Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "PUSHOI SË KËNDUARI BILBILI" nga Ëngjëll Shametaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"PUSHOI SË KËNDUARI BILBILI" nga Ëngjëll Shametaj Empty
MesazhTitulli: "PUSHOI SË KËNDUARI BILBILI" nga Ëngjëll Shametaj   "PUSHOI SË KËNDUARI BILBILI" nga Ëngjëll Shametaj EmptySun Feb 21, 2021 1:22 am

Ëngjëll Shametaj

PUSHOI SË KËNDUARI BILBILI
Kushtuar poetit popullor LEFTER ÇIPA
1.
Në këtë ditë Shkurti të akullt,
Në këtë vitin e trishtë,
Pushoi së kënduari bilbili,
S’priti sa të vijë Prilli .

Unë këtë s’ e besova ,
Gjithë Bregun e kërkova ,
Nëpër male , nëpër dete ,
E në katër vilajete .

Herë zgalem, përmbi val’ ,
herë shqiponjë, nëpër mal .
Dikush thotë: “Është në Himarë !”
“Në Pilur,” - thotë Bejkë e Bardhë .

Atje, në malin e sertë ,
Atje, ku mëkohen retë,
Përmbi male përmbi dete,
Qëndron histori më vete .

Atje te lisi nën hije,
Thur vargje dashurie ,
E me grupin Piluriot ,
Këngës lapçe seç ia thot’ .

E gjen dhe në Himarë,
Në një kodër, përmbi det ,
Poshtë guri, lart flamuri ,
Aty rri lartësohet burri!

Aty, ku qëndron poeti ,
Ulërin e gjëmon deti ,
Te sheg’ e blertë, nën hije ,
Shkruan vargje elegjie.

Sipër në odën e rëndë ,
Cicëron, qëndron në këmbë ,
Ligjëron për Historinë,
Pa harruar Lashtësinë.

Për kapedanët e Bregut,
Të këngës dhe të dyfekut ,
Bashkë me grupin Piluriot ,
Ndrijnë si Hëna e plot’.

Përmbi ta qëndron Lefteri,
Mbushur me ngjyrat ylberi,
Në podiume , festivale ,
Marrin këngë e hedhin valle .

Plot me stimuj, dekorata,
Në Atdhe dhe nëpër Botë ,
Krenari e Kombit tënë,
Si Ante qëndron në këmbë!

Sa herë që do të vijë Prilli,
Do vete, ku rri bilbili,
Në Pilur dhe në Himarë ,
Ta takoj, të shuaj mallë !

Fier, më 18. 02 . 2021
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"PUSHOI SË KËNDUARI BILBILI" nga Ëngjëll Shametaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» LNPSHA |PEGASI" ALBANIA Poezi nga Engjell Shametaj, Fier
» shkrimtari dhe poeti ynë Engjëll Koliqi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: