Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KRIMET SERBE NË KOSOVË

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 6:59 am

87
rreptë të policëve serbë. Maltretimet dhe torturat çnjerëzore
që ushtroi policia serbe mbi Gani Shalën* në spitalin e
Gjakovës, edhe në prani të vëzh-guesve të OSBE-së, atëbotë
tronditën mbarë opinionin vendor e ndërkombëtar. Ganiu u
torturua sërish në Burgun e Pejës, të Pozharevcit, të
Dubravës, por torturat më mizore iu bënë në Spitalin e
Burgut Qendror (CZ) në Beograd, ku, së pari e konvertuan
me dhunë në fenë ortodokse dhe e pagëzuan me emrin
“Llazar”. Dymbë-dhjetë muaj e gjysmë e kanë detyruar me
dhunë të bartë kryqin sllav. Kryqin ia kishin vizatuar edhe
në gjoks.61
Për dy civilët shqiptarë Hajdar Kuqi (77) dhe Bekë
Shabanaj - Cacaj (70), në librin “Zloçini albanskih
terorista…”, thuhet: “Në orët e mëngjesit të 6 majit, në shtratin
Bistrica e Deçanit, që rrjedh nëpër vetë qendrën e Deçanit, policia
ka gjetur kufomën e Bekë Shabanaj – Cacajt (70) dhe atë të Hajdar
Kuqit (77). Të dhënat e ekspertizës gjyqësore flasin se këta pleq
ishin të munduar e të keqtrajtuar para se të vriteshin. Sipas
rrëfimeve të familjeve të tyre, ata një ditë më parë kishin shkuar
t’i ruanin kafshët kah fshati i afërm Prejlep. Atje u humb çdo
gjurmë, prandaj familjet e tyre i paraqesin këto raste në polici”.62
Ndërkaq, në faqet e internetit të MUP-it të Serbisë nuk
ngurrojnë që t’i paraqesin ata edhe si “qytetarë lojalë të
* G a n i S h a l a pas vuajtjes së dënimit prej katërmbëdhjetë muaj e gjysmë nëpër kazamatet
serbe, dymbëdhjetë muaj e gjysmë prej të cilave i kaloi në Spitalin Qendror (CZ) në Beograd,
u lirua më 7 prill 2000, nga burgu i Pozharevcit, në një gjendje tepër të rëndë shëndetësore.
61 Fetnete Ramosaj, Njeriu që disa herë mbijetoi vdekjen (bisedë me Gani Shalën), “Fokusi”,
nr. 62.
62 Zloçini albanskih terorista…, vep. e cit., f. 37-38.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 6:59 am

88
Serbisë” (‘lojalne gradjane Republike Srbije’), të vrarë nga
“separatistët shqiptarë”. Sipas dëshmitarëve, familjarëve të
viktimave dhe të dhënave të KMDLNJ-së, e vërteta qëndron
ndryshe. Pleqtë Bekë Shabanaj dhe Hajdar Kuqi, edhe pse
të shtyrë në moshë, më 5 maj ’98, derisa ishin duke kullotur
bagëtinë në fushat e tyre në Deçan, rrëmbehen nga serbët,
keqtrajtohen dhe vriten barbarisht në afërsi të Manastirit të
Deçanit. Gjatë ditës, në vendin ku janë gjetur të vrarë,
vazhdimisht ka pasur lëvizje të civilëve serbë, ndërsa katër
ditë para vrasjes barbare të tyre është raportuar për
stacionimin e një numri të madh të paramilitarëve serbë në
Manastirin e Deçanit, e bashkë me ta edhe njësia
paramilitare “Beretat e kuqe”. Atyre nuk u kanë humbur
gjurmët afër fshatit Prejlep, ku as më parë, por as sot e kësaj
dite banorët e familjeve Kuqi dhe Shabanaj (Cacaj) nuk e
dërgojnë bagëtinë në kullosë. Pra, vendi i vrasjes së këtyre
civilëve shqiptarë (mbi magjistralen Deçan - Pejë, në afërsi
të manastirit) ka qenë nën kontrollin e plotë të forcave serbe
dhe UÇK-ja nuk ka pasur asnjë qasje.63
Lidhur me vrasjen e Rifat Shalës, nga Barani i Pejës, dhe
plagosjen e të vëllait, Smajlit, në librin “Zloqini...”, thuhet:
“Të njëjtën ditë terroristët shtijnë me armë te fshati Baran,
ndërmjet Pejës e Deçanit, në automobilin ku gjendeshin Rifat dhe
Ismail Shala. Në sulm është vrarë vëllai më i vjetër Rifati, ndërsa
Ismaili kaloi pa lëndime”.64 Ndërkaq, në raportin e KMDLNJ-
63 Të dhëna të KMDLNJ-së – Deçan; Informacion i QIK-ut, i dt. 7 maj 1998.
64 Shih Zloqini..., vep. e cit., f. 38.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:00 am

89
së në Pejë, lidhur me rastin në fjalë, thuhet: “Më 6 maj 1998,
rreth orës 00.30 nga një pritë afër fshatit Buçan vritet Rifat Sadik
Shala * (30) nga Barani, student dhe plagoset rëndë vëllau Smajli
profesor i Gjimnazit në Pejë dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në
Baran. Rifati vdes në vend ndërsa Smajli dërgohet në spitalin e
Pejës e pastaj në Prishtinë.”65
Së pari, Rifat Shala ishte vëllai më i ri, e jo më i vjetër siç
thuhet në burimet serbe. Së dyti, Smajl Shala nuk kishte
kaluar pa lëndime, por ishte lënduar rëndë. Dhe së treti, ky
akt barbar është kryer nga ana e forcave policore serbe e jo
nga ana e “terroristëve” të UÇK-së. Sipas shumë burimeve,
vrasja e Rifat Shalës dhe plagosja e të vëllait Smajlit, nga
ana e forcave policore serbe, u bë për të shkaktuar përçarje
dhe për ta penguar masovizimin e luftës dhe shtrirjen e
njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Lugut
të Baranit, pasi që vëllezërit Shala për këtë qëllim, veç
kishin vënë kontaktet me njësitë e UÇK-së në Jabllanicë.
Edhe emri i Zymer Berishës, nga Krysheci i Pejës, sipas
MUP-it serb gjendet në “listat” e të vrarëve nga “terroristët
shqiptarë”. Përderisa dëshmitë e palës shqiptare, përkatësisht
të KMDLNJ-së, vërtetojnë se Zymer (Hysen) Berisha*
nga Krysheci i Pejës, 72 vjeç, baba i pesë fëmijëve, derisa
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Rifat Shala është i radhitur me numrin rendor 3. (Libri
Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit. më lartë, f. 114).
65 KMDLNJ – Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 21.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Zymer Berisha, është i radhitur me numrin rendor 21.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 114).
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:00 am

90
shkonte te bagëtia, është plagosur nga forcat serbe afër
shtëpisë së tij, e më pas është arrestuar, ditën e ndërmarjes
së sulmit të forcave serbe kundër fshatrave të Lugut të
Baranit, më 29 maj 1998. Pra, edhe ditën e sulmit të forcave
serbe kundër fshatit Kryshec.66 Sulmin ndaj këtij fshati,
forcat serbe e kishin filluar që në orët e mëngjesit, duke e
granatuar fshatin Kryshec, e veçanërisht lagjen Gërvallaj67
për të sulmuar pastaj me makineri të rëndë e këmbësori.
Zymerin, të plagosur e tërheqin zvarrë dhe e fusin në
automjetin e tyre. Kufoma e tij u gjet më 4 qershor, dy
kilometra mbi Pejë, në shtratin e Bistricës së Pejës, në
drejtim të Rugovës dhe u dërgua në morgun e spitalit të
Pejës, prej nga e mori policia serbe dhe i detyroi disa romë
që ta varrosin në varrezat e qytetit të Pejës.68 Autorët serbë
“harrojnë” të përmendin krimet që bënë të njëjtën ditë në
fshatin Vranoc, po më 29 maj 1998, kur fillimisht bënë
granatimin e fshatit e pastaj depërtuan me këmbësori, me
ç’rast plaçkitën dhe dogjën 18 shtëpi, si dhe shkollën e
xhaminë e fshatit. Forcave të shumta sulmuese serbe, që
erdhën nga Peja, iu bashkua edhe policia e Stacionit Policor
të Çallapekut. Në këtë sulm i ekzekutuan Halit Zeqë
Krasniqin, Beqir Rrustem Krasniqin e Faze Krasniqin,
66 KMDLNJ – Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f.29, 31.
67 Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës (mars-qershor 1999), vep. e cit., f. 46.
68 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 66.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:01 am

91
ndërsa Imer Elez Ukaj, mbytet me granatë. Kufomat e të
gjithëve i dogjën në zjarrin e shtëpive të tyre.69
Ish-gjykatat serbe të instaluara në Kosovë, që edhe më
tutje si të tilla e vazhdojnë aktivitetin e tyre nëpër vende të
ndryshme të Serbisë, duke përfshirë këtu edhe ish-gjykatën
serbe të Qarkut të Pejës (kjo e fundit, pas luftës, e vendosur
në Nish), kanë bërë përpunimin e një varg dokumenteve të
falsifikuara, që i kanë adresuar në adresa diplomatike, në
internet dhe në shtypin serb, por edhe në atë ndërkombëtar,
me përmbajtje kundër UÇK-së. Njëko-hësisht duke tentuar
që kësaj të fundit t’ia mveshin krimet e bëra nga vetë
aparati shtetëror serb, të cilit i kanë takuar.
Si civil shqiptar, i vrarë nga “terroristët shqiptarë”, në
burimet e MUP-it serb figuron edhe emri i qytetarit Vehbi
Mustafa (1956) nga Peja, i vrarë më 7 maj 1998 në rrugën
Kozjerr-Deçan.70 Mirëpo, sipas të dhënave të KMDLNJ-së71
dhe familjarëve të të ndjerit mësohet se Vehbiu,* i cili ishte
punëtor i “Elektrodistribucionit” të Pejës, pas shkallëzimit
të luftës me forcat serbe, në gjysmën e dytë të muajit prill
1998, kishte refuzuar ta vazhdojë punën dhe me kohë i
kishte njoftuar organet përkatëse për dorëheqjen e tij. Në
mëngjes të datës 7 maj 1998, një grup serbësh (të njohur për
69 Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 46; Kronikë e dhunës dhe
represionit policor serb…, vep. e cit., f. 29-30.
70 Zloçini…, vep. e cit., f. 116.
71 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 65.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Vehbi Mustafa është i radhitur me numrin rendor 4.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 114).
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:01 am

92
familjarët e tij) shkojnë dhe e marrin me dhunë nga shtëpia
për ta dërguar në vendin e punës, në Hidrocentralin e
Deçanit. Të njëjtën ditë, duke u kthyer nga puna, Vehbi
Mustafën e vrasin në automjetin e “Elekrodistribucionit” të
Pejës. Mbase kjo vrasje është bërë për shkak të refuzimit të
daljes në punë. Është me rëndësi të theksohet se terreni
(vendi) në të cilin është vrarë Vehbi Mustafa ka qenë nën
kontrollin e plotë të forcave policoro-ushtarake e
paramilitare serbe, prandaj misterin e kësaj vrasjeje ato e
dijnë më së miri. UÇK për asnjë moment që nga fillimi deri
në përfundim të luftës nuk e ka pasë atë pjesë nën kontroll.
Qytetarin pejan Sadri (Metë) Komoni (1933), i vrarë
ndërmjet datës 25 e 26 maj ‘98 nga pushtuesit serbë, organet
serbe fillimisht e cilësojnë si “qytetar lojal të Republikës së
Serbisë”, për të thënë më pas se është vrarë nga “terroristët
shqiptarë”.72 Duke iu referuar të dhënave të KMDLNJ-së në
Pejë, rezulton se Sadri Komoni* është vrarë më 25 maj 1998,
rreth orës 24, nga pjesëtarë të forcave serbe, të cilët natën
kritike në Sadriun kanë shtënë nga një veturë “Lladë” me
ngjyrë të kuqe, duke hyrë në shtëpinë e tij, në rrugën afër
Kombinatit të Lëkurë-Këpucëve, kur po kthehej nga fqiu i
tij. Vrasja e Sadriut, ndodhi vetëm disa orë, pas masakrës që
72 Shih adresën në internet http://www.mup.sr.gov.yu; Zloçini…, vep. e cit., f. 116.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Sadri Komoni është i radhitur me numrin rendor 16.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit. më lartë, f. 114).
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:01 am

93
forcat policore serbe kryen mbi familjen Hamzaj në fshatin
Lybeniq dhe u tërhoqën në drejtim të Pejës.73
Edhe vëllezërit Adem e Bakir Gjukaj nga Peja në burimet
e lartëcekura serbe paraqiten si ”qytetarë civilë të pakicës
shqiptare” të vrarë nga ”terroristët shqiptarë”.74 Vëllezërit
Adem dhe Bakir Muhamet Gjukaj, nga lagjja Karagaç e
Pejës, janë ekzekutuar nga forcat serbe më 24 korrik 1998,
afër shtëpisë së tyre, te parku i qytetit.* Ata u gjetën të
nesërmen në mëngjes të vrarë e të masakruar në veturën e
tyre, në rrugë, afër Kombinatit Bujqësor në Pejë.75 Duhet
theksuar se Ademi dhe Bakiri që në ditët e para të
shpërthimit të luftës frontale vazhdimisht kanë furnizuar
me medikamente dhe ushqim Ushtrinë Çlirimtare të
Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit në Gllogjan e në
vende të tjera. Siç duket, forcat serbe i kishin rënë në gjurmë
aktivitetit të tyre, ndaj për këtë i ekze-kutuan në mënyrën
më barbare. Vëllezërit Bakir (1967) e Adem Gjukaj (1971),
me profesion automekanikë, u varrosën më 25 korrik në
varrezat e qytetit në Pejë. Pas përfundimit të luftës është
ngritur kallëzim penal kundër dy serbëve, pjesëmarrës në
vrasjen e vëllezërve Bakir e Adem Gjukaj.
73 Shih Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 28, 66.
74 Shih adresën në internet http://www.mup.sr.gov.yu; Zloçini…, vep. e cit., f.116.
* Këso kohe në Parkun “Karagaç” të qytetit të Pejës ishin të stacionuara Njësitë Speciale
Policore serbe të OPG-së dhe të “Munja”-s. Shih foton ilustrative në shtojcën Faksimile e
fotografi.
75 Shih Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f.40-41, 67.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:02 am

94
SERBËT, PASI E VRASIN PLAKËN 75-
VJEÇARE, KRIMIN E SHPALLIN VEPËR
TË ”TERRORISTËVE SHQIPTARË”
Në publikimin e ”Jedinstvo”-s, “Zloçini albanskih
terorista (1995-1998)” për plakën shtatëdhjetë e pesë
vjeçare Gjyle Hajdari thuhet: “Në fshatin Drenoc të Klinës,
më 16 shtator 1998 është gjetur e vdekur Gjyle Hajdari (75),
të cilën e vranë terroristët. Plaka ka jetuar vetëm në shtëpi
dhe nuk ka dashur ta lëshojë fshatin e shtëpinë nën
presionin e terroristëve, të cilët trupin e saj, për ta fshehur
krimin, e kanë hedhur në bunar”.76 E vërteta është se Gjyle
(Islam) Hajdari*, nga Drenoci i Klinës, është vrarë ditën e
ndërmarrjes së ofensivës së forcave serbe kundër banorëve
të këtij fshati, më 28 - 29 qershor 1998, kur në luftime për
mbrojtjen e popullatës bien edhe dy dëshmorë të lirisë:
Jakup Sokol Agushi (1963) dhe Skënder Ymer Ademi (1947).
Eshtrat e Skënder Ademit në janar të vitit 2005 janë kthyer
në Kosovë, pasi u gjetën në varrezat masive në Serbi. Në
sulmin kundër Drenocit u mobilizuan edhe civilët serbë.
Plaka Gjyle Hajdari nuk kishte mundur të largohet nga
76 Zloçini…, vep. e cit., f. 81, 117.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Gjyle Hajdari, është e radhitur me numrin rendor 41.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 115).
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:02 am

95
shtëpia. Banorët e këtij fshati dëshmojnë se ajo është vrarë e
masakruar nga kriminelët serbë Goran Markoviq dhe
Milovan Stepiq nga Drenoci, e pastaj është hedhur në
bunarin (pusin) e shtëpisë së vet. Kufoma e saj në pus ka
qëndruar deri më 18 shtator të atij viti, kur është varrosur
në varrezat e qytetit të Pejës. Rasti i vrasjes dhe i
masakrimit të Gjyle Hajdarit nuk është i vetmi. Janë me
qindra raste anekënd Kosovës, të vrasjeve e masakrimeve të
pleqve, madje edhe të atyre të paralizuar kudo që kanë hyrë
forcat serbe, të cilat, pasi i kanë ekzekutuar, disave ua kanë
djegur kufomat në zjarr, disa i kanë hedhur në puse, disa i
kanë lënë të digjen për së gjalli në zjarret e shtëpive të tyre.
Edhe emri i Halil Berishës nga fshati Irzniq, komuna e
Deçanit, në publikimet e MUP-it serb figuron si “qytetar i
pakicës shqiptare“ i rrëmbyer dhe i vrarë nga “terroristët
shqiptarë”.77 Mirëpo, një gjë e tillë nuk qëndron.
Halil (Sadik) Berisha, i lindur më 12 dhjetor të vitit 1941,
që pas shpërthimit të luftës frontale në rajonin e Rrafshit të
Dukagjinit, më 24 mars 1998, në Gllogjan, së bashku me
banorët e tjerë të fshatit masovikisht i janë përgjigjur
kushtrimit të luftës. Të gjithë banorët me një kompaktësi të
veçantë kanë ndihmuar luftën në të gjitha drejtimet, si në
vijat e para të frontit ashtu edhe në prapavijë. Në këtë mes
duhet theksuar se Spitali Ushtarak i Zonës Operative të
Dukagjinit të UÇK-së ishte i vendosur pikërisht në shtëpinë
77 Shih librin Zloçini…, vep. e cit., f. 127, dhe adresën zyrtare të MUP-it serb në internet.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:02 am

96
e Halil Berishës. E gjithë familja e gjerë Berisha ka dhënë një
kontribut të jashtëzakonshëm sa i përket kujdesit ndaj të
plagosurve dhe në mbarëvajtjen e punëve në spital, pa
kursyer asgjë. Edhe Halil Berisha ka dhënë kontribut të
çmuar në këtë drejtim, por edhe duke qenë ushtar-rojë në
Spitalin Ushtarak që nga muaji maj deri më 11 gusht 1998.
Vritet nga forcat serbe ditën e fundit të ofensivës së gjerë, e
ndërmarrë kundër Gllogjanit dhe fshatrave të tjera përreth,
më 12 gusht 1998, derisa ishte duke vëzhguar shtëpinëspital.
Kufoma e tij është gjetur pas më se një muaji në
vendin e vrasjes, pikërisht më 17 shtator 1998.
Dinë Çekajn, nga Irzniqi i Deçanit, MUP-i serb e paraqet
si “viktimë të terroristëve shqiptarë”. E vërteta është se
profesori i kimisë Dinë (Miftar) Çekaj, i lindur më
13.3.1951, ka qenë pjesëtar i UÇK-së, i angazhuar në Shtabin
lokal të fshatit Irzniq, prej 24 prillit ’98 deri më 10 gusht të
atij viti, kur pasoi ofensiva më e rreptë e forcave serbe. Dinë
Çekaj është vrarë nga forcat policore-paramilitare serbe, më
23 shtator 1998, ndërmjet fshatrave Dujakë e Skivjan, derisa
po kthehej në Irzniq. Paraprakisht ishte ndaluar në punktin
e tyre në vendin e lartëcekur.
Edhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat, duke i përsëritur
vazhdimisht, duke i lansuar në drejtime të ndryshme,
tentojnë t’i paraqesin si të vërteta, një gjë e tillë nuk mund të
qëndrojë. Prandaj, nuk thuhet kot se e vërteta është një dhe
e pamohueshme.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:03 am

97
KRIMI MAKABËR NË RAKOVINË
Në adresën zyrtare të MUP-it të Serbisë (http://www.
mup.sr.gov.yu) edhe për qytetarin Sylë Qufaj (1922), nga
Prejlepi i Deçanit, thuhet se është vrarë nga “terroristët
shqiptarë”, që nuk është e vërtetë. Plaku Sylë (Pajazit) Qufaj
është ekzekutuar nga forcat pushtuese serbe më 11 gusht
1998, gjatë ofensivës së gjërë të ndërmarrë nga forcat
serbe.78 Kufoma e tij është gjetur më 4 tetor 1998, me kokë të
prerë, koka në oborr e trupi brenda në shtëpi.
Edhe për Nimon Idrizajn79 nga Strellci i Epërm, komuna
e Deçanit, në burimet e lartëcekura serbe thuhet se është
vrarë me armë zjarri nga “terroristët shqiptarë” dhe se trupi
i tij është gjetur më 29 dhjetor 1998, rreth orës 8.15 min në
afërsi të ndërmarrjes “Molika” në Raushiq. As ky lansim i
MUP-it dhe i mediave serbe për këtë vrasje makabre nuk
qëndron, për arsye se pikërisht në kohën dhe vendin ku
është vrarë Nimon Idrizaj ka qenë i vendosur njëri prej
postblloqeve më famëkëqija të policisë e paramilitarëve
serbë, ku janë vrarë, torturuar e arrestuar dhjetëra
shqiptarë. Nimon (Hasan) Idrizaj (1943) është ekzekutuar
më 29 dhjetor 1998 nga policia serbe, pikërisht në punktin e
saj në Raushiq të Pejës.
78 Të dhëna të KMDLNJ-së në Deçan dhe të familjarëve të Sylë Qufajt.
79 Në librin Zloçini… është i paraqitur si Hasan Idrizaj, f. 118.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:04 am

98
Veton Kelmendi, nga fshati Pavlan i Pejës, thuhet se është
vrarë “me armë zjarri nga terroristët shqiptarë”. Ndërkaq,
duke iu referuar burimeve në terren dhe atyre të KMDLNJsë
në Pejë, del qartë se Veton (Zymer) Kelmendi* (1969), nga
fshati Pavlan i Pejës, më 2 janar 1999, është ekzekutuar nga
forcat policore serbe, të cilat pas krimit kufomën e tij e kanë
hedhur në fshatin Gllaviçicë, përbri rrugës magjistrale Pejë-
Prishtinë.80
Në faqen zyrtare të MUP-it serb, vrasjen makabre të të
riut Blerim Balaj, nga fshati Strellc i Poshtëm, ia adresojnë
UÇK-së. Aty thuhet se Blerimi është vrarë “me armë zjarri
nga terroristët shqiptarë”. E vërteta rreth këtij rasti është se
Blerim (Avdi) Balaj (1972) nga Strellci i Poshtëm, komuna e
Deçanit, është ekzekutuar nga policia serbe më 6 janar 1999,
në punktin policor në Zall të Strellcit. Fillimisht, policët
serbë të veshur në rroba të bardha, pasi ia kishin rrethuar
shtëpinë, arrijnë ta zënë të gjallë dhe e marrin me vete para
syve të nënës së tij, duke e dërguar në punkin e policisë
serbe, që atëbotë ishte i vendosur në pompën e benzinës në
Strellc, bri rrugës magjistrale Deçan–Pejë, vetëm disa
dhjetëra metra nga shtëpia e Blerimit, ku e ekzekutojnë
barbarisht. Blerimi ishte nga ata të rinj shqiptarë që refuzoi
t’i përgjigjet thirrjes për të shkuar në shërbimin ushtarak të
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Veton Kelmendi është i radhitur me numrin rendor 308.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 125).
80 Shih Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, f. 63; Kronikë e dhunës dhe
represionit policor serb…, vep. e cit., f. 82.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:04 am

99
të ashtuquajturës A(P)J, prej nga çdo ditë ktheheshin në
arkivole të rinjtë shqiptarë. Para luftës ishte ndër aktivistët
e dalluar në fshatin e tij, për ç’gjë shpeshherë u kërkua dhe
u përndoq nga policia serbe. Ishte student i Fakultetit
Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ushtar i Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, i angazhuar në shtabin lokal të
fshatit të tij prej 25 majit 1998 deri më 7 shtator 1998, kur
dorëzimin e armëve te forcat pushtuese serbe, të organizuar
në atë kohë, e kundërshtoi me tërë qenien. Udhëtoi
edhe në Shqipëri, për t’i sjellë armët e lirisë. Blerim Balaj
ishte kthyer në shtëpi për të rënë në kontakt me
bashkëluftëtarët, për t’iu bashkuar shokëve të tij në frontet e
luftës, por kthimit të tij i kishte rënë në gjurmë policia serbe,
e cila e ekzekutoi barbarisht.
Vrasjen e studentit Osman Gashi, nga Barani i Pejës,
MUP-i serb ua adreson “terroristëve shqiptarë”. Mirëpo e
vërteta është se Osman (Brahim) Gashi (1976), student i
Universitetit të Prishtinës, është vrarë më 31 janar 1999 nga
shpërthimi i bombës, të cilën policët serbë e aktivi-zuan
brenda në çebaptoren “Beqa” në Prishtinë, rast ky i bërë
publik nga media shqiptare dhe ato ndërkombëtare.
Për qytetarin Musa Molliqaj, në adresën e lartëcekur
(adresën zyrtare të MUP-it serb http://www.mup.sr.gov.yu)
thuhet se është vrarë me armë zjarri nga “terroristët
shqiptarë”. Mirëpo e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe.
Musa Molliqaj (1947), nga fshati Llukë e Epërme është vrarë
nga policia serbe më 25 janar 1999, rreth orës 19, në Llukë të
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:10 am

100
Epërme, ndërsa është plagosur rëndë i biri, Skënderi (1974),
përderisa me veturë po ktheheshin nga Lluka e Poshtme
për në shtëpinë e tyre. Edhe vëzhguesit e OSBE-së kishin
dalë në vendin e ngjarjes.81
Edhe vrasja e trefishtë e kryer nga policia serbe ndaj tre
civilëve shqiptarë: Albert Sejdijaj, Fazli Morina dhe Ali
Pajazitaj u vëhet në barrë “terroristëve shqiptarë”. Mirëpo,
dihet fare qartë se Albert (Demë) Sejdijaj (1973), nga fshati
Lëbushë i Deçanit, Fazli Morina (1969), nga Graboci i Pejës
dhe Ali (Asllan) Pajazitaj (1972), nga Isniqi i Deçanit, më 5
shkurt 1999, janë vrarë nga policia serbe që kishte zënë pusi
tek “Ura e Haxhinjve”, në mes të fshatrave Isniq e Llukë e
Epërme, përderisa nga Isniqi po udhëtonin me veturën e
tyre në drejtim të fshatit Llukë e Epërme.82
Aparatura e ish-pushtuesve serbë, edhe krimin e rëndë
të kryer mbi pesë civilë shqiptarë në Rakovinë, në rrugën
magjistrale Gjakovë-Klinë, ku forcat policore serbe vranë
Shaban Kelmendin, Hysen Kurtin, Sanije Kurtin, Besim
Kelmendin dhe Haxhi Kelmendin, në mesin e të cilëve dy
fëmijë të mitur dhe një grua, krim ky makabër i kryer vetëm
nëntë ditë pas masakrës së Reçakut, përpiqet t’ia vërë në
barrë UÇK-së apo siç i quajnë ata “terroristëve shqiptarë”,
edhe pse e vërteta e këtij rasti, që tronditi mbarë opinionin
shqiptar e ndërkombëtar, dihet botërisht.
81 Informatë e transmetuar në Radion “Kosova e Lirë”, më 27 janar 1999; të dhëna të
KMDLNJ-së.
82 Informatë e transmetuar në Radion “Kosova e Lirë” më 7 shkurt 1999.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:11 am

101
Dihet se civilët shqiptarë Shaban (Tafë) Kelmendi (1953),
nga Rakovina, me fëmijët Besim (Shaban) Kelmendi (12) e
Haxhi (Shaban) Kelmendi (11) dhe Hysen Kurti (1959), nga
Cermjani, dhe gruaja e tij, Sanije Kurti (1964), janë vrarë e
masakruar nga policia serbe më 24 janar 1999, rreth orës 19,
afër urës së Rakovinës, përderisa ishin duke udhëtuar me
traktor (me rimorkio të mbushur me tallë) prej Rakovinës
për në Cermjan tek familja e Hysenit. Ata u goditën me
armatim të rëndë të kalibrave 12.7 mm dhe 7.62 mm, por
me këtë nuk u mjaftuan xhelatët serbë. Trupat e viktimave
ishin të goditur edhe me mjete të mprehta nga afërsia. Dihet
se postblloku i Kramovikut ka qenë i njohur për mizoritë
mbi popullatën e kësaj ane. Të nesërmen, më 25 janar, në
vendin e krimit kishin dalë edhe vëzhguesit e OSBE-së,
ndërsa forcat serbe të njëjtën ditë u tërhoqën nga vendi i
krimit. Duhet theksuar se ata janë vrarë në një kohë kur nuk
kishte luftime, kur viktimat nuk sulmuan askë, kur viktimat
nuk ishin të armatosur, por që iu nënshtruan vdekjes
mizore për fajin e vetëm – pse ishin shqiptarë.
Vrasjen tek Ura e Rakovinës, Misioni Verifikues i OSBEsë,
e cilësoi si “një akt kriminal dhe mizor që nuk mund të
tolerohet”. “Verifikuesit e KVM-së që shkuan në vendin ku
ndodhi ky incident i tmerrshëm u tronditën nga mizoria e
pakuptimtë që është shfaqur aty. Duket se mbi viktimat
është shtënë me më shumë se 200 fishekë”. Ky ishte një akt i
qëllimshëm për të frikësuar njerëzit dhe për të minuar
përpjekjet e atyre “që po mundohen të arrijnë një zgjidhje të
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:11 am

102
qëndrueshme politike të konfliktit” në Kosovë, thuhet, ndër
të tjera, në kumtesën për shtyp të Misionit Verifikues të
OSBE-së në Kosovë.83 Ndërkaq, ministri serb, vrasjen e
pesëfishtë në Rakovinë përpiqej ta mbulonte me një
gënjeshtër të pakripë se ishte fjala për një “aksident
trafiku”!84
Pushtuesit serbë, pos organizimit dhe likuidimit të
njerëzve me influencë, pos vrasjeve në pabesi të luftë-tarëve
të lirisë, të intelektualëve, sa herë që iu dha rasti bënë edhe
vrasje masive, pa marrë parasysh faktin se a ishin
kundërshtarë apo përkrahës të tyre, vetëm pse ishin
shqiptarë. Zhdukën fshatra të tëra duke mos kursyer as
pleqtë e fëmijët, duke aplikuar format më barbare të
shfarosjes masive.
“Serbët nuk kishin luftuar vetëm kundër atyre që i
quanin “terroristë të organizatës së vetëquajtur UÇK”, por
edhe kundër civilëve të paarmatosur dhe të pambrojtur. Për
këtë janë vërtetuar dhe tashmë dëshmojnë edhe të gjithë
hetuesit ndërkombëtarë që kanë punuar dhe punojnë në
Kosovë. Ata janë të bindur se skuadronet serbe të vdekjes
kanë vrarë dhe masakruar civilë që nuk kanë pasur kurrfarë
lidhjesh dhe UÇK-në”.85
Gjatë luftës së fundit, ku gjurmët e barbarisë serbe në
Kosovë ende janë të freskëta, kur plagët ende kullojnë gjak,
83 Shih gjerësisht http://www/kosova.com, QIK, Informatori ditor nr. 2315, i datës 19 janar
1999: MVK: Vrasja në Rakovinë “akt kriminal e mizor”.
84 Po aty.
85 Shih gjerësisht raportin e American Radio Works-it, përkitazi me masakrën e Çyshkut.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:11 am

103
ashtu sikurse edhe gjatë luftës, edhe pas saj, ish-pushtuesit
serbë kanë vënë në shërbim të gjitha mjetet e metodat për
njollosjen e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës që e
zhvilloi në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për t’u
çliruar nga robëria serbe, me tendenca të hapta për
mohimin e karakterit çlirimtar të saj, duke mos mundur të
pajtohen me pavarësinë e Kosovës dhe shkëputjen e saj nga
Serbia, edhe pse tashmë ekziston si realitet.
Radha e emrave të civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës
në Kosovë në forma të ndryshme nga forcat pushtuese
serbe, të ushqyera skajshmërisht ndër kohëra me
nacionalshovenizëm serbomadh, me pikësynim - formimin
e Serbisë së Madhe (ëndërr e serbëve që nga koha e
Dushanit), është e gjatë. Është karakteristikë se asnjëherë
nuk zgjodhën mjete dhe metoda për realizimin e këtij
qëllimi. Edhe më tutje, vrasësit, bëmat e tyre famëkëqia dhe
krimet mizore përpiqen t’ia vënë në barrë UÇK-së.
Fatkeqësisht shpifjet e tilla të ish-pushtuesve serbë kanë
dhënë rezultate, kur është fjala për ndëshkimet që po u
bëhen çlirimtarëve të Kosovës në emër të drejtësisë.
Në adresën zyrtare të MUP-it të Serbisë (http://www.
mup.sr.gov.yu) edhe qytetari Emin Basha nga Peja para-qitet
si viktimë e “terroristëve shqiptarë”. Mirëpo, sipas
burimeve shqiptare, duke iu referuar edhe dëshmive të
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:12 am

104
KMDLNJ-së, del se Emin (Faik) Basha* (1962), nga lagjja
Sahat Kullë e Pejës, është kidnapuar nga forcat policore
serbe në Pejë dhe është vrarë me armë zjarri nga policia
serbe, më 31 janar 1999, në fshatin Ramun të Pejës.86
Për qytetarin Çaush Çesta në publikimet e MUP-it serb
thuhet se është vrarë nga “terroristët shqiptarë”. Ndërkaq
dihet se Çaush Çesta (1965), nga Juniku, komuna e Deçanit,
u plagos rëndë nga forcat serbe më 2 qershor 1998 derisa
bashkë me familje po udhëtonte me qerre në drejtim të
fshatit Batushë. Atë të plagosur rëndë e dërgojnë në spitalin
e Gjakovës, ku të nesërmen vdes nga plagët e marra, nën
mbikëqyrje të rreptë të forcave të shumta të policisë serbe.
Emri i qytetarit Ekrem Binakajt (1958), nga Peja, figuron
në listat e MUP-it të Serbisë, si “viktimë e terroristëve
shqiptarë.87 Mirëpo e vërteta është se Ekrem Binakaj është
vrarë nga forcat serbe në fshatin Kryshec të Pejës në fund të
majit të vitit 1998, pikërisht pas datës 29 maj, gjatë ditëve të
ofensivës së forcave serbe kundër fshatrave të Lugut të
Baranit (Kryshec, Vranoc etj.). Kufoma e tij, ashtu sikurse
edhe kufomat e shumë qytetarëve të tjerë shqiptarë, mbeti
mbi dhe për muaj të tërë, deri në shtator të vitit 1998, kur
varroset në varrezat e qytetit të Pejës.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Emin Basha është i radhitur me numrin rendor 76.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 118).
86 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 82.
87 Zloçini…, vep. e cit., f. 127; adresa zyrtare e MUP-it serb në internet http://www.mup.sr.
gov.yu.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:12 am

biligoa
105
Për plakën Nazmije Hoti, nga Peja, në librin e botuar
nga “Jedinstvo” thuhet se “është vrarë nga terroristët
shqiptarë”, dhe se “trupi i saj është gjetur më 7 korrik 1998,
në lagjen Berzhenikë (Dardania 1), përskaj rrugës
magjistrale Pejë -Deçan”.88 E vërteta është se plakën 70-
vjeçare, Nazmije Hoti*, forcat serbe e kanë vrarë në shtëpinë
e vet, gjatë kthimit për në Pejë, pas humbjeve që kishin
pësuar në betejën e zhvilluar më 6 korrik 1998, në Loxhë.89
Të rikujtojmë se të njëjtën ditë, duke iu referuar dëshmive të
KMDLNJ-së në Pejë, vetëm në lagjet Dardania I, II, III,
forcat serbe dëbuan nga shtëpitë e tyre rreth 12 000 banorë
shqiptarë. E bashkë me ta edhe rreth 6 000 refugjatë të ikur
nga vatrat e luftës nga komuna e Deçanit. Të njëjtën ditë,
forcat serbe kanë plaçkitur shumë shtëpi, kanë rrahur e
maltretuar qindra qytetarë. Kanë djegur disa shtëpi e kanë
granatuar mbi 20 të tjera.90 Ndërsa gjatë vitit 1999 këto lagje
pësuan rëndë nga terrori dhe masakrat barbare që kryen
forcat policore-ushtarake e paramilitare serbe mbi
popullatën civile, ku shumica prej të ekzeku-tuarve edhe
sot e kësaj dite kufomat i kanë të zhdukura.
Për plakun Ukë Haxhia nga fshati Brovinë, komuna e
Gjakovës, në publikimet serbe thuhet se është vrarë nga
“terroristët shqiptarë”. Mirëpo, një gënjeshtër e tillë nuk
88 Zloçini albanskih terorista (1995-1998), vep. e cit., f.116.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Nazmije Hoti është e radhitur me numrin rendor 26.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 114).
89 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 66.
90 Po aty, f. 37.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:13 am

biligoa
106
qëndron. Pasi që plaku Ukë Haxhia kishte mbetur pa u
larguar nga shtëpia për shkak të sëmundjes së rëndë dhe
pleqërisë së thellë, edhe pas ofensivës së forcave serbe dhe
zhvillimit të luftimeve të rrepta në rajonin e Rekës së Keqe.
Si shumë plaka e pleq të tjerë, Uka mbytet nga forcat serbe.
Kufoma e tij gjendet tek në muajin tetor 1998, kur në
Kosovë ishin të pranishëm edhe vëzhguesit ndërkombëtarë.
Në publikimin e MUP-it të Serbisë në internet thuhet se
“Haçim Koçan (1943) (bëhet fjalë për Halime Koçanin, me
kombësi boshnjake - v. jonë) nga Zllapeku, komuna e Pejës,
është zhdukur nga terroristët shqiptarë më 9 mars 1999, në orën
6.” Ndërkaq e vërteta është se Halime (Zahto) Koçan* (56)
është vrarë nga forcat serbe gjatë sulmit që ndërmorën këto
të fundit kundër fshatit Dardan (ish Zllapek), më 9 mars
1999.91
Në publikimin e “Jedinstvo”-s, edhe për qytetarin Qelë
Deskaj, nga Adriani (ish Kliçina) thuhet se është vrarë nga
“terroristët shqiptarë” më 24 prill 1998, edhe përkundër
faktit se dihet botërisht rasti i vrasjes së tij, vrasje kjo e bërë
në pikë të ditës.
Më 24 prill të vitit 1998, rreth orës 12, mbi njëqind policë
serbë, me automjete të ndryshme kishin hyrë në fshatrat e
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë periudhës janar-qershor 1999, ku Halime Koçan është e radhitur me
numrin rendor 202. (Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit. më
lartë, f. 122).
91 Shih për këtë gjerësisht librin Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës marsqershor
1999, vep. e cit, f. 55.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:13 am

107
Lugut të Leshanit: Kliçinë, Jabllanicë e Leshanit, Rosujë,
Potërq e fshatra të tjera të kësaj ane, duke shtënë me armë
zjarri nëpër rrugët e këtyre fshatrave. Gjatë këtij operacioni
kishin hyrë edhe nëpër shumë shtëpi të fshatit Kliçinë, ku
rrahën e maltretuan shumë qytetarë. Me atë rast policia
serb vrau Qelë (Shaban) Deskajn92 (1941), nga Kliçina, baba
i pesë fëmijëve, i cili sapo kishte dëgjuar të shtënat kishte
dalë nga shtëpia për të parë se ç’po ngjet me fëmijët të cilët
ishin në shkollë. Aty u plagosën edhe nxënësit Afrim H.
Berisha (17) dhe Afrim A. Berisha (17) nga Kliçina. Ndërsa
në Jabllanicë u rrahën e maltretuan mizorisht Naim (22) e
Jeton Abazi (17). Kurse Fekë Hatashit i shkaktuan lëndime
të rënda, duke e rrahur e maltretuar para anëtarëve të
familjes së tij. Edhe në ditën e varrimit të Qelë Deskajt, disa
civilë serbë të fshatrave Babiq e Gorozhdec, disa qytetarëve
të fshatrave Dobërdol e Kërstovc, iu kërcënuan se do t’i
vrasin me armë zjarri, pse po shkonin për të marrë pjesë në
varrimin e Qelë Deskut, me ç’rast e rrahën dhe e
keqtrajtuan rëndë Isuf Kastratin nga Dobërdoli.93
Në “listat” e viktimave për vrasjen e të cilëve MUP-i serb
akuzon “terroristët shqiptarë” gjendet edhe emri i dr.
Nuredin Zejnullahut94 (49), internist në Spitalin e
Përgjithshëm në Pejë. Duke iu referuar dëshmive të buri-
92 Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore
e paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Qelë Desku është i radhitur me numrin rendor 2.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 114).
93 Shih Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb …, vep. e cit., f.19.
94 Shih listat e MUP-it serb në adresën në internet; “Zloçini…”, vep. e cit., f. 96, 117.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:14 am

biligoa
108
meve shqiptare, dihet se internisti i njohur dr. Nuredin
Zejnullahu*, është vrarë nga forcat serbe, të cilat e sul-muan
në shtëpinë e tij, në mbrëmjen e 18 nëntorit të vitit 1998, me
ç’rast plagosën lehtë edhe vajzën e tij 17-vjeçare. Dr.
Nuredini nuk u rezistoi dot plagëve vdekjeprurëse. Ndërroi
jetë, pas disa orësh, gjatë rrugës për në spitalin e
Prishtinës.95
Edhe për të riun shqiptar Rifat Blakaj (1979), nga fshati
Trubuhovc, komuna e Burimit (ish Istogut), në faqen
zyrtare të MUP-it serb, thuhet se është vrarë me armë zjarri
nga “terroristët shqiptarë”. Duke iu referuar buri-meve të
KMDLNJ-së, del se njëzetvjeçari Rifat Blakaj, më 7 janar
1999, ishte nisur nga fshati i tij për në Istog për të rregulluar
biçikletën. Biçikleta e tij është gjetur në fshatin Prekallë
(fshat ky i njohur për numrin e madh të krimine-lëve serbë),
bri rrugës Gurrakoc–Pejë. Rifati ishte rrëmbyer nga forcat
serbe në Prekallë, të cilat e dërguan dhe e vranë me armë
zjarri në fshatin Drenoc të Klinës, ku, në atë kohë, ka
banuar vetëm popullata serbe, pasi që popullata shqiptare
ishte dëbuar me dhunë nga shtëpitë e veta që nga 28
qershori i vitit 1998. Kufoma e tij u gjet të nesërmen, më 8
janar 1999, në vendin e ekzekutimit, në Drenoc.
Edhe për luftëtaren e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, Mervete (Sali) Maksutaj (20), e cila ra heroi-kisht
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998”, ku Nuredin Zejnullahu është i radhitur me numrin rendor
42. (Libri “Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…”, vep. e cit., f. 115).
95 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 57.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:15 am

biligoa
109
më 4 dhjetor 1998, në krye të aksionit për shpëtimin e
bashkëluftëtarëve të plagosur nga kthetrat e xhelatëve
serbë, që mbaheshin nën kontrollin e rreptë të policisë serbe
në spitalin e Pejës, thuhet se është vrarë nga “terroristët
shqiptarë”. Ndër të tjera në librin “Zloqini…” thuhet: “…Me
këtë rast sulmuesi e vrau edhe terroristen që kishte ardhur me të
dhe që e kishte hedhur bombën, Mervete Maksutajn (20) nga
fshati Orrobërdë i Istogut. Tek ajo janë gjetur pllakat me shenjat
“UÇK” dhe data e hyrjes në atë organizatë terroriste si dhe dy
bomba dore dhe një revole”.96
Ky rast nuk do koment! Gënjeshtra nuk ka brirë!
Mervete Maksutaj, dëshmore e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, është vrarë nga njësia e snajperistëve serbë, që
ishin të pozicionuar në ndërtesat përreth spitalit të Pejës.
Krimineli Sllobodan Millosheviq gjatë gjykimit në
Tribunalin e Hagës, siç është parë, gjithnjë përpiqet që
krimet e kryera nga forcat pushtuese serbe t’ua ngarkojë
“terroristëve” të UÇK-së. E njëri nga rastet e tilla të shumta,
është edhe rasti i vrasjeve të kryera në Jabllanicë të
Leshanit, mbi fëmijët Gentrit Sheqeri, 4-vjeçar, dhe Bukurie
Morina, 15-vjeçare.
E vërteta është krejtësisht ndryshe. Në mëngjesin e 29
marsit të vitit 1999, kur forcat serbe, si të tërbuara, në mbarë
Kosovën po vrisnin, masakronin, digjnin e dëbonin me
dhunë, duke bërë spastrime etnike, ndërmarrin një ofensivë
96 Zloqini…, vep. e cit., f. 103.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:16 am

biligoa
110
të gjërë edhe kundër fshatrave të Lugut të Leshanit. Dhe, siç
dihet nga të gjithë ata që e kanë përje-tuar luftën,
spastrimeve të këmbësorisë gjithnjë u prinin granatimet e
fuqishme. Në Jabllanicë kishte të strehuar banorë edhe të
fshatrave tjera të komunës së Klinës. Me të filluar
bombardimet nga forcat serbe, banorët e Jabllanicës së
Leshanit, kush si mundet, nisin të largohen nga fshati, për
t’i shpëtuar asgjësimit serb, duke u futur në zonat më të
thella. Pjesëtarët e familjeve Sheqeri, Morina e Bardheci, me
t’i dëgjuar granatimet dhe urdhërin e prerë të forcave serbe
për ta lëshuar fshatin, ashtu siç qëllojnë hipin në rimorkion
e traktorit, për t’u larguar nga fshati. Në ndërkohë një
granatë e forcave serbe qëllon rimorkion e tyre, me ç’rast
vriten Gentrit Demë Sheqeri (4), nga Adriani (ish-Kliçina)
dhe Bukurie Rexhep Morina (15), nga Rigjeva e Klinës.
Ndërkaq, plagosen edhe Resmije Rexhep Morina (11), nga
Rigjeva; Kosovare Demë Sheqeri (11), nga Kliçina; Kumrije
Bardheci (12) nga Fushëlumi (ish-Grabanica) dhe Zize Malë
Sheqeri (70), nga Adriani (ish-Kliçina).97
Ata detyrohen që të gjallë e të vdekur të zbresin nga
rimorkio e traktorit. Të marrin një qerre me kalë, dhe ashtu
nëpër predhat e artilerisë serbe, nëpër mot të lig, duke i
rrahur shiu gjatë tërë rrugës, të nisen drejt fshatrave më të
thella të Dushkajës. Pasi arrijnë në Jabllanicë të Gjakovës, që
kontrollohej nga UÇK-ja, të plagosurve u jepet ndihma e
97 “Kosova Press”, 29 mars 1999. Shih edhe librin e KMDLNJ-së, Krimet e luftës në territorin
e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 75.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 EmptyMon Jun 23, 2008 7:17 am

biligoa
111
parë ndërsa të vrarët (Gentriti dhe Bukuria) varrosen nga
fshatarët dhe pjesëtarët e UÇK-së, pranë xhamisë së fshatit.
Plaka Zize Sheqeri kishte bërë kilome-tra të tëra, e plagosur
në këmbë, por nuk i ndiente plagët, nuk e ndiente
dhembjen kur shihte nipin e mbesën e saj të vrarë
barbarisht nga serbët. Familjarët Morina, ishin kushërinj të
afërm të Sinan Morinës nga Rigjeva, luftëtar i dalluar i
UÇK-së, i cili pak ditë më vonë bie heroikisht në përleshje
me forcat serbe në frontin e luftës në Dashinoc të Deçanit.
LOJA ME KARTËN E PËRÇARJES FETARE
Në publikimin e “Jedinstvo”-s, “Zloçini…” dhe në atë të
MUP-it të Serbisë, si civilë të vrarë nga “terroristët shqiptarë”
figurojnë edhe emrat e Prenë (1931) e Mire (1934)
Merturit dhe Prekë (1932) e Prende (1935) Krasniqit - të
gjithë shqiptarë nga fshati Meqe i Gjakovës. Ata, vetëm pse
janë të besimit katolik, organet e MUP-it serb nuk i
paraqesin as si shqiptarë, por si “qytetarë të bashkësive
tjera nacionale, civilë, të vrarë nga terroristët shqiptarë”.98
Mirëpo, as akuza e vënë në barrë të UÇK-së për vrasjen e
Pren S. Merturit (1933), Mire K. Merturit (1934), Prekë Sh.
Krasniqit (1935) dhe Prene M. Krasniqit (1932) nuk
98 Zloçini…, vep. e cit., f.119.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KRIMET SERBE NË KOSOVË
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....
» Komuna serbe ne kosove si shtete ,dhe peticionet shqiptare!
» STRUKTURAT USHTARAKE POLICORE SERBE NË KOSOVË 1998-1999, QË
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Krimet nuk vjetrohen...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: