Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16 ... 21  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 3:50 am

STUHIA
Nuk duket këmbë zogu,
janë strukur në fole.
S’dëgjohet asnjë zhurmë,
bota sikur fle.
Një erë e lehtë fryn,
pastaj mërmëritje gjethesh,
së largu fërshëllima,
dëgjohen kërcitje degësh.
Në qiell shkrepëtima,
gjëmimet të shurdhojnë.
Errësohet dita, nxihet.
Stuhia ja fillon.
Cdo gjë që gjen përpara,
e shkul e flak e hedh.
Degët më të dobta,
i thyen i bën përshesh.
E lodhur, pa marrë frymë,
kur sheh cdo gjë përdhe,
tërhiqet duke lënë,
qetesi që të gënjen.
Me lotë curg, qan qielli,
derdh shiun papushim.
C’farë rafshoi stuhia,
harron sakaq njeriu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 3:51 am

TE NGUJUAR
Duhet ngritur zeri.
duhen bashkuar zerat
Per te ngujuarit,
Ne veri te vendit tone.
per shkak te gjakmarrjes.
Edhe pse bie ne vesh te shurdher.
Diku do te degjohet zeri.
Per ata,
qe me ankth presin pas xhamit.
Ne prite, pertej xhamit gjakmarresit.
Mbremjet gelltitin lotet e grave
Dhe friken e femijve,
Qe pergjojne,
me koken mbeshtetur parvazit
Me henen, ndajne kupen e dhimbjes.
Mengjeset te zymta gdhihen.
Ata, kane humbur kalendaret
Nuk dine c’muaj hyri
U duket vehtja pa emer
Jetojne, pa jete.
Trimeria than lote
Nuk derdh lumenj gjaku.
Te Falim gjakun!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 3:51 am

PRANVERA ESHTE KTHIM
Gjithmone kendoj per nje cati
Ku dallendyshet perseri ngriten folete
mengjeset zgjojne me cucuritje
Per ison llafazane qe ngrihet lart ne rete.
Gjithmone mendoj kthimin tim.
Nje ze nga larg me peshperit ne vesh
Gjaku yt, eshte yni.
Eja, pragu te therret
Te pret, sic e ke lene.
Gjithmone kendoj nje kenge
Qe pikellimin mund.
Eshte shpresa, nuk jam vetem,
Dhe syri nenes hapur
Te lule radhiqja e Marsit
era e perkund.
Pranvera eshte kthim,
Gjithmone na therret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 3:51 am

AH!
Kujtimin e një dite e thërras.
Era e oqeanit e shtyn larg
edhe më larg,
Përtej ujrave, nën një qiell gri,
ku s’kishte diell,
Vetëm një palë sy.
Shpirti më pikonte lotë.
Një lamtumirë më ndjek,
si pulëbardhë
Më pyet:
-Sa larg është rrezja e mëngjezit?
më thotë,:-Mos shiko pas,
si gruaja e Lotit,
mos qaj kujtimin e ditës,
që pas mbeti.
Mbi ujra ahet po vrapojnë
Shkojnë drejt një bregu,
ku thërmohet dhimbja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: TRE POETË-NJË AFINITET!   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 5:12 am

TA FLASIM SHQIPEN PA SLLAVIZMA

Selman Vokshi

Ta duam, ta mësojmë, ta flasim e ta shkruajmë
Shqipen tonë të bukur, pa gabime e bastardime.
Për ju prindër shqiptarë,
Për ju nxënës shkollarë,
Kosovare e kosovarë,
Shkrova këtë poezi,
Me të vetmen porosi:
“Shqipen tonë të mrekulluar,
të dashur e të praruar,
sa më parë për ta liruar,
prej shkinishtës së tepruar,
që aq shumë e ka kapluar,
që më nuk duhet duruar,
pa pasur aspak nevojë,
për çdo ditë po e zëmë me gojë.”
Pse dërzhavë e jo shtet?!
Pse zavodë e jo ent?!
Pse strujë e jo korrent?!
Pse kaish kur ai është rrip?!
Pse opshtinë e jo komunë?!
Pse vilushkë e jo pirun?!
Pse gollub e jo pëllumb?!
Pse tost e jo brumë?!
Pse rekë kur ai është lumë?!
Pse porez e jo tatim?!
Pse nagradë e jo shpërblim?!
Pse reshenje e jo vendim?!
E pse i thoni frizhider?
Kur ai është frigorifer.
Të flasim shqipen pa gabime
Kjo është porosia ime.
Pse sobë e jo dhomë?!
Kur e kemi shprehjen tonë?!
Pse gumë e jo gomë?!
Pse stanicë e jo stacion?!
Pse upravlaç e jo timon?!
Pse penzi e jo pension?!
Pse mast e jo yndyrë?!
Pse stub e jo shtyllë?!
Pse pivë e jo birrë?!
Kur tingëllon shumë më mirë?!
Pse carinë jo doganë?!
Pse zadrugë e jo kooperativë?!
Pse halinë e jo fustan?!
Pse pasosh e jo pasaportë?!
Po pse shargarepë e jo karrotë?!
Për të folur shqipen mirë
Duhet pasur shumë dëshirë.
Pse krevet e jo shtrat?!
Pse stomak e jo bark?!
Pse plloçë e jo pllakë?!
Pse grealicë e jo nxehëse?!
Pse pod e jo dysheme?!
Pse bubrek e jo veshkë?!
Pse breske e jo pjeshkë?!
Pse praznik e jo festë?!
Pse dnevnik e jo ditar?!
Pse konop e jo litar?!
Pse bollnicë jo spital
Pse vazduh e jo ajër?!
Pse zejtin e jo vaj?!
Pse poziv e jo ftesë?!
Pse stan e jo banesë?!
Prandaj ta flasim me dëshirë,
Gjuhen tonë shumë të mirë,
Se ky fjalor i mallkuar
Pa nevojë i huazuar
Shqipen tonë e ka dëmtuar.
Ky fjalor i çoroditur,
Shqipen tonë e ka tronditur.
Shqipja jonë është shumë e pasur,
Është e ëmbël, është e dashur,
Është gjuhë e moderuar,
Është krejtësisht e njësuar,
Është në botë e respektuar.
Këtë kurrë s’duhet harruar.
Prandaj të flasim me dinjitet,
Me përkushtim e me vullnet.
Të flasim bukur, e të flasim lehtë,
Të flasim pastër siç e do ky vend.
Këto fjalë të huaja t’i hedhim në det.
Dhe t’i harrojmë, pra përgjithmonë,
Se nuk kanë vend më në shqipen tonë.
Ne se kemi aspak vështirë,
Që shqipen tonë ta flasim mirë.
Gjuhën e ëmbël, gjuhën letrare
Gjuhën e bukur - gjuhën amtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 5:13 am

TRE POETË-NJË AFINITET!

Të flasim pa sllavizma

Halil Xani

E zgjata pak këtë poezi
Le të jetë kjo porosi
Për nxënës, prindër e arsimtarë
Se gjuha jonë është sikur ar
Ka plot fjalë-margaritarë
Këto sllavizma t`i harrojmë
Nga e folmja t`i mënjanojmë
Kjo porosi nuk është e sotit
Kemi amanet prej burrave të motit
PRA:
Pse ulicë e jo rrugicë
Pse jo poç po sijalicë
Pse jo rimorkio po prikolicë
Pse jo shpojës po bushalicë
Pse vodovod e jo ujësjellës
Përse branë e jo ujëmbledhës
Përse shina jo binarë
Pse çuvar e jo rojtar
Pse jo ndeshje po sudar
Pse ostallë jo tavolinë
Pse okolinë e jo rrethinë
Pse granicë e jo kufi
Pse majstor e jo zanatli
Thua tabëll e jo tabak, burrë
Përse thua zid e s`thua mur
Pse prezore jo dritare
Thua zheg e vapë është fare
Përse, përse o lum daja
Në vend shkuja, thua promaja
Përse vallë soka të themi
Fjalën lëngje kur e kemi…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 5:14 am

TRE POETË-NJË AFINITET!

”GJUHËN SHQIPE MOS E HARRONI”

Ismet M. Hasani

Ju shqiptarë në Diasporë,
rrini me lapsa e libra n’dorë,
shkruani, shkruani e lexoni
gjuhën shqipe mos e harroni!

Ju që jeni pak më të vjetër
Merrni vetë e shkruani në letër:
dhe tregoni brezit tjetër
”gjuhën shqipe ta shprehni n’vepër!”

Mbajuni të rinjve ligjërata
Ta mësojnë shqipen këto gjenerata!
Dhe tregojuni të gjithë shqiptarëve”
Të mos harrojnë gjuhën e t’parëve!”

T’i mbajnë n’mend fjalët e plakut
I tregonte ulur n’ballë t’oxhakut:
” Koha është e brezit të rinj
që i kanë çelë nga dy palë sy!”

”Dy parë sy ua dhuroi shkolla
zemër butë e mendtë e holla!”
Mësoni ju, sa jeni të rinj
Së kur të plakeni s’ju bën dobi!”

Kjo është këshillë për mësim
Sidomos për ata në mërgim:
- këtu shumë shpejt vitet kalojnë
- gjuhën e nënës mos ta harrojnë!”

Prandaj merreni si a m a n e t
Ju shqiptarë që jeni në Kurbet:
” Mos e harroni gjuhën amtare,
se ju namin nënat shqiptare!”

”Mos lakmoni gjuhën huaj
ajo kurrë s’bëhet e juaj
- mësoni shqipen si gjuhë të parë
- mos të harrojmë se jemi shqiptarë!”

Jeta në mërgim shumë imponon,
Nganjëherë për keq na mëson,
- Mos e lakoni rrugën e mësimit,
- Të edukatës edhe arsimimit!”

Mësoheni të flisni ju mirë shqip,
Bukës – bukë e kripës – krpë!
- E mos vraponi shumë pas pasurisë,
- Por pas mësimit dhe diturisë!”

Merruni me të drejtën e të vërtetën
Dhe kurrë mos e mundoni veten,
Sepse koha e bën të veten
Lehtësojani vetes jetën!”

Mos e leni mbrapa mësimin
Mos lakmoni aq shumë fitimin.
Fitimi i tepërt ta shkatërron jetën
Me dije e mësim din me ruajt veten!”

Në dije e arsim bëhuni lakmues
Mos punoni gjithmonë si pastrues,
Arsimoni vetën dhe këtë gjeneratë
Me punua në zyre e n’administratë!”

Mësimi ua pasuron gjendjen psikike,
Dhe ju largon prej punëve t’rënda fizike.
Më mësim i bëni kushtet më të mira
Dhe largoheni prej kushteve të vështira!”

Dhe ju lus more vëllezër shqiptarë!
Mos u bëni ju ziliqarë,
Njërin tjetrin – mos e urreni
Mësohuni që t’mira t’ju bëni!"
Dëgjoni këshillat e prindërve t’uaj,
Mos futni n’jetë adetin e huaj,
Praktikoni adetet atdhetare
Mos u plasni zëmrën nënave shqiptare!"

Nuk është mirë nënat t’ju mallkojnë,
Se ato gjithherë mirë ju mësojnë,
GJUHEN SHQIPE MOS E HARRONI,
KOMBIN E JUAJ E RRESPEKTONI!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 4:33 pm

Buzëdrinas

I ngjan pëllumbit që vdes në fluturim
I ngjan pemës që lulëzon për frytnim
I ngjan degës që kërkon trungun e vet
Rremtar, druvar, peshkatar, poet
je ai që je
edhe kur je
edhe kur s’je
edhe sot
edhe dje
dhe nesër padyshim,
b u z ë d r i n a s –
o trungu im!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 4:35 pm

Antimaltusiane

Zotërinj maltusianë
Superyje të Gazetës
Si s’ju lodhi, mor aman
Ky avaz i antijetës?

Zotërinj të pispillosur
Me parukë e parfum;
Përse djepi ju trishton
E ninulla ju lë pa gjumë?

Jo, zotërinj, edhe zonja
Me kravata e peliçe
Fëmijët tanë nuk janë bomba
As gratë tona lavatriçe!

Agim Vinca
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: KEIDI SEIDINI - Poezi -   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 9:47 pm

KEIDI SEIDINI
- Poezi -


Kam borxhe ca puthje...

I kam vetes borxh ca puthje..
Nuk doja por, më duhej aq shumë..
Një ikje mes ëndrrave boshe
një kthim mes lotësh në furtunë...
I kam vetes borxh ca puthje...
Dy buzë mbetën flak' përsëri..
I kam vetes borxh ca puthje...
më shumë se një, dy, tri...
dhe tepër vonë do të jetë..
me dorë puthjet do t'i dërgoj..
sa herë mendja më gëzohet..
s'di se si zemrën ta pajtoj..
i kam vetes borxh, ca puthje..
që dot s'i numëroj...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 9:48 pm

E dua dhe pikëpyetjen tënde në sy

Dëshirave, ti zbret në trupin tim
Asnjë prekje me sy nuk guxon të bësh
thyej me dorë çdo trishtim
Eja të më pushtosh
Ke frikë,
E dua dhe pikëpyetjen tënde në sy
Ke frik zemër,
S'e di sa më do ti?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 9:49 pm

Sa sirtarë ëndrrash theva për dru

E bardhë nata pa yje
Me zhurma më mbushet gota e birrës blu
Dashurisë, ikën zemrat tona
Veç ne të dy mbetëm këtu
E bardhe nata e bardhe zemra..
Sa sirtarë ëndrrash theva për dru
Doja të ngrohesha nga dëbora
Që më zbardhi në sytë e tu.....
E bardhë nata si e vdekur
Yjet si buqetë me sillnin mendimet e tua
Sa fjalë nuk me the i dashur
Në qiell ke lënë fjalën "Të Dua"
E bardhë nata... pa mua..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 9:49 pm

U lag dhe u fundos si Titaniku

Shpirtrat tanë si letra të bardha
U dogjën në zjarr
Ndaj një varkë formova me shpirtrat tanë
U lag dhe u fundos si Titaniku
Me pas një zog prej letre për ne të dy
Dhe u rrëzua sa shpejt ky fluturim
E grisa e bëra thërrime
Në ajër falka shpirtin tim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 9:50 pm

Vetminë kafshoja si e çmendur

Kërkova të të ngroh buzët
Një dite dimri..!
Njësoj si ti.. unë e ngrirë nga vetmia.
Po ne të dy nuk thyhemi, dhe pse të qelqtë
Të ngrirë me sy të jeshilta.
Fytyra të zbehta e hapa kuturu.
Kërkova të të ngroh buzët
Të shkrihesha në gjunjët e tu..
Kërkova të thyej akullin
Dhe zjarr të ndez me kockat e mija
Vetminë kafshoja si e çmendur
Tek thërrisja.. Dashuria..!

Asaj i dhe puthjen që ëndërroja unë
Nuk desha të di, kur asaj..
I dhe puthjen që ëndërroja unë..
Nuk desha t' ja di as kur qeshje me të..
...dhe pije nga vera jonë një gotë..
Ndaj sot..
Mos më pyet pse qaj për ty..
Nuk dua t' ja di..!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 9:50 pm

Në ajrin e ftohtë ndjej frymën tënde..

Sikur të shoh..
Në ajrin e ftohtë ndjej frymën tënde..
I mbyll sytë dhe e di..
Je një hap pas meje ..!
Nuk guxoj ta kthej unë kokën..
Kam frikë... nga mungesa jote e gjatë..
Por kur të pash përball me një tjetër
Ktheva kokën në çast ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 9:51 pm

I grisa ca vargje për ty...

I grisa ca vargje për ty..
Të kisha thënë – Të Dua..
-Jo..
Nuk duhet të shes unë zemrën
Dhe kur ajo më thotë..
-Po..
I grisa vargjet se çmendeshin për ty..
Për net imagjinare..
-O Zot.. ç'kish në to..
Nuk dua të t'pyes e para
-Më Do...?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 9:51 pm

Të dy.. mund të bëjmë veç dashuri

Ne të dy..
Nuk fyhemi dot jo..
Ne të dy.. mund të bëjmë veç dashuri
Aty.. ku prostitutë është kushdo..
Shahemi..ne të dy.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 9:52 pm

Të kam fyer.. E di..

Faljet e mija nuk mbushin dot zemërimin tënd..
Ca pika lotësh
Sytë m'i bëjnë më të kthjellët
Dhe ti pasqyrohesh aty...
Nuk ja fal dot vetes trishtimin në sy..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 9:52 pm

Asnjë vizitor në muzeun e dashurisë

Vjeshtës ndiej të bije,
Trishtimit, gjetheve ngjyrosur
Në fytin tim një kollë e thatë
Në shpirt një ëndërr palosur..
Funerale vetmie çdo ditë
Asnjë vizitor në muzeun e dashurisë
Vjeshtës ndjej të bie
Lirisht...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyWed Aug 13, 2008 10:43 pm

KUSH E
VRAU DASHURINË






Kush
të tha se vritet me plumb dashuria?



Kush
të tha që,... Ajo paska edhe varr?



Kush
të tha se ndienjat nuk burojnë nga zemra?



Kush
tha: ...."Dashuria varet në litar? "






Dashurinë
e hodhën nga shkëmb i thepisur,



Ajo
fluturoi e në zemër ra.




detin e thellë e shpunë për t'a mbytur!



Ajo
prapë...
Çau dallgët e mëdha.





Ai që
e di ç’do të thotë kjo fjalë,



Dashuri
të pastër në zemër ka rritur.



Do të
jet i lumtur,sa të jetë gjallë,




Edhe pse në jetë dallg e ka goditur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyThu Aug 14, 2008 3:37 pm

MAJLINDA BASHLLARI


Për gocën që lahet në det, lakuriq

Goca rrëshqet në ujin e ngrohtë, të gjelbër si vaj
ulliri... pertej bregut digjet divjaka,
luspa insektesh e peshqish kërcasin në ajrin e nxehtë
...dhe goca hyn thellë e më thellë... zbërthen rripat
pas qafës dhe shpinës, rripat e hollë të mbathjeve
...lëngu i trashë, i kripur i fërkohet kofshëve,
buzëve të fryra të seksit, gjoksit të vogël.
Mbështjell krejt kurmin e njomë, me pëshpërima
mirëseardhjeje... sheh rreth e qark me droje,
por njerëzit kanë mbetur larg, shullehen
në rërën e imët duke u shqetësuar
për artritet e vjetra, kolorin e barkut dhe shpinës...
ndërsa ajo si e çliruar nga të gjitha peshat,
derdhet e tëra në një përqafim lektisës
me detin... kjo duhet të jetë orgazma, thotë pas pak,
e habitur sesi njerëzit nganjëherë
e ndërlikojnë më shumë se ç'duhet jetën.
Goca bën pirueta dhe qesh,
ujërat i sillen rreth kurmit si krahët e djalit që i iku...
piruete... piruete... piruete... krahët lidhen e zgjidhen,
symbyllur ajo qesh, puthet me rrezen e pasdites,
është lëng e tëra - pjeshkë e pjekur kopshti...
është dritë e tëra - frymë lirie... lakuriq kërcen e zhytet
nën valë, si femër delfini, goca... shtrëngon fort
me një dorë kostumin e banjes, me rripat e hollë
ku pas pak shpirt do japë liria...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyThu Aug 14, 2008 3:38 pm

DRITERO AGOLLI


KUR NJE MENGJES

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyThu Aug 14, 2008 3:38 pm

XHEVAHIR SPAHIU



Rekuiem per oren 6...

Ora 6
Akrepat si dy krahe te hapur qe presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as ne 6 e nje minute
ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
une isha me vetmine ne 6 e tre minuta
ne 6 e kater bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtes si dy pika uji
6 e shtate, 6 e tete, 6 e nente, 6 e dhjete
Ti s'po vjen
S'po vjen
S'vjen
ne 6 e pesembdhjete
hodha syte si dy vetetima ne fushen e ores se qytetit
akrepat u thyen si dy krahe te nje zogu
qe s'ekziston

Une mora pikellimin per dore
dhe ika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyThu Aug 14, 2008 3:39 pm

Une e di qe ti tani per mua
prane stufes rri dhe mendon:
"Jorgo,Jorgo-ti me vete thua,-
kete nate ku po e kalon?

Valle mos ndonje vejushe e mbetur
te ka marre sonte ne shtepi
dhe te puth e te pushton etur,
gjithe epsh e gjithe egersi?..."

S'ke se c'ben,e dashur,rruge e shkrete
ne te huaj shtreter te perplas!
S'kane faj vejushat mendjelehta
qe ne brengen time gjejne gaz!

Ti serishmi mendjen vret per mua
prane stufes,brengen duke fshehur:
"Jorgo,Jorgo!-prape me vete thua,-
Mos po endesh rrugeve i dehur?"

Jo e dashur,sonte fli e qete:
Ne nje park te heshtur fill i vetem
po qendroj,porsi nje zog pa flete;
Permbi stol i krrusur,qaj e mekem
dhe pse qaj nuk e kuptoj as vete...
Nje nga poezite e poetit tim te preferuar Jorgo Bllaci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 EmptyThu Aug 14, 2008 3:40 pm

ERVIN HATIBI

Ndjenje e dashuruar

Me ndjenjat jam ulur ne dhome e bisedoj
ato jane dashuruar me ty, une nuk i besoj
Me hir trendafilash dimri, qe celin mbi re,
te krahasojne
si harqe ylberesh hutuar
rreth flokeve te tu duan te qendrojne

Mbi udhet e fletes sime fillojne te vrapojne
dhe tingujt nga pas po i ndjekin
une per nje cast ndaloj
te gjithe me shikojne dhe nisin e presin
u them po shkoj, hej ta takoj

Nga duart e henes te marr,nga yjet e ftohte
mbi krahet e mia te mbaj, nga endrrat te mbroj
Rreth teje ndjenjat e mia dhe tingujt e lashte
njeherazi thone
ky djale qe ju shihni prane ka shekuj me radhe
qe po ju kerkon

Harrohemi ne brigje prekjesh,ne kenge vetetimash
ne dete te arte buzeqeshjesh
ecin mbi perla vargjesh, ne maja te lira
ku vetem nje ze eshte degjuar,
heeej, heeeej jam dashuruar...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 15 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 15 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16 ... 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: