Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bashkimi i trojeve shqiptare

Shko poshtë 
+51
Fjona
Loti
njonidrenica
Argent
I_heshtur
paioni
MUHAMETII
baba
voglushja
MARY
TRIBUNI
eri M
naqeta
USHTARILIRIS
xhavo_
Nezir Myrta
Ballistet
Zogisti_Legalist
petritkola
Ago Muji
Ani
STUPCAT
Urata
E_Bukura
Euridika
zeriatdheut
Tetovari
NetSerseri
Aquila
flaka
Kosovarja
Niki
Riki30
Ramiz
dibranja
drenusha
shpendi
azzurra
besa-bese
tom sojer
ss1
genta
renan
perparimi
Anna
Sy kaltri
Leka i Madh
Beton
fatlum
shaban cakolli
Sofra
55 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 7 ... 14  Next
AutoriMesazh
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyTue Oct 02, 2007 4:23 pm

Nji interviste then nga qosja kishte then mendime dhe kritika cilsore ketyre te cilet humben luften me anen e mendjes dhe pse nuk u kerkue bashkimi kombatre si nga lideret e shqiperis ashtu edhe kosovare mendoj qe Sofra ta sjell ate ling ketu ka rendesi te madhe .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyTue Oct 02, 2007 6:23 pm

Ky është linku për të cilën shkruajti Anaa por është vetëm vazhdimi dmth pjesa e dytë të parën nëse e gjejm e vendosim edhe ate.

http://albeu.com/lajme/lajmi.php?subaction=showfull&id=1191331367&archive=&start_from=&ucat=4
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyWed Oct 03, 2007 5:50 am

Qosja: Bashkim me Shqipërinë

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 QosjaEKSKLUZIVE/ Akademiku i njohur flet për të ardhmen e Kosovës, ndryshimin e kufijve, planin "Ahtisari" dhe arsyet e vetos ruse



Data e Publikimit: 01/10/2007

Autori i Lajmit:
Urim Bajrami

Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, mendon se "bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të ndodhë një ditë, sado po shtohet numri i feudalëve dhe bujkrobërve të tyre, që e kundërshtojnë deri në vetëmohim një ide të tillë". Gjatë një interviste ekskluzive për "Shqip", Qosja mendon se as faktori shqiptar në Kosovë dhe as ai në Shqipëri nuk po bëjnë sa dhe si duhet për të ardhmen e Kosovës, dhe se "vazhdon të harrojë se si i thonë një fjale, ta shpallësh qëllimin të sendërtuar para se të jetë bërë ai, do të thotë t‘i bësh shërbim të keq qëllimit". Sipas tij, faktori shqiptar në Kosovë e konsideron çështjen e statusit të Kosovës si partiake dhe jokombëtare e shtetërore. Gjatë intervistës, akademiku i njohur flet edhe për ndryshimin e kufijve, negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit, marrëdhëniet e shtetit të ardhshëm të Kosovës me fqinjët, arsyet e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Planin e Ahtisarit dhe vlerësimin për këtë të fundit.


FJALET E FORTA DHE PUNET E BUTA

Profesor, definimi i pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, rezulton se nuk është kaq i thjeshtë. Sipas jush, çfarë ka gabuar faktori shqiptar në Kosovë, por edhe ai në Shqipëri, në mënyrë që shqiptarët të mos lëshonin kaq shumë...?

Krijimi i shteteve të reja kurrë nuk ka qenë një punë e thjeshtë. Pavarësisht për çfarë qëllimi bëhet, lufta është fatkeqësi, sjell vdekje, shkatërrime, dhembje, por lufta ka krijuar shtetet. Numri i shteteve të krijuara në mënyrë paqësore është tepër i vogël. Kosova e ka bërë luftën për të qenë shtet. Dhe, e ka fituar këtë luftë bashkë më forcat e NATO-s. Meqenëse KFOR-i dhe administrata e OKB-së në Kosovë janë vendosur me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për statusin e Kosovës tani vendoset në këtë Këshill, që përbëhet prej anëtarësh me interesa, ideologji dhe politika të ndryshme. Dhe, kjo lejon mundësi për ndërlikime gjatë vendosjes për çështje të ndryshme.

Punët rreth statusit të Kosovës janë ndërlikuar, mbas refuzimit të Rusisë që të pajtohet me Planin e Ahtisarit.

Faktori shqiptar në Kosovë ka gabuar kur caktimin e statusit të Kosovës e ka parë dhe e ka paraqitur si një punë të lehtë e të thjeshtë.

Faktori shqiptar në Kosovë dhe në Shqipëri vazhdon të harrojë se, si i thonë një fjale, ta shpallësh qëllimin të sendërtuar para se të jetë bërë ai, do të thotë t‘i bësh shërbim të keq qëllimit.

Faktori shqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, vazhdon t‘i ketë fjalët e forta e punët e buta, në vend se të ngjante e kundërta: në vend që t‘i kishte fjalët e buta e punët e forta.

Faktori shqiptar në Kosovë ka gabuar pse grupin për bisedime e ka përbërë si grup partiak e jo si grup kombëtar dhe shtetëror. Çështja e statusit të Kosovës s‘është çështje partiake po kombëtare dhe shtetërore. Ky faktor ka harruar se nuk është e rëndësishme vetëm çka thuhet, por edhe kush i thotë ato që thuhen.


MBI LEVIZJEN E KUFIRIT

Ndarja e Kosovës po shikohet gjithnjë e më shumë si një variant i mundshëm, edhe pse shumë nga qarqet e Kosovës, po edhe ndërkombëtarët e mohojnë herë pas here. Sa e rëndë është shkëputja e një pjese të rëndësishme për Kosovën, siç është Veriu i saj?

Edhe para viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kur çështja e Kosovës ishte bërë çështje ndërkombëtare, nga intelektualë dhe analistë të ndryshëm në ish-Jugosllavi dhe në botë flitej për ndarjen e Kosovës. Ndarja shihej si zgjidhje e përhershme, historike e çështjes së Kosovës, domethënë e konfliktit shqiptaro-serb. Kush i ka lexuar kujtimet e ambasadorit amerikan në Beograd, Cimerman, do të shohë se ndarja e Kosovës atëherë përcaktohej në përpjesëtime të papranueshme për ne. Unë, personalisht, e shihja "ndarjen" në përpjesëtim me numrin e banorëve në Kosovë: shqiptarëve do t‘u takonte aq sa janë në Kosovë, domethënë rreth 90 për qind, kurse serbëve rreth 10 për qind - aq sa ishin në Kosovë.

Sot, sa mund të gjykohet nga shkrime të ndryshme në shtypin në botë dhe në Serbi, askush nuk flet për ndarje të tillë si para luftës. Tani folja ndarje futet në thonjëza. Tani flitet për lëvizje të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Analistët amerikanë "ndarjen", në të vërtetë "lëvizjen" e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë e quajnë modifikim i kufirit. Serbëve, në njërën dhe shqiptarëve, në anën tjetër, do t‘u takonte aq sa ishte përqindja e tyre në Kosovë në prag të luftës.

Sipas deklaratës së anëtarit, duket më përfaqësues të Treshes në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, Volfgang Ishinger, Grupi i Kontaktit do të pranonte çdo zgjidhje me të cilën do të pajtoheshin të dy palët e kjo domethënë edhe me "ndarjen", lëvizjen, modifikimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Zyrtarët tanë në Prishtinë dhe në Tiranë u ngritën shumë zemrueshëm kundër idesë së "ndarjes", lëvizjes, modifikimit të kufirit. Ç‘është e vërteta, zyrtarët në Tiranë u ngritën kështu vrullshëm, mbasi pritën disa ditë, dhjetë - pesëmbëdhjetë ditë, se çka do të thonë vendet e Grupit të Kontaktit. Nuk më duket politikisht e arsyeshme ngritja e tillë e pezmatuar ndaj një ideje reale a utopike, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ideja e lëvizjes së kufirit midis Kosovës dhe Serbisë është ide që shumë më tepër përfaqëson interesat e shqiptarëve, sesa të serbëve. Do të mendojmë, kështu, realisht, në qoftë se nuk harrojmë se faktorët ndërkombëtarë nuk do të lejojnë që çështja e Kosovës të zgjidhet në mënyrën: të gjitha për njërën palë e asgjë për palën tjetër.

Nuk është e çuditshme, prandaj, pse zyrtarët serbë edhe më vendosmërisht se zyrtarët tanë u ngritën kundër idesë së "ndarjes" së Kosovës dhe ata ngrihen kundër kësaj ideje, sepse e dinë që nuk mund të flitet më për ndarje, por për lëkundje të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. E dini si e tha peshkopi i Kosovës, Artemije: "Më e mirë është për serbët pavarësia e Kosovës, që nuk do ta pranojmë kurrë, sesa ndarja me të cilën do të pajtoheshim. Atë që nuk e pranon mund ta kthesh një ditë, kurse atë që e pranon nuk mund ta kthesh kurrë"!

Lëvizja e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, që do të bazohej në përqindjen e popullsisë shqiptare, në njërën anë dhe serbe, në anën tjetër,në prag të luftës dhe që do të sillte edhe lëkundje vullnetare të kësaj popullsie, do të ishte zgjidhja përfundimtare, historike e çështjes së Kosovës. Dhe, kjo zgjidhje do të varroste përgjithmonë iluzionet e peshkopit Artemije dhe të tjerëve, shumë të tjerëve, që mendojnë si ai në Serbi, kurse do ta bënte të mundshme vetëvendosjen, domethënë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë pa pengesa nga ana e faktorëve ndërkombëtarë. Për këtë arsye kundërshtimet e pezmatueshme që iu bënë idesë së "ndarjes", domethënë të lëvizjes së kufirit midis Kosovës dhe Serbisë nga ana e disa ministrave dhe intelektualëve tanë, më duken të pamenduara mirë. Njëri nga shkrimtarët tanë deklaroi, mbasi dëgjoi si reagoi Tirana zyrtare, se ideja e ndarjes së Kosovës është ide e rrezikshme sepse - tha ai- rrezikon rajonin dhe, madje Evropën! Pse? Pse lëvizja e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë do të rrezikonte rajonin dhe Evropën? Sepse, na përgjigjet ky shkrimtar, duke përsëritur klishenë zyrtare, shembullin e ndarjes së Kosovës do ta ndiqnin edhe të tjerë në rajon dhe në Evropë. Dhe, ashtu Evropës do t‘i hynte flaka!

E po si mund të flitet ashtu? Pse nuk mendohet pak më qetë, më racionalisht? Në qoftë se Prishtina dhe Beogradi do të pajtoheshin për lëvizje të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë pse të ngrihet kush kundër pajtimit të tyre. Po të gjithë faktorët ndërkombëtarë thonë se do të ishte më së miri që të gjendet zgjidhje rreth së cilës do të pajtoheshin të dy palët. Pse do të rrezikonte rajonin dhe Evropën pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve për lëvizjen e kufirit midis Kosovës dhe Serbinë? Në qoftë se hungarezët e Rumanisë, turqit e Bullgarisë, baskët e Spanjës kanë kushte gjeografike dhe arsye etnike për të kërkuar lëvizje kufiri, por këtë nuk e pranojnë rumunët, bullgarët e spanjollët gjendja e tyre mbetet siç është sot dhe marrëveshja shqiptaro-serbe nuk ka se si t‘u fusë zjarrin Rumanisë, Bullgarisë e Spanjës. Faktorët ndërkombëtarë e me ta edhe ne po themi se rasti i Kosovës është rast i veçantë, i pangjashëm me raste të tjera. Dhe, vërtet është rast i veçantë. Pse atëherë të mos i lejohet ta tregojë këtë veçanësi edhe me të drejtën e lëvizjes së kufirit me Serbinë nëse pajtohet edhe Serbia. Domethënë, lëvizja e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, për të cilën do të pajtoheshin shqiptarët dhe serbët, nuk ka se si të rrezikojë rajonin dhe Evropën, nuk ka sesi të ndezë zjarr askund përpos në kokat letrare! Apo jo?


PER ÇKA S‘DO TE BISEDOHET

Ekipi i Unitetit ka paraqitur platformën e tij, ku ka vendosur tri pika të panegociueshme: a) asnjë diskutim për pavarësinë; b) asnjë diskutim për integritetin territorial të Kosovës dhe c) asnjë diskutim për shtyrjen e afatit. A është e mjaftueshme kjo platformë dhe si e gjykoni ju atë?

Fjalë të forta. Prej fillimit të bisedimeve për statusin, Ekipi i Unitetit i ushqen qytetarët e Kosovës me deklarata për ato që nuk do të bëjë dhe për ato që nuk do të ngjasin e, pastaj, i bën ato që i ka mohuar dhe ndodhin ato që kanë thënë se nuk do të ndodhin! Ekipi i Unitetit e di, besoj, se në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 shkruan se pas një kohe do të bëhen bisedime (apo do të mbahet konferencë ndërkombëtare - nuk më kujtohet sigurt si thuhet) për statusin përfundimtar të Kosovës. Ata që shkojnë në bisedime e dinë se në bisedime mund të shfaqen mendime, ide, propozime, të hapen çështje jo vetëm nga Ti, por edhe nga Ai dhe jo vetëm nga Ti dhe Ai, por edhe nga organizuesit, mbikëqyrësit, monitorizuesit e bisedimeve. Tri çështjet për të cilat Ekipi i ynë i Unitetit thotë se nuk do të bisedojë tingëllojnë mirë, premtueshëm për ne, por ç‘të bëjmë kur përfaqësuesit tanë do të pranojnë që të bisedojnë për të tria sidomos në qoftë se ashtu kërkon Treshja e Grupit të Kontaktit. E ajo mund të kërkojë. Po për çka do të bisedojnë ata nëse jo për statusin?

Në një deklaratë të paradokohshme, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, propozoi shkëmbimin e pjesës veriore të Mitrovicës me Luginën e Preshevës. A ju duket ky një "pazar" i arsyeshëm?

Propozimi është interesant, gjithsesi i arsyeshëm, por, si duken punët, i pasendërtueshëm. Kush i njeh programet kombëtare serbe, veçanërisht ato të Vasa Çubrilloviqit, e di se Lugina e Preshevës konsiderohet luginë me rëndësi të madhe strategjike, që lidh Serbinë me Luginën e Vardarit. Vështirë se Serbia do ta pranonte shkëmbimin që propozon ish-kryeministri ynë i çmuar, Bajram Rexhepi. Dhe, pse më në fund, ta pranojë? Serbia mendon të mbajë edhe Luginën e Preshevës, edhe Mitrovicën Veriore, me Kolashinin dhe Zubin Potokun. Më në fund, ajo ato është duke i mbajtur! Për ta bërë Serbinë që t‘i lëshojë ato duhet një luftë e re! Por, koha e luftërave njëherë për njëherë ka kaluar...


ARSYET E VETOS RUSE

Profesor, sipas të gjitha gjasave, Rusia nuk do të japë votën e saj në Këshillin e Sigurimit dhe gjërat do të mbeten sërish ashtu siç kanë qenë. Si mund të lëvizet, sipas mendimit tuaj, në shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe njohjen e këtij realiteti të ri në aspektin e ligjit ndërkombëtar, pra në organizatat përkatëse ndërkombëtare?

Është ditur prej ditës së parë, kur ka shfaqur mospajtim me Planin e Ahtisarit se, Rusia nuk do të japë votën e saj për pavarësinë e Kosovës, qoftë edhe ashtu të mbikëqyrur dhe të ndarë përbrenda siç parashihet në atë Plan. Kush i ka përcjellë deklaratat e zyrtarëve, të numrit më të madh të zyrtarëve serbë dhe të anketave të opinionit serb për qëndrimin ndaj ardhmërisë së Kosovës, ka mundur të konstatojë se Serbia ishte në prag të pajtimit me, si thonë serbët, humbjen e Kosovës. Rusia ishte ajo që e nxiti politikën e tanishme vendosmërisht mospajtuese të Serbisë me pavarësinë e Kosovës! Rusia e nxiti rikthimin e ashpërsuar të politikës tradicionale serbomadhe ndaj Kosovës! Nuk do të duhej të harrojmë se Rusia ka nxitur kryengritjen e parë serbe më 1805 dhe të dytë më 1812, luftën kundër Turqisë në vitet 1876-1878 dhe dëbimin e shqiptarëve prej Nahijes së Nishit dhe, më në fund, luftërat ballkanike. Në ato kryengritje dhe luftëra serbe në shekullin 19 oficerët rusë ishin oficerë vullnetarë. Dhe, të gjitha këto Rusia i bënte atëherë për nevojat e veta politike dhe strategjike. Edhe tani, përkrahja që Rusia i jep Serbisë duke mos e pranuar pavarësinë e Kosovës në të vërtetë është politikë mbi të gjitha për nevojat politike dhe strategjike të vetë Rusisë. Ariu polar do të tregojë se është zgjuar.

Më pyesni si të ecet përpara? Këshilli i Sigurimit nuk krijon shtete - kjo duhet të dihet. Ne duhet ta shpallim vetë pavarësinë. Dhe, këtë duhet ta bëjë Kuvendi i ri, pra i riu, menjëherë teksa të kryhen bisedimet me Beogradin. Sa më shumë të shtyhet dita e shpalljes së pavarësisë aq më shumë mund të ndërlikohen punët.

Gjithashtu profesor, ka zëra, të pakët për momentin, por siç duket po shtohen, që flasin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Si i komentoni këta zëra?

Janë zëra që flasin për diçka që do të ndodhë një ditë, sado po shtohet numri i feudalëve dhe bujkrobërve të tyre, që e kundërshtojnë deri në vetëmohim një ide të tillë. Leverditë politike, partiake, lokale e të tjera i bëjnë këta të çohen kundër një ideje që qe gati një shekull e gjysmë e ka lëvizur përpara historinë shqiptare.


Edituar për herë të fundit nga në Wed Oct 03, 2007 5:55 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyWed Oct 03, 2007 5:51 am

INTEGRIMET DHE ÇINTEGRUESIT

Ndërkaq, si e shikoni ju në të ardhmen shtetin e Kosovës në marrëdhëniet me Shqipërinë, Maqedoninë (ku gati 30% është e banuar me shqiptarë), Serbinë (ku ndodhet Lugina e Preshevës e banuar me shqiptarë) dhe Malin e Zi, ku gjithashtu jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh? Cila, sipas jush, duhet të jetë platforma e veprimit ndërshqiptar në të ardhmen për integrimin e faktorit shqiptar në rajon?

Edhe sot po shohim se sjelljet e Shqipërisë zyrtare ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe sjelljet e Kosovës ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve të tjerë në Ballkan i përcakton politika e faktorëve ndërkombëtarë, në radhë të parë e SHBA-ve dhe e Bashkimit Evropian ndaj tyre. Po mirë. Tani, për fat, nuk po mendojmë si dikur, as me kokën e Italisë, as me kokën e Jugosllavisë, as me kokën e Bashkimit Sovjetik, as me kokën e Kinës për veten, për identitetin tonë politik në Ballkan. Tani po mendojmë me kokën e vendeve më të zhvilluara dhe demokratike: të Amerikës dhe të Evropës, sado nuk do të ishte keq që, bile, për identitetin tonë kulturor dhe politik të mendojmë pak më shumë edhe me kokat tona.

Ajo që Ju quani platformë e veprimit ndërshqiptar, sipas mendimit tim, do të duhej të përbëhej prej përpjekjesh të programuara, të organizuara mirë, racionalisht, të ligjësuara, për integrimin shqiptar, për krijimin e lidhjeve sa më të zhvilluara, sa më të gjithanshme, sa më të forta kulturore, ekonomike, tregtare, turistike, politike e të tjera e kjo domethënë të krijimit të hapësirës kulturore, ekonomike dhe, pse jo, politike gjithëkombëtare. Kusht për sendërtimin e këtyre lidhjeve, të kësaj hapësire, është ndërtimi i rrugëve, në radhë të parë i rrugës Durrës - Kukës - Prizren; Prizren - Pukë - Shkodër - Ulqin; Deçan - Plavë e Guci; Guci - Vermosh - Shkodër e i rrugëve të tjera që lidhin krahinat dhe qytetet shqiptare. Me rëndësi jetike për integrimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të shqiptarëve do të ishte ndërtimi i hekurudhës Prizren-Kukës-Tiranë-Durrës.

Ne sot, mjerisht, dëgjojmë vetje që flasin për rolin, thonë ata, kolonial të kulturës që krijohet në Tiranë ndaj kulturës së Kosovës!

Dëgjojmë vetje që do të donin të këputen lidhjet shpirtërore midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës: të këputen lidhjet që krijon gjuha e përbashkët letrare, gjuha standard! Ne sot dëgjojmë vetje që do të donin të krijohej një komb tjetër në Kosovë, i ashtuquajturi komb kosovar dhe, ashtu, shqiptarët në Ballkan të ndaheshin në dy kombe! Dëgjojmë dhe çka nuk dëgjojmë. Nuk mund të thuhet se vetjet e këtilla nuk kanë edhe ndonjë institucion pas shpinës dhe nuk mund të thuhet se vetjet e tilla nuk kanë edhe grupe politike partiake pas shpinës. Dhe, për këtë arsye nuk mund të thuhet se zërat e tillë nuk mund të ndikojnë aspak në ngadalësimin e procesit të integrimeve shqiptare. Dështimi i tyre, ndërkaq, është i pashmangshëm. Në historinë e popullit gjithmonë në fund dështojnë shprehësit e interesave të ngushta, lokale, qofshin ato politike, ideologjike, ekonomike, fetare e të tjera, me të cilat cenohen interesat e përgjithshme.

Cili është vlerësimi juaj për Planin e propozuar nga Presidenti Ahtisari dhe a mendoni se viti 1998 do ta gjejë Kosovën të pavarur?

Është shkruar shumë në gazeta dhe është folur më shumë në mediat elektronike për këtë Plan. Kam shkruar edhe unë. Në situatën e përbërë rreth statusit të Kosovës, Plani i Ahtisarit paraqitet si një dhuratë për ne nga ata faktorë ndërkombëtarë që, megjithatë, synojnë zgjidhje të drejtë për Kosovën - e zgjidhje e drejtë, sado jo edhe historike, e çështjes së Kosovës konsiderohet pavarësia e Kosovës. Nuk do të duhej të mos shihnim dhe të mos thoshim se Plani i Ahtisarit e ndan Kosovën përbrenda, e bën Kosovën politikisht dhe kushtetutare - juridikisht Kosovë të dy entiteteve. Sipas Planit të Ahtisarit, Kosova do të jetë protektorat i Bashkimit Evropian dhe, vetëm mbasi të hiqet ky protektorat - kush e di kur - Kosova do të mund të quhet realisht e pavarur. Pra, Kosova realisht e pavarur, Kosova pa status protektorati, domethënë sovrane, do të bëhet më vonë se më 2008.

(vijon)

NESER DO TE LEXONI

Në pjesën e dytë të intervistës së akademikut të njohur, Rexhep Qosja, do të lexoni mendimet e tij mbi zhvillimet politike, ekonomike e shoqërore në Shqipëri, vlerësimin për Presidentin e ri të Republikës, Bamir Topi, por edhe për mënyrën e zgjedhjes së tij, vlerësimin e punës së deritanishme të qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha, si dhe të kërkesës së vazhdueshme të mazhorancës për largimin nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku


Marre nga gazeta SHQIP
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyWed Oct 03, 2007 5:53 am


Qosja: Oligarkitë partiake në Shqipëri dhe Kosovë (2)
02.10.2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Qosja Vijon intervista me akademikun e njohur kosovar. Vlerësimi për zhvillimet aktuale në Shqipëri, Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha.
nga Urim Bajrami, G. Shqip
Në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive për gazetën "Shqip", akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, flet për zhvillimet politike, ekonomike e shoqërore në Shqipëri, vlerësimin për Presidentin e ri të Republikës, Bamir Topi, punën e deritanishme të qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha. Ai komenton edhe kërkesën e vazhdueshme të mazhorancës për largimin nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Sipas akademikut Qosja, relievin politik dhe ekonomik të Shqipërisë (dhe të Kosovës) e përcaktojnë oligarkitë partiake. "Ato e kanë bërë parim politik, natyrisht të mbuluar me fraza demagogjike, gllabërimin", shprehet Qosja. Ndërsa vlerëson Presidentin Bamir Topi si "një nga përjashtimet e dëshiruara në Partinë Demokratike", Qosja flet edhe për zgjedhjet më të fundit në Shqipëri, ato të zhvilluara në zonën 31 në Tiranë, që duhet të karakterizoheshin nga "zemërgjerësia e Partisë Demokratike dhe partive të tjera të koalicionit".


PLURALIZMI I TOTALITARIZMAVE

Profesor, sa informacion keni për zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri dhe si i gjykoni ato?

Zhvillimet në Shqipëri përpiqem t‘i përcjell rregullisht. Të fillojmë nga zhvillimet politike. Në Shqipëri, sipas mendimit tim, sot për sot monizmi totalitar është zëvendësuar nga pluralizmi i totalitarizmave. Në Kuvendin e Shqipërisë sot për çdo gjë vendosin dy parti: vendosin herë njëra e herë tjetra ose në marrëveshje a në mosmarrëveshje njëra me tjetrën.

Kuvendi i Shqipërisë në thelb është, prandaj, një gjysmëkuvend, kurse demokracia e rrëgjuar në procedurë jo rrallë të cenuar.

Deputetët e tjerë, të partive të tjera të vogla në atë gjysmëkuvend, më së shpeshti janë të përdorur prej atyre dy partive.

Populli, sovrani i vërtetë, është plotësisht i përjashtuar nga mundësia e ndikimit në vendimmarrje dhe nga mbikëqyrja e pushtetit!

E, në qoftë se demokracinë e quajmë jo vetëm procedurë, por edhe çka do të duhej të ishte - marrëdhënie mes njerëzve, humanizëm, atëherë ne mund të flasim vetëm për një minimum të demokracisë. Apo për një demokraci rurale edhe ashtu tepër të shpërdorur si në Shqipërinë shtetërore ashtu edhe në Kosovë.

Në politikën shqiptare, në Shqipërinë shtetërore, në Kosovë e në Maqedoni ngjet ajo që Darendorfi e quan harlisje e shpirtrave të këqij! Kush mund të presë demokraci, njerzillëk, përgjegjshmëri, drejtësi, ndërgjegje prej shpirtrave të këqij të harlisur? Askush me mend në kokë. Politika që bëjnë këta shpirtra të këqij, të harlisur, gjithnjë me disa përjashtime, është thellësisht e pamoralshme.


OLIGARKITE PARTIAKE

Të vazhdojmë me zhvillimet aktuale ekonomike. Relievin politik dhe ekonomik të Shqipërisë (dhe të Kosovës) e përcaktojnë oligarkitë partiake. Ato e kanë bërë parim politik, natyrisht të mbuluar me fraza demagogjike, gllabërimin. Këto oligarki, me ministritë e tyre, në kabinetet e tyre dhe jashtë kabineteve të tyre, bëjnë betejat për çdo prokurim, për çdo tender, duke filluar nga çdo tualet i ri e deri te çdo kilometër rrugësh për asfaltim, për ura, për korrent, për naftë, për cigare, për telefonitë, për institucionet e arsimit, të shkencës e të kulturës, për firmat e ndryshme shtetërore, për çdo mall me akcizë dhe pa akcizë!

Këto oligarki partiake nuk kanë vetëdije për shërbim shtetëror dhe nuk kanë vetëdije elementare për drejtësi sociale, për një ndarje sadopak të drejtë të pasurive të përbashkëta, publike.

Kryeministri i Shqipërisë pa pushuar bërtet kundër korrupsionit, por familjarët e tij janë gjithnjë e më të pasur, kurse Shqipëria, si u dëshmua me të dhëna nga një organizatë ndërkombëtare më 26 shtator, kampione e korrupsionit në Ballkan!

E gjithë kjo veprimtari e quajtur plaçkitje, korrupsion, nepotizëm, luks zyrtar, kontrabandë dhe trafikim është mbuluar me solidarësi klanesh dhe me shkëlqim të rrejshëm patriotik. Për herë të parë në historinë shqiptare hajdutët e pasuruar sa çel e mbyll sytë zënë vendet e para në radhët e patriotizmit!

Pjesëtarët e këtyre oligarkive i kanë mësuar do fraza për politikën, demokracinë, ekonominë, politikën rajonale me të cilat u servilizojnë disa faktorëve ndërkombëtarë, do fraza që u pëlqejnë veshëve të Amerikës e të Evropës, por duke i shqiptuar këto fraza vazhdojnë të bëjnë çdo gjë në njëmendësinë shqiptare!

Dhe, kështu do të vazhdojnë derisa shqiptarët të mos mësojnë që prej pushtetit të kërkojnë shumë më tepër sesa të mos jenë të rrahur, të burgosur, të shfrytëzuar, të çuar për punë në botë, të përbuzur - si gjithmonë deri tani.

Të kalojmë në zhvillimet aktuale shoqërore. Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë thellësisht e ndarë. Kjo shihet si në Kuvendin e Shqipërisë ashtu edhe në ato të Kosovës dhe të Maqedonisë dhe kjo shihet në debatet politike e intelektuale në mediat elektronike.

Shoqëria shqiptare, me një përqindje të madhe të qytetarëve, vazhdon të jetë shoqëri e zhgënjyer dhe e dëshpëruar. Ikja jashtë Atdheut, gjithmonë dhe për çdokënd është e dhembshme, në njërën anë dhe vetëvrasjet e vrasjet e shpeshta si kurrë përpara, në anën tjetër, janë dëshmi e kësaj.

Nuk kemi sistem vlerash. Diçka që çmohet si vlerë në një anë, përbuzet, shpallet jo vlerë a kundërvlerë në anën tjetër.

Mosdurimi, jotoleranca e ndërsjellë jo vetëm politike dhe ideologjike karakterizojnë jetën tonë!

Shpifjet, gënjeshtrat, denoncimet janë mjeti i shpeshtë i shprehjes së mosdurimit dhe jotolerancës jo vetëm politike dhe ideologjike.

Të gjitha këto, plus brutalitetet karakterizojnë edhe debatet midis intelektualëve.

Sjellje, veprime, paraqitje, mendime të njerëzve të shtresave të ndryshme, të privuara prej skrupujsh më të domosdoshëm, ka aq shumë saqë njeriu pushtohet prej mëdyshjes: në mos shoqëria shqiptare është shoqëri e paetikë.

Shumë nga ato që dëgjohen, shumë nga ato që shihen dhe shumë nga ato që bëhen në jetën tonë politike dhe në jetën tonë kombëtare në përgjithësi dëshmojnë se ne me njërën këmbë jemi ende në nivelin e dytë të, si e quajnë sociologët bashkëkohorë, qenies psiko-sociale e kjo domethënë në nivelin e qenies karakteristike për tribalizmin, kurse me këmbën tjetër në nivelin e tretë e kjo domethënë në nivelin e qenies psiko-sociale që e karakterizojnë egocentrizmi i skajshëm, dhuna në marrëdhëniet shoqërore, lufta darviniane për ekzistencë, korrupsioni, vjedhja dhe plaçkitja! Ky është nivel në të cilin, pra, mungojnë rendi dhe drejtësia, në të cilin nuk funksionon shteti i së drejtës.

Është e qartë: gati njëqind vjet pas krijimit të shtetit, ne ende nuk kemi arritur të ndërtojmë shoqëri qytetare.

E di se nuk do ta pres ndërtimin e saj!


SHTETI PARTIAK DHE DEMOKRACIA

Tani Shqipëria ka një President të ri. Si e vlerësoni procesin e zgjedhjes së tij? Po figurën e z. Bamir Topi?

Procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të Shqipërisë më është dukur si të gjitha proceset e tjera politike në Shqipëri: i komplikuar dhe i lënduar prej sjelljesh shpesh të padëshiruara, por, në fund, u quajt demokratik edhe prej atyre që menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit nuk e quajtën të tillë. E besoj se ndërruan gjuhë, nëse jo edhe mendje, se ashtu porositën faktorët ndërkombëtarë. Në qoftë se ka pasur një marrëveshje që kryetari i Shqipërisë të zgjidhet me bashkëmarrëveshjen, me konsensusin e dy palëve, atyre në pushtet dhe atyre në opozitë, atëherë kjo bashkëmarrëveshje u shkel. Dhe u shkel, sepse Shqipëria sot është shtet njëpartiak, natyrisht njëpartiak jo si në kohën e komunizmit dhe jo me pasojat njëpartiake të kohës së komunizmit. Shqipëria ka sot kryetarin e shtetit, kryetaren e Kuvendit dhe Kryeministrin - të gjithë të një partie. E kjo parti, Partia Demokratike e Shqipërisë, ka arritur të krijojë qeverinë në sajë të koalicionit me një varg partish të tjera të djathta apo të qendrës së djathtë. Si nuk u bë që bile njëri prej këtyre posteve t‘i jepet ndonjërës nga partitë e koalicionit! Deri ku shkon partishmëria dogmatike e Kryeministrit të Shqipërisë, pos këtyre tri posteve, e tregojnë edhe zgjedhjet e tanishme në zonën 31 të Tiranës. Bëri çmos që ta kandidojë për deputet anëtarin e Partisë Demokratike në vend se të tregohej sadopak më zemërgjerë ndaj partive të koalicionit dhe të pajtohej me kandidimin e një politikani të një partie tjetër: të Dashamir Shehut.

Kryetarin e ri, Bamir Topin, megjithëse bashkëpunëtor i njeriut për të cilin nuk kam mirëkuptim - i Sali Berishës, e shikoj me një simpati kur e kur të shprehur. Është një nga përjashtimet e dëshiruara në Partinë Demokratike, që kujdeset të dallojë prej kryetarit të partisë së cilës i takon. E, dallon, para së gjithash, me sjellje dhe gjykime të matura, jokonfliktuoze, racionale, demokratike. Do t‘i shërbejë mirë Shqipërisë në qoftë se u rri larg infarkteve politike të Kryeministrit, në qoftë se nuk pajtohet me përpjekjen e tij për rrëgjimin e reformës së gjyqësorit në qërim të hesapeve me kryeprokurorin publik, Theodhori Sollakun, në qoftë se nuk pajtohet me totalitarizmin e tij partiak, në qoftë se nuk pajtohet me politikën e tij dëmtuese ndaj studimeve shqiptare, në përgjithësi, në qoftë se ruhet prej prirjeve autoritare të Kryeministrit, i cili nuk ngurron të fusë hundën staliniane edhe në punët e krijimtarisë shkencore dhe artistike. E të tjera.


MJESHTERIA E FRIKESIMIT

Si e vlerësoni punën e qeverisë "Berisha"?

Çka mendoj për punën e qeverisë "Berisha"? Berisha? Fenomen që flet për të dhe fenomen që flet edhe për ne. I vdekur politikisht dhe moralisht pas tragjedisë, në të cilën e futi Shqipërinë në vitin 1997, ai u kthye ngadhënjimtar në pushtet në vitin 2005! Askund në botën demokratike një rikthim i tillë politik nuk do të mund të ngjante. Ai u rikthye dhe "i shkeli" të gjithë: intelektualët, biznesmenët, pronarët e mediave, me përjashtim të "Top Channel"-it, opozitarët me përjashtim të disa prijësve opozitarë. Intelektualët e korruptuar politikisht dhe servilë alla Kadare janë bërë tellallë të tij, të tjerët, të "pavarurit" janë strukur me shpresë se ashtu të heshtur, do të shpëtojnë prej shpifjeve, denoncimeve dhe ndotjeve prej partizanëve të tij në media! Si është e mundshme kjo? Sali Berisha i bën të gjitha të mundshme: edhe të pamundshmet në botën normale, demokratike. Ai, vetëm ai, e ka kuptuar se si, me çka arrihet sigurt në pushtet në jetën tonë. Ai, vetëm ai, e ka kuptuar se kujt dhe pse ia varim ne qafën në pushtet! Ai, vetëm ai, e ka kuptuar se në jetën tonë nuk arrihet në pushtet dhe nuk mbahet pushteti pa shumëfytyrësi, pa papërgjegjshmëri, pa mashtrime, pa britmë frikësuese, pa dhunë despotike orientale! E shihni ç‘bën ai në Kuvend, në të vërtetë në gjysmëkuvendin e tij në krye me zonjushën Topalli, që për nga vrazhdësia politike është bërë kopja e tij? Bërtet Kryeministri në atë gjysmëkuvend, kërcënon, shantazhon, thotë të pavërteta, fyen, cenon, përdhos ndere e dinjitete! Dhe, vazhdon tutje. Shqipëria në terr në dimër dhe në verë! Kryeqyteti pa ujë në verë dhe në vjeshtë! E kryeministri vazhdon tutje i paprekur: askush nuk kërkon llogari prej tij po vetëm prej disa ministrave të tij. Hajde, thuajmani atë shtet në botë në të cilin do të mund të vazhdonte të kryeministronte njeriu politik nën qeverisjen e të cilit popullin e pllakosin një terr i tillë dhe një etje e tillë! Dhe, kriza politike njëra pas tjetrës!

Tragjikomeditë, që nën mandatin e Sali Berishës po i shkaktohen Shqipërisë, janë të ndryshme, por ai vazhdon tutje si despotët në kalë të shalës. Ai, vetëm ai, e ka kuptuar mirë se ne durojmë e duam në pushtet vetëm mjeshtrit e teknologjisë së agresivitetit politik! E shkollën e kësaj mjeshtërie Sali Berisha ka pasur ku ta mësojë! Ishte nxënës i shkëlqyeshëm.

Saktësim

Në pjesën e parë të intervistës, botuar dje, më është përvjedhur një shkarje: toponimi Kolashin duhet të jetë Leposavic. R.Qosja

NESER DO TE LEXONI

Në pjesën e tretë të intervistës së akademikut të njohur, Rexhep Qosja, do të lexoni vlerësimin e tij mbi vendimin e qeverisë për rishkrimin e historisë shqiptare, përfshi edhe letërsinë, gabimet, shtrembërimet dhe mënjanimin e tyre, mendimin për hapjen ose jo të dosjeve të periudhës së diktaturës, debatin mbi qytetërimin evropian të shqiptarëve, në të cilin ishte i përfshirë edhe vetë akademiku Qosja, rolin e intelektualëve në të dyja anët e kufirit shqiptar, si dhe incidentin në Institutin Albanologjik në Prishtinë, ndodhur pak ditë më parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri


Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Oct 04, 2007 12:11 am

Vetëm të bashkuar do ti arijm qellimet tona
dhe do të nderojm gjakun e shum Dëshmorëve qe dhan jeten për këtë Tokë Shqipëtare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Oct 04, 2007 12:19 am

Qosja: Historia? Ka gabime, por nuk rishkruhet (3)

Vijon pjesa e fundit e intervistës së akademikut kosovar. Gabimet, shtrembërimet në historinë shqiptare dhe mënjanimi dhe si po përdoren nga politika dosjet e diktaturës.
Në pjesën e tretë dhe të fundit të intervistës ekskluzive për gazetën "Shqip", akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, jep vlerësimin e tij mbi vendimin e qeverisë për rishkrimin e historisë shqiptare, përfshirë edhe letërsinë, gabimet, shtrembërimet dhe mënjanimin e tyre. Në mënyrë kategorike, ai shprehet kundër rishkrimit të historisë. Ndërsa për hapjen ose jo të dosjeve të periudhës së diktaturës, Qosja thotë se duhet të ishin hapur me kohë, pasi tani ato po përdoren nga politika, ashtu si edhe intelektualët, të cilët "janë margjinalizuar". Akademiku flet gjithashtu edhe për debatin mbi qytetërimin evropian të shqiptarëve, në të cilin ishte i përfshirë edhe vetë ai, rolin e intelektualëve në të dyja anët e kufirit shqiptar, zhvillimet në letërsinë shqipe, si dhe për incidentin në Institutin Albanologjik në Prishtinë, ndodhur pak ditë më parë, që Qosja e konsideron "një akt vandalizmi".

A RISHKRUHET HISTORIA?

Prej disa ditësh, në Shqipëri është hapur një debat i ri. Qeveria ka vendosur rishikimin e historisë. Sa i vlefshëm është një debat i tillë? Cili është mendimi
juaj për këtë nismë?

Sa më kujtohet, Kryeministri i Shqipërisë
ka kërkuar, nuk e di në
mbledhje të qeverisë apo para
gazetarëve, jo që të rishikohet po që të
rishkruhet historia e Shqipërisë. Shqiptarët
e tjerë, që jetojnë jashtë Shqipërisë
shtetërore, për fat, i ka lënë pa
këtë dhuratë të tij. Nga shkrimet që kam
lexuar për këtë kërkesë të tij dhe nga
debatet televizive që kam parë për këtë
kërkesë, nuk më ka rënë në sy që ndonjë
historian apo autor tjetër të jetë marrë
me nocionin rishkrim. Ç‘do të thotë
nocioni rishkrim në përgjithësi? Dhe,
çdo të thotë ky nocion në fjalësin e
Kryeministrit në veçanti? Të rishkruash
diçka nuk do të thotë të rishikosh. Të
rishkruash historinë e Shqipërisë nuk do
të thotë të rishikosh historinë e Shqipërisë.
Të rishkruash historinë e Shqipërisë
do të thotë t‘ia fillosh kësaj historie
prej të parës, të bësh një histori që
ndryshon qind për qind nga historia e
derisotme. Kur Sali Berisha kërkon të
rishkruhet historia e Shqipërisë ai në të
vërtetë kërkon që të hidhet poshtë çdo
gjë që është shkruar deri sot
për këtë histori dhe të shkruhet
historia siç dëshiron ai. A
është e mundshme kjo? Unë
them: jo. Historia e Shqipërisë
sot nuk mund të
rishkruhet: historia e Shqipërisë
sot, në shumë pika,
për shumë çështje, rrjedha,
dukuri, etapa e periudha, figura,
veprime, veprimtari,
masa, politika, zhvillime, ngjarje
mund të korrigjohet,
ndryshohet, thellohet, pasurohet,
por jo edhe të rishkruhet
- si do të donte ai me
suflerët e tij. Çdo brez e shkruan
historinë e vet të popullit, të cilit i
takon, por e shkruan duke u mbështetur
edhe në historiografinë e brezave
paraardhës, duke shfrytëzuar frytet e
punës së tyre, përvojën e tyre, të dhënat
e tyre. Nga krahët e brezave të përparshëm,
sidomos nga krahët e brezit
paraardhësit, ne shohim më qartë, më
thellë dhe më larg.
Historia e letërsisë shqipe, fjala vjen,
e shkruar pas Luftës së Dytë Botërore,
është një histori me shumë të meta në
metodologji, në shikime, në interpretime,
në shpjegime dhe në vlerësime. Në
të, disa autorë janë mbiçmuar për arsye
politike e disa, po ashtu për arsye politike
dhe ideologjike, janë mohuar plotësisht.
Por, megjithatë, ajo është një histori
pa të cilën nuk mund të ecë i sigurt
përpara asnjë historian bashkëkohor i
letërsisë shqipe. Në të gjejmë lëndën,
datat, titujt, jetëshkrimet e shkrimtarëve,
të dhënat për fatin e veprave
të tyre, për lidhjet me letërsi të
huaja, për lidhjet me letërsinë popullore
e të dhëna të tjera që na bëjnë të mundshme
të shkojmë tutje në shpjegimin
historiko- letrar të letërsisë shqipe. Një
historian i ndershëm, i ndërgjegjshëm i
letërsisë shqipe, prandaj, nuk mund të
mos u jetë mirënjohës atyre që e kanë
shkruar këtë histori dhe nuk mund të
mos thotë se Dhimitër Shuteriqi ishte
një historian shumë i merituar i letërsisë
shqipe dhe i shkrimeve shqipe. Me
gjithë dallimet dhe mospajtimet metodologjike
dhe ideologjike që kisha me të
unë përkulem para emrit të tij dhe e
quaj historian i madh i letërsisë shqipe
dhe i shkrimeve shqipe. Puna e tij kërkimore
shkencore më ka kursyer shumë
kohë e shumë mund që do të duhej të
bëja po të mos ishin studimet e tij. Të
shkruash historinë e letërsisë shqipe do
të thotë pashmangshëm t‘i referohesh
themeluesit të saj: Dhimitër Shuteriqit.
Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve,
para Luftës së Dytë Botërore,
ishte një histori e personalizuar, një histori,
e shikuar nga pikëpamja shkencore,
pothuaj diletante, por kjo histori e personalizuar
doemos u ka hyrë në punë
historianëve të pasluftës, të cilët historinë
e Shqipërisë dhe të shqiptarëve e
kanë bërë shkencë: shkencë të çmuar në
atdhe dhe shkencë të çmuar në Ballkan
e në Evropë. Aleks Buda, Hasan Ceka,
Ignjac Zamputi, Arben Puto, Kristo
Frashëri, Skënder Anamali, Stefanaq
Pollo, Ali Hadri, Ligor Mile, Kasëm
Biçoku, Kristaq Prifti, Selami Pulaha,
Gazmend Shpuza, Paskal Milo, Selim
Islami, Muzafer Korkuti, Françesk Prendi,
Neritan Ceka e të tjerë, kanë bërë
punë, vërtet, të madhe historiografike.
Ata na e kanë mësuar historinë. Ata na
kanë bërë të vetëdijshëm për të kaluarën
tonë, për trojet tona, për humbjet
dhe fitoret tona, për gëzimet e pakta
dhe dhembjet e shumta historike. Ata
na e kanë formuar krenarinë kombëtare
- historike. Në simpoziume, në
konferenca dhe në kongrese ballkanologjike
dhe evropiane ata e kanë
përfaqësuar me dinjitet shkencor shkencën
historiografike shqiptare dhe
me dinjitet qytetar popullin shqiptar.
Më kujtohet: historianët dhe arkeologët
e popujve të Jugosllavisë, me
gjithë mosdurimin politik, dhe, ndoshta,
jo vetëm politik, për Shqipërinë, i
përmendnin me shumë nderim emrat
e historianëve shqiptarë, duke shquar
përgatitjet e tyre impresive, në shkrimet
për tubimet shkencore në të cilat
merrnin pjesë bashkë.

GABIMET, SHTREMBERIMET DHE MENJANIMI I TYRE

Sipas jush, cila është periudha më problematike dhe më e errët e historisë shqiptare?

Të vijojmë një herë me argumentin e
mësipërm. Të gjitha këto çka parashtrova
më lart, nuk duan të thonë, ndërkaq,
se në studimet e tyre, se në historiografinë
e derisotme të Shqipërisë dhe
të shqiptarëve nuk ka të meta - të vogla
dhe të mëdha. Historiografia shqiptare,
në pjesën e saj më të madhe, ishte historiografi
metodologjikisht dogmatike.
Për shkaqe ideologjike dhe politike në
të zotërojnë shikime të ngushta, paraqitje
bardhë-zi, shpjegime dhe
vlerësime anshëm subjektive. Rrjedha
dhe ngjarje historike rrëgjohen në
luftën e klasave! Disa figura historike
glorifikohen, kurse disa të tjera përjashtohen
plotësisht. Glorifikimet dhe mohimet,
shikimi klasor, patosi dhe retorika
ideologjikisht të ngjyrosura janë të
metat, që, mjerisht, e shënojnë historiografinë
tonë sidomos prej kohës së
Skënderbeut e deri sot, kurse historiografinë
e periudhave më të reja aq më
shumë. Kuptohet, historia e Shqipërisë
dhe e shqiptarëve duhet të lirohen prej
këtyre të metave. Dhe, ajo tani e pesëmbëdhjetë
vjet është duke u liruar. Dëshmi
e kësaj janë veprat kapitale "Historia
e popullit shqiptar", e botuar më 2002
dhe "Dilemat e Arbërit" e Pëllumb
Xhufit, e botuar më 2006. Përvoja moderne
evropiane metodologjike, interpretuese
dhe shpjeguese e historiografisë
shqiptare është gjithnjë e më e
dukshme dhe gjithnjë e më frytdhënëse.
Por, kur Kryeministri i Shqipërisë
kërkon që të rishkruhet historia e Shqipërisë,
ai nuk i ka parasysh këto të
sipërtheksuarat: ai ka parasysh që një
dogmë e shkuar të zëvendësohet me një
dogmë tjetër. Kërkesa e tij, prandaj, është
një kërkesë me prejardhje të njohur:
është kërkesë staliniste. Janë të njohura
kërkesat e Stalinit për rishkrimin e
historisë ruse e sovjetike. Ku në botën
demokratike kryeministrat u vënë
kërkesa shkencëtarëve, ani shkencëtarëve
të shkencave shoqërore? Hajde,
mendojini kryeministrat a kryetarët Romano
Prodi, Angela Merkel, Zhak
Shirak, Gordon Braun, Karamanlis,
duke kërkuar prej historianëve që ta
rishkruajnë historinë e shteteve të tyre?
Jo. Kjo nuk mund të ngjajë. Që të rishkruhet
historia e vendeve të tyre, e popujve
të tyre i lejojnë vetes të kërkojnë sot
vetëm edhe Llukashenkoja i Bjellorusisë,
Kim Xhong Illi i Koresë Veriore, Berdimuhamedovi
i Turkmenistanit dhe
Sali Berisha ynë.

SHPETONA ZOT PREJ TYRE!

Ju po pyesni se cila periudhë e historisë së Shqipërisë është më problematike, më e errët, domethënë më njëanshëm e trajtuar dhe e shpjeguar?

Po të krahasojmë historiografinë tonë
me historiografitë e popujve të tjerë
evropianë, të shkruara, ta themi, sipas
metodologjisë së zbatuar në shkollën
franceze të Mark Blokut, do të themi, si
u theksua edhe më parë, se historiografia
jonë në përgjithësi është shumë e
thjeshtësuar. Thjeshtësimet më të
mëdha, paraqitjet më subjektive, madje
edhe shtrembërimet më të theksuara
vërehen në periudhën midis dy
luftërave botërore, sidomos të kohës së
mbretërimit të Ahmet Zogut dhe në periudhën
e komunizmit. Do të çuditeni,
besoj, në qoftë se u thuhet se thjeshtësime,
paraqitje subjektive, shtrembërime,
madje, falsifikime vërehen po
aq shumë edhe në një pjesë të historiografisë
së këtyre 16-17 vjetëve të fundit,
në të cilën historia e Shqipërisë dhe
e shqiptarëve në përgjithësi rishkruhet
ashtu si çdo të donte Kryeministri i
sotëm i Shqipërisë. Shikojini historitë
për shkolla të mesme! Sa shumë janë të
pushtuara prej njëanshmërive, shtrembërimeve,
kur e kur gënjeshtrave dhe
falsifikimeve! Në njërën prej tyre kemi
dy faqe himnizim për partitë politike, që
ishin vetëm një opozitë e gjorë ndaj
regjimit të Millosheviçit, kurse vetëm dy
rreshta për UÇK-në. I lexoni artikujt dhe
shkrimet e tjera të ndryshme për
formimin e partive dhe lëvizjet politike
në Shqipërinë shtetërore e në Kosovë
pas viteve nëntëdhjetë? I shikoni filmat
e ndryshëm dokumentarë për ato ngjarje
dhe për lëvizjen politike në Kosovë
prej vitit 1981 e deri në kohën tonë?
Gëlojnë nga të pavërteta. Njëanshmëri,
shtrembërime, të pavërteta, fshehje të
të pavërtetave, falsifikime, glorifikime
në njërën e mohime në anën tjetër, aq
më shumë mund të vërehen në historitë
e letërsive për shkollat e mesme e në libra
leximi! Njëanshmëritë, thjeshtshpjegimet,
shtrembërimet, të pavërtetat,
në historiografinë e kohës së komunizmit
bëhen brenda një sistemi metodologjik,
shpjegues, vlerësues. Dhe, kanë
një dinjitet intelektual. Njëanshmëritë,
shtrembërimet, të pavërtetat dhe falsifikimet
që po bëhen në historiografinë
shqiptare, të rishkruar sipas kërkesës së
Kryeministrit, janë të pasistem, janë
anarkike. Mungon dinjiteti intelektual.
Debati për rishikimin e historisë, siç
duket, do të kërkojë edhe saktësimin e
Ditës së Çlirimit të Shqipërisë, 28 apo 29
Nëntor 1944...
S‘e di çka mund të saktësohet në një
datë tashmë të saktësuar: të saktësuar
me të dhëna që sjellin sytë, veshët dhe
mendja.
Është kthyer sërish në skenë
një tjetër debat i kahershëm, ai
për hapjen e dosjeve të periudhës
së diktaturës. Si e gjykoni
rikthimin e këtij debati 17 vjet pas
rrëzimit të diktaturës në Shqipëri?
Sa dëgjoj dhe lexoj, tani në skenën
politike dëgjohet edhe debati për
hapjen e dosjeve për vitin 1997. Dosjet
do të duhej të ishin hapur deri tani edhe
për periudhën e diktaturës komuniste,
edhe për periudhën e despotizmit të Sali
Berishës. Pse nuk janë hapur më parë?
Është pritur, ndoshta, që të bëhen pastrimet
e duhura në arkiva e në dosje. E
dëshmi të këtyre pastrimeve tashmë
janë botuar në trajtë libri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Oct 04, 2007 12:20 am

QYTETERIMI YNE PLURAL

Një vit më parë, debati mbi qytetërimin evropian të shqiptarëve pati jehonë të gjerë dhe provokoi përfshirjen në të të personaliteteve të shquara të kombit shqiptar. Tani, një vit më pas, si e vlerësoni ju atë debat, protagonist i të cilit ishit edhe vetë ju?

Nuk ishte ky debat mbi qytetërimin
evropian të shqiptarëve po debat mbi
qytetërimin e shqiptarëve, e, ky
qytetërim deri sot është një qytetërim
plural: qytetërim evropian dhe oriental
njëkohësisht. Shkencëtarët perëndimorë
këtë pluralizëm nuk e theksojnë
vetëm për qytetërimin tonë, por për
qytetërimin ballkanik në përgjithësi.
Ata thonë: qytetërimi evropian është më
i cekëti në Ballkan. Në qoftë se mund të
thuhet kështu për qytetërimin e
grekëve, rumunëve, kroatëve, bullgarëve,
serbëve, çka mund të thuhet për
qytetërimin tonë? Mund të thuhet se
qytetërimi evropian te ne është shumë
më i cekët se te grekët, rumunët, kroatët,
bullgarët a serbët, sepse e bën ashtu
të cekët pikërisht përbërësi oriental.
Dhe, kjo e vërtetë s‘duhet të shqetësojë
kë: sepse të gjitha qytetërimet janë vlera
të njerëzimit.
Në debatin për identitetin tonë u
bënë përpjekje që çështja e qytetërimit
tonë, e kulturës sonë, e feve tona, e identitetit
tonë të vihet në shërbim të politikës
ditore. Metodë e vjetër staliniste:
çdo gjë në shërbim të politikës! Në çdo
anë politikë! Kudo politikë! Ata që letërsinë
dhe shkencën i politizojnë edhe sot
si dje, ata nuk mund të mos e bënin politikë
edhe debatin për çështje të identitetit,
i cili do të duhej të ishte vetëm intelektual
dhe shkencor.
Debati tregoi se niveli i debateve
tona intelektuale, si i debateve në politikë,
vazhdon të jetë i paracaktuar: përkatësitë
politike, partiake dhe fetare përcaktojnë,
në të vërtetë cenojnë të
vërtetën dhe të drejtën në ato debate.
Debati tregoi se njohuritë tona për
çështje të ndryshme, tema të ndryshme,
dukuri të ndryshme të përgjithshme
janë ende të pakta, të cekëta dhe të
njëanshme. E kuptueshme: për 15 vjet
nuk mund të kompensohen mungesat
që ka shkaktuar izolimi i ynë pothuaj
njëshekullor në shkencë, në letërsi, në
arte, në kulturë në përgjithësi.
Debati tregoi se jo intelektuali, po
paraintelektuali ynë, qoftë shkrimtar,
publicist e akademik, e quan të ligjshme
gënjeshtrën në qoftë se e sheh se është
për të e dobishme. Debati tregoi se vrazhdësia,
egërsia zhvlerëson jo vetëm debatin
politik, po edhe debatin tonë shkencor
dhe intelektual. Debati tregoi se gatishmëria
e shumë vetjeve të klasës
sonë politike dhe intelektuale
për të ndërruar fytyrë orë e çast
dhe për të servilizuar i paraqet të
gënjeshtërta edhe gjykimet tona
në shkencë e jo vetëm në politikë.
Pjesëmarrës në debat u dërrmuan
duke bërtitur se Evropa ka një
identitet (një qytetërim, një kulturë
e një fe), ndërsa për intelektualë,
shkencëtarë dhe politikanë
evropianë, Evropa sot përcaktohet
si përmbledhje e veçantë identitetesh.
Nuk ka popull evropian,
por popuj të Evropës. Apo jo?
Debati pati edhe dy të mira të veçanta:
e para, e ndali turin e garave dhe propagandave
fetare në radhë të parë të fesë
katolike dhe fesë myslimane, që pashmangshëm
do të ushtronin ndikim shpërbërës
në njësinë tonë shpirtërore dhe kombëtare
në përgjithësi, dhe e dyta i komprometoi
përpjekjet e Ismail Kadaresë
dhe të tjerëve si ai, për t‘u paraqitur çka
nuk ishin në kohën e diktaturës dhe për
të retushuar, në të vërtetë për të ndryshuar
të kaluarën ideologjike dhe politike
staliniste, me çka është deformuar
shumë shkenca jonë e letërsisë. U komprometua
posaçërisht racizmi i Ismail Kadaresë
si dukuri kundërhumane, por
edhe kundërkombëtare. Jo më pak u komprometua
edhe poltronizmi i tij i çuar, si
shkroi këto ditë një publicist në Prishtinë,
deri në perfeksion: poltronizmi i tij i
treguar në jetë e në vepër, që aq shumë e
ka diskredituar personin e tij publik dhe
cenon dinjitetin e intelektualit shqiptar.
Keni folur shumë për moralin
intelektual. Çfarë keni parasysh
me këtë?
E kam parasysh atë që e thotë aq bukur
Sartri: "Intelektuali është përgjegjës ndaj
së vërtetës... Në qoftë se duam ta shpëtojmë
njeriun nuk na mbetet gjë më e
rëndësishme sesa t‘i dhurojmë atij fuqi
mohuese - t‘i dhurojmë atij mundësinë që
t‘i thotë ‘Jo‘ çdo gjëje që nuk është e
vërtetë".
Mund të shkruash libra shkencorë dhe
letrarë, mund të kesh jo një po tri fakultete;
mund të jesh anëtar jo i një, po i pesë akademive
shkencore, por nëse s‘ke karakter
të qëndrueshëm, nëse s‘ke parime, nëse
në vend se me kokën tënde mendon me
kokat e pushtetarëve, nëse të vërtetat e të
drejtat ua flijon leverdive vetjake, ti s‘je
intelektual, po rrospie shkencore a letrare.

INTELEKTUALET E MARGJINALIZUAR

Flitet për një zbehje të rolit të intelektualëve dhe të mendimit të tyre në të dyja anët e kufirit shqiptar. Çfarë sjell kjo, sipas jush, në zhvillimet e nxehta politike shqiptare?


Njerëzit e politikës dhe shumica e mediave
kanë arritur t‘i margjinalizojnë intelektualët
në jetën tonë shoqërore. Dhe,
intelektualët sikur janë pajtuar me këtë
fat! Ata nuk e kryejnë rolin që në këtë
kohë, në të cilën ende nuk janë zgjidhur
as çështja jonë kombëtare,as çështja
demokratike, as çështja sociale, objektivisht
u takon. Njerëzit e politikës - kjo
lëndë harxhuese, kanë arritur kështu ta
lënë popullin shqiptar pa mendimin, pa
rolin e elitës! Në vende të tjera kjo nuk
ngjet. Po jap një shembull se sa vendimtar
mund të jetë roli i intelektualëve
në historinë e një vendi.
Në Rusi, diku nga gjysma e viteve
nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kryetari
Jelcin ishte në bisedime me zyrtarë
japonezë për t‘u dhënë atyre një ishull a
disa ishuj atje afër Japonisë. Ky pazar i
shqetësoi intelektualët rusë. Dhe, rreth
njëzet akademikë të shquar i bënë një
letër Jelcinit, në të cilën, përpos të tjerash,
i thanë: ata ishuj nuk ia ke sjellë ti Rusisë
dhe ata ishuj nuk mund t‘ia tjetërsosh
Rusisë. E qartë, zoti Jelcin? Kryetari Jelcin
e kuptoi kumtin dhe e ndërpreu pazarin
me zyrtarët japonezë për ishujt - fryte të
imperializmit rus. Mbaj mend kur kryetari
i Shqipërisë, Sali Berisha, e furnizonte
Serbinë me naftë edhe pse Serbia ishte
vënë nën bllokadë ekonomike nga
OKB-ja. Dhe, mbaj mend kur Sali Berisha
thoshte se më e madhja që iu takon shqiptarëve
të Kosovës është autonomia,
sepse Kosova është djep i binjakëve shqiptarë
dhe serbë, por nuk u gjetën intelektualë
që t‘ia çojnë një letër atij që të
mos e furnizonte Serbinë me naftë dhe
që të mos e mohonte të drejtën e shqiptarëve
për pavarësi të Kosovës. As sot
nuk po gjenden intelektualë, të bashkuar,
që t‘i thonë atij se për shkencat në
përgjithësi dhe për shkencat albanologjike
në veçanti dinë më shumë se ai
dhe mbrojnë më përgjegjshëm se ai ato
dhe interesat e kulturës shqiptare, prandaj
le t‘i lërë rehat e të shikojë punët që
duhet të shikojë.
Çfarë mendoni se u mungon
letrave shqipe?
Shkrimtarëve tanë, shumicës së tyre,
u mungon vetëdija kritike pa të cilën letërsia
edhe më tej do të vuajë prej himnizimeve
më pak a më shumë folklorike. Dhe,
shkrimtarëve tanë, ndoshta numrit më të
madh të tyre, iu mungon njohja e letërsisë
moderne, sidomos e romanit modern dhe
postmodern. Për këtë arsye letërsia jonë,
në një pjesë të saj të madhe, vazhdon të
jetë tradicionalisht realiste e kjo
domethënë më pak a më shumë anakronike.

ÇKA NGJAU NE INSTITUTIN ALBANOLOGJIK

Para pak kohe, në Institutin Albanologjik ndodhën ngjarje që jehuan shumë në opinionin kosovar dhe në diasporë, megjithëse në mediat e Shqipërisë nuk u komentuan shumë. Çka ngjau në të vërtetë në institut?


Si duket jo pa lidhje me ofensivën e
Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha,
kundër Akademisë së Shkencave dhe studimeve
shqiptare në Shqipëri, në Prishtinë
u bënë përpjekje për ndryshimin e
qëllimit për të cilin është themeluar Instituti
Albanologjik e që është: studimi i kulturës
materiale dhe shpirtërore të popullit
shqiptar jo vetëm në Kosovë po në
përgjithësi. Në kundërshtim me ligjin në
fuqi, në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës
dhe të Teknologjisë u modifikua statuti i ri
pa pyetur fare organet përkatëse të Institutit,
siç është Këshilli Shkencor, në të cilin
Institutit, pos të tjerash, i përcaktohen
si qëllim edhe studimet sociologjike dhe
politike - për çka tash e shumë vjet ekziston
një Institut në Kosovë. Në të vërtetë,
synohej që Instituti të futej në duart e një
tarafi partiak shkencor dhe, mandej, të
mund të përdorej për betejat e filluara
tani e sa kohë për ndryshimin e gjuhës
standarde apo, madje, për krijimin e gjuhës
së dytë standarde dhe për krijimin e
kombit të ri, kosovar, si dhe për përfitime
të ndryshme vetjake. Për këto qëllime në
Institut u vendosën të ashtuquajturat
masa të dhunshme.
Hulumtuesit shkencorë dhe personeli
administrativ i Institutit, numri më i madh
i tyre, prej fillimit refuzuan pajtimin me
masat e dhunshme. Por, kur në kuadrin e
këtyre masave të dhunshme ndodhi thyerja
e kabinetit të Ymer Jakës dhe kabinetit
të Rexhep Qosjes, u kuptua plotësisht
se për çka ishte fjala. Në të vërtetë, thyerja
e këtyre kabineteve e demaskoi
qëllimin e projektuesve të pushtimit të
Institutit prej tarafit, që po arrin të bëjë
mjaft uzurpime dhe shpërdorime në shkencën
e në kulturën tonë. Numri më i
madh i punonjësve të Institutit doli në
protestë. Thyerja e kabineteve (me punëtorë
të marrë në pazar të Prishtinës) ishte
një vandalizëm i pashembullt, që nuk e
bëri as pushteti serb kur nxori prej Institutit
punonjësit e tij disa vite para luftës.
Kjo nga punonjësit e Institutit u përjetua
si fyerje e rëndë ndaj Institutit dhe punës
së tij shumëvjeçare. Ishte ky një veprim i
çmendur, unë them i bërë pa dijen e ministrit
të Arsimit, të Shkencës e të
Teknologjisë, Agim Veliu, veprim që
mund të ishte shumë komprometues për
kulturën tonë, për liritë dhe të drejtat e
njeriut në Kosovë. Merreni me mend: një
profesor universiteti i përdorur dhe i
sakrifikuar prej tarafit në fjalë, dhe një
studiues i folklorit e urdhërojnë dhe e
mbikëqyrin thyerjen e kabineteve të studiuesve
të letërsisë dhe të kulturës shqiptare,
në të cilët punohet dyzet vjet
dhe futjen e librave dhe të lëndës së
arkivave të tyre në thasë najloni për t‘u
hedhur diku tjetër!
Në atë kabinet, në të cilin punoj prej
vitit 1967, kur është rithemeluar Instituti,
unë i kam shkruar me stilograf dhe
shumë, shumë herë në makinë të shkrimit,
të gjitha veprat e mia me përjashtim
të dy të parave. Në atë kabinet janë
shkruar "Historia e letërsisë së Rilindjes"
në tri vëllime, monografitë për Naimin
dhe Asdrenin, studimet dhe trajtesat për
të gjithë shkrimtarët e vjetër, shkrimtarët
midis dy luftërave botërore dhe shkrimtarët
e sotëm për të cilët kam shkruar.
Në atë kabinet janë shkruar të gjitha
veprat e mia për çështjen e Kosovës dhe
çështjen shqiptare në përgjithësi dhe
shumë deklarata, rezoluta, protesta,
përkujtesa në emër të Institutit, të Akademisë
së Shkencave e të Arteve të Kosovës
dhe studentëve të Kosovës kundër
dhunës së shtetit serb në Kosovë, të cilat
u janë dërguar shtetarëve të ndryshëm
botërorë dhe institucioneve botërore. Në
atë kabinet janë shkruar romanet e mia
dhe dramat e mia. Për të shkruar "Historinë
e letërsisë së Rilindjes", monografitë
për Naimin dhe Asdrenin dhe për
të bërë studimet dhe trajtesat për të
gjithë shkrimtarët, me të cilët jam marrë,
është dashur të bëj shumë punë. Në atë
kabinet, prandaj, ishin sistemuar detyrimisht
të gjitha fotokopjet dhe filmat e
botimeve të para të veprave të rilindësve,
të shkrimtarëve të vjetër dhe të shumë
shkrimtarëve midis dy luftërave
botërore, të bëra në Tiranë, në Bukuresht,
në Athinë, në Stamboll, në Sofje
dhe, madje, në Konstancë.
Në atë kabinet gjenden skeda dhe
shënime të punës sime dyzetvjeçare;
dorëshkrimet e veprave të mia; versionet
e ndryshme të shkruara në makinë shkrimi
të veprave të mia të ndryshme; lëndë
arkivore të ndryshme: korrespodenca, artikuj
të ndryshëm të shkruar për Kosovën
dhe për mua në shtypin jugosllav; fotografi
të shumta; mjetet me të cilat
punoj: stilografë, lapsa kimikë, lapsa të
zakonshëm, goma, gërshërë, syze, thjerrëza,
vizorë. Dhe, rreth 1600 libra të ndryshëm.
Dhe, të gjitha këto, gjithë këto vepra
dhe gjithë këtë arkiv vetjak, ushtruesit
e masave të dhunshme kishin
vendosur që, me katër punëtorë të marrë
në pazarin e Prishtinës, t‘i fusin, dhe po i
fusnin, në thasë najloni, qoftë edhe duke
i përdhosur në dyshemenë e kabinetit,
dhe duke i nxjerrë prej kabinetit! A është e
mundshme të ngjajë kësi vandalizmi në
Kosovë? Në Kosovën demokratike - të
pasluftës? A është e mundshme që ky vandalizëm
të ndodhë me dijen e Ministrisë
së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë?

MESIMI QE DO MESUAR

Sjelljet e dhunshme ndaj Institutit mund të bëheshin tepër komprometuese
për demokracinë tonë të re në kohën kur vendoset për statusin e Kosovës.
A mund të lejojnë Kombet e Bashkuara që në protektoratin e tyre, ndaj
institucioneve shkencore, ndaj shkencës dhe shkencëtarëve të bëhej çka kishin bërë vetëm Inkuizicioni në Mesjetë dhe Stalini e Gebelsi në shekullin 20!

Fatmirësisht
këto sjellje të dhunshme u ndaluan,
por kjo nuk do të thotë se projektuesit
e pushtimit të Institutit do ta ndalin
plotësisht avazin. Jo. Por, Kosova liridashëse,
të besojmë, nxori një mësim
prej atyre që ndodhën në Institutin Albanologjik
dhe nuk do të lejojë më kurrë
vandalizma të tillë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyFri Oct 05, 2007 4:01 am

mendoj se me ne fund edhe procesi drejt nji bashkimi kombatre veq ka fillue ndoshta don sakrifica por siq kan then te moqmit dasem pa mishe nuk ka dhe nuk ka pasun ne duhet te jemi te pregaditur ne cdo kohe dhe jo te neutralizohet procesi por te eci perpara sodo thirrje qe te ket ne popull sa do qe flet bamir topi apo topalli berisha apo zogjani ky prosec eshte si treni qe niset dhe nuk ndalet deri ne stacionin e tije qe ka ven destinacionin e vet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
renan
Fillestar/e
Fillestar/e
renan


Numri i postimeve : 17
Registration date : 09/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyWed Oct 10, 2007 12:13 am

annaa te lumt goja moter e ke peshkrue shum mire.
Edhe un si shum shqiptar jam me bashku Kosoven me Shqiponi e kur te bashkohemi me ni ushtri te fort ua ....na nanen grekit e makedonit i bajna rob te shohin me provu pak sa asht mir me kan rob
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyWed Oct 10, 2007 12:16 am

Ha ha ha renan te lumt goja shoku e mirsena erdhe ne ket forum me kto ide.
Te lutem jepe mendimin por pak ma me kujdes, un te kuptoj se ke zemer te madhe por per hyr te emnit Bashkimi Kombetar te sillemi me maturi.

...by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptySat Oct 20, 2007 6:04 am

Çka fituan shqiptarët pas tri luftërave çlirimtare?



20 tetor 2007

Sejdi Veseli

Vështruar gjendja e përgjithshme në të cilën është duke frymuar Kosova dhe viset tjera shqiptare jashtë juridiksionit të Shqipërisë Londineze, jo edhe pa fajin tonë, edhe nga optimisti i papërmirësueshëm nuk mund të vlerësohet ndryshe, pos shumë e rëndë.
Ky realiteti i hidhur i cili sa vije e rëndon mbi shpatullat e popullit shqiptar, imponon shumë pyetje.
Njëra nga këto pyetje e cila kërkon përgjigje të menjëhershme, për nga rëndësia radhitet në ato të dorës së parë.
Kjo pyetje parashtrohet në çdo cep të trojeve shqiptare dhe nga të gjitha shtresat e popullit, pa dallim moshe dhe gjinie.
Nga bujku, punëtori i krahut, intelektuali, familjari i dëshmorit, invalidi e veterani i luftës, studenti, nxënësi...me të drejtë dhe me lot në sy parashtrohet pyetja: Çka fituam ne shqiptarët pas luftërave heroike dhe sakrificave sublime që bëmë, për t’u çliruar përfundimisht nga pushtuesit shovinist serbo-sllav?
Në këtë pyetje, shumica e kinse pushtetarëve, të përfaqësuesve të partive kryesore politike dhe të manipuluarit e tyre, përgjigjen shkurt dhe me nervozizëm prej prepotenti: “e keni fituar lirinë(!)”
Në realitet kjo përgjigje e këtyre “përfaqësuesve” të popullit, të cilët përpiqen me “përkushtim” për të mirën e popullit, nuk është gjë tjetër pos njëra prej rrenave nga arsenali i tyre, për ta mashtruar popullin.
“Rrena i ka këmbët e shkurta”-thotë populli.
E vërteta është diçka krejt tjetër!
Para tri luftërave të fundit dhe heroike që zhvilluan shqiptarët, edhe pse ishin të ndarë në tri republika federale jugosllave, ata shkonin të njëri tjetri, pa pasur nevojë të kenë pasaportën për udhëtim jashtë vendit. Sot, jo vetëm se shqiptarëve u duhet ky dokument për të shkuar nga Prishtina për vizitë familjarit apo një miku në Shkup, apo anasjelltas, por atyre u duhet të paguajnë dhe të presin në rend në vendkalimin kufitar për të marrë një vizë dy-treditore.
Kështu, që një “privilegj” të tillë, nuk e kanë pas as në vitin 1913, kur këto troje të tërësisë shqiptare u pushtuan nga ushtria barbare dhe hegjemoniste serbo-madhe. Pra, “fitoret” janë të mëdha.
Për të argumentuar këto “fitore” evidente, mjafton t’u referohemi, vetëm disa fakteve në vijim.
Mjafton të krahasohet “Plani Ahtisari” (të cilin e aprovuan njëzëri “deputetët” tanë) me Kushtetutën e Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës dhe deshëm apo nuk deshëm të pranojmë apo na pëlqeu apo jo, por do të gjejmë: se të drejtat që parashihen me këtë “Plan” për popullin shqiptar, i cili përbënë shumicën absolute të popullit të Kosovës, nuk i afrohen as për së afërmi atyre të drejtave që u njiheshin me këtë Kushtetutë!
Mjafton të krahasohet “Plani Ahtisari” (në të cilin betohen Grupi i Unitetit dhe bishtat e tij) me Marrëveshjen e Konçulit dhe do të vërehet se shqiptarët e Luginës së Preshevës, pas të gjitha atyre sakrificave që u detyruan të bëjnë dhe pas gjithë atij gjaku të derdhur, për të siguruar një jetë të lirë dhe të dinjitetshme, nga ky dokument i hartuar nga ahtisarët ndërmjetësues( me siguri në bashkëpunim me Beogradin zyrtar), nuk fituan as për së afërmi të drejtat që u ofrohen sipas Planit Ahtisari minoritetit serb në Kosovën unmikistan,. Këtë të vërtetë e konfirmojnë edhe burrështetas evropian, si p.sh kancelari austriak Scshussel.
Mjafton të krahasohet Marrëveshja e Ohrit me Planin Ahtisari dhe do të vërehet se me këtë dokument të hartuar nga ahtisarët ndërmjetësues në bashkëpunim me qeverinë e IRJM dhe që iu imponua shqiptarëve, pasi që u aprovua pa vërejtje, së pari nga (a)politikanët shpirtëservil shqiptar të cilët me “konstruktivitetin” e tyre edhe kishin kontribuar në sajimin e kësaj fantazme dhe do të vërehet, se drejtat që u rezervohen shqiptarëve, të cilët përbejnë më shumë se 25% të popullatës së këtij shteti artificial, nuk janë as për së afërmi me të drejtat që u ofrohen minoritarëve serb me Planin Ahtisari.
Fatmirësisht, populli edhe pse pak me vonesë, ka filluar ta kuptojë të vërtetën, se këta të pa fytyrë, që na hiqen si përfaqësues tanë, të cilët e shfrytëzuan gjakun e luftëtarëve të lirisë dhe sakrificat e popullit, për të siguruar pasuri marramendëse, nuk hezitojnë edhe të rrejnë.
Fatmirësisht, për t’u kuptuar plotësisht kjo e vërtetë nga masat e popullit, po kontribuojnë veprimet në vazhdimësi dhe gjithnjë në rritje, sidomos të bijve dhe bijave të tij, të cilët veprojnë në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të subjekteve tjera gjithëkombëtare, të cilat janë duke punuar me përkushtim dhe me vendosmëri për të jetësuar amanetin e Dëshmorëve të Kombit, për çlirimin e plotë të vendit dhe ribashkimin e tij në një shtet të vetëm kombëtar-Shqipërinë Natyrale.
Këta veprimtar në shërbim të popullit dhe Vatanit, po i demaskojnë në vazhdimësi, pamëshirshëm dhe me argumente të qëndrueshme, të gjitha rrenat e “përfaqësuesve” të popullit, se liria e fituar me gjakun e dëshmorëve dhe vetëmohimin e luftëtarëve të lirisë, është uzurpuar nga grupe profiterësh, të cilët janë vënë në shërbim të kolonizatorëve unmikistanez.
Këta veprimtarë të dëshmuar, se janë të vendosur për të vepruar me përkushtim e vetëmohim, në shërbim të interesave të shenjta të popullit dhe Atëmemëdheut, me argumente të qëndrueshme po i shpjegojnë popullit, se po të kishim fituar lirinë, me siguri nuk do të pengoheshim nga “drejtësia “ ndërkombëtare, për të ushtruar të drejtën e tyre të natyrshme, ashtu sikur të gjithë popujt tjerë të lirë, për t’u vetëpërcaktuar dhe për të vetëvendosur për të sotmen dhe të ardhmen e tyre.
Përkundër faktit, se përbuzen, përndiqen, prangosen dhe dënohen nga “drejtësia” unmikistaneze dhe servilja e saj vendore, këta veprimtarë të palodhshëm dhe trima, vazhdojnë t’i tërheqin popullit vërejtjen, se nëse lejon që të “përfaqësohet” edhe më nga klani aktual, i kanoset rreziku real që të humbas edhe shumë prej të drejtave të tij, njerëzore dhe kombëtare. Se do të ishte vetëmashtrimi jonë i radhës, nëse presim që çështja jonë, do të zgjidhet drejt, mirë, e plotë dhe përfundimisht, nga po ata butakë, të cilët me nënshkrimet e tyre në Ramboullet e legjitimuan integritetin territorial të Serbisë mbi Kosovën shqiptare; nga ata bukëshkalë të cilët në të ashtuquajturat “Bisedimet e Vjenës”, duke bërë “kompromise të dhembshme”, legjitimuan enklavat serbijane. Të cilët me këtë veprim të tyre qyqar, legjitimuan prezencën e pushtetit të Serbisë, në jo më pak se në 35% territorit të Kosovës shqiptare; nga ata që hoqën dorë nga bashkimi kombëtar, nga Himni, Flamuri dhe simbolet tona kombëtare, të cilat i mbrojtëm të papërlyera dhe me krenari, brez pas brezi, me gjakun e djemve dhe vashave tona më të mira; nga ata që ia falen Kishës Ortodokse “shensavjane” serbijane terë trashëgimin tonë kulturore, të ruajtur me gjelazi brez pas brezi...!
Është momenti i fundit – të veprojmë më vendosmëri për t’u bashkuar, për të punua me përkushtim për ribashkimin e Shqipërisë Natyrale!
Koha do të vërtetojë, se tjetër zgjidhje nuk ka!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyMon Oct 22, 2007 12:50 am

Vazhdojnë pazarllëqet me interesat e Kosovës


Shkruan: Sejdi VESELI
Prishtinë, 16 shtator 2007

Menjëherë pas dështimit të turpshëm të “Planit Ahtisari” në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si pasojë e mos përmbarimit të pazareve ndërmjet hamshorëve, që dominojnë në arenën ndërkombëtare, ku si në kaluarën, Kosova ishte monedhë për barazimin e hesapeve në mes tyre, u shpikë i ashtuquajturi vazhdim i bisedimeve 120 ditore, të cilat kanë për qëllim devalvimin e kësaj monedhe.

Duhet konstatuar, se vazhdimi i këtyre “bisedimeve” shtesë, në realitet vazhdim i pazarllëqeve me interesat e Kosovës, ishte kërkesë e Beogradit dhe Kremlinit zyrtar.

Si zakonisht, kjo kërkesë serbe dhe ruse u pranua edhe nga “miqtë” tanë, të cilët njëzëri edhe e aprovuan vendimin, në bazë të cilit u ngarkua Grupi i Kontaktit, që në afatin më të shpejt të përgatit instruksionet dhe skenarin, sipas të cilave do të zhvilloheshin këto “bisedime” shtesë, 120 ditore, ndërmjet “përfaqësuesve” shqiptar dhe atyre serb.

Ashtu, si dhe në të kaluarën, edhe nga Grupi i Kontaktit, skenari i këtyre bisedimeve u përgatit në përputhje të plotë me kërkesat e Beogradit zyrtar.

Për “çudi”, për të gjitha zhvillimet gjatë fazës përgatitore të këtyre far “bisedimeve”, “përfaqësuesit” shqiptar, u njoftuan pasi që ishin caktuar drejtuesit e tyre:
-Sllavomadhi Aleksandër Bocan Harçenko, përfaqësuesi e Rusisë putiniane e cila ka shpreh gatishmërinë, që për qëllimet e pengimit të pavarësisë së Kosovës, të dërgojë ushtarë në veriun e saj (botimi elektronik i gazetës ruse "Nov region", 14 gusht 2007;

-Përfaqësuesi e BE, diplomati finok gjerman Wolfgang Ischinger, i cili në vitin 1997, në mes tjerash deklaronte “...porosia për shqiptarët e Kosovës që të harrojnë ëndrrën për shtetin e pavarur...Kosova duhet të ketë një autonomi të gjerë në kuadër të Serbisë...”.Kur jemi te ky zotëri, duhet përmendur se jo vetëm se kishte hise në vendimin për injorimin e çështjes shqiptare në Deyton (1995), por ishte pjesëtarë aktiv në hilet ndaj boshnjakëve, duke ndihmuar në krijimin e Republika Srpska, në territorin e Bosnjës;

-Përfaqësuesi e SHBA-ve diplomati anemik Frank Wisner.

Këto sjellje të faktorit ndërkombëtar, nuk mund të konsiderohen ndryshe, pos një injorim deri në shkallën e nënçmimit ndaj palës shqiptare.

Përkundër këtyre sjelljeve mospërfillëse të përmasave skandaloze, “Grupi i Unitetit”, kinse i Kosovës, pa edhe reagimin më të vogël, shpreh gatishmëri për të marrë pjesë edhe në këto pazarllëqe 120 ditore edhe pse nuk e dinë ende se për çfarë do të “bisedohet”.

Vetë akti pranimit nga i ashtuquajturi Grupi i Unitetit, për t’u ulur në tryezën pazarllëqeve me fatet e Kosovës, është dëshmia më e mirë për shkallën e përkushtimit të kësaj klike për përfaqësimin e denjë të interesave tona njerëzore dhe kombëtare, thjesht lakuriqëson karakterin e tyre shpirtservil ndaj të huajve.

Kjo sjellje e pa dinjitet e kësaj klike, nuk është kurrfarë çudie, ngase as që mund të pritet ndonjë sjellje tjetër fare nga ata të cilët janë të dresuar për “ta lidhin gomarin vetëm ku thotë zotëria!”

“Çuditërisht”, përkundër faktit se deri në ditët e sotme nga pala serbe, nuk u pa e arsyeshme, bile sa për sy dhe faqe, që t’u kërkohet falje shqiptarëve për terrorin sistematik dhe të përmasave të gjenocidit që ushtroi ndaj tyre, për më shumë se një shekull; përkundër politikës agresive e serbomadhe që vazhdon të zhvillohet ndaj Kosovës, që shoqërohet edhe me kërcënime ushtarake e policore, të “mençurit” tanë në përbërje të “Grupit të Unitetit”, pa as edhe një vërejtje të vetme, pranojnë të shkojnë edhe në këto “bisedime” me palën serbe, pa e ditur as rendin e punës. Por e keqja nuk përfundon këtu. E keqja më e madhe qëndron në faktin, se neotoptanistët në përbërje të GU, kanë paralajmëruar me pompozitet, se gjatë raundit të ardhshëm të “bisedimeve”, do t’i parashtrojnë për nënshkrim palës serbe, projektin e njëfarë “Traktati” për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi (!)

Edhe nga këto sjellje të papërgjegjshme të GU, po vërtetohet katërçipërisht, se pafytyrësia e atyre që shkelën mbi gjakun dhe amanetin e Dëshmorëve të Kombit, nuk njeh kufi. Se për këta sojsëz, interesat kombëtare nuk e kuptohen ndryshe, pos:
- si një tender dhe një mundësi për t’u pasuruar ata vetë dhe klanet e tyre;

- si një shans për t’u treguar shumë bashkëpunues me faktorin ndërkombëtar, jo për të mirën e popullit, por për ruajtjen dhe forcimin e pozicioneve të tyre prej kolaboracionistit!

Ata që kërkuan vetëm Pavarësinë e Kosovës nën kolonizimin unmikistanez, duke pranuar sajesën proserbe të firmosur nga Marti Ahtisari, e cila parasheh që 1/3 e hapësirës gjeografike të kësaj krahine shqiptare, nuk mund t’i ikin përgjegjësisë historike për dëmet shumë të rënda që i shkaktuan interesave më madhore dhe të ligjshme të kombit shqiptar.

Këta përgjegjës nuk janë kush tjetër, pos kinse Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, si dhe sajesa e tyre “Grupi i Unitetit”, i cili i ka uzurpuar kinse kompetencat e atyre që e sajuan dhe që ngjason me shumë çka me Kryesinë e ish RSFJ-së, në përbërje të cilave janë edhe ish drejtues të luftës të armatosur çlirimtare ( shumica prej të cilëve shkelën tekstin e betimit të pjesëtarëve të UÇK-së), që kullotën dhe që vazhdojnë ta kullosin pamëshirshëm arkën e buxhetit të Kosovës edhe ashtu të varfër. Por kësaj përgjegjësia nuk mund t’i ikin edhe institucionet aktuale të Republikës së Shqipërisë, të cilat e shkelen me paturpësi Kushtetutën e saj (Preambulën), sepse me sjelljet e tyre të papërgjegjshme, sakrifikuan të drejtën universale, jetike, njerëzore dhe kombëtare të popullit shqiptar, për t’u vetëpërcaktuar dhe për të vetëvendos lirshëm për të sotmen dhe të ardhmen e tij.

Me siguri, se përgjegjësia më e rëndë historike për këto veprime shumë të dëmshme, duhet t’u adresohet mujsharëve në krye të këtyre institucioneve dhe të partive kryesore politike, sepse ishin kumbarët e këtyre veprimeve, jo vetëm nga mosdija, por për hir të interesave të tyre meskine, me shpresë se do të korrnin përgëzime dhe simpati nga padronet e tyre ndërkombëtar, si gjoja “ruajtës” të paqes në Ballkan e më gjerë.

Me siguri, nga këta sojsëz të dashuruar pas karriges të pushtetit fiktiv dhe përfitimeve marramendëse për vetën dhe eunukët e tyre, mund të priten edhe veprime tjera shumë më të dëmshme për interesat e popullit dhe të Atëmemëdheut, vetëm e vetëm që të kjo karrige të mbetet në pronësinë e tyre!

Por, të gjithë këta mujsharë duhet ta kenë më se të qartë, se për dëmet që iu shkaktuan dhe që mund t’u shkaktohen interesave të ligjshme të popullit, si pasoj e sjelljeve shpirt servile dhe papërgjegjësisë që treguan në të kaluarën e afërt dhe që po tregojnë edhe sot, nuk do të shpëtojnë pa u përgjigjur!

Kjo ditë po afrohet, me hapa të sigurt!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
genta
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 42
Registration date : 02/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyMon Oct 22, 2007 2:19 pm

Bahkimi Kombëtar është i mundshëm vetëm nëse populli e organizon vet pa udhëheqje nga politikanët por vet ta kapin në dorë zgjidhet udhëheqësia hë për hë, ma thoni anëtar të nderuar një parti që hodhi një hap konkret për ket qështje nëse ka ma thoni do ju jap unë informata ngaqë me gazetari merrem dhe i urrej gënjeshtrat ngaqë jam e drejtë pak absurd per nje gazetare ?!
Shum parti kan ndryshu programet qellimi ka qenë sa për të fitu një votë apo një karrigë
Genta Sadiku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri


Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyMon Oct 22, 2007 2:38 pm

VETËM BASHKIMI KOMBËTAR
Do te na boj të fort te bëhemi SHQIPËRIA E MADHE
Se Luftëtaret e liris sot jan në rrugë
sepse se pari Populli nuk i perkrah pastaj as te huajt nuk na perkrehin se nuk na kan gjë
ne çdo vend të botes fiton krahu luftarak tek ne ndodh e kunderta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyFri Oct 26, 2007 2:33 am

Te lumte genta, te njejtin mendim jam edhe une edhe deri sote (nuk e kan meritu), voten time ata politikan qe i cek edhe ti,se ata luftoin per karriga e jo per populle,qe te ndjekim popullin gjerman nuk kan prit veq nga politikanet por edhe vete populli ''studentet''kan punuar te gjithe bashke.

Me kujtohe nje film qe kam pare nuk me kujtohet titulli dhe artisti por ishte dikund ne Afrik,ku nje intelektual u munduar qe ta bashkon popullin,te meret me çeshtjen e popullin edhe e bente me gjithe zemer,dhe arity aty ku donte te behet krietar i shtetit.

C'fare i ndodhi me ne fund kety te mjeri me ne funde e ja bene te mundure ta largoin nga posti ''detyra'' qe kishte zgjedhe ne veten e vete me deshire e shpirtrishte te punoje per popullin e vete.

Me ne fund u ç'mend edhe ne rruge kur i takonte te rinin qe nuk u mershin me n'dodnje pune i kapte per fyti e ju drejtonte me keta fjal puno ..ç'fare te punoi diçka zgjedhe puno e mos rij kote.

Edhe ne jemi si ky ne film te mirin e largoim e afroim kriminelin nuk na jep pune apo nuk ka kohe te meret me gjera ma te rendsishme sa te meret me karriga ter diten e ter kohen qe do ta hup tek ajo karrige e kotit pa pik vlere.

dhe me ne funde ja liron te njetit person karrigen ..

..by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyFri Oct 26, 2007 3:49 am

Sidoqoft shqiptari eshte denur apo jo Sofra???

Nuk kam asgjë kundër popullit të thjesht që është denuar me nga tre muaj apo 10 vite, shqiptar të gjithë jemi edhe dhimta është e njejtë pa dallim, vetëm se ka dallim rruga "Ilegale" dhe ajo "Paçësore"

azzurra pyet;

Q'far mendoni per keto fjla te Rugves, dhe mendoj se deri ne dite te luftes i ka folur??
Durim,Durim dhe vetem durim


Fjala e Rugovës Durim ,Durim, Durim i ngjan një pllake të gramofonit të gërrithur ku gjilpëra kërcen në atë grrith duke përsëritur ato fjalë.
Por nuk është vetëm ajo sepse ilegalët që punonin duke vrar okupatorin dhe veglat e tyre i quante "dora e zgjatur e serbisë"!! Ibrahimi, pos tjerash thrriste interpollin që ti gjente se kush bëri atentat mbi Papoviqin ! Këto gjëra i ka bërë me qëllim të caktuar kundër ilegalëve që vepronin në Kosovë.

për Delin.

Deli, Ibrahim Rugova dhe LDK-ja ishin të regjistruara në Beograd nuk e di se a e dinë këte apo jo, sepse pa leje nga Beogradi nuk ka pas mundësi të funksionoj. Secili libër shkencor të tregon nëpër cilat rrugë çlirohet një vend i okupuar.
Unë po ta tregojë vetëm një.
Një popull nuk çlirohet vetëm duke u bazuar në opinjonin ndërkombëtar dhe duke e informuar opinjonin ndërkombëtar. Por është organizimi i brendshëm ai i cili e detyron okupatorin që të tërhiqet nga Kosova apo e detyron, e mund ate.
Politika e Ibrahim Rugovës ishte mbështetur vetëm në faktorin e jashtëm [ Kori Vajtues] i cili e shtypi faktorin e mbrendshëm ...faktorin popull i cili ishte vendimtar që ta sillte lirinë në Kosovë.

Prandaj si ka pas mundësi që të çlirohet Kosova përmes dialogut dhe përmes informimit të faktorit të jashtëm ? Tregomë se si !?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ss1
Fillestar/e
Fillestar/e
ss1


Numri i postimeve : 47
Registration date : 30/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyMon Oct 29, 2007 1:06 pm

Bashkimi kombetar do te behet vtem ateher kur politikanet tane te kuptojn ate qe po kerkon populli yne ane kend trojeve shqiptare.Do te behet vetem ateher kur keta politikan te heqin dor nga interesat e tye personale dhe jam i sigurt qe 100vjetori i pavarsis do te na gjej te gjithe bashke ne ate toke qe quhet Shqiperi dhe nuk do te jete nje Shqiperi e gjymtuar por e plote me te gjithe gjymtyret e saj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyTue Oct 30, 2007 3:40 pm

Po nuk qau foshnja nuk i jep nena te pij. Zoti ka thene: "Ndihmo veten te te ndihmoj une".

Populli i zgjuar e patriot duhet te jete gati per cdo opsion. Nuk ka popull qe do te gjakoset kotsekoti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyTue Oct 30, 2007 6:47 pm

Shumica e shqipetareve qellimemirë deshirojne Bashkimin e Kombit te tyre, mirepo aq sa ne kete e deshirojme , aq edhe gabojme ne perzgjedhjen e lidereve tane politik dhe udheheqesve tane te cileve nga pervoja qe na mesoi dhe që ata na ofruan me horizontin dhe kulturen e tyre politike, po vertetohet se keta udheheqes nuk kane as dije e as guxim per nderkombetarizim te ceshtjes sone Kombetare.!!


Lufta e UÇK-se, u nis si e tille dhe me nje synim te clirimit te Kosoves dhe bashkimit te tokave shqiptare ne teresi. Por politikajte tane ( e shuan nje emer te madh, e shuan simbolin e historise se tyre bashke me fillet e lirise qe kishte marre, deformuan simbolin e UCK-se!!!) ecen rruges me moton dhe refrenin e tyre se duan shtetin e Kosoves dhe per qudi duan edhe simbole pa asnje identitet shqiptar, me keto refrene 8 vjeqare ende nuk e arriten as kete opcion i cili prap se prap nuk dot' jete zgjidhja e vetme e ceshtjes shqipetare per vete shqiptaret si ne ballkan edhene evropë!.

E vetmja levizje apo me mire te themi e vetmja opozite demokratike ne Kosove eshte levizja VETEVENDOSJA, e cila duhet perfillur per te rrugetuar drejt rrugen ne BASHKIM KOMBETAR per t'mos harruar se prijesin e kesaj levizje Legjenden e gjallë Albin Kurtin vete keta liderë e burgosen...(prap dhuroni votat tuaja!!!

pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri


Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyTue Oct 30, 2007 7:45 pm

së pari përshëndes strukturat qe mund te bëjn Bashkimin kombëtar
Armata Kombetare Shqipëtare
pastaj Popullin Shqiptar
se vetem të bashkuar do të mund të ja dalim qe te jemi një Shqipëri e fortë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: bashkim kombetar   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 01, 2007 7:26 pm

......................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:36 am, edituar 5 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 01, 2007 8:13 pm

.....


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:15 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 01, 2007 9:15 pm

Lavdi deshmorit Zahire Pajaziti....
Pore edhe te gjithe deshmove te Kosoves Shqiperis e Maqedonis,keta deshmore dhane jeten per liri prandaj (Lavdi,Lavdi,Lavdi)

Lavdi dhe deshmorite Selver Maqkja i cili ra deshmore ne Koshare ne muain e Majt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shpendi
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
shpendi


Male
Numri i postimeve : 155
Vendi : Iliride
Profesioni/Hobi : Forumi
Registration date : 04/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyFri Nov 02, 2007 12:41 am

Sot ne oret e hershme te mengjesit eshte vrar nga dora kriminale ne bashkpunim me pushtetin sllavomaqedonas Ushtari i lirise Komandant Drenica-XHAVIT MORINA
Lavdi deshmoreve
Lavdi Komandant Drenica
Ngushllime familjes Morina
Ngushllime Kombi Shqipetar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkimi i trojeve shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 14Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 7 ... 14  Next
 Similar topics
-
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Hartet Trojeve Shqiptare
» Lidhja e Prizrenit
» Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare
» Bashkimi ben fuqine!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: