Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush i ka shkruar këto vargje ?

Shko poshtë 
+10
E_Bukura
tom sojer
Ani
Urata
Beton
meli
besa-bese
Euridika
dibranja
Sofra
14 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyTue Nov 06, 2007 11:26 am

Të nderuar forumist , po e hapi këtë temë të re për të shkëmbyer njohuri dhe për t'i testuar ato mes veti .

Forumistët e gjejnë autorin e vargjeve dhe sjellin vargje,posa të gjindet autori,vihen tjera vargje.

Po fillojë unë me një..


Të Lindet Njeriu

Të lindet një njeri
nga gjin'i dheut tonë të rim me lot të vakët,
nga thalb'i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
për një gen të ri,
Të lindet një njeri !
Pa hyll në ball por që me fjalë të pushton,
që të rrëmben qetsin e ban gjakun të të vlojë rrkajë,
e ban synin ligshtin ta zhgjetojë,
që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.
të dali një njeri !
Të mkambi një Kohë të Re !
Të krijojë një Epope !
Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re...
Të gjitha kombet po dehen n'epopea të veta,
flakë e zjarrmit të tyne na i përzihet ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta.
[Liri !-Po,liri dhe gaforrja gëzon,
por gaforre asht...
Liri, ku plogsi ndërgjegjen gjallon,
jo,liri nuk asht !],
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t'i ndezi në dashni
për një ide të re,ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombëtare.


Me respekt, Sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyTue Nov 20, 2007 4:36 pm

Keto vargje i ka shkruar MIGJENI sofra nes sjam gabim....
Po keto vargje kush i ka shkruar?

Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyTue Nov 20, 2007 11:59 pm

dibranja, me duket te Kadarese (te bukura vargjet
vërtetë .)
Rubrike shuuume e mire ju pergezoj Softra
duke ju pershendetur ju le ne shoqerim te kasaj balade te dhimbshme....

Baladë Çame
Ylberi , si një përshëndetje e përlotur lamtumire,
U zhduk matanë largësive,
Nëpër shi…
Matanë largësive u zhduk e pëflakur
Çamëria dhe të gjitha rrugët tona shpien në veri.
Ulërin era Mesdhetare mbi trojet e lashta epirote
Mbi të shejtat troje tona stërgjyshore
Në kullotat e braktisura kullosin rrufetë.
Ullishtat e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëper bregore .
Dhe kudo toka Çame ,
Mbuluar me retë,
Rënkon e mbyur në gjak e lot,
E mbytur shkret pa zot.
Na tregojnë drejtimin plumbat, që vërshëllejnë në errësirë.
Na ndriqojnë rrugen flakët,
Që gjithë token kan përpirë .
Pas shpinave tona përplas tufani
Dyert e shkallmuara të shtepive
Dhe rruget zgjaten zgjaten si veri,
Ne, popull muhaxhir ,ecim nëpër shi…..
Lamtumirë Çamëri.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyWed Nov 21, 2007 1:38 am

Faleminderit Euridika për përgëzimin.

"Balada Çame" e ka shkruar Bilal Xhaferri apo jo ?

Kush i ka shkruar këto vargje ?


Anës lumenjve
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spree-së.

Ku e lam' e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjer-mileti
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur?

Se ç'e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe Bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës!

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur
As i gjall' as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,
Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.

Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endërronj pa funt, pa shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.

Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
Më bën djal' e më bën trim,
Më jep forc' e më jep shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë
Që do kthehemi një herë
Pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur
Brohorit me bes' e shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.


Hamburg, Maj, 1930
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyWed Nov 21, 2007 2:05 am

E si mund t'i harrojme keto vargje i nderuar Sofra
kur i kemi thene sa e sa here me brohoritje ne klase
Jane te Fan S.NOLIT

Kush i ka shkruar keto vargje ?


Shqipetar!

Shqiperin' e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipetar, mos rri, po duku,
shqipetar!

Mjaft punove per te tjere,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.

Te ka bere perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqipetar!

Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te leftosh!

Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te leftoni te tere
per Atdhe.

Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
me zinxhir!...

Myslyman' e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
djem e pleq!

Te ngrihemi te deftojme
trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!

O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.

U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
dashuri.

Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!

Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!


Me fal Sofra qe po perseritem por spo mundem pa te thene edhe njehere ,pergezime do jete kjo tema ime e preferuar se edhe nese s'i qelloj do knaqem se lexuari

Me nderime Euridika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyWed Nov 21, 2007 2:17 am

Kush i ka shkruar keto vargje?



Atdheu

Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
E mban - dhe të mban ty - në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s'e ke ndën këmbë
Atdheu s'ka fjalë, ka sy të trishtuar
Vdes dashuria në dashuri që të çmend.

Atdheu është buka e urritur,
të ikën nga duart e dot nuk e ngop
ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur
me sytë n'errësirë vetveten kërkon.

Atdheu është varr i hapur, është varr.
Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë
Në një pikë loti lirinë e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli,
Ai hyjnori i pavdekshmi - loti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyWed Nov 21, 2007 2:57 am

me duket se keto vargje i shkroi Fatos Arapi,

kush i shkroi keto vargje?

Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.
O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka,gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime,e dites sime,
ti,gjithcka
O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju,gjithcka te ti.
Vete ti:
Qendro,me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s'eshte harruar!



pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyWed Nov 21, 2007 5:24 am

Ju lus të gjithë forumistëve që të lexojnë në fillim të temës rregullën për të ecur si duhet vargu zingjiror i temës.

Euridika të tilla ishin dikur vitet kur recitonim thurnim vargje edhe këndonim rrugëve me shok dhe shoqe.
Prandaj them se secila kohë e ka vulën e vet .... më vjen mirë që së paku kam hap një temë që dikush i kujton ditët e lumtura që kanë ik dhe nuk kthehen më.

Poezin "Shqiptarë !" e ka shkruar Çajupi.

Kurse poezinë q e ka vënë besa besë titullohet; "Gjithckaja ime" dhe e ka shkruar Mimoza Ahmeti
E sakt është besa besë që poezinë "Atdheu" e ka shkruar Fatos Arapi.



Kush i ka shkruar këto vargje ?


Ketu s'do jem

Ketu s'do jem do jem larguar
Ne tokë I tretur si të tjerët
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët
Dhe nëpër udhët ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thatë
Mbi varrin tim do të rrijë I heshtur
Një qipariz si murg I ngratë
Ti do trishtohesh atëhere
Se s'do më kesh në dhomë të gjallë
Dhe kur në xham të fryjë erë
Do qash me erën dalëngadalë
Por kur të jesh mërzitur shumë
Në raft të librave kërkomë
Aty do jem I fshehur unë
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe un do të zbres do t'vi pranë teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas një rrëkeje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyWed Nov 21, 2007 3:45 pm

Keto vargje i ka shkruar-Deriteto Agolli

Kush i ka shkruar këto vargje ?

Malli i Shqiperise

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.

Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne

Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.

Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyWed Nov 21, 2007 4:06 pm

Poezinë " Malli i Shqipëris" e ka shkruar Ismail Kadare.

Kush i ka shkruar këto poezi ?

Vaji i Bylbylit

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?

Pushoi murlani
Me duhi t'vet;
Bylbyl i vorfën,
Çou mos rri shkret.

Gjith; fushët e malet
Blerim e mbëloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.

Ndër pyje e orgaja,
N'ma t'mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gëzon gjith'kend.

E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh nëpër gjeth.

A çil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.

Kerkush ma hovin
Atje s'ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s'ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t'rreshket
Shkon fluturim.

Nëpër lamije
Ke me gjet mel,
Për gjith'prendverën
Njajo buk t'del.

E kur t'zitë e di
ndër prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vetë di.

Tash pa frigë çerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si'i nieri
Qi nuk ka fis

E kur t'vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me këndue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t'ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.

A çilë kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Ndër tranfofille,
Ndër zamakë nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfën ,
Pse po gjimon?

Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyWed Nov 21, 2007 4:28 pm

E ka shkruar NDRE MJEDA


GJUHA SHQYPE

Porsi kanga e zogut t'veres,
Qi vallzon n'blerim të Prillit;
Porsi i ambli flladi i erës,
Qi lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t'detit,
Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtû â gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â, ambël fiala e sajë,
Porsi gjumi m'nji kerthí,
Porsi drita plot uzdajë,
Porsi gazi i pa mashtrí;
Edhè ndihet tu kumbue,
Porsi fleta e Kerubimit,
Ka'i bjen qiellvet tue fluturue
N't'zjartat valle t'ameshimit.
Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet e t'veten lên mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat t'ona
Shì prej djepit na kanë thânun,
Se âsht nji Zot, qi do t'a dona:
Njatë, qi jetën na ka dhânun;
Edhè shqyp na thanë se Zoti
Per Shqyptarë Shqypnín e fali,
se sá t'enden stina e moti,
Do t'a gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vetë, po pik' mâ para,
N'agim t'jetës kúr kemi shkue
Tue ndjekë flutra neper ara,
Shqyp mâ s'pari kemi kndue:
Kemi kndue, po armët besnike,
Qi flakue kanë n'dorë t'Shqyptarvet,
Kah kanë dekë per besë jetike,
Kah kanë dekë kta per dhé t'Parvet.
Në këtë gjuhë edhè njaj Leka,
Qi 'i rruzllim mbretnín s'i a xûni,
Qi kah bijte ai, shkelte deka.
Shekllit mbarë ligjë t'randë i vûni;
Në këtë gjuhë edhè Kastriota
U pat folë njatyne ushtrive,
Qi sa t'ndrisë e diellit rrota,
Kanë me kênë ndera e trimnive.
Prá, Shqyptarë, çdo fés qi t'jini,
Gegë e Toskë, malcí e qyteta,
Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,
Mos t'a lini sá t'jetë jeta,
Por per tê gjithmonë punoni;
Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,
Fisi i juej, vendi e zakoni
Kanë me u mbajtë larg kambet s'huej.
Nper gjuhë shqype bota mbarë
Ka me u njohtë se ç'fis ju kini,
Ka me u njohtë jú per Shqyptarë:
Trima n'zà sikurse jini.
Prandej, prá, n'e doni fisin,
Mali, bregu edhè Malcija
Prej njaj goje sod t'brohrisin:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnija!

po keto vargje kush ka shkruar sofra?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyWed Nov 21, 2007 8:56 pm

Poezin Gjuha Shqipe e ka shkruar Gjergj Fishta.


Kto vargje kush i ka shkruar ?

GJYKIMI


Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
për ne-
(Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i
madh!)-
dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet
tona, shtërzimet’
për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të
mbërrimet tona...
Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja
-pos vorreve dhe padijes;
kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija-
si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve
tanë-breznitë,
dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës
së Re-dhe plot diell e dashni;
do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me
binduni fëmive të vetë
si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja,
fabrika dhe katunde...
si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime-
tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë...
(Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çd! o gja, si me
qenë mjeshtra çollakë,
me pak dije po me shumë e shum vullnet...)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyWed Nov 21, 2007 9:11 pm

Pezine ''GJYKIMI '' e ka shkruar ESAT EMKULI
Po kete poezi kush e ka shruar?

Kur një mëngjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyWed Nov 21, 2007 9:26 pm

Poezin Kur një mëngjes e ka shkruar Dritëro Agolli


Kush i ka shkruar këto vargje ....?

Mund të marr udhë

Gjithçka mund të ndodhë
Në çastin tjetër mund të mos jem
mund të marr udhë
bie fjala për në Gullag
apo në Shat El Azar
për në Uzbekistan
të të shkruaj letra të shkurtra
e dashur

Mirë jam
jam në jetë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyThu Nov 22, 2007 12:57 am

Poezi e bukur nga Agim Mala

Keto kush i shkroi ???

Memedheu

Memedhe quhete toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem' e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret qe kane vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam deshire te vdese....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyThu Nov 22, 2007 1:29 am

E ka shkruar ANDON ZAKO CAJUPI
Kete kushe ka shkruar?

Femrat jane njesoj

Femrat jane shikim i zbehte
i henes verdhacuke
nates se pagjume te veres
mbeshtjelle me rroba banjoje
shatervan epshesh te etur
te jetes.

Femrat jane nje lloj mengjesi
i lagesht vesor.
Model nudo i penelit jane femrat
dhe poetpijanecit:
percartje talenti
ethesh dashurore.

Femrat jane jetimore
e ndienjave rrugace
nen rrecka kujdesi shpefillur
dhe dallge deti xhuxhe jane
qe shkumbojne bregun:
( i pafuqishem inati
ndrydhur ne pamundesi shprehjeje).

Femrat jane njesoj:
-ylber shkaperthyes i rrezeve
ne pyllin e trullosur nga furtuna
- mall i permbysur mutthenes
rrufitur me gllenjka te vogla
- dehje ferneti
- virus HIV
- asfiksim
pastaj:
- bilete avioni per larg
- miniatura e nje kurve
- ca vjetersira te daleboje melankonie.
Njesoj jane femrat
motive ndarjesh me dhimbje.

Femrat jane shembelltyra
e budallepsur e seksit mashkull,
te cilit kravaten i lidh
perpara takimit ... me nje femer tjeter
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyThu Nov 22, 2007 1:55 am

Kete poezi shkroi Endri Xhafo ???

eh kjo sa e mire

Të dua, baltë shqiptare!
të dua egërisht,
dëshpërimisht-
si ujku pyllin,
si vala valën,
si balta baltën!
Se gjer mbi gju
jam brenda teje;
se lerë kam këtu
si ati,
gjyshi,
stërgjyshi.
Të dua,
baltë shqiptare,
se gjer mbi bel
dhe përmbi bel...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyThu Nov 22, 2007 2:47 am

Mitrush Kuteli i paska shkruar Euridika
ja edhe ne anglisht

I love you, Albanian dirt.
I love you
ferociously,
desperately
relating to you
as wolf to forest,
wave to wave
and dirt to dirt.


Up to my knees
I'm into you,
born out of you
as was my father
and grandfather
and great-grandfather


I love you, Albanian dirt,
up to my waist
and higher yet.

Kush i ka shkruar këto vargje ? Kuteli


kush i shkroi keto?


PAMJE VJESHTE

Shkoi vera
.....Si hije,
Fryn era,
.....Shi bie.

Lart qielli
.....Si plumbi,
Shkoi dielli,
.....Na humbi.

S'ka jetë-
.....Ra brymë,
Bar, fletë
.....Pa frymë.

Rri zogu
.....Te hajë,
Te shtogu
.....Mi majë.

Ka gojë;
.....Do jetën,
Ta rrojë
.....Të shkretën!

Gjahtari
.....Del gjahut;
Druvari
.....Dru krahut.

Del bujku
.....Mbleth berrat;
Te ujku,
.....Nër ferrat!

Larg fshatit
.....tingllime...
Rreth shtratit:
.....Dëfrime!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyThu Nov 22, 2007 4:14 am

Pamje vjeshte i ka shkruar Asdreni


Kush i ka shkruar këto vargje ;


Pershendetja e fundit

Gjatë rrugëve të Palermos
flladi i mëngjezit
xixëllonte mbi gjethet e palmave.
Digjeshin në diell
sheshet e asfalta.
Një vajzë e drojtur
e shtrirë në plazhin e dielltë
vinte nga veriu.
Veshur me ngjyra koloniale,
aq shumë të befta
e gushti mbaronte,
i jepte përshëndetjen e fundit Montrealit
dhe me vendosmëri të pazakontë
merrte rrugën e kthimit,
humbte mes mjegullave të bardha
që dhunonin kaltërsinë e shtrirë
të qiellit mbi qytet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyFri Nov 23, 2007 2:15 am

"Pershendetja e fundit" Ibrahim Kodra
........................

Keto te kujt jane??

O moj Shqypni, e mjera Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypnikush t'ka qit me krye n'hi?
Ti ke pas kene nji zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shum te mira dhe begati,
me vajza t'bukra e me djelm t'ri,
gja e vend shume, ara e bashtina,
me arme t'bardha, me pushke ltina,
me burra trima, e me gra t'dlira;
ti nder shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
ka qene per lufte e n'lufte ka dekun
e dhune mbrapa kurr si ka mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
i ka shti dridhen t'gjithe Rumelise;
nder lufta t'rrebta gjithkund ka ra,
me faqe t'bardh gjithmon asht nda.
Por sot shqypni pa m'thuej si je?
sikur lisi i rrxuem per dhe,
shkon bota sipri, me kambe, t'shklet
e nji fjale t'ambel askush s'ta flet
si mal me bore, si fushe me lule,
ke pas qene e veshun, sot je me crrule,
e s'te ka mbetun as em'n as bese;
vete e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
nder nji qind ceta jeni shpernda;
sa thone kam fe, sa thone kam din;
njeni: "jam turk", tjetri: "latin"
do thone "jam grek", "shkje"-disa te tjere,
por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e Hoxhet ju kan hutue,
per me ju damun e ju vorfnue!
vjen njeri i huej e ju rrin n'voter,
me ju turpnue me grue e moter.
E per sa pare ju qi do t'fitoni
Besen e t'parve t'gjith e harroni,
bahen robt e njerit t'huej
qi nuk ka gjuhen, dhe gjakun tuej!
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
shqyptari u zu si zog nder leqe!
qani ju trima bashke me ne,
Se ra shqypnia me faqe n'dhe!
e si ka mbetun as buke, as mish
as zjarm n'voter as drite, as pishe,
as gjak ne faqe, as nder nder shoke
por asht rrzue e bamun troke!
Mblidhiu ju vajza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa
eni t'vjatojme shqypnine e mjere,
qi mbet e shkrete pa em'n pa ndere;
ka mbet e veje si grue pa burre,
ka mbete si nane qi s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lane me dek
ket fare trimneshet, qi sot asht meke?
ket nane te dashtun a do ta lame,
qi njeri i huej ta shklase me kame?
Nuk, nuk! ket marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
para se t'hupet kshtu shqypnia,
me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare prej gjumit coniu
te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu
mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
gjithkund lshon diellli vape dhe rreze,
asht toke e jona prindt na e kan lane,
kush mos tna e preki se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohena para Zotit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyFri Nov 23, 2007 2:17 am

Euridika shkruajti:
"Pershendetja e fundit" Ibrahim Kodra
........................

Keto te kujt jane??

O moj Shqypni, e mjera Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni
kush t'ka qit me krye n'hi?
Ti ke pas kene nji zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shum te mira dhe begati,
me vajza t'bukra e me djelm t'ri,
gja e vend shume, ara e bashtina,
me arme t'bardha, me pushke ltina,
me burra trima, e me gra t'dlira;
ti nder shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
ka qene per lufte e n'lufte ka dekun
e dhune mbrapa kurr si ka mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
i ka shti dridhen t'gjithe Rumelise;
nder lufta t'rrebta gjithkund ka ra,
me faqe t'bardh gjithmon asht nda.
Por sot shqypni pa m'thuej si je?
sikur lisi i rrxuem per dhe,
shkon bota sipri, me kambe, t'shklet
e nji fjale t'ambel askush s'ta flet
si mal me bore, si fushe me lule,
ke pas qene e veshun, sot je me crrule,
e s'te ka mbetun as em'n as bese;
vete e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
nder nji qind ceta jeni shpernda;
sa thone kam fe, sa thone kam din;
njeni: "jam turk", tjetri: "latin"
do thone "jam grek", "shkje"-disa te tjere,
por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e Hoxhet ju kan hutue,
per me ju damun e ju vorfnue!
vjen njeri i huej e ju rrin n'voter,
me ju turpnue me grue e moter.
E per sa pare ju qi do t'fitoni
Besen e t'parve t'gjith e harroni,
bahen robt e njerit t'huej
qi nuk ka gjuhen, dhe gjakun tuej!
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
shqyptari u zu si zog nder leqe!
qani ju trima bashke me ne,
Se ra shqypnia me faqe n'dhe!
e si ka mbetun as buke, as mish
as zjarm n'voter as drite, as pishe,
as gjak ne faqe, as nder nder shoke
por asht rrzue e bamun troke!
Mblidhiu ju vajza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa
eni t'vjatojme shqypnine e mjere,
qi mbet e shkrete pa em'n pa ndere;
ka mbet e veje si grue pa burre,
ka mbete si nane qi s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lane me dek
ket fare trimneshet, qi sot asht meke?
ket nane te dashtun a do ta lame,
qi njeri i huej ta shklase me kame?
Nuk, nuk! ket marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
para se t'hupet kshtu shqypnia,
me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare prej gjumit coniu
te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu
mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
gjithkund lshon diellli vape dhe rreze,
asht toke e jona prindt na e kan lane,
kush mos tna e preki se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohena para Zotit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyFri Nov 23, 2007 3:39 am

Euridika vargjet e më sipërme i ka shkruar > Pashko Vasa shiko posht në foto edhe foton.

Kush i ka shkruar këto vargje ? Pvasa



Kush i ka shkruar këto vargje ?

Kush do ta vras ujkun

F. Altimarit

dhe lëtini tha

Po që se takon
Arbreshin dhe Ujkun
Vraje Arbreshin

Dhe kur fjala i ra në vesh
Arbreshi buzëqeshi
Dhe drodhi një cigare

Po që se më vret mua
more i gjorë
Kush do ta vrasë Ujkun?!

Mjerë kopeja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptyFri Nov 23, 2007 5:42 pm

SA te bukura keto vargje Sofra sa me bejne te me vije keq aq me bejne krenar dhe per te qeshur..
i paska shkruar Ali podrimja (nuk e kam lexuar me parë)

Kush i shkroi keto vargje??

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u-lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr' e qjell i ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptySat Nov 24, 2007 3:44 am

Vargjet qe soli euridika i shkroi noli,

po kush i shkroi keto vargje!?

Nëpër këmbë gjith’ e shkelin,
Vend në kopshtet ajo s’ka
Dorë ndihme kurrrë s’pa;
As e mbjellin, as e vjelin
Shkoi u tha…

Po veç ngjyra e saj si zjarri,
Si një yll që xixëllon
Tërë bota e imiton
Është shenjë për së mbari
Nga shikon.

mungon titulli, por nese e respektojme titullin e temes, atehere jo kush e shkroi poezine por kush i shkroi keto vargje.
besoj se nuk e keni veshtire,

pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? EmptySat Nov 24, 2007 4:03 am

Shumë e nderuara besa-besë ,keto vargje jan te Alex Stavre Drenova

edhe keto qe shenoj me poshte jan te bukura
kush i shkroi?

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...

E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anë errësira...
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush i ka shkruar këto vargje ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
» DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR
» VULLNETI I FATIT (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)
» Rreze Drite (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: