Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi nga poetja Majlinda Shabani (Aleksandra)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi nga poetja Majlinda Shabani  (Aleksandra) Empty
MesazhTitulli: Poezi nga poetja Majlinda Shabani (Aleksandra)   Poezi nga poetja Majlinda Shabani  (Aleksandra) EmptySun May 21, 2023 6:15 pm

***

Me valixhen e jetës në dorë,
si një prej syresh,
përjetimtarët e nocioneve të kundërta,
të largëta, të ndryshme,
përhumbës deri në vetëdije aktive,
mbi rrahjet e ndërgjegjjes së qetë,
në mes hapash të ndjekura,
të ikura, të ardhura,
shije ëmbël apo hidhur,
thartë apo kripur....
(Sipari i shijes....)

****
Nëpër kufij të rrjedhshëm antitezash,
nëpër kulme të stinëve,
në mes të frymëmarrjeve,
mbi zgjime të diellta apo gri,
midis rrugëtimesh
përplasur nga çastet e hedhura,
zgjedhjet e kapura si mundësi apo probabilitet,
mbi rastësi apo planifikime të stisura,
zgjidhjet nëpër ujëra të rrëmbyera,
midis gjendjesh,
apo ecjesh mbi eter,....
nëpër brigje të njohura
nëpër shtigje të papritura,
vijëzuar refleksionet
mbi "gërvishtjet" e thellësishme
të lëkurës së kohës...!

( Germa "i" mbi horizont, dielli në agoni...)

***
Koha i lëvizi të gjitha thelbet e kapura
nëpër receptorët e ndjesive,
në përshkim venash, nyjesh limfatike,
në fushën e vetë gravitacionale....

Këndet e miqësive tjetërsuar,
të vërtetat i "poqën" frytet çdo vit
mbi damarët e kohës...!

Këndet e dashurive u ngushtuan
deri në 0 gradë..,

Germa "i" fanitur,
si emblemë mbi qenien,
çelur kryefjalë
mbi ekzistencat e disa prej syresh...!
Sa zgjat kjo "prezencë"
me afat të përcaktuar,
e bukur në dukje,
"therrëse" e pikante në zhdukje...!

Muzgu afron,
pas shpinës
së një perëndimi flakërues...!

Kush e pyet
dhe sot shitësin e fruta-perimeve:
"I nderuar, sa kushton
një matës pulsi për germën "i"?

Edhe jetës iu rendën çastet e shpejta,
nga koleksionistët e germës "i"....
Trend rritës apo fenomen bashkëkohor...?!
(Tragjedi-komedia po luhet mbi kurriz të saj...)

Rreshur mbi lutje dhe shpresë:
"Gërma "i" mos të prodhojë
deri në pafundësinë e të qenurit
vetëm interes apo kriza të forta drite
në shpirt, në mendjen,
në boshtin e të ekzistuarit, në disa prej syresh...!"

@20.05.2023
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Poezi nga poetja Majlinda Shabani (Aleksandra)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)
» Aftesia perzgjedhje e ushqimit,Majlinda Shabani (Aleksandra)
» "Stilistika e Lirisë" e poetes Majlinda Shabani ( Aleksandra
» RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama
» Pika ime Lumturi shpirtëzuar në sytë e mi Aleksandra Shabani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: