Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244!

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244! Empty
MesazhTitulli: Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244!   Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244! EmptyMon May 12, 2008 12:38 pm

Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244 (Nga Xhevat Bislimi)


Kosova më shumë e varur se e pavarur

Kosova edhe dy muaj pas shpalljes “shtet i pavarur dhe sovran”, vazhdon të trajtohet nga Serbia si pjesë e tërësisë së saj tokësore. Madje edhe në faqen zyrtare (në internet) të Qeverisë së Serbisë është publikuar slogani fashist, “Kosovo je Serbija” (Kosova është Serbi). Jo vetëm kaq. Serbia, e përkrahur nga Rusia putiniane, është zotuar botërisht se nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës… Nga kjo logjikë udhëhiqet diplomacia serbe dhe të gjitha organet dhe institucionet shtetërore të Serbisë.

Përfundimi i Luftës Antipushtuese Çlirimtare (me ndërhyrjen edhe të NATO-s), largimi i trupave pushtuese serbe dhe i gjithë administratës së tyre nuk i dha fund pranisë së Serbisë në Kosovë. Riorganizimi i strukturave parashtetërore serbe në Kosovë u bë i mundur nga UNMIK-u dhe nga gatishmëria e partive politike shqiptare (veçmas udhëheqësve të tyre) për t’i shërbyer pa kushte kësaj administrate të OKB-së, e cila ishte e përkushtuar për të ndërtuar një Kosovë me dy entitete: Një entitet pa identitet (kosovar), nga njëra anë, dhe një entitet me identitet të qartë – me identitet serb, që përbën 5% të popullit të Kosovës, ndërsa i jepet (me “decentralizim”) më shumë se 30% e tokës së Kosovës, nga ana tjetër!! Serbia e trimëruar nga “pendimi” i shqiptarëve (udhëheqësve të tyre politikë) dhe nga nënshtrimi i tyre pa kushte ndaj politikave të UNMIK-ut, mori iniciativën në dorë dhe nisi fushatën e saj propagandistike, politike e diplomatike, duke u paraqitur, nga vrastare, si viktimë e UÇK-së dhe e NATO-s, sidomos e SHBA-së!! Krahas kësaj fushate, të organizuar dhe orkestruar mirë, Serbia riorganizoi edhe strukturat e saj politike, arsimore, shëndetësore, financiare dhe ato të sigurisë në Kosovë pa asnjë pengesë serioze, ditën me diell!! Rezultat i kësaj ishte edhe “Plani për Kosovën”, të cilin e miratoi Kuvendi I Serbisë më 29 prill të vitit 2004. Ky plan shërbeu si platformë (bazë) e bisedimeve midis Serbisë dhe Grupit negociator të Kosovës!! Prodhim i këtij plani ishte edhe plani i Atisarit për Kosovën!! Për ironi, plani i Atisarit në disa çështje, kryesisht në ato që kanë të bëjnë me pakicën serbe dhe me Serbinë, i ka kapërcyer kërkesat dhe pretendimet e Serbisë për të drejtat dhe privilegjet e pakicës serbe në Kosovë!! Ky plan i Atisarit u pranua pa asnjë kundërshtim nga Grupi negociator dhe u bë edhe kushtetutë e Kosovës!! Realizimi kaq i lehtë i planeve të Serbisë i dha zemër Beogradit zyrtar për të kërkuar më shumë. Prandaj, nuk e pranuan planin e Atisarit, që në thelb është plani i tyre…

Zgjedhjet serbe edhe në Kosovë

Pakënaqësitë, ofshamat, thirrjet, deklaratat për media, etj. kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë janë si kofini pas të vjelave dhe duket se janë sa për ta qetësuar popullin shqiptar, që pas entuziazmit të përmbajtur të shpalljes së pavarësisë, po përjeton zhgënjimin gati të papërmbajtur. Dy muaj pas këtij akti, Kosova nuk është as e pavarur dhe as sovrane!! Qeveritarët, politikanët ultrashovinistë dhe agjentët serbë lodrojnë të papenguar nëpër Kosovë pa i fshehur fare qëllimet dhe veprimtaritë e tyre krejt shoviniste dhe armiqësore. Sulmojnë kufijtë e Kosovës, djegin objektet e doganës, sulmojnë dhe nuk i njohin institucionet e Kosovës, etj. As nuk duan t’ia dinë se ka Qeveri apo institucione të Kosovës!! Zyrtarët e UNMIK-ut dhe të EULEX-it dhe zyrtarë të tjerë evropianë në të gjitha deklaratat e tyre shprehin vetëm keqardhjen e tyre për këto qëndrime dhe veprime të Serbisë! I shkruajnë letra, i kërkojnë takime dhe e lusin: “Aman mos i mbaj zgjedhjet në 22 komuna. Mbaji vetëm në pesë komuna të Kosovës”. Sa për zgjedhjet e përgjithshme nuk diskutohet. “Ato mund t’i mbani pa asnjë problem”- u thonë zyrtarëve serbë misionet e shumta në Kosovë. Kuptohet që edhe Serbia shpreh “keqardhjen” e saj dhe tallet me këto deklarata e letra të këtyre misioneve. Kosovë e pavarur dhe sovrane se jo mahi!!

“Serbia nuk mund të mbaj zgjedhje në Kosovë, sepse këtë nuk e lejon rezoluta 1244”, “mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë do të ishte shkelje e rezolutës 1244”. Këto janë deklaratat që i dëgjon nga Ban Ki Muni e deri te ndonjë zëdhënës i UNMIK-ut në Kosovë, nga mëngjesi e deri në mesin e natës. Këto deklarata i dëgjon edhe nga shumica e zyrtarëve evropianë dhe nga ata të misionit dhe sulltanit të ri, që ka marrë përsipër “zbatimin e plotë të planit të Atisarit në Kosovë”, pavarësisht se ky plan nuk është pranuar nga Serbia. Për dallim prej këtyre zyrtarëve dhe qarqeve politike e diplomatike, SHBA-ja e thotë qartë se “Serbia nuk mund të mbaj zgjedhje në një shtet tjetër”. Këtë qëndrim (vetëm qëndrim deklarativ) ka mbajtur edhe shteti shqiptar dhe ndonjë shtet tjetër.

Klasa politike dhe institucionale e Kosovës dhe shteti shqiptar duhet t’ia bëjnë të qartë UNMIK-ut dhe të gjithë atyre që mendojnë, deklarojnë dhe veprojnë si UNMIK-u, se Serbia nuk po shkel rezolutën 1244, por po shkel tokën e Kosovës, po shkel dhe nëpërkëmb tërësinë tokësore të Kosovës së sotme, po shkel dhe nëpërkëmbë vullnetin dhe krenarinë kombëtare të shqiptarëve dhe të institucioneve të Kosovës. Partitë politike, Qeveria dhe institucionet tjera politike dhe shtetërore duhet t’ia thonë pa ekuivoke misioneve të ndryshme në Kosovë dhe të gjitha qendrave të vendosjes se Kosova dhe populli shqiptar kanë shumë nevojë për përkrahjen e botës, se duan bashkëpunim të ngushtë me të gjitha qendrat e vendosjes dhe misionet e tyre, por vetëm në interes të Kosovës (jo kundër saj) dhe për interesa të popullit të saj. Populli shqiptar duhet të ndihmohet të ecë natyrshëm drejt ribashkimit dhe integrimeve evropiane. Vetëm kështu mund të ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon. Vetëm kështu do të vendoset ekuilibri i forcës dhe i paqes në rajon. Duhet t’ua bëjnë të qartë se plani i Atisarit mund të “zbatohet” (mbrojtja e pakicës serbe dhe të drejtat e saj normale (jo super të drejtat, jo “decentralizimi”, ndarja) vetëm nëse Serbia njeh dhe respekton pavarësimin e plotë të Kosovës prej saj. Por kjo nuk bëhet vetëm me deklarata dhe konferenca gazetarësh. Këto deklarata dhe qëndrime duhet të mbështeten me masa “konkrete”, zotërinj qeveritarë. Pastaj, shteti, zoti Kryeministër nuk bëhet me ata që postet politike dhe shtetërore i kuptojnë si një mundësi për t’u “majmur” dhe për t’u kapardisur në ekranet e televizioneve si gjelat maje plehu… Shteti nuk mund të bëhet me zyrtarë e qeveritarë që nuk e kanë zotësinë e vendimmarrjes politike, zotësinë e përballjes me përgjegjësi, zotësinë e përballjes edhe me rreziqe…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244! Empty
MesazhTitulli: Re: Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244!   Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244! EmptyMon May 12, 2008 6:47 pm

rroni urime për temën që e ke hapur për diskutim.

Është shumë e vërtetë ajo çka e ka cekur edhe Xhevati...
Është ardhur koha që të bëjm të pamundurën të mindur dhe të vetdijsohet populli që sa më shumë të bashkohen rreth idesë së Albin Kurtit, por edhe Albini pa tjetër do të mirret me analizën e ribashimit të vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244! Empty
MesazhTitulli: Re: Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244!   Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244! EmptyMon May 12, 2008 6:56 pm

Sërbia shkel vetveten dhe duke e shkel në këtë formë shkoftë në Thyqafje!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244! Empty
MesazhTitulli: Re: Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244!   Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244! EmptyMon May 12, 2008 10:38 pm

Me vjen keq te pyete ndoshta edhe duket fyese petja ime por me intereson te dije se kush ishte Xhevat Bislimi.

Pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Musafir
Vizitor
avatar



Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244! Empty
MesazhTitulli: Re: Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244!   Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244! EmptyTue May 13, 2008 12:26 am

Ju lumtë për temen
Por Unmiku(Armiku )më i fort asht kur e eke mbrenda në shpi e kjo sod po duket qart se Unmiku po luaj lojen ne dy anë njërën me serbin dhe tejtren me Kosovën dhe siq po ecin gjërta Kosova dë mbetet siq mbeti edhe Bosnja bën sa bën experimente dhe në fund ja lan kamt e arushës në dor ashtu do mbetet edhe kosova sepse kjo po duket shum qart se Serbija po ban siq po don vetë dhe si po i teket tan ditën u knaaqen unmiku dhe qeveritart e Kosvës tu dhan deklarata që po më duket se a sfëmijët e vet nuk po i dëgjojn e lere ma dikush tjeter nuk di sun po ju dhamin fëlqit dhe si nukpo ju vie turp ma të dalin para mediajve me rrejt asi qare , e serbij nuk po lehë fare por po ban pun në vepra që po duket qart sinimi i saj ,
Një nuk po e kuptoj më pse luftuam dhe qka fituam ?
Për qka gjith ato viktima ato maltretime shktrrime etjera e tjera ? Për një karrik të but apo për të ma rreh krave dikush që ne jemi mësuar për kët për një të rrehur krave e japin gjith qka kemi edh ekjo sod ashtu po më duket mua ,ku jan ato premtime e deklarata të thata ,ku asht Kryetari ,ku asht Qeverija për qak i zun vendet që nuk i dalin zot vetë vetes , Prandaj serbia va ka mat pulsin ose va ka mush gjepin me lek dhe punon si të doj vetë ,por deri kur ?
Do të zgjat kjo loj mbetet të shifet dhe qka o të sjell në fund .ndoshta do të thot dikush fituam pamvarsin po qfar pamvarsije kur nuk je si zoti për as gjë dhe nuk ke a gjë në duar
dhe luaj të tjrët si të dojn .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244! Empty
MesazhTitulli: Re: Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244!   Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Serbia po shkel Kosoven, jo Rezoluten 1244!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» OKB VENDOSI PER REZOLUTEN SERBE PO SIPAS REZ:1244
» Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën, pa hequr
» Serbia ka organizuar gjenocid në kosovë
» RKL: Serbia, xhandar i Rusisë në Ballkan
» Serbia po e tepron!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: