Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A do ekzistojë Maqedonia si shtet?

Shko poshtë 
+59
feride
bleriim
voglushja
fano
Atdhetari
shahini
kasapi
Teutaa
Man Berisha
shfletuesi
......
Andi Ballshi
stabili
Mister
Tatoo
baba
detektivi
Shqipo_
Drini_ku
Jusuf Sulejmani
Delia
BashKom
Luki
xhiti
rrimtaf
Medalim
petritkola
xhema
haxhiu
MARY
Aktiv
Mirushe
Gentleman
VINCA
Fjona
ngadhenjimi
Muja e Halili
PeriiKeputur
Xili
istogalia
njonidrenica
beti
Ago Muji
feneri
ss1
Nezir Myrta
agim barja
dibrani
Leka i Madh
tom sojer
Sofra
eri M
zeriatdheut
Ballistet
Euridika
naqeta
Beton
Ani
Orfe@
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyTue Aug 04, 2009 12:32 am

gjere sa do ken shqiptaroviq tradhetar do te egzistoi maqedonia me Ali Ahmetoviqa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyTue Aug 04, 2009 12:41 am

Natyrisht edhe tradhetaret ndikojne..., por domosdoshmeria kombetare dhe nderkomebtare do ti ndryshoje gjerat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyTue Aug 04, 2009 3:48 pm

Kole
edhe pse shume te paket jemi kemi mundesite bejna ndryshime ne favor te popullit hqiptar per ta shpetue nga katastrofa njerezore!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyTue Aug 04, 2009 9:04 pm

me kete emer nuk do te egziston
vetem nese pranon me ndru emrin atehere do te egzistoj si shtet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyWed Aug 05, 2009 11:29 am

Gjere sa do ti lejna tradhetaret shqipfolesa te na udheheqin vendin dhe luften per bashkim shqiptar,do te egziston maqedonia ,serbija ,mali zi,bugarija e greqija ,!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptySun Sep 06, 2009 10:50 am

Lojëra të pista politike ne Maqedoni!


A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Shkupi2-150x150Nga: Naile ZHUPANI
Në vitet e fundit, jemi dëshmitarë të shumë lëvizjeve politike, në hapësirat Ballkanike, që jane shkaktuar nga faktori njeri, shpesh janë përgjakur. Pikërisht për shkak të rrymave shumë te ashpra dhe agresive, politiko-nacionaliste, hapësirat ballkanike në shekujt dhe vitet e fundit kanë qenë arenë e shumë luftërave. Ne keto hapësira janë hapur shumë varre për njerëzit e pafajshëm, të vrarë ne luftëra te paprincipta. Pothuajse të gjitha pergjakjet e shekujve dhe viteve të fundit, në këto hapësira, ishin të drejtuara kundër kombit shqiptar.

Nuk falë gabimeve fatale të politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare të kohës, Shqipëria u nda dhe iu dha pjesë-pjesë shteteve fqinje (Serbisë, Greqisë, Maqedonisë e Malit të Zi). Kështu mbi dy të tretat e kombit shqiptar mbetën jashtë trojeve, që zyrtarisht i takonin shtetit shqiptar. Dhe, për çudi, çdo orvatje bashkimi nga ana jonë, me politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare kualifikohej si lëvizje nacionaliste, bile duke na akuzuar se kështu po punojmë “për formimin e Shqipërisë së Madhe”, që në të vërtetë ishte Shqipëria Etnike, ose thënë shkurt e qartë: Shqipëria Normale .E gjithë kjo amulli politike u shkaktua me angazhimin e përhershëm të klasave partiake-shtetërore në kryeqytetet e vendeve përreth që kishin pushtuar trojet tona.Falë këtyre lojërave të fëlliqta politike, me t’u mbyllur Lufta e Dytë Botërore, qarqet sllavo-ortodokse të lidhura në mullarin komunist, njohën një komb të ri dhe një shtet të ri – atë të Maqedonisë, ku si kryeqytet caktuan Shkupin – qytetin me më së shumti shqiptarë në botë e një kohë edhe kryeqytet i Vilajetit të Kosovës.Era e rrezikut t’asaj loje politiko-diplomatike që e luajtën qarqet sllavo-komuniste mbi gjashtëdhjetë vite më parë, po ndihet edhe sot. E zhytur në të njëjtat lojëra, Greqia e sotme (po ashtu shoviniste) po e bllokon Maqedoninë në integrimet ndërkombëtare – siç thuhet – për shkak të emrit të saj. Grekët pretendojnë që Aleksandri i Madh ishte i tyre e ai në të vërtetë ishte i yni – ilir. Me emrin e tij,ai vend (Maqedonia) e mban emrin dhe qeveria e Shkupit pretendon t’ia ngreje një përmendore në qendër të kryeqytetit. Duke pasur parasysh rolin e madh të figurës së Nënës Terezë në botë dhe identifikimin e drejtë te saj kombëtar – shqiptar, sllavomaqedonasit duan t’ia shkatërrojnë shtëpinë e lindjes në Shkup dhe aty ta ndërtojnë një katedrale ortodokse.Këso planesh dinë dhe mund të bëjnë vetëm sllavo-komunistët e tërbuar, që duan gjithmonë të rrojnë mbi shpatullat e të tjerëve. Jo siç shprehen ata, por grekët kanë plotësisht të drejtë që e pengojnë integrimin ndërkombëtar të shtetit me emrin Maqedoni.
Po shqiptarët ne atë shtet, që përbëjnë afro gjysmën e popullsisë, çka po bëjnë dhe çfarë politike po udhëheqin?!Në këtë pyetje po përgjigjem vetë, me gjuhën që e meriton politika e shqiptarëve atje. Ata për qëllime karrieriste personale, po ua bëjnë vetëm okej dhe peqej sllavo-maqedonasve, duke ua lëpirë këmbët dhe… Përfaqësimin në parlamentin e këtij shteti e bëjnë sipas “këshillave të vëllezërve maqedonas”, aq sa ata duan dhe u lejojnë, por kurrsesi sipas numrit të popullsisë, respektivisht të zgjedhësve. Mjafton që ata personalisht të jenë deputetë e ministra, për kombin s’ka rëndësi. Në zgjedhjet e fundit, po të votonin të gjithë shqiptarët për një kandidat të përbashkët, presidenti i Maqedonisë do të zgjidhej shqiptar, por ata dolën me disa kandidatë dhe ishte shumë e qartë që do të humbnin që të gjithë. Disa shkojnë aq larg saqë thonë se ashtu ishin marrë vesh dhe çdo marrëveshje duhet respektuar. E ne i pyesim ata: – Ku është Marrëveshja e Ohrit dhe sa po zbatohet. Dhe po ua konfirmojmë: kusht i domosdoshëm për plotësimin e interesave personale është plotësimi i mirëfilltë i interesit kombëtar.
Duke i parë të gjitha këto, patriotët shqiptarë në fillim të këtij shekulli zhvilluan një luftë çlirimtare. Duke parë se po e marrin krejt Maqedoninë sllavo-maqedonasit dhe bashkësia ndërkombëtare luajtën një tjetër lojë të fëlliqtë politike për t’u shpëtuar kombi fals sllavo-maqedonas, u organizua e ashtuquajtura Konferenca e Ohrit dhe u arrit një marrëveshje për ndaljen e luftimeve dhe për ndërtimin e një shteti atje, me të drejta të plota të të gjitha nacionaliteteve.Shqiptarët (përfaqësues të politikës) i thanë po. Lufta u ndal. E tani atje po ndërtohet një shtet sllavo-maqedonas, duke i shtypur të drejtat e të tjerëve e sidomos ato të shqiptarëve, që nga dita në ditë janë aktorë të pavlefshëm të kompromiseve politike atje. Marrëveshja e Ohrit kurrë nuk u realizua praktikisht e qarqe të ndryshme shqiptare (herë PDSH e herë BDI) vazhdojnë t’i çjerrin kolltuqet e pushtetmbajtësve të shtetit të kriminelëve sllavo-maqedonas. I gjetur nën trysninë e drejtë politike të SHBA-ve ai shtet u detyrua ta njohë Republikën e Kosovës, mirëpo siç dinë vetëm sllavo-ortodoksët komunistë, kurrë nuk u lidhën marrëdhënie diplomatike, me emërim ambasadorësh e me hapje ambasadash. Me rastin e inaugurimit të presidentit të ri maqedonas, në Shkup nuk u ftua i vetmi president republike i një vendi fqinj – Dr Fatmir Sejdiu. Nuk u ftua nga presioni serbian, sepse vëllai i madh nga Beogradi (Boris Tadiqi) nuk do të mund të jetë aty bashkë me Presidentin e Republikës së Kosovës. Dhe shqiptarët shkuan aty e festuan me “vëllezërit” sllavë.
Madje shkoi edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë ,Bamir Topi. Ai edhe pse nuk u ul në tavolinën e kafesë me Tadiqin, edhe pse kritikoi haptas presidentin sllavo-maqedonas për mungesën e Presidentit të Kosovës, gaboi rëndë me pjesëmarrjen a tij aty. Ai duhej të thoshte: – “Ju faleminderit, por nuk mund të vij aty ku nuk u ftua vëllai im”!
Derisa ne të veprojmë me këso politika nënshtrimi me fqinjët e me ndërkombëtarët, do të na ndodhin çdo ditë gjëra të përçudshme, ruana Zot deri në copëtimin e shkapërderdhjen e mëtejshme të trojeve tona etnike. E fajet kuptohet kush i ka – liderët e qarqeve dhe partive politike shqiptare, që po duan të bëjnë një karrierë personale politike, mbi kurrizin e kërrusur të kombit. Le të dihet njëherë e përgjithmonë kush janë tradhtarët. Le t’u thuhet atyre haptas se nuk mund të përgjigjen as të flasin në emër të shqiptarëve as të shqiptarizmës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptySun Sep 06, 2009 11:35 am

Maqedonia nuk duhet te ekzistoje si shtet. Ajo duhet te ndahet ne mes te bullgarise dhe shqiperise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptySun Sep 06, 2009 8:49 pm

me kte emer nuk do te egzistoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyMon Sep 07, 2009 5:47 pm

po more sa te jen gjalle Alimehtoviqat thaqoiqat ramushoiqat Salioiqat Rugovo iqat so te jetojn siq kane jetue qe 35500 vjet.
tallava mashallah popull kemi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyTue Sep 08, 2009 4:35 pm

Maqedonia ekziston si shtet, por nuk besoj qe ekziston me kete emer.
Maqedonia ne vitin 2010 pa viza ne BE dhe ne vitin 2011 anetare ne BE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyTue Sep 08, 2009 6:48 pm

nuk eshte interesant te hy ne be ,ku shqiptaret zvarriten vrahen si me qen kafshe.
E lideret politik jetojne ne lux.
Populli fle bie ne gjume.
ne kete shekull eshte dashte qe shqiptaret te vetqeverisin e jo nen tutelen e maqedonasve dhe sllaveve duke kerkuar ztere jeten te drejta e ato kerkunde hiq..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyTue Sep 08, 2009 6:58 pm

Maqedonia si shtet se besoj se do egsitoj larg (bazuar nga pretendimet Greke dhe mund te del edhe Bullgare )do ja ndrrojn disi emrin .
Saj per ket Shqiptarve mund të thuhet se vet Populli e ka ma shum fajin se siq ja dhan votën mund edhe ta detyrojn ta ndrroj at politik të flliqkt që po e udhëheqin në dam të Shqiptarve vetëm e vetëm për të mos ja prish qejfin maqedonit dhe ne anene tjetër pët ti mbush gjepat e metra të ndita (euro)që në fund nuk do të dijn ku tëu gjejn vendin e për Popullin nuk qajn fort kokën,
Po të ishin të zotët do zgjidhnin shum qështje që kan mbet varr sidomos qështja e Soptit e shum eshum të tjera qëpo mbahen në burgjet maqedonase të imponuara nëpër gjygje sllavo maqedonas e kto nuk kan guxim edhe të thon një fjal .
Kto jan pra vetëm vegël e maqedonit dhe të jen kshtu nuk do ket për Shqiparët rrug tjeter vetëm prap ta kapin grykhollën .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyWed Sep 09, 2009 9:52 am

Po bashkom1
Politikanet shqiptare ne trojet shqiptare te gjithe jane vegel e sllaveve dhe e te huajve -populli ju shkon mbrapa shumica se jane te tille.
pak ka patriot atdhetare qe shofin gjerat kjarte..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyWed Sep 09, 2009 1:13 pm

Nuk duhet te ekzistoje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyFri Sep 11, 2009 4:00 pm

Nuk do egzitoj .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyFri Sep 11, 2009 9:13 pm

hw patriota bre!
Kne perkrahni partit servile kne sdo behet kjo jo ajo!
A perqso dite teposhte..
ja marrveshja me serbine ,sja rrasen ketyre servileve tone fare.
Edhe pse po ju hyjne ne bithe te huajve..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyFri Sep 11, 2009 10:01 pm

Lufta ne maqedoni nuk eshte dashur te ndalet deri ne vendosjen e kufijve te ilirides .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jusuf Sulejmani
Fillestar/e
Fillestar/e
Jusuf Sulejmani


Male
Numri i postimeve : 57
Age : 64
Vendi : Gostivar
Registration date : 25/04/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: A do te egzistoje Maqedonija si shtet /?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyMon Sep 14, 2009 11:51 pm

Me vjen te pelcas me vete nga Gomarija e politikes se pa shpirte kombetare e cila deri tani kan qene vetem servis i interesave te tendereve dhe te ftyre zive te cilet se njhin as veten as te tjeret ,por sot nuk ka ruge tjeter vec se te bashkuar e te lidhim nje bese e nje fjale ,e josi heren epare por jo dhe ku te dale nga se ne duhet te ndertojme shtepin tone dhe te jemi zot te vetevetes e ajo eshte ;ILIRIDEN KUSH E NDRITI ,Bur i shqipes NEVZAT HALILI ; Nuk kam emocione por e them nga shkaku se s,ka mbet gje tjeter vec bastion i fundit ne Maqedoni eshte te jetsojme ate qe ne te ghithe dolem ne referendum ne vitin 1992 /shin e ajo eshte vet populli shqiptare ne REPUBLIKEN EILIRIDES {Shqipetare mos ri por duku shqipetare ] te bashkuar ne sssssssssssssssssssssssssshtepine e vet ,te betohemi ne Republiken e ILIRIDES.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Drini_ku
Fillestar/e
Fillestar/e
Drini_ku


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 43
Vendi : Kumanove
Profesioni/Hobi : Explorimi
Registration date : 15/09/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyTue Sep 15, 2009 3:16 pm

Deri sa te kemi politikan shqiptar te ketille tenderash, te degjueshem ,dote egzistoje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.trojetshqiptare.albanianforum.net
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyWed Sep 16, 2009 10:26 am

do te egzistoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptySun Sep 20, 2009 3:02 pm

Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni"

20/09/2009 08:03:00


Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase e cila poshtëron popullin dhe kombin shqiptar.


Anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu në një konferencë për shtyp theksoi se Qeveria aktuale tashmë 15 muaj proklamon nacionalizëm primitiv me përmasa shqetësuese.


“Paralajmërimet e PDSH-së, tashmë 15 muaj për nacionalizëm primitiv që proklamohet nga ana e kësaj Qeverie, veçmë po merë përmasa shqetësuese duke bërë falsifikim të historisë dhe duke fyer jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët dhe britanikët.E gjithë kjo është pasojë e servilizmit të puthadorëve të BDI-së dhe Alisë në këtë Qeveri”, theksoi Imer Aliu.


PDSH publikisht kërkon të sqarohet roli i anëtarëve shqiptarë të kësaj akademie, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali Aliu dhe të njëjtit të japin dorëheqje, sepse kjo enciklopedi fashizoide mban vulën e Akademisë maqedonase anëtarë të së cilës janë edhe këta shqiptarë.


“Akademikët maqedonas, Gruevski dhe Alia mund të jenë vetëm mijë që tentojnë të gryejnë historinë e shqiptarëve.

I përkujtojmë këta se ne shqiptarët jemi një popull i lashtë që na njeh gjithë bota dhe nuk kontestohemi nga askush.Nga selia e PDSH-së ua dërgojmë një porosi: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni”, theksoi Aliu.

*******************************************

Ademi: Do të padisim Akademinë maqedonase

20/09/2009


Deputeti I BDI-së, Xhevat Ademi ka reaguar ashpër ndaj encikopledisë maqedonase, e promovuar ditë më pare nga Akademia e Shkencave dhe kreu shtetëror maqedonas.

“Ali Ahmeti personalisht, por edhe Bashkimi Demokratik për Integrim si parti do të padisin ASHAM-in për insinuatat dhe gënjeshtrat e prezentuara në Enciklopedinë.Padia do të jetë jo vetëm për shpifjet për Kryetarin Ahmeti për gjoja krime lufte, por edhe për gënjeshtrat dhe pasaktësitë që përmban Enciklopedia për origjinën dhe autoktoninë e shqiptarëve”, theksoi Ademi, njofton agjencia e lajmeve INA.


Ademi thotë se në Enciklopedi ka aq shumë pasaktësi, budallallëqe dhe aq shumë idiotizëm e shovinizëm saqë njeriu duhet patjetër të mendohet thellë se pse ndodh kjo…


“Cfarë porosie dëshiron të përcjell ASHAM-i me këtë? Të vihet sot në pikëpyetje origjina dhe autoktonia e shqiptarëve këtë mund ta bëjnë vetëm njerëz të cilët nuk marrin erë nga shkenca, nga historia dhe historiografia nuk e kanë as germën h.”, thotë Ademi


Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se nuk do të rrinë duarkryq dhe indiferent ndaj këtij sulmi primitiv të akademikëve maqedonas, por do t’i ndërmerr të gjitha masat që të korrigjohen gabimet, gënjeshtrat, shtrembërimet dhe budallallëqet e këtij publikimi të shtypur me paratë e popullit.

*******************************************

TANET: Te Hiqet nga Botimi...
http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=42450
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptySun Sep 20, 2009 6:12 pm

Urime Bajramin shqiptareve ne maqedoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyMon Sep 21, 2009 2:43 am

TURP TURP TURP i MADH PER NE QE E LEJOJME KETE TE NDODHE...


Albanologët: Enciklopedia maqedonase plot me trillime
20/09/2009
Qëndra e Studimeve Albanologjike në Tiranë shprehet e alarmuar me trillimet që boton Enciklopedia e Akademikëve të Maqedonisë për kombet e tjera, si në rastin më konkret, shqiptarët. Në një reagim të fortë, albanologët i janë përgjigjur tezës së maqedonsve me fakte historike duke i kritikuar se po dëshmojnë se “e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese”.
“Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, ashtu si dhe institucionet e tjera shkencore shqiptare, alarmohen nga rishfaqja në Ballkan e metodave tendencioze antishkencore me frymëzim nacionalist, të cilat minojnë urat e miqësisë dhe të solidaritetit ndëretnik që shtetet tona po përpiqen të ndërtojmë”, shprehet në një deklaratë për shtyp Qëndra e Studimeve Albanologjike në Tiranë.
Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë pohon se liria akademike është gjithçka tjetër, përpos liri për të mashtruar. “Shkenca shpeshherë mund të jetë e ashpër në afirmimin e së vërtetës, por ajo nuk mund të jetë shkencë kur merr përsipër të fabrikojë fiksion dhe të prodhojë urrejtje”.
Sipas albanologëve, shkencat historike e arkeologjike kanë provuar me kohë se Maqedonia e sotme nuk ka të bëjë me Maqedoninë antike, popullsia e së cilës ishte heterogjene dhe përbëhej nga helenë, trakë e ilirë.
Ndaj sipas tyre, rimarrja, së fundi, nga studiues maqedonas e tezës së vjetër të një “ekspansioni të dhunshëm demografik” të shqiptarëve, pa sjellë kurrfarë argumenti të qenësishëm, tingëllon mjaft arkaike në kushtet e sotme. Sipas albanologëve me trillimet dëshmohet qartë se “Është e kuptueshme që kombi i ri maqedon, që e fitoi të drejtën shtetformuese mbas shembjes së Murit të Berlinit, ndodhet ende në fazën e ndërtimit të identitetit të vet”. “Për fat të keq, botimi akademik i “Enciklopedisë maqedonase”, në vend që të ndërtojë një identitet të ri dhe të qëndrueshëm maqedon për të gjithë, padit një krizë të fortë identiteti”.
Albanologët shprehen se për fat të keq studiuesit maqedons duket se nuk kanë nxjerrë mësime nga e kaluara e hidhur e afërt, kur dokumente të ngjashme pseudoshkencore të Akademikëve serbë, sipas albanologëve u përdorën prej ultranacionalistëve shovinistë për të përgatitur fushatat e konflikteve dhe spastrimin etnik në ish-Jugosllavi, duke frymëzuar ndër të tjera genocidin kundër shqiptarëve të Kosovës dhe revoltat e armatosura të shqiptarëve të Maqedonisë.
“Akademikët maqedonas po dëshmojnë se e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese”, citohet në deklaratën e sotme për shtyp.
Sipas tyre me trillime antishkencore dhe denigruese ndaj kombeve të tjerë nuk i shërbehet integrimit dhe prosperitetit të popujve ballkanikë. Në këtë pikë albanologët bëjnë thirrje se pjesa e dhunshme e historisë së copëtuar të Ballkanit, duhet thjesht të mbetet në histori. (BW/INA)

************************************************************
Thaçi: Enciklopedia,imitim qesharak i Francuska 7 e Beogradit
20/09/2009

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase duke e quajtur këtë dokument një provokim të radhës ndaj shqiptarëve dhe historisë së tyre. Ai theksoi se subjekti që drejton ai do të punojë për të ngritur Akademinë Shqiptare në Maqedoni.
Lideri i PDSH-së deklaroi se kjo enciklopedi që fyen dhe poshtëron kombin shqiptar është tentim qesharak për të emituar akademinë serbe.
"Imitim qesharak i Francuska 7 e Beogradit. Është i mjerë ai popull që ka një akademi të këtillë. Këta duke tentuar t'i vendosin vetulla popullit të vet, si duket ja nxjerrën sytë. Sa u përket shqiptarëve nuk është kjo për t'u brengosë shumë, shqiptarët duhet ta kenë akademinë e vet shqiptare në Maqedoni, tash më është e qartë. E fundit mendoj se bash kryetar të vërtet të kësaj akademie janë zoti Gruevski dhe zoti Ahmeti, atë enciklopedi le ta marrin tek shtëpitë e veta se ndryshe nuk funksionon për askënd", deklaroi Thaçi.

***************************************************************
Kurti: Maqedonia po përpiqet të shkelë gjurmëve të Serbisë
20/09/2009


Lideri i Vetvendosjes, Albin Kurti në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA deklaroi se Akademia e Shkencave Maqedonase me veprimet e saja po mundohet ta kopjojë Serbinë e viteve të '80-ta.

Kurti thotë se “atëbotë kishim Memorandumin famëkeq të vitit 1986 të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë i cili i parapriu ardhjes së Slobodan Milosheviqit në pushtet në vitin 1987 dhe suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989”.

Ai deklaron se Maqedonia po përpiqet të shkelë gjurmëve të Serbisë kur janë në pyetje shqiptarët.

“Akademia serbe planifikonte, Kisha Ortodokse Serbe bekonte, politikanët ndërsenin popullatën kundër shqiptarëve dhe joserbëve të tjerë, tifozët e ekipeve futbollistike serbe po shndërroheshin në njësite paramilitare kurse ushtria e policia po bëheshin gati për spastrime etnike. Me këtë encikopedi e cila i paraqet shqiptarët si popull joautoktonë dhe ardhacakë, po përgatitet terreni për dëbimin e tyre. Maqedonia po përpiqet të shkelë gjurmëve të Serbisë kur janë në pyetje shqiptarët”, shpreher ai.

Sipas tij, elita maqedonase, si ajo politike, po ashtu edhe ajo intelektuale e shkencore, janë në ofensivë kundër shqiptarëve.

“Kjo ofensivë nuk ka filluar sot dhe do të zgjasë përderisa nuk organizohen e mobilizohen shqiptarët që t'i kundërvihen asaj. Natyrisht, nuk do të duhej t'i kundërviheshin vetëm shqiptarët në Maqedoni por në bashkëpunim e koordinim me Shqipërinë e Kosovën. Nëse shteti dhe elita maqedonase i shohin shqiptarët e Maqedonisë të ndarë nga Shqipëria dhe Kosova e të vetmuar, sigurisht që atyre do t'iu shtohen apetitet dhe do t'iu rritet shovinizmi antishqiptar”, thekson Kurti.

Lideri i Lëvizjes Vetvendosje thotë se ky veprim i Qeverisë së Maqedonisë ka mund të jetë inkurajuar nga dobësia e kreut shtetëror të Kosovës me rastin e protokollit EULEX-SERBI.

“Njëkohësisht, ata mund të kenë parë edhe dobësinë, mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit, të krerëve institucionalë të Kosovës lidhur me protokollet EULEX-Serbi në njërën anë, dhe fërkimet e brendshme shterruese politike në Shqipëri, në anën tjetër, me ç'rast kanë vendosur që ky është momenti i përshtatshëm për t'i goditur shqiptarët në Maqedoni”, thekson Kurti.Muhamer Pajaziti

**********************************************************************
Profesori Latifi në shenjë proteste kthen çmimin ASHAM-së
Profesori Veton Latifi i kthen Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Çmimin ‘Shkencëtari më i mirë i ri’ për vitin 2007. Latifi thotë se shkak për këë janë goditjet dhe fyerjet ndaj së vërtetës shkencore dhe një populli të tërë nga ana e Akademisë, të përfshira në Enciklopedi.
"E ndjej obligim moral, profesional, kombëtar dhe civilizues që t’ia kthej mbrapa këtë Çmim Akademisë e cila fatkeqësisht akoma mbetet e pareformuar me shumë koka retrograde dhe në shërbim dhe/apo nën ndikim të politikës ditore e jo qëndrueshmërisë shkencore. Derisa nuk tërhiqet nga qarkullimi e ashtuquajtura ‘Enciklopedi’, Çmimi ‘Shkencëtar më i mirë i ri për vitin 2007’ për mua mbetet vetëm një copëz letre pa pikë vlere. Nëse ndokush ka krizë identiteti dhe nuk ka as vizion, as potencial e as guxim për ta zgjidhur atë krizë identiteti, le ta ruaj dhe ta zgjidh për vete atë krize identiteti apo fundja mund të kërkojë ndihmë në mënyrë korrekte për t’ju ndihmuar në zgjidhjen e asaj krize identiteti. Se ne shqiptarët pavarësisht se si ndokush ka synim të na quaj, ne shqiptarët nuk kemi krizë identiteti. Së paku ne nuk kemi krizë identiteti", thotë profesori Veton Latifi.
Profesori Latifi ndërkohë është shprehur se akademikët maqedonas gjithmonë do të përballen me intelektualët dhe akademikët shqiptarë nëse kjo përballje mungon nga klasa politike shqiptare kur flitet për historinë e shqiptarëve.
"Dhe nëse me ju dhe patronët tuaj politik nuk përballen partitë politike shqiptare ata që janë të thirrura të përballen me ju në kuadër të skenës politike dhe nëpërmjet mjeshtrive politike dhe negocimeve, atëherë fundja ju do të përballeni me një komunitet të ri akademik dhe shkencor të shqiptarëve në Maqedoni. Do të përballeni me teoritë shkencore të shumë studiuesve dhe profesorëve shqiptarë. Do të përballeni me mediat shqiptare që po ju mbajnë leksione për profesionalizmin e tyre. Ne fund do të përballeni me një shoqëri civile shqiptare në Maqedoni dhe me një opinion të fuqishëm shqiptar në Maqedoni", shton profesori Latifi.
Ai kujton se kjo nuk është gafa e parë e Akademisë, por megjithatë ky është gabimi më trashanik dhe kulmi i serisë së gafave dhe insinuatave. Sipas Latifit, Akademia e Maqedonisë, me këtë dëshpërim, i ka hapur sytë e të gjithë shqiptarëve dhe botës së civilizuar se ka ardhur koha që ky institucion të reformohet njëherë e përgjithmonë me një gjeneratë të re studiuesish e shkencëtarësh pa ngarkesa nacionaliste dhe me përgatitje shkencore pa dallim përkatësisë së tyre etnike apo kulturore.
Valmir Kuçi
****************************************************************
UISHM: Tërhiqeni Enciklopedinë, dëmtohet imazhi i Akademisë
Lidhur me përmbajtjen fyese të enciklopedisë ka reaguar edhe Unioni i Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni. “Edhe pse e vërteta për historinë e shqiptarëve tashmë është konfirmuar edhe nga shumë autorë të huaj, që do të thotë se qëndrimet e tilla për historinë e shqiptarëve nuk kanë peshë të madhe në shkencë, megjithatë Unioni i Intelektualëve Shqiptarë shpreh keqardhje që nën emblemën e ASHAM-së botohen qëndrime të tilla, të cilat para se gjithash shkojnë në dëm të imazhit shkencor të Akademisë dhe kontribuojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend. Duke u nisur nga kjo, Unioni i Intelektualëve Shqiptare i bën thirrje Akademisë së Shkencave dhe Arteve që këtë botim ta tërheqë nga qarkullimi, dhe sa më shpejt të përmirësohet, ndërsa në të ardhmen vepra kaq të rëndësishme në Maqedoni të shkruhen nga historianë të cilët historinë e kuptojnë si shkencë, e jo si mjet për shprehjen e paragjykimeve dhe të ksenofobisë personale” , thuhet në komunikatën e Unionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyMon Sep 21, 2009 2:52 am

SHPIPO-Dote ken pesh edhe mir se na shkoj jeta duke than sdot te ket pesh ajo kjo por, mos te kishin pesh shkrimet e tilla te serrbve e te sllaveve ne maqedonin ton sdot te ishum ktu ku jem tuj numru ne vend po thuaj se qe 3000 vjet.klm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 EmptyMon Sep 21, 2009 4:24 pm

Enciklopedia e akademise se maqedonise seshte gje tjeter vetem vazhdimesi eprogrameve sllave per zhdukjen e shqiptareve .
Nje princ austriak kishte thene nuk eshte keq te jesh kojshi me sllavet por ata gjithmone i kane syte nga kufijte tuaj .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A do ekzistojë Maqedonia si shtet?
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
 Similar topics
-
» Pavarsia e Kosoves
» Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës!
» Maqedonia Perëndimore është Shqipëri Lindore!
» cili shtet esht ai me zhvilluari sot???
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: