Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pertej parimit te knaqesise

Shko poshtë 
+3
tom sojer
Tetovari
Beton
7 posters
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Pertej parimit te knaqesise Empty
MesazhTitulli: Pertej parimit te knaqesise   Pertej parimit te knaqesise EmptyFri Dec 28, 2007 3:41 am

Pertej parimit te knaqesise 32

Zigmund Frojd


Duhet pare si faktore se qe ç'rregullon funksionet normale te organizmit.!
..do me thene si pak'naqesi ...
Parimi i knaqesis rrjedh nga parimi i konstantes.!

Ne te vertet,te parimi i konstantes na çoin po ato fakte qe na kane detyruar te pranojme parimin e knaqesise.

ne diskutime me te thella, do te ju lexoi edhe juve antare te nderuar per kete aparat shpirterore,se si mundemi te arime pertej parimit te knaqesise,permes uljeve te tensioneve per marjen e kanqesise.

vazhdime te mire ne teme...

...by beton


Edituar për herë të fundit nga në Sat Dec 29, 2007 4:36 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Tetovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tetovari


Numri i postimeve : 109
Registration date : 17/12/2007

Pertej parimit te knaqesise Empty
MesazhTitulli: Re: Pertej parimit te knaqesise   Pertej parimit te knaqesise EmptySat Dec 29, 2007 4:19 pm

Si pas ni librit që kam lexuar disa ide mbi historinë e krijimit dhe të zhvillimit të organizmave.
Përderisa synimet e vetëdijshme janë gjithnjë të lidhura me kënaqësinë apo apo pakënaqësinë, ato mund të mendohën gjithashtu në lidhje psikofizike me kushtet e qëndrueshmërisë e të të paqëndrueshmërisë. Kjo lejon të argumentohet hipoteza që e kam shtjellur në një vend tjetër, se çdo lëvizje psikofizike që kalon pragun e vetëdijes, është i lidhur deri-diku me kënaqësinë kur ajo, duke kaluar njëfarë kufiri, i afrohet një qëndrueshmëri e të plotë dhe me paknaqësinë kur, xhithashtu duke kaluar njëfarë kufiri, largohet prej saj ; ndërmjet dy kufinjve që mund të quhën prag cilësore i knaqësisë e i paknaqësisë, shtrihet një zonë e indiferencës ndijesore...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Pertej parimit te knaqesise Empty
MesazhTitulli: Re: Pertej parimit te knaqesise   Pertej parimit te knaqesise EmptyWed Jan 02, 2008 1:01 pm

Shume teme interesante. Them qe ndofta sot ndjesite e kenaqesise dhe pakenaqesise duhen ndare ne dy kategori: organike dhe jo organike. Kenaqesia organike eshte nje kod ne thelbin e energjise per te ruajtur ekuilibrat dhe harmonine dhe per te vazhduar jeten. Kenaqesia pra eshte si nje "reminder", nje kujtese, nje joshje qe dy te kunderta te harmonizohen. Shikoni polet e kunderta te magnetit dhe polet e njejta. Kjo eshte kenaqesia organike.

Kenaqesia jo organike eshte nje "shpikje" dhe nuk vjen prej dualitetit te dy te kundertave. Kur kjo kenaqesi behet si qellim ne vetvete, materies i duhet te pershtatet, te evuloje sepse perndryshe do te sabotohet misioni i jetes. Kenaqesia mashtron dhe trupi reagon dhe "meson" dhe prandaj sot, vetem ne sferen e marredhenieve seksuale midis njerezve po shtohen grate qe nuk mund te lindin me.

Shtrohet pyetja: Kush do ta fitoje luften, kenaqesia jo organike apo jeta (kenaqesia organike)?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Pertej parimit te knaqesise Empty
MesazhTitulli: Re: Pertej parimit te knaqesise   Pertej parimit te knaqesise EmptyWed Jan 09, 2008 5:32 pm

pershendetje tom sojer une mendoj se luften do ta fitoje knaqesia organike.

Nen ndikimin e prirjeve te organizmit per vetruajtje ky parim zavendsohet per ta fituar luften me ''Me parimin e Realitetit'',pa hequr dore nga synimi per te fituar perfundimishte knaqesin.
I shtyne mundesit e knaqesis dhe perkosishte e duron paknaqesin ne rrugen e terthoret e te gjate drejt paknaqesis.
Por,parimi i knaqesis vazhdon edhe per nje kohe te gjate te sundoje sferen e instiketve seksuale qe ''edukohen'',me veshtiresi,dhe shpeshe ndodhet qe ne sferen e ketyre impulesve,ose qofte edhe te vete Uni,parimi i kenaqesis te sundoje pranimin e realitetit ne dem te gjithe organizmit.

Nderkohe nuk ka dyshim qe zevendesimi i parimt per te fituar luften te knaqesis organike me perparimin e realitetit, na spjegon .,vetem nje pjes te vogel dhe aspak kryesore te provojes qe lidhen me luften e paknaqesis jo organike

...by beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Pertej parimit te knaqesise Empty
MesazhTitulli: "Toeria E Frojdit"   Pertej parimit te knaqesise EmptySat Oct 04, 2008 3:23 pm

Cfarë mendoni per teorinë e Forjdit rreth psikologjisë dhe sëmundjeve psiqike.

Pertej parimit te knaqesise Sigmund_freud-loc

Sigmund Freud (Zigmund Frojd 1856 - 1939) lindi më 6 maj të vitit 1856 në Freiberg, një qytet në Mähren (Çekia e sotme). Familja e tij i takonte kulturës hebraike në ketë qytet dhe ky ishte një nga 130 judenj në një qytet të banuar nga 4500 banorë. Frojdi filloi universitetin në moshën 17 vjeçare, por nuk u promovua si mjek pas provimeve derisa i plotësoi 25 vjet. Por kur u promovua, ai u punësua menjëherë në spitalin e Vjenës. Në vitin 1903 Frojdin e takojmë si profesor, pas 17 vitesh përvoje pune në profesion (koha normale ishte tetë vjet), ndërsa në vitin 1886 u martua dhe kishte gjithsejt gjashtë fëmijë.

Puna e parë e Frojdit në teorinë e psikoanalizes ishte ”Studie über Hysterie” të cilën e shkroi së bashku me kolegun e tij të punës Joseph Breuer (Jozef Brojer). Ky libër u botua në vitin 1895, pra nëntë vite, pas hapjes së klinikës së tij private. Libri i parë të cilin ai e shkroi vetë ishte ”Traumdeutung” - "Ëndërrshpjegim" që doli në qarkullim në vitin 1899.

Në fillim më 1902 një grup studjuesish u interesua aq shumë rreth këtij libri saqë filluan të takohen me Freudin çdo javë në shtëpinë e tij për të diskutuar idenë e librit të ëndrrave dhe shkrimet e tjera në të.

Frojdi shkroi edhe një sasi të madhe librash dhe artikujsh mbi psikoanalizën në fillim të vitit 1900. Në këtë kohë, ai ishte 40 vjeç, që zakonisht mendohej si një moshë produktive në bazat shoqërore.

Në vitin 1908 u formua shoqata e psikoanalistëve, ku në fakt, shumë studius të jashtëm udhëtonin shpesh në Vjenë për të studjuar tek Frojdi dhe për ketë edhe mori edhe shumë urime dhe premtime dhe komplimente.

Në vitin 1909 Frojdi u bë mjek nderi në Clark University në Amerikë dhe po në të njëjtin vit u mbajt edhe kongresi i parë mbi psikoanalizën në Salzburg të Austrisë. Frojdi u propozua edhe për marrjen e çmimit Nobel, por edhe pse zbuloi shumë, kontribuoi shumë dhe dha teori të rëndesishme, ai nuk e mori kurrë ketë çmim.

E bija e tij Anna Freud filloj që të shkojë së bashku me të nëpër seminare të ndryshme dhe e zëvendësonte edhe atë nganjëherë. Anna e cila shkoj për analiza tek babai i saj dhe e studijoi psikoanalizen tek ai, ishte edhe si sekretare e tij, infermiere por edhe si kolege më e besuara e tij.


Divani i FreuditPërforcimi i nazistëve në Gjermani dhe përndjekja e judenjve krijoi një pasiguri tek Frojdi. Në një bashkpunim të hershëm në lidhje me një libër Woodrow Wilson (kryetar i Amerikës) Frojd e njihte ambasadorin amerikan në Francë William Bullin dhe kishte marrëdhënje të mira me të, ky e ndihmoi Frojdin që të dalë në Angli për shkak të pasigurisë së tij në Gjermani, e gjithë kjo ndodhi në vitin 1938, kur ai kaloi në Angli.

Në vitin 1923 Frojdi u diagnostikua me kancer në gojë dhe për këtë shkak ai bëri me dhjetera operacione që në fillimet e para të sëmundjes në Austri. Pak pasiqë ai mbërriti në Angli, dhimbjet e tij u rritën aq shumë saqë ndikuan që ai edhe e kërkoi nga mjeku që ti japë një sasi morfine vdekjeprurëse më 23 shtator të vitit 1939.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Pertej parimit te knaqesise Empty
MesazhTitulli: Re: Pertej parimit te knaqesise   Pertej parimit te knaqesise EmptySat Oct 04, 2008 3:45 pm

Teoria
psikoanalitike e Frojdit( Freud)


Frojdi konsideronte personalitetin si një akullnajë, ku vetëm maja e saj
del mbi ujë që nënkupton koshiencen (te ndergjegjshmen), ndërsa pjesa tjetër e cila
ndodhet nën ujë është subkoshienca (e pandërgjegjshme).


Sipas Frojdit frika dhe kujtimet e pakëndshme shtypen në subkoshience, të cilat
reflektojnë në sjellën e njeriut.


Kjo teori e pesonalitetit përbëhet nga tre koncepte kryesore:

IDI – DUA – Parimi i knaqësisë

EGO – MUND – Parimi i realitetit

SUPEREGO – DUHET – Normat morale, etike etj.

Sipas Frojdit Idi është
pjesa me anë së cilës njeriu me cdo kusht synon të realizoje dëshirat e veta me qëllim të kenaqjes së
nevojave personale, por kjo shpeshherë nuk ndodh për shkak se hyn në funksion Ego e cila ka të bëjë me parimin
e realitetit dhe në një farë forme është vetëdijësues për atë që bën apo për
atë që nuk bën ndërsa në anën tjetër është Superego e cila vepron në përputhje
me normat morale të personit, që do te thote se njeriu vepron ashtu sic edukata e tij morale është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hana
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Hana


Numri i postimeve : 1192
Registration date : 17/09/2007

Pertej parimit te knaqesise Empty
MesazhTitulli: Re: Pertej parimit te knaqesise   Pertej parimit te knaqesise EmptySat Oct 04, 2008 4:24 pm

Ne teorinen psikoanalitike e pranojme pa ngurim tezen se rrjedha e procesece psikike regullohet automatikisht nga parimi i knaqesise me fjal te tjera,ne besojm se ai shkaktohet gjithnje nga nje tension qe lidhe me pakenaqesine dhe se mer nje drejtim qe rezulltati i tij perfundimtar kerkon me uljen e ketij tensioni,domethene me nje shmangie te paknaqesis apo me marrjen e kenaqesis.Duke i shkuar proceset qe po studiojme, ne lidhje me kete karakter te rjedhjes se tyre ne punen ton futim pikpamjen ekonomike,merr parasysh edhe faktorin ekonomik,eshte me e plot qe mund te perfytyrojme sot per sot dhe qe meriton te quhet metapsikologjike.
Ketu per ne nuk ka asnje rendesi te kerkojme se ne ç mase,ne lidhje me parimin e kenaqesise,i jemi aferuar apo bashkangjitur ketij apo atij sistemi filozofik,historikisht te percaktuar.Duke u perpjekur te pershkruajm e te shpjegojm faktet e vrojtimit te perditshme ne fushen tone,duhet ta parandalojme hipotezat e ndryshme spekuluese.Perparsia e origjinaliteti nuk jan qellimi i punes psikoanalitike,dhe te dhenat qe na kan çuar ne konstatimin e ketij parimi,jane aq evidente,saqe eshte gati e pamundur te mos i veshe re.Ne te kunderten,do ishim shum mirenjohes nje teorie filozofike apo psikologjike qe do te ishte e afte te na sqaronte se cila eshte domethenia e karakterit imperativ qe ka per ne ndjenja e kenaqesise ose e pakenaqesise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Pertej parimit te knaqesise Empty
MesazhTitulli: Re: Pertej parimit te knaqesise   Pertej parimit te knaqesise EmptySat Oct 04, 2008 4:37 pm

Zigmund FROJD, ( Sigmund FREUD), psikolog dhe psikiatër austriak. Themelues i psikanalizës. Nga viti 1932 profesor në Vjenë, kurse në vitin 1928 për shkak të hitlerianëve emigroi. Teoria e tij mbi jetën psikike ndi-koi jo vetëm në zhvillimin e psikologjisë (Adleri, Jungu e tjerë), por me modifikime të ndryshme dhe korrektura të shumta është e pranishme edhe në disa teza filozofike deri në kohën tonë (E. Fromi, H. Markuze e tjerë), ndonëse vetë Frojdi refuzonte vendosmërtisht që t'i atribuohet çfarëdo intence filozofike koncepcionit të tij «natyror-shkencor». Nocioni i nënvetëdijes është kategori fundamentale e psikanalizës së tij. Duke konsideruar se baza e tërë jetës është në sferën e cila është krijuar duke prapsur instinktin (para së gjithash ate libidinoz) në sferën e nënvetëdijes, ai pohon se pikërisht kjo sferë qenësisht përcakton të gjitha aktet tona të vetëdijshme. Të prapsurit, mosplotësimi i kënaqësisë së plotë të instinkteve seksuale rezulton me neuroza të ndryshme, ekscese patologjike, gabime në shkrim dhe në të folur e tjera. Zbulimi i sferës së nënvetëdijshme, që i takon Frojdit, pa-raqet një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm, relevant sidomos për shpjegimin më të thellë të disa feno-meneve jo vetëm psikike por edhe të përgjithshme kulturore.
Me zmbrapsjen e instinktit libidinoz në të vërtetë nuk krijohen medoemos neurozat: në manifestimet e sub-limuara të instinktit të paplotësuar shfaqet për shembull arti. Artisti kryesisht, për shkak të nevojave të fuqishme instinktive është i paaftë të gjendet në realitetin praktik: andaj i drejtohet botës së imagjinatës dbe në të gjen kompensimin për plotësimin e drejtpërdrejtë të dëshirave të veta. Nga kjo botë fiktive e artit nuk është larg shpeshherë rruga deri te neurozat. Mirëpo artisti me anën e mekanizmit mbrojtës, domethënë rne anën e aftësive të sublimimit - ndonëse ka pësuar disfatë në jetë dhe e ndien veten të vetmuar - prapëseprapë gjen ngushëllim në faktin se u ofron ngushëllim joartistëve. Ndërkaq, bukuria në vetvete nuk u takon qëllimeve të drejtpërdrejta të artistit: për të pikërisht janë të rëndësishme problemet jetësore; bukuria i shërben vetëm si armë për mbrotje dhe për lehtësimin e vështërsive. Neurotikët nuk e kanë këtë armë, kështu që u bëhet «e pamundur rruga në realitet».
Në ëndrrat si dhe në religjionet dhe mitet manifestohet gjithashtu bota e dëshirave të parealizueshme, të prapsura. Gjithë simbolika që krijohet pikërisht për shkak të censurës dhe të pamundësisë që të shfaqen drejtpër-drejt impulset libidinoze (këta censorë nuk flenë as në kohën e ëndrrave) mund të kuptohet duke i reduktuar në format e veta të pacensuara. Shpjegimet e ëndrrave zbulojnë dëshirat dhe qëllimet sekrete, madje edhe atëherë kur iluzorisht duken se janë,të karakterit të kundërt.
Impulsi themelor dhe thelbi i gjithë mësimit të Frojdit si dhe i një serie veprash teorike të jashtëzakonshme të tij qëndron në synimin e tij që sa më shumë të eliminohet censura e përhershme, e cila pengon të shprehurit e lirë të impulseve, që këta të depërtojnë pa pengesa nga burgjet e tyre, që të shprehet në mënyrë autentike njeriu i vërtetë, burimor dhe jo i rremë dhe hipokrit, që në asociacionin e drejtpërdrejtë të zbulohen gjurmat e veprimeve jonjerëzore të njeriut. Andaj metoda fundamentale e shërimit psikanalitik qëndron në faktin që duke i bërë të vetëdijshme elementet e ndryshme nga nënvetëdija që shfaqen te pacienti (shpesh për shembull edhe në format simbolike në ëndrra), të zbulohen shkaqet e vërteta të neurozave me anën e asociacioneve të lira dhe nëpërmjet bisedave. Teoria e tij mbi Egon, mbi kompleksin e Edipit, mbi ëndrrat, mbi shkaqet e ndryshme të pervezioneve, mbi krijimin dhe përjetimin e artit, shpjegimi i tij i totemit dhe i tabusë, si dhe një seri e tërë tezash mbi strukturën psikike dhe sociale të popujve primitivë, patën (dhe në një masë të caktuar kanë edhe sot) ndikim jashtëzakonisht të madh në shumë vazhdues dhe popullarizatorë të psikanalizës në gjithë botën dhe në fusha të ndryshme shkencore (nga psikologjia, psikiatria deri te sociologjia, estetika dhe filozofia e kulturës). Ndërkaq, sot njëkohësisht provohet edhe një seri e tërë e njëanshmërive dhe i tezave joshkencore, të ndera dhe të pavërtetuara dhe i teprimeve plauzibile me të cilat, duke reduktuar tërë jetën në elementet e instinkteve libidi-noze, janë të pasura veprat e Frojdit. Të gjitha kryeveprat e Frojdit janë përkthyer në serbokroatishte, sidomos në «Odabrana dela Sigmunda Frojda», Matica Srpska, në VIII vëll.: I Psihopatologija svakodnevnog zivota; II Lfvod u psihoanaJizu; III Dosetka i njen odnos prema nesvesnom; IV O seksuainoj teoriji; Totem i tabu; V Iz kulture i umetnosti(Sumanutost i snovi u Gradivi V. Jensena; Jedna uspomena iz detinjstva Leonarda da Vinci-ja; Mikelandelov Mojsije; Dostojev-ski i oceubistvo; Nelagodnost u kultu-ri); VI Tumaëenje snova I; VII Tuma-denje snova II; VIII Autobiografija; Nova predavanja za uvodenje u psi-hoanalizu.
FROJD, Zigmund (FREUD, Sigmund), psikolog dhe psikiatër austriak. Themelues i psikanalizës. Nga viti 1932 profesor në Vjenë, kurse në vitin 1928 për shkak të hitlerianëve emigroi. Teoria e tij mbi jetën psikike ndi-koi jo vetëm në zhvillimin e psikologjisë (Adleri, Jungu e tjerë), por me modifikime të ndryshme dhe korrektura të shumta është e pranishme edhe në disa teza filozofike deri në kohën tonë (E. Fromi, H. Markuze e tjerë), ndonëse vetë Frojdi refuzonte vendosmërtisht që t'i atribuohet çfarëdo intence filozofike koncepcionit të tij «natyror-shkencor». Nocioni i nënvetëdijes është kategori fundamentale e psikanalizës së tij. Duke konsideruar se baza e tërë jetës është në sferën e cila është krijuar duke prapsur instinktin (para së gjithash ate libidinoz) në sferën e nënvetëdijes, ai pohon se pikërisht kjo sferë qenësisht përcakton të gjitha aktet tona të vetëdijshme. Të prapsurit, mosplotësimi i kënaqësisë së plotë të instinkteve seksuale rezulton me neuroza të ndryshme, ekscese patologjike, gabime në shkrim dhe në të folur e tjera. Zbulimi i sferës së nënvetëdijshme, që i takon Frojdit, pa-raqet një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm, relevant sidomos për shpjegimin më të thellë të disa feno-meneve jo vetëm psikike por edhe të përgjithshme kulturore.
Me zmbrapsjen e instinktit libidinoz në të vërtetë nuk krijohen medoemos neurozat: në manifestimet e sub-limuara të instinktit të paplotësuar shfaqet për shembull arti. Artisti kryesisht, për shkak të nevojave të fuqishme instinktive është i paaftë të gjendet në realitetin praktik: andaj i drejtohet botës së imagjinatës dbe në të gjen kompensimin për plotësimin e drejtpërdrejtë të dëshirave të veta. Nga kjo botë fiktive e artit nuk është larg shpeshherë rruga deri te neurozat. Mirëpo artisti me anën e mekanizmit mbrojtës, domethënë rne anën e aftësive të sublimimit - ndonëse ka pësuar disfatë në jetë dhe e ndien veten të vetmuar - prapëseprapë gjen ngushëllim në faktin se u ofron ngushëllim joartistëve. Ndërkaq, bukuria në vetvete nuk u takon qëllimeve të drejtpërdrejta të artistit: për të pikërisht janë të rëndësishme problemet jetësore; bukuria i shërben vetëm si armë për mbrotje dhe për lehtësimin e vështërsive. Neurotikët nuk e kanë këtë armë, kështu që u bëhet «e pamundur rruga në realitet».
Në ëndrrat si dhe në religjionet dhe mitet manifestohet gjithashtu bota e dëshirave të parealizueshme, të prapsura. Gjithë simbolika që krijohet pikërisht për shkak të censurës dhe të pamundësisë që të shfaqen drejtpër-drejt impulset libidinoze (këta censorë nuk flenë as në kohën e ëndrrave) mund të kuptohet duke i reduktuar në format e veta të pacensuara. Shpjegimet e ëndrrave zbulojnë dëshirat dhe qëllimet sekrete, madje edhe atëherë kur iluzorisht duken se janë,të karakterit të kundërt.
Impulsi themelor dhe thelbi i gjithë mësimit të Frojdit si dhe i një serie veprash teorike të jashtëzakonshme të tij qëndron në synimin e tij që sa më shumë të eliminohet censura e përhershme, e cila pengon të shprehurit e lirë të impulseve, që këta të depërtojnë pa pengesa nga burgjet e tyre, që të shprehet në mënyrë autentike njeriu i vërtetë, burimor dhe jo i rremë dhe hipokrit, që në asociacionin e drejtpërdrejtë të zbulohen gjurmat e veprimeve jonjerëzore të njeriut. Andaj metoda fundamentale e shërimit psikanalitik qëndron në faktin që duke i bërë të vetëdijshme elementet e ndryshme nga nënvetëdija që shfaqen te pacienti (shpesh për shembull edhe në format simbolike në ëndrra), të zbulohen shkaqet e vërteta të neurozave me anën e asociacioneve të lira dhe nëpërmjet bisedave. Teoria e tij mbi Egon, mbi kompleksin e Edipit, mbi ëndrrat, mbi shkaqet e ndryshme të pervezioneve, mbi krijimin dhe përjetimin e artit, shpjegimi i tij i totemit dhe i tabusë, si dhe një seri e tërë tezash mbi strukturën psikike dhe sociale të popujve primitivë, patën (dhe në një masë të caktuar kanë edhe sot) ndikim jashtëzakonisht të madh në shumë vazhdues dhe popullarizatorë të psikanalizës në gjithë botën dhe në fusha të ndryshme shkencore (nga psikologjia, psikiatria deri te sociologjia, estetika dhe filozofia e kulturës). Ndërkaq, sot njëkohësisht provohet edhe një seri e tërë e njëanshmërive dhe i tezave joshkencore, të ndera dhe të pavërtetuara dhe i teprimeve plauzibile me të cilat, duke reduktuar tërë jetën në elementet e instinkteve libidi-noze, janë të pasura veprat e Frojdit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Pertej parimit te knaqesise Empty
MesazhTitulli: Re: Pertej parimit te knaqesise   Pertej parimit te knaqesise Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pertej parimit te knaqesise
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Psikologji-
Kërce tek: