Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Qëndrimi i Shqipërisë ndaj çështjes çame!

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Qëndrimi i Shqipërisë ndaj çështjes çame! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Qëndrimi i Shqipërisë ndaj çështjes çame!   Qëndrimi i Shqipërisë ndaj çështjes çame! - Faqe 2 EmptyWed Sep 10, 2008 2:26 pm

Fakte
historike



Çamëria
"vula e turpit" grek



· Problemi i
shqiptarëve të Çamërisë është një çështje, që kërkon zgjidhje dhe kjo do të
marrë fund me bindje të plotë, sepse është një e drejtë e padiskutueshme,
ndonëse qarqet shoviniste greke pretendojnë se kjo është çështje e panjohur.



Harta e Çamërisë

______________________________

Video: Historia
e Çamërisë - Këngë
për Çamërinë



* * *

Sot, pas dhjetëra vjetësh na shtrohet si
detyrë nga historia të mënjanojmë mjegullën, që faktet e pasluftës, qarqet e
autoriteteve greke janë munduar t'i transformojnë , duke fajësuar të
pafajshmit dhe të shfajësojnë ato qarqe që dhunuan truallin e Çamërisë. Si
rrjedhojë, kemi detyrë të hedhim dritë të fuqishme, duke zbuluar realitetin e
ngjarjeve, që sollën në ballafaqim dy popullsitë e krahinës. Shprehja
profetike e një intelektuali nga krahina e Igumenicës, të quajtur Kristo
Pituli, duke parashikuar rrjedhën e ngjarjeve, iu drejtua autoriteteve që të
mos t'i kundërvihen shqiptarëve, sepse pasojat do të ishin të rënda. Duke iu
drejtuar komandantit të xhandarmërisë, Vardhakullaqi, i thotë: "Ato që
ke në kokën tënde për të zbatuar, ki kujdes se do të dëmtojnë të dyja
popullsitë. Mendimet tuaja dhe ata që ju pasojnë janë krejtësisht të
padrejta. Ne këtu kemi vendin tonë dhe kemi jetuar në mënyrë harmonike me
shqiptarët."


Çamëria ka ekzistuar ndër shekuj
deri në ditët tona. Popullsia e kësaj krahine, tërësisht shqiptare, iu
nënshtrua një genocidi të paparë nga shovinizmi grek, e detyruan atë të
braktiste vatrat e saj. Për të qenë më konkret për dhunën e keqtrajtimet e
minoritetit shqiptar në truallin grek, ju sjell një shembull që citohet në
librin e historianit grek Jani Sharra, "Thesprotia ndërmjet shekuj"
(fq. 65 - vol. III)


Ai thotë: "Akuzat, drejtuar
popullit shqiptar të Çamërisë për bashkëpunimin me okupatorin, kanë qenë
supozime. Krejt ndryshe është e vërteta. U gjendën grekë, që përfaqësuan dhe
bashkëpunuan me armikun dhe dëshironin t'ju bashkonin fqinjëve pjesë të
truallit tonë. U gjendën grekë, që bashkëpunuan me armikun pushtues dhe
vepruan ndaj vetë popullit grek, duke grabitur dhe shkretuar! Se mos nuk qenë
grekë, ata që tradhtuan dhe spiunuan bashkatdhetarë të tjerë! E çuditshme e
qeverisë së Metaksait është që, në vend që të shikohej rreziku, që i kanosej
vendit, mobilizoi 1500 veta të minoritetit shqiptar dhe pjesën tjetër e
internoi nëpër ishuj. Më keq ai toleroi keqbërës grekë të bëjnë plaçkitje,
dhunime, grabitje dhe akte të tjera të shëmtuara në atë krahinë. Sot, pas dhjetëra
vjetësh na shtrohet si detyrë nga historia të mënjanojmë mjegullën, që faktet
e pasluftës, qarqet e autoriteteve greke janë munduar t'i transformojnë, duke
fajësuar të pafajshmit dhe të shfajësojnë ato qarqe që dhunuan truallin e
Çamërisë. Si rrjedhojë, kemi detyrë të hedhim dritë të fuqishme, duke zbuluar
realitetin e ngjarjeve, që sollën në ballafaqim dy popullsitë e krahinës.
Shprehja profetike e një intelektuali nga krahina e Igumenicës, të quajtur
Kristo Pituli, duke parashikuar rrjedhën e ngjarjeve, iu drejtua autoriteteve
që të mos t'i kundërvihen shqiptarëve, sepse pasojat do të ishin të rënda.
Duke iu drejtuar komandatit të xhandërmarisë, Vardhakullaqi, i thotë:
"Ato që ke në kokën tënde për të zbatuar, ki kujdes se do të dëmtojnë të
dyja popullsitë. Mendimet tuaja dhe ata që ju pasojnë janë krejtësisht të
padrejta. Ne këtu kemi vendin tonë dhe kemi jetuar në mënyrë harmonike me
shqiptarët." Dhuna e ushtruar ndaj popullit shqiptar të Çamërisë e kalon
atë kufirin brenda kuadrit të shtetit të qytetëruar, siç pretendon Greqia.


Mjafton të themi një fakt konkret,
turma plaçkitësish dhe banda terroristësh të përkëdhelur nga autoritetet u
sulën si bisha të tërbuara ndaj popullit të pafajshëm të Çamërisë. Në fshatrat
Kastri dhe Sulos familja e Rexhep Lilës, që qëndroi në shtëpinë e tij, u morr
nga këto forca të Zevrës dhe u çua në vendin e quajtur "Shkalla e
Manollës". Rexhepin dhe vëllanë e tij 14 vjeç e masakruan, ndërsa djemtë
3-4 vjeç i therën si bagëti, ndërsa të tre gratë që i shoqëronin i dhunuan
shtazërisht për tri ditë. Ato shtazë, që bënin pjesë në bandat e Zevrës,
kryen këto akte kanibaliste ndaj kësaj familjeje të pafajshme, e cila nuk
donte të braktiste truallin e saj.


Një akt i njëjtë ndaj fëmijës 7
vjeç, me emrin Ago Pronjo, u ther në të njëjtën mënyrë. Arkitektët e këtyre
akteve dhe e këtij trajtimi i ka përpunuar e gjithë struktura shoviniste
greke dhe konkretisht qeveria fashiste e Metaksait, e vënë në praktikë nga
Napoleon Zevra. Ndaj këtyre akteve, historianë përparimtarë grekë deklarojnë
se: "Në çdo kënd të vendit tonë është vula e turpit, në të cilën
historia fsheh fytyrën e saj nga turpi."


Të gjitha këto që përmendëm më
lart, e përsëris edhe një herë, e imponuan popullsinë shqiptare të Çamërisë
të braktisë truallin e saj.


Ne nuk do të heshtim para kësaj
padrejtësie të paturpshme dhe do të aktivizohemi fuqishëm, komform normave të
bashkësisë europiane dhe të botës së qytetëruar dhe të informojmë opinionin
publik për egërsinë e politikës së forcave ultrashoviniste greke, që
shkaktuan atë plagë të dhimbshme popullsisë fisnike çame. Ajo çështje
ekziston dhe do të ekzistojë deri në zgjidhjen e saj të plotë dhe të drejtë.
Qarqet politike greke nuk kanë asnjë lloj force shkencore dhe politike të
deformojnë historikisht këtë të drejtë. Ne do të mbështetemi në përkrahjen e
miqve tanë të mëdhenj dhe të së drejtës, që rrethon për të gjetur një
zgjidhje përfundimtare të drejtë të çështjes sonë. Nëse flasim për akuza të
padrejta, që i drejtoheshin kësaj popullsie, ju theksojmë se bandat e Zevrës,
që në mënyrë kanibaleske kanë bërë aktet e dhunës në këtë krahinë, kanë qenë
bashkëpunëtorë direkt me okupatorin, siç e dokumentojnë edhe aktet zyrtare,
që i përgjigjen këtij rrëfimi, që ka rrjedhur nga bashkëpunimi me Armatën
nr.21 Gjermane. ( Shiko
dëshmitë historike për Zervan nazist )



Problemi i shqiptarëve të Çamërisë
është një çështje, që kërkon zgjidhje dhe kjo do të marrë fund me bindje të
plotë, sepse është një e drejtë e padiskutueshme, ndonëse qarqet shoviniste
greke pretendojnë se kjo është çështje e panjohur.


Lidhja Çame, 05. 09. 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Qëndrimi i Shqipërisë ndaj çështjes çame! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Qëndrimi i Shqipërisë ndaj çështjes çame!   Qëndrimi i Shqipërisë ndaj çështjes çame! - Faqe 2 EmptyWed Sep 10, 2008 2:54 pm

Qëndrimi i Shqipërisë ndaj çështjes çame! - Faqe 2 Default Qëndrimi i Shqipërisë ndaj çështjes çame! - Faqe 2 Pixel-vfl73
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
 
Qëndrimi i Shqipërisë ndaj çështjes çame!
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Rruga e humbur për zgjidhjen e çështjes kombëtare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: