Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 13, 14, 15 ... 17 ... 21  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyMon Apr 21, 2008 3:04 pm

XII
Na mallkoi historia!
Veç të zeza pat Shqipëria!
Ndarje zinxhirë, kurrë bashkim!
Mallkim, mallkim, mallkim!
Përçarje, përçarje, përçarje!
Ndarje, ndarje, ndarje!
Robëri, robëri, sërish robëri!
Pushtim, pushtim, në vazhdimësi!
Vuajtje, vuajtje e mjerim!
Varfëri, varfëri e pështjellim!

Pse na ndoqi fati i zi?!
Nëpër histori, në pafundësi!
O Zot, o djall, o shqiptar!
A ka burrë e luftëtar?
Që armikun e tund?
Që pluhurin e shkund?
A ka fund, a ka shpëtim?
Që të dalim nga ky pushtim?!

Përsëriten humbjet ciklike!
Anembanë Shqipërisë etnike!
Vlon armiqësia si kazan!
Shpërthen mëria si vullkan!
Bën kërdinë tradhëtia!
N’zi mbulohet Shqipëria!

Çudi e paradoksale!
Tmerr dhe fatale!
Shqiptarët s’i bashkoi robëria!
Patriotizmi, as dashuria!
S’i bashkoi pushtimi!
As greko-sllavët e kolonizimi!
S’i bashkoi pushka e lirisë!
As rënkimi i shqiptarisë!
S’i bashkoi lufta çlirimtare!
As gjenocidi e krimet barbare!

Nuk pati pajtim e miqësi!
Pati përçarje, armiqësi!
Prapaskena e prapësi!
Vëllavrasje dhe pabesi!
Hakmarrje dhe ligësi!
Dyftyrësi e poshtërsi!
Karrierizëm dhe zili!
Inat, urrejtje e xhelozi!

Le të zihet hënë e diell!
Le t’përzihet dhé e qiell!
Le t’trazohet tokë e det!
Me ne bëjnë eksperiment!

Çamëria - po jep shpirt!
Malësia - n’terr pa dritë!
Ilirida - as gjallë, as vdekë!
Kosova Lindore - therë pa rrjepë!
Kosova Qendrore - për gazep!
Mbarë Shqipëria dalë në treg!

Mallkim, përçarje e robëri!
Nëpër shekuj, në përjetësi!
Derisa Shqiptarët të mbushen mend!
Ta çlirojnë, bashkojnë këtë vend!
Që mallkimin ta kthejnë n’bekim!
Dhe përçarjen në pajtim!
Dhe robërinë në çlirim!
Dhe Shqipërinë në lulëzim!

(Suedi, 2000)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyMon Apr 21, 2008 3:04 pm

REND - O SHQIPTAR!
(Kushtrim poetik)

Rend, o Shqiptar,
mbi akull, mbi ngrica,…
ngjeshi armët,
mpreh sakica!

Rend, o Shqiptar,
mbi therra, mbi driza,...
mprehi shpatat,
mpreh dhe shtiza!

Rend, o Shqiptar,
mbi zjarre, mbi vullkane,…
godit armiq,
ndal tufane!

Rend, o Shqiptar,
mbi plumba, tanksa, topa,…
të plasë greko-sllavi,
të çmendet Europa!

Rend, o Shqiptar,
përmes robërisë, pushtimit,…
me paqë, me luftë,
drejt ribashkimit!

Rend, o Shqiptar,
rend sot, rend tani,…
kullë krenare,
me pushkën në frengji!

Rend, o Shqiptar,
mbi borë, nëpër stuhi,…
nëpër shtrëngata,
për çlirim dhe për liri!

Rend, o Shqiptar,
rend me turr, me furi,…
me liri në gji,
për Nënën Shqipëri!

Rend, o Shqiptar,
përflake tokën, qiellin skuqe,…
nga Konica në Kotorr,
nga Tërkalla te Molla e Kuqe!

Rend, o Shqiptar,
krah për krah, me besa – besë,...
nga Ulqini në Preshevë,
nga Tivari në Prevezë!

Rend, o Shqiptar,
mbi bajoneta, shpatën zhvish,…
nga Durrësi në Veles,
nga Arta në Nish!

Rend, o Shqiptar,
me hapin vigan, armikun plandos,…
nga TreguRi në Florinë,
nga Kosturi në Leskoc!

Rend, o Shqiptar,
nëpër gërxhe, shkurre, përmbi lisa,…
nga Përlepi n’Durmitor,
nga Toplica te Larisa!

Rend, o Shqiptar,
nëpër lugina, gropa, kodra,…
nga Vranja n’Igumenicë,
nga Shkupi te Shkodra!

Rend, o Shqiptar,
përmbi brigje, nëpër lëndina,…
nga Përkupa n’Manastir,
nga Rozhaja te Janina!

Rend, o Shqiptar,
mbi armiq, mbi eshtra, gjak,…
nga Çamëria n’Karadak,
nga Morea në Sanxhak!

Rend, o Shqiptar,
rend me vrap, mos u tremb,…
perandoria greko-sllave,
duhet shemb!

Rend, o Shqiptar,
rend, rend, rend,…
Shqipëria etnike,
më i bukuri vend!

Rend, o Shqiptar,
përmes territ e ferrit,
rrugës së fitores,
rrugës së nderit!

Rend, o Shqiptar,
me pushkë, me penë në dorë,…
me flamur në ballë,
me krushq e dasmorë!

Rend, o Shqiptar,
nëpër shekuj, mijëvjeçarë,…
tmerro pushtuesë,
gjakos sundimtarë!

Rend, o Shqiptar,
mbi varre, mbi llogore,…
mposhte vdekjen,
korr fitore!
Rend, o Shqiptar,
drejt horizonteve qiellore,
si heronjtë e pavdekshëm,
si Shqiponjat arbërore!

Rend, o Shqiptar,
ditë e natë, rend nëpër vite,…
nëpër fshatra e qytete,
flamurin lart valëvite!

Rend, o Shqiptar,
nëpër mjegull, nëpër tym,...
përmes suferinës,…
nëpër baltë, nëpër lym!

Rend, o Shqiptar,
vatër më vatër me durim,
pa pajtim s’ka çlirim,
pa unitet s’ka bashkim!

Rend, o Shqiptar,
rend kryelartë, pa ngurrim,…
rend për liri,
me trimëri e guxim!



Rend, o Shqiptar, me vrull,
me forcë uragani,…
Në tokë si Anteu,
në qiell si Titani!

Rend, o Shqiptar,
po të pret e thërret vatani,
me zjarr si Prometheu,
me parzmore dardani!

Rend, o Shqiptar,
shpat më shpat, krua më krua,…
herë skyfter e fajkua,
herë kushedër e dragua!

Rend, o Shqiptar,
legjendë e gjallë, epike,…
lësho kushtrimin,
bjeshkëve kreshnike!

Rend, o Shqiptar,
luan me zemër fisnike,
ngrite në këmbë,
gjithë Shqipërinë etnike!

Rend, o Shqiptar,
me forcë titanike,
çliroje, bashkoje,
Shqipërinë ilirike!

Rend, o Shqiptar,
Zgalem në furtuna,
hije të ka lufta,
qëndresa e puna!

Rend, o Shqiptar,
të priftë e mbara, të bekoftë Zana,...
shkëmb graniti,
zog shqiponje në tramundana!

Rend, o Shqiptar,
nëpër rrugë, nëpër sheshe,…
lundro mbi dallgë,
sfido rrebeshe!


Rend, o Shqiptar,
mbi fusha, male, përmbi dete,
drejtësinë, fitoren,…
kombin ke me vete!

Rend, o Shqiptar,
përmbi kodra, breg më breg,…
herë si Leka i Madh,
herë si Skënderbeg!

Rend, o Shqiptar,
përmbi tokë, nëpër qiell,…
terrin bëhe dritë,
dritën Hënë e Diell!

Rend, o Shqiptar,
sikur tigri kur sulmon,
nga luftërat vjen,
drejt luftës shkon!

Rend, o Shqiptar,
me flakadan të lirisë,
lartëso vendin,
ndero pragun e shtëpisë!

Rend, o Shqiptar,
koha mos të shkelë,
rroki armët,
merrë mburojë dhe helmetë!

Rend, o Shqiptar,
rend, vrapo, turru sot e përjetë,
Shqipëria e bekuar,
të mos mbesë e shkretë!

Rend, o Shqiptar,
pishtarët e lirisë ndezi,
me zjarrin në zemër,
me armët për brezi!

Rend, o Shqiptar,
shpërthe qiellin e zi,
lësho rrezet e diellit,
të ndrisin mbi Shqipëri!




Rend, o Shqiptar,
nëpër prush, nëpër hi,…
Shqipërinë e ndarë, -
bëhe NJË përsëri!

Rend, o Shqiptar,
rend, mos hezito,…
rend përpara,
mos vendnumëro!

Rend, o Shqiptar,
rend, fluturo,…
betejë pas beteje,
mos u dorëzo!

Rend, o Shqiptar,
buçit, si orteku gjëmo,…
fortesë legjendare,
mbi bedena qëndro!

Rend, o Shqiptar,
mos u step, marsho,…
ballin lart, gjoksin hapur,
liri fito!

Rend, o Shqiptar,
ngrite kokën, mos duro,
shpërthe zinxhirë, burgje,…
pranga shkatërro!

Rend, o Shqiptar,
rend, mos ndalo,
për bashkimin e Shqipërisë,
lufto, lufto!

Rend, o Shqiptar,
mbi flatra të zogut,
Alpeve Shqiptare,
Fushës së Pollogut!

Rend, o Shqiptar,
mbi krahët e sokolit,
shpateve të Sharrit,
malit të Tomorrit!

Rend, o Shqiptar,
Fushës së Kosovës,
kreshtave t’Korabit,
Grykës së Rugovës!

Rend, o Shqiptar,
përmes Moresë dhe Epirit,
Luginës Vardarit
dhe shtratit të Drinit!

Rend, o Shqiptar,
Rrafshit Dukagjinit,
mbi valët e Vjosës
dhe të Shkumbinit!

Rend, o Shqiptar,
Anamoravës, Pellagonisë,
grykave t’Anamalit
dhe trojeve të Malësisë!

Rend, o Shqiptar,
rend me topuz e sokëllimë,
të prin Muji e Halili,
me Gjergj Elez Alinë!

Rend, o Shqiptar,
si rrufeja kur shkreptinë,
natën bëhe ditë,
ndriço Shqipërinë!

Rend, o Shqiptar,
o i Pari i Dheut,
rrënjë e patharë,
Feniks i Atdheut!

Rend, o Shqiptar,
mbi kalë të Skënderbeut,
lidhi cep më cep,
kufijtë e Mëmëdheut!

Rend, o Shqiptar,
me anije, përmbi huta,
me Agronin, në Kotorr,
po të pret Teuta!

Rend, o Shqiptar,
ndriço porsi ylli,
ndero Shqipërinë
si Bato, Pirro e Bardhyli!

Rend, o Shqiptar,
Shqipërisë deli zot,
tregoi botës mbarë,
se je trim, je patriot!

Rend, o Shqiptar,
përmbi gjemba, flakë e barot,
bashko trojet e Shqipërisë,
si i Madhi Kastriot!

Rend, o Shqiptar,
që nga Atlantida,
krahapur, krenare,…
të pret Ilirida!

Rend, o Shqiptar,
trojeve të Pellazgjisë,
mbille farën tonë,
anembanë Ilirisë!

Rend, o Shqiptar,
brigjeve t’Ilirisë,
mburojë e përkrenare,
bëju Arbërisë!

Rend, o Shqiptar,
bjeshkëve t’Arbërisë,
Shqipe dykrenare,
themel i Shqipërisë!

Rend, o Shqiptar,
kufijëve të Shqipërisë,
Roje e Kosovës, Iliridës,
Malësisë e Çamërisë!

Rend, o Shqiptar,
rend, tutje në përjetësi,…
për bashkim e liri,
rend për ardhmëri,...!

(Suedi, 1995)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Krijuesit të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyMon Apr 21, 2008 3:55 pm

Lulja

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 IMG_0196


Një lulëz mes një libri gjeta,
Të tharë edhe pa kundërmim;
Dhe për një çast i shtangur mbeta
E humba thellë n'ëndërrim.

Kur lulëzoi? Ç'pranverë thua?
Kush e këputi edhe ku?
Një dorë e njohur a e huaj?
Dhe pse e vuri vallë këtu?

a për kujtim të një takimi?
Apo për ndarjen plot trishtim?
A për një ëndje pikëllimi
Në heshtje fushash pa mbarim?

Ai, ajo, jetojnë vallë?
Ku thua janë, ku bredhin ku?
Apo mos ndoshta janë tharë,
Si dhe kjo lulëzë këtu?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyWed Apr 23, 2008 12:09 pm

Pakëz në ëndërr
Pakëz në zhgëndërr

Jam pakëz i ndrydhur pakëz i çliruar
duke vrapuar pas emrit
pakëz i zverdhur pakëz i friksuar

Jam pakëz i ngrirëpakëz i shkrirë
duke kënduar për ty
pakëz i rrahur pakëz i ndjekur jam

Jam pakëz i përbuzur nga dielli
kënga jote më ka ndezur
e më ka stërpikur me lotë
pakëz i vrarë edhe nga ylli jam

Jam ëndërr pakëz zhgëndërr
pakëz fëmijëkur fluturojnë zogjët

Jam pakëz endacak-shtegtimin e kam në gjak
duke ecur me ty kalistrok
pakëz i çuditshëm kur qëlloj retë

Jam pakëz i dyshimtë pakëz kokëfortë
kur shqelmoj zotrat që s'dinë të ngopen kurrë

Pakëz diçka nëpër zjarr diçka nëpër ujë
diçka që hyn në të ardhmen
për të ikur nga vdekja jam....
DIN MEHMETI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyThu Apr 24, 2008 12:15 am

Sytë që shkrepin gashuri

M'janë shkimë dritat e syve të gjallë
kthinave të mbrëmjeve luginave të nxira
e vrragëve të fytyrës së shterrur
derdhi pusat e fryrë të shpirtit
në shtratin ku të rrita ,o fëmijë.

-Eja bir-o,
të mbledh rreth stomit të gjinjëve të brejtur,
t'i ngrohë brinjët e kërrusura
ulurimeve të fërfëllazave të mallkuara,
eja bir-o,ta ndiej gjakun duke vluar!...

Eja në dashurinë e thimthave të rjepur
se me dhëmbë të rinj në gjak mi ke skurruar
e kurrë s'ta kam terratuar ballin
me shuplakë mallkimi ,
e kurrë s'ta kam shkrumuar jetën
me namë e rredhime,
eja bir-o,ta ndiej gjakun duke vluar!...

Të kam përkundur buzë vatrës
nën flakën e zbehtë të një une
e shpesh kam ikur përrenjëve
me djepin tënd ngarkuar
në tojat e një plunge.

Eja bir-o ,ta ndjej gjakun duke vluar!...

O shpirti le të më rritet
bregores sime të lulëzuar,
eshtrat le të më kallen si nur
për tokë e diell
se në sytë e tu që shkrepin dashuri
është gjaku i vatrës së re
duke vluar....
Din Mehmeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyThu Apr 24, 2008 5:11 pm

Lutje
Dy duar të njoma u bënë disqe flamujsh në djep'i natë
''Babë ,eja t'i përkëdhel mustaqet e thinjur
se edhe si vocrrak për ty kam mësuar shumë këngë''.

Dy duar të njoma u rrokën me dritë pa ndarë
''Babë,afrohu ta puth ballin si diell,
se edhe në gjumë dashuria jote m'ka ndezur si yll''.

Fëmija tashmë të ecën në rrugën e vet.
'O shtrima dorën e plasur prej rrëpatjeve ,babë,
se vetëm atëherë kam për t'u rritur i fortë si shkëmbi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyThu Apr 24, 2008 5:22 pm

Simfonija e vjeshtës
ështeë ulur në zgripcin e pragut të derës
si cung i djegur në moh.
Dhe belbëzon mbas klithmave të pipave
të krrusur prej barrës së erës
si trokaqe e mullirit buzëplasur;
''Natë,
kthemi sytë e vjedhur
që ia fala agut!''
....Vetëm klithma e pipave të kërrusur
thyhet nëpër lugje-
e zogzat dridhen nëpër trungje...
''Kthema gjuhën e dashurisë
ta stërpik plangun me diell-
se në buzët e mia,në acar
është rreshkur një melodi në lirë!''
Një rrashtë u ndez si eshkë,
do pishtarë u kallën në kreshtë ...
''O mbi grykën e varrit tënd
të paemër-natë,
krahët e agut po e ndëshkojnë terrin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyThu Apr 24, 2008 5:28 pm

Duke pritur
Të kam pritur
edhe kur kam vrapuar si era
livadheve të fëmijërisë.

Të kam pritur-
me flokë të shprishur në zemër
e me mordje në sy.

tTë kam pritur-
me sofër të shtruar,
të t'i fal duar e sy.

Të kam pritur-
e ti paske banuar gjithmonë në mua
në vdekje të mëdha e në lindje të vogla.

Kur të vish
do të më më gjesh në rrudhat e tokës
të ngurëzuar në shtegun e pritjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyThu Apr 24, 2008 5:46 pm

Mallkimi i gjakut
Zbraze ,zbraze një pushkë
në derë të oborrit o Zeqë Shpati!
Le të zgjohen të përgjumurit
strofujve të gjëmimeve shekullore,
se sot po na shkon Fata e po shuhet kanga e dashurisë,
që këndoi plangjeve tona!
Po të shkon Fatë-zeza , o bacë
me sy të qëndisur me ngjyrën e kopshteve,
me buzë posa të skuqura në bukën e misrit të ri...

O çikë e pate ,
e jo fëmijë të gjetur buzë rrugëve!
O,e as rrogëtare jo
për të punuar nëpër ara.

Pse je shurdhuar bre bacë?
A s'kallesh në flakën e krahëve të vogëlushes së dashur
që e fale pa dëshirën e saj?

Po të shkon Fata me flokë bishtaleca të shelgjishteve
në zbërthim,
me harqe vetullash- dy krahë lejleku në fluturim,
me bebza vizëlluese- dy liqene të fshehura
në pishnajë .

O, a e di Zeq Shpat,
se për ty vetima hapësirën e shpon
lumenjët dalin nga shtrati me zllapa pikëllimi në brigje
se mordja mbi pullaze zdirgjet dhe lëpin jetën
e pëllumbave
që ajo ushqyer i ka me troha bukenë shtigje....

Zbraze fjalën si pushkën dikur,o Zeq Shpati
qëllo hallkën e vargonjve të ndryshkur
duarve të voglusheve tona
se
s'është kanu gjaku yt të mallkojë!....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptySat Apr 26, 2008 12:17 am

Kulla ime e lashtë

Po ec kulla ime e lashtë
me shtatë vëllezër rreth sofrës,
me frengji të çala nga sterra e loti,
me oxhak të tymosur nëpër kohë.

Herë e shoh në prehërin e bashkëve të reve,
në atë rogë dielli
ku rrezet shpërthejnë nga sytë,
herë në shtegun e përshëndetjeve
duke ndezur zjarrin në vete ,

Në atë ngricë...
...E vala valen në pezëm e mbyt
për një tjetër që ngjitet thikë përpjetë,
për atë që dirgjet ngul teposhtë
e përgjigja mbetet harresë në zhurmë .

Po ec me djepin tim të përkundur
nga duart e thata të nënës së mërdhirë,
me legjendat e harruara në muret e plasura ,po ec .

Herë më bëhet duq i kallur në zemër
e s'më le as të vdes ,
herë ngrihet para syve të pëllumbave
e s'më le as të lind.

....E koha kohën me brryla e shpon
për një zog që veten në fluturim e zë
për atë që bukuria e lartësive e rrëzon
e përgjigja mbetet simbol në thumb...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptySun May 04, 2008 9:49 pm

LIQEJTE BLU

Pashë ty.
Në fytyrën tende - një peizazh impresionist.
Në sytë e tu - dy liqenj të thellë blu.
Në buzët e tua - dy trëndafile rozë.
Në flokët e tu - errësirë.
Pashë ty dhe mbylla sytë
Se ishe diell e më verboje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyFri Jun 06, 2008 2:45 pm

Mos u ngrys prej dëshprimit,
Nëse jeta të gënjen!
Hesht në ditën e mundimit.-
Rishmëz dit'e gazit vjen.

Zemra me të ardhmen rron,
Nga e sotshmja shqetsohet,
Kur gjithçka papritur shkon,
Për të shkuarën mallohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyFri Jun 06, 2008 2:49 pm

Me çka të të peshoj,
me sy apo me zemër,
me çka ?

O, tërë botën
kënga jote e zgjoi
dhe kaltëria.

Me çka të të peshoj,
me sy apo me zemër,
me çka ?

O, të gjitha dritaret e jetës
krah e m'krah m'i çeli
ëndrra jote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyFri Jun 06, 2008 2:50 pm

Sofra shkruajti:
Mos u ngrys prej dëshprimit,
Nëse jeta të gënjen!
Hesht në ditën e mundimit.-
Rishmëz dit'e gazit vjen.

Zemra me të ardhmen rron,
Nga e sotshmja shqetsohet,
Kur gjithçka papritur shkon,
Për të shkuarën mallohet.
I nderuar Sofra ju mari ju si shembull mbase jeni i stafit ju kisha lute qe cdo postim ne kete teme re respektohet autoresia, te gjithe postimet qe skane autorin te largohen, pa asnje keqkuptim ju lutem!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyFri Jun 06, 2008 2:52 pm

E pa kufi je
si shpirti im, e pakufi-

e unë pash e m'pash
mundohem të të bi,

në grykë të shkëmbit
të pi ujë bore,

në pishnaja t'malit
të bëhem syri yt.

E pa kufi je, e pakufi
si shpirti im-

Kosovë, qetsi e dëshiruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyFri Jun 06, 2008 2:58 pm

naqeta ku t'i gjej unë tash autorët e këtyre vargjeve që solla...

Mendojë se vet titulli i kësaj teme lejonë poezi të sjellim edhe pa emrin e autorëve.

vargjet që i kam sjell lartë më duket se janë të Ali Podrimes për ate të paren nuk jam i sigurt më duket janë të Pushkinit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyTue Jun 17, 2008 6:11 pm

Lutje

Pashë fuqinë e zanit të dashnisë
ngjyrën mos e harro njeri,
se hallkat e marra të zilisë
kanë shumë shpresa me nxi.

Të lutem syshkruem i maleve gjaksore
ndale fërfëllazën në mirësi,
se predha ka afsh në valle dasmore
për flakë të madhe e fuqi.

Pashë eshnat e shkapërderdhun rrugëve
dritat e syve lëshoi n'këtë kand burrnor,
dejtë e kallun shikimi me ujë t'zemrave ,
kallijtë e mëngjezeve stolisi,me lule n'krahror.

Lule më lule kërko nektarin
që ma shumë mjaltë t'kesh në zgjue,
njeri i dashtun që frigove malin
vetëm kangë diellit tu'i këndue...

Pashë njatë rreze n'sy bote plague
falma zemrën e poetit ,
që të kam fuqi zjarrin me shplue
e mos t'më ndali as dallga e detit...

Fazli Greiçevci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyWed Jul 09, 2008 4:32 pm

Kur je i dashuruar

Bota është plotë bukuri
edhe shoqja ime këtë emër e ka .

E nesërmja të mirën premton
edhe biri im këtë emër e ka .

Kënga që kemi në buzë
quhet ardhmëri

si ta kish marrë emrin
e sime bijë.

Rexhep Elmazi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyWed Jul 09, 2008 4:36 pm

Kur shkon ti

Kur shkon ti
i merr këngët e mia
më le tel të ndryshkur
pa zë.

Kur shkon ti
zvogëlohem për aq sa rritem
kur vjen ti.

Kur shkon ti
e ruaj vetëm një fjalë
gjersa të mos kthehesh
ajo më je ti .

Rexhep Elmazi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyWed Jul 09, 2008 4:48 pm

Nëse ...
Nëse sosen fjalët e tua
e të miat s'presin më përgjegje
pse krenohemi me këto gojë që kemi.

Nëse vjen çasti
të shikohemi veç në shpinë
pse krenohemi me këta sy që kemi

Nëse vihet gardh
në mes të trupave tanë
pse krenohemi me këto duar që kemi

nëse....

Rexhep Elmazi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyWed Jul 09, 2008 4:58 pm

Dasma pa krushq

Andej kah del djali
shtrihet kurrizi i maleve
andej kah ecë çika
pushon deti i pyjeve

Atje ku këndon djali
malet po shemben
andej kah fshan çika
pyjet po kallen

I shtrijnë pyjet krahët e flakës
përqafojnë bjeshkët që po derdhen
po të dinte toka çka po bëhet
mali me mal do ish afruar

Mbrëmë dy vetë dhe terri
i trupuan malet...
-Qysh na iku çika
pa kerr të kuq pa pushkë!

Vetëm hëna me yjet
ishin krushqit e tyre.

Rexhep Elmazi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyMon Aug 11, 2008 3:46 am

Oj Kosove moj nene loke
E di moj se nuk e pate...
Se ke, e sdo ta keshe lehte
Mundime, hekje, dhimbje pa nderprere
Si dje,sot e ndoshta edhe ...
Ndoshta do mbetesh sot si dje
Poashtu shume e dhimbosur
Por besoj e garantoj, se jo edhe neser!
Sot me Ty
Derdhim lot gjithe na
Se prehet nje trim i madh
Ne preher te Nenes vete.
Nga dyqind mije nderime
Po aq vajtim, lot e ngushllime
Qytetar e pushtetar
I dhane lamtumiren e fundit
Enver Haradinajt-Atdhetar!...

Lavdi dhe i lehte i qofte toka arberore!
Me 17 prill 2005, B.S.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyMon Aug 11, 2008 3:49 am

Nena e Deshmorit

Nena Shprese mos u merzit,
Te ra djali ne luftim.
Kurre nuk te ka korit,
Shkoi Deshmor Visari trim.

E rrite per ideal,
Nene shqipetare e vertete.
Tetembedhjete i mbushi n'mal,
me bekim te rroje per jete.

Per Babin kish mall sot,
Do te shkoje t'a takoje.
Per trimin mos derdhni lot.
Per Ju do t'a perqafoje.

Mbahu nene, ti i dhe bekimin,
se Ai s'te la vete.
T'la Arsimin dhe Betimin,
dhe kujtim te tij perjete.

Kur t'ju lekundet qendresa,
mos u trembni,rrini qete.
Edhe nen toke jane fortesa,
Shqiptarise roje perjete.

Ne qiell t'Sharrit n'fluturim,
Kur t'shihni shqipen me flete.
Eshte Engjulli i Vendit Tim,
Eshte Visar Sinani vete.



Keto vargje ngushllimi i dedikohen nenes se Deshmorit Visar Sinani,Nenes Shprese...,djaloshit qe ra ne Brodec te Tetoves.Visari ka qene luftetar i UCK-se me 2001....Lavdi.
Xh.A.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Julia Gjika: Cikël poetik   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyWed Aug 13, 2008 3:49 am

Julia Gjika
“FOLE E ZOGUT” NE PEKIN
“Fole zogu” gjigande, brilante.
Cudite botën, kur derën hape.
Mijra krahë, mijra mendje,
miresevini i thanë globit
me buzëqeshje zemre.
Sikur këto duar,
të panumurta të njerëzimit,
pëllumba të lëshonin
drejt qiellit,
sikur krahët e planetit
trëndafila të rritin
dhe të mbajnë
balancën e vështirë
të drejtpeshimit,
si në trarin e ekuilibrit
Medalioni më i cmuar
do t’i shkonte gjoksit të Paqes.
Le të mos kish asgjë kjo botë,
vec Paqe!
Pak më parë
se “Foleja e Zogut” celi derën
Një luftë e re filloi,
mbi glob, e egër.
Njeri, mos rend pas Adamit.
Kënaqu me c’ke në duar sot
dhe falendero të madhin Zot!..
Do të mjaftonin retë,
Lotët e botës të mblidhnin.
Pastaj të shkarkojnë gëzimin .
Me brohoritje të këndojnë
Zemrat.
Per paqen e perbotshme
kampine mbi kampione
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 EmptyWed Aug 13, 2008 3:50 am

NUK I SHEH SI FLUTURAT VDESIN?
Mos i mbyll
dritaret qiellit.
Fluturat vdesin.
Nuk i sheh
si fluturat vdesin?
Kur s’kanë ajër,
Krahët thahen.
Pa rrënkime,
pa nxjerrë zë,
ato mpaken.
Fluturat vdesin.
Mos i mbyll,
dritaret shpirtit.
Shpirti vdes.
Pa liri,
krahëthyer
s’fluturon.
I burgosur,
pa hapësirë,
nuk jeton.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 14 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 14 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 13, 14, 15 ... 17 ... 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: