Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 18, 19, 20, 21  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 3:52 am

Dashurija 

E ndiej dashurinë 
dhe dua të dashuroj.
Atë vajz që më gëzonë
dhe unë ta gëzoj.
Ç’do gjë në jetë
të ngjall dashurinë.
Kur era e malit 
të fal ëmbëlsinë,
Kur deti i gjerë,
të fal bukurinë.
A nuk të ngjall,
e gjith kjo,
dashurinë?

D. Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 3:52 am

Kujtoj 

Kur shtronim shinat,
se si më dukej.
Nuk mund ta shpreh,
gëzimin që ndieja.
Kujtoj të gjitha,
ditët e aksionit.
Sa ëndëra të bukura ,
më ngjall traseja.

D. Cana 1979
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 3:53 am

Shumë herë thashë

Shumë herë thashë, shumë herë desha,
Ta ndaloja penën, të mos shkruaja letra.

E nisa të parën, hë edhe një tjetër.
Në pritje të përgjigjes, nisja nga një letër.

Po, ç’qëndisja në to? Vallë ç’intrigoja?
Hallet, shqetësimet, nisja e tregoja.

Ku e nisja letrën, e ku përfundonte.
Këtë asnjë burrë, nuk mund ta kuptonte.

Si nuk doli një? Njeri, a i vrarë?
Ta këndonte letrën, të më qante hallë.

Pa le kur kërkoja, takim ballpërballë!
Ca më sikterisnin, ca fytyrë vrarë.

Ca me servilizëm, pa shum salltanet.
Thon një fjal të ëmbël, “Na lini të qetë “.

S’është pun partie, kemi pun të tjera.
Ne shikojmë ka apo...S’ka ujë lera.

Shikojm interesin , për gjith shoqëri,
Rron apo nuk rronë, faktori njeri.

Ç’të them un i ziu! Ç’ të shkruaj më parë!
Merak do më mbetet, sot e gjer në varr,
Se takova dotë, Shokun Sekretar.

Shumë herë thash, shumë herë desha
Të më kuptoj njëri, të dal e vërteta.

D. Cana 1985
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 3:53 am

Ta shpërblefshim në liri

(kushtuar Fato Berberit)

Duart e tua të bardha, të buta,
s’tu lodhën kurr me ato gërshërë.
Vrapoje ti mes breshëris’ plumbave,
plagët shokëve për t’ua zënë.

Dhe çoje ti, melhem mbi to.
Dhe ikte dhimbja, sa prekje ti.
-Fato moj motra e vogël,
ta shpërblefshim në liri.

Etje djegur, plagëve të marra,
të uronin shokët shpeshë.
- Në liri kur ta fitojmë,
do të bëhesh doktoreshë.

Mbi tavolin gërshërët flasin.
Në stendë ti na buzëqesh.
Ato gërshër, një libër i rallë,
për Faton trime, doktoreshë.

v.o.i kam dorzuar vet në muzeun e Tepelenës
gërshërët e F.Berberit, të ruajtura nga nëna ime.
Më 1978
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 3:54 am

Ti je një grua e bukur

Gjithë forcën e mendimit
që më ngjall, kur e kujtoj.
Për atë që po zhuritem,
pa atë, që s’mund të rroj.

Dhe tani që e kam largë,
para syve më qëndron.
Si në ëndërr, them ca fjalë,
ky kujtim më hidhëron.

S’di si ndodhi, i qartë s’jamë,
por në zemër më sëmbon.
Një kujtim, i zjarrti mallë
gjithë trupin ma pushton.

Intriga dhe xhelozija
jan dy gjëra që në jetë,
Të ndajnë nga dashuria,
vetëm të lën , e të shkretë.

Dhe në dorë, po të të mbaja,
porsi lule e këputur.
Gjuh e zemrës do të fliste: 

-Ti, je një grua e bukur.

D. Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 3:54 am

Për kujtim në vëndin tënd

Gjithë forca e mendimit 
më çon në kujtimin tënd.
At’herë lot i nxeht i syrit
më shpërthen, e qaj me zë. 

Sa herë rri e mendoj, 
sa her’ zemra që më rreh,
Them me vete bëj durim.
Ti moj ti, me mua je.

Edhe tani që po shkruaj,
s’jam i lirë në trup e shpirt.
Jam si zogu që shkund krahët 
mbas' shiut, ndaj të gdhirë.

I kam qejf dallandyshet,
zogjtë, bletët e gjithçka.
Blerimin kur pemët vishen,
me gjith shpirt këndoj për ta.


Dor për dore, do të ecnim 
në livadhe, në lëndina..
Tufa lulesh do të falja 
çaji mali, trëndelina..

Ti moj ti, që më zhurite
që për mua nuk mendon.
Me një ëndërr më trishtove..
Ëndërr, që asgjë s’premton.

D. Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 3:55 am

U bëfsh njëqint vjeç

Oj kënga ç’vajka me iso!
Oj vallja ç’u hedhka bukur!
Dhe nata e ngrohtë e Majit
të ç’lodh, të ngazëllen.

Shtëpia dykatëshe mbi kodër, 
k’të natë të freskët , ka festë.
Se ti e bukur Anila,
mbush plot, pesëmbëdhjetë.

Fytyra jote e qeshur
gëzimin e jetës shpreh.
Të gjith t’urojnë me zemër:
- U bëfsh Njëqind vjeç.
Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 3:55 am

Për tokën time

Për tokën time do shkruaj me zjarr.
E tërë nervat ti tendos.
Do shpreh një brengë, do shpreh një mallë.
Si letër shpirtin ma palos.

D. Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 3:56 am

Mbi fotografi

Të isha pranë teje vetëm një çast !
Do të këndoja me dashuri.
Do të këndoja, me mall e zjarr.
Ashtu si tani mbi fotografi.

Do të këndoja një serenatë,
për ty dhe vetëm shëndet lus.
Gjer mëngjes, sa gjumi të më marë,
e telat kitares t’ja këpus.
D.Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 3:57 am

Për popullin tim

Këndoj atë këngë, që mua më rinon.
Që më jep jetë, e më bën të fortë.
Ç’do varg, ç’do tingull i saj,
Rrjedh i pastër, si ujët kristal.

Rrjedh e rrjedh kënga ime,
Këngë e pa shteruar.
Vjen nga kohërat, nga thellësitë,
Si oshëtim e viteve të pa harruar.

Ashtu si veriu i ëmbël n’pranverë,
Që sythet çel, e limfën e bën të rrjedhë!
Ashtu dhe kënga jonë rrjedh e qetë,
Nëpër dejet tanë, e na jep jetë.
Pastaj rishtas fluturon lehtë,
E lart në qiell ngrihet shpejt.
Kur këndojmë të gjith, e zërat bashkojmë,
E dielli më tepër dritë s’mund të ketë.
D. Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 3:57 am

E pushtove kalanë

Më do, të dua!
Të gjitha fjal janë.
Kush e besoi brengën,
që pushtoi kalanë?

Të shikosh herë tjetër
ç’do bëhet, më thua!
Të gjitha përralla 
nga buzët e tua.

Tjetër thonë sytë,
tjetër zemra jote!
Nuk i gjendet filli
fare kësaj bote.

Si ëmbël e thua
të lutem, direktë..
Thua se na qënke,
“Lule Mosmëprekë”.

Pakë lot i derdha,
para se filloj.
Ndaj dua të shkruaj,
e të mos pushoj.

Ti ndoshta do tallesh
me fjalët e mija.
Të gjitha sa thuhen,
janë nga dashurija.

D. Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 3:58 am

Brenga kosovare

Nuk më lë një breng e shkretë,
të dal në dritare.
Më thotë ulu, shkruaj dy vargje
këngë Kosovare.
Nuk më lë të qetë një brengë,
nuk më lë të fle.
Më ngacmon përher më shumë,
më thotë:- Nuk e pe?!
Po. I pashë, i pash të gjitha.
Dhe sa nuk kam parë.
I pash nënat me të zeza,
me zemër të vrarë.
I pash gratë e Kosovës,
me duar në gji.
Qajnë për burrat, për vëllezrit,
qajnë për fëmijtë!
Qajnë e s’kanë të pushuar.
Ah ç’duron kjo zemër!
Mbushur pirgu me kufoma,
nuk i vë dot emër.
Qajnë gurët, qajnë pemët..
Edhe malet qajnë.
Për të gjorët Kosovarë
s’kanë nga t’ja mbajnë!
Të përzën nga vëndi jot,
nuk paska më keq.
Burra, gra edhe fëmij,
të rinj edhe pleq.
Ah Evrop, Evropa plakë!
U tregove skile.
Dikujt i hyre në hakë,
ja pate me hile.
Ata që kohën e shkonin,
në dhoma sedefi!
Aqë ditën, atë bënë.
Si u deshi qejfi.
Por s’mbaron aty e drejta,
s’shuhet historija.
Veç lirisë, asgjë s’kërkojë,
në trojet e mija.
Duam liri, në tokën tonë!
Jo pranga në duar!
Shqipëtari kurr nuk rronë
shtypur , skllavëruar.

D. Cana tetor 2001
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 3:58 am

PRAP DO VIM TEK TY

Vlorë moj e zeza tinë.
Prap e bëre tragjedinë!
Hodhe në detë rininë
Me ca varka si Opingë.

Pa kujtohu mir moj Vlorë..?
Sa ke hequr deri sotë?
Sa ke veshur në të zeza?
Sa mbyte në vaj e lotë?

Vlorë me tradita shumë
Që nuk flë, po rri pa gjumë!
Edhe netët me furtunë,
Zëmrën nga vëndi e çkulë.

Vlorë plakë burrëreshë.
Bëhu njëher trimëreshë.
Thuaj ndalë shesh për sheshë
Atij që të bëri përsheshë.

Ngrihu Vlorë, e bëja forra
Si qëmoti me Qemalë.
Ngrihu moj t'u thaftë dora,
Bjeri hasmit mu në ballë.

.

Ata djem që u mbytnë,
Nuk është se deshën vetë!
Dikush më qafë i mori,
Shkundur i hodhi në detë!

Priji ato tentakula
Vlorë zëmër e rinisë.
Kontraband e korrupsionin,
Që jan varr i Shqipërisë.

Përsëri do vim tek ty
Vlorë moj e shtrënjta jonë.
Do vim me flamurin lartë
Të ndërtojm e zbukurojmë.
Danel Cana Zakynthos
11.1.2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 4:00 am

VAJTIMI I NËNËS—Varianti II-të

Mbi një shkëmb të zbardhëllyer
kishte dalë plak’ e shkretë.
Me duart të kryqëzuara,
tret shikimin thell në detë..!

Ah moj zemër si duronë..!
Si duronë moj e shkretë..?
Më mirë plaçë për gjithmonë,
se sa heq ato që heq.

Ç’qe kështu kjo jeta jonë?
Kush e priste këtë ditë?
U hap përsëri kurbeti,
na mori bijat dhe bijtë.

Mbeti toka si e djegur!
I ka rën flak e pa parë!
Mbenë njerzit qyqyndrakë!
Është bërë pëllëmb e varr!

Nga ta zë e drithëruar!
Nuk do rrojë sa kam rruar.
Të mos shihja çfar kam parë.
Ca të vdekur, ca të gjallë!

Djal e nuse ç’mi ke bërë?
Det i thellë edhe i gjërë.
Ç'omi, mos m'i mbaj në gji!
Det i madh...det i zi.

Nga ti hedh sytë më parë?
Keq në detë.., e keq në malë!
Dhe në malet e Greqisë
mbenë bijt e Shqipërisë.

U përmbyçi more male.
More male të rënduar.
Sa kanë mbetur? Sa kanë ikur?
Vallë, i kini numuruar?

Dhe ata që kan arritur
Për atë bukë të shkretuar!
Si t'i gjejnë nënat e shkreta?
Kur dhe emrat kanë ndërruar!

Si ta lëm vëndin të shkretë?
Të humbasim mall e gjënë?
Të mohojmë gjuhën tonë?
Të mohojmë se kemi qënë?

Se në botë ka pak miqë.
Ka të mirë, e ka të liqë!
Ka disa që duartrokasin
kur ne njëri-tjetrin vrasim.

Ka dhe ca që na nderojnë.
Kërkojnë të na ndihmojnë.
Po.., sa do të mbaj i huaj?
Po s’punuat në vëndin tuaj?

Pra dhe mikun mbaje mik.
Dhe mos e bëj për të lik!
Por të ligut... tregoj vëndë,
mos i beso vëndin tëndë!

K’të që them, e them nga derti !
Syt e nënës mbenë nga deti !
Zëmër e nënës mir e di,
se do kthehi në shtëpi.
Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 4:02 am

MARATONOMAK
(Kushtuar Gramoz Palushit)

Thika pret Flamurin.
Zemra gjak kullon.
Ç'faj bëri Gramozi,
Fitoren kur feston?

Thika drejt në zemër,
Goditi pa mëshirë.
- Më vrau!I pa besi.
Njeriu i lig,për cmirë.

Dora gjakatare,
Nuk di të ndaloi.
Të tjera jetë kërkonte.
Kështu di të fitoi!

Të verbër të k'tij shekulli,
Largë cmirës pa emër.
Fitorja në një lojë.
Nuk matet me një zemër!

Fitoreja në lojë!
Dhe vete dhe vjen.
Prapë në jetë një Zemër,
Asnjëri nuk e kthen!

Pusho i qetë Gramoz!
Për nderin derdhe gjak.
Në shekuj do të mbetesh,
MARATONOMAK.
Zakynthos 2004Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 4:02 am

BËHU SËRISH TRIMËRESHË

Vlorë moj e zeza tinë;
Prap e bëre tragjedinë!
Me ca varka si opingë
valë me valë hodhe rininë.

Ditë me zi sikur pa shpresa
numurojë gjer më sotë!
Sa ke veshur në të zeza?
Sa ke lënë në vaj e lotë?

Ata bijë mbytur vale
tjetërkush në hon i çon.
Priji ato tentakula,
kontrabandë e korrupsion.

Vlorë e njohur burrëreshë.
Bëhu sërish trimëreshë.
Tek flamuri, mu në shesh
ndal atë që t’bën përshesh!

Ky lloj hasmi që u ngjall
Të mbuloj porsi dëbora .
Si qëmoti me Qemalë,
ngrihu Vlorë, e bëja forra.

2004 Danel Cana Zakynthos
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 4:03 am

MË I BUKUR

Çdo njeri ka një të shënjtë,
që ai e dashuron.
Për të gjumë s’bën i qetë,
për të fal, për të këndon.

Më i bukur vëndi imë.
Me pyje e lule shumë.
Me ujë të kulluar fare.
Mes maleve shkon një lumë.

Danel Cana Zakynthos 2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 4:04 am

( Kushtuar artistit të popullit )
K. RROSHI

Ç’ do thinjë e jotja
ç’do rudhë në ballë!
Artin shpreh ,
e artin mbanë.

Kur flet, kur qesh,
kur reciton..!
Gjeniun shpreh,
e Gjeni... rronë.

24 O2 2004
Danel Cana 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 4:05 am

ÇAST

Hëna ndriçon
e rrezet bjen mbi ty.
Në gjirin tënd të purpurt
k’to rreze gjejnë strehi.
Jasht dritares natë
e ti po ëndërron.
Mbështetur në krevatë,
për dashurinë mendon.
Gjethet një nga një
po bjenë në tokë të lagur.
Shkëputen nga mëma,
ku s’kan më për të vajtur.

Si hëna, të isha,
të bija në shtrat!
Lehtë e pa kuptuar
të merrja në krah.

Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 4:05 am

SI U KATANDISËM
Një çikë syt' i pe dhe u ndeze zjarr,
Ti e di sa vuajte i shkreti Omar.
Po un si të bëj, që i shoh përditë?
Të gjitha përjashta, kofshët edhe gjitë?!

Mendoje një puthje, edhe... ti e di,
Sa vuajtje shkaktonte, i shkreti Sadi!
Po unë si t'ja bëj që i shoh përditë?
Puthen, përqafohen, pleqt edhe të rinjtë?!

Kur hynte shtatori, vjeshta e praruar!
Këmbenin unazat, çiftet e fejuar.
Sot nuk kan lën gishtë, në këmb e në duar!
Janë bër njësoj, fejuar-martuar.

Vëth e byzylykë s'ka të numuruar!
S'kanë lën vënd bosh, as për t'i fërkuar!
I kan bërë veshët, si fundi një shoshe!
Gjuhë, buz e hundë, në mes e në qoshe.

Ti shikosh të veshur..bërë llapa-llapa. 
Mbushur gjithë andra, përpara e mbrapa.
Çjerrë e sakatosur, bërë për lemeri.
....Si u katandiska i ziu njeri?!
Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 4:06 am

DUA ,... SE TË DUA !
Dua që të flas, ti nuk më ndalon!
Dua që të pyes, rreptë më shikon!
Dua të shikoj, rrugën ma ndërron!
Dua... Prapë dua, ti veç më vonon!
....Po ndalu një çast!

Marr në telefon, po ti 'smë përgjigjesh!
Më bën që të vuaj, më bën që të pres!
Të lutem mos thuaj, se nuk ke dëgjuar!
Zemra nuk ta do, të luash me mua!
.... Zemra s'të gënjen! 

Të kam par si ecën, kam shtangur një çast!
Të kam par si qesh, të kam admiruar!
Të kam par si qan, zëmra më ka therur!
Kam qar edhe unë, se nuk kam duruar!
...Besomë ç'të thashë!

Ata lot që derdhje, ku i mbaje vallë?
S'priste loti lotin, mbi faqen e tharë!
Kush të ka kurdisur, thua që të vuash?
Mos e lësho veten, përpiqu të duash.
....Të duash vërtet.

Përpiqu njëherë, vetveten të gjesh!
Të mira të liga, akoma s'ja njeh!
Përpiqu të duash, mua, siç të dua!
Do falja gjithçka, vetëm të mos vuash!
....Është vetëm një jetë...
Danel Cana 2006
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 4:06 am

ÇAMËRIA
Unë do të jem i qetë,
Kur të shoh çamerin,
Në vënd të saja të rrojë!
Edhe si njerëz të lirë,
Të qeshë edhe të gëzoj.
Ma do zemra që të bëhet,
Ajo që njeriu do.
Po ke zemër prej njeriu,
Nuk i thuhet zemrës Jo!
Kush ka zemër prej njeriu,
Nuk e bën tjetrin të vuaj!
Por dhe kur e sheh që vuan!
E ndihmon, e i jep shpresë,
Se dhe boten po t'më falin,
Çameria do therresë!
Danel Cana 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 4:07 am

KAM SHUM SHPRESË
Kamë shumë shpresë;
Që të mos jeshë,
Ti e trishtuar dhe e vetmuar!

Kam shumë shpresë;
Që dashuria dhe lumturia,
Të vijnë tek Tyja!

Kam shumë shpresë;
Se e kupton,
Një zemër t'pa fajshme,
Kur dashuron!

Kam shumë shpresë;
Si asnjë tjetër,
Se edhe ti..,
Je e ngroht në dashuri!

Kam shumë shpresë;
Dhe për gjithë jetën,
Kështu do mbesë,
Me shpres e besë!
Danel Cana 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 4:08 am

ROJA DHE HAJDUTI
Një ditë rojtar i vreshtit
E zuri një hajdut!
Të vinte në kuvend shum ai ju lut!
Hajduti i shkathët,
E mbajti për mesi,
Që roja budalla,
Të mos ikte nga vreshti!
Roja ngriti zërin,
I revoltuar shumë;
Tani ta marr vesh,
Më zure Ti, a Unë??
Danel Cana 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 EmptyMon Sep 29, 2008 4:09 am

I VETMUARI
Këndo Bilbil e mos pusho
Si liria s'ka.
Po zemra ime në kafaz
Ngushëllim nuk ka.

Vajzë zëmra jote e brishtë
S'e njeh pabesinë.
Ndihmo dhe një zemër tjetër
Që pret dashurinë.
Danel Cana 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 19 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 19 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 18, 19, 20, 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: