviste vrullshëm nga një vend te tjetri;
*Shumëkërkues ndaj vetes, i përngjasuar me fenomenin “lejlek”( përngjasim në duetin ikje – ardhje sërish në vatër).
*Identifikimi Pellazgë- Arvanitasit e sotëm , i cili dhe hidhet poshtë nga historian, të cilët mendojnë ndryshe…
*Nuk vlerësohen si duhet elementët e mjaftueshëm që ekzistojnë për pellazgët si dhe ekzistenca e shumë të dhënave dritëhedhëse në tezën pellazge; prezenca e toponimeve, emrat e Perëndive, dituritë e përcjellura nga kohët, prezenca e elementëve gjeografikë apo karakteristika të tjera të veçanta apo kulturën material.
Pohimi se grekët e vjetër pohonin prejardhjen nga Pellazgët, Perënditë e Olimpit dhe kulte shume të lashtë pellazgjike, përbën, jo vetëm sistemin më të bukur të adhurimit, por edhe të vetmin që mbështetet në logjikën e pastër, në kundërshtim me fetë e njohura nga ne që mbështeten te besimi.
Mendimtarët e vjetër shprehen: Krijuesit e këtij sistemi të vjetër të mrekullueshëm ka autor Pellazgët . Kjo eliminon atë mendim të formuluar keqas se, Pellazgët nuk janë një popull fantastik, ose i supozuar, në mënyrë konvencionale, ashtu sikundër janë të ashtuquajturit “indoevropiane”, por një popull real, me identitet kulturor e personalitet konkret. Grekët e vjetër kanë qenë bindjethellë se ishin pasardhës të Pellazgëve, por, megjithatë, Herodoti që nismoi e shkroi i pari per historinë dhe transmetoi këtë bindje, është përsëri i pari që e vuri në dyshim atë, duke e transmetuar kështu dyshimin edhe te historianët pasardhës deri më sot.
Aristidhi kishte njohje të jashtëzakonshme për filozofët e Greqisë së lashtë. Përmendte Herodotin, si argumentues dhe ekspozues bindjesh të popullit grek e të priftërinjve të ditur rreth origjinës së tyre pellazgjike, por ai vetë dyshonte. duke u bazuar në bindjen e vet se, Pellazgët ishin një komb barbar, jo për ndonjë arsye tjeter, por ngaqë flisnin një gjuhë të ndryshme nga ajo e grekërve të kohës së tij.Kështu ai arriti në konstatimin vetjak, falë veprimeve ekspeditore dhe sondazheve se, nw tre qytete flisnin akoma gjuhwn pellazgjike.
Në këtë përfundim, Herodoti arriti, duke u nisur nga bindja e tij e thellë, por e rezultuar e gabuar, se gjuhët e popujve mbeten të pandryshuara e nuk evoluohen. (“Kombi Grek, - shprehet diku ai, - sikundër me duket mua, përdor gjithnjë po të njëjtën gjuhë ”).
Ekzistenca e mospranimit apo e dilemës e prelardhjes së grekërve nga Pellazgët hedhin poshte bindjet e përhapura të Grekërve të vjetër, duke u bazuar në përfundimin e Herodotit, i cili është logjikisht i gabuar, pasi gjuha kalon në kohë në ndryshime e plotime të nevojshme. Aristidh Kola mbron në studimet e tij se Aleksandri i Madh dhe heronjtë mitikë flisnin vetëm një gjuhë të vjetër, gjuhën pellazgjishte. Por, dihen më së miri emigrimet dhe zgjerimi i hartës për to… Kjo solli dhe mbjellje të reja stacionimi, gjuhë dhe fjalë. Shprënguljet nga Gadishulli i vjetër kanë sjellë pasojat e tyre : More, Itali,Azi e vogël, në vendet e bregut te Danubit dhe në Evkinso, grupi tjetër në Afrikën veriore e kryesisht në Egjipt dhe Mesopotami. Një ripërsëritje shpërnguljeje të historisë së vjetër të pellazgëve të shpërngulur, pikërisht në të njëjtat vende.
“ Përsëritja është një refren më i ëmbël në vende të njëjta, sesa në hapësira të reja, pasi në vendet e vjetra të shpërnguljes, gjithmone ka gjurmë dhe gjurmë”.
Aristidhi përmëndte shpesh se, arvanitasit gjithmonë mbi supet e tyre kanë mbartur pesha të rënda, gjë që këtë e përmend edhe te libri i tij “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”. Dëshmime të freskëta gjatë okupacionit të gjatë turk dhe arritja e pikut në Revolucionin evitit 1821. Tipike dhe ilustruese: Gjithë heronjtë e këtij revolucioni, me raste të rralla, fllisnin gjuhën arvanitase… Pra, kjo ishte gjuha që dialogonin heronjtë, prej këtej dëshmonte Aristidhi se ajo ishte dhe gjuha e heronjve…. Një ripërtëritje e bukur që nga prehistoria.
Në bisedat që zhvillonim në zyrën e tij , e cila kishte një bibliotekë shumë të pasur dhe, mund të them se, kishte një fond të madh të librave në gjuhë shqipe…, ai theksonte dhe krenohej se ilirishtja ishte gjuha e Madhorëve. Përmendte këtu në biseda Alekandrin e Madh dhe strategët e tjerë. I pëlqente të referohej se edhe nëna e tij, Olimbiadha, ishte Mollose, shpjegonte se, fjalët maqedonase e kishin ngjashmërinë me gjuhën arvanitase.Në takimin e organizuar me babanë tim, Forin, një njohës i thellë i historisë së Greqisë në të gjitha periudhat e saj, pasi ishte shkolluar atje, deri në Universitet , isha i pranishëm, ku u përmend në dialogim midis tyre thënia e Finleit te “Historia e Revolucionit Grek”, që Aleksandri i Madh, në simpoziumet e tij me strategët e vet fliste nje dialekt të hershëm arvanitas.
Aristidhi ishte krenar që e kishte origjinën nga Dardanët dhe, në veprat e tij, këtë krenari ligjitime e përmend me shumë finesë dhe njihet kombisht e botërisht përkrahja e tij ndaj çështjes së Kosovës…
Përmend këtu dhe takimin me të në qershor të vitit 1999, ku ishte shumë i gëzuar që Kosova (Dardania) u çlirua….I emocionuar tejet, i ndriste fizionomia, paçka se kishte filluar të vepronte sëmundja e leucemisë ndaj kolosit…E njoftova për romanin tim “KRYEFJALA E FATALES”, ku e njoha shkurtimisht me substratin e tij dhe i lexova një fragment, ku ai është dhe prototagonist. Romani u botua në këtë vit nga shtëpia e tij botuese “Thamiris”, në nëntor të vitit 1999 .
Aristidh Koljan e njoha si një studiues me përmasa të mëdha, një historian , i cili kishte një rrjedhë të jashtëzaonshme dhe forcë argumentuese të ndodhive dhe ngjarjeve; arrinte në përfundime me një “gatim” të jashtëzakonshëm të ngjarjeve dhe ndodhive, thënieve të paraardhësve të tij. Ishte njeri i ditur, i cili e donte kombin e tij nga rridhte me forcë zemre dhe shpirti, studiues kokëfortë në mbrojtjen e tezave të tij shkencore, studiues i energjive të mëdha dhe i përfundimeve, po të mëdha logjike….
Studiues me kurajë të lartë shkencore dhe qytetare… Kontribues në progresivitetin e shpjegimit të tezës për identitetin dhe gjuhën meme pellazgjishte…
Përfundim:
Vepra “Gjuha e Perëndive”, një ylberadë shumëngjyrëshe e yjesh që bashkohen për të sjellë inkadeshencën e ekzistencës së lashtësisë pellazgjike …
Gjirokastër, prill 2020
*Marrë nga libri "GJALLIMI I I EKZISTENCËS" i autorit, viti 2020
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
GJUHA PELLAZGE , GJUHA E E PERËNDIVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjuha arabe gjuha e katert me popullore ne bote
» Gjuha arabe gjuha e katert me popullore ne bote
» Piramidat Pellazge
» GJUHA SHQIPE
» Historia hershme -Pellazge, ilire dhe Epirote

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: