Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përse na duhet të besojmë?

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përse na duhet të besojmë? Empty
MesazhTitulli: Përse na duhet të besojmë?   Përse na duhet të besojmë? EmptyTue Apr 08, 2008 5:00 am

Cilat mund të jenë arsyet që mund të na bëjnë
të besojmë tek ajo që nuk shikojmë? Përse na
nevojitet? A nuk mundemi ne të jemi të zotët e
vetes sonë?
Nevojën për të besuar tek diçka që nuk të
zhgënjen, që nuk varet nga koha, nga hapësira,
që nuk laget, që nuk digjet, që nuk mund të të
lërë të presësh se mund të ketë nevojat e veta
apo që nuk ka nevojë për shpikjen pasardhëse.
Që nga e qara e parë për veten ashtu dhe për
të tjerët, që nga e qeshura me vete ashtu edhe
me të tjerët, ne mbetemi më shumë pjesmarrës
se sa vendimtar. Arsyet tona për të shpjeguar
atë që na gëzoi apo tronditi do të mbeten sërish
të kufizuara, pasi mjetet dhe fjalët që zotërojmë
nuk mund të jenë kurrsesi e tëra. (Asnjë njeri
nuk mund të pretendojë se i tha të gjitha çka
deshi, duke mbetur fizikisht edhe jashtë asaj që
vetë e ka përjetuar nga fillimi në fund).
Cilido musliman, që ka kuptuar sadopak nga
domethënia e librit të zbritur nga Allahu (xh.sh)
nëpërmjet Muhamedit (s.a.v.s) ka për detyrë të
kuptoj se, përsosmëria nuk është në natyrën njerëzore.
Nëse këtë fakt, pra të papërsosmërisë
sonë, arrijmë ta pranojmë, atëherë lidhja me dobësinë
tonë është e pranueshme, e për pasojë
shpeshherë edhe e zgjidhshme.
Ne duhet të besojmë për të mos u ndjerë të
vetmuar apo padronë, për të mos u ndjerë skllav
apo skllavopronar. Duhet të besojmë që, kur të
na rrëmbejë hidhërimi, të dimë të ndajmë sebepin
nga kaderi (ajo që duhet të ndodhë). Duhet
të besojmë që, kur të na rrëmbejë gëzimi, të dimë
të ndajmë sebepin nga kaderi. Sepse, gjithçka
që ndodh është kader, veçse ne duhet të
shikojmë pjesën tonë, përpjekjen tonë, marrëdhëniet
me veten e më pas edhe marrëdhëniet
me të tjerët, për të mos bërë askë padron, përveç
krijuesit, e për t’u mos u bërë padron i askujt,
por veçse përpjekës për të njohur vetveten.
Duke llogaritur pafuqinë tonë, dobësinë tonë
dhe fuqinë e asaj që duhet të ndodhë, atëherë
ekuacioni ka zgjidhjen. Sepse, përtej asaj që
mundemi të kuptojmë ne vetëm besojmë se ajo
ndodh, se ajo është. Ky është dhe kufiri i parë
real mes besimtarit dhe jobesimtarit. Sepse, për
atë që beson, bota është përtej asaj që mundemi
ne dhe se, rregullator i gjithçkaje nuk është
njeriu, por krijuesi. Ndërsa jobesimtari mund të
rreket për t’ia arritur, duke qenë gjithmonë një
hap larg zhgënjimit apo trishtimit që nuk e arriti.
Njeriu ka nevojë që të besojë për të mos u
ndjerë i vogël, por edhe për të mos u ndjerë i
pafund. Besimtari merr nga Kur’ani dhe Hadithet
e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, rregullin
themelor të jetës së tij, se është i zgjedhur
si përfaqësuesi më i lartë në tokë. Por, në të
njëjtën kohë, njeriu merr edhe kufijtë e tij, duke u
konsideruar si një i zgjedhur i kufishëm dhe me
të dhëna absolutisht të pamjaftueshme për të
arritur atë që e krijoi.
Mes këtyre brigjeve muslimani ndërton jetën e tij,
ku gëzimi dhe hidhërimi nuk janë veçse pjesët lozonjare
të jetës, për të cilën ne duhet të falënderojmë
krijuesin që solli aq shkaqe sa ne të mundim
t’i shijonim ato, qoftë në të mirë e qoftë në të keq.
Ndërsa jobesimtarit i duhet të gjejë idhullin e
vet në të mirë dhe armikun e jetës së vet, në të
keq, duke kërkuar që këtij lumi t’i vërë brigje të
kapshëm, të mundshëm dhe të ndryshueshëm.
Ndërkohë që idhulli apo armiku i jetës për besimtarin
nuk ekzistojnë – ato janë vetëm pjesë e kaderit
dhe muslimani merret me to si të merret
me një send. (Muslimani është falenderues ndaj
atij që e ndihmon dhe nuk e çon dëm kohën për
të urryer askënd nga i cili ka patur një dëm.
Ndërkohë që, në të dy rastet, si në të mirë dhe
në të keq, muslimani është falenderues ndaj krijuesit,
që solli ato sebepe për të ndodhur diçka.)
Këto brigje nuk janë version për trishtimin e një
muslimani, sepse kaderi nuk e ndalon muslimanin
kurrë që të përpiqet për të kryer misionin e vet. Por,
Islami është thirrje për t’i kuptuar hapat tanë e për
të mos rënë kurrë pre e vështrimit tonë të largët, e
rastësisë që mund të na bëjë skllevër apo mbretër.
Ne duhet të besojmë për të kuptuar përkohësinë
tonë. Duke menduar vdekjen ne mund të nxitojmë
të kuptojmë se, fuqia jonë, mendja jonë, paraja,
miqtë, nuk do të na arrijnë të na ndihmojnë,
nëse ne vetë nuk kemi rregulluar më parë marrëdhëniet
me to nëpërmjet atij që na krijoi të tërëve.
Ne duhet të besojmë për të mos patur frikë
nga njeriu. (Sot jemi në kohën kur njeriu adhuron
njeriun, duke përbërë ndoshta skllavërinë më
moderne). Ne duhet të besojmë për t’u përgatitur
përpara atij që na solli nga asgjëja, nga një
“pështymë”, që na rriti nëpër barqe nënash e që
na dha dritën e të parit.
Besimi është fillimi i Lirisë së Madhe, është
porta nga ku mund të fillosh të bisedosh me veten
pa mbivleërësuar apo nënvleftësuar krijesat
që i ka sjellë në jetë po ai që të ka sjellë edhe ty.
E, nëse cilido prej nesh ka kuptuar se, është një
shenjë e veçantë, jo prej njerëzve por prej një
Force të pashtershme, të pa arritshme, të pagabueshme,
atëherë nuk kemi pse të protestojmë,
të kërkojmë atë që s’mundemi. Nëse pranojmë
pozitën tonë, atëherë, askush nuk do të na arrijë
të na gënjejë se jemi tjetërkush, askush nuk
mund të bëhet padroni i jetës sonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Përse na duhet të besojmë? Empty
MesazhTitulli: Re: Përse na duhet të besojmë?   Përse na duhet të besojmë? EmptySat Apr 19, 2008 1:44 am

Na jep fakte natyre qe te besojme.!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
 
Përse na duhet të besojmë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PERSE DUHET TE FITOJE ALEANCA PER QYTETARIN"DHE LULZIM BASHA
» Perse shpifim?
» PËRSE DY SHQIPËRIA
» PERSE U REGJISTROVA UNE USKANA
» Nga i ka rrenjet ky fenomen.?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: