Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!

Shko poshtë 
+6
Jeetaa
zeriatdheut
Hana
Orfe@
Beton
arbesa
10 posters
AutoriMesazh
arbesa
Fillestar/e
Fillestar/e
arbesa


Numri i postimeve : 41
Registration date : 10/04/2008

Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! Empty
MesazhTitulli: Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!   Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! EmptySun Apr 13, 2008 1:49 am

Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! Ndergjegja
Ndershmëria.

"Puno të mbash gjallë në shpirtin tënd atë shkëndijë të vogël të zjarrit që quhet ndërgjegje".

Si e kuptoni fjalën "ndergjegje" dhe pse hyn ajo te ndershmëria e personit?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!   Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! EmptySun Apr 13, 2008 2:03 am

Pergezime per temen arbesa

Ndergjegja eshte forma me e larte e pasqyrimite te realitetit objektiv si veçori e veprimtarise se trurit te njeriut dhe si funksion i tij.

Materia eshte parsore , ndergjegjja eshte dytsore.

Ndergjegja shoqerore eshte tersia e pikpamjeve politike,etj,qe pasqyrone qenien shoqerore.

Aftesite per te kuptuar vendin dhe detyren ne jeten shoqerore ;kuptimi i qart i vetive kryesore e dalluse qe percaktojne qendrimin dhe sjelljen e njeriut ne jeten shoqerore,vetdije;ndjenje vetjake e pergjegjsise morale per sjelljen e veprimet e perpara te tjerve ose shoqeris;
Qendrimi i drejt ne pune e ne jete,qe niset nga kjo ndenje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!   Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! EmptySun Apr 13, 2008 8:19 am

Ndergjegja eshte aftesia e energjise pozitive e vleresimit, veprimit dhe gjykimit
te fenomeneve!
Tek njerezit, ndergjegja, ka ndikim te dyfishte. Nese
ajo vepron pozitivisht, ben te lumtur edhe personin qe e posedon, edhe
te tjeret! Ne te kundert, ngarkon emocionalisht ne sens negativ te
tjeret - natyrisht ata qe kane ndergjegje te paster.!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!   Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! EmptyFri Jul 11, 2008 2:49 am

Respekti eshte ndergjegja per te qenit njeri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Hana
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Hana


Numri i postimeve : 1192
Registration date : 17/09/2007

Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!   Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! EmptyFri Jul 11, 2008 8:59 pm

Ndergjegjia vetëdija është aftësi e mendjes dhe shqisave të njeriut për të njohur dhe për të kuptuar botën që e rrethon. Zotësi për të njohur vetveten dhe të tjerët. Është aftësi për të gjykuar dhe vlerësuar situatën në të cilën jeton, punon dhe vepron. Aftësia për të përcaktuar se ti i takon jo vetëm vetvetes, por edhe një kombi, është vetëdije kombëtare. Vetëdija kombëtare është veprim i vullnetshëm i individëve dhe popullit për të ndërmarrë hapa konkretë për të ndryshuar gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen. Është zotësi për të kuptuar vendin dhe detyrën e individit në shoqëri dhe të shoqërisë gjatë historisë. Kjo është vetëdije kombëtare.

Vetëdija kombëtare është dituri dhe njohuri se ti ekziston si individ, se i takon një populli të caktuar, se ky popull ka një atdhe dhe se ky atdhe është i robëruar dhe duhet çliruar. Është vetëdije kombëtare, kur ti e di se atdheu është në rrezik dhe duhet shpëtuar. Kur ti je i vetëdijshëm se Shqipëria Etnike është e ndarë dhe duhet bashkuar.

Ndërgjegjja është shkalla më e lartë dhe më e përsosur e vetëdijes. Ajo është nder e moral, është përsosmëri e mendjes dhe shpirtit të njeriut. Ndërgjegjja është forma më e lartë e pasqyrimit të realitetit objektiv. Është zotësia jonë për të njohur botën tonë të brendshme dhe të jashtme.

Ndërgjegjja është ndjenja më e pastër, më e përkryer e njeriut, lartësia e së cilës përcakton të gjitha sjelljet tona të përditëshme. Njeriu pa ndërgjegje i gjason shtazës. Personi që nuk ka ndërgjegje njerëzore, nuk mund të ketë as ndërgjegje kombëtare.

Ndërgjegjja është ajka, kulmi i vetëdijes sonë humane dhe shkencore. Vetëm punët e bëra me ndërgjegje të lartë kanë sukses. Nërgjegjja është përkushtim, devotshmëri dhe përgjegjësi ndaj detyrime të marra, ndaj premtimeve të bëra dhe ndaj betimit të dhënë para vetvetes, familjes, shokëve dhe popullit se do të punosh dhe luftosh gjatë gjithë jetës në të mirë të shoqërisë dhe të Atdheut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!   Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! EmptyFri Jul 11, 2008 10:24 pm

HANA vertet je e perkryer dhe duhet krenuar me vajzat sidomos ne forumin tone se eshte nje forume si nje familje e quaj une sepse ketu gjene gjith trunin e kombit ne secilin prej jushe kame pare qe keni nji intelegjence te persosur dhe ja vlen dhe eshte shume mire qe jeni ne kete forume me kete emer te madh qe ne me cdo kushte dota bejme realitet nje dite BSHKIMIN E SHQIPERISE NENE ju lumt hallall krenohem me ju por secili duhet te jemi te ndergjegjeshem ndaj njeri tjetrit te punojme e respektojme te arime ate qe flasem sote e te ja pime dolline atje ku e ka vendin pra te jeshe i ndergjegjeshem duhet te jesh besnik i fjales dhe i beses ne do lemi RESPEKT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jeetaa
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 20
Registration date : 08/07/2008

Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!   Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! EmptyFri Jul 11, 2008 10:37 pm

Ndergjegjen nje individ e lidh me kushtet neper te cilat ai jeton dhe eshte i rrethuar,ndergjegja lidhet pik se pari me familjen, shoqrin dhe kushtet neper te cilat kalon populli dhe atdheu i personit.
Ne kushtet tona duhet te kerkojm shpk dhe shoqe te cilet kan hallet te njejta, hallet e atdeheut qe ka nevoje sa me shume te ri e te reja ti dalin sa me te ndergjegjshem dhe shpetojne dhe bashkojne atdheun e ndare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!   Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! EmptyTue Jul 15, 2008 10:41 pm

NDERGJEGJA ESHTE ARMIKU ME I MADH I NJERIUT...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!   Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! EmptyTue Jul 15, 2008 11:04 pm

ndergjegja eshte armiku me i madh i politiaknit dhe miku me i mire i njeriut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!   Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! EmptyWed Aug 13, 2008 5:54 pm

NËSE MË PARË S'JE NJERI, KURRË MOS KE QËLLIM PËR TË QENË DIÇKA...


"Secili mendim, secila ide, secili plan e qëllim është një lloj i vërtetë sikurse është e vërtetë dora dhe zemra në trupin e njeriut". Prandaj, pasi që secili mendim e ide janë të vërteta, siç janë të vërteta organet e dukshme të trupit t ë njeriut, para përdorimit të terapisë lutëse duhet "ta pastrojmë" mirë e mirë shtëpinë shpirtërore nga të gjitha elementet negative të shtresuara në këndet e asaj shtëpie.


Lutja shkencore është temë delikate për shqyrtim dhe, në mjedisin tonë, zgjon asociacione kundërthënëse. E para, për shkak të një mendimi dominues që "ka fituar të drejtë qytetare" se lutja i takon vetëm sferës fetare dhe me nocionin "lutje" nënkuptohet çdo gjë që ka të bëjë me ritualet e besimeve të ndryshme. E dyta, secili që merr guxim të merret me shqyrtimin e kësaj teme, paraprakisht e dënon vetveten të mbajë mbi kokë epitetet aspak mirënjohëse që pikëtakohen me sharlatanizëm, diletantizëm e "izma" të tjera. E treta, pak kush do ta kuptojë seriozisht efektin pozitiv të lutjes shkencore e shumë sosh janë të gatshëm të akuzojnë për shitje të mjegullës e të tymit.

Por, pavarësisht prej opinioneve momentale ndaj nocionit "lutje", përpunimi i kësaj teme në mënyrën sa më të qartë dhe sa më popullarizuese, është me dobi të shumëfishtë, prandaj po vazhdojmë ecjen e shkallëshkallshme.

E para: ç'është lutja shkencore?

Lutja shkencore nuk është asgjë tjetër, pos një varg i pohimeve pozitive. Lutja është dëshirë.

Vetëm ky përkufizim i lutjes shkencore na jep të drejtë që me këtë temë të merremi në mënyrë serioze, sepse është thënë sa e sa herë se mendimet pozitive, në asnjë rast e në asnjë rrethanë nuk sjellin ndonjë dëm, por, përkundrazi, gjithmonë ndikojnë në realizimin e shëndetit të përkryer, suksesit dhe të lumturisë njerëzore (Zaten, pikërisht në këtë fakt qëndron fuqia çudibërëse e mendimeve!).

F. Bekoni thotë: "Dija është fuqi". Prandaj e kemi për detyrë të bëjmë përpjekje e të hedhim pak më shumë dritë në njohjen e kësaj fushe, por do të arrijmë më shumë e do të ecim më lehtë, në qoftë se marrim edhe nga "magjja" e të tjerëve.

"Lutja paraqet idenë e formuar të një gjëje që dëshirojmë ta realizojmë. Ajo është dëshirë e sinqertë e shpirtit të njeriut. Kështu që secila dëshirë njëherësh është edhe lutje. Deri te paraqitja e saj vjen në bazë të nevojave më të thella të njeriut dhe ajo zbulon synimet deri atëherë të fshehura", thotë Xh. Marfi.

Por duhet pasur parasysh se detyrë e parë e njeriut, i cili vetes ia bën terapinë me lutje, është që ta zgjedhë idenë, planin ose përfytyrimin që dëshiron ta përjetojë. Pastaj bën çdo gjë që të jetë i vetëdijshëm për aftësinë e vet, që këtë ide t'ia përcjellë ndërdijes së vet, në atë mënyrë që të ndiejë e të besojë se gjendja e paramenduar paraqet realitet. Po qe se i mbetet besnik qëndrimit të tij mendor, lutja do t'i plotësohet. Pra, terapia lutëse paraqet veprim saktësisht të caktuar mendor, me qëllim të caktuar saktësisht. Të paramendojmë se me ndihmën e terapisë lutëse arrini të shërbeheni, përkatësisht të liroheni nga ndonjë problem. Do të niseni nga fakti se vështirësia e sëmundja është pasojë e mendimeve negative të ngarkuara me frikë dhe të vendosura thellë në ndërdije. Po qe se ju shkon për dore ta lironi ndërdijen nga këto farë mendimesh, atëherë do të liroheni edhe nga problemi".

Është me interes t'i shohim parakushtet, po: (pikërisht) parakushtet që lutja shkencore të jetë efektive. Sepse, është thënë, çdo gjë e keqe rrjedh nga moskuptimi, nga mosdija, nga të kuptuarit e gabuar të jetës, nga të keqpërdorurit e ndërdijes.

Por cilat janë këto parakushte, që largojnë mosdijen dhe të kuptuarit e gabuar të jetës?
Përgjigjja e shkurtër do të ishte: qëndrimi ynë negativ! Kurse shpjegimi më i gjerë, më i plotë i qëndrimit negativ, i padijes dhe të të kuptuarit të gabuar të jetës, kërkon një përpunim të elementeve të veçanta.

Bazë ose pikënisje për të kuptuar vlerën reale të pengesave ose elementeve që pengojnë jetësimin e lutjeve shkencore, është ky konstatim: "Secili mendim, secila ide, secili plan e qëllim është një lloj i vërtetë sikurse është e vërtetë dora dhe zemra në trupin e njeriut".
Prandaj, pasi që secili mendim e ide janë të vërteta, siç janë të vërteta organet e dukshme të trupit t ë njeriut, para përdorimit të terapisë lutëse duhet "ta pastrojmë" mirë e mirë shtëpinë shpirtërore nga të gjitha elementet negative të shtresuara në këndet e asaj shtëpie.
Të gjitha hidhërimet, të gjitha shqetësimet, urrejtjet, zilitë, kritikat janë pengesa serioze të jetësimit të lutjes dhe të gjithë ata që duan ta përdorin terapinë lutëse, duhet të heqin dorë nga përdorimi i këtyre helmeve personale, që e lëndojnë dhe e sjellin buzë shkatërrimit edhe trupin, edhe shpirtin.


Kritika. Është veti shumë e përhapur dhe shumë e dëmshme. Kritikë sa më pak ose, nëse është e mundur, të mos përdoret fare. Sepse Vatsoni thotë: "Kur ne duam të analizojmë një individ tjetër, e kemi tepër të lehtë të gjejmë tek ai plot të meta, arsye për ta qortuar, sesa motive për ta lavdëruar. Por, shumë rrallë e vëmë veten në të njëjtën pozitë me individin kur ai e ka bërë atë lloj gabimi, duke e pyetur veten me sinqeritet: "Si do të kisha vepruar unë në të njëjtat rrethana të atij individi?" Në qoftë se ju do të studioni historinë e gjinisë njerëzore, do t'ju merren mendtë kur të mësoni se nga sa bukuri ka qenë e privuar bota për fajin e vetëm të kritikëve.

Prandaj duhet pasur gjithnjë parasysh se çfarëdo veprimi të kryejë njeriu, ai ka përshtypjen se ka vepruar sipas të drejtës së tij. Dhe, në asnjë rast, nuk do të pranojë kush se ka bërë një të keqe të madhe, sepse në atë rast, në ato rrethana e kushte shpirtërore, nuk ka pasur mundësi të veprohet më mirë. Fundja, kush e do kënd më shumë se njeriu vetveten dhe ky individ që e do vetëm një mijë herë më shumë se ti që e kritikon, po të dinte dhe po të mundte, për çfarë arsye nuk do të vepronte më mirë e më drejt se që ka vepruar?

Pse kritika është aq e dëmshme? Sepse e plagos njeriun në atë pikë që e ka më të shtrenjtë: në ndjenjën për t'u dalluar, për t'u dukur. Për t'u vënë në plan të parë. Për t'u paraqitur në skenë i ndriçuar plotësisht. Prandaj mos e humbni kurrë nga sytë këtë ndjenjë instinktive, të përgjithshme, që dremitet te çdo individ, tek unë, te të gjithë, edhe pse disa nuk duan ta pranojnë.
A është e vërtetë se ndjenja më e shtrenjtë e njeriut është për t'u dukur, për t'u dalluar?
Frojdi thotë: "Dëshira për të qenë i madh, me nevojën seksuale, është një nga shtytjet më të mëdha të aktivitetit njerëzor".

Prandaj, para lutjes shkencore duhet të harrohet tërësisht ky ves i të kritikuarit vend e pa vend, kohë e pa kohë. Ky burim i helmit, që mbush trupin dhe shpirtin tuaj, por që, në të njëjtën kohë, helmon edhe të tjerët.

Përgojimet. Shprehia e keqe e të përgojuarit, gjithnjë me konotacione negative, duke bërë përpjekje për t'i nxjerrë të palarat, të qena e të paqena, të dikujt për të treguar shkallën e pastërtisë sate, është një rrethanë tjetër që rritë deponimin e helmeve shpirtërore. Marfi thotë: "Ndoshta ndaj shokut të punës keni mirëkuptim dhe silleni mirë ndaj tij, por sapo jua kthen shpinën, filloni të flisni e të mendoni për të si është më keq. Prandaj këto mendime kanë efekt shkatërrues për ju. Mendimi që keni për dikë është mendim juaji, sepse ju e mendoni. Mendimet janë krijuese, prandaj çdo gjë që e mendoni dhe e ndjeni për të tjerët, bëhet pjesë e përvojës suaj vetjake, sepse përmes veprimit të ndërdijes, mendimet tuaja materializohen në realitetin tuaj".

Urrejtja. "Mos urreni askënd, - thotë H. Boksi, - sepse ndjenja juaj e urrejtjes nuk dëmton pothuajse kurrë (o shumë lehtësisht) armiqtë tuaj: por bie mbi veten tuaj, duke ju bërë të trishtuar, të shqetësuar, të inatosur: jua helmon gjakun e jua vjedh një pjesë të madhe të energjive tuaja jetësore: ato energji do të mund t'i përdornit në dobinë tuaj në mënyrë krejt tjetër. Në këtë drejtim do t'ju them të keni dinakërinë e egoizmit për të mos urryer askënd. Do ta kurseni gjendjen tuaj shpirtërore".

Mirëkuptimi ose falja. Gjithkund përreth nesh gjenden njerëz me veti të papërshtatshme. Njerëz krye më vete, të tërhequr, madje edhe të tillë me çrregullime psikike. Fjala është për personat me sëmundje psikike, për ngucakeqët, për cinikët, për ata që nuk bashkëpunojnë me të afërmit, për njerëzit që hidhërohen për gjithçka e me gjithkënd, për njerëzit e papërgatitur për të jetuar.

Askujt nuk i shkon mendja për t'i gjykuar, për shembull, të sëmurët nga tuberkulozi a nga ndonjë sëmundje e ngjashme. Pra, të sëmurët psikikë nuk duhen gjykuar. Përkundrazi, ndaj tyre duhet treguar mirëkuptim dhe keqardhje. E, mirëkuptimi do të thotë falje.

Personi me pengesa dhe çrregullime psikike nuk është në gjendje të bashkëpunojë me inteligjencën e paskajshme të ndërdijes së vet. Personi i tillë refuzon njerëzit e qetë, të gëzuar dhe të lumtur. Ai kritkon, gjykon dhe intrigon secilin që ndaj tij është i sjellshëm dhe i mirë. I përmbahet qëndrimit "pse të jenë ata të lumtur, përderisa unë jam kaq fatzi?" Ai është i gatshëm për ta fundosur gjithë botën që ta bjerë në nivelin e vet të t'jetuarit. Paaftësia, pra, don shoqëri!

Falni edhe këta të gjorë, falni edhe ata që ju kanë shkaktuar lëndime, falni të gjithë, sepse ta falësh dikë, do të thotë ta falësh vetveten. Të falësh të tjerët, do të thotë t'i harmonizosh mendimet e tua me parimin universal. Gjykimi i vetvetes quhet ferr, ndërsa falja quhet parajsë.

Zilia. Ziliqarët janë vrasësit e vetvetes.

Praninë tejet të madhe të zilisë në këtë mjedis, në mënyrën më të plotë e jep një anekdotë jona: "Shkon njëri te zoti me kërkesën e vet dhe e lut zotin t'ia plotësojë një dëshirë! Zoti i thotë: - Po, por ty një, fqinjit tënd dy... lyp çka të duash! I mjeri, mendohet dhe thotë: të lutem, i madhi zot, ma nxjerr njërin sy!"

Kërkesë e qartë është që t'i gëzoheni me sinqeritet të natyrshëm suksesit e pasurisë së të afërmve tuaj. Sepse të menduarit negativ për suksesin e huaj, thjesht, e zhduk çdo mundësi për përparim të vetes suaj. Njeriu për të cilin flasim, gjykon atë për çka është duke u lutur. Ai lutet njëkohësisht në dy mënyra. Në njërën anë thotë: "dua pasuri" e, në tjetrën, me zë të lehtë, por thekshëm: "ndiej neveri ndaj pasurisë së të afërmve të mi". Kundërthënia në të cilën bie e pengon atë për t'i shijuar të mirat e lutjes së parë. Prandaj gjithnjë duhet ndier gëzim për pasurinë e të tjerëve. Sepse njeriu krejt çka bën, bën për vete, prandaj nëse doni që lutja shkencore të jetë efektive, pastrojeni shtëpinë shpirtërore edhe nga shtresa e ndotjes së quajtur zili.

Populli ynë e thotë më bukur se kushdo: "Inati të plakë, gëzimi të rinon"!

Do të duhej hapësirë tepër e madhe që të sheshoheshin të gjitha anët negative një për një, por shkurt e thjesht: pastrojeni shpirtin nga të gjitha mendimet negative, mësojeni teknikën e lutjes shkencore dhe përdoreni atë sa më shpesh.

Para përdorimit të lutjes shkencore, duhet pasur parasysh dy momente qenësore.

E para: lutja duhet të bëhet në gjuhën tënde. Lutjet fetare, që thuhen në gjuhët e huaja, për trupin tënd, për mendjen e shpirtin tënd, që nuk e kupton atë gjuhë, janë të barabarta me shushurimën e ujit. Asnjë efekt pozitiv nuk e kanë, sepse nuk është në nivel të mendimit të qartë që e kupton mendja jote, prandaj nuk mund të bëhet fjalë për bartjen e këtij mendimi (pozitiv) nga vetëdija në ndërdije.

E dyta: Oshoja, në librin Fara qiellore, thekson: "Mos u bëni lypsarë, por bëhuni falënderues". Merreni me mend, - thotë ky mendimtar i përndritur, - po të vijë te ti një lypës dhjetë herë në ditë dhe të ta lodhë shpirtin duke kërkuar "ama këtë, ma jep atë", cili prej nesh do ta kishte duruar këtë lypës më shumë se dy ditë? Të njëjtën gjë e bëjnë fetarët... dhe: merreni me mend tash lypësin e djeshëm, që vjen e të thotë: "Sot nuk kam ardhur të lyp gjë, por kam ardhur të të falënderohem me gjithë zemër për atë bukë që ma ke dhënë dje", çfarë qëndrimi do të marrësh sot, a mund ta lëshosh atë njeri pa i dhënë edhe diçka?

Prandaj, bëhuni falënderues, sepse zemra falënderuese është gjithmonë afër thesarit të gjithësisë!
Lutja shkencore ndërtohet me vargje (pohime) pozitive për secilën dëshirë dhe problem që ju mundon. Por, lutja është akt intim. Ju takon vetëm juve ta dini...

Lutja shkencore përsëritet shpesh me zë, lehtë, me vendosmëri dhe bindje, kur të jeni plotësisht të vetëdijshëm se mendja e njeriut i ngjan kopshtit ku do të mbijë çdo farë e mbjellë dhe e ujitur në kohën e duhur.

Dhe, në fund, kur ta keni arritur pjekurinë emocionale, më nuk do të reagoni negativisht ndaj vërejtjeve, kritikave dhe ndaj sjelljeve jo të mira të njerëzve që ju rrethojnë.

Me fjalë të tjera, më nuk do të bini në nivelin e vibracioneve të ulëta mendore dhe nuk do të mishëroheni me atmosferën negative të të tjerëve. Identifikohuni me qëllimet tuaja qenësore dhe mos i lejoni asnjë personi, vendi a gjësendi që t'ju zmbrapsë nga mendja juaj e brendshme dhe e thellë e qetësisë shpirtërore...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albea
Anëtar
Anëtar
Albea


Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!   Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! EmptySat Oct 11, 2008 2:20 am

Ndergjegja ne te vertet eshte super ego-prindi dhe kritikuesi mbrenda njeriut-kush e ka te manget s;sht; njeri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
stabili
Anëtar
Anëtar
stabili


Male
Numri i postimeve : 459
Age : 66
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!   Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! EmptySat Oct 11, 2008 3:21 pm

voglushja shkruajti:
NDERGJEGJA ESHTE ARMIKU ME I MADH I NJERIUT...
dhe miku i njerezimit !
(edhepse nuk pajtohem ne teresi me thenjen tuaj-por po llogarise se keni menduar ne pjesen epshore te njeriut )
me respekt dhe kerkim falje per nderhyrje,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!   Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"
» MOS U BË IMITUES, O NJERI!
» ''C'far te meson Bibla''
» Atentat ndaj Ahmetit në fshatin Rakovec
» Pse ne shqiptaret nuk e duam njeri-tjetrin kur jem ne mergim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Psikologji-
Kërce tek: