Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Këto ditë del nga shtypi libri

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyWed Aug 27, 2008 1:53 am

Këto ditë del nga shtypi libri Kopert10
Parathënie e librit ”Përjetësia e dyfishtë” Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme, e shkrimtarit dhe publicistit

Bedri Islami


GJITHÇKA E FURTUNSHME


Shkruan: Adem Gashi


Hyrja


Kur mora dorëshkrimin e librit “Përjetësia e dyfishtë”, bashkë me kërkesën që t’i hidhja në letër mbresat për të në një tekst që do ta shoqëronte botimin, u ndjeva në siklet.

- E para, sepse i kisha njohur personazhet e librit;

- E dyta, sepse e njihja autorin dhe,

- E treta, sepse duhej që çdo gjë ta bëja ngutshëm, furtunshëm: të lexoja një vëllim që kapërcente tutje 500 faqeve, t’i sistemoja gjykimet dhe t’i nisja në adresën e duhur, duke u përballur edhe me një fakt të neveritshëm, me mungesën dhe ndërprerjen e pareshtur të korrentit, që m’i ngrinte nervat.


Duke e njohur kryepersonazhin, Fehmiun, duke e njohur autorin, Bedriun, duke u njohur, më në fund, edhe me produktin letrar, dorëshkrimin, doemos u ndjeva edhe vetë pjesë e këtij trinomi që kërkonte një barazim, një barazim jo në kuptimin e logjikës matematikore, por në kuptimin metafizik. Brenda kësaj lakoreje lëvrinte e gjëllinte një botë shpirtërore e ndërgjegjeje që s’ishte e lehtë të përthekohej. Këtej e andej dy botëve përvijohej bota e njerëzve, e njerëzve të dashur që kishin përshkuar e vazhdojnë ta përshkojnë jetën furtunshëm.


Pleksja në këtë ndërlikje fatesh po m’i ngjan një labirinti. Nuk arrij dot ta ruaj largesën e nevojshme me të ndodhurën. Jam një pjesë e vockël, e njënjëshme e një tërësie që e bën shenjën e vet, që e ruan atë dhe e le si gjurmë në një përmasë historie.


Autori

Sikundër kryepersonazhin, edhe autorin e librit e kisha njohur shumë më përpara se ta takoja. Veç veprës së tij të shkruar, mënjanë aktivitetit të tij politik si veprimtar e kryesues i një organizate politike kishte edhe diçka intriguese në biografinë e tij. Ishte i biri i Zenel Islamit, “Lulit të vocërr” të Migjenit, personazhit aq të njohur e aq të dashur, të cilin nuk besoj të ketë shqiptar që s’e ka dëgjuar. Shumë nga librat e tij i kisha lexuar dhe mbi bazën e lëndës së shkruar kisha formuluar përfytyrimin për profilin e tij krijues. Ky profil më bëhet më i qartë sidomos pas leximit të librit “Enigma e një vrasjeje të trefishtë”, Focus, Prishtinë 2007 (s’e di pse editorët e përcaktojnë në zhanrin e publicistikës) dhe “Vrasja e Lulit të Vocërr”, Epoka e Re, Prishtinë 2003 (përsëri s’e di përse editorët e vlerësojnë me përcaktorin roman).


Dilema ime për këto përcaktime nuk ka të bëjë me mungesën e dijeve letrare dhe as me mosnjohjen e çështjeve teorike. Ajo mbështetet nga bindja ime se materia letrare, sipas premisave të postmodernizmit, njihet e përimtohet mbi bazën konceptuale të lexuesit. Asgjëmangut, mbi këtë bazë unë e lexoj si roman edhe “Enigmën e një vrasjeje të trefishtë” sikundër gjej diskursin eseistik e publicistik edhe tek “Vrasja e Lulit të Vocërr”. Kështu më ka ndodhur qëkur, derisa kisha në dorë veprën e G. G. Markezit “Lajmi mbi një rrëmbim” ose “Rrëfimi i një anijehumburi”, të cilat, duke trajtuar tema me bazë ngjarjesh gazetareske nuk mbeten aspak nën hijen e romaneve më të mira të tij.


Duke përuruar veprën “Enigma një vrasjeje të trefishtë” në Prishtinë e Tetovë, unë pata rastin ta takoja autorin. Për çudi, asgjë ndryshe nga përfytyrimi që kisha për profilin e tij krijues. Madje, mund të them se më i saktë më bëhej përfytyrimi sesa dukje konkrete. Në procesin e parë unë kisha parë së brendshmi dramën e tij që i ishte bërë pjesë e jetës dhe peshën e tragjedisë e të heroizmit kombëtar nën jehonën dhe trysninë e të cilit vazhdonte të jetonte. Në procesin e dytë, në takimin e drejtpërdrejtë, unë shihja portretin e tij dhe hullitë e para të rrudhave që rrëfenin se ai i kishte qëndruar me durim peshës së trishtimit që i kishte rënë me tepri nga qielli i diktaturës.


Pavarësisht nga të dy rrethanat, në procesin e shkrimit, në procesin e ndërtimit të godinës letrare, ai çuditërisht është mbrojtur i paprekur nga ndikesat përftuese. Ndoshta është koracata e krijuesit, ajo mburoja e padepërtueshme që e ruan shpirtin fisnik të shkrimtarit! Në këtë vazhdë unë shoh edhe depërtimet e autorit në pjesët e padukshme të shtjellës së ngjarjeve dhe në strukturën e brendshme shpirtërore e mendimore të vetjeve e të personazheve të tij. Ç’them dhe unë, të personazheve të tij!? Po ata janë shokët, miqtë, vëllezërit, prindërit, bashkëveprimtarët, me një fjalë gjindja e tij. Duke shkruar për ta, ma thotë mendja, ai ndërton harkurën e gjëllimit të tij, e cila prish kufirin ndërmjet atij dhe këtij, ndërmjet autorit që rrëfen dhe narratorit që vetërrëfehet.


Personazhi


Mbase do të ishte më e drejtë që këtë pjesë ta formuloja me një titull në shumës, personazhet. Parapëlqeva, por, njëjësin si një emër përmbledhës brenda të cilit shoh çift – figurën Fehmi dhe Xhevë. Sigurisht që i kam njohur të dy. Fehmiun, ngjashëm me autorin e librit, e kam takuar shumë rrallë dhe sinqerisht nuk di ta shpjegoj fenomenin e afrisë sonë. Korelatat e ndërsjella, mesazhet e gjykimet për çështjet, pavarësisht rrethanave, vinin aq të koordinuara sa vështirë ta merrje me mend së përfundimet e ngjashme vinin nganjëherë nga skaje dhe largesa aq të mëdha. Po të vinte puna ta formuloje profilin e tij thjesht, shkurt dhe saktë, kujtoj se ai mund të portretohet me togfjalëshin profil i luftëtarit. Brenda këtij profili shoh të shkrirë madhështinë e jashtme: dukën, pahen dhe thellësinë e brendshme: urtinë, guximin. Me Fehmi Lladrovcin ke mundur të mos pajtohesh, të fjalosesh e kundërshtohesh, po kurrë s’ke mundur ta kesh armik. Sepse s’të linte ai. Ai shpirt fisnik nuk dinte të urrente dhe s’ia njihte as tjetrit urrejtjen. Le mënjanë armikun e vërtetë ndaj të cilit ai ishte egërshan përfundimisht e përvdekshëm.


Ai erdhi në këtë botë pikërisht më 25 maj të vitit 1956. Të qarat e fëmijës së porsalindur shoqëroheshin me klithmat e burrave, gjëma e të cilëve vinte nga torturat e udbashëve, që e sajuan Aksionin e mbledhjes së armëve. Mu në këtë “aksion” unë shoh fillin e gjenocidit serb: s’kishte burrë që nuk goditej në organet e ripërtëritjes.

S’ma thotë mendja se vjedh gjë nga Frojdi a Jungu, në qoftë se konstatoj se fëmijëria e Fehmiut mbruhej me frymën e moslirisë, me ndrydhjen e represionin e pushtetit që ndihej natë e ditë në kocin, në mishin e në palcën e njerëzve të shtëpisë. Është vetë natyra e gjërave që i krijon së brendshmi strukturat mbrojtëse të mbijetesës. Këto struktura vijnë e përmbarohen nga të zgjedhurit, nga ata që me hir a me pahir stolisen me epitetin e heroit.


Ka rreth një dekadë që kur kisha shkruar një ese për buzëqeshjen e Fehmiut: “ Ka më shumë se dy dekada që më vërtitet në kujtesë një distik i poetit Din Mehmeti nga Epitafi i Dëshmorit. Natyrisht, dëshmori nuk është në mesin e të gjallëve, por është mendimi krijues, është poeti që i jep zë deklaratës poetike dhe, ndërmjet saj, i jep zë edhe veprës së tij. Sipas kujtesës sime, deklarata poetike shfaqet kështu: Nuk kam dashur të jetoj/ Pa vdekur për këtë dhe. S’do mend se këto vargje ftillohen për dëshmorin e një lufte tjetër, por elementi përgjithësues i artit i bën të gjithëkohshme dhe të lexueshme për çdo luftë çlirimtare dhe për çdo dëshmor.


Vetë etimologjia e fjalës dëshmor (dëshmi, provë, akt vërtetësie) i jep kuptim bëmës, veprës, idealit të aktantit, i cili aktin e vetëmohimit e të vetëflijimit e sheh dhe e pranon si një detyrim të ndërgjegjshëm dhe të vullnetshëm ndaj tokës që e ka lindur. Dëshmori heq dorë nga jeta e tij, nga pjesa e jetës së tij që t’i japë jetë tokës (lexo: Nënës, Atdheut) dhe ky idealizëm sipëran atij i jep përjetësi në një përmasë të katërt. Deklarata poetike e këtij tipi në themelet e veta ka elementin e biofilisë. Dëshmori i vargjeve të cituara nuk thotë do të vras e do të pres, por thotë: “...do të vdes”, do të paguaj çmimin më të lartë për dheun tim, pa kërkuar asnjë kompensim.


Po kaq lapidare është deklarata poetike e komandantit të lavdishëm, Fehmi Lladrovci. Ai tha thjesht:

- “Po shkoj te komandanti im, Adem Jashari”.

- Ku?

- Në dasmë?

- Në kremte?

- Në aheng?

- Jo.

- Në vdekje.

- “Jeni i gatshëm të vdisni për Kosovën?” - e pyetën gazetarët e huaj.

- Ai buzëqeshi: “Ku ta kem atë fat!”.


Jo që unë nuk kam dëgjuar gjë më madhështore, por vetëm për buzëqeshjen e tij që përshkënditi atë çast në ekranet televizive botërore, në rrethana të tjera mund të bëhen studime e analiza. Ajo buzëqeshje, as tani pas dhjetë vjetëve, nuk më duket e kësobotshme. Që në çastin e parë të shfaqjes në ekran kam menduar se më nuk do ta takoj Fehmiun. Buzëqeshja e tij, krejtësisht eternale, ishte krijuar në një zonë hyjnorësie, e paprekshme për njerëzit e rëndomtë, një zonë ku ngjizet legjenda, ku kapërcehet pragu i të pamundurës, pragu i jetëvdekjes. Zaten në jetën e tij ka mjaftë shenja që ne vetëm tani mund t’i zbërthejmë pjesërisht: Rrezja e diellit mbi ballin e tij në gjykatore, numri i burgut 7942, shokët e qelisë që e prisnin, mosha e rënies 42-vjeçar, dasma... Ah, dasma! Po sa dasma pati Fehmiu? Një, dy, tri... Erdhi nusja në shtëpinë e burrit... Po burri? Jo, ajo erdhi në shtëpinë e heroit epik e legjendar. Mungon Ago Ymeri, Ymri, Emri, një dimension i jetës. Mungon Fehmiu, por ndihet prania e heroit të legjendës. Dasma e dytë: Kthimi nga burgu, dasma e kësobotshme. Dasma e tretë: Dasma e përjetësisë, rënia e përbashkët. Prirem drejt bindjes se jeta e njeriut si dhuratë hyjnore na vjen me sasinë e zefirit dhe të ambrozisë së caktuar për secilin. Heronjtë, ndërkaq, duke e dendur atë masë energjie të perëndishme, duke i jetuar rrasshëm e tkurrin intervalin e përmasës së kohës së tyre të rrojtjes. Prandaj heronjtë kryesisht vdesin të rinj.


Vepra


Duke e lexuar dorëshkrimin “Përjetësia e dyfishtë” gjeta pikërisht kreaturën e heroit, të Bedri Islamit që jo vetëm i shëmbëllen modelit jetësor, Fehmiut, por është një interpretim së brendshmi. Shkrimtari ka kapur profilin e luftëtarit mu si fotografi pasionant që me një aparat të thjeshtë kishte kapur çastin e shkrepjes së plumbit, atë që quhet laudhë, rrugë e përshkuar nga plumbi pas daljes nga gryka. Unë nuk e di nëse ishte ai Xhon Milli a ndonjë tjetër, autori i fotografisë që zura ngoje pra, unë nuk e di nëse Bedri Islami parapëlqen të quhet poet, dokumentarist a romansier, por di të them se kjo vepër, pavarësisht zhanrit teorik e stilistik të prozës së eseistikës dokumentare, mund të quhet vepër letrare në plotëninë e saj, me dramën, tragjedinë, epikën, lirizmin e intrigën tok me ironinë brenda. Struktura e saj thyen konventën kronologjike dhe didaskalitë e tjera teoriko-letrare.


Sa përshkruhen detajet e jashtme, papritmas ndërhyn fragmenti i letrës që mund të lexohet si dialog e monolog njëkohësisht; sa shfaqen vlerësimet dhe kujtimet e shokëve të heroit, kur befas, përmes prezentit historik shfaqet heroi në burg, në betejë a në ekzil. Ndërtimi i profilit të heroit, të personazhit, të luftëtarit pa praninë e tij të drejtpërdrejtë, ndërtimi i pranisë së papranishme është një shkathësi dhe mjeshtri e rrallë rrëfimore dhe tepër për lakmi e autorit. Nganjëherë kam mbresën se po e lexoj tekstin e një pastruesi të palimpsesteve, i cili shkruan e rishkruan sa dramën e personazhit, po aq edhe të vetvetes e të bashkëkohësve e bashkëkombësve. Gjithsesi një vepër e denjë që sa lartëson autorin në lagjen e krijuesve letrar, për aq i bën nder veprës së lavdishme të Fehmi Lladrovcit.


Dalja


Këto gjëra në njëfarë dore do të mund t’ia thosha autorit në disa radhë teksti me postën elektronike, por do të pandehej një kortezi sa për të thënë, madje edhe po ta fryja me përgëzime e lavdërime do të mund të lexoheshin si broçkulla që përtypen përditë dhe pambarimisht. Duke qenë rebel i pandreqshëm në këtë plan bëra mendjen top dhe, sikundër thashë më herët, duke hyrë në një zonë të furtunshme brenda trinomit autori – heroi – vepra, desha që si Migjeni “pash me pash t’i bie ferrit”. Ferrit tim shpirtëror. Këtu e kam fjalën. Duke i stampuar në libër këto gjykime të miat, mund të pranoj çfarëdo “mallkimesh” e kritikash, po assesi hipokrizinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 4:56 am

"Veç vdekja më ndan nga Fehmi Lladrovci". Adem Jashari, Drenicë, prill 1997
· "Vdekja për lirinë e Kosovës do të ishte fati im më i madh jetësor". Fehmi Lladrovci, prill 1998, Drenicë
· "Zëri i popullit të Kosovës që kërkon liri, është më i fortë se
krisma e gjithë topave të Serbisë të zbrasur së bashku". Xhevë
Krasniqi-Lladrovci, nëntor 1989, Drenicë


...Pastaj mbi
gjithë luginën kishte rënë heshtja. Ajri ishte i mbushur dhe i rënduar
nga tymnaja e barotit. Nuk dukej asgjë, veç shtëpive që kishin filluar
të ridigjeshin diku më larg dhe të dukej sikur befas lugina ishte
shndërruar në një kazan të zjarrtë. Nga tymrat që silleshin sipër tij,
pylli dukej sikur kishte filluar të lëvizte.


Ata kishin
mbetur aty, bri njëri-tjetrit, dhe kjo kishte qenë zgjidhja e tyre. Nuk
kishin dashur fat tjetër dhe nuk kishin kërkuar asnjëherë një fat
tjetër. Fijet e barit lëviznin së bashku me erën dhe të dukej sikur kjo
ishte lamtumira e fundit. Asaj i kishte mbetur njëra dorë pranë zemrës
së tjetrit, sikur të kishte dashur t'ia dëgjonte rrahjet deri në fund.


Po binte mbrëmja. Do të vinte nata e parë pa ta, pastaj dita e parë.
Megjithatë, gjithçka që kishte ndodhur asaj dite do të mbahej mend për
një kohë të gjatë, ndoshta përgjithnjë. Kujtesa e kombit ishte hapur.
Kishte qenë çdo gjë e natyrshme dhe, siç ndodh përherë në këto raste,
gjërat e natyrshme janë edhe të përjetshme.


Era vazhdonte
të frynte mbi "Kodrën e Qëndresës". Poshtë ishte fshati, që në mëngjes
ishte zgjuar me emrin Gllanasellë dhe në mbrëmje do të njihej me emrin
Shkabë. Mes këtij shndërrimi mitik ishin ata të dy, pranë
njëri-tjetrit, dhe pak më tej, dy të rinj që u kishin besuar deri në
fund dhe që kishin qëndruar deri në fund.

Zakonisht kështu nisin epikat e mëdha...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 4:57 am

Fillesa e një dite epike

· "Nuk kam pasë dëshirë ta mendoj Drenicën pa Fehmi Lladrovcin" - Adem Demaçi
· "Fehmiu kishte lindë për me vdekë për Kosovën" - Ramadan Avdiu


Ishte mëngjesi i 19 shtatorit 1998, kur krejt zakonshëm dhe thjesht, si
të fliste për diçka të kuptueshme, ai u kishte thënë shokëve të tij se,
sipas informacionit që i kishte ardhur nga miqtë e tij në Prishtinë, në
tri ose katër ditët e ardhshme, ushtria serbe do të sulmojë në shkallë
të gjerë njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


I
kishte thënë këto fjalë ndërsa po ndizte cigaren e tij dhe ishte ndjerë
i qetë. Kishte thënë po ashtu se ishte i bindur se sulmi më i furishëm
do të ishte pikërisht në zonën operative të Drenicës. Pastaj kishte
shtuar se, nëse dikush kishte patur dëshirë për të luftuar kundër
ushtrisë serbe, ajo ditë kishte ardhur. Kishin qenë në dhomën e tij
Sami Lushtaku, Ilaz Kodra, Sylejman Selimi, Nuredin Lushtaku, Zenun
Kodra, Fadil Kodra dhe luftëtarë të tjerë. E kishin parë me vëmendje
bacën Fehë dhe e kishin besuar plotësisht. Qetësia e tij, krejt e
zakonshme, njëlloj si në të gjitha ditët e tjera, kishte hyrë tek ata
dhe çdo gjë kishte qenë si zakonisht. Më pas, njëri nga miqtë e tij,
Sami Lushtaku, në një natë maji, disa vite më vonë, në shtëpinë e
ringritur nga hiri i luftës, do të më thoshte: "Kurrë më i qetë nuk
kishte qenë baca Fehë."


Në mbrëmje kishte pasur disa
mysafirë nga larg. Njërin prej tyre, gazetarin britanik Paul Wood,
kishte disa muaj që e njihte dhe ishin bërë miq. Edhe të tjerët nuk
ishin të panjohur. U kishte bërë vend në dhomën ku rrinin. Kishin
ardhur me Shaban Shalën, njërin ndër më të afëmit e tij. Kishte qenë
përsëri një mbrëmje si gjithë të tjerat, pa asnjë lloj ankthi apo
tendosjeje, gjithçka që ndjehej ishte nata e zakonshme e mesit të dytë
të shtatorit. Të dukej sikur vinte erë mollë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 4:58 am

Shaban Shala tregon:


"Tri ditë para se të vinte 22
shtatori, kemi qenë në odë të bacës Tush, në shtëpinë e tyre të vjetër.
Ishim me disa gazetarë anglezë, po bënin një film dokumentar, i kishte
dërguar Bedri Islami. Oda ishte plot, si gjithmonë. Njerëzit flisnin e
qeshnin, dikush pyeste për punët e luftës. "Shiko Fehmi, i thashë,
largoju këtij vendi ku i keni pozicionet, ti je shumë i madh dhe
mustaqet i ke shumë të mëdha. Çoji më të vegjëlit aty, çoje për
shembull Asllanin. Për besë, je shumë i madh". E ka kuptuar humorin dhe
e ka dashtë".


Mysafirët nga larg do të bënin edhe
fotografitë e fundit, të cilat, shumë muaj më pas, do t’ua dhuronin
familjes Lladrovci. Askush nuk do e dinte se pas këtyre nuk do të
kishte foto të tjera. Paul Wood i kishte kërkuar të bënin një fotografi
së bashku dhe kishin mbetur të fiksuar ashtu, të dy të hijshëm, Fehmiu
pak më i gjatë se ai, mjekra i është derdhur deri afër gjoksit dhe, si
të duan të thonë se gjithçka ishte normale, sytë janë të qeshur.


Tri ditët kishin shkuar. Ashtu rrëmbimthi, mbushur me shqetësimin e
luftës, ecjet e shpejta nga njëri vend në tjetrin, pagjumësinë dhe
përsëri rrugëtimin nëpër pozicione të ndryshme, fjalët e shkëmbyera
shkurt me ushtarët, ndoshta ushtarët më të rinj të ushtrisë më të re në
botë. Dhe me hallin e përhershëm të armatimit që mungonte. Njërit prej
ushtarëve i ishte kujtuar se, në ditët e para, komandanti Fehmi
Lladrovci u kishte thënë po ashtu qetësisht se "shumë prej nesh ndoshta
nuk do ta presin lirinë e Kosovës. Ne jemi këtu jo vetëm të gatshëm të
luftojmë, por edhe të gatshëm për të dhënë jetën për Kosovën. Mendohuni
për këtë që ju thashë, dhe nëse jeni të bindur se jeni të gatshëm të
jepni jetën, atëherë rrini. Përndryshe, do të thyheni".


Në tri ditë, Fehmiu kishte parë edhe një herë istikamet, ndërlidhjet,
pozicionet, pikat, kishte rregulluar diçka dhe kishte bërë skicimet e
fundit. Diçka që e kishte bërë vazhdimisht. Nuk kishte pasur asgjë të
jashtëzakonshme në ato tri ditë. Vetëm herë pas here, komandanti i
Brigadës së 114 të UÇK-së rrinte pak më gjatë në majën që ishte e
njohur si "Kodra e Qëndresës" dhe, si duket, mendonte se ku mund të
ishte më i përshtatshëm pozicioni i tij. "Ishte si përherë", do të më
thoshte më pas baba Tush, kur do të mundoheshim të risillnim tri ditët
e parasulmit. Shtëpia mbushej me njerëz, ai ishte përherë në lëvizje.


Kishte disa muaj në Kosovë dhe nuk kishte qenë veç pak ditë në shtëpi.
Në tri ditët e fundit këtu ka fjetë. Këtu ka qenë edhe Fatime Hetemi.
Ishte një luftëtare e re. Sapo i kishte kaluar të njëzet vitet,
mbështetej shpeshherë tek supet e Xhevës dhe kishte gjetur mirëdashjen
e saj".


"Kur i kam takuar për herë të fundit", ngulte
këmbë në bisedë Osman Zhitia, babai i nderuar i martirit të madh Afrim
Zhitia, "më kanë njohur edhe me Fatimen". E kemi vajzën tonë, më tha
Fehmiu, e kemi bërë tonën". Nuk kishin patur fëmijë. Ndoshta njëra nga
ëndrrat e mbetura në mes, por gjithë jetën i kishin dashur fëmijët si
rrallëkush.


Ishin tri ditë të zakonshme. Në mesin e
këtyre tri ditëve, ata kishin pasur njërën më të veçantë, 20 shtatorin,
përvjetorin e fejesës së tyre. Mirëpo nuk kishin patur edhe aq shumë
kohë të mendoheshin për të. Vetëm se në mëngjes herët, kur ishin
ngritur, ajo i kishte thënë ngadalë, si gjithë ato vite që ishin bashkë
se "sot është dita jonë”. Çdo gjë dukej e zakonshme, vetëm se në
rajonin ku pritej të bëhej sulmi, kishte shumë më tepër punë, njerëzit
nguteshin për t'i dhënë "dorën e fundit" përgatitjes së luftës. Ishte
një lëvizje përherë e më e tensionuar, por ajo nuk ndjehej tek baca
Fehë. Nuk ndjehej as tek Xheva. Nganjëherë diçka lëvizte në tiparet e
tij, por ajo nuk kishte të bënte me luftën që pritej.


Ishte më shumë halli i njerëzve që do ta përballonin atë. Për disa do
të ishte hera e parë. Ai i shikonte ata djem e vasha që i kishte
zgjedhur vetë, mes qindra të tjerëve që do të kishin dashur të ishin
aty dhe që kishte mundur t'ua jepte nga një armë. Disa javë më parë,
kur u nisën për të sulmuar pikat e pozicionuara të ushtrisë serbe,
kishin vetëm nga 15 fishekë. Ai u tha se 14 janë për armikun dhe i
fundit, nëse nuk kishte rrugë tjetër, për veten.


Për të
dy kjo nuk do të ishte lufta e parë. Megjithatë, kishte një veçanti:
lufta tash kishte ardhur në truallin ku kishin lindur, ku u ishin
gëzuar dasmave dhe lindjeve, prej nga ishin nisur në aksionet e para,
ku krejt shkurt kishin patur pasmartesën e tyre; në ato vise gjithsesi
të dashura, të cilat i kishin parë me sytë e mendjes edhe kur kishin
qenë larg. As njëri dhe as tjetri nuk mund ta dinte se koha që u kishte
mbetur, ishte mijëra herë më e shkurtër se ajo që kishte shkuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 4:58 am

Fehmi Lladrovci donte të mbyllte gjithçka në vështrimin e tij, tepër i
pazakontë dhe mrekullisht ngulmues. Krejtësisht pa dashjen e tij, ai do
të ndodhej në ato tri ditë në të gjithë cepat ku kishte shkuar
fëmijërinë e hershme dhe, vite më pas, kur njerëzit ishin përpjekur të
rindërtonin tri ditët e fundit të para 22 shtatorit, thuajse të gjithë
do të dëshmonin se e kishin takuar në ato 72 orë, do të kujtonin se mes
gjithë asaj ndjesie që po ngrihej, ndërsa pritej ardhja e makinerisë së
stërmadhe ushtarake serbe, ata kishin ndjerë qetësinë se e kishin pasur
atë diku. Jo rastësisht, kur gjithçka filloi të ringrihej, njëri nga
luftëtarët e tij, ndërsa rrinte dhe ndjente se i mungonte diçka, u
kujtua, si për një mik të madh, i cili të ka lënë një zbrazëti të
madhe, dhe më tha se "atë e kishim si bjeshkë para nesh". Ndjehej i
ngushtuar, pasi i dukej se i mungonin bjeshkët. I dukej po ashtu se
gjithçka ishte larguar.


Për Fehmi Lladrovcin, çdo
trevëzim i kombit ishte njëlloj i shtrenjtë, ai ndjente dhimbje për
gjithçka që fliste në gjuhën shqipe; e megjithatë, ai reliev para
shtëpisë së tij, që zgjatej më tej, vargëzimi i çuditshëm i kodrave,
njëra pas tjetrës, pylli që ishte në skajin e shtëpisë, zgjatimi i
bjeshkëve përballë, mëngjeset plot dritë dhe mbrëmjet që binin të
papërsëritshme, kishin diçka të veçantë edhe për të. Prej këtu ishte
nisur të bënte detyrën e tij për Kosovën.


Nëse do të
kishte patur kohë të bënte llogarinë e jetës së tij, duhej të ndjehej i
qetë. Kishte bërë gjithçka që kishte mundur, deri në dhimbje; kishte
duruar çdo gjë, edhe atë që mund të quhej e padurueshme, dhe tashti,
kur po vinte ora e ndeshjes me ushtrinë serbe, në vendet ku kishte
lindur, duhej të ndjehej i qetë.


Meraku i tij i madh
ishte tek njerëzit që prisnin shumë prej tij. Ishte miti i kthyer në
vendlindje. Që përpara se të rikthehej ai, ishte rikthyer miti i tij.
Kishte patur disa herë mesazhe për ardhjen e tij, njerëzit e kishin
patur të nevojshme këtë riardhje, si një mënyrë më shumë për t'u
mbështetur diku, ku mund të mbaheshin edhe në çastet më të vështira. Ai
kishte ardhur. Njerëzit ishin ndjerë të qetë. Jo vetëm ata që thjesht
kishin dëgjuar për të, por edhe miqtë e afërt. Njëri prej tyre, Hafir
Shala quhej, ilegal i hershëm, do të thoshte se "tash po më pushon
zemra qetë, se e paskemi prej mend. Deri tash e kam pasë frikën, sepse
kemi pasë raste që me rënien e shokëve është shuar. Tash që Fehmiu u
kthye, do të thotë se e kemi seriozisht".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 4:59 am

Pastaj kishte ardhur 22 shtatori. Ishte diçka mes orës katër e gjysmë -
pesë e mëngjesit kur e lajmëruan se forcat serbe dhe makineria e rëndë
e luftës ishte vënë në lëvizje. Bishat e hekurta, në gjithëfarë
formash, autoblinda, tanke, gryka artilerie, ishin nisur drejt
Drenicës. Duhej thyer Kosova dhe për të thyer atë, duhej thyer Drenica.
Për të thyer Drenicën duhej thyer Fehmi Lladrovci. Ishte një lidhje e
njohur.


Në atë zonë nuk kishte pasur kurrë vetëm një
kullë, një fis, një lagje apo një fshat për t'u thyer. Kishte pasur
gjithnjë më shumë se kaq. Ishin Jasharët, lisa të mëdhenj, ata e kishin
nëpërkëmbur furinë serbe dhe u kishin vënë pritën. Kur kishin rënë,
kishin ndezur gjithë vendin. Më pas, njëri nga miqtë e mi, do të më
thoshte se "kur kishte krisur pushka e parë e Jasharëve, në 30
dhjetorin e vitit 1991, ishte zgjuar Drenica; se kur kishte ndodhur
rrethimi i dytë i tyre, në janarin e vitit 1998, ishte ngritur Kosova;
dhe se më 5 mars, në fillimin e përjetësisë së tyre, ishte flakëruar
krejt Shqipëria". Kishte qenë vërtet ashtu.


Mirëpo këto
familje të mëdha të luftës, të vendosura brinjë më brinjë, shpeshherë
shpatull më shpatull, si në vitet e hershme të Arbërit, nuk mund të
ishin vetëm. Ishte krijuar një përmasë e jashtëzakonshme, ku secili,
Jasharët, Lladrovcët, Lushtakët, Kodralinjtë, Selimët, Kiçinat,
Krasniqët, Demakët, Dërgutët, Nurajt, kishin të veçantën e tyre. Të
gjithë e kishin pritur se do të vinte një ditë lufte, baca Fehë kishte
thënë se goditja e dytë, pas asaj të Llapushnikut, do të vinte shumë
shpejt dhe si dukej, ajo kishte ardhur.


Dukej një mëngjes
i zakonshëm, krejt normal, po të mos kishte qenë ajo lëvizje
përbindëshi. Megjithëse ende nuk kishte filluar lindja e diellit,
skajet e qiellit ishin përflakur. Ai priti pak deri sa të bëheshin gati
Xheva dhe Fatimja, pa me kujdes nëse i kishte të gjitha me vete se
çfarë i duhej për një luftë të gjatë, pastaj dora i shkoi
instinktivisht në xhepin ku mbante paketën e cigareve. Edhe ajo ishte
aty. I pihej një kafe, por nuk kishte kohë.


Baca Fehë
kishte marrë në dorë snajperkën e tij, pastaj kishte folur me shokët.
Kishte qenë një bisedë e shkurtër, ndoshta më e shkurtra nga të gjitha
ata që kishte bërë ai. Tepër shkurt. "Lufta e re erdhi. Për hajr na
qoftë. A ka ditë më të mirë se sot për me vdekë për Kosovën. Këndej nga
jam unë, nuk kalojnë vetëm mbi trupin tim. Sa të jem gjallë unë, nuk do
të kalojnë. E nëse kalojnë, ta dini se nuk jam më".


Xheva
e kishte dëgjuar bisedën dhe kishte shtuar krejtësisht lehtë, si duke
dashur t’ia thoshte vetëm vetes, kullës, në të cilën e kishte pritur
kur ai kishte qenë shumë vite i burgosur; themeleve, që nuk do të mund
të shqiteshin kurrë nga toka e të parëve: "Nëse kalojnë, kjo do të
thotë se nuk jemi më".


Kishte folur në shumës, kishte
folur në heshtje dhe askush nuk e kishte dëgjuar. Sami Lushtaku do të
më thoshte më pas se e kishin besuar menjëherë, sepse e gjithë jeta e
tij kishte qenë e tillë: e besueshme. Dhe ishte nisur.

Vijon.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:00 am

Fehmiu, Xheva dhe Adem Demaçi


Ata ishin më shumë se të ndershëm, ata ishin virtyti.

Nganjëherë, një rast fatkob mund të ketë edhe disa nuanca të një
rastësie fatlume. Nuk e kishte menduar se, pas një udhëtimi aq të
gjatë, lidhur me pranga, përmbytur nga të nxehtët, krejtësisht të
rraskapitur dhe gjithnjë me idenë se ku do të ishte qelia e ardhshme,
në fund do të kishte një fillesë drite në fundin e tunelit. Nuk kishte
as se si ta mendonte. Gjithçka lidhej me një njeri, i cili, edhe më
herët ishte i njohur për të, megiithëse asnjëherë më parë nuk ishin
takuar.



Jo rrallë ndodh që fatet e njerëzve të
ndërlidhen me njëri-tjetrin nga rrethana të çuditshme, të pamenduara,
krejtësisht jashtë logjikës normale të rrjedhës së zakonshme.



Burgu i Stara Gradishkës; i vjetër, thuajse me gjithçka të lënë pas
dore, me birucat e errëta dhe qelitë e mëdha, me rregullat e ngurta dhe
me rrethimin serbomadh nga të gjitha anët, me vetminë torturuese dhe
ankthin e pritjes, kishte vetëm një të mirë, e cila bëhej edhe më e
çmuar në gjithë atë që kishte ndodhur.



Në Stara
Gradishkë gjetën një njeri që ishte prej kohe mit në mendimin e tyre
politik, në thyerjen e dëshpërimit, në krijimin e vizioneve të vyera
dhe thyerjen e iluzioneve të paperceptueshme. Një njeri, i cili, tashmë
po bënte thuajse pjesën më të madhe të jetës së tij të ndërgjegjshme
pas hekurave dhe megjithatë askush nuk kishte mundur ta thyente. Adem
Demaçi, njeriu që ndjehej i lirë edhe pas hekurave, kur të tjerët ishin
të robëruar, megjithëse mendonin se ishin të lirë.



Prej aty zuri fill miqësia mes këtyre dy burrave dhe, pas pak, në
miqësinë e tyre, me brishtësinë dhe ndjenjën e motrës njëkohësisht, do
të futej edhe një njeri i tretë, i po të njëjtave përmasa, Xheva. Është
një trinom i shkëlqyer, të cilët plotësojnë tek njëri-tjetri gjithçka
që mund të mendohej se duhet plotësuar; përmes të cilit rrjedhin
ngjarje të njohura dhe përgatiten shumë nga ngjarjet që do të vijnë;
rreth të cilit do të mblidhen shumë të tjerë, si pas diçkaje të
domosdoshme; të cilin vitet që do të shkojnë nuk do e zbehin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:00 am

Fehmiu, Xheva dhe Adem Demaçi


Ata ishin më shumë se të ndershëm, ata ishin virtyti.

Nganjëherë, një rast fatkob mund të ketë edhe disa nuanca të një
rastësie fatlume. Nuk e kishte menduar se, pas një udhëtimi aq të
gjatë, lidhur me pranga, përmbytur nga të nxehtët, krejtësisht të
rraskapitur dhe gjithnjë me idenë se ku do të ishte qelia e ardhshme,
në fund do të kishte një fillesë drite në fundin e tunelit. Nuk kishte
as se si ta mendonte. Gjithçka lidhej me një njeri, i cili, edhe më
herët ishte i njohur për të, megiithëse asnjëherë më parë nuk ishin
takuar.



Jo rrallë ndodh që fatet e njerëzve të
ndërlidhen me njëri-tjetrin nga rrethana të çuditshme, të pamenduara,
krejtësisht jashtë logjikës normale të rrjedhës së zakonshme.



Burgu i Stara Gradishkës; i vjetër, thuajse me gjithçka të lënë pas
dore, me birucat e errëta dhe qelitë e mëdha, me rregullat e ngurta dhe
me rrethimin serbomadh nga të gjitha anët, me vetminë torturuese dhe
ankthin e pritjes, kishte vetëm një të mirë, e cila bëhej edhe më e
çmuar në gjithë atë që kishte ndodhur.



Në Stara
Gradishkë gjetën një njeri që ishte prej kohe mit në mendimin e tyre
politik, në thyerjen e dëshpërimit, në krijimin e vizioneve të vyera
dhe thyerjen e iluzioneve të paperceptueshme. Një njeri, i cili, tashmë
po bënte thuajse pjesën më të madhe të jetës së tij të ndërgjegjshme
pas hekurave dhe megjithatë askush nuk kishte mundur ta thyente. Adem
Demaçi, njeriu që ndjehej i lirë edhe pas hekurave, kur të tjerët ishin
të robëruar, megjithëse mendonin se ishin të lirë.



Prej aty zuri fill miqësia mes këtyre dy burrave dhe, pas pak, në
miqësinë e tyre, me brishtësinë dhe ndjenjën e motrës njëkohësisht, do
të futej edhe një njeri i tretë, i po të njëjtave përmasa, Xheva. Është
një trinom i shkëlqyer, të cilët plotësojnë tek njëri-tjetri gjithçka
që mund të mendohej se duhet plotësuar; përmes të cilit rrjedhin
ngjarje të njohura dhe përgatiten shumë nga ngjarjet që do të vijnë;
rreth të cilit do të mblidhen shumë të tjerë, si pas diçkaje të
domosdoshme; të cilin vitet që do të shkojnë nuk do e zbehin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:01 am

Ata të tre besonin në pjellorinë e mendjes së tyre të çeliktë, besonin
se çdo gjë është e drejtë, e ndershme dhe e ligjshme kur është në
shërbim të së vërtetës. Kjo i bënte ata të mos ishin kurrë ekstremë, në
të kundërtën i bënte shumë njerëzorë. Ata ishin më shumë se të
ndershëm, ata ishin virtyti. Është një miqësi, e cila, duke u nisur nga
një burg i sigurisë së lartë, u bë pjesë e mëtejshme e qëndresës së
përbashkët. Ka një fillesë, por nuk ka fund. Vazhdon edhe sot...



Shfaqja e parë e saj është respekti. Të respektosh të afërmit është e
natyrshme, të respektosh vizionin është hyjnore. Ata respektonin
vizionin, idenë, mendimin, sakrificën, fjalën. Pra i respektonin të
gjitha. Dhe ishte kaq e natyrshme, saqë zinte vend edhe në letrat e
tyre.



Me 27 dhjetor 1987, në letrën urim për Vitin e
Ri, jo vetëm për Fehmiun, por për të gjithë të burgosurit, Xheva
shkruante edhe këto vargje:



Bacës,



idol – bir besnik i dheut të shqipes,

flakadan i pashuar i dijes e dritës,

në çdo vatër frymëzon në atdhe

Bacë - gjithmonë në zemër të popullit je.



Më 18 shkurt 1990, duke i uruar ditëlindjen, Xheva shkruan:



Urime bacë ditëlindjen



Rrofsh sa malet, rrofsh sa malet,

i nderuar ndrit në çdo vatër,

me ty rruga kurrë s'do ndalet

liria është më afër.



Bacë- shëndet të plotë e dita t'u bëftë njëmijë

Ardhmëria e një populli fshihet në gjoksin e shkrimtarëve të tij,

Cila është gjëja më e shtrenjtë e njeriut në jetë?

Është liria, atdheu – gjak i freskët në zemër të vet.



Dielli lind më shpejt nga mendja juaj flakadan,

Ideali na thërret në zemrën tuaj vullkan

Të merrni ditë nga jeta jonë dhe vjet

Ëndrrën e kahmotshme do bëjmë realitet:

Lulegjaku po shkruajnë emrin tënd të ndritur,

I shtrenjti ynë, baca Adem, n'zemër të popullit duke u rritur,

Nëpër rrugë e nëpër sheshe ku po rrjedh gjaku gurrë,

Ditëlindjen të urojnë me zemër mijëra lulëkuqe,

Jetë të gjatë-hero i gjallë-yll në flamur

E tërë toka e dheu rrjedh çelik për gisht e plugje

Një tufë lule nga Kosova- rrofsh o bacë sa bjeshkët tona.



Dhe më 21 shkurt, tepër e lumtur, ajo i shkruan Fehmiut:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:01 am

"Sapo e mbarova një kartolinë urimi për t'ia dërguar bacës për
ditëlindje, kur dëgjuam lajmin - u lirua nga burgu. Një gëzim i madh
përshkoi zemrat tona. E paramendonim si një yll që vjen të ndritë çdo
skaj të Atdheut, të zhdukë errësirën shumëshekullore që ka kapluar
popullin tonë.



Lajmi për Bacën u prit me gëzim të
madh. Atë natë, anë e kënd në trojet tona u dëgjuan të shtëna - jehonë
në shenjë fitore, u ndezën zjarre, flaka e të cilëve shndriti deri në
kupë të qiellit. Nëpër fshatra e qytete, nëpër shkolla e fakultete sot,
kudo u tubuan masa e gjerë e popullit duke ngritur dy gishtat lart,
zëri i popullit tonë kudo po jeton me emrin e Bacës Adem. Dielli sot
lindi më herët nga gëzimi për Bacën dhe qielli na u duk më i kthjellët;
dhe nënat e dëshmorëve uruan duke brohoritur; dhe gjaku i lulëkuqeve që
ranë theror shkroi emrin e ndritur.



Kjo atmosferë
gëzimi zgjati vetëm pak kohë. Re të zeza e të tmerrshme e mbuluan
përsëri qiellin që na u duk i kaltër, e tani po derdhen në shi gjaku e
breshër të llahtarshëm. Por në zemër të popullit je o Bacë e tërë
Kosovën në këmbë e ke”. Çfarë mund të thuash për nderimin kur edhe
dielli të duket se lind më herët, edhe qielli është më i pastër?
Ndoshta ripërsëritja e thirrjes se "tërë Kosovën në këmbë e ke...”.



A ka pasur çaste të mërzisë? Natyrisht që ka pasur. Jeta është e tillë.
Fehmiu nuk ishte i një mendjeje me disa çaste entuziaste të Bacës, pas
daljes nga burgu se, "e lashë dimër dhe e gjeta verë” apo me
Ballkaninë, por kjo ishte brenda tyre, ishte si një klithmë në vetvete,
asgjë më shumë, sepse e dinte shpirtin qelibar të hyjnisë së tij. Ai
nuk i rrëzonte kurrë hyjnitë nga piedestalet. Sepse ngrinte piedestale
të fuqishme.

Vijon....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:02 am

Një ngjarje e pasgjykimit



Do të përpiqem ta sjell
atë, fjalë për fjalë, ashtu si më është treguar një natë në shtëpinë e
familjes Lladrovci, nga baca Tush. Është koha kur ka ndodhur
aktgjykimi, janë dhënë dënimet, gjithçka është bërë marramendshëm
dhunshëm, të burgosurit janë rikthyer në qelitë e tyre. Është fillimi i
kalvarit të jetës së të burgosurve, i cili, gjithsesi, është më i lehtë
se ajo që ka shkuar.



Ndërsa jeta po fillon të futet
në rrjedhinën e një boshti tjetër, që do të kishte veçantitë e saj,
Fehmi Lladrovci mendon se kishte edhe një detyrë për të bërë. Ndodh
gjithçka si në baladat e lashta.



Baca Tush:



"... pesëmbëdhjetë muaj pat vazhdue gjyqi, jo për herë të dytë, jo në
gjykatë qarku, jo në supreme, jo për herë të tretë. Jo për gja, për t'u
pendue, por prap mbetën qysh janë kanë herën e parë, e pas një kohe, me
thanë mot mot, ka qenë Fehmia në burg në Lepopllavë.



Pak kohë ka ndejë Feha në Prishtinë, prej Prishtine e patën çue në
Gjilan dhe prej Gjilani në Lepopllavë. Në Lepopllavë më pat thanë "babë
qysh mundesh me ma prue Xhevën në burg". Erdhi dita e vizitës dhe e kam
marrë Xhevën. Pesëmbëdhjetë minuta nuk e kanë lanë Xhevën me hye,
kërkoshin gjithfarë dokumentash, jo çfarë e ka, jo pse ka ardhë, e pas
pesëmbëdhjetë minutash, kur Feha nuk deshi as mue me më pranue me hye,
më tha se "nëse nuk lejohet kjo, as baba nuk ka çka lyp", atëbotë e
pranuen.



Po i thotë Feha Xhevës:



"Xhevë unë jam dënue, burgu është i gjatë, i thonë dhjetë vite. Ndoshta
shkon edhe ma gjatë. Mati hesapet, shikoji punët. Je për mue e lirë,
për me shkue dhe me i gjetë vedit fat diku tjetër, ne prap mbetim
shokë, edhe shokë të idesë, edhe të bashkëpunimit".



Atëherë kam vërejt se ka ardhë Xheva dhe është nxi dhe i ka thënë
mrrolshëm: "Kurrë nuk e kisha pritë prej teje, o Fehmi Lladrovci.
Kurrë, kurrë. Shiko Fehmi, jo dhjetë vjet, por edhe njëqind vjet të
dënohesh, unë jam për ty e nuk të lëshoj kurrë".



E masandej Fehmiu po i thotë:



"Nëse është kështu, atëherë mirë".



"A është ashtu?"



"Po, ashtu është".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:03 am

Atëherë Fehmia i ka thanë prapë:



"Vetëm me pëlqimin
e babës dhe të vëllezërve, me pëlqimin e babës dhe të familjes tënde,
prej sodit me shkue e me jetue tek familja ime, tek baba e tek nana
ime".



Xheva i ka thanë mirë dhe jemi nda me këtë fjalë me njëri-tjetrin.



Jemi kthye dhe kemi shkue me të drejt në Drenoc. Jena shkue drejt me të
tek Abdyl Krasniqi dhe i kemi tregue se qysh është puna. I kemi tregue
si unë, dhe si Xheva. "Na ka thanë Feha se kjo punë kryhet vetëm me
pëlqimin e familjes".



Atëherë Abdyli më ka thanë
"rri sonte. Flas me familjen". Kemi ndejë dhe kemi bisedue. Në orën
katër na ka shtrue një mëngjes dhe na ka thanë se sot Xhevën po e
përcjellim nuse për në shtëpinë e Fehmi Lladrovcit. Ka shtue se
dhëndërr më të mirë kurrë nuk e kisha dashtë.



Familja ime nuk dinte asgja. E falenderoj Abdylin shumë. I falenderoj
djemtë. Pak burra munden me e ba atë. Krasniqët e banë, kanë burrëri e
kanë fjalë bese.



Atëherë kemi marrë rrugën me
Xhevën. Kam ardhë në shtëpi dhe po u kallzoj vllezërve. Po u them se
prej sodit Xheva është nuse tek na. Ishte e vështirë, me pritë një ditë
e edhe një ditë, por ma e vështirë me pritë dhjetë vite.



Vllezërit u pajtuan me mue, u pajtue edhe familja ime. E donin Xhevën
fort, fort e donin. Sa herë që kemi shkue për vizitë, në burg tek
Fehmia, kemi shkue me Xhevën, kurrë nuk ja kam kalue vizitën deri në
pesë javë, një muaj. Për mua si prind, as nuk e kam ditë mërzinë, me
ardhjen e Xhevës si nuse dhe me burrin në burg... Kemi heqë nëpër
udhëtime, jo se na kanë maltrajtue, por të lirë nuk kemi shkue. Mirëpo
të gjitha ato i qofshin hallall, shokëve dhe djalit tim".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:04 am

Vazhdimi i kësaj historie:



Kjo ishte, si të thuash
paramartesa e Fehmi Lladrovcit, por ishte një gjë krejt e veçantë, e
cila rrallë kishte ndodhur, nëse kishte ndodhur ndonjëherë. "Lidhjet
organizative ne atëherë i kishim me Ramizin", tregon Ramadan Avdiu.
"Ramizi dhe Shemsija (Istogu-Lladrovci) atëherë ishin ilegalë.
Ndiqeshin, sidomos për organizimin e demonstratave të mëdha që kishin
ndodhur në Gllogovc (Drenas). Kur shkuam t'i takojmë, mësova një fakt
që rrallë e kisha dëgjuar. Xheva ishte si e fejuar dhe jetonte në
familjen e Fehës".



Fehmiu dhe Xheva janë fejuar me
20 shtator 1985. Kjo është dita e fejesës së tyre, çka do të thotë se
është një moment saktësisht 45 ditë para arrestimit të Fehmiut. Ai
ndodhej në burg atëherë, megjithatë atdhetari Abdyl Krasniqi dhe bijtë
e tij vendosën se dasma duhej bërë, nusja duhej të shkonte, sepse
dhëndrri nuk ndodhej pas hekurave për marri e punë të këqija, por
ndodhej për vendin e tij dhe kjo mund të pritej. Ndoshta edhe e kishin
përllogaritur.



Edhe Abdyl Krasniqi e kishte dashur
një dasmë të madhe, sepse Xhevën e kishte disi veçmas të tjerëve, sepse
ishin jo thjesht babë e bijë, por ajo ishte edhe bashkëluftëtarja e
tij. Dhe kështu nisi fillimin prologu i një dasme, me dhëndrrin qindra
kilometra larg, për më tepër pas hekurave, një dasmë në të cilën
krushqit ishin në burg ose ishin ilegalë, me një nuse që nuk do të
shkonte asaj dite me fustanin e bardhë të nusërisë.



Xheva veshi kostumin karakteristik kuq e zi, në shenjë të nderit të
gjakut të derdhur dhe për flamurin. Do të kishte një krushk me vete, i
cili ishte njëkohësisht edhe vjehrri i saj.



Mori me
vete, si një kujtesë të çmuar, edhe një amanet të të atit, Abdyl
Krasniqit, disa vargje të cilat ia jep së bijës, Xhevës, kur e përcjell
nuse pa dhëndërr:



"Me vete një krushk

një krushk, një njeri, një baba.

Xhevë është i yti prind

Në zemër mban një zjarr, një prush

Baba me emrin e nderit

E quajnë Tush.

Nga sot është edhe prindi yt

Pra ta duash fort,

Ta ruash si sytë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:04 am

E megjithatë, atje larg, krushqit e vërtetë nuk ishin ngrirë dhe nuk i
kishin thënë shokut të tyre "me hajr nusja, hajt, mos u mërzit".



Ata kishin bërë diçka tjetër dhe këtë e tregon Fehmiu në letrën e tij të 16 gushtit 1986.



Ja se çfarë shkruan, mes të tjerave, ai:



"E shtrenjta ime Xhevë, dua të them se dasmën tonë e festova edhe unë
me shokët. Isha shumë i gëzuar dhe i lumtur. Porsa mora lajmin nga ti,
menjëherë e kuptuan shokët dhe më uruan me gjithë zemër, filloi dasma
menjëherë, kush drutë e kush tenxheren, kush hallvën e kush sheqerin,
kush gazin e kush hyzmetin, me një fjalë, dasmë e vërtetë që nuk
harrohet për jetë.

Të ma përqafosh shumë Nënën time për mua, i
bëj të fala nga unë dhe nga të gjithë shokët, baca (Adem Demaçi -
shënim i autorit), e përshëndet duke i thënë të qëndrojë e fortë dhe
krenare, sikur të gjitha nënat që i kanë bijtë dhe bijat në burgje për
ideale".



Në përgjigjen e saj Xheva, tashmë nuse e panusëruar, më tepër bijë se gjithçka tjetër, i shkruante:



"...Isha duke lexuar në dhomë, kur hyri brenda Ramizi. Kishte shkuar
posaçërisht për të marrë ndonjë letër në postë. "Nuk kish gjë", më tha
porsa hyri. Se si më erdhi, por nisa përsëri të lexoj. Pas pak një zarf
u gjend në librin që lexoja. Që në pjesën e parë të tij kishte diçka që
ndryshonte nga ato të mëparshmet. Zemra më rrihte fort. E hapa shumë
shpejt e nisa ta lexoj. Mbaja në zemër një mall të madh. Sikur letrën
ta lexoja e vetme në dhomë, por kisha Nënën pranë. Ajo do të mërzitej
më shumë, po qe se unë do të largohesha në dhomën tjetër. Filluam ta
lexonim bashkë.



Kur isha duke lexuar letrën, të
parafytyroja në festën e dasmës sonë, ashtu si e kishit festuar. Dramën
e dasmës krenare, ashtu si e kemi përjetuar. Të shoh krenar e plot
gëzim, të qeshur, gjithnjë më të dashur e plot besim për ardhmërinë e
lumturinë tonë. Më vjen keq që në ato momente nuk u gjendëm pranë
njëri-tjetrit.



Krenaria ime, Fehmi! U informova edhe
për vendimin e gjykatës së shkallës së dytë. Gjithëherë kam qenë e
sigurtë në vendosmërinë e krenarinë tuaj prej njeriu atdhetar. Tani
edhe më shumë të dua. Edhe pse kam jetuar fare pak çaste të bukura
jete, e dua jetën, e jeta ime është jeta jote. Pra, jeta jonë do të
jetë pasqyrë besnike e ndershmërisë njerëzore.



Tani,
në këtë moment, kur po përfundoj letrën, është ora një e natës. Jam
ende zgjuar e rri vetëm me nënën. "A ke t'i thuash ndonjë gjë atij
trimi", i thashë nënës. "I bëj të fala, tha, sikur ta kisha afër, do ta
rrihja mirë bile". Qeshëm të dyja".



A nuk është një
dasmë, apo një prolog dasme, krejt i pazakontë, krejt i veçantë, kur
dhëndrri ndodhet disa qindra kilometra larg, nusja ndodhet në shtëpinë
e tij, kur njëra pjesë e dasmës është në burg dhe pjesa tjetër në
fshatin e lindjes së dhëndrrit? Ishte një ceremonial që zgjati gjashtë
vite, mes tyre është pritja, por nuk janë ofshamat, është nusërimi, por
më shumë është bijëzimi, dhe pas gjashtë viteve, të gjithë ata që ishin
në dhomën e burgut e të tjerët rreth tyre, ishin krushq përsëri.

vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:05 am

Një rrëfim për udhëtimin në Stara Gradishkë



Më shumë
se 30 të burgosur politikë shqiptarë në Stara Gradishkë do të thotë më
shumë se 30 familje shqiptare të Kosovës, nga të gjitha viset e saj, që
duhej të merrnin rrugën e gjatë, të lodhshme drejt bijve të tyre.



Unë pyeta Bacën Tush se si shkonit në Stara Gradishkë.



"Në Stara Gradishkë gjithëherë kemi shkue me tren. U bashim bashkë disa
familje e shkonim. Për herë të fundit kam qenë dhjetë ditë para se me u
lëshue Feha prej burgut. Nuk më ka kallzue kurrgja, ndoshta nuk e ka
ditë se po i lëshon Tugjmani. Veç më ka thanë se a kam pare me vedi dhe
po i them se kam diçka. Kam mendue se i ka ndodhë ndonjë gja, po e pyes
se çfarë i ka ndodhë, por veç po më thotë se, në paç në shtëpi ose në
bankë, m'i dërgo me postë. Dhjetë ditë pa u lëshue ka qenë kjo.



Treni i parë ka qenë në orën 3 e 15 minuta prej Fushë Kosove. Udhëtonim
gjashtë ose shtatë orë deri në Beograd. Kur udhëtonim me trenin tjetër,
në orën 11 të natës, mbërrinim në Beograd në gjashtë të mëngjesit. Ky
tren shkonte deri në Zagreb. Kur udhëtonim në orën tre e ndërronim
trenin, kur udhëtonim në mbrëmje, ndërrohej vetëm lokomotiva e treni
ishte po ai.



Kur shkonim në burg, shkonim me shokët,
ishte dhoma e pritjes. Si shkonim aty, ata të burgut kërkonin kartelën,
me numrat si ishin, ashtu e kishim pasë edhe vizitën. Me Fehën, krejt,
krejt, veç dy vizita i kam pasë të lira. Veç në dy vizita nuk ka pasë
polic e as përkthyes. Një polic që ka qenë prej Terstena, rrinte aty, e
falenderoj, ai për mua ka qenë njeri i mirë, kur më jepte shenjë Feha
për me folë, më thoshte fol lirisht, mos u druaj prej tij. Polici
qeshte, polici kishte vetë vërejtje prej naçallnikut. Kemi heqë në
udhëtime, jo se na kanë maltrajtue, por nuk kemi qenë të lirë. Mirëpo
të gjitha këto u qofshin hallall shokëve dhe djalit tim.



Prindërit e të burgosurve qëndroshin mirë. Shkonim në vizita në burgje,
krejt mundeshe me i dallue se kush ishte prej tonëve. I kam pa edhe kur
janë takue me djemtë në burg, edhe kah dalim, nuk kam pa kënd tuj i
dalë lotë, por vetëm tuj folë a tuj qeshë. E të tjera kombe i kam
vërejtë, edhe kur hinin, ma së pari tuj qa, edhe prap kur dilnin, tuj
qa e tuj bërtitë. Me shqiptarët nuk ka ndodhë kjo, kurrë, kurrë. Veç
tuj qeshë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:06 am

Me tanë të burgosurit jemi përshëndetë. Na përshëndetshim me grusht,
ashtu ishte atë botë. Aty ishte edhe Demaçi, e kam pa shumë herë. Ishte
një korridor ku hynim dhe dilnim për me shkue në vizita dhe gjithnjë e
kemi pa edhe bacën Adem, edhe shqiptarët. Shqiptarët ishin të gjithë me
numër, si të burgosur politikë. Edhe kurrë nuk ka ndodhë që kur kemi hy
në vizitë, të shkojmë më parë tek djali jonë. Për shembull, ishin
vizitat e lira, kurrë nuk kemi shkue për shembull me u përshëndetë unë
me Fehmiun, por secili, jemi përshëndetë më së pari me të tjerët, e
masandej me djalin apo me vëllain. Kështu ka shkue. Kur kemi ecë në
korridor nuk kemi mujtë me i takue të tjerët, por i kemi përshëndetë.
Kurrë nuk e kam heqë kapuçin e bardhë kur kam shkue për vizitë. U
gëzonte Feha dhe më thoshte se shumë po më gëzon se po vjen me kapuç të
bardhë. Edhe shokët gëzohen, më thoshte. U shqetësonte se mos kisha
ndonjë problem kah të kthehem, prej kapuçit të bardhë, por nuk kam pas.



Ka qenë një rast, ndoshta nuk është me e tregue. Në Varazhdin, ishim
tuj pritë, kishim zbritë prej trenit dhe duhej me pritë për me shkue në
Stara Gradishkë me tren tjetër. Duhej me pritë tri orë. Po vjen një
djalë dhe po më thotë, ka thënë baba ejani pak se po ju kërkon. Isha me
Ajetin, babën e Idriz Hysenit e shokë të tjerë. Nuk i dishim sendet,
kohën e trenit dhe po i them se jemi mirë. Shkoi djali dhe erdhi edhe
një herë. Po u them shokëve, eja të shkojmë.



Baba i
vocrrakut kishte qenë tek dera e një dyqani. Kishte pasë aty plot
njerëz. Na pyet se për çka jeni me pi. Na qiti. Po na thotë se për çka
jeni me hangër. Po i themi se nuk kemi kohë. Na thotë se e di shumë
mirë kohën kur ju vjen treni dhe shumë e mirë e di se ku po shkoni. Na
shtroi bukë. U ngushtuam dhe si shqiptarë, deshëm të paguajmë. Na
thotë, ky është qejfi im. Po më thotë Ajeti, baba i Idriz Hysenit: ja
pamë hajrin kapuçit tënd".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:06 am

Ktheheshin të ripërtëritur prindërit dhe të afërmit e Fehmiut, sepse
kishin me vete fjalët që ua kishte thënë ai, ato fjalë që shumë
natyrshëm do t’ua shkruante në një kartolinë, më datën 18 nëntor 1988.
Është një kartolinë e zakonshme, një vazo me lule të kuqe gjak, në një
sfond të errët. Në shpinë të saj duket vula e rrumbullakët "Stara
Gradiska. 55435. 18.1.88". Në të Fehmiu ka shkruar: "Unë në burgjet
serbe kaloj ditët më të ndritura të jetës, duke u nisur nga ajo se,
"Edhe më i merituari i ka borxh atdheut, më shumë se sa ai atij". Këtë
vazo me lule të kuqe ta dërgoj për Nëntorin tonë të Pavarësisë, për
fitoret tona të reja, e ta përkujtojmë përherë me respekt e nder...
Ardhmëria nuk matet me pasuri, por me vizione".




burgun e Stara Gradishkës, Fehmiu e ka quajtur veten një njeri me fat.
Aty ishin shumë nga shokët e tij të dikurshëm, por mbi të gjitha aty
ishte baca Adem Demaçi. Dhe kjo për të nuk mund të ishte burgim. Ishin
vërtet ditë të vështira. Në një letër të tij, Fehmiu e ka përshkruar
një ditë të zakonshme burgu:



"Zgjimi në orën pesë e
gjysmë të mëngjesit. Një copë bukë dhe pastaj në punë. Punës ia
fillojmë nga ora 7 dhe deri në 14.30 minuta. Kthim i lodhshëm, një
drekë e vonshme e zakonshme, pas orës 15 e 30 minuta, më shumë me
gjërat që kishin mundur të sjellin njerëzit e shtëpisë. Pas drekimit,
dal në shëtitje, aq sa është e lejueme, pastaj leximi i gazetave, i
librave, bisedat për situatat dhe për të ardhmen, ëndërrimi për t'u
marrë me shkencë, ndërprerë dhunshëm nga burgimet dhe vetë çasti i
ëndërrimit i ndërprerë nga thirrja për të të pyetur për diçka, pastaj
izolimi i ashpër. Më ka marrë malli të lexoj një roman siç duhet. Në të
vërtetë, kemi pak kohë dhe atë kohë që kemi, duhet patjetër të lexojmë
shtypin.



Xhevë, tani duhet të shkruaj ca fjalë edhe
për shokët. Baca është shumë mirë me shëndet, të falenderon për të
falat dhe të përshëndet ngrohtësisht, edhe shokët e tjerë janë mirë, të
përshëndesin. Kushëriri të bën të fala posaçërisht, me një respekt të
lartë, të lavdëron shumë; e unë e nguc e ai vetëm skuqet e qesh. Atë
ditë, kur mora letrën tënde të fundit, ishte ora 14 e 40 minuta, datë
19.05.89, porsa u kthyem nga puna. Ishim së bashku me të gjithë shokët
dhe më ftuan të marr letrën tënde. E pashë adresën, e dallova që ishte
shkruar nga dora yte. E vërejtën edhe shokët, e filluan të ngacmojnë
kushëririn, duke i thënë, shiko kushërirën tënde, sa kohë ka harxhuar
vetëm me emrin. Si zakonisht, ai prapë u skuq dhe tha duke qeshur, se
"boll inat po më vjen". Shokët qeshin e ai vetëm skuqet. Unë i thërras
"mik" dhe të gjithë shokët më ngacmojnë, sidomos baca që më thotë, "sa
bukur e thërret".



Çfarë mund të thuash tjetër pas kësaj letre? A mund të kishte kush dyshimin se mes këtyre njerëzve kishte filluar thyerja.

vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:07 am

Fragmente nga dy letra ose respekti për shokët e tij



Të gjithë ata që në momente të veçanta të jetës së tyre, kanë qenë në
të njëjtin burg me Fehmiun, sjellin në kujtesë, si relike që i kanë
ruajtur me kujdes, dëshmi, fakte e ngjarje, përmes të cilave, edhe një
herë krejt qartësisht vjen respekti për mikun, shokun, bashkëluftëtarin
e drejtuesin e tyre.



Kjo është njëra anë. Tjetra ishte mendimi i Fehmiut për shokët e tij.



Si i ka përshkruar Fehmiu dy momente të natës së kalimit të Vitit të Ri ose, më saktë, respekti i tij për shokët e burgut...



4 Janar 1988:



"...po të shkruaj disa fjalë edhe për "Vitin e Ri", si e kaluam.

Edhe në këto kushte kishim ca momente gëzimi, duke u ulur në një
tavolinë me shokë, të cilët edhe jetën në ferr ta bëjnë të lumtur e të
gëzuar, shokë që nuk dinë për lodhje, dëshpërim e pesimizëm, por kokën
plot, të fortë e të çeliktë gjithmonë. Edhe tavolinën e kishim "të
begatshme", me ushqim që na e dërguan familjet, kishim edhe ca lëngje
për t'i cakruar gotat, por vlen të ceku se më të begatshme ishin
bisedat e rrëfimet tona, ku çdonjëri nga shokët rrëfente momente
interesante nga jeta. Ishte një natë e gjatë, e begatshme dhe e gëzuar
për ne...".



3 janar 1989:



"...ishte kjo natë kur ndahen vitet. Ishim ulur në një tavolinë me
shokët më të dashur, me të cilët ndajmë çdo gjë, gëzimet e hidhërimet,
të mirën dhe të keqen, por kurdoherë të dashur, të afërt e krenarë, pa
u luhatur nga asnjë furtunë e acar. Tavolinën e kishim plot me gjëra
ushqimore që na i dërguat ju të dashur, e bisedat sikur nuk kishin
kufi, nga të gjitha fushat e jetës, nga kultura, tradita, historia e
gjithë të arriturat e popujve liridashës, për të mirën e njerëzimit.
Është kënaqësi të kalosh kohën me shokë të tillë, të cilët e kanë syrin
pishë e zemrën barot. Bisedë pas bisede, arritëm tek tema e dashurisë,
kuptohet është një temë shumë me rëndësi dhe e cila gjithëherë na
preokupon, e shtjellojmë dhe e trajtojmë, ashtu si e meriton, e në mes
të të tjerave, ka edhe ngacmime..."



Duke lexuar për
herë të parë këta rreshta, jam krejtësisht i bindur se të gjithë shokët
që kanë qenë në të njëjtin burg me Fehmi Lladrovcin, duhet të jenë të
lumtur për përcaktimin, ngrohtësinë dhe mirëdashjen me të cilën i ka
përshkruar ai. Duhet të ndjehen të lumtur, edhe një herë, që kanë pasur
një shok si Ai, i cili, edhe në një letër të zakonshme, gjen rastin të
bëjë përshkrimin e tyre, i cili, aq sa është njerëzor, është edhe i
jashtëzakonshëm.

vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:08 am

"Dasmën do ta bëjmë me flamur dhe flamurin nuk e japim". Fehmi Lladrovci, 2 shtator 1990, Shkabaj



Kishte ndodhë në ato ditë që disa dasma ishin prishë. Rrugës për në
Pejë, dasmorëve u kishte dalë përpara policia serbe, u kishte marrë
flamurin dhe i kishin futë ta shkelnin atë. Disa e kishin bërë, të
tjerët, që nuk kishin pranuar, ishin rrahur. Çfarë do të bëhej në këtë
dasmë? Nuk kishte asnjë dilemë.



Tregimin e dasmës me
flamur e kam dëgjuar të njëjtë deri në imtësi, nga shumë shokë të
Fehmiut. E kam dëgjuar nga Nuhi Ahmeti, Ramadan Avdiu, Abdulla Dërguti,
Idriz Hyseni, Fatmir Istogu, nga baca Tush, nga shumë prej atyre që
kanë qenë në këtë dasmë. Unë do të sjell vetëm njërin prej tyre:



Rrëfimi i njërit prej pjesëtarëve të shtëpisë Lladrovci:



"Vendosëm me shkue në dasëm me flamur kombëtar, flamurin e shtetit amë,
sepse Azemi Vllasi e kishte ndërruar flamurin në vitin 1987, i kishte
vënë yllin e Serbisë. U vendos familjarisht. Feha foli me dasmorët: "Ne
do të shkojmë në dasëm me Flamur Kombëtar. Askush të mos e ketë ndryshe
në mendje. Nuk do të shkojmë me flamur të ndryshuar, do të shkojmë me
flamur kombëtar dhe flamurin do e mbrojmë. Nuk do e japim për të
gjallë. Do të shkojmë të armatosur, kush është i gatshëm le të vijë,
kush është me dy mendje të mos vijë. Sepse sot do të japim edhe jetën e
flamurin nuk e japim.



Shumica ishin të një mendjeje.
Meqenëse kishte të paarmatosur, nga disa u tha se nuk kemi armë, por
Feha i qetësoi se e rregullojmë atë punë. Adem Jashari, si shok i
Ramizit dhe i organizuar, ka qenë i ftuar në dasmë, mirëpo kishte pasë
një dasmë në lagjen e tij dhe nuk kishte ardhë. Biseduam me Fehmiun dhe
ramë dakord që të shkohej dhe të bisedohej me Adem Jasharin. Pse
pikërisht tek Ademi? Sepse ishte shok i vendosur, kishte armë, ishte i
besueshëm, e donte flamurin dhe nuk kishte burrë t’ia hiqte.



Ramizi, së bashku me Fatmir Istogun, shkuan tek Ademi dhe biseduan me
të. Ademi tha se "Jam i gatshëm, edhe pse kam dasmë në familje, do t’i
lë të gjitha e do të vij me ju. Veç prisni pesë minuta, sa t'i marr
armët dhe municionin". Ishte e diel paradite.



Ademi
mori armët. Kishte një automatik, revole pesëmbëdhjetëshe, bomba dhe
municion. Bashkë me të ka ardhë dhe Jakup Nura. Më përpara, Ramizi dhe
Fatmiri ishin ndalë tek Jakup Nura në Prellovc. Jakupi ishte po ashtu
dakord, ka marrë automatikun dhe revolen. Jakupi ishte i organizuar në
LPK. Kur Ramizi kishte njohur Adem Jasharin, në vitin 1987, Jakupi
ishte i organizuar.



Adem Jashari, Jakup Nura dhe
shokët e tjerë erdhën në shtëpi. Jemi nisur për dasmë, morëm armët tona
dhe të lagjes dhe disa që i kishte sjellë Shaban Zymberi, mik i yni dhe
shok i organizuar në LPK, njeri shumë besnik dhe i devotshëm, dhe
filluam me i shpërnda në fushë, haptas për çdo makinë. Makinat ishin
rreshtue dhe bëhej ndarja e armëve. Nuk thoshte kush se nuk e dua, se
ai që nuk e kishte dashur, nuk futej në makinë; dikujt revole, dikujt
pushkë, dikujt bomba. Dhëndrri rrinte në shtëpi, sepse nuk e morëm,
ishte mendimi se po krisi, mund të sulmohej shtëpia, Ramizit i lamë një
pushkë snajperkë. Prej familjes shkoi Feha, Meti, baba, Ymeri, Sabiti,
të gjithë të armatosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:08 am

Kur janë nisë prej shtëpisë, si zakon, kanë qitë me armë. Kur kanë
shkuar tek miqtë në Polluzhë, rrugës, nën një lis, ka qenë një pizgauer
dhe një autoblindë. Nuk kanë tentuar me i ndalë, është pa flamuri, ka
qenë edhe një polic shqiptar me ta, njëfarë Arsimi i Prekazit. Duke u
treguar flamurin, u ka thënë diçka policëve serbë. Dasmorët kanë pritë
fillimin e zjarrit. Kanë menduar se do t’i ndalojnë për t’ua hequr
flamurin. Nuk ka ndodhë. Ka mundësi që të kenë pasë informacione se
njerëzit janë të armatosur.



Pas postbllokut të
rojeve, as 500 metra, ishte shtëpia e miqve. Aty kanë qitë pushkë, kanë
bisedue me miqtë dhe u ka thënë Feha, se ne kemi vendosë me e mbrojtë
flamurin, dhe në rast se na del dikush prej policisë, kemi vendosur të
luftojmë. Miqtë kanë thënë se gjaku dhe flamuri është i përbashkët dhe
se do të luftojmë bashkë me ju.



Miqtë kanë marrë
armët e veta dhe janë nisë me një makinë. U kanë prirë dasmorëve, për
të qenë edhe ata gati për luftë. Kur është bërë "për hajr", para se me
u nisë, kanë qëllue ndoshta të gjithë. Si duket nga krismat e armëve aq
të shumta, postblloku kishte ikë dhe nuk dukej.



Miqtë janë Rrahman Istogu; vëllai i tij, Ismet Istogu ka qenë i organizuar në LPK.



Miqtë i kanë përcjellë deri në hyrje të fshatit.



Kur kanë ardhë krushqët në shtëpi, meqë ishim të njohur, Adem Jashari i
ka thënë "mixha Tush, a ban nja dy a tri herë me ja krisë". Baci Tush i
ka thënë po, atëherë i ka shprazë dy karikatorë deri në fund, nuk i ka
mjaftuar vetëm një. E ka vazhdue Jakup Nura. Pastaj edhe të tjerët,
gjithë vendi është mbushë me krisma. Luftë thue, jo se po martohet një
djalë. Është ngritë katundi në këmbë, kanë menduar se policia u ra
Lladrovcëve dhe kanë ardhur burrat me luftue. I kanë pa njerëzit të
qeshur dhe të qetë... dasma kishte filluar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:09 am

Nuhi Ahmeti:



"Në makinën time ka qenë një moment më
i veçantë. Është futur aty Adem Jashari, Abdulla Dërguti dhe Jakup
Nura. Jakupi ishte para, Adem Jashari dhe Abdullahu ishin prapa. Kur
hinë, e dinim se do të ishin të armatosur. Kishte dy automatikë, një
çantë plot me fishekë, kur i kemi vue prapa, është ulë pak makina.
Makina jonë ka qenë e fundit, si në përcjellje të dasmorëve. Është
vendosë të mos dorëzohet flamuri. Thuajse të gjithë kemi qenë të
armatosur. Krisën automatikët në dasmë, miqtë u përgjegjën pushkë për
pushkë.

Kur u kthyem, kanë marrë armët, municionin, duke e
heqë i kanë rënë disa fishekë. Nuk i pashë. Kryem dasmën. Një pjesë e
municionit mbeti tek unë. Kur u kthyem me Dulin (Abdulla Dërguti), nuk
e dinim se çfarë kishim. Kur mbërritëm, më mori Fehmiu në telefon dhe
më pyeti si shkuat. Mirë, i them. A kishit problem, pyeti përsëri. Jo,
i thashë. A keni pa prapa se çfarë ka mbetë? Shkova dhe i gjeta. Nuk e
kam ditë, deri sa është vrarë Adem Jashari, se e kam pasur në makinë.
Kur shkuam ta shihnim, pasi u kthye Fehmiu, në Abri, me Idriz Hysenin,
Shaban Shalën, Hafir Shalën dhe Hilmi Reçicën, tue bisedue ra fjala tek
familja e Ademit. Më tha se ti e ke njohur, se ka qenë në makinën tënde
tek dasma e Ramizit. Atëherë më janë kujtuar fishekët...".

vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:09 am

"Askush nuk më ndalon dot të flas për UÇK-në". Fehmi Lladrovci, 3 mars 1998, Mynih



Le të sjell një shembull nga vitet e mëvonshme. Në fillimin e marsit të
vitit 1998, ka qenë dita e tretë e muajit, Lëvizja Popullore e Kosovës
në qytetin e Mynihut, ku asaj kohe dalloheshin shumë aktivistë si Selim
Krasniqi, Afrim Emini, Sadete Zhitia (Emini), Menderez Zogu, Qemal
Idrizi, Besnik Mehaj, i cili ishte i vëllai i Naser Idrizit, por kishte
gjithashtu edhe një traditë të hershme familjare atdhetare, Remzi
Shala, Vesel Qerkini, Abdyl Hima, Gani Lipe, kishin organizuar një
tubim me bashkëatdhetarët dhe ishim ftuar, së bashku me Fehmiun, për të
marrë pjesë. Nga Kosova kishin ardhur lajmet e para të disa vrasjeve
dhe nuk ishte gjendje e qetë.



Sapo hyra në sallë,
disa minuta më herët, Afrim Emini më tha se aty ishin edhe dy
përfaqësues të shtetit gjerman, të organeve të specializuara të tij, të
cilët kërkonin që para se të fillonte tubimi, të bisedonin me ata që do
të flisnin. Shkova. Fehmiu nuk kishte ardhur akoma. Në një tavolinë, në
qoshe, rrinin dy nëpunësit dhe përkthyesit e tyre. Biseda ishte e
shkurtër. Sipas informatave që kishin marrë, kishin drojen se pas
tubimit ne do të dilnim nëpër rrugët e qytetit, dhe ashtu si kurdët, do
të fillonim thyerjen e dyqaneve, djegiet, ndoshta edhe të makinave e të
tjerë. Iu përgjigja shkurt se kjo as që ishte menduar dhe se nuk kishte
ndodhur ndonjëherë, ndaj informatat ishin të gabuara dhe qëllimkëqija.
Duam të besojmë, tha njëri prej tyre, por kërkojmë që në këtë tubim të
mos flitet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Një ditë më parë, një
zyrtar i lartë amerikan kishte bërë një përcaktim të shpejtuar dhe
thellësisht të gabuar për UÇK-në dhe si duket, jehona e këtij
përcaktimi, kishte shkuar edhe tek organet gjermane. I thashë edhe një
herë se ishin informuar gabim dhe se për kërkesën e tyre do të bënim
kujdes, por ishte e pamundur të mos flitej për diçka që ekziston.
Sidoqoftë, shtova, UÇK-ja nuk është cilësuar as ekstremiste dhe as
terroriste, prandan nuk mendoj se biseda për të do të nxisë njerëzit.
Sidoqoftë, thënë të drejtën, isha disi i drojtur, në mos për tjetër,
por tubimi mund të ndërpritej dhe jehona e kësaj ndërprerjeje do të
merrej nga bashkëatdhetarët si shenjë e dëbimit nga shteti gjerman,
ndërsa nga udbashët shqipfolës do të ishte një ditë feste. Nuk kam
dashur kurrë t'i jap "kënaqësi" të tilla, por e mblodha mendjen të isha
i kujdesshëm. Salla ishte e mbushur si asnjëherë. Pak minuta më vonë
erdhi Fehmiu dhe i thashë për njerëzit e shërbimeve të posaçme gjermane
që janë në sallë dhe për kërkesën e tyre.



Fehmi
Lladrovci ishte i pari njeri që më ka thirrur "bacë" dhe ende nuk e di
përse. Sidoqoftë më ka pëlqyer kur më ka thirrur kështu. Më ndërpreu
butësisht:



"Bacë, ky është problemi më i vogël. Për
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës do të flasim sa të mundemi. Flakë do ta
bëjmë. Mos u mërzit".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:10 am

Pastaj shkoi tek dy njerëzit e ardhur nga informacione të rreme dhe
diçka foli me ta. E pashë se ishte shumë më shkurt se biseda ime dhe se
të dy të ardhurit u tendosën. Unë fola fillimisht në tubim dhe duhet të
them se isha i kujdesshëm. Thënë të drejtën, ende kisha droje, sepse
ndërprerja e tubimit nga autoritetet gjermane, nëse do të ndodhte
kështu, ishte shenjë jo e mirë dhe dikush mund të revoltohej,
megjithëse Fehmiu më kishte qetësuar me fjalët e tij. Pas meje foli
Fehmiu dhe e bëri flakë mbledhjen. Nga fjala e parë deri tek e fundit
ishte në mbështetje dhe në përkrahje të UÇK-së. "Kush është burrë dhe
që e don Kosovën, sot ka ardhë koha me i diftue të dyja; edhe
burrërinë, edhe sa bën ai për Kosovën".



Por nuk bëri
asnjë thirrje për rebelim, asnjë thirrje për dalje në rrugë apo
përmbysje, ishte një fjalë e mençur, pasi shumë kujdesshëm dhe ndoshta
qëllimisht, falenderoi shtetin gjerman dhe parashikoi se një ditë ky
shtet që kishte vuajtur nga fashizmi dhe nazizmi, më shumë se sa
shtetet që kishte pushtuar në Luftën e Dytë Botërore, do të jetë i pari
që do të na ndihmojë, se prania e dy përfaqësuesve të shtetit gjerman
është shenjë besimi e mbështetjeje e jo shenjë dhune, se duhet t'i
falenderojmë që ky shtet po mban në tokën e tij ndoshta gjysmë milioni
shqiptarë, por tashti është koha t'i themi "ju faleminderit" dhe të
kthehemi të luftojmë për vendin tonë, sepse Kosova ka tashmë zot, ka
ushtrinë e vet, se kur burrat e Kosovës luftojnë, nuk na shkon ta çojmë
jetën nëpër heimet (strehimoret) gjermane, duke pritur si lëmoshë
ndihmën sociale. Pastaj tha se shqiptar i mirë është ai që dëshmohet i
tillë edhe në jetën e përditshme, që e njeh ligjin e shtetit ku jeton
dhe nuk ia nxin, por ia zbardh faqen vendit të tij. Dy përkthyesit i
ndiqja tek bënin punën e tyre, por ndiqja gjithashtu se si po hapeshin
fytyrat e vërejtura të nëpunësve të ardhur. Kur ai përfundoi, siç ishte
e zakonshme atëherë e do të vazhdonte edhe më tej, njerëzit kërkuan të
bëheshin pyetje.



Fehmiu ishte i prerë:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:11 am

- Tash ka ikur koha e pyetjeve dhe e përgjigjeve. Tash ka ardhur koha e
burrave. Kush është burrë dhe i thotë vetes se ka gjak shqiptari, edhe
pyetjen, edhe përgjigjen, e bën në Kosovë.




pasnesermen është nisur për në Kosovë. Atë ditë nuk qëndrova gjatë me
Fehmiun. Duhej të nisesha për në Shtutgart dhe udhëtova me Selim
Krasniqin. Kur po ndaheshim, Fehmiu kishte qëndruar në një tavolinë në
fund të sallës me disa bashkatdhetarë dhe po flisnin gjallërisht. I
rashë në sup dhe i thashë se po shkoj. "Ndoshta takohemi shpejt", i
thashë. Pak ditë më parë kishim qenë në një takim të përbashkët me
Paskal Milon, Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, pikërisht
aty në Mynih, dhe meqënëse kishin filluar tubimet e pothuajse çdo
fundjave me bashkatdhetarët, mendova se do të takohemi përsëri. Fehmiu
u ngrit, diçka u tha shokëve që qëndronin me të dhe erdhi me mua deri
tek porta e jashtme. Doli pak, më dha dorën, tjetrën e vendosi në supin
tim dhe si asnjëherë tjetër, më tha:



"Atëherë,
mirupafshim bacë. Nesër ose pasnesër unë ndoshta nuk jam më këtu. Mos
më thuaj gjë dhe mos më pyet për asgjë. Ti e di se ku mund të shkoj, do
të vijë edhe Xheva. Tani nuk ka mbetë gjë tjetër veç kthimit.
Dëgjohemi". Ishte takimi i fundit me të dhe shpeshherë më duket se e
ndjej në sup dorën e tij dhe atë fjalën e fundit "dëgjohemi"...



Pastaj më tha diçka mes asaj që ishte lamtumirë ose mirupafshim, e dija
se tash nuk kishte më kthim për të. Tek dera, disa metra më tej,
prisnin dy nëpunësit e shtetit gjerman. "Nuk e kemi ditur kështu", -
tha njëri prej tyre. "Kemi pasur informacion krejt tjetër dhe këtë e
kemi pasur nga shqiptarët, nga bashkëvendasit tuaj". Më tregoi një
letër, ku mbi ftesën tonë për tubim ishin shkruar edhe fjalë të tjera.
"Po ta dinim kështu, nuk do të kishim ardhur. Fjalët që tha vendasi
juaj, ai i gjati (megjithëse ia dinin mirë emrin, nuk ia thanë) do të
kishim dashur t'i dëgjonin të gjithë bashkatdhetarët tuaj".



Disa muaj më pas kur, mjerisht, do të organizohej Tubimi i parë
Përkujtimor për rënien e Fehmiut dhe të Xhevës, i cili pa dyshim ka
qenë njëri ndër më të jashtëzakonshmit, me cilësinë e atëhershme të
drejtuesit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, mbajta fjalën e rastit.
Kur po dilja nga salla, pikërisht ky nëpunës gjerman, i pranishëm, më
ndaloi dhe më tha në gjuhën e tij: "Më vjen keq, vërtet më vjen keq.
Ishte i jashtëzakonshëm".



Por Fehmiu u bë në radhë
të parë i jashtëzakonshëm për bashkadhetarët e tij. Edhe ata që nuk i
donin idetë e tij, dashje pa dashje, e kishin respektin ndaj tij. Ai të
imponohej natyrshëm, edhe pse nuk e doje nganjëherë një imponim të
tillë.

vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri EmptyThu Sep 11, 2008 5:11 am

Fehmiu, Xheva dhe familja Jashari



Përgjithësisht,
ata ishin dy njerëz të cilët emocionet e forta thuajse nuk i shfaqnin
kurrë dhe nuk krijonin mite. Miqtë i kishin të shtrenjtë, e kishin
dëshmuar këtë gjatë gjithë jetës së tyre dhe, mbi këtë dëshmi, mund të
mbështeteshe pa asnjë lloj droje. Mirëpo nuk krijonin mite, ose më
saktë, nuk krijonin mite të tepërta, të cilët, më pas, ndoshta do të
duhej shumë mund për t’i shkulur.



Njëri nga dy mitet
e tyre ishte familja Jashari. Saktësisht, ishte miti i parë i tyre,
tjetri lidhej me Adem Demaçin. Askush nuk do të mund të kishte menduar,
as edhe më i guximshmi, se në ato tri kulla në Prekazin e Poshtëm, bri
rrugës së vjetër, do të ngrihej një legjendë. Kishin besuar në
shumëçka, pasi e gjithë ajo që ishte shkruar në treqind vite, qëkur
ishin hedhur për herë të parë themelet e vatrës së parë e deri kur
historia filloi të shkruhej ndryshe, ishte një shtëpi që ishte shquar
për dinjitetin e veçantë. Kishte qenë gjithmonë diçka që e kishte
mbajtur këtë shtëpi në sinoret e ngushta të një trashëgimtari. Një
djalë do të linte pas vetes gjithnjë një djalë tjetër e më pas një nip.
Brez pas brezi kështu, saqë ishte e vështirë të mos i mbaje mend brezat
që kishin shkuar. Tashti kishte ardhë radha për të trefishuar vetveten,
dhe kjo do të ishte e pazakonta e parë e Fisit të Jasharëve. Kur kishte
qenë vetëm një djalë nga njëri brez në tjetrin, kishin ruajtur
dinjitetin e Fisit, përkatësinë e fshatit, kishin gdhendur emrin në
kujtesën e njerëzve, ndërsa tash, të tre bashkë, ishin bërë gati të
gdhendnin gjithçka në kujtesën e kombit. Ishte hera e parë që jeta u
kishte dhuruar këtë mirësi të pazakontë për ta e të natyrshme për të
tjerët; trefishimin e emrit dhe kjo nuk do të ishte thjeshtë një
rastësi. Si duket, koha kishte ardhur dhe ata e kishin thirrur kohën e
tyre.



Adem Jashari ishte njeriu që do të bënte
shndërrimin e historisë së një kombi. Nëse do të kishte qenë edhe ai
fillikat, trashëgimtar i vetëm, do ta kishte pasur më vështirë, por
tashmë ishin shumuar ata që mund të mbanin armët dhe ishte përndritur
ideja që kishin pasur.

Ata ishin nisur në këtë rrugë me
mendimin e qartë, logjikën e qetë, vizionin e saktë dhe me shpresën se
janë në gjendje të ndryshojnë kahun e lëvizjes së një populli. Fehmiu e
adhuronte këtë gjë, e kishte pjesë të jetës së tij; i dukej sikur ishte
shkulur diçka nga vetja për të zënë vend pranë tyre. Adem Jashari ishte
caku ku duhej mbërritur, ai deshi të bëhej një mjet për këtë cak;
Jasharët ishin logjika e rendjes së gjërave, ai deshi të ishte pjesë e
kësaj rendjeje; Adem Jashari ishte saktësia e shpirtit të popullit, ai
deshi të ishte një copëz e tij; mes të dyve qëndronin shumë të
përbashkëta dhe nuk kishte asnjë të ndarë. Janë në njerëzit që nuk
rrinë gjatë me njëri-tjetrin, por e thërrasin në kujtesë, kur është më
e domosdoshme, vizionin e tjetrit; askush nuk mund të bënte më shumë se
Jasharët për kombin e tyre, ai përulej para tyre si përpara askujt
tjetër. Jasharët besonin tek virtyti, ai ishte pjesë e këtij virtyti
dhe njëkohësisht, pjesë e besimit të tyre. Askund nuk ngjizi më shumë
ideja për të ecur drejt, pa dredha, ndershmërisht dhe deri në fund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Këto ditë del nga shtypi libri Empty
MesazhTitulli: Re: Këto ditë del nga shtypi libri   Këto ditë del nga shtypi libri Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Këto ditë del nga shtypi libri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës
» Nje dite ne piknik!
» Kush i ka shkruar këto vargje ?
» 14 TETORI DITE HISTORIKE E TRIUMFIT TE MADH
» Kush do ti fitoje keto zgjedhje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: