Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Duhet te flsim

Shko poshtë 
AutoriMesazh
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
lutfi coka


Male
Numri i postimeve : 67
Age : 72
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

Duhet te flsim Empty
MesazhTitulli: Duhet te flsim   Duhet te flsim EmptyFri Feb 24, 2023 11:28 pm

Duhet të flasim?
Po , do të flasim, aq sa toka të dridhet.
Edhe sikur duart në burg të na lidhen.
Do të flasim e do të qajmë hallet e vëndit tim,
Që në midis të Europës ka mbetë jetim.
Do të flasim e të shpërthejmë se nuk durojmë më!
Qytetar të braktisur pa shtet dhe pa zë!.
Shqiptarët e mi, vëllezër të pa shpresë!
Qindra vite vuejtje, 30 të tjerë harresë.
Sa keq më vjen që shtypjen e pranojmë,
Edhe vendin tonë aspak nuk e mbrojmë.
Flejmë në gjumë, po në shpinë kemi “thikën”.
Se prej gjumit tonë ,kërkush nuk ka frikë.
Pse ndyhet ajri, bëhet helm i zi?
Pse ikin Shqiptarët në jug dhe veri?
Pse përmbyten shtëpitë dhe gjëja e gjallë?
Pse në verë zjarrit ,nuk mund t’i bajmë ballë?
Pse droga lulëzon ,nën hundën e shtetit?
Pse shkollohen jashtë ,fëmijët e deputetit?
Pse pyjet po zhduken ,nga dita në ditë?
Pse po fshihet populli, prej kuj ka frikë?
Pse krimineli shihet duke bredhë në liri?
Pse i falet deti Grekut ,o vëllezërit e mi?
Boll u coptuam u rjepëm së gjalli!
Politikë e ndyrë e ardhur prej djalli.
I drejtoni gishtin ,kush ju del përballë.
Me kollare lidhur nën jakën e bardhë.
Eh, të vraftë vuajtja, çfarë i bëni këtij vendi!...
Do më duhet një shekull, të gjitha t’i përmendi.
I shtoj vetëvrasjet ,kur mjaft vetë po vriten.
Mua më vënë kambën, hajdutin e bëjnë deputet.
Diku grabitet ari ,diku grabitet banka.
Diku kapet shteti i lidhur me banda.
Diku kapet hori me brekë nëpër kambë.
Krevatin në zyrë dhe jargë nëpër dhëmbë.
Diku kërkojnë lek, për një firmë a vulë.
Zyra pa dritare që, i vjen era keqe.
Si mund të bëhet shteti gjithkush duke vjedhë!..
Ku nuk pushon hajduti, as ditën me diellë.
Të vjedh spitali, të vjedh ´drejtësia.´
Të vjedh avokati ,të vjedh farmacia.
Të vjedh tregtari ,me kandar të vjetër.
Të vjedh energjia ,të shton pak më tepër.
Të vjedh AMC-ja të vjedh, VODAFONI
Të vjedh kompania, që shtron rrugë betoni.
Të vjedh policia, me gjoba kuturu.

Të vjedh dhe bashkia me to gjithashtu.
Të vjedh karburanti ,që e ndynë qytetin.
Të vjedh halabaku, që e ka mirë me shtetin.
Vëllazen dhe motra, pra Shqiptarët e mi.
Mos u kapni mes veti, për fe e parti!
Por të bëhemi bashkë për Nënen Shqipëri.
Të çohemi të tanë, nëse e gjykojmë me vend,
Nga horat në politikë ,mos të marrim mend.
Ta bëjmë shtetin – shtet në çdo fushë gjithkund.
Kjo politikë e zezë ,krejtë të marri fund.
T’a kthejmë Shqipërinë, të pastër me hijeshi,
T’u trashëgojmë fëmijëve, një shtet me liri.

Të thonë më vonë brezat, që të paktën u përpoçëm.
Dhe jo që e rrënuam vendin dhe, në flakë e dogjëm!....


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Duhet te flsim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dhe sa duhet te presim akoma sa ????????
» Përse na duhet të besojmë?
» Pse duhet te kemi frike !
» Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi?
» ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: