Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Zhdukja e kryeveprave të artit shqiptar   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 2:45 pm

Shkruan: Ben Andoni


ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE U1_odise-paskali-i-urituri

Zilja
e telefonit në Galerinë Kombëtare (GKA) nuk pushonte. Kur më në fund
eprori i GKA-së e mori receptorin gjërat ishin të prera. Duhen kaq
piktura. Dhe, sa më shpejt të ishte e mundur. Përzgjedhja të ishte e
mirë. Ishte pragvizita e Presidentit amerikan G.W.Bush dhe gjërat nuk
diskutoheshin. Kuptohet se pakkush e ka dëgjuar drejtorin e GKA-së para
këtij urdhri, që ai vetë më vonë do e shprehte si marrëveshje
mirëkuptimi. Madje, ai kishte bërë punën e përshtatjes së tyre në
interior, me fjalët e tij. ”Të paktën do të jenë në kushte optimale dhe
falë kushteve të aklimatizimit, ato do të jenë mirë”, u tha atëherë
gazetarëve.
Kjo nuk ishte hera e parë. Për hir të së vërtetës,
veprat e GKA-së kanë dalë shpesh nga institucioni për t’i stolisur
paretet e varfra të dikastereve shqiptare. Ndërsa vetë ministrat, që
kanë bërë tenderë gjithfarëlloj, e kanë pasur të vështirë të pasurojnë
fondet e zyrave të tyre. Kur ka ardhur dekiku... një telefon tek
vartësit e shumëbindur të GKA... dhe gjërat kanë marrë fund me shkopin magjik.


ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE U1_odise-paskali-i-urituri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 2:46 pm

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE U1_odise-paskali-i-urituri

“I urituri” i Paskalit


Veprat e humbura

Ajo që të bën të shqetësohesh është se asnjëherë
institucionet nuk e panë artistin si njeriun e krijimit. Por, thjesht
si robotin krijues. Institucionet e ndryshme, që patën veprat e tyre,
jo vetëm nuk u kujdesën në periudhën e tranzicionit, por e lanë në dorë
të njerëzve të papërgjegjshëm fatin e tyre. “Vepra të humbura mendohet
se janë dhjetëra dhe mos më shumë, por do të ishte shumë mirë që të
shfletonit në arkivat dhe librat e listave të institucioneve kulturore,
ministrive, institucioneve të larta shtetërore, universitetin shqiptar,
shkolla të larta dhe të mesme, shkolla tetëvjeçare, bashki dhe
institucione të shtypit shqiptar, ku shpërndaheshin veprat e artistëve
shqiptarë dhe që kanë qenë pronë kombëtare, dhe nëse do të gjeni titujt
e veprave nuk do të gjeni veprën vetë, mbase kopjen po. Arsyeja e
thjeshtë që mund të dëgjoni është ndryshimi i sistemeve, njerëzit që i
kanë pas në ngarkim nuk janë më dhe tranzicioni i gjatë institucional i
pakontrolluar dhe i pandërgjegjshëm”, thotë Zana Kuka Varvarica,
përgjegjëse e sektorit të kritikës në GKA. “Shumë mirë që kryeministri
Berisha e kishte vendosur pas vetes ‘Vallëzon Shqipëria’ të Babës ditën
e Pavarësisë. Por, nuk e di a është kthyer më në Galeri?!”. Piktori
Kujtim Buza pyet pa përgjigje dhe nuk e zgjat më shumë. Pavarësia e
Kosovës, gjithsesi, i duket më shumë sesa fati i punës së të atit,
Abdurrahim Buzës. Në vite, veprat e humbura më të njohura janë “I
urituri” i Paskalit, një punë që ai vetë e kishte falur për Presidentin
Zog në vitet ‘20, si nderim për ndihmën që ai i kishte dhënë për
shkollimin. Veprat e Qamil Grezdës (disa prej punimeve të tij më të
mira të realizuara në mesin e viteve ’50), të cilat janë shkatërruar
apo zhdukur nga pinakoteka e artit figurativ, që në ato vite kur edhe u
bënë pronë e saj. Versioni i dytë i veprës “Barinjtë me fyej” të Danish
Juknikut, ekspozuar në mjediset e ish-ndërtesës së revistës “Hosteni”,
nuk gjendet më. Vepra të Fatmir Haxhiut janë shënuar të humbura, të
gjetura nga familjarët, por tashmë të riblera. Një vepër e ekspozuar si
e piktorit Hiqmet Agollit mban firmën e piktorit Guri Madhi, kur dihet
që studioja e Agollit është vjedhur. Piktori Sali Shijaku deklaron
shpesh herë se një vepër e tij nuk gjendet më në Galerinë Kombëtare të
Arteve etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 2:48 pm

Më të njohurat

Janë disa syresh. Kurse specialistët rreshtojnë
dhjetëra të tilla. “I urituri” i Paskalit ka një histori, që e kalon
këtë sistem. Ajo është marrë nga ushtarakët italianë në vitin 1939,
ndërsa ishte në Pallatin, që më vonë do të quhej i Brigadave. Një
histori tragjike është me piktorin e njohur Abdurrahim Buza. Ishte në
bienalen e Aleksandrisë dhe kishte të ekspozuar një punë, ndërsa vjen
Suharto. “I forti” i Indonezisë nuk ka mëdyshuar dhe e ka treguar me
gisht “Vajtimin” e Buzës. Kaq duhej. Për shkak të marrëdhënieve të mira
të kohës, iu dha Suhartos. Por për Buzën, kjo do të ishte më e vogla.
Vite më vonë do të ndodhte edhe më keq. Kishte lënë shumë punë të tij
ndër miq dhe të afërm në Gjakovë, që u grabitën nga serbët në kohë të
zakonshme bastisjesh. Askush nuk është në dijeni tash për to. Serbët
bashkë me ikjen i zhdukën veprat duke mbjellë pas dhe harresën. Tutje
në kohë, por njësoj në vuajtje është historia e Agim Çavdrbashës. Ai i
ndau punët në Shqipëri dhe në Kosovë, që të mos humbnin prej Luftës.
Por nga Shqipëria nuk do merrte më “Nënën”, e cila humbi pas një
historie të gjatë papërgjegjshmërie të Misionit të Kosovës në Tiranë
dhe autoriteteve shqiptare. Ndërsa “Sofrën” do ia digjnin kokënxehtit
në Kosovë me rastin e trazirave të marsit 2004.
“Mendoj se duhet
jo vetëm të shkruhet një ligj, ligji muzeor kombëtar që e ruan veprën e
artit të mos lëvizë nga muzeu për qëllime të dobëta, por vetëm për
qëllime ekspozimi profesional, përball publikut artpamordashës dhe
studiuesit kritik dhe vlerësues, por ai ligj duhet të jetë si shpata e
Demokleut për të mbrojtur njerëzit që mbrojnë veprën e artit. Ky ligj
kërkon të zbatohet pikë për pikë nga njerëz të ndërgjegjshëm, jo të
veshur me pushtet që edhe mot edhe sot nxirrnin dhe nxjerrin me urdhrin
e tyre vepra arti nga koleksionet e rëndësishëm, ku më pas u vihet një
kornizë e artë sipas dëshirës dhe iu flaket tej korniza e vënë nga i
ndjeri artist dhe varen në muret e zyrave autoritare, thjesht për
zbukurimin e tyre. Dhe më e keqja nganjëherë është se ata nuk njohin as
artistin që i ka bërë”, shprehet Varvarica. Fjalë të bukura, por të
parealizueshme. Kjo, sepse Galeria sot e kësaj dite është gati që të
japë shumëçka nëse i kumtohet urdhër nga sipër... Ndërsa pseudot, që
mbushin zyrat dhe që e kanë gati justifikimin, nuk e ndjejnë se vepra e
këtyre autorëve është e paprekshme, sado që ato nxirren dhe
përcillen... për të zbukuruar zyrat që të lbyrin sytë me boshësinë.
Pinjollët dhe të afërmit e artistëve u ka mbetur që të luftojnë vetë
për të pamundurën dhe muret që nuk bëzajnë. Floriana Paskali me kurajë
i është drejtuar vetë autoriteteve italiane për punën e të atit; ashtu
si Sebi Çavdrbasha filloi një mision të pamundur për gjetjen e veprës
së bashkëshortit të saj. Kurse zyrtarët shqiptarë vazhdojnë dhe i
nxjerrin me rezistencën më të vogël nga Galeria. Në emër të ruajtjes,
restaurimit. Pra, zilja e telefonit vendos thjesht për këdo vepër të
artistit shqiptar...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 2:51 pm

Kruja e bekuar....E diel, 02-03-2008, 08:23pm (GMT+1)


ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE U1_filesCAW7M1A1

Në fokus të shpalosjes së qyteteve shqiptare, historisë dhe vlerave të
tyre këtë herë kemi zgjedhur pikërisht qytetin e Krujës pasi, me rastin
e 540- vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti
Skënderbeu, në Muzeun Historik të Krujës u organizua një aktivitet
modest përkujtimor nga Ministria e Kulturës. Por, sipas statistikave,
ky muze rezulton të jetë një ndër monumentet më të vizituara për
2007-n, pas Parkut të Butrintit. Viti që lamë pas, sipas drejtorit të
këtij monumenti, ka sjellë vizitorë të shumtë nga e gjithë bota, rreth
89 mijë, 6 mijë më shumë krahasuar me vitin 2006. Ndërsa për vitin 2008
janë mjaft projekte të rëndësishme, si hapja e një faqeje në Internet,
ku të gjithë mund të shohin atë ç’ka Muzeu Historik i Krujës ofron.
Shpresojmë të zbatohen dhe mos të mbesin thjesht në kuadrin e
projekteve dhe premtimeve. Qyteti i Krujës, që e ka marrë emrin nga
krojet e kulluara, ka një pozitë të mrekullueshme gjeografike. Vetëm 32
km larg tij ndodhet kryeqyteti, ndërsa Durrësi, me të cilin që prej 10
vitesh bashkëjeton në të njëjtin qark, ndodhet 46 km larg. Në këmbët e
qytetit, 6 km larg Fushë-Krujës, ndodhet Albanopolis, qyteti antik që
duket se i ka dhënë emrin popullit tonë. Banorët, pas rrënimit të
qytetit, formuan Krujën, qytetin mesjetar më të njohur në vendin tonë.
Në majën e malit të Krujës pamja është e mrekullueshme. Në mot të mirë
duken qartë konturet e ishullit të Sazanit dhe drejt Veriut shihet
gjiri i Drinit deri në vargmalet që vazhdojnë në Veri drejt Malit të
Zi. Teqeja e Sarisalltëkut, në lartësinë 1,117 metra është një tjetër
pikë e preferuar, veçanërisht për besimtarët bektashinj. Babai
shenjtor, i cili rreth vitit 1325 i ktheu qytetit të Krujës ujin dhe
dinjitetin e nëpërkëmbur, nderohet gjerësisht nga qytetarët krutanë,
ndërsa teqetë bektashiane të zonës vizitohen edhe si pika muzeale. Të
dhëna historike Për herë të parë fjala Krujë përmendet në shekullin
XII. Emri “Krujë” mendohet ta ketë origjinën te fjala “krua” ( burim
uji), sepse në Krujë ka shumë burime. Banorët e Krujës i thonë qytetit
të tyre dhe burimeve të ujit me të njëjtin emër, “kro”; banorët e
Krujës i thërrasin “krutonë”, ndërsa në gjuhën e normës këta banorë
thirren “krutanë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 2:52 pm

Qyteti i Krujës njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve
osmanë gjatë kohës që Skënderbeu e udhëhiqte këtë rezistencë.
Kështjella e Krujës u rrethua katër herë nga ushtria osmane. Në
rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesve. Është
një prej qyteteve më historike të Shqipërisë. Ajo ndodhet në një
distancë të afërt nga kryeqyteti, vetëm 32 km larg. Emri dhe rëndësia e
Krujës lidhet me veprën dhe aktivitetin 25-vjeçar të Heroit tonë
Kombëtar Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu), i cili gjatë periudhës së
mesjetës, në shek. XVI, e shndërroi Krujën dhe kështjellën e saj në një
pikë të papërkulur rezistence ndaj rrezikut osman, duke e bërë atë të
njohur e të famshme në të gjitha kancelaritë diplomatike të Europës.
Emri i Krujës rrjedh nga fjala shqipe “krua”. Në periudhën bizantine
ajo përmendet si një qendër peshkopate. Rreth vitin 1190 aty u krijua i
pari shtet feudal shqiptar. Më vonë ajo kaloi nën sundimin e familjes
feudale shqiptare të Topiajve. Pushtimi i parë otoman ndodhi më 1396-n,
por ata u tërhoqën për 20 vjet. Më 1430-n ajo u kthye në qendër të
kryengritjes shqiptare të udhëhequr nga Gjon Kastrioti, i ati i
Skënderbeut. Periudha më e lavdishme fillon më 28 nëntorin e vitit
1443, kur kalaja e Krujës u mor nën kontrollin e Gjergj Kastriotit, i
cili organizoi rezistencën e gjatë antiotomane. Që nga kjo periudhë
Kruja, nën udhëheqjen e Skënderbeut, theu tri rrethime të saj nga
otomanët, më 1450, 1457 dhe 1466. Vetëm 10 vjet pas vdekjes së
Skënderbeut, më 1478, otomanët pushtuan kalanë dhe shkatërruan qytetin.
Ata e quajtën Krujën ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE U1_filesCA9GW7XC“Akcahisar”
(fortesë e bardhë). Pjesa e popullsisë që mbeti u kthye në myslimane.
Sot qyteti ngrihet në shpatin e malit të Krujës, në një lartësi prej
afro 600 metrash mbi nivelin e detit, duke poseduar një pamje
panoramike të mrekullueshme. Nga qyteti i Krujës shihet qartë deti
Adriatik. Kruja-Qytet Kështjellë! Me këtë fizionomi është prezantuar
nëpër shekuj, gjë që manifestohet edhe në pamjen që ka sot. Ky qytet
shtrihet në shpat të një mali të mrekullueshëm. Kruja ndodhet në mes të
Shqipërisë, 32 km. larg Tiranës, kryeqytetit dhe 608 metër mbi nivelin
e detit. Ka një klimë mesdhetare dhe gjelbërim të përhershëm. Është
mjaft e pasur me burime ujore natyrore, nga të cilat ka marrë edhe
emrin Krujë-Krue-burim uji. Kruja është zemra e historisë së kombit
shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 2:52 pm

Të dhëna arkeologjike
Gërmimet arkeologjike dëshmojnë se ka qenë vendbanim
ilir që në shekullin III para lindjes së Krishtit. Pikërisht në fshatin
Zgërdhesh, 4 km në jugperëndim të Krujës, ndodhen gjurmë të kryeqytetit
ilir të Albanëve, Albania (Albanopolis), të cilin e përmend edhe
gjeografi e astronomi nga Aleksandria, Ptolemeu, në shekullin II pas
lindjes së Krishtit. Ptolemeu bëri një hartë për Ilirinë dhe
Gadishullin Ballkanik. Pikërisht nga ky fakt historik, "Albania" e
Krujës mendohet se e ka prejardhjen emri i Vendit të Shqiponjave, që në
botë njihet si ALBANIA. Të gërmosh në truallin e Krujës është e
pamundur që të mos zbulosh varre të kohërave dhe epokave të ndryshme.
Objektet e një varreze të shekullit VI-VIII dëshmojnë se ajo bëhet një
qendër e kulturës arbëreshe të kohës, ku vendasit nuk ishin vetëm
mjeshtër të zot, por gjithashtu edhe krijues, duke e zhvilluar më tepër
traditën dhe kulturën e tyre. Në Mesjetë Kruja është kryeqendër e
shtetit shqiptar të parë feudal, me emrin "Principata e Arbrit". Kjo
principatë, rreth viteve 1190-1198 ka si të parë në krye Progonin, më
pas bijtë e tij trashëgimtarë Gjinin (1198-1206) dhe Dhimitrin
(1206-1216). Këtij shteti, gjatë ekzistencës së vet iu desh të luftonte
si kundër Bizantit (1260-1271), anzhuineve (1272-1286), po ashtu edhe
kundër serbeve. Në gjysmën e dytë të shekullit XIV Principata e
Arbrit, me kryeqendër Krujën dhe sundimtar të vet Tanush Topinë njohu
një zhvillim dhe lulëzim të mëtejshëm në tregti dhe zejtari. Tanush
Topia i zgjeroi pronat e tij dhe krijoi një principatë të madhe.
Ngjarjet rrodhën dhe Tanush Topia vritet nga Roberti, mbreti i Napolit.
Vendin e të atit e zë i biri, Karl Topia. Më 1396-n Kruja për herë të
parë pushtohet nga osmanët, gjithashtu dhe më 1415-n, në kohën e
Nikolla Topisë, turqit u përpoqën t'ia ndryshojnë edhe emrin, duke e
quajtur "Akçe Hisar" (Kulla e Bardhë). Vlen të përmendet një
kryengritje në vitin 1430 e udhëhequr nga Gjon Kastrioti. Këtij, pas
vitit 1415 sulltani i mori peng katër djemtë, me i vogli i të cilëve
ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 28
Nëntor 1443 ngre në ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE U1_filesKështjellën
e Krujës flamurin e Kastriotëve, flamurin e lirisë me sfond të kuq,
shqiponjë me dy krerë dhe yll me gjashtë cepa. Skënderbeu (1405-1468)
luftoi mbi 20 vjet me osmanët turq dhe doli fitimtar. Fama dhe lavdia e
tij u përhap në të gjithë Europën. Qindra vepra në letërsi dhe art janë
krijuar për të nga autorë vendas dhe të huaj. Skënderbeu e bëri të
famshme Krujën në histori. Kruja ishte kryeqyteti i Skënderbeut në
shekullin XV. Tri herë dështuan sulltanët turq, kur rrethuan Krujën
(1450, 1466, 1467). Vetëm më 1478, dhjetë vjet pas vdekjes së
Skënderbeut, Kruja më në fund u pushtua nga forcat turke të kryesuara
nga sulltan Mehmeti II. U dogj e u shkatërrua, provoi dhe tmerrin e një
pastrimi etnik, pasi secili "krutan" turqve u shëmbëllente në një
armik. Vetëm më 28 Nëntor 1912 Kruja e ngriti përsëri flamurin e
Skënderbeut. "Qytet i bekuar" e quan Krujën poeti kombëtar i
shqiptarëve, Naim Frashëri, (1846-1900). Rrëfejnë se në truallin e
këtij qyteti prehen me po aq erenglerë shenjtorë aq sa ditë ka viti.
Një nga shenjtorët më të dashur te krutaneve, por jo vetëm të tyre,
është dervishi bektashi Sari Sadik Babai ose Sarisalltek, siç e
thërrasin këtë shenjtor vendasit. Prej këtij shenjtori mysliman Krujës
i thonë dhe "Bahçja e Sarisalltekut". Tempulli i këtij shenjtori
legjendar gjendet buzë malit të Krujës. I gjithë qyteti i Krujës është
një monument kulture më vete. Monumente të veçantë për t'u parë janë
monumenti e Skënderbeut i vendosur në qendër, Pazari-muze, Kalaja e
lashtë me dy muze kombëtare brenda dhe amfiteatri kulturor-sportiv.
Këto monumente, bashkë me jetën që rrjedh në paqe, e bëjnë Krujën
tërheqëse për vizitorët, si dhe një nga vendet më impresiononte në
Shqipëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 2:53 pm

Kalaja, destinacioni i vizitorëve

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE U1_filesCA9G8BCRQyteti
i Krujës, gjatë viteve të fundit ka qenë pika më e preferuar në shkallë
vendi për turistët shqiptarë e të huaj. Krutanët thonë se "kush nuk ka
vizituar Krujën nuk e ka vizituar Shqipërinë". Numri i vizitorëve
kosovarë në Muzeun Historik ka pasur një rritje të vazhdueshme, ndërsa
nuk kanë munguar vizitorët nga anë të ndryshme të globit. Brenda mureve
të kalasë ndodhet Muzeu Etnografik Kombëtar, i cili është vendosur në
një banesë mëse 240-vjeçare. Mbi 1 100 objekte me vlera të rëndësishme
tregojnë jetën e banorëve të kësaj treve në shekullin XVIII. Turistët
vendas e të huaj nuk largohen nga Kruja pa vizituar pazarin
karakteristik mesjetar, në të cilin, përveç tregtimit të sendeve
tradicionale, mjeshtërit vendas prodhojnë objekte artizanati, si punime
në dru e në bakër, qilima me motive të zonës, qeleshe karakteristike
etj. Mbi 20 bare dhe restorante në qytet, përveç menysë klasike,
ofrojnë edhe pjatat tradicionale të zonës. Mbrëmjet krutane zbukurohen
shpesh nga koncertet në parkun kulturor-sportiv të qytetit ku, bashkë
me ansamblin "Kastrioti" interpreton edhe grupi i mirënjohur muzikor
"Pleqtë e Krujës".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Balada e nuses së vdekur   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 2:57 pm

Esse nga Ndue Dedaj


ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE U1_nusja-shtufit
Nusja...















Kënga
ka shpalosur vdekje nga më të çuditshmet, epike, legjendare,
monumentale; nusja që murohet (vetëflijohet) në kala, ura; zanat, që i
ngrijnë krushqit e i kthejnë në cungje; vdekja e dhëndërit nga shkelmi
i kalit ditën e dasmës, le pastaj vdekjet nga luftërat, epidemitë
shfarosëse, ku prapë ka mbetur gjallë vetëm një grua shtatzanë, nga
është ringjallur përsëri fisi i shuar. Vdekja kryesisht të pazakonta,
gjithnjë me një fill apo element tragjik të evidentuar. Por dhe vdekje
të paralajmëruara, te pritshme, si ato për gjakmarrje. Ka vdekur një
njeri, por kanë vdekur dhe disa njëherësh, siç ka “vdekur” (në
gojëdhënë) dhe një fis apo fshati i tërë. Ky është “bilanci” i baladave
tona. Por vdekja e Nusës së vdekur të kësaj esseje është tjetër nga
ato. Kënga kushtuar saj na paralajmëron se ka ndodhur ajo që “Qaf s’ka
tjanun kurr në këtë dhe”.
Cila është, pra kjo vdekje, që nuk ka ndodhur më
parë, asnjëhëre? Ku ka ndodhur, kur, në ç’rrethana? Eshtë e vertetë apo
legjendë?

Trualli ku u ngjiz balada. Gjeografia e tragjikes
Balada
është realiste, fakti real. Zezona ka ndodhur jo dikur larg në mugujt e
shekujve, por pasi kanë kaluar dy dhjetëvjeçarë të këtij shekulli (XX),
pikërisht në vitin 1924, në lagjen Shtuf të Kaçinarit të Mirditës. Për
Shtufin gojëdhëna thotë se “qe më të dalmit fare”, nga një epidemi, dhe
ringjallja e fisit ndodhi vetëm pse një grua me barrë në bark, në kohën
e kataklizmës, kishte qëlluar tek prindërit e saj... dhe ajo kishte
lindur djalë! Një fshat që kishte rilindur nga barku i një gruaje.
Sgurisht një mrekulli folklorike më vete. Unikale dhe kjo. Ndoshta Dila
e Nikollë Gjok Brungës, burrë i përmendur i maleve dhe i Kanunit, do ta
kishte dëgjuar gojëdhënën për fshatin e saj. Ishte një vajzë e urtë
mirditore, 17 apo 18 vjeçe, që do të martohej atë verë, në Livadhëz të
Oroshit. Tregon plaku i Mnelës Llesh Marka Lleshi 81 vjeç, i cili
kishte marrë pjesë vetë në atë dasëm, ndonëse i vogel:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 2:57 pm

Nusja do të martohej te Nikoll Gjin Gjoka. Krushk i parë ishte Prend
Ndue Koka, i përmendun i bajrakut të Oroshit, krahas Çup Kol Skanës. E
ama e cucës (nuses), Cena, mendoi se cuca-nuse asht t’u ba “sutzën”
(ritin e të qarit), megjithëse kishte qenë e sëmurë ato ditë, por nuk
kishte qenë ashtu. Në kullë flisnin peshëm. Pala e nuses ngulte këmbë
se ajo nuk mund të dilte nuse atë ditë, ashtu e sëmurë rëndë, kurse
krushqit (pala e mikut) ngulte në të vetën “se nuk dalim gjallë prej
këndej pa nuse.” Sherrin (dilemën) e zgjidhi i ati i Dilës, i cili tha:
“Nuk mund t’i ndalet nusja mikut.” Kishte parasysh kanunin, që në
paragrafin 44 sanksiononte prerë “Krushqit e marrin nusen me qenë tu
dekë.” Dhe kështu Nusja do të vihej përudhë, për në shtëpinë e
dhëndërit të ri, disa male përtej, por jo sa në legjëndë “plot nëntë
male a nëntë zalle”, madje do të kapërcehej vetem një zall, ai i
Kalorit, nëse do të arrinte ta kapëcente dhe atë e gjallë. Gjithnjë
duke udhëtuar mbi Kalin e Vdekjes, që ishte krejt një kalë i zakonshëm.
Do të përshkoheshin leqe, monopate, qafa, gryka, ura, tempuj të
shenjtë, një reliev i ashpër, shkëmbor, një dekor gri, në sfond
bjeshkët e epërme të Kaçinarit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 2:58 pm

Rrefimtari ynë i moshuar dëshmon: “Krushqit u nisën heret. Thanë: “Në
qoftë se nusja na vdes (ishin të vetëdijshëm për gjëmën, por të
pafuqishëm ta ndalonin) pa shkue të kisha e Shëngjergjit (Gjunalë), do
të kthejmë e ta varrosim në fshatin e vet. Në të kundërt do të varroset
në fshatin ku do të nusëronte”. Kjo qe marrëveshja e parë. Por pa shkue
të kryqja e Gjakonit në Shëngjergj, Dila-nuse, gjysmë e gjallë gjysmë
vdekur, gjeti forcë dhe iu drejtua krushkut të parë: “N’oret tane Preng
Ndue Koka.” Kjo do të thoshte se ajo nuk mund të qendronte më mbi kalë.
E qetësuan më fjalë, i freskuan ballin, që i digjej nga të nxehtit, por
nuk u ndalën. “Zbritën Pallënës së Kalorit, nusja e hipur mbi kalë, nën
duvakun mbytës e ata krushqit, më këmbë. Shtëpia e Pal Ndocit dhe pak
metra më poshtë Zalli i Kalorit. Nusja sapo kishte dhënë shpirt. E
bekoi Mrika, krushka që e shoqëronte, duke i bërë kryq me qiri. Mrika
ishte e motra e Dom Prend Brungës, i afërt i Nuses…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 2:58 pm

Tani fillonte udhëtimi më tragjik i bërë ndonjëherë. Një karvan
krushqish, që ngjitej tërmales së Livadhezit me një nuse të vdekur në
shalë të kalit. Dhe jo pak, por plot dy orë ashtu. Ishte kapëcyer
legjenda dhe gjithçka. Ata njerëz, që deri dje kishin qenë pa andralla
kësisoj, krejt të zakonshëm nëpër punët e tyre të bujqësisë në katund,
befas ishin kthyer në përsonazhe të çuditshem të një drame të
paimagjinushme, që as mund ta kishin përfytyruar. Ata tashmë nuk i
besonin as vetes, hapave që hidhnin, këngëve. Kush i kishte nisur nëpër
atë shkreti dhe ku po shkonin ashtu pa krye? Kujtonin fatin e krushqve
të vrarë, po ajo s’kishte qenë asgjë para gjendjes së tyre. Shumica
ishin burra të moshuar dhe kishin fëmijë, mbi atë kalë përfytyronin
vajzat e tyre, që mund të kishin dasëm pas një jave a pas një muaj. Jo,
ata nuk ishin të zotët ta ndalnin as fatin e zi të vajzave të tyre,
nëse ai ishte i parathënë. Mund të shqiptonin vetëm se “kështu paska
qenë shkrue.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 2:59 pm

“Ndaleni kangën, kthejeni në vaje…”
Kush qe ai që
dha këtë urdhër të papritur? A mund të urdhërohet një dasëm të kthehet
në mort? Ç’po ngjiste në Livadhëz të Oroshit atë ditë? Mos ishte
çmendur ajo, që i printe korit të grave? Por kishte qenë “sihariqi”, ai
që kishte komunikuar të pabesueshmen-vdekjen e nusës në rrugë, ai
sihariq që zakonisht krushqit e dërgonin sipas zakonit për të njoftuar
ardhjen e tyre të gëzueshme. Sakaq u shfaqen siluetat e krushqeve
kryeulur. Prena e Çup Prengës nga Kalori ia mori e para këngavajit;
nusja prapë ishte nuse dhe në vdekje, siç kishte qenë në jetë. Kënga
ishte fine, humane e ndjerë, ndryshe nga zakoni që kishte qenë i
pamëshirshëm. Njëherë kënga kishte qenë djepi i Dilës, tash po bëhej
dhe varri i saj. Sigurisht dekori tani ishte krejt i zi, dhe simboli i
tij ishte padyshim “duvaku i zi”, që kishte zevendësuar të kuqin, që
nga ai çast fatal pa mbërritur në Zall të Kalorit.

“…Dasma u kthye në mort dhe dasmorët në mortaxhinj.
Të nesërmen e kanë varrosur te Kisha e Shmetrit në Bukmirë. Ka ardhur
dhe Dom Prend Brunga e ka salikue vorrin. Erdhën dhe njerëzit e
shtëpisë së saj. I ati deshi që të futej në dhe “nuse” me sringla,
xhup, kryq, i “vjehrri” jo . Por ditën fitoi urdhëri i heshtur i të
jatit, natën thuhet se nusja nuk do të mund t’i shpëtonte një fati dhe
më te keq… (Zhvarroset nga vjehërria për ta rivarrosur pa teshat e
nusërisë!) Kjo si për ta bërë me një përmasë legjendare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 2:59 pm

Përsëri rreshta për “gjeografinë” e tragjikes
“Cucën vashë”, siç do
ta cilësonte më vonë balada, nuk do ta ketë qetësuar atë natë as
shushurima e ëmbël e përroit, që rridhte përvajshëm aty ndanë shtëpisë
së saj. Dita e nesërme, që ishte ditëdasma e saj, i vinte turbull
parasysh, ndoshte dhe si një ditëvdekje. Mëngjesi, që e kishte bërë
nuse, do ta përcillte me disa “vaje” të pazakonta, pra, po qahej (ishte
zakoni) dhe pse ajo po bëhej nuse. Sigurisht burrat në kullë këndonin
kur martohej vajza (në rastin e saj nuk do të shkonte çiftelia në sofër
dorë më dorë sa të ngjiste diku, tek ndonjëri që ia thoshte
“grykëhollës” me dy tela.) Ishte vajzë e padalë nga katundi i saj,
kështu që nuk do te njihte mirë dhe viset e afërme. Ajo do të ngjitej
mes krushqve të panjohur termales thikë të Shkallës se Keqe, që të
nxirrte paksa nën Shterë, ndërsa motivet e pazakonta do të ishin në
“përtej” udhë. Eshtë falur ngrykaz me njerëzit e shtëpisë, pa mundur të
hedhë sytë nga babazoti i moçëm, Rrapi në qendër të Kaçinarit, ku ishte
dhe kisha me varret, as nga Ura Nredi. Një forcë mbinjerëzore e ka
mbajtur shtatin e saj drejt në këmbë, pastaj mbi shpinën e kalit, pa u
rrëzuar si një shtatore e bardhë në këmbët e tij. Ajo e dinte se do të
vinte një çast që do të rrëzohej përdhe (si një kauzë pa adresë), por
le ta shtynte sa më shumë atë. Kushedi ç’ka menduar vetimthi asaj copë
udhe kaluar mbi Kalin e Vdekjes. Përrallat e fëmijërisë tashmë nuk
ishin krejt përralla, as gojëdhanat. Aty poshtë ishte Laku i Kuq (në
Qafë-Shpardh). Po përse i kuq? Nga gjaku i një nuseje. Kishte qenë
dimër larg. Nusja kishte dalë mes suferinës, kishte mbledhur drutë dhe
ishte nisur për në shtëpi, por i kishte rrëshqitur këmba e kishte
shkarë në humnerë megjithë barrën e druve në kurriz. Laku ishte skuqur
nga gjaku i saj dhe më vonë qe thirrur “Laku i Kuq”. Kishte mbetur si
një monument i atij rasti tragjik. Erërat e largëta të Munellës, që
kryqëzoheshin aty me simotrat e tyre të bjëshkeve të tjera kanë vënë
kujen për një çast, sepse në atë vetmi nuk kishte gra për vaje... Ashtu
erërat, që kishin dhe një qafë të tyre (Qafë-Erzën) kishin qenë
vajtojcat e para dhe të Nuses së Gurit të Nuses (Fan) e të nuseve të
tjera të legjendave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 2:59 pm

Nusja ka vazhduar udhën, por flijimi ka qenë ndoshta kryemotivi i asaj
dite. Nuk e kuptonte se pse duhej që të flijohej njeriu ashtu? Përse
kishte aq shumë flijime? Qafë-Vorrëz (përsëri aty) gojëdhana thoshte se
qenë vrarë mes tyre dy lagje krushq, nga që nuk kishin pranuar t’i
lëshonin rrugën njëra-tjetrës. Kanë mbetur si degë të thara lisi vetem
dy nuset qyqe te shkreta. Ndoshta ishin 22, ndoshta 26 varre në atë
qafë, pasi krushqit shkonin 11 a 13. E pra nuk dihej koha e lëgjëndës,
më e vonë së koha e zanave, sigurisht. Asnjë sherr nuk kishin bërë në
atë gjysmëbjeshkë e gjysmëvrri ata burra, që të dilnin zanat e trazuara
e t’i kthenin në gurë ata, e kuajt e tyre në cungje. Të kishin qenë
punëtorë gurorje ato dy lagje burra nuk do te kishte ndodhur asgjë, por
tragjedia kishte ndodhur, pikërisht, për faktin se atë ditë nuk kishin
qenë njerëz të zakonshëm, por krushq...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 3:00 pm

Pak pa mbërritur në Zall të Kalorit ka besuar se nuk do të vdiste pa
freskuar ballin me ujë të ftohtë, e ka dëshiruar fort mbërritjen sa më
parë në breg, por nuk ka qenë e thënë. Ato njëqind metra befas i janë
bërë një mijë... Nuk ka patur forcë të ulej nga kali, duke shpërfillur
atë udhëtim cermonial pa fund, të flakte duvakun e rëndë dhe stringlat
e të vraponte për një çast si në fëmijërinë e saj krejt e lirë dhe e
shpenguar. Ndoshta ashtu, do të kishte mundur t’i shpëtonte vdekjes,
pasi fëmijërija mund të ruante ende një magji të rrallë, që njeriu e
humbiste në moshë të madhe. Duhej të ktheheshe prapa teje me një fuqi
hynore që të mund t’a zije atë magji. Por i gjithi ky ndoshta ishte
thjesht një iluzion... Duke u ulur Kodrës Short e ka vështruar
rrjedhjen e kaltër të lumit, por dhe rrugën që vinte nga Shkodra për në
Orosh. Njëri nga krushqit ka treguar serish një nga ato baladat për
Qafat e Vorreve, kësaj here në Fregën. Sikur e sillte lumi frushullimën
e legjendave... Kështu ka ardhur çasti kur ajo nuk ka menduar më dhe
ata nuk kanë folur. Dita ishte thyer në mes si të ishte lis e ta kishin
gjuajtur rrufetë papritur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 3:00 pm

Kënga e Cucës Vashë, një nga motërzimet e baladës
Ngjarja e ndodhur
ka bërë bujë të madhe. Rapsodët kudo kanë shpejtuar të skicojnë
relievin e ngjarjes. Arkitektura e tragjikës është ndërtuar thjesht në
vargjet. Eshtë shkruar e kënduar një baladë e thekur. Rapsodët sikur
janë vënë në garë. Thuhet se të parin variant të “Këngës së Nusës së
Vdekur në Udhë” e ka shkruar prifti dijetar dhe poet Dom Prend Suli,
mik i priftit të Brungës. Por dhe ai ka nënshkruar “Populli”. Pas disa
vjetësh kënga është kënduar gjer në 4 variante në një shtrat kohor prej
mëse 70 vjetësh, në një gjeografi që rrok të paktën krejt Mirditën e
vjetër e vendet me mirditas të ramë në Shkodër, Lezhë etj. Eshtë
dëgjuar në Kaçinar, Orosh, Kthellë, Gojan, Gomsiqe, qindra kilometera
larg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 3:00 pm

Në vitet 80 një bard i folklorit të ri (Ndue Lleshi)
nga Kaçinari e ka përpunuar këngën dhe dy nuse nga këto anë e kanë
kënduar me madhështi në Festivalin e Gjirokastrës në vitin 1988. Dhe më
pas nuk ka pushuar balada. Një grup folklorik i Lezhës ka ngritur tani
në skenë një nga variantet e hershme të baladës, dhe tash ajo është
kënduar dhe përtej kufijve, në Kosovë, Gjermani, Ulqin etj. Po mbushet
shekulli e balada e Nuses së Vdekur nuk ka shterruar. Përherë në një
shtrat të ri, ku është dhe ai i vjeteri. E ka kënduar gjyshi në vitet
‘30, i biri në vitet ’60 dhe nipi në vitet ’90. Zakonisht e kanë
kënduar vajza dhe gra. Balada pra është duke “ecur” për tu bërë
njëshekullore. Sigurisht është interesant ky fakt, në kohët moderne,
kur folklori shpesh ndjehet si i braktisur...

Mësuesi dhe folkloristi Gjergj Shabani në rubriken
“Prej folklores se Mirditës” të revistës “Kumbona e së Diellës”, të
marsit 1943, boton një variant të baladës nën titullin “Kenka e cucës
vashë” me shënimin “Ndodhje e vjetit 1924”, por që nuk duhet të jetë
varianti më i mirë artistikisht. Sidoqoftë mbledhësi i saj ka meritë,
pasi ka lënë të botuar një relike të rrallë folklorike, që prej 60 e ca
vjetësh. Ai nuk na thotë se ku e ka mbledhur, nga kush e hollësira të
tjera, çka tani do te ishin me interes. Të gjitha motërzimet e kesaj
balade nisin me vargun “ I tan Shtufi ashtë mbledh në kuvend.” Edhe
kënga e mbledhur nga Shabani nis: “Na u mblodh Shtufi, bajn kuven.”
Vargu i dytë vazhdon me qortimin e vetvetes “si me ba këte punë pa
mend.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 3:01 pm

Thue se viti s’kish tjetër ditë”?!
“Na erdhën
krushqit natën e Sh’Mris/Fli po i çoishin Perendisë...”, vazhdon
kronika e dhimbshme. Pastaj protesta kanunore e tyre: “E duam cucen në
ditë të caktueme/ Asht bi rodi, s’asht e lshueme!” Po vajza ndërkohë në
kthinën e saj i lutej të atit me lotët që i rridhnin “parë e parë”,
duke i thënë se shtati i saj ishte bërë si qiriri në “atë lumterë”
(shandan). Burrat e fisit ishin “vra” në fytyrë por nuk mund të
vendosnin asgjë pa fjalën e të zotit të shtëpisë. Po të urdhëronte ai
do të bëhej luftë”. Por “lalë Nikolli” lëshon fjalët “Gja me zort
krushkut s’i nalet”... duke nënkuptuar se mes tyre si fis dhe miqve do
të mbretëronte paqja. “Po i përcjellim pa farë fjalët.” Poeti popullor
vazhdon me përshkrimin e gjendjes së nuses tek ngrihej nga shtrati për
të kërcyer mbi kalin e nuserisë:

“Më kamë s’qendroite, i dridhej shtati”
...
“Vesh e mbath për bukuri
Ja dha zoti një hijeshi
Xhup e strengla e xhurdi pushi
Vathë e pare sa kërkushi...
E shtrëngoinë, i venë duvakun,
sa memze e kcejka pragun.
Kur ka dalë Dila prej shpis
Lamtumirë i thotë shoqnis.
Kur u fal me rob e shokë:
“ma nuk shihna na në këtë tokë...”

Dhe krushqit u nisën, duke lënë pas vajin e brimën
që kishin marrë fëmijët... “A thue s’kishte viti tjetër ditë” duhet të
ketë qenë vargu i parë qortues i grave tek po përcillnin nusen, “nji
lule të re.” Por dhe mallkimi i pashprehur për diçka të papërcaktuar që
kishte “urdhëruar” fatin tragjik të bijës së tyre. Më pas ky varg famoz
do të ishte pjesë e çdo këngë për nusen, pasi Nusja e Shtufit ka tashmë
një “antologji” të sajin.

“Sa shum’ krushku shkoka Zallit”
Ata ishin 11 a
13 krushq, por poeti, në stilin e baladave legjendare, i zmadhon me
qëllim përmasat brenda hapsirës së të madhërishmes.

“Sa shumë krushku shkoka zallit,
Nusja fshinte gjersën e ballit
Nuk janë gjersë që vijnë prej së xeti...”

Pikërisht në këtë ecje te hutuar, Nusja thërret:

“Ndalu i hërë ti krushku i parë!”

Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë që nusja të flasë
me krushqit, aq më tepër të urdhërojë të parin e tyre. Ajo kërkon që ai
t’i “degjojë një fjalë”:

“Dhanrrit gjall s’ia shkel oborrin
Në lterë të Shën Metrit e due vorrin!”

Krushku i parë e ka pritur gjatë gjithë rrugës këtë
“fjalë” amanet, por tani nuk u ka besuar veshëve. Ka shpresuar se mos
ajo “histori” do të mbyllej disi në paqe e jo ashtu. Por tashmë nusja,
që i ka “ardh shpirti me dalë” nuk e pushon ligjërimin, duke dhënë
amanete, të paktën vdekjen ta kishte të “bukur”, nga që jetën nuk e
pati të tillë.

“Prap po flet e mjera vashë”
Lalë më ban kryq se jam tuj dekë
E të mos dhemet deka eme,
M’i len strenglat pa m’i hjekë,
se unë do të jes për emën të motit...”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 3:01 pm

Pas kësaj gjithçka ka marrë fund tragjikisht. Vdekja e kobshme nuk është ndalur dot nga ata burra të sertë.

…Karvani i krushqve ka ecur e ecur, udhë pa fund.
Vetëm zogj vajtimtarë që ikin e vijnë furishëm. Ata krushq, në të
vërtetë, tashmë po ngjiteshin, por u ngjante se po fundoseshin e
fundoseshin thellë e më thellë, në një si gropë, që u përhihej si një
varr i stërmadh. Deri pak më parë shtatorja e bardhë që tash qëndronte
mbi vigj ishte një krijesë e gjallë si ata. Sigurisht shumë gjëra i
kishin shkuar asaj nëpër mend ato ditë. Zhaurima e dasmës, nata e parë
e martesës, veshtrimi disi i papërcaktuar i dhëndërit të ri, pastaj
foshnja që do të lindnin, që nuk guxonte ta ledhatonte. “Paç fat, bija
ime”, dukej se kishte shqiptuar ajo, pastaj i kishte ardhur për të
qeshur me atë fjalë që i kishtë shqiptuar si pavetëdije. Kur kishte
hipur mbi kalë, ai i qe dukur një kalë fluturues, që nuk shkonte për
tokë, por që shpejtonte të fshihej mes reve. Ka psherëtirë thellë dhe
ka dashur të pështyjë neverinë; nga pamundësia për të pështyrë përtokë,
ka “stërpikur” me pshërëtimën e saj kurrizin e djersitur të kalit,
shamitë e mëndafshta, tepër të shtrejta të blera ndo në Pazar të
Shkodrës, e ndo në atë të Gjakovës…

Në fillim karvani i krushqëve të saj kishte qenë
gjysmë i dehur, gjysmë i qeshur, gysmë i trishtuar, thjeshtë nga
misioni i asaj dite, i të qënit krushq. Më pas krushqit kanë harruar të
qeshin, të flisnin, fjalët iu ishin lidhur fort pas kockës së gjuhës.
Pushkët në krah e në brez nuk i ndienin, e shumta si një mish i huaj,
ku i stërgjatur pakuptim. Ç’kishin gjanëm ato armë kur nuk mund të
vrisnin vdekjen e një vashe nuse? Ç’kuptim kishte më tej burrëria,
nderi, trimëria? Kështu mes përsiatjesh kanë mbërritur tek Guri i Nuses
nga vështrohet kulla që i kishte nisur krushqit një natë më parë.

“Lajmi korb qenka tuj ardhë
Dekun nusja n’kalë të bardhë...”

Lajmi i “sihariqit” ishte i zi si korbi. Të parin
atë e nuhati gjyshja e dhëndrrit, nënë Prena, që urdhëroi kthimin e
dasmës në mort:

“Ndalnje kangën, kthejeni në vaj”!

Kishte ndodhur në Mirditë, ajo që nuk qe dëgjuar kurrë mbi dhe, vdekja e nuses ditën e dasmës së saj.

“Në mort kthehet dasma e nuses së re
Qaf s’ka kurrë në këtë dhe.”

Kronikat e kuvendit në oda, a në hijen e Lisave të
Shpalit, në rrugët e Shkodrës a Gjakovës, mes princëve e konsujve të
huaj, udhëtarëve nga Europa që vinin me laps në dorë të shkruanin
“gjëmat” dhe burrënitë e maleve, nuk kanë reshtur për disa kohë.
Pikërisht, për atë që kishte ndodhur ajo e padëshiruara, e panjohura,
unikalja. Lajmi pra, nuk kishte mbaruar atë ditë në shtëpinë e
dhëndrrit, por fill kishte shpejtuar të trondiste malet, kullat,
kreshtat, njerëzit, që të habitur pyesnin: “Çfarë? Ka ndodhur, çfarë
nuk ka ndodhur kurrë mbi dhe? Po si? Po pse? Po ku?

Ishte viti 1924...
Në Qafë-Vorrëz të Kaçinarit
gjenden Gurët Rreshet, si një karvan krushqish të ngrirë... a të vrarë,
në krye dallohet Guri – Krushk pak më i madh, pastaj të tjerët ashtu si
i ka zënë afshi i zanave a “pushka” a stuhia e papritur e dimrit. Nusja
mbi Kalin e Vdekjes ndoshta i ka parë ata gurë – varre, ata gurë –
krushq, apo thjesht gurë – gurë, pa u përpjekur të gjejë aty simbolikën
e tragjikes, që në rastin e tyre mund të ishte thjesht një përqasje
formale...

Varianti i baladës së mbledhur e botuar nga Gj.
Shabani ka 63 vargje dhe të tjerët afesisht kaq. Asnjeri prej tyre në
librin e folklorit. Si eshte e mundur? Dhe pse ajo eshte unikale?!...

1992 – 1996

Literaturë
Gj. Shabani, Kanga e Cucës Vashë, në “ Kumbona e së Dielles”


Bisedë me plakun..... Mnelë (Mirditë), 1994

Dorëshkrim i Dom Prend Sulit i vitit, dhënë autorit të këasj eseje nga Kol Shtjefni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 3:02 pm

Të huajt e magjepsur nga historia e nuses me duvak

Gjergj Marku - Shekulli

Prej një viti e gjysmë në Bashkinë e Rrëshenit ka
ardhur si vullnetar i Korpusit të Paqes dhe një djalë i ri amerikan nga
Karolina e Veriut të SHBA-së, Daniel Adams. Është një djalë tipik
amerikan, me flokët bjond, sytë blu, pakëz i gjatë, hollak, me nuhatje
intuitive, natyrë sportive, mjeshtër i kompjuterit, por që gjithsesi,
bën jetën e thjeshtë të një djaloshi mirditor, nga ata që rrinë
shpenguar rrëzë një peme, në një bordurë rruge apo në një kafene. Ai ka
ardhur në Mirditë si vullnetar i Korpusit të Paqes falë ngasjes që ka
patur dhe i ati që para 40 vitesh si vullnetar i këtij Korpusi në
Kolumbi. Dhe i ati ka ndenjur atëhere rreth dy vite dhe po kaq po bën
dhe i biri. Që kur ka ardhur, është përshtatur në mënyrë të përkryer në
Rrëshen, aq sa nuk dallon nga një djalosh qytetas këtu.
Këto ditë
erdhën që nga Karolina për ta parë birin e tyre dhe prindërit e tij,
babai Jerry Adams, një burrë rreth të 66-ve, Jan, nëna e Danielit e
cila është pedagoge në një prej universiteteve të Karolinës së Veriut.
Adams-ët thonë se kanë patur interes prej kohësh për t’u njohur me
vendet e Europës Lindore dhe se, më së shumti, kanë rënë në kontakt me
Moldavinë, sepse vetë shteti i Karolinës së Veriut ka lidhje me këtë
shtet. Jerry ka punuar me biznesmenët moldavë për t’i binjakëzuar me
ata amerikanë dhe ka patur eksperienca interesante me ta. Prindërit e
Danielit vizituan gjithandej Mirditën, dhe disa vise të vendit, për t’u
njohur me historinë e këtij vendi, doket dhe zakonet, por ajo që i ka
prekur më shumë ata është historia e Nuses së Shtufit këtu në Mirditë,
vdekur nën duvakun e kuq, si veshje e moçme e nuseve të këtyre anëve.
Pyetja që ata i bënin vazhdimisht piktorit Pjetër Marku ishte: a është
e vërtetë vallë kjo histori?!...
Ndërsa dëgjon historinë e kësaj
nuseje-legjendë, Rebekës 20 -vjeçare, që studion në një universitet të
Karolinës së Veriut, i shkojnë lotët çurk, dhe më pas duket shumë “e
dashuruar” me këtë portret dhe historinë që mbart. Nuk mund të
rezistojë pa përjetësuar një foto me portretin interesant të nuses, që
plot 80 vite më parë, falë një zakoni absurd, nuk mundi t’i vidhej
sëmundjes, edhe pse po e shihte se po vdiste nën duvakun e kuq. “Kam
studiuar shumë për artin, - thotë ajo,- por piktura këtu më pëlqeka më
tepër, sidomos peisazhi. Pashë këtu kishën e Rubikut, udhët këndej, por
ja që janë si atje, tamam, edhe këtu në pikture, ndërsa këtë nusen kam
dëshirë ta marr me vete…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Legjenda e kalase Rozafa   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 3:13 pm





ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE U1_rozafaRreth
ndërtimit të kështjellës së Shkodrës ka shumë hipoteza, prandaj nuk
mund të flitet me saktësi se nga kush e kur asht ndërtue. Lashtësia e
saj mijëvjeçare nuk mund të mohohet. Historia që në epokat e vjetra na
tregon se qytetet kurdoherë janë mbrojtë prej kalave dhe janë
konsiderue të pushtuem kur kalaja e tyne asht dorëzue. Ndërtimi i
Kalasë së Shkodrës padyshim duhej të jetë vepër e ilirëve, ndonëse
arkeologët shqiptarë akoma nuk kana ba gjurmime të atilla që të kenë
thanë fjalën e fundit rreth vjetërsisë së këtij objekti historik.
Histografë të huej ndërtimin e kësaj fortese ua atribujnë serbëve dhe
përshkruejnë legjendën e famshme, së cilës shqiptarët i kanë thurë edhe
kangën. Vepra serbe, ndoshta mund të ketë qenë një meremetim fortese,
por jo një themelim i saj. Sidoqoftë këtu po përshkruejmë të dhanat
historike të autorit francez A. Degrand, konsull i Francës në Shkodër.
Në periudhën serbe Kalaja e Shkodrës quhej “Rozafat”, kurse populli i
Shkodrës përgjithësisht nuk e njef kalanë me ëmnin “Rozafat”.
Dukagjinasit kanë të tyne shprehjen: “Kush ë sundojë alanë, jemi me
të!”, pra malësori ynë tash 400 e ca vjet e ka quejtë me emnin “kala” e
jo ndryshe. Tue iu rrefrue autorit të përmendun sipër këtu poshtë po
përshkruejmë legjendën e kalasë:
“Një legjendë serbe ndërtimin e
kalasë ia atribuon mbretit Vukagjin edhe vëllezënve të tij, Uliosha e
Goiko. Nisma e tyne për ndërtimin e kështjellës pengohej vite me radhë
prej një zane, e cila iu prishte natën atë që kishin krye ditën. Ndodhi
të kalojë një plak aty ku po punonin punëtorët. Tre vëlleznit që
punonin aty i treguen plakut se puna që banin ditën, iu prishej natën,
ai u suell e u tha: “Duhet të bani fli nj grue tuejën, atë që të vijë
ma e para për me iu sjellë gjellën; gjoja mos me iu tregue grave të
tyne: se cilës do t’i binte shorti i asaj fatkeqësie, do të shkonte
viktimë. Dy vëlleznit e mëdhenj mjerisht nuk e mbajtën fjalën dhe ia
treguen grave të veta sekretin, ndërsa i vogli qëndroi i sinqertë e nuk
i tregoi gja gruas së vet. N’e nesre, dy ma të mëdhatë u shtinë të
sëmura e nuk ndëgjuen t’u dërgonin gjellën punëtorëve; e vogla nuk
dinte gja, u ngarkue me bukë e gjellë dhe vajti te punëtorët. Fatkeqen,
porsa mbrrini në vendin e caktuem, e pau i shoqi dhe nisi të qante për
fatin që e priste. Vukagjini ia dorëzoi gruen të vëllait, Radit,
mjeshtrit ndërtues, i cili thirri punëtorët për m’e ndihmue që të
shtrinin atë grue në themele.
Grueja e re, këtë veprim të
punëtorëve, e mori me buzëqeshje, sepse mendonte që punëtorët po banin
ndonjë shaka. Rreth saj po grumbulloheshin gurë e dru edhe sado që
materiali i arriti deri në gju, ajo gjithnjë qeshej; vetëm kur gurët e
themelit iu afruen asaj në brez, atëherë ajo e kuptoi seriozitetin e
punës dhe filloi t’u drejtohej kunetënve, me fjalët: “Ah, s’po kini
frige Zotin që po doni me më shtie gjallë në dhè?”. Tue pa se lutjet e
saj nuk po dëgjoheshin, i sillej mjeshtrit edhe të shoqit: “Mos më
shtini në dhè për së gjalli, nana ima ka ar, ajo kishte për me ble një
skllav ose një të burgosun, nëqoftëse lypet të bahet këtu një viktimë
të paktën të mos jem unë grue e re!”. Goikoja i mallëngjyem nga fjalët
e saj, nuk iu përgjegj fare së shoqes. Mandej e pafatja iu drejtue
përsëri mjeshtrit ndërtues: “Rad! Në emën të Jezu Krishtit, po të lutem
ma len një vrimë mbi parzmën time që unë të mundem t’i jap me pi Gjonit
tem kurdoherë që ai do të vijë te nana e tij!”. Radit i banë përshtypje
fjalët e asaj gurje dhe lutja që i bani në emën të shëlbyesit, prandaj
ia la një dritare të vogël në naltësinë e krahnorit të saj, dhe ajo
kënaqej tue pa të birin kah i jepte me pi qumësht. Kështu gjatë një
jave iu dërgue djali s’amës, derisa zani i nanës u pre, porse burimi i
jetës vazhdoi një vit, sepse dashtunia qe ma e fortë se vdekja. Edhe
sot nanat, të cilave iu mungon qumështi i gjinjve, në kujtim të asaj
mrekullie, gërryejnë një landë gëlqerore prej mureve të brendshme të
galerisë së parë në hymje të kalasë. Besohet gjithnjë në rrethet e
grave shkodrane se gjiu i asaj grueje që u ba kurban ndër themelet e
kalasë rrjedh vazhdimisht qumësht, prandaj ka akoma gra lehona, të
cilat, tue besue atë fenomen, dërgojnë e marrin atë lang gëlqeror me
besimin se ai gjoja do t’iu sjellë qumësht në gji, mbasi ta pijnë!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 3:14 pm

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE 1998057-Rozafa_castle_and_lake_of_Shkodra-Shkoder
Kanga e kalasë së Shkodrës” _ kenueme nga populli

Ç’po punojshin tre vëllazën
Murin e qytetit – o,
Shkon nje plak o aty pari
- Puna e mbarë, o ju tre vëllazën !
- Ku po e shef ti t’mbarën tonë ?
gjithë ditën po punojmë
E gjithë natën po na rrënohet
- a din gja plak me na diftue ?
Kjo kala që nuk shtërngon ?
- Unë e di por kam gjynah.
- Atë gjynah ti lena ne !
Kish qitë plaku e u kish thanë
- A jeni të tre të martuem
A i kini të tre vashat ?
Po, na të tre të martuem jena
E të tre vashat i kena.
Na difto pra çka me ba ?
Pa ndigjoni ju tre vëllazën
Për n’e daçi ndrejt me punue
Porosinë që po ju jap
Kujt mos shkoni me i diftu
Lidhni besë e lidhni fe
Në konak mos bisedoni
Në konak mos bisedoni
Vashave mos iu kallxoni
Nesër nade porsa të zbardhin
Cila vashë që ju bijnë bukën
Atë murojeni në kala
Atëherë ju keni me pa
Se sa mirë ka me qindrue.
Se vojt ma i madhi vlla
Çarti besë e çarti fe
Në konak e bisedoi
Vashës së vet ky i kallxoi.
Ashtu i dyti vlla
Harroi këshillin që pat vu
Atë që plaku i pat diftue
Çarti besë e çarti fe
Në konak e bisedoi
Vashë së vet edhe ky i diftoi.
Heu ! Ma i vogli vlla
Mbajti besë e mbajti fe
Në konak s’e bisedoi
Vashë së vet nuk i kallxoi.
U err nata, zbardhi dita
Dolën djelmt – o me punue
Na erdh koha me çue gjellën
Na i thrret nana gjelinat – o
Gjelinë, e madhja gjelinë
Ustallarët duen bukë
Duen bukë e duen ujë.
- Besa nanë atje s’po mund të rri.
Se kam ndjehun sot e ligë
Edhe në kambë s’po mund të rri.
- Çou gjelinë, gjelina e dytë,
Ustallarët duen bukë
Duen bukë e duen ujë.
Qyqja, mori kadnanë
Më ka ardh haberi mbramë:
Se më ka vdekë qyqja nanë
- Çou gjelinë, gjelina e tretë,
Me iu çuem sillen djelmve.
- Lepe nanë e kadnanë !
- Ustallarët duen bukë
E duen ujë.
- Besa nanë, atje s’po vete
Se kam djalin e vogël.
- Qyqja unë nafazeza
Gjith kah shkova e kah erdha
Nafakqyqe paskam qenë.
Se na djalin ta shikojmë
E s’e lamë të vajtojnë.
- Nisu shko gjelina jeme.
Kur ka ba nusja me shkue
Me djal t’vet a hallashtue:
Lamtumirë njomzaku ‘jem
Nuk më përket nana me dorë
Ede djalin e ka qitë në gjumë
Të dy faqet ia ka puthun
U përpjekshim në atë jetë.
Mori bukë e mori ujë
Iu afrue murit të kalasë.
Kur epa i shoqi ‘saj,
Kur epa i shoqi belanë
Çakiçi në duar iu ngri.
Kish qitë e shoqja e kish thanë:
Çka ke burr qi nuk punon ?
- Më ka tretë myhyri i gishtit.
Ulet me te kunati m’e kerkue
Rrasën sypri ia kanë vue.
- Pash zotin kunati madh
Nji amanet po ta la:
Synin e djathtë ma leni jashtë,
Gjin’ e djathtë ma leni jashtë,
Se vjen djali me më kërkue,
se me sy do ta shikjoj
E ma gji do ta pajtoj
E ma dorë do ta lëmoj.
Marre nga libri ''Shkodra dhe Motet'' i Hamdi Bushatit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 3:14 pm

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Kalaja_rozafa_pamje

Historia e kalasë Rozafa

"Krenare ngrihet mbi Bunën e
gjanë e mbi qytetin e Shkodrës kalaja e lashtë e Rozafatit. Kur asht
qitë guri i parë në themelet e kësaj kështjelle? S'dihet. Historia e
saj tretet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj
mange. Nji gja dihet mirë e kjartë: ate e kanë pasë dikur labeatët e
mandej ardianët, që ishin fise të forta ilire.

N'atë kohë tanë
bregu i këtejshëm i Adriatikut, deri në Tergestën e bujshme jase
Triestën e ditëve tona, ish breg ilir. Ma vonë, u derdhën këndej
romakët, tevona sllavët, normanët, venetikët, turqit e shumë popuj
tjerë të huej. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit,
si edhe vetë muret e kështjellës, janë lagë me përrej gjaku t'atyne që
e kanë sulmue dhe t'atyne që e kanë mbrojtë. Të huejt erdhën e shkuen,
kurse populli ynë mbeti i ngulun në këtë tokë ilire. Ndërtimi i
kështjellës së Rozafatit ka nji gojëdhanë të bukur e të hidhun që na ka
ardhë nga lashtësia jonë.
Qe se ç'thotë kjo gojëdhanë.
"... I ra
mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tanë. Tri ditë e tri net kjo mjegull
mbeti aty. Mbas tri ditësh e tri netësh nji erë e hollë fryu e e naltoi
mjegullën. E naltoi dhe e shpuni deri në kodrën e Valdanuzit. Aty maje
kodrës tre vëllazën punoshin. Ndërtoshin nji kështjellë. Po, murin që
naltoshin ditën u prishej natën, e kësisoj nuk e naltonin dot.
Na kalon aty nji plak i mirë.
- Puna e mbarë, o tre vëllazën.
-
Të mbarë paç, o plak i mirë. Po ku e sheh ti të mbarën tonë? Ditën
punojmë, natën na shembet. A din me na diftue ndoj fjalë të mirë: çka
të bajmë që t'i mbajmë muret më kambë?
- Unë di - u thotë plaku ~ po drue me jua thanë se a' mëkat.
Atë mëkat hidhe mbi krytin tonë, se na duem ta qëndrojmë më kambë nji këtë kështjellë. Plaku i mirë mendohet e pvet:
- A jeni të martuem, trima? A i keni ju të tri varzat e jueja?
- Të martuem jemi - i thonë ata. - Edhe të tre i kemi varzat tona. Na thuej pra ç'të bajmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë?
-
Në daçi m'e qëndrue, lidhuni me besa-besë: varzave mos u diftoni, në
shpi mos kuvendoni për fjalët që do t'ju thom unë. Ate prej të tri
kunatave që do të vijë nesër bukë me ju pru, ta merrni e ta muroni të
gjallë në mur të kështjellës. Atëhere keni me pa se muri ka me zanë
vend e me qëndrue për jetë e mot.
Tha kështu plaku e shkoi: njitash u pa, njitash s'u pa.
Medet!
Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën. Kuvendoi në shtëpi, i tregoi
vashës së vet kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen.
Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të tana vashës së vet.
Vetëm i vogli e mbajti besën e fjalën: nuk kuvendoi në shpi, nuk i
tregoi vashës së vet.
Nadje. Të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanët shkapeten, gurët copëtohen, zemrat rrahin, muret naltohen.
Në shpi, nana e djemve s'din gja. I thotë të madhes:
- Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa, nanë, sod s'mund të shkoj se jam e sëmunë.
Kthehet i thotë të mesmes:
- Moj nuse e mesme, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
- Besa, nanë, sod nuk mund të shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtë.
Nana e djemve i kthehet nuses së vogël:
- Moj nuse e vogël...
Nusja e vogël brof në kambë:
- Urdhno, nanë!
- Mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
- Besa, nanë, unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Drue se don gji me pi e kjan.
- Nisu, shko, se djalin ta shikjojmë na, s'ta lamë me kja - i thonë të kunatat.
Ngrihet
e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me venë, e puth djalin
në të dy faqet, niset e bjen në Kazenë; njaty ngjit kodrën e
Valdanuzit, i avitet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të
kunetnit e i shoqi.
- Puna mbarë, o mjeshtër!
Po ç'asht njikështu?
Çekanët
ndalen e s'shkapeten, po zemrat rrahin fort e fort. Fëtyrat zbehen. Kur
e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin prej dore, mallkon gurin e
murin. E shoqja i thotë:
- Ç'ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindë n'e zezë ditë, moj kunata jonë. Na e kemi ba me fjalë me të murue të gjallë në mur të kështjellës.
-
Shëndosh ju, o kunetë. Po unë do t'ju la nji porosi: kur të më muroni
në mur, synin e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini
jashtë, kambën e djathtë të ma lini jashtë, gjinin e djathtë të ma lini
jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të kjajë - me njanin sy
do ta shikjoj, me njanën dorë ta ledhatoj, me njanën kambë t'i tund
djepin e me njanin gji t'i jap me pi. Gjini m'u nguroftë, kështjella
qëndroftë, djali jem u trimnoftë, u baftë mbret e mbretnoftë!
Ata e
marrin nusen e vogël e e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret
ngrihen, naltohen, nuk shemben ma si ma parë. Po rranxë tyne gurët janë
edhe sod të lagun e të myshkun, sepse vahdojnë me pikue lotët e nanës
për birin e saj... E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Legjenda dhe Historia e Durresit…   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 3:42 pm

Cikel me te dhena historike rreth Legjendave per Durresin

Epidamni qytet Ilir perfshire ne dallget e Adriatikut.

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE U1_mosaiken-av-illyrska-tiderNje
legjende mitologjike me origjine ilire, botuar nga Apiani, historian
Grek, i shek. II. pas Krishtit, thote ne "HISTORINE E ROMES" ne pjesen
ku pershkruan ''Luften civile, Libri II'' shkruan:


Mbreti i
barbareve te ketij vendi Epidamni, ndertoi prane detit nje qytet, dhe e
quajti si pas emrit te tij Epidamn.I biri i se bijes se tij, Dyrrahu te
cilin e konsiderojne se rrejdh nga Poseidoni, nderrtoi prane qytetit
nje liman dhe e quajti Dyrrah.

Kjo legjende edhe pse mitologjike
shume e lashte ka nje baze vertetesie ku tregohet se deri ne shek. II.
pas. Kri. qarkullonte gojedhena qe tregonte zanafillen e preiardhies se
emrave te dy qyteteve te lashte ilire, te cilet sic di te shohim hyjne
ne historine e shkruar si dy qytete ilire, ne bregdetin lindor te
Adriatikut vetem atehere kur behen te njohur nga lundertaret grek.Me
vone do te njihen edhe me mire atehere kur Roma filloi te interesohet
per qytetet e bregdetit te Adriatikut, qe do ti sherbenin si kryeura
per futjen ne thellesi te Ballkanit.Permendin se ndersa legjenda e
Epidamnit dhe Dyrrahut eshte me origjine ilire, legjenda e Butrintit e
lidh themelin e ketij qyteti, nga trojane te kthyer nga lufta e
Trojes.Epidamni sic e permendim ishte i njohur nepermjet historise
legjendare, per mungese se historise se shkruar ilire.Ai permendet per
here te pare nga Tuiqidi ne shek. V. para Krishtit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE EmptyMon Apr 14, 2008 3:42 pm

Ky historian i permendur i Greqise se lashte, per rendesine qe kishte
ky qytet ne kohen e tij e pershkruan me hollesi deri diku edhe
vend-ndodhjen por ne vecanti gjendjen ekonomike e kulturore te tij,
prandaj edhe ne po e japim te gjithe pershkrimin e tij per kete qytet,
per ta kuptuar edhe me mire problemin qe po trajtojme.Tuiqidi shkruan:

(24)Epidamni
ishte nje qytet qe ndodhej ne anen e djathte, kur hyn ne gjirin e
Jonit, prane tij pasojne barbaret taulante, fis ilir.Kete e kolonizuan
kerkyrasit, kurse te pare bene Falin, te birin e Eratoklidit nga
Korinthi, i fisit te Herakliut, i cili sipas zakonit te vjeter, u thirr
nga qyteti meme Kerkyra.Midis kolonisteve kishte edhe disa Korinthas,
dh te tjeret 6/27/01 nga fisi i Dorev.Me kalimin e kohes, ky qytet u be
i fuqishem dhe me banore shume.Por thone se per shkak te grindjeve te
brendshme qe paten per nje kohe te gjate midis tyre, u shkaterruan ne
nje lufte me barbaret fqinj dhe humben fuqine e madhe te tyre.

Me
ne fund, pak perpara kesaj lufte (Lufta e Peloponezit) populli i
Epidamnit deboi oligarket nga qyteti, kurse keta te fundit,oligarket u
leshuan kunder qytetit me barbaret, dhe po i grabitnin banoret e
qytetit edhe nga toka,edhe nga deti .Atehere (epidamnasit qe ishin ne
qytet) meqene se ishin zene ngushte, derguan delegate ne Kerkyre, si
qytet meme qe e koshin, duke u lutur qe te mos rrinin te paanshem per
ata qe po shkaterroheshin dita dites, por te kujdeseshin qe t'i
pajtonin te debuarit me ta dhe t'i jepnin fund luftes se barbareve.Ja
se c'kerkuan delegatet si lutesa ne tempullin e Heres.

Por
kerkyrasit nuk i pranuan lutjet e tyre dhe i percollen pa asgje.Keshtu
Epidamnasit, si e kuptuan se nuk do te kishin ndonje ndihme nga
kerkyra, rane ngushte dhe nuk dinin si t'i benin balle gjendjes qe
ishte krijuar dhe derguan ne Delfi dhe pyeten perendine ne se duhet
t'ua dorezonin qytetitn korinthasve, si te pare te kolonise dhe te
perpiqeshin t'i siguronin vetes ndonje ndihme nga ana e tyre.Perendia
iu pergjigj atyre qe t'ua dorezonin qytetin korinthasve dhe t'i njihnin
ata si udheheqes.Sipas porosise se orakullit,epidamnasit erdhen ne
Korinth dhe u dorezuan korinthasve kolonine, duke u vene ne dukje se i
pari i saj ishte nga Korinthi.Si u treguan pergjigjen e orakullit, iu
luten atyre qe te mos ti linin te shkaterroheshin po t'i
mbronin.Korinthasit per hir te se drejtes, pranuan ti mronin sepse
mendonin se kolonia ishte po aq e tyre sa edhe e kerkyrasve,ashtu edhe
per shkak te urrejtjes qe kishin kundrejt kerkyrasve, sepse ata nuk i
perfillnin, megjithese ishin koloniste te tyre.

Keshtu
kerkyrasit nuk dergonin ne Korinth ne festa te medha popullore flijimet
sipas zakonit te vjeter, nuk u linin Korinthasve vendin e pare ne
ceremonite e flijimeve, sikurse benin edhe kolnite e tjera, dhe ne
pergjithesi silleshin ndaj Korinthasve me perbuzje.Nga gjendja
ekonomike kerkyrasit ishin ne nje radhe me Helenet me te pasurit e
kohes, nga pergatitja ushtarake, ishin me te forte se ata.Ata
mburreshin ndonjehere me epersine e madhe te flotes se tyre, sepse
dikur ne kerkyre kane pas banuar faiaket e permendur si detare.Ja sepse
ata sepse ata tregonin nje kujdes te madh edhe perpara per ndertimin e
flotes, dhe atehere ishin me te fuqishem:ne fillim te luftes ata kushin
njeqind e njezet anije me tri sere lopatash.Te nisur nga te gjitha
keto, korinthasit i shkuan ne ndihme Epidamnit me kenaqesi;shpallen se
mund te shkonate atje per t'u vendosur si koloniste, kushdo qe do te
deshironte dhe derguan atje nje garnizon te perbere nga ambrakas,
lekundas dhe nga qytete te tjere te tyre.Keta shkuan ne kembe ne
Apolloni, e cila ishte koloni e korinthasve sepse kishin frike se mos
pengoheshin per kerkyrasve , po te kalonin neper det.

Por kur
kerkyrasit moren vesht se ne Epidamn kishin ardhur, koloniste dhe nje
garnizon dhe se kjo koloni u ishte dorezuar korinthasve, u zemeruan
rende.Ata menjehere dolen ne det me njezet e pese anije, me vone edhe
me nje flote tjeter, dhe duke i kercenuar kerkuan nga epidamnasit t'i
pranonin perseri te debuarit;puna eshte se te debuarit kishin ardhur ne
Kerkyre dhe duke u permendur varret e te pareve te tyre dhe lidhjet
fisnore u luteshin ti kthenin neatdhe Kerkyrasit kerkuan qe te perzinin
gjithashtu edhe garnizonin e kolonisteve, qe kishin derguar korinthasit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE   ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Referencë
» KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ
» Shqiptaret ne Perendim KULTURA dhe Tradita !
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» Arti shqiptar - gjurme te hershme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: